Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmet e fundit: “Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën” plus 44 more

loading...

Lajmet e fundit: “Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën” plus 44 more


Kryeministri kërkon nga Ban Ki-moon vazhdimin e përkrahjes për Kosovën

Posted: 25 Sep 2016 07:42 AM PDT

Isa Mustafa ka kërkuar nga Sekretari i Kombeve të Bashkuara vazhdimin e ndihmës për Kosovën. Gjatë vizitës në OKB, Kryeministri i Kosovës është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khalid Al-Hamad Al-Sabah. Ndërkohë, Mustafa ka kërkuar të investohet në Kosova, gjatë takimit, që ka pasur me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare i zhvilluar në Nju Jork.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tiranë, ‘X6’ tenton t’i shpëtojë policisë, por përfundon në oborrin e shtëpisë

Posted: 25 Sep 2016 07:55 AM PDT

Një makinë e tipit 'x6' është përplasur me një murë betoni në afërsi të qendrës 'Kristal', tek zona e njohur si 'Komuna e Parisit'.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta Express për Vetëvendosjen: Pse nuk po e paditni priftin Sava për aferën Vraniqi?

Posted: 25 Sep 2016 05:15 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosja ka thënë se do ta padisë Gazetën Express për shkrimin lidhur me Hamdi Vraniqin, babain e zëdhënësit të tyre, Erzanit, i cili e kishte dhënë lejen për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në qendër të Prishtinës. Mirëpo kjo Lëvizje nuk po e kërkon të vërtetën, po kërkon vetëm të pastrohet. Nëse do të kërkonte të vërtetën, atëherë padinë do të duhej ta ushtronte ndaj priftit serb, Sava Janjic, i cili thotë se e ka dokumentin me nënshkrimin e Hamdi Vraniqit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas dy javësh Vetëvendosje vendos ta mbrojë babën e Erzren Vraniqit, i cili kishte dhënë lejen për Kishën Serbe

Posted: 25 Sep 2016 05:15 AM PDT

Me anë të një gazete zyrtare, që nuk thotë asgjë, LVV kanë provuar ta amnistojnë Hamdi Vraniqin për të cilin prifti serb Sava Janjic kishte deklaruar se e kishte aprovuar lejen për ndërtimin e kishës serbe në pronën e Universitetit të Prishtinës. Vetëvendosjes iu deshën më shumë se dy javë që të deklarohet për këtë çështje. Kurse tash kur u deklaruan nuk thanë asgjë konkrete, përveç tendencës për të amnistuar dy Vraniqët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajm i keq për Kosovën, lëndohet Rashica (Video)

Posted: 25 Sep 2016 07:20 AM PDT

​Milot Rashica është lënduar në ndeshjen kundër Twentes

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avni Ajeti largohet edhe prej LDK’së

Posted: 25 Sep 2016 07:54 AM PDT

Avni Ajeti, ka dhënë dorëheqje nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komuna nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në “Lagjen e Trimave”

Posted: 25 Sep 2016 07:49 AM PDT

Komuna e Kumanovës nuk mban premtimin për asfaltimin e rrugës në Lagjen e Trimave. Pavarësisht se kreu i Komunës Zoran Damjanovski dy javë më para tha se asfaltimi i rrugës do të përfundojë brenda dhjetë ditëve, një gjë e tillë as që ka filluar të bëhet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nxënësit e Bllacës të harruar nga shteti, 40 fëmijë mësojnë në Kosovë

Posted: 25 Sep 2016 07:36 AM PDT

"E gjithë kjo parcelë mbrapa meje është falur për ndërtimin e objektit të ri shkollor për nevojat e nxënësve të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë. Edhe pse janë dhënë shumë premtime, kamera e Alst-M dëshmon se deri më sot nuk është realizuar asgjë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Franca arreston dy adoleshente – kishin lidhje me ISIS

Posted: 25 Sep 2016 07:17 AM PDT

Policia franceze ka arrestuar dy vajza adoleshente të cilat ishin nga qyteti i Nice. Ato dyshohet se kishin lidhje me terroristin e ISIS, i njohur si Kassim – që dyshohet se ishte pjesë e sulmeve të 13 nëntorit në Paris, ka thënë zyra e prokurorisë në Paris.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria gati ta përsërisë kërkesën për anëtarësim në UNESCO

Posted: 25 Sep 2016 07:07 AM PDT

Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon vozitja e çmendur, shkel këmbësorin midis Kryeqytetit (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 07:03 AM PDT

Para pak disa minutave ka ndodhur një aksident trafiku ku një shofer, derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij në rrugë Tirana, mbrapa ish Pallatit të Mediave, ka goditur këmbësorin

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dodik po përgatit terrenin për të ndarë Bosnjën më 2018

Posted: 25 Sep 2016 06:57 AM PDT

Entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë po mban një referendum kundërthënës në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Sarajevë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqiptarët në Bruksel kremtojnë Shenjtërimin e Nënës Terezë (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 06:55 AM PDT

Komuniteti katolik i shqiptarëve të Bruksel ka kremtuar Shenjtërimin e Nënës Terezë. Meshën e ka udhëhequr Imzot Jozef De Kisel.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Buxheti maqedonas për vitin 2017 me projeksione joreale, reklamë e pushtetit për zgjedhjet

Posted: 25 Sep 2016 06:51 AM PDT

Buxheti për vitin e ardhshëm ka parametra jorealë ekonomik. Në një intervistë për Alsat M, ish ministri i financave, Nikolla Popovski, thekson se rritja e të ardhurave është planifikuar me një optimizëm të stërmadhuar, me siguri me qëllim që në zgjedhje të tregohet se do ketë para për gjithçka.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët shqiptarë ngushëllojnë familjen e piktorit të shquar Gjelosh Gjokaj (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 06:47 AM PDT

Ka ndërruar jetë sot akademiku i njohur shqiptar Gjelosh Gjokaj rreth orës 7.15 në spitalin e Bayernit. Gjokaj ishte themeluesi i shkollës së artit pamorë-grafikës në Prishtinë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputetja e VV’së thotë se Kosova duhet të bëhet vend i jetueshëm

Posted: 25 Sep 2016 06:43 AM PDT

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është shndërruar në një vend të pajtueshëm. Ka argumentuar se për tetë muaj në vendin tonë kanë vdkur dhjeë punëtorë nga lëndimet në punë. Ka treguar se shumicën e lëndimeve në punë, punëtorët i paguajë vet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosovarët bëjnë mbi 200 mijë blerje online në vit

Posted: 25 Sep 2016 06:20 AM PDT

Trendi i blerjeve online nga qytetarët e Kosovës, thuhet të jetë rritur 200 për qind, krahasuar me dy apo tre vjetët e kaluar. Nga rreth 12 mijë sa ka qenë numri i porosive online në vitin 2015, tani porositë e qytetarëve arrijnë në mbi 200 mijë kërkesa në vit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BDI pro zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbështet Specialen

Posted: 25 Sep 2016 06:20 AM PDT

Edhe përkundër zërave dhe kritikave që partia opozitare maqedonase LSDM lëshoi ditë më parë se Bashkimi Demokratik për Integrim po punon për të ikë nga zgjdhjet, nga partia shqiptare në pushtet informojnë se po punojnë në zgjidhjen e pikave të nënshkruara në marrëveshjen e fundit të Përzhino 2 dhe se janë të gatshëm për të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, shkruan Zhurnal.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ganimete Musliu pret që Vetëvendosja të dalë edhe kundër FSK'së

Posted: 25 Sep 2016 06:08 AM PDT

Deputetja e PDK'së, Ganimete Musliu përmes një statusi në Facebook ka ironizuar Vetëvendosjen në lidhje me stërvitjet e përbashkëta mes Forcave të Sigurisë së Kosovës, Forcave të Armatosura dhe British Army

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vritet një gazetar para gjykatës në Jordani

Posted: 25 Sep 2016 05:53 AM PDT

Një gazetar i njohur jordanez është qëlluar për vdekje para gjykatës, para fillimit të seancës së gjyqit për të cilën u akuzua për një karikaturë që u konsiderua ofendim në Islam.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kotzias: Shkupi dhe Athina duhet vetë të bisedojnë për emrin, jo t'ia lënë palës së tretë

Posted: 25 Sep 2016 05:39 AM PDT

Për çështjen e emrit do të bisedohet pas zgjedhjeve në Maqedoni, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Kotzias në intervistë për "Katimerini".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bëhet shkrumb e hi një pompë benzine në Prishtinë

Posted: 25 Sep 2016 05:32 AM PDT

Një zjarr ka përfshirë pak pas mesnate një objekt përcjellës të një pompe me derivate në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poezia emocionuese e 88 vjeçares për Adem Jasharin (Video)

Posted: 25 Sep 2016 05:23 AM PDT

Një video është shpërndarë në rrjetin social Facebook, ku shihet një 88 vjeçare duke recituar poezi për Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Demokracia Studentore” nesër para kishës ortodokse prezanton masakrat e Serbisë të kryera në Kosovë

Posted: 25 Sep 2016 05:18 AM PDT

"Demokracia Studentore" nesër paralajmëron aktivitet simbolik para kishës ortodokse e cila gjendet në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rikthehen protestat e “Revolucionit të Larmë"

Posted: 25 Sep 2016 05:17 AM PDT

Rikthehen në Shkup protestat e "Revolucionit të Larmë" kundër Qeverisë së VMRO-së së Nikolla Gruevskit dhe në përkrahje të Prokurorisë Speciale Publike dhe kryeprokurores Katica Janeva.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prishtinë: Sulmon fizikisht të dashurën për shkak të xhelozisë

Posted: 25 Sep 2016 04:58 AM PDT

Policia e Kosovës njofton se më 24 shtator rreth orës 15:15 në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti për motive xhelozie ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarr në pompën e benzinës në Prishtinë (Video)

Posted: 25 Sep 2016 04:44 AM PDT

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 00:18 minuta në Prishtinë një pompë e derivateve është përfshirë në zjarr

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nesër ndërprerje e shkurtër e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër

Posted: 25 Sep 2016 04:38 AM PDT

Në aksin e magjistrales A-2 Kërçovë-Ohër tek fshati Vërbjan për shkak të realizimit të punimeve ndërtimore (minim), nesër komunikacioni do të ketë në ndërperje të shkurtra.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri godet Policinë e Kosovës: Po zbaton urdhra të politikës

Posted: 25 Sep 2016 04:32 AM PDT

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Dalibor Jevtic e ka akuzuar Policinë e Kosovës se po zbaton urdhra të politikës. Ka thënë se moslejimi i zyrtarëve të Serbisë të hyjnë në Kosovë nuk i kontribuon paqes. Veç kësaj, Jevtic ka dalë edhe kundër idesë për të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi partitë opozitare të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia me më shumë magjistra sesa të diplomuar

Posted: 25 Sep 2016 04:32 AM PDT

Institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni po i zgjerojnë çdoherë e më shumë mundësitë e studimeve postdiplomike. Si studimet e shkallës master profesional (dy semestral), ashtu edhe studimet e magjistraturës shkencore (katër semestrale) janë të shumta për nga laramania e fushave të studimeve, por edhe për nga sasia e vendeve të rezervuara për studime të ciklit të dytë. Nëse dukur ishte domethënëse të regjistrosh diku studimet pasuniversitare dhe duhej shumë mund dhe kërkim shkencor derisa të fitosh titullin magjistër apo doktor shkencash, tani janë zbehur dukshëm këto vlera dhe ashtu si me diplomën universitar, nuk është e vështirë të arrish deri te titujt shkencor, shkruan gazeta "Koha" e Shkupit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvrasjet e mistershme të nxitura nga fajdet në Kosovë (Video)

Posted: 25 Sep 2016 04:24 AM PDT

Dhjetëra faqe përgjimesh ku përshkruhen kërkesat dhe lutjet për t'i ndaluar obligimet, nuk i kishin mjaftuar gjykatës për të dëshmuar se vetëvrasjet e Murat dhe Petrit Mehanës nga Mitrovica ishte motivuar nga veprimtaria e fajdeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Babai ka ndjekur djalin për ta therur, pastaj ka dashur të ndezë shtëpinë

Posted: 25 Sep 2016 04:17 AM PDT

Një 25-vjeçar nga Shtipi, me inicialet D.D. dje ka përjetuar një horror të vërtetë kur babai i tij, S.D. (48), ka tentuar ta therë me thikë pasditen e djeshme, rreth orës 18. Incidenti familjar ka ndodhur fillimisht në shtëpi kur pas zënkës babai ka marrë thikën dhe ka nisur ta ndjekë djalin, i cili ia ka dalë të ikë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në vikend, del me ble diçka, me veturë 3Z-146-07 (VIDEO)

Posted: 25 Sep 2016 03:46 AM PDT

Veturat e Shtetit po vazhdojnë të përdoren e keqpërdoren nga zyrtarët që janë në institucione. Kësaj radhe, me veturë të Qerverisë, dikush ia ka mësy Qendrës Tregtare. Kjo ka ndodhur sot, pra, në ditë vikendi, kur veturat e Qeverisë e kanë pushim me vendim të Kryeministrit Isa Mustafa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fyerje ndaj shqiptarëve dhe gabime të shumta në tekstet shkollore në Maqedoni

Posted: 25 Sep 2016 03:42 AM PDT

Edhe këtë vit shkollor nxënësit shqiptarë do të mësojnë nga tekste shkollore me gabime të shumta si përmbajtjesore ashtu edhe ortografike. Këto gabime më të theksuara janë nëpër librat e historisë, gjeografisë, shoqërisë, artit, por edhe në tekste tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten tre liderë talibanë në Pakistan

Posted: 25 Sep 2016 03:34 AM PDT

Tre liderët talibanë pakistanezë raportohet se janë vrarë nga një sulm i përbashkët i NATO-s dhe Afganistanit, në Laman të provincës Paktika, kanë thënë burime pakistaneze të sigurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​Veseli ngushëllon familjen Gjergji për vdekjen e klerikut Don Gjergj Gjergji

Posted: 25 Sep 2016 03:30 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ngushëllon familjen Gjergji, për vdekjen e Don Gjergj Gjergjit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Scott: Mosmarrëveshja e Serbisë qëndron në çështjen e pavarësisë së Kosovës

Posted: 25 Sep 2016 03:28 AM PDT

Serbia nuk është e nevojshme të zgjedhë në mes miqësisë me Rusinë dhe miqësisë me Perëndimin, ka thënë ambasadori i SHBA-ve në Serbi Kyle Scott.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parakalim i motoçiklistëve në Shkup për ngritjen e vetëdijes për kancerin në prostatë

Posted: 25 Sep 2016 03:21 AM PDT

Gjashtëdhjetë motoçiklistë me motoçikleta unikate dhe garderobë speciale xhentëlmeni sot do të parakalojnë nëpër rrugët qendrore të Shkupit me qëllim që të dërgojnë porosi për ngritjen e vetëdijes te burrat për parandalim nga kanceri në prostatë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Borisov: Shkupi do të ketë pasoja për përdhosjen e përmendores bullgare

Posted: 25 Sep 2016 03:10 AM PDT

Kryeministri maqedonas Emil Dimitriev dje në Vjenë e siguroi homologun e tij bullgar, Bojko Borisov se autoritetet maqedonase do të reagojnë ndaj përdhosjes së pllakës përkujtimore të ushtarëve bullgarë në Kajmakçallan, që e bëri gazetari Milenko Nedelkovski, shkruan portali bullgar "Novinite", transmeton META.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Piloti lajmëron bazën, shpall gjendje emergjente në aeroplan

Posted: 25 Sep 2016 03:03 AM PDT

Piloti i aeroplanit që u nis nga Parisi, fluturimi AF852 i kompanisë "Air France" ka lajmëruar bazën për një problem teknik

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përurohen dy projekte rrugore në Komunën e Mitrovicës (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 02:59 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë, me ç'rast u konstatua se në saje të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës do të punohet në realizimin e projekteve të reja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prosperiteti i Vejselit zgjodhi kryetarin e degës së Tetovës

Posted: 25 Sep 2016 02:50 AM PDT

Në suazat e aktiviteteve për forcimin e plotë kadrovik të PPD-së më 24 shtator 2016 në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës  Dega e Partisë për Prosperitet Demokratik në Tetovë e mbajti Kuvendin e parë zgjedhor pas Kongresit të suksesshëm të  saj të VII-të, njoftoi PPD me anë të një komunikate.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është moti për sot, ja temperatura më e lartë

Posted: 25 Sep 2016 02:48 AM PDT

Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë sot në gjithë Kosovën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksident hekurudhor afër Manastirit, një i vdekur

Posted: 25 Sep 2016 02:39 AM PDT

Një shofer i automobilit me targa nga Manastiri e ka humbur jetën në aksidentin hekurudhor që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 5:31 në dalje nga stacioni hekurudhor në Manastir, pasi në të është përplasur një tren për udhëtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm vetëvrasës në Bagdad: Shtatë të vrarë dhe 28 të plagosur

Posted: 25 Sep 2016 02:38 AM PDT

​Sulmi vetëvrasës në Bagdad që ndodhi në një rrugë tregtare të Bagdadit sot në mëngjes, ka lënë të vdekur shtatë persona dhe 28 të tjerë të plagosur

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :