Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Kompletohet Ekipi Menaxhues për Asociacionin” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Kompletohet Ekipi Menaxhues për Asociacionin” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Kompletohet Ekipi Menaxhues për Asociacionin

Posted: 16 Sep 2016 09:50 AM PDT

Është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me institucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, Bashkimin Evropian dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, do të punojë në hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa. Ky i fundit e ka konfirmuar lajmin gjatë një takimi që ka zhvilluar me shefen e re të Zyrës së BE-së / përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, zëvendësshefen e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander, dhe ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie. Në komunikatë thuhet se Asociacioni do të jetë në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 (me Serbinë) dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.  Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe parashihet me Marrëveshjen e parë të parimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill të vitit 2013.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko: Rusia e bëri Krimenë "kamp përqëndrimi"

Posted: 16 Sep 2016 09:40 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, akuzoi Rusinë për transformimin e Krimesë në "kamp përqëndrimi" dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore që të vendosin sanksione të reja kundër Moskës. Duke folur në një forum në Kiev, Poroshenko tha se Rusia ka ndjekur një politikë të shtypjes kundër qytetarëve ukrainas në Krime, prejse ka marrë kontrollin e saj në mars të vitit 2014. Ai tha se Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerët duhet të mbajnë sanksionet ekzistuese kundër Rusisë, për shkak të ndërhyrjes në Ukrainë, dhe të ndërmarrin masa të reja ndëshkuese kundër industrive specifike. Mbi 9,600 veta kanë humbur jetën në konfliktin në lindje të Ukrainës, midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë, i cili ka nisur qysh më 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vdekjeprurës në një xhami në Pakistan

Posted: 16 Sep 2016 08:50 AM PDT

Një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë në një xhami në Pakistan, duke vrarë së paku 19 veta. Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së Xhumasë në qarkun fisnor Mohmand, në kufi me Afgansitanin. Së paku 24 veta janë plagosur. Përgjegjësinë për sulmin nuk e a marrë ende asnjë grup, edhe pse sulme të ngjashme në rajon ka kryer grupi Tehreek-i Taliban Pakistan. Ushtria e Pakistanit është duke sulmuar militantët e këtij grupi në zonë qysh në vitin 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi një milion të zhvendosur nga Sudani Jugor

Posted: 16 Sep 2016 08:11 AM PDT

Numri i njerëzve që kanë ikur nga Sudani Jugor për shkak të luftës civile të vendit, ka kaluar një milion, tha agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara. Luftimet që kanë shpërthyer në kryeqytetin Juba në korrik kanë detyruar një valë të madhe të të zhvendosurve, tha UNHCR-ja. Mosmarrëveshjet midis presidentit Salva Kiir dhe ish-nënpresidentit, Riek Machar, që përfaqësojnë dy grupe etnike, kanë çuar në shpërthimin e luftës në dhjetor të vitit 2013. Një marrëveshje e brishtë e paqes, e nënshkruar vitin e kaluar, është në prag të kolapsit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri danez: Nuk duhet të pranohen zgjedhjet ruse në Krime

Posted: 16 Sep 2016 07:59 AM PDT

Liderë dhe zyrtarë po takohen në forumin Strategjia Evropiane e Jaltës në Kiev të Ukrainës, për të diskutuar për sfidat me të cilat ballafaqohet Ukraina, Bashkimi Evropian dhe fqinjët e tyre. Duke folur sot në ditën e parë të këtij samiti dyditësh, ministri i jashtëm i Danimarkës, Kristian Jensen, ka shprehur dyshim për zgjedhjet e ardhshme parlamentare ruse në Krime, duke thënë se votat në Krime nuk duhet të njihen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Platformë e re për bisedime për Demarkacionin

Posted: 16 Sep 2016 07:54 AM PDT

Në vazhdën e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje ose edhe konsensus lidhur me çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, përfaqësuesit e partive politike, të pushtetit dhe opozitës, kanë zhvilluar takim dhe do të vazhdojnë të takohen edhe në javët e ardhshme, ka thënë Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktakuzë për korrupsion kundër ish-kryetarit të Gjilanit dhe 38 personave tjerë

Posted: 16 Sep 2016 05:37 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, kundër ish-kryetarit të komunës (Q.M.) dhe 38 personave tjerë për vepra penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe korrupsion. Sipas provave, të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës, të publikuara edhe për media përmes një komunikate, thuhet se ish-kryetari i asaj komune, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit. "Sipas aktakuzës zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare, ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, pranë asaj komune", thuhet në njoftimin dërguar medieve. Aktakuza siç bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Prokuroria është për periudhën kohore 2008-2011.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paditë e Prokurorisë Speciale, vënie e drejtësisë në vend

Posted: 16 Sep 2016 04:58 AM PDT

Partitë në pushtet kritikojnë ngritjen e 21 padive nga Prokuroria Speciale ndaj zyrtarëve shtetërorë ndërkohë që opozita beson se paditë do të kenë epilog pozitiv edhe në Gjykatën Penale. Ekspertët nga ana tjetër druajnë se Prokuroria Speciale mund të vihet në shënjestër të Gjykatës Kushtetuese duke risjellë krizën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siria - horrori pa fund

Posted: 16 Sep 2016 04:55 AM PDT

Armëpushimi në Siri ka sjellë një periudhë të rrallë të qetësisë. Shkelje patjetër se ndodhin, por së paku viktimat civile janë reduktuar. Pajtimi ka hyrë në fuqi më 12 shtator dhe mund të zgjasë shtatë ditë, siç është paraparë. Por, marrëveshja politike, e cila do t'i jepte fund luftës mbi pesëvjeçare, duket vështirë e arritshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Suedi: Një gjykatë e apelit e ka mbështetur fletarrestin për Assangen

Posted: 16 Sep 2016 04:44 AM PDT

Një gjykatë e apelit në Suedi e ka lënë në fuqi fletarrestin për themeluesin e faqes në Internet, WikiLeaks, Julian Assange, lidhur me akuza për dhunim, duke e hedhur poshtë ankesën e tij. Hakeri kompjuterik australian 45 vjeçar, Julian Assange, deri tash e ka evituar dorëzimin e tij në Suedi, duke gjetur strehim në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, prej vitit 2012. Në njoftimin e sotëm të gjykatës theksohet se "e ndanë vlerësimin me gjykatën e qarkut se Julian Assange është ende i dyshuar në kauzën e mundshme të dhunimit...dhe se ekziston rreziku se ai do tu shmanget procedurave juridike ose dënimit". Per Samuelsson, avokat suedez i zotit Assange, tha se ndaj këtij vendimi do të ankohet në Gjykatën Supreme. Assange është i kërkuar për tu marrë në pyetje nga policia e Suedisë, lidhur me akuzat e dyshuara për keqbërje seksuale gjatë qëndrimit të tij në këtë vend në vitin 2010. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, që janë bërë nga dy femra. Assange frikësohet se nëse ekstradohet në Suedi, atëherë ai do të dërgohej në Shtetet e Bashkuara për ndjekje, për shkak të publikimit të dokumenteve sekrete në WikiLeaks.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel: Bashkimi Evropian – në situatë kritike

Posted: 16 Sep 2016 03:55 AM PDT

Liderët e Bashkimit Evropian po takohen në Bratisllavë të Sllovakisë për ta përcaktuar vizionin e ri për të ardhmen e këtij blloku, që është përfshirë nga kriza. Zyrtarët më të lartë të 27 vendeve anëtare të BE-së, janë tubuar sot në Bratisllavë pa përfaqësuesit e Britanisë, për ta përpiluar planin, i cili do të miratohej në samitin e ardhshëm në mars të vitit 2017, që përputhet me 60 vjetorin e marrëveshjes së Romës për themelim. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur para gazetarëve derisa arriti në samit, tha se BE-ja është në "situatë kritike". Robert Fico, kryeministër i Sllovakisë, që aktualisht e kryeson presidencën e radhës së BE-së, tha se liderët "të gjithë dëshirojnë të shohin unitet", por ka tërhequr vërejtjen se kjo nuk do të jetë punë e lehtë. Liderët e Bashkimit Evropian mbeten thellësisht të përçarë lidhur me krizën më të madhe prej Luftës së Dytë Botërore të migrantëve. BE-ja, po ashtu, është duke u përpjekur për ripërtritje pas sulmeve vdekjeprurëse terroriste dhe vendimin e Britanisë për largim nga BE-ja. Pritet që liderët do të diskutojnë për bashkëpunim më të afërt në fushë të mbrojtjes, për rritjen e sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe shtimin e kapacitetit të një fondi investues të Bashkimit Evropian, me qëllim që të krijohen vende të reja të punës dhe rritje ekonomike. Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, para samitit në Bratisllavë, ka thënë se liderët duhet "të jenë të kthjellët dhe në mënyrë të sinqertë ta vlerësojnë situatën".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndalohen në Rahovec gazetarja ruse dhe një ukrainas për kalim ilegal të kufirit

Posted: 16 Sep 2016 03:20 AM PDT

Policia e Kosovës ka ndaluar, të enjten, dy shtetas të huaj në rajonin e Rahovecit, me dyshimin se kanë "kaluar kufirin në mënyrë ilegale".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Shqyrtohet mundësia për aksion juridik kundër hakerëve rusë

Posted: 16 Sep 2016 02:14 AM PDT

Shtëpia e Bardhë po përpiqet ta përgatis një rast juridik kundër hakerëve rusë, që besohet se kanë dorë në rrjedhjet aktuale me synim të shkatërrimit të zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Kongresi amerikan po vështron lidhur me sanksione si mjet eventual, është njoftuar të enjten.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump beson se Obama ka lindur në SHBA

Posted: 16 Sep 2016 12:57 AM PDT

Fushata e të nominuarit republikan për president amerikan, Donald Trump, thotë se ai beson se presidenti Barack Obama, ka lindur në Shtetet e Bashkuara. Në njoftimin e publikuar mbrëmë vonë, zëdhënësi i fushatës, Jason Miller, ka pretenduar se Trump "ka bërë shërbim të madh për vendin" duke e sjellur në përfundim një "incident të shëmtuar". Zoti Trump ishte lider i lëvizjes së ashtuquajtur "birther" që pretendonte se Obama ka lindur jashtë Shteteve të Bashkuara dhe rrjedhimisht, nuk ka të drejtë të jetë president, përkundër faktit se ai është lindur në shtetin amerikan, Havai. Fushata e kandidatit presidencial republikan e ka akuzuar rivalen demokrate, Hillary Clinton, për ngritje të kësaj çështjeje "njollosëse" gjatë fushatës për nominim demokrat në vitin 2008. Por, Clinton është përgjigjur duke thënë se pasardhës i Obamës "nuk mund dhe nuk do të jetë njeriu i cili e ka udhëhequr lëvizjen raciste birther". Njoftimi i fushatës Trump u bë pasi, në një intervistë të publikuar nga e përditshmja Washington Post, Donald Trump përsëri kishte refuzuar të thotë nëse ai beson se Obama kishte lindur në tokën amerikane. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Tallja' e Grabovcit me drejtësinë, "dëshmi e paprekshmërisë"

Posted: 16 Sep 2016 12:53 AM PDT

Sistemi i drejtësisë në Kosovë është skajshmërisht i politizuar dhe rrjedhimisht jofunksional, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare. Por, autoritetet e gjyqësorit në vend, sado që pohojnë se mund të ketë raste individuale, përgjithësisht e përjashtojnë mundësinë e ndikimit të politikës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Steinmeier: Armëpushimi në Ukrainë duket se po respektohet

Posted: 15 Sep 2016 11:35 PM PDT

Ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se armëpushimi i ri i shpallur në pjesën lindore të Ukrainës, duket se po respektohet. "Ende është herët, por unë jam i inkurajuar për të mësuar nga monitoruesit e OSBE-së se armëpushimi gjërësisht po respektohet prej mesnatës", u tha dje gazetarëve Steinmeier, gjatë vizitës në qytetin Kramatorsk, në pjesën lindore të Ukrainës, që është nën kontroll të qeverisë. "Kjo tregon se palët mund ta kontrollojnë situatën nëse ekziston vullneti politik", tha Steinmeier. Prej prillit të vitit 2014, nga konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9,600 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sirianët e rrethuar ende presin për ndihma

Posted: 15 Sep 2016 11:28 PM PDT

Qindra mijëra sirianë ende po presin për ndihma, tri ditë pas arritjes së marrëveshjes për armëpushim. Prej 12 shtatorit, kur marrëveshja është ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, armëpushimi në masë të madhe është respektuar. Por, i dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura, tha mbrëmë se kamionët me ndihma për afro 250 mijë njerëz të bllokuar në pjesën lindore të qytetit Alepo, ende po presin në kufirin e Sirisë me Turqinë. De Mistura ka thënë se "letrat e lehtësimit" nga qeveria e Sirisë për lejimin e konvojit të kaloj nëpër pikat e kontrollit ushtarak, ende nuk janë materializuar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Rrjedhjet e Snowdenit e kanë “dëmtuar” sigurinë

Posted: 15 Sep 2016 11:21 PM PDT

Komiteti i Inteligjencës i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka publikuar një raport tejet të ashpër, duke e akuzuar ish-kontraktorin e inteligjencës amerikane, Edward Snowden, për rrjedhjen e sekreteve që kanë "shkaktuar dëm të jashtëzakonshëm" për sigurinë e Shteteve të Bashkuara. Mëtutje, ky komitet mbrëmë ka theksuar se ai kishte vjedhur materiale nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, që ishin për programet e inteligjencës dhe të mbrojtjes, me interes të madh për armiqtë e jashtëm të Shteteve të Bashkuara. Aktualisht, Snowden jeton në ekzil në Rusi. Ky raport ka koinciduar me filmin "Snowden", të regjisorit Oliver Stone, në të cilin Snowden portretizohet si person që i ka zbuluar fshehtësitë dhe hero. Regjisori Stone dhe disa grupe për të drejta të njeriut kanë kërkuar nga presidenti, Barack Obama, amnistimin e Snowdenit, para se të largohet nga presidenca. Edward Snowden e ka hedhur poshtë raportin e Komitetit për Inteligjencë të Dhomës Përfaqësuese.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton e mirëpret marrëveshjen për armëpushim në Siri

Posted: 15 Sep 2016 10:38 PM PDT

E nominuara demokrate për presidente amerikane, Hillary Clinton, e ka përshëndetur armëpushimin në Siri, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, por tha se suksesi i armëpushimit varet "nga rusët". "A do të funksionoj kjo apo jo, realisht varet nga rusët", u tha Clinton gazetarëve në Karolinën Veriore dhe ka shtuar se "varet nëse Vladimir Putin do të vendos apo jo se është koha për ta bërë atë që rusët mund ta bëjnë për ta përfunduar këtë konflikt, duke hyrë në periudhën ku do të ketë fillim të procesit të diskutimeve, për një zonë mbrojtëse shpresdhënëse për njerëzit të cilët janë nën sulm të pamëshirshëm nga ajri dhe nga përkushtimi për t'i ndjekur grupet terroriste që paraqesin kërcënim për secilin". Pajtueshmëria për armëpushim, e arritur javën e kaluar ndërmjet sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, dhe ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, parashihet ta ndalë luftën civile për një kohë të mjaftueshme, që të dy fuqitë të sigurojnë dërgim të ndihmave humanitare, t'i rifillojnë bisedat e ndalura për paqe dhe të fokusohen në sulmet ajrore kundër ekstremistëve islamikë, që kanë krijuar avantazh nga kaosi i krijuar nga lufta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia dhe NATO-ja kanë biseduar për reduktimin e rrezikut

Posted: 15 Sep 2016 10:59 AM PDT

Zyrtarët e Rusisë dhe të NATO-s kanë mbajtur bisedime për "mënyrat për rritjen e transparencës dhe reduktimin e rrezikut", ka njoftuar sot NATO-ja. Në njoftim theksohet se zëvendëssekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantikle, Alexander Vershbow, për këto çështje ka biseduar sot me ambasadorin e Rusisë në NATO, Aleksandar Grushko. Verbshow i ka thënë Grushkos se NATO-ja është e gatshme për vazhdimin e dialogut, por "nuk ka ndryshim" në politikën ndaj Rusisë. "Bashkëpunimi ynë praktik mbetet i pezulluar pas aksioneve agresive të Rusisë kundër Ukrainës", tha Alexander Vershbow dhe ka shtuar se "njëherësh, ne kemi vendosur t'i mbajmë kanalet e hapura për dialog politik". Mëtutje, NATO-ja ka theksuar se sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, "pret që për këto çështje dhe hapat e ardhshëm të bisedoj" me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, " në një të ardhme të afërt". Raportet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë e kanë arritur nivelin më të ulët prej Luftës së Ftohtë, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës në vitin 2014 dhe për rolin e Rusisë në konfliktin ushtarak në pjesën lindore të Ukrainës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :