Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

““Kushtetuta e re”, Llalla: Në ngërç, s’kemi të drejtë të hetojmë zyrtarët e lartë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

““Kushtetuta e re”, Llalla: Në ngërç, s’kemi të drejtë të hetojmë zyrtarët e lartë” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


“Kushtetuta e re”, Llalla: Në ngërç, s’kemi të drejtë të hetojmë zyrtarët e lartë

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Prokuroria e Përgjiths
hme, nëpërmjet një de
klarate për shtyp, shprehu dje publikisht shqetësimin se Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ka sjell pengimin e ecurisë normale të institucionit duke kërkuar për pasojë zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet miratimit të një dispozite kushtetuese tranzitore. “Në optikën e Prokurorisë së Përgjithshme, kjo ndërhyrje emergjente në ligjin themeltar duhet t’u japë fuqi dispozitave të mëparshme ligjore, deri në miratimin e paketës së plotë të reformës në drejtësi”, – thuhet në reagimin e organit të akuzës. Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, në Kushtetutën e re, disa aspekte proceduriale thelbësore, janë të pazbatueshme për shkak të mungesës së bazës ligjore. Po ashtu, konstatohet me shqetësim se “ndryshe nga sa është parashikuar me institucionet e tjera, vetëm për Prokurorinë nuk janë parashikuar dispozitat kalimtare, të cilat do të rregullojnë veprimtarinë deri në hyrjen në fuqi të paketës së plotë ligjore të reformës në drejtësi”. Në deklaratë bëhet e ditur se “Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka gjetur mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të institucioneve kryesore kushtetuese në vend, si edhe të faktorit politik në Kuvendin e Shqipërisë, për të siguruar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase”.
PROBLEMATIKAT
Prokuroria e Përgjithshme ngre shqetësimin se “Kushtetuta e re i ka hequr këtij institucioni të drejtën për hetimin në juridiksion fillestar, pra hetimin e zyrtarëve të lartë, deputetëve, ministra, gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj”. “Sipas dispozitave të reja, kompetenca për hetimin e këtyre funksioneve i takon Prokurorisë së Posaçme, SPAK. Prokuroria e Përgjithshme konstaton si problematikë mungesën e një strukture që do të zhvillojë hetimin për këtë nivel zyrtarësh, deri në ngritjen e SPAK-ut. Po ashtu, problematikë është edhe fakti se duhet gjetur një zgjidhje emergjente për trajtimin e rasteve të juridiksionin fillestar që janë aktualisht në gjykim apo në hetim”, – thuhet në njoftimin për shtyp të organit të akuzës. Gjithashtu bëhet me dije se “Kushtetuta e re i ka hequr Prokurorit të Përgjithshëm të drejtën e vendimmarrjes për karrierën e prokurorëve (emërim, komandim, transferim, shkarkim). Kushtetuta e re ia ka caktuar këtë kompetencë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Kjo strukturë e re duhet të ngrihet brenda 8 muajve nga hyrja në fuqi e Kushtetutës”. Prokuroria e Përgjithshme konstaton se, deri në ngritjen e KLP-së, krijohet ngërç në disa nivele të prokurorisë, ku aktualisht ka drejtues prokurorie, pro-kuror dhe oficer të Policisë Gjyqësore të komanduar, të cilëve u përfundon afati i komandimit. Gjithashtu, brenda muajit Tetor 2016 duhen emëruar prokuror magjistratët e rinj, të cilët kanë fituar këtë të drejtë. Edhe për këtë çështje, Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se është shumë e nevojshme miratimi i një dispozite tranzitore kushtetuese, për të rregulluar veprimtarinë deri në aplikimin e plotë të paketës ligjore të reformën në drejtësi. “Kushtetuta e re i kalon kompetencat e inspektimit dhe kontrollit të brendshëm Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Por, deri në krijimin e kësaj strukture, Kushtetuta e re nuk ka parashikuar se si do të veprohet me çështjet që janë aktualisht në proces inspektimit dhe procedime disiplinore për prokurorë dhe oficerëve të policisë gjyqësore, të cilat janë në zhvillim nga ana e Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Po ashtu, Prokuroria e Përgjithshme, në sugjerimin e saj zyrtar drejtuar institucioneve ligjvënëse, ka renditur edhe disa aspekte të tjera proceduriale, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet mekanizmave ligjorë tranzitorë”, – përfundon deklarata për mediat e organit të akuzës.

Teatri i Operës Zana Çela pritet me duartrokitje, Kumbaro vlerëson vitet e Kernit

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Fatmira Nikolli

Teatri i Operës (që një muaj
më parë kundërshtoi ikjen e
Ilir Kernit me peticion) e ka pritur me duartrokitje Zana Çelën në rikthimin e saj pas 13 vitesh në të njëjtën detyrë. Dje, ajo pati përkrah ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe sekretaren e përgjithshme të ministrisë, Elira Kokona, njëherësh drejtore e komanduar e TKOB përgjatë gushtit. Salla e “konferencave” në kat të dytë qe plot; punonjës të Operës, nga Ansambli, te Orkestra, Baleti, Kori dhe Solistët patën zënë vend në orën 10:00 për të pritur prezantimin e drejtoreshës. Kjo e fundit, refuzoi të priste pyetjet e mediave, duke premtuar se do jetë e hapur në një çast të dytë. Ajo ritha për artistët platformën e saj, të cilën “GSH” e ka botuar më herët (dje është ribotuar) dhe premtoi se TKOB tani e tutje do të kërkojë reklama pasi nuk mund të mbahet me paratë e shtetit. “Unë falënderoj që besuat te platforma ime. Kam qenë ndjekësja e rregullt e shfaqjeve tuaja. Kam përjetuar me shumë dashuri të gjitha premierat tuaja si trupë dhe çdo rol të ri që keni pasur. Jam emocionuar e përlotur kur dëgjoja publikun t’ju uronte. Unë falënderoj edhe Ilir Kernin që e ka drejtuar me sukses, entuziazëm e shumë pasion”, – tha ajo.
Në përgjigje të
pyetjeve që s’u bënë
Fjalën e hapjes e mori ministrja Kumbaro, duke falënderuar artistët që kanë bërë historinë e teatrit. “Na japin mundësinë ne të tjerëve që vijmë pjesë-pjesë të ndërtojmë, të punojmë, të debatojmë, të diskutojmë dhe kontribuojmë dhe të mund që t’i lëmë secili nga ne brezit tjetër që vjen”, – tha ajo.
Më tej, Kumbaro nënvizoi se “nuk e fillojmë këtë sezon të ri artistik nga hiçi, e fillojmë pas një sezoni të parë, janar-qershor, pa asnjë dyshim shumë të suksesshëm, me rritje, qoftë në terma shifrash apo shfaqjesh, spektatorësh, produktesh dhe diversiteti, por po ashtu edhe të suksesshëm në cilësi. Me përgjegjësinë si ministre e Kulturës, jemi takuar po në këtë sallë tre vjet më parë për t’u angazhuar të gjithë së bashku që të më pranonit në skuadrën tuaj, të pranonit drejtorin e ri zotin Kerni dhe për të vazhduar një copë rrugë së bashku”. Sipas saj, artistët mbeten drejtuesit e vërtetë. Ajo, kujtoi me këtë rast edhe atë që kanë kaluar, kur tha se “duke e ditur të gjithë bashkë se nuk ka qenë e lehtë që të arrinim ata parametra që kemi arritur, duke përfshirë edhe vështirësitë, edhe debatet, edhe ndoshta keqkuptimet e vitit të parë, edhe keqkuptimet e punës së përditshme, sepse edhe ajo është pjesë e punës edhe e zhvillimit”.
Kumbaro vlerësoi teatrin në këto tri vite (të sajat dhe të Ilir Kernit) kur tha se “nëse bëjmë një bilanc, në ato tri vite bilanci rezulton pozitiv, dhe merita është e të gjitha trupave, e të gjithë stafit drejtues, ku secili ka gurin e vet, ku secili ka lënë gjurmën e vet”.
Mandej, Kumbaro iu përgjigj edhe zërave të shqetësuar gjatë gushtit, sa i takon të ardhmes së teatrit e të ardhmes së punonjësve të tij. “Dua të ndaj me ju edhe shqetësimet e javëve të fundit që më kanë ardhur ose direkt ose indirekt ose nëpërmjet komunikimit të rrjeteve sociale. Por, po i referohem shqetësimit që më ka ardhur drejtpërsëdrejti në fillim të gushtit me përgjegjësit e sektorëve, që kanë të bëjnë me trupat. Konfirmoj edhe një herë atë që u kam thënë atyre, se të gjitha shqetësimet lidhur me lëvizjet e trupave i shoh pa arsye të panevojshme, krejt fiktive, dhe konfirmoj, që nuk ndryshon asgjë në trupat e Teatrit të Operës edhe Baletit. Nëse do të kemi ndryshime, ato do të jenë vetëm përmirësime, organizimeve të brendshme të strukturave, ku siç e kam bërë edhe tre vjet më parë, jo vetëm që nuk kemi shkurtuar vende, por madje i shtuam. Jo vetëm që nuk i mbyllëm dyert, por i hapëm. Prezenca e të rinjve në këta tre vjet është prova për këtë”. Ministrja rikujtoi procedurat për rindërtimin e TKOB-it(çka duhej të kishte nisur në muajin janar të këtij viti), me ç’rast rivuri në dukje që kushtet ku punojnë artistët “nuk janë kushtet që meriton cilësia e punës që ju prodhoni”.
Ajo theksoi se deri në fund të dhjetorit teatri do të vazhdojë me program të plotë, sepse është menduar të mos preket programacioni. Sipas saj, e gjitha kjo ecën paralel me planin e organizmit të lëvizjes së trupave nga janari e tutje ku “ne parashikojmë, duke ndjekur afatet ligjore se si do të lëvizet. Kemi bërë një plan për vendet ku trupat do të bëjnë provat me një organizim shumë të mirë, me marrëveshje dypalëshe me institucionet në të cilat do të zhvillojmë provat për baletin, orkestrën, ansamblin, me vendosjen e administratës pranë ministrisë që të kenë kushtet optimale, për të kryer të gjithë punën drejtuese dhe çdo gjë është në kontroll dhe e organizuar”.
DHE SHQETËSIMET PA ZË
Mandej, Kumbaro shprehu keqardhjen për komentet e bëra rreth projektit, “mbi baza perceptimesh nga dy apo tri foto, në faqet dhe në rrjetet sociale, janë shprehur opinione edhe nga brenda, ndërkohë që kanë qenë pjesë e konsultimeve me inxhinierët”. Fotot për të cilat foli ministrja janë bërë publike nga vetë ajo dhe reagimet kanë qenë të shumta, po në faqen e saj. (Artistët që kanë qenë në konsultime, kanë thënë në kushte anonimati se projekti i publikuar nga ministrja në “Facebook”, nuk është projekti për të cilin ata kanë rënë dakord). Përtej kësaj, Kumbaro bëri me dije se “do të kemi një prezantim publik të projektit të Teatrit të Operës, që vjen i përfunduar bashkë me projektin e teatrit të skenës së re “Turbina” në datën 7, ora 11.00. Ajo e konsideroi procesin e zgjedhjes së drejtores të hapur dhe korrekt, mandej falënderoi kandidatët e në mënyrë të veçantë Ylber Gjinin, i cili është një ndër anëtarët më të rëndësishëm dhe të shquar të kësaj trupe (vetë Gjini nuk ishte i pranishëm, e mungoi po ashtu edhe regjisori Nikolin Gurakuqi).
Duke mos e quajtur të nevojshme të thotë se ‘çka bërë Zana këto vite, pasi aktivitetet e saj dihen’, Kumbaro tha se ajo ka një eksperiencë të vyer për të ardhmen e Teatrit të Operës. “Kështu që, pa pretenduar se bëjmë gjëra të mëdha, hajde të bëjmë të gjithë bashkë ato gjërat e vogla me dashuri të madhe. Besoj se Zana Çela bën pjesë te njerëzit që i bën gjërat me dashuri”, e mbylli fjalën e saj ministrja e Kulturës, para artistëve që patën firmosur më 1 gusht një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama që të mos pranonte dorëheqjen e Ilir Kernit.

23-vjeçari hidhet nga një lartësi 8 metra në aeroportin e Rinasit

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Juglend K., 23-vjeçari i
cili ka pretenduar se është “Spiderman”-i (protagonist i filmave fantashkencë) ka bërë të njëjtat veprime siç bën edhe personazhi në rolet e tij, pa menduar se “Spiderman”-i është vetëm një personazh filmash për fëmijë. I riu i ka dhënë fund jetës ditën e djeshme në ambientet e brendshme të aeroportit të Rinasit. 23-vjeçari mësohet se kishte mbërritur në aeroport në orën 15:30 me linjën ajrore “Adria Airëays” nga Mynihu. Pasi ka kaluar kontrollin kufitar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ai është drejtuar tek informacioni i administratës së TIA-s, ku ka deklaruar se është “Spiderman”-i. Më pas ka hipur mbi tarracën e ndërtesës ku operojnë kompanitë e fluturimeve dhe ajo e administrimit të terminalit dhe është hedhur. Edhe pse u shoqërua menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ai mbërriti i pajetë si pasojë e plagëve të marra. Kanë qenë dëshmitarët e rastit që kanë njoftuar forcat e policisë dhe këto të fundit sapo kanë marrë lajmin, kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Sipas efektivëve blu, i riu nuk ka komunikuar asgjë dhe është hedhur menjëherë nga një lartësi rreth 7-8 metra. Ndërkaq, policia po punon për shkaqet që e çuan të riun që të hidhej nga ajo lartësi, ndërkohë nuk përjashtohet mundësia që ai mund të vuante nga depresioni.
S.Musaj

Në tri vite, 160 barna në listën e rimbursimit, kush ka përfituar

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Tregu farmaceutik sh
qiptar gjatë viteve të fundit është furnizuar me barna dhe medikamente të reja, të sapohedhura në tregun botëror. Por mbi të gjitha, këto lloj barnash, që përdoren për kurimin e sëmundjeve tumorale dhe atyre kardiologjike, janë edhe të rimbursueshme. Gjatë tri viteve të fundit është rritur ndjeshëm prania e kompanive shumëkombëshe dhe inovative në Shqipëri, të cilat me praninë e tyre u japin mundësi pacientëve të kurohen me barnat më të reja të hedhura në tregun botëror. Janë një sërë barnash të cilat janë të pajisura me autorizim për tregtim në Shqipëri menjëherë pasi janë prezente në SHBA dhe BE, të certifikuara nga agjenci prestigjioze si “EMA” dhe “FDA”. Nga ana tjetër, ligji i ri i barnave dhe pajisjeve mjekësore, i miratuar gjatë këtyre dy vjetëve, ka krijuar një mjedis më të mirë për sigurinë e medikamenteve, rritjen e vëllimit të tyre në treg, si dhe ka rritur krijimin e një mjedisi më të ndershëm komercial, qoftë për tregun e barnave, pasi ka pasur një mjedis shumë spekulativ, qoftë për patentat, apo qoftë edhe për gjenetikët.
Rimbursimi
Të sëmurët me kancer, ata me probleme kardiake dhe hipertension kanë qenë edhe përfituesit kryesorë të listës së rimbursimit gjatë këtyre tri viteve të fundit. Nga një dokument i siguruar nga Gazeta, rezulton se vetëm gjatë 3 viteve në listë janë shtuar 160 barna të reja, të cilat shërbejnë për kurimin e këtyre grupsëmundjesh. Në Listën e Barnave të Rimbursuara 2014 janë përfshirë 56 barna të reja, nga të cilat, 4 janë principe aktive, gjithsej 7 barna që përdoren për sëmundjet tumorale, ndërsa për sistemin kardiovaskular janë futur 5 principe aktive dhe 12 barna. Po ashtu, edhe në vitin 2015, në Listën e Barnave të Rimbursuara janë përfshirë 29 barna të reja; nga të cilat, 6 janë principe aktive, gjithsej 8 barna që përdoren për sëmundjet tumorale; për sistemin kardiovaskular është futur 1 princip aktiv, 4 barna me doza të tjera. Edhe në listën e re të barnave për 2016-ën janë përfshirë 56 barna të reja, nga të cilat, 7 principe aktive, gjithsej 11 barna që përdoren për sëmundjet tumorale, për sistemin kardiovaskular janë futur 3 principe aktive, 15 barna me doza të tjera. “Pacientët me sëmundje tumorale në kokë, prostatë, melanoma të paoperueshme, gratë me kancer gjiri rezultojnë se janë përfitues të barnave me rimbursim gjatë këtij viti”, thuhet në dokumentin e siguruar nga Gazeta (shih tabelën për rimbursimin e barnave cilësore për grupsëmundjet tumorale dhe kardiovaskulare).

Çela: Përmirësuam ndjeshëm furnizimin me energji

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Kreu i OSHEE-së, Ard
ian Çela, prezantoi dje analizën e treguesve të performancës së furnizimit me energji elektrike. Në fjalën e tij, Çela tha se pas ndërhyrjeve emergjente gjatë vitit 2015, OSHEE-ja hartoi dhe nisi zbatimin e strategjisë së investimeve konkrete afatgjata në zonat bregdetare (sikurse po bën edhe në pjesë të tjera të vendit). “Vitin e kaluar, për rastësi këtu në Vlorë, po ju ishit gazetarë, duke inspektuar rrjetin e dobët të shpërndarjes, në mos gaboj në zonën e Himarës (Potam), premtova ose u angazhova se 2016-ta do të ishte një vit shumë më ndryshe. Ky premtim u realizua më së miri, dhe unë po ju jap disa fakte duke nisur nga Vlora”, – u shpreh kreu i OSHEE-së. Çela dha si shembull dy treguesit e performancës së cilësisë së furnizimit me energji elektrike në qytetin e Vlorës, që “krahasuar me një vit më parë, janë përmirësuar ndjeshëm. Numri i stakimeve për një abonent është përmirësuar në masën 75%, kohëzgjatja e ndërprerjes është përmirësuar në masën 82%, koha e riparimit të defekteve është ulur 73%. Numri i defekteve është zvogëluar 70% (këtu te defektet në Vlorë kemi raportin më të mirë në të gjithë vijën bregdetare)”. Administratori i OSHEE-së tha se edhe në zonat e tjera bregdetare, cilësia e furnizimit me energji elektrike ka qenë shumë më e mirë se një vit më parë, referuar analizës së dy treguesve të performancës.

“Si na e dhunuan vajzën, përfundoi në Psikiatri”

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Klodiana Haxhiaj
Bashkëshortët Idajet dhe Nevruze Çoniku, banues në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit dje deklaruan për “Gazeta Shqiptare” se vajza e tyre 23-vjeçare është torturuar dhe përdhunuar derisa ka përfunduar në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Ata pohuan se Desara Çoniku ka qenë e punësuar për 6 muaj në një familje në qytetin bregdetar dhe se kujdesej për fëmijën e tyre 10-vjeçar, i cili ishte i paralizuar. Sipas bashkëshortëve Çoniku, më 20 gusht, punëdhënësit i kanë komunikuar vajzës së tyre largimin nga puna. “Tri ditë më pas, vajzën e mori dikush në telefon. Ajo iku zbathur nga shtëpia pa më thënë se ku do të shkonte. Disa orë më pas e gjeta atë në shtëpinë e familjes që e kishte punësuar. Ajo doli e zhveshur lakuriq dhe kishte ikur nga mendtë e kokës”, tha Nevruze Çoniku. Në një intervistë për “GSH”, 45-vjeçarja pohoi se pasditen e 23 gushtit ka bërë denoncim në polici dhe një ditë pas denoncimit, më 24 gusht, vajza e saj ka përfunduar në Spitalin Psikiatrik në Elbasan. Ndërkaq, Nevruze Çoniku u shpreh se vajza u mbajt me pranga në polici, ndërsa mjekoligjorët deklaruan se ajo nuk kishte shenja dhune. “Gjithçka u bë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i kishte ndodhur sime bije. Ajo kishte shenja dhune në trup. Ne kërkojmë që shteti të zbardhë ngjarjen dhe të arrestojë personat që abuzuan me të dhe e çuan deri në atë gradë sa ajo të lajthiste”, tha me lot në sy nëna e 23-vjeçares.
Zonja Nevruze, mund të na thoni se çfarë ka ndo-dhur me vajzën tuaj?
Ime bijë Desara ka punuar në një familje në Durrës. Ajo përkujdesej për djalin 10-vjeçar të një familjeje, i cili është i paralizuar. Në këtë familje, vajza u punësua 6 muaj më parë. Bashkëshortët ishin të ndarë, gruaja me djalin e madh jetojnë në Itali. Kurse kryefamiljari jeton me djalin e sëmurë këtu në qytet. Më 20 gusht, Desarën e pushuan nga puna, sapo erdhi nëna e djalit 10-vjeçar nga Italia. I thanë që do merrnin një grua më të moshuar, ndaj vajza mblodhi rrobat e veta dhe u kthye në shtëpi. Më 23 gusht, në mëngjes rreth orës 07:00, time bijë e morën në telefon. Dëgjova se personi që e mori i tha shpirt, ndërsa vajza iku si rrufe këmbëzbathur me një fustan të bardhë që ia kisha blerë unë. U shqetësova shumë, pasi nuk më tha se ku do të shkonte.
Po më pas?
Pas disa orësh, aty nga dreka shkova tek shtëpia e familjes ku ajo kishte punuar, pasi nuk dija ku ta kërkoja. I rashë derës dhe më doli djali i tyre 18 vjeç, i cili kishte ardhur nga Italia me nënën e tij. Ai ishte me një shok të tijin në shtëpi. E pyeta për Desarën, ndërsa ai më tha: Është në shtëpi, në gjumë. Më ish tharë fyti, ndaj i kërkova një gotë ujë. Djali më solli ujin dhe më solli edhe kafe. Prita 1 orë në banesë, ndërsa erdhi e zonja e shtëpisë me djalin e sëmurë 10-vjeçar, të cilin e kishte nxjerrë shëtitje. Ajo më tha se vajza ime nuk kishte përse rrinte më në shtëpinë e tyre, pasi do të merrnin një grua të moshuar. Ndërsa, unë ia ktheva se kisha shkuar aty për të marrë vajzën. Kaloi edhe 1 orë tjetër, kur pashë vajzën time që doli lakuriq nga dushi. U shokova kur e pashë.
Vajza ishte koshiente që doli ashtu e zhveshur?
Nuk ishte fare në rregull. I thashë që të vishte fustanin, por pjesëtarët e familjes ku ajo kishte punuar më thanë se e kishte grisur. E zonja më tha që duhej të merrja urgjent vajzën, ndaj sajova diçka për ta veshur dhe e mora me vete. Desara kishte tri ditë e tri net që nuk kishte ngrënë gjë, që kur e kishin hequr nga puna. E mora vajzën dhe e çova në shtëpi me një taksi.
E lajmëruat policinë për ngjarjen?
Pasdite vajza u bë shumë agresive. Unë kam një djalë 22 vjeç që është i paralizuar. Ajo iu afrua të vëllait dhe kërkonte që ta ngrinte në këmbë, ndërsa i thoshte “çohu dhe merr hakun tim”. Desh e vrau të vëllanë. Vajza u bë tjetër njeri, nuk njihte askënd. As mua e as babanë e saj. Desara nuk ishte më në vete, ndaj ne lajmëruam policinë. Pasditen e 23 gushtit bëmë denoncim në polici.
Si reagoi policia?
Vajzën e mbajtën me pranga në duar. Më pas e çuan në spital, tek ekspertiza mjekoligjore. Spitali nuk e mbajti time bijë. Një punonjës policie u mor me mjekët dhe me kryerjen e procedurave dhe të nesërmen në drekë e dërguan Desarën në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit. Mua më thanë që vajza nuk ka asnjë shenjë dhune dhe asnjë dëmtim.
Kush e mori vendimin për ta çuar vajzën tuaj në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit?
Policia dhe mjekët e morën vendimin.
Ju e keni ekspertizën e vajzës?
Jo, mua më kishte ikur mendja, nuk dija se çfarë po ndodhte.
Policia e mori dëshminë e Desarës?
Jo, nuk ia morën. Thanë që kur të shërohet e t’i vijë mendja, do e pyesin. Thanë që nuk është në gjendje ta marrin në pyetje. Gjithçka e bënë shpejt e shpejt për të mbuluar të vërtetën e asaj që i ka ndodhur sime bije.
Cila është e vërteta sipas jush?
Unë dyshoj që vajzën, e cila luajti mendsh ma kanë torturuar, dhunuar e përdhunuar. Kjo, nisur nga shenjat që ajo i kishte në trup. Tre muajt e fundit, ajo nuk e kishte marrë rrogën.
Ka pasur më përpara shqetësime shëndetësore vajza juaj?
Asnjëherë nuk ka qenë e sëmurë. Madje vajza ishte ajo që punonte e mbante shtëpinë tonë. Unë ku-jdesem për djalin tim që e kam të paralizuar, bashkëshorti është pa punë, mbledh bidonë plastikë në kazanët e plehrave.
E keni vizituar Desarën në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit?
Shkoj çdo ditë atje për ta takuar, por nuk është në vete. Kur përmendet, thotë që i kanë dhënë një gotë me ujë të bardhë për të pirë, thotë që e kanë përdhunuar, pastaj sërish bëhet keq.
Zonja Nevruze, mesa jeni ju në dijeni, ka nisur hetim policia e Durrësit për rastin e vajzës suaj?
Unë di që policia ka shoqëruar pronarin e shtëpisë ku punonte vajza. Atë e kanë mbajtur 24 orë në polici dhe më pas është lënë i lirë. Pasi ma çuan vajzën në Psikiatri, policia nuk më ka thirrur për të dhënë sqarime.
Çfarë kërkoni ju si nënë?
Kërkoj që organet kompetente të zbardhin sa më shpejt të vërtetën se çfarë i ndodhi vajzës sime, çfarë i bënë që ajo u çmend brenda një dite. Të gjendet personi që e ka dhunuar atë. Kërkoj që të më shërojnë vajzën e të ma sjellin në shtëpi, pasi është drita e syve të mi.

Drejtësia’, Gjosha: Gati kërkesën për hapjen e negociatave me BE

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Pas miratimit të re
formës në drejtësi dhe veçanërisht të ligjit të “vetting”-ut, duket se hapet një dritë jeshile për integrimin e mëtejshëm të vendit drejt familjes europiane. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha pohoi dje në një intervistë për “Neës 24” se pas këtij hapi të rëndësishëm që bëri Parlamenti shqiptar, vendi ynë është gati të kërkojë nga Komisioni Europian çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE. Për ministren Gjosha, hapja e negociatave është një hap i rëndësishëm. Por, a jemi të përgatitur në nivel ekspertësh për të përmbushur detyrimet nga ky proces? “Shqipëria është gati të kërkojë nga KE çeljen e negociatave. Çelja e negociatave, pas miratimit të ligjit për vetingun. Reforma në Drejtësi dhe vetingu janë dy arritjet në raport”, – tha Gjosha. Po dje ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu njoftoi në “Facebook” për çeljen e Shkollës Verore Europiane në Tiranë. Sipas Bregut, datat 26-30 shtator do të çelin 5 ditët e para intensive të identifikimit të aktorëve të mundshëm të ekipit negociator për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe krijimit të një grupi ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e vendimmarrjes dhe anëtarësimit në BE, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional në nivel kombëtar, si dhe krijimin e rrjeteve efektive të bashkëpunimit.

Turistët e huaj: Shqipëria, e mrekullueshme

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Brikena Meta

Të vizitosh Shqipërinë
duket se është kthyer
në një sfidë me veten për ata turistë që vendosin të vijnë për herë të parë në vendin e shqiponjave. Shumë prej tyre, të përgatitur për t’u përballur me një situatë mbijetese ku këshilla kryesore që marrin nga guidat e tyre është qëndrimi në grup, jo për të mos humbur rrugëve të një vendi të panjohur, por të shmangur në maksimum mundësitë e vjedhjes apo grabitjeve. Në sytë e turistëve, Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë ende të jenë të paragjykuar. Por siç pohojnë edhe vetë turistët, realiteti është krejt ndryshe. “Janë të gjitha gënjeshtra, – pohon një turist italian. – Mund të eci rrugëve i qetë, pa asnjë shqetësim. Këtu gjithçka është e bukur, ushqimi shumë i mirë dhe ka vende të bukura”. “Nga ato çfarë na kishin treguar prisja më keq, – vijon më tej ai, – por këtu gjithçka është e mrekullueshme. Na kishin folur për vjedhje, grabitje, por përkundrazi, eci në rrugë i qetë, pa asnjë shqetësim. Është gjithçka një gënjeshtër. Me sa duket janë larguar të gjithë hajdutët nga Shqipëria”.
Duket se imazhi negativ i emigrantëve që në vite kanë emigruar jashtë vendit ka bërë që turistët e huaj, e kryesisht ata italianë, të përballen në Shqipëri me një realitet krejt të ndryshëm nga ai që prisnin, duke vlerësuar mikpritjen, zemërgjerësinë dhe karakterin evropian të shqiptarëve. Adriana, profesoreshë në universitetin e Padovës, tregon se ka ardhur në Gjirokastër me një grup kamperistësh. “Jemi ndier vërtet të mikpritur, – pohon ajo. – Kemi parë qytete që të përcillnin jo vetëm shumë ngrohtësi, por edhe shumë kulturë, në mënyrë të veçantë Gjirokastra, që është një muze i madh kombëtar. Nuk është rastësi që e kanë cilësuar të tillë, dhe e meriton vërtet! Ne kemi paragjykime për shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz që nuk kanë shumë kulturë, por këtu kemi parë shumë mikpritje, zemërgjerësi nga shqiptarët. Unë mendoj se mes dy popujve tanë nuk ka ndryshime të mëdha, ka thjesht më shumë rrugë për të bërë nga shqiptarët, që tashmë janë si Italia në vitet ’50-’60, por mund të themi se po ecni në drejtimin e duhur. Ju lumtë shqiptarëve! Keni ende rrugë për të bërë!”
Por këta nuk janë turistët e vetëm me të njëjtat perceptime për Shqipërinë. Angelica është një 18-vjeçare nga Ecuadori. Ajo pohon se në të vërtetë pritshmëritë e saj nuk kanë qenë pozitive për Shqipërinë, “por gjithçka shoh është shumë e bukur, – thotë ajo. – Nuk prisja të shihja gjëra kaq të bukura në Shqipëri”.
“Kemi shëtitur në disa qytete të Shqipërisë dhe kemi mbetur të mahnitur, sepse ne në fakt vijmë këtu plot paragjykime. Kjo për faktin se e njohim pak Shqipërinë, vetëm nëpërmjet atyre që kanë ardhur në Itali që para 20 vitesh, dhe paragjykimet janë ende, por në fakt gjithçka këtu është pabesueshmërisht e bukur”, thonë një çift nga Torino.
Por pavarësisht pasurive natyrore e kulturore që u ofrohen me tepri, turistët nuk mund të mos vënë re mungesën e infrastrukturës së duhur turistike. Ata ankohen për mospraninë e guidave turistike brenda kalasë së Gjirokastrës dhe tabelave orientuese për objektet që shohin, të cilat edhe pas vizitës në këtë kala mbeten po aq të panjohura sa dhe më parë.
“Dua të ankohem se këtu në kala, por edhe në qytet, mungojnë guidat e shkruara apo të folura që të na shpjegojnë atë që ne shohim, pasi ne vijmë vërdallë nëpër kala, por nuk dimë çfarë shohim, dhe kjo është e trishtueshme. Nga aq sa kam parë deri tani, Gjirokastra duket një qytet i bukur dhe i ruajtur mirë. Kemi vizituar disa qytete të ndryshme në Shqipëri, njëri ndryshe nga tjetri, por Gjirokastra mund të cilësohet pa frikë si një qytet unik, sui generis”, – shprehet Guido, një inxhinier 75-vjeçar nga Milano.
Promovimi në rritje i qytetit të gurtë të Gjirokastrës ka rezultuar në shtim të numrit të turistëve që këtë sezon veror kanë vizituar Gjirokastrën. Vetëm për muajt korrik e gusht kjo shifër ka shkuar në mbi 20 mijë turistë.
Skerdi Thomai, Përgjegjës i Zyrës së Turizmit në Bashkinë Gjirokastër, thotë se, prej çeljes së sezonit turistik veror e deri tani, në Gjirokastër numërohen rreth 30 mijë turistë, pjesa më e madhe e të cilëve kanë ardhur në muajt korrik dhe gusht, me një shifër që shkon në 20 mijë turistë vetëm për këta dy muaj. Sipas Thomait, pritshmëritë janë të larta edhe për muajin shtator, madje Bashkia Gjirokastër pretendon për zgjatjen e këtij sezoni turistik deri në muajin nëntor. “Kjo shifër është rreth 30% më e lartë se vitet e kaluara”, – shton Thomai. “Turistët kanë qenë përherë të tërhequr nga Gjirokastra, por tashmë nami dhe fama e mirë e Gjirokastrës është shpërndarë në të gjithë botën dhe turistët po e frekuentojnë gjithnjë e më shumë qytetin e UNESCO-s”, – përfundon ai.
Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër përherë në rritje të turistëve, edhe pse ai vazhdon të jetë i lartë vetëm gjatë sezonit veror, pavarësisht se Gjirokastra pretendon për një turizëm gjithëvjetor. Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth, e përtej të gjitha paragjykimeve me të cilat vendosin të vizitojnë për herë të parë Shqipërinë, të gjithë ata që e vizitojnë një herë, nuk ngurrojnë të kthehen përsëri, duke mos harruar të marrin me vete edhe një suvenir, si kujtim nga vizita në Shqipërinë e paragjykuar.

Kapiteni Lorik Cana thotë “mjaft”

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Jeton Selimi

Kombëtarja pa Lorik
Canën është një re
alitet që shumë tifozë nuk mund ta kuptojnë. Sidomos ata që kanë shijuar ndeshjet e tyre të para kur Loriku zbriste në atë mbrëmje qershori kur lojtari i ri i PSG-së me balluket përmbi vetulla do të zinte vendin e njëfarë Geri Çipi. Ishte vetëm 19 vjeç atëherë. I dyti pas Besnik Hasit që vinte nga trojet përtej kufijve zyrtarë të lëna jashtë pas Konferencës së Londrës. I lindur në Prishtinë, Cana emigroi së bashku me të atin, Agimin, drejt Zvicrës e më pas në Paris, ku nënshkroi dhe kontratën e parë si profesionist. Në fillim donin ta aktivizonin me Shqipërinë U-21, por ishte këmbëngulja e babait të tij, Agimit, çka bëri që t’i jepej menjëherë një fanellë në Kombëtaren e të gjithë shqiptarëve.
I ati kishte të drejtë! Mbase as ai nuk do ta besonte se çfarë do të shndërrohej i biri më pas, pasi ai u bë idhulli i gjithë tifozërisë kuqezi. Luftarak në fushë, patriot jashtë saj, gjithmonë i dashuruar me historinë e vendit të tij, aq sa arriti edhe të diplomohej në këtë fushë. Të përshkruash Lorik Canën dhe kontributin e tij në Kombëtare nuk do të mjaftonin të 24-ta faqet e gazetës. Nga ai djali i ndrojtur i ndeshjeve të para, te titullari i pazëvendësueshëm i çdo trajneri, dhe më vonë kapiteni i të gjithë shqiptarëve!
Loriku ka zgjedhur një formë të prerë të komunikimit të largimit të tij. Asgjë emotive; 10 rreshta për të përmbledhur atë që ai ka ndjerë me fanellën e kombit të tij. Mbase sepse ndryshe do të kishte qenë më e dhimbshme për të… “Përshëndetje të gjithëve! Siç njoftova pas ‘EURO 2016’, vendosa që të tërhiqem nga Kombëtarja e Shqipërisë. Mendova se ishte koha e duhur, pas arritjes më të madhe në sportin shqiptar. Ndihem i nderuar që kam përfaqësuar popullin dhe kombin tim gjatë gjithë karrierës. Sapo kam mbushur 33 vjeç dhe pas 14 vitesh në nivelet më të larta, më duhet pak kohë që të riaftësohem nga dëmtimet. Vendosa që këtë verë të refuzoj të gjitha kërkesat që më erdhën, për të pasur mundësinë që të kthehem në formë, dhe shpresoj gati për arritje dhe projekte të reja. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen. Ju uroj gjitha të mirat! Shihemi së shpejti. L.C., Romë, 1 shtator 2016”, shkruan Cana në “Facebook”, ndërsa tani të gjithë tifozët presin ditën kur ta shohin si trajner në krye të Kombëtares që ai e deshi aq shumë.

Zvicra heton Bekenbauerin për blerje votash

Posted: 02 Sep 2016 05:00 AM PDT

Franc Bekenbauer ësh
të në telashe. Pro-kuroria e Zvicrës ka nisur një hetim ndaj ish-kapitenit dhe trajnerit të Kombëtares gjermane për lëvizje të dyshimta të shumave të mëdha parash që lidhen me caktimin e Gjermanisë si vendi organizator i Botërorit të vitit 2006. Bekenbauer akuzohet për mashtrim dhe riciklim parash si president i Komitetit Organizativ të Botërorit të 10 viteve më parë. Bashkë me 70-vjeçarin po hetohen edhe zyrtarw të tjerë që kanë lidhje me këtë çështje. Në tetor të vitit të kaluar, Bekenbauer e pranoi se kishte bërë gabim për faktin se kishte pranuar të drejtonte Komitetin Organizator të Gjermani 2006, por mohoi të jetë përfshirë në shitblerjen e votave. Në votimin për vendin që do të organizonte Botërorin e 2006-ës Gjermania arriti të triumfonte ndaj kandidaturës së Afrikës së Jugut vetëm për një votë, me rezultatin 12-11. Sipas mediave gjermane, hetimet janë përqendruar te transaksionet mes 2002-shit dhe 2005-ës, që kapin shifrën e 10 milionë frangave zvicerane.

Related Posts :