Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmet e fundit: “Kurti i përgjigjet Thaçit- nuk e përmend më luftën” plus 44 more

loading...

Lajmet e fundit: “Kurti i përgjigjet Thaçit- nuk e përmend më luftën” plus 44 more


Kurti i përgjigjet Thaçit- nuk e përmend më luftën

Posted: 21 Sep 2016 08:02 AM PDT

Lideri i VV'së, Albin Kurti, i është përgjigjur Presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se deklaratat e Kurtit për luftë janë qesharake dhe absurde. Kurti, në reagimin e tij, ka thënë se me nënshkrimin e demarkacionit Thaçi ka vulosur tradhtinë, por nuk e ka përmendur më luftën, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reforma Zgjedhore, Ilir Meta: Politika të angazhohet për ta mbyllur në kohë dhe me standard

Posted: 21 Sep 2016 08:08 AM PDT

Nisi sot në Tiranë konferenca e 25 e Shoqatës së Trupave Zgjedhorë Evropianë, ku po marrin pjesë zyrtarë vendas e të huaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ligji i ri i trafikut- shqiptohen 762 gjoba në gjithë territorin e Kosovës

Posted: 21 Sep 2016 07:37 AM PDT

Policia e Kosovës, në 24 orëshin e fundit, në tërë territorin e Kosovës, ka shqiptuar gjithsejtë 762 tiketa për shkelje të ndryshme të ligjit të trafikut rrugor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Java e ardhshme vendimtare për Ferronikelin - do të vazhdojë punën apo do të falimentojë?

Posted: 21 Sep 2016 07:24 AM PDT

Premtimet se prodhimi në gjigandin e xehes "Ferronikël" do të rinisë deri në fund të gushtit të këtij viti, siç duket ishin vetëm fjalë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është klubi më i mirë në botë (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 06:45 AM PDT

Euro Club Index ka publikuar ranglistën e klubeve më të mira në botë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

UP’ja hap konkursin për studime postdiplomike master

Posted: 21 Sep 2016 08:30 AM PDT

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" ka hapur sot konkursin për studime postdiplomike master.Në vitin akademik 2016/17, ky universitet do t'i pranojë 2 mijë e 886 studentë. Si shtesë e numrit të përcaktuar UP-ja do t'i regjistrojë deri në 12 për qind përkatësisht 346 studentë të rregullt nga komuniteti joshumicë, raporton "Epoka e re".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bletarët e Maqedonisë kërkojnë subvencione më të larta dhe brendim të mjaltit vendor

Posted: 21 Sep 2016 08:30 AM PDT

Shteti duhet t'i rrisë subvencionet për bletërritësit, të cilët këtë vit kanë rendiment të vogël dhe humbje të rritura dhe të ndihmojë që të bëhet me brend mjalti i Maqedonisë, konsideron Federata e bletërritësve të Maqedonisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova, vend transit i trafikimit të drogës-562 persona të arrestuar brenda vitit

Posted: 21 Sep 2016 08:28 AM PDT

Kosova është vend transit për trafikimin e drogës dhe jo destinacion i drogës, thonë autoritetet e rendit, një pohim i bazuar edhe në raportet ndërkombëtare për aktivitetet e grupeve të njohura si trafikues me substanca narkotike.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këto komuna do të kenë ndërprerje të rrymës nesër

Posted: 21 Sep 2016 08:24 AM PDT

KEDS me anë të një komunikate për media ka njoftuar se cilat komuna do të kenë ndërprerje të rrymës nesër, tranmseton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Refugjati sirian i hedh tre fëmijët nga dritarja sepse gruaja i kishte kërkuar liri më të madhe

Posted: 21 Sep 2016 08:23 AM PDT

Një azil kërkues sirian është duke u gjykuar në Gjermani pas akuzave se i ka hedhur tre fëmijët e vet nga dritarja e banesës në katin e parë, veç pse gruaja i kishte kërkuar liri më të madhe, transmeton Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon helmimi i Tetovës, “Jugohrom” shpërfill afatet për filtrat

Posted: 21 Sep 2016 08:04 AM PDT

Ndotësi më i madh i ajrit në Pollog nuk respekton afatin ligjor për vendosjen e sistemit të filtrave. Mësohet se fabrika ende nuk ka filluar të merret me këtë çështje. Qytetarët e Tetovës shprehen pesimist se ndonjëherë Qeveria do ta zgjidhë këtë problem të rajonit të Pollogut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të shtëna me armë zjarri në Skenderaj, plagoset një person (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 07:59 AM PDT

Para pak minutash në qytetin e Skënderajt një person ma mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kërcënim për sulm: Evakuohen shkollat kanadeze, prindërit urdhërohet t’i marrin fëmijët (Video)

Posted: 21 Sep 2016 07:49 AM PDT

Të gjitha shkollat në ishullin kanadez "Prince Edëard" janë evakuuar për shkak të një kërcënimi të mundshëm, njofton policia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja sa është rroga mesatare në Maqedoni

Posted: 21 Sep 2016 07:49 AM PDT

Në korrik të këtij viti neto-rroga e paguar mesatare për të punësuar në Maqedoni ishte 22.334 denarë, respektivisht 363,5 euro, dhe është për 2,2 për qind më e lartë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa 1,6 për qind e të punësuarve aspak nuk kanë marrë rrogë, raporton agjencia e lajmeve MIA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ftesë për pjesëmarrje në panair: "Java e të mësuarit gjatë gjithë jetës”

Posted: 21 Sep 2016 07:45 AM PDT

DVV International në bashkëpunim të ngushtë me MASHT, MPMS, dhe MKRS, janë duke organizuar "Javën e të mësuarit gjatë gjithë jetës" -2016.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gecaj: Al-Bin Kurti t'i tërheq kërcënimet me luftë ndaj Malit të Zi

Posted: 21 Sep 2016 07:41 AM PDT

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj deklaratës së ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka shprehur se versioni aktual i Demarkacionit me Malin e Zi do të sjellë luftë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deputeti Rasic: Edhe shqiptarët edhe serbët po e teprojnë me kishën në oborrin e UP'së

Posted: 21 Sep 2016 07:31 AM PDT

Edhe komuniteti serb ka dhënë mendim rreth kishës ortodokse Serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Nenad Rashic ka shprehur se edhe shqiptarët, edhe serbët po e tepërojnë me debatin e shumëpërfolur të kishës ortodokse serbe në territorin e Universitetit të Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qasje joserioze e Qeverisë së Shkupit ndaj Universitetit të ri "Nënë Tereza"

Posted: 21 Sep 2016 07:30 AM PDT

Dilemat për Universitetin "Nënë Tereza" janë të shumta. Lokacioni akoma ngelet i papërcaktuar. Deklarata e djeshme e ministrit të Arsimit Pishtar Lutfiu kur tha se në mungesë të lokacionit do të kenë bashkëpunim me universitetet e tjera për t'i strehuar studentët përkohësisht, ka ngjallur konfuzione të shumta në mesin e personaliteteve të jetës akademike. Ajtene Qamili, zvarritjen e lokacionit të "Nënë Terezës" e konsideron si një veprim joserioz nga ana e ministrisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurorët italianë hedhin poshtë akuzat ndaj djalit të Erdoganit për pastrim parash

Posted: 21 Sep 2016 07:23 AM PDT

Prokurorët italianë e kanë hedhur poshtë rastin gjyqësor kundër djalit të presidentit të Turqisë, Tayyip Erdogan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia arreston dy persona për veprën penale “marrje me prostitucion”

Posted: 21 Sep 2016 07:06 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për 'marrje me prostitucion'. Ky hetim policor është zhvilluar në fshatin Lupç të Podujevës me ç'rast janë arrestuar dy personat e lart cekur me inicialet Q.R dhe Sh. M.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mazreku: Deklarata për luftë me Malin e Zi, shpallje e vetëvrasjes

Posted: 21 Sep 2016 07:03 AM PDT

Deklarata e Ish-Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti se versioni aktual i demarkacionit mund të prodhojë luftë me Malin e Zi mund të dëmtojë edhe proceset integruese të Kosovës, edhe për faktin se Mali i Zi ka marrë ftesën e antarësimit në NATO, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familjarët rrëfejnë për vdekjen e policit në Vitomiricë të Pejës

Posted: 21 Sep 2016 06:54 AM PDT

Pjestari i Policisë së Kosovës, Mujedin Spahiuu gjend i vdekur mbrëmjen e së martës në Vitomiricë të Pejës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Arrestohet një refugjat sirian për lidhjet e tij me ISIS

Posted: 21 Sep 2016 06:53 AM PDT

Policia gjermane ka thënë sot se një hetim fillestar ndaj një siriani 16-vjeçar të arrestuar në një kamp refugjatësh afër Këlnit, ka treguar se ai e kishte kontaktuar me dike që kishte lidhje me grupin militant të Shtetit Islamik (ISIS).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE ka ndarë 2,9 milionë euro për bashkëpunim tejkufitar mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Posted: 21 Sep 2016 06:38 AM PDT

Gjithsej 2,9 milionë euro nga programi IPA 2 i BE-së qëndrojnë në dispozicion për projekte për bashkëpunim tejkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë për vitin 2014 dhe 2015. Mund të shfrytëzohen nga organizata si komuna, ndërmarrje publike, ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe organizata jopqeveritare për projekte, me të cilat do të stimulohet zhvillim më i balancuar, inkluziv dhe i qëndrueshëm ekonomiko-social në sferat tejkufitare të dy vendeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përmbyset anija me 600 emigrantë: Të paktën 29 prej tyre mbyten

Posted: 21 Sep 2016 06:28 AM PDT

Një anije që po barte rreth 600 emigrantë është përmbysur sot në Mesdhe, duke mbytur të paktën 29 persona, burimet e sigurisë dhe zyrtarët lokal kanë thënë për Reuters.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuriq: Serbia pa Kosovë s’ka kuptim

Posted: 21 Sep 2016 06:20 AM PDT

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar sot në Graçanicë se e ardhmja e Serbisë është e lidhur ngushtë me fatin e Kosovës, dhe se përpjekja do të vazhdojë së bashku me banorët serbë të kësaj ane për mbijetesën e tyre në këto kohë të vështira.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Alarmohet Gjermania nga rritja e ksenofobisë në lindje të vendit

Posted: 21 Sep 2016 06:14 AM PDT

Ksenofobia është në rritje në lindje të Gjermanisë dhe rrezikon që ta nxijë reputacionin e saj si vend për të bërë biznes, kështu ka thënë sot qeveria gjermane pasi publikoi raportin e vet vjetor për unifikimin e shtetit gjerman.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sherifi përjashton luftën me Malin e Zi- kemi marrëdhënie të mira

Posted: 21 Sep 2016 06:13 AM PDT

Deklarata e deputetit edhe ish- liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti se demarkacioni me Malin e Zi mund të prodhojë luftë në pjesën kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, nga kolegë të tij opozitar nuk po shihet si e tillë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuvendi nesër mban seancë, Demarkacioni nuk është në rend dite

Posted: 21 Sep 2016 06:08 AM PDT

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, do të mbahet nesër duke filluar nga ora dhjetë. Demarkacioni nuk është në rend dite, por janë 10 pika tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrihen dhe plaçkiten fëmijët në mes të ditës në Shkup

Posted: 21 Sep 2016 05:41 AM PDT

Dy raste të rrahjes dhe plaçkitjes së fëmijëve në mes të ditës në Shkup janë paraqitur në polici vetëm gjatë ditës së djeshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hillary sërish e sëmurë? Episodi tjetër misterioz që ngre shumë dyshime!

Posted: 21 Sep 2016 05:36 AM PDT

Videoja e pak ditëve më parë ku Hillary Clinton humbiste ndjenjat bëri xhiron e botës dhe shumë ngritën dyshime nëse ajo është në gjendje të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Reagon Presidenti: Thirrjet e Albin Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

Posted: 21 Sep 2016 05:31 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka kujtuar Albin Kurtiti se lufta në Kosovë ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë. Thotë se ky i fundit e ka humbur arsyen.  Në një deklaratë ekskluzive për Gazetën Express, Thaçi ka ftuar qytetarët që të mos bien pre e Kurtit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia: Po hetojmë vdekjen e pjestarit të policisë në Pejë

Posted: 21 Sep 2016 05:27 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga vdekja e pjestarit të policisë në rajonin e Pejës. Policia me anë të një komunikate njofton se " Më datë 20.09.2016 ne orët e vona të mbremjes Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K- Shqiptar, pjesëtar i PK-ës."

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëzohet avioni sirian: Shpëton piloti, ISIS merr përgjegjësinë

Posted: 21 Sep 2016 05:12 AM PDT

Ministria siriane e Mbrojtjes ka njoftuar se një aeroplan i saj ushtarak është rrëzuar sot afër Damaskut dhe së piloti ka shpëtuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia arreston një aktivist të Vetëvendosjes (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 05:11 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se aktivisti i tyre, Egzon Azemi, është arrestuar sot "me forcë nga policë civilë afër shtëpisë së tij".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjeloshaj: Në Malin e Zi nuk ka polemika për Demarkacionin

Posted: 21 Sep 2016 05:08 AM PDT

Tri partitë kryesore shqiptare në Mal të Zi do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit, me qëllim, siç është thënë, unifikimin e shqiptarëve në këtë shtet. Nik Gjeloshaj, deputet i Alternativës shqiptare në përbërjen e deritanishme të Parlamentit, thotë se koalicioni shqiptar do të bashkëpunojë me cilëndo shumicë që do t'i respektojë kërkesat e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti filipinas e çon në rr.s. BE-në

Posted: 21 Sep 2016 04:57 AM PDT

Presidenti i Filipineve, Roddirgo Duterte, e ka kritikuar sot ashpër Bashkimin Evropian, pasi që kjo e fundit u bëri thirrje autoriteteve filipinase që të nisin një hetim të menjëhershëm ndaj numrit në rritje të vrasjeve në luftën e vendit kundër drogës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen 7 të dyshuar për vjedhje dhe plagosjen e pjesëtarit të sigurimit në Obiliq

Posted: 21 Sep 2016 04:35 AM PDT

Më 26 korrik, Policia e Kosovës kishte raportuar se afër depos së mazutit të TC Kosova "B", persona të panjohur, të maskuar, kanë qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull, shqiptar të Kosovës, punëtor sigurimi i cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministria e Punës u jep mbi 800 mijë euro pensione pensionistëve të vdekur

Posted: 21 Sep 2016 04:34 AM PDT

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për 11 muaj u ka ndarë pensione personave që tashmë kanë vdekur. Mbi 801 mijë euro nga buxheti i shtetit kanë shkuar për personat që nuk jetojnë më. Nga to 199 mijë euro janë paguar vetëm në vitin 2015 për njerëzit që kishin vdekur në vitin 2014, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Dy muaj para zgjedhjeve, nisin presionet në terren

Posted: 21 Sep 2016 04:30 AM PDT

Deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka edhe dy muaj, por makineritë partiake tashmë është mobilizuar në terren dhe kanë nisur presionet ndaj votuesve, shkruan plusinfo.mk.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazetari që duartrokiti te Kisha, shpërblehet me një pozitë të lartë në Serbi (Video)

Posted: 21 Sep 2016 04:29 AM PDT

Gazetari serb që provokoi kur u hoq pankarta nga dyert e kishës ortodokse në Prishtinë, tani pjesë e Bordit të Agjencisë kundër korrupsionit në Serbi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Incident i armatosur në Saraj të Shkupit

Posted: 21 Sep 2016 04:13 AM PDT

Ditën e djeshme, në ora 14 e 20 minuta në fshatin Saraj të Shkupit, një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kamionit "Mercedes" që ka qenë i parkuar para oborrit të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zhduket kumanovarja bashkë me djalin 2-vjeçar

Posted: 21 Sep 2016 04:09 AM PDT

Një grua kumanovare e moshës 31-vjeç është raportuar e zhdukur bashkë me djalin e saj 2-vjeçar, informon INA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita ka dhënë shenja për kthimin e normalitetit në Kuvend

Posted: 21 Sep 2016 04:04 AM PDT

Pas tërheqjes së projektligjit për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, opozita ka dhënë shenja për kthimin e normalitetit në Kuvend. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Erdha për të vdekur”: 13-vjeçarja palestineze qëllohet me armë nga forcat izraelite

Posted: 21 Sep 2016 04:03 AM PDT

Ministria izraelite e Mbrojtjes ka njoftuar sot se forcat e saja e kanë qëlluar me armë zjarri një vajzë palestineze të moshës 13-vjeçe sepse kishte refuzuar të ndalej në një pikë-kalim në Bregun Perëndimor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :