Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Koscielny tallet me Costan në Instagram (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll

loading...

“Koscielny tallet me Costan në Instagram (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Koscielny tallet me Costan në Instagram (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 02:48 PM PDT

Vazhdon të komentohet fitorja e Arsenalit 3-0 nga Chelsea.

Debati më i madh vazhdon të jetë në rrjetet sociale mes tifozëve.

Por, këtë herë në një mënyrë edhe Laurent Koscielny i është futur festës virtuale të Topçinjve.

Wenger fjalë të madha për dyshen Mustafi – Koscielny Wenger fjalë të madha për dyshen Mustafi – Koscielny

Francezi ka pëlqyer një fotografi në Instagram ku ai dhe Shkodran Mustafi kanë adaptuar Diego Costan si fëmijë të tyre.

Të gjitha këto shaka kanë ardhur pas paraqitjet fantastike të dyshes mbrojtëse pasi sulmuesi spanjoll nuk arriti të bëjë asgjë gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/

CtM2ncfWEAAOyK9

The post Koscielny tallet me Costan në Instagram (Foto) appeared first on Telegrafi.

Montella: Na mungoi guximi dhe besimi ndaj Fiorentinës

Posted: 25 Sep 2016 02:42 PM PDT

Vincenzo Montella ka folur pas barazimit pa gola në udhëtim te Fiorentinas.

Sipas trajnerit të Milanit paraqitja e futbollistëve të tij nuk ishte më e mira pasi në raste iu mungonte guximi dhe besimi, por edhe iniciativa, të cilët e merrnin kohë pas kohe, duke sulmuar në pjesën e Fiorentinës.

"Na mungonte pak guxim, iniciativë dhe besim", deklaroi Montella për Sport Mediaset, transmeton Telegrafi.

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video) Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

"Unë pashë një lojë, ku në gjysmën e parë Fiorentina ishin pak më superior. Në pjesën e dytë ne bëmë më mirë, por nuk bëmë më shumë se tre ose katër raste të krijuara".

"Fiorentina kishte më shumë topin, por që ishte deri në një masë, sepse ne vendosëm t'i lejojmë ata. Kur ne u përpoqëm për të marrë iniciativën e sotme, ne krijuam shanse dhe luanin në pjesën e tyre të fushës, kështu që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë më shumë për këtë", përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/

The post Montella: Na mungoi guximi dhe besimi ndaj Fiorentinës appeared first on Telegrafi.

Valero: E dominuam Milanin

Posted: 25 Sep 2016 02:31 PM PDT

Borja Valero beson se Fiorentina ka dominuar gjatë gjithë lojës dhe Milani ka  krijuar shumë pak në barazim e sotëm 0-0.

Mesfushori spanjoll beson që skuadra e tij ka luajtur më mirë ndaj Milanit, por kanë dështuar të fitojnë, pasi bashkëlojtari i tij, Josip Ilicic humbi një penallti në minutën e 23-të të takimit.

"Ne dominuam gjithë lojën, ata krijuan shumë pak. Ne duhet të jemi të lumtur", deklaroi Valero për Mediaset Premium, transmeton Telegrafi.

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video) Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

"Ajo që ka rëndësi është fitorja, por kemi pasur aq shumë gjuajtje në gol dhe do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë në ndeshjet e radhës".

"Unë do të doja të përfundojë karrierën time këtu dhe pastaj të qëndroj si drejtor, apo ndonjë rol tjetër është e mirë", përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

The post Valero: E dominuam Milanin appeared first on Telegrafi.

E konfirmuar: Kjo është gjendja e Rashicës, mësoni a do të luajë ndaj Kroacisë

Posted: 25 Sep 2016 02:19 PM PDT

Milot Rashica ka lëshuar para kohe ndeshjen e Vitteses ndaj Twentes.

Menjëherë në media doli lajmi se ylli nga Vushtrria do të mungojë së paku dy javë dhe kështu do të humbet ndeshjen me Përfaqësuesen e Kosovës ndaj Kroacisë.

Celina lojtari i ndeshjes, paraqitje e mirë edhe nga Rashica (Foto) Celina lojtari i ndeshjes, paraqitje e mirë edhe nga Rashica (Foto)

Por, e gjitha kjo është mohuar nga trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ai në emisionin ‘Koha Shtesë’ të SuperSport Kosova ka bërë të ditur se ka folur me Rashicën dhe anësori i ka bërë të ditur se lëndimi nuk është serioz dhe se ai do të jetë i gatshëm për Kosovën. /Telegrafi/

 

The post E konfirmuar: Kjo është gjendja e Rashicës, mësoni a do të luajë ndaj Kroacisë appeared first on Telegrafi.

Ky është portieri që ka pritur më shumë penallti në histori të La Ligas (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 02:14 PM PDT

Diego Alves është portieri që ka pritur më shumë penallti në kampionatin spanjoll.

Portieri i Valencias ka hyrë në analet e futbollit spanjoll sa i përket pritjeve të penalltive, transmeton Telegrafi.

Penalltia e pritur në ndeshjes e sotme ndaj në udhëtim te Leganes e ka bërë Diego Alvesin portierin me shumë penallti të pritura.

Sevilla ndryshoi historinë 87-vjeçare të La Ligas Sevilla ndryshoi historinë 87-vjeçare të La Ligas

Alves ka pritur plot 17 penallti të kundërshtarëve të tij ose më shumë se çdo portieri tjetër në histori të La Ligas.

epa05555398 Valencia's goalkeeper Brazilian Diego Alves celebrates saving penalty during the Spanish Primera Division soccer match at Butarque stadium in Madrid, Spain, 25 September 2016. EPA/JUANJO MARTIN

Diego Alves duke festuar rekordin e tij, pas pritjes së penalltisë ndaj Leganes.

Rekordi me më shumë penallti të pritura deri më tani mbahej nga portieri legjendar i Barcelonës, Andoni Zubizarreta me 16 pritje. /Telegrafi/

diego alves

The post Ky është portieri që ka pritur më shumë penallti në histori të La Ligas (Foto) appeared first on Telegrafi.

Goli i Gashit nga gjuajta e lirë pëlqehet edhe nga Federeri (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 01:58 PM PDT

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ka shënuar dy gola ndaj Vancouver në MLS.

I pari erdhi nga pika e bardhë, ndërsa i dyti i cili befasoi të gjithë, është ai nga gjuajta e lirë.

Eksplodon Gashi me dy gola, mes tyre një supergol (Video) Eksplodon Gashi me dy gola, mes tyre një supergol (Video)

Ky gol nuk i ka ikur edhe tenistit të njohur Roger Federer, i cili ka pëlqyer videon e golit të Gashit në Instagramin e tij.

Ky ishte goli i tij i shtatë në këtë sezon në MLS për sulmuesin shqiptarë. /Telegrafi/

Feder1

The post Goli i Gashit nga gjuajta e lirë pëlqehet edhe nga Federeri (Foto) appeared first on Telegrafi.

Fiorentina 0-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 01:52 PM PDT

Fiorentina dhe Milani kanë barazuar pa gola në takimin e xhiros së gjashtë të Serie A.

Djelmoshat e Paulo Suosas dhe ata të Vincenzo Montellas kanë dështuar të gjejnë rrugën e rrjetës në takimin e sotëm.

Megjithatë, rastin më të mirë e pati mesfushori slloven, Josip Ilicic, i cili humbi një penallti në minutën e 23-të të takimit.

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video) Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadra varësisht nga paraqitja e tyre në këtë ndeshje.

Sipas kësaj faqe, futbollisti më notën më të lartë ishte portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili u notua me 8.1, teksa notën më të ulët e kishte Davide Calabria, 5.9. /Telegrafi/

Fiorentina: 

notat milani

Milan:

notat milani

The post Fiorentina 0-0 Milan, notat e lojtarëve (Foto) appeared first on Telegrafi.

Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video)

Posted: 25 Sep 2016 01:40 PM PDT

Fiorentina dhe Milani kanë ndarë pikët në takimin e fundit të ditës së diel të xhiros së gjashtë të Series, duke barazuar pa gola.

Në ndeshjen e luajtur në Artemio Franchi, dy skuadrat e mëdha italiane nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e golit deri në fund të takimit.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por me vendasit që ishin për një nuancë më të mirë.

Rasti i parë i këtij takimi u shënua nga Fiorentina, anësori i saj Federico Bernardeschi rrezikoi portën e Donnarummas, por pa sukses.

milaannn

Edhe rasti më i mirë i kësaj pjese i takoj vendasve të cilët patën mundësinë reale të kalojnë në epërsi në minutën e 23-të, pasi mbrojtësi i ri i Milanit, Davide Calabria shkaktoi penallti.

Megjithatë, mesfushori slloven, Josip Ilicic ishte i pasaktë, duke goditur shtyllën pingule dhe duke ia mohuar golin skuadrës së tij.

ilicic

Pjesa e dytë e takimit ishte edhe më e baraspeshuar se e para, duke bërë që skuadrat të kërkojnë golin me anë të gjysmë rasteve.

Por, përkundër rasteve të Giacomo Bonaventuras (51') e Susos (63) për Milanin dhe Nikola Kalinicit (80') rrjetat mbeten të paprekura dhe kështu skuadrat përfunduan ndeshjen me rezultat të bardhë 0-0.

suso

Pas kësaj ndeshje, Milani renditet e gjashte me dhjetë pikë dhe në xhiron e ardhshme e pret Sassuolon, teksa Fiorentina renditet e 11-ta me tetë pikë dhe në takimin e ardhshëm do të përballet me Torinon. /Telegrafi/

The post Milani dhe Fiorentina ndahen në paqe (Video) appeared first on Telegrafi.

Hazard: Nëse Costa arrin ta bëj këtë, Chelsea do të shpallet kampion

Posted: 25 Sep 2016 01:34 PM PDT

Mesfushori i Chelseat, Eden Hazard, ka folur për sezonin e ri dhe belgu beson se Diego Costa është pika kyçe e suksesit.

Hazard mendon nëse spanjolli shënon mbi 20 gola në sezon, atëherë mundësitë janë të mëdha që Blutë të shpallen kampion në Ligën Premier.

"Diego është Diego. Ai është një njëri dhe lojtar fantastik", ka thënë Hazard për BT Sport.

Lojtarët që kanë shënuar të paktën në dy derbi lokalë të ndryshëm (Foto) Lojtarët që kanë shënuar të paktën në dy derbi lokalë të ndryshëm (Foto)

"Ne kemi nevojë për mentalitetin e tij, ai është një fitues dhe dëshiron vetëm të fiton”.

"Ai ka shënuar pesë gola deri më tani në këtë sezon dhe ne e dimë që kjo është e rëndësishme. Nëse ne dëshirojmë të bëhemi kampion duhet të kemi dikë që mund të shënon 20 deri 25 gola".

"Një sezon i mirë është një sezon me trofe. Gjithmonë është kështu kur luan me ekipe të mëdha", ka shtuar Hazard. /Telegrafi/

The post Hazard: Nëse Costa arrin ta bëj këtë, Chelsea do të shpallet kampion appeared first on Telegrafi.

Pjanic: Allegri zgjedh pozitën time

Posted: 25 Sep 2016 01:19 PM PDT

Miralem Pjanic është i lumtur të luajë kudo që Massimiliano Allegri ka nevojë për të dhe është i bindur se shfaqjet e tij do të përmirësohet në vazhdim të sezonit.

26-vjeçari boshnjak ende nuk ka përmbushur pritshmëritë te kampionët aktualë të Serie A, pasi Allegri vazhdon të kërkoj pozitën e tij më të mirë.

Pjanic: Kënaqësi të luash me lojtarë si Higuain dhe Dybala Pjanic: Kënaqësi të luash me lojtarë si Higuain dhe Dybala

Megjithatë, Pjanic nuk sheh arsye për shqetësim për paraqitjet e tij të zbehta, pasi sipas tij është vetëm fillimi i tij te Juve.

"Jam i lumtur të luajë kudo që trajneri ka nevojë për mua", ka thënë Pjanic për Sky Sport, transmeton Telegrafi.

Këto janë statistikat e skuadrave italiane prej që luajnë në Serie A (Foto) Këto janë statistikat e skuadrave italiane prej që luajnë në Serie A (Foto)

"Unë mund të luajë para mbrojtjes sonë, në qendër të mesfushës, ose si një mesfushor sulmues".

"Kam vetëm pak kohë që kam ardhur këtu në Juventus dhe jam i sigurt se gjërat do të përmirësohen dalëngadalë", përfundoi mesfushori boshnjak. /Telegrafi/

The post Pjanic: Allegri zgjedh pozitën time appeared first on Telegrafi.

Related Posts :