Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmet e fundit: “Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë” plus 44 more

loading...

Lajmet e fundit: “Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë” plus 44 more


Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë

Posted: 18 Sep 2016 07:39 AM PDT

Ligji për referendumin nuk do të sjellë zgjidhje për çështjet që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, thonë deputetë dhe njohës të çështjeve juridike. Ata ndajnë mendime të ndryshme nëse, Kosova ka nevojë apo jo të ketë ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në vendimmarrje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Urdhri i mjekëve kundër arrestimit të mjekëve te 'Kiço Gliozheni': Duhet provuar më parë fajësia e tyre

Posted: 18 Sep 2016 06:26 AM PDT

​Urdhri i mjekëve të Shqipërisë ka reaguar sot në lidhje me arrestimin e dy mjekëve të maternitetit "Kiço Gliozheni", të cilët akuzohen për neglizhencë në kryerjen e detyrës çka ka sjellë edhe vdekjen e një nëne 35 vjeçe, Aida Çakaj së bashku me foshnjën e palindur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa e Hoxhaj nisen për SHBA, kërkojnë edhe njohje të reja

Posted: 18 Sep 2016 06:47 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në New York, ku do të zhvillojë takime me liderë të shteteve të cilët janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe 15 vjet nga Marrëveshja e Ohrit, gjuha shqipe e padefinuar

Posted: 18 Sep 2016 06:38 AM PDT

Edhe 15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, ende nuk ka një zgjidhje të plotë të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni, gjë që në vazhdimësi ka shkaktuar debate e polemika të shumta, nëse përdorimi i saj është ose jo i garantuar me Kushtetutë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trepça ’89 fiton në minutat e fundit

Posted: 18 Sep 2016 07:46 AM PDT

Trepça '89 ka marrë tri pikë si mysafirë i Ferizajt

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë para ambasadës së Rusisë në Kiev

Posted: 18 Sep 2016 07:50 AM PDT

Dhjetëra protestues të krahut të djathtë janë mbledhur pranë ambasadës ruse në Kiev të Ukrainës, ku është hapur një qendër votimi, me qëllim që qytetarët rusë të votojnë për zgjedhjet parlamentare

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjenerali i NATO's thotë se Ballkani mund të përballet me përplasje të reja ushtarake

Posted: 18 Sep 2016 06:13 AM PDT

Kryesuesi i Këshillit ushtarak të NATO-s, gjenerali Petr Pavel ka deklaruar se Ballkani vazhdon të mbetet burim i munshëm i përplasjeve ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Instituti synon ta anëtarësojë PDK’së në institucione të djathta europiane

Posted: 18 Sep 2016 06:03 AM PDT

Instituti i sapo themeluar për Studime Politike (ISP) në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës ka realizuar sot konsultimet e para me ekspertë të pavarur të fushave të ndryshme për të identifikuar prioritetet strategjike të punës së Institutit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK bën presion mbi Prokurorinë: Akuzat ndaj Qemajl Mustafës janë plotësisht të pabaza

Posted: 18 Sep 2016 05:58 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan, përmes një komunikate për media ka deklaruar se akuzat ndaj ish-kryetarit të Komunës së Gjilanit dhe zyrtarëve tjerë komunal janë plotësisht të pabaza dhe të pa qëndrueshme

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetëvendosje kërkon ndaljen e dialogut, thonë se marrëveshja e fundit dëmton Kosovën

Posted: 18 Sep 2016 05:56 AM PDT

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, mbajti një konferencë për media ku parashtroi shqetësimet lidhur me Marrëveshjen e 14 shtatorit 2016 me Serbinë. Ajo nënvizoi faktin se nën emërtesën liria e lëvizjes po mohohet çdo herë e më shumë shtetësia e Kosovës përballë Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lufta 6,5 miliardë euro për Ballkanin

Posted: 18 Sep 2016 05:48 AM PDT

Bashkimi Europian synon të forcojë ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor kundrejt konkurrentëve të drejtpërdrejtë si Kina, Rusia, etj. Por, rajoni ka nevojë për shumë fonde për të siguruar një ndërlidhje që do t'i shërbente kësaj logjike. Vetëm për investimet në infrastrukturë, shifra e kërkuar llogaritet mesatarisht në rreth 6.5 miliardë euro në vit për një periudhë dhjetëvjeçare. Disa akademikë kanë realizuar një studim në lidhje me investimet që do të kërkohen dhe ku duhet të përqendrohen ato.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pamje nga shpërthimi në Barcelonë (Foto/Video)

Posted: 18 Sep 2016 05:24 AM PDT

Shpërthimi masiv që ndodhi në qendër të Barcelonës, ka lënë të vdekur deri tani 1 person dhe raportohet për 15 të plagosur

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrustem Mustafa kundër rrënimit të Kishës në oborrin e UP’së

Posted: 18 Sep 2016 05:11 AM PDT

Njëri prej njerëzve kryesor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa ka dalë kundër rrënimit të Kishës Ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Ka thënë se Kisha duhet të qëndrojë aty për t'iu shërbyer besimtarëve ortodoks.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përmbyset anija turistike: Vdesin shtatë persona, dhjetëra të zhdukur

Posted: 18 Sep 2016 04:52 AM PDT

​Të paktën shtatë persona kanë vdekur, përfshirë edhe një fëmijë, pasi anija ku ata ishin goditi një urë në Tajlandë dhe u përmbys

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtari i Vetëvendosjes nga Shqipëria bën thirrje për rrënimin e Kishës në oborrin e UP’së

Posted: 18 Sep 2016 04:49 AM PDT

Një aktivistë nga Shqipëria, i cili mban pozitën e Sekretarit për Marrëdhënie me Jashtë në Vetëvendosje, ka bërë thirrje për rrënimin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm në bazën ushtarake në Kashmir, vriten 17 ushtarë

Posted: 18 Sep 2016 04:43 AM PDT

Të paktën 17 ushtarë kanë vdekur pasi militantët kishin sulmuar me bombë një kamp ushtarak në Kashmir të Indisë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dërguti: Komuna po e trajton kishën si objekt i ndërtuar pa leje

Posted: 18 Sep 2016 04:33 AM PDT

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë të merren me kishën ortodokse e ndërtuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se Komuna e Prishtinës po e trajton këtë objekti si ndërtim pa leje. Ka thënë se kisha në oborr të UP'së është simbol i apertheidit të Milloshevicit në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ish-presidenti francez dërgohet në spital

Posted: 18 Sep 2016 04:23 AM PDT

​Ish-presidenti francez Jacque Chirac, është dërguar në spital në Paris, pasi që një kohë të gjatë ai po ballafaqohet me infeksion në mushkëri

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim në Barcelonë, një i vdekur dhe 15 të plagosur (Video)

Posted: 18 Sep 2016 04:12 AM PDT

Një shpërthim masiv ka ndodhur në qendër të Barcelonës, ku një person është raportuar se ka vdekur dhe 15 të tjerë janë plagosur

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në vënien e gurthemelit të kishës në hapësirën e UP-së ishte edhe Arkani (video)

Posted: 18 Sep 2016 04:12 AM PDT

Kishës ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, e ashtuquajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar, gurthemeli iu vu më 5 dhjetor 1992. Atëherë në Kosovë funksiononte vetëm pushteti okupues serb, ndërsa shqiptarët, me përjashtim të atyre që i shërbenin atij regjimi, ishin dëbuar nga puna dhe nuk kishin kurrfarë force ndikimi. I okupuar nga regjimi i Millosheviqit ishte edhe Universiteti i Prishtinës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ankohen studentët: Ka mungesë hapësirash, dominon mësimi teorik

Posted: 18 Sep 2016 03:52 AM PDT

Mungesa e hapësirës së duhur për vijimin e ligjëratave, numri i madh i studentëve në disa njësi akademike, studime më shumë mbi bazën teorike dhe shumë e mangët në atë praktike, janë vetëm disa nga problemet, me të cilat ballafaqohen studentët e Universiteti të Prishtinës "Hasan Prishtina" në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është parashikimi i motit pë gjithë javën, vjeshta po vjen

Posted: 18 Sep 2016 03:46 AM PDT

Masa ciklonike që ka depërtuar mbi Mesdhe, ditëve të ardhshme pritet të kalojë edhe nga rajoni ynë, duke sjellur mot të ftohtë, kryesisht me vransira dhe me të reshura shiu. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Momenti i shpërthimit në New York (Video)

Posted: 18 Sep 2016 03:40 AM PDT

​Të paktën 29 persona janë plagosur nga shpërthimi që ndodhi në New York, gjegjësisht në lagjen Manhattan

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim në Barcelonë, një i vdekur (Video)

Posted: 18 Sep 2016 03:31 AM PDT

Një shpërthim masiv sapo ka ndodhur në qendër të Barcelonës, ku një person është raportuar se ka vdekur e dhjetëra të tjerë janë plagosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bombë në New Jersey

Posted: 18 Sep 2016 03:25 AM PDT

​Një bombë ka shpërthyer në Seaside Park në New Jersey të shtunën përgjatë një rruge. Bomba ka qenë e montuar në një kosh plehrash

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Indi: Sulm në një kamp ushtarak, 17 të vrarë

Posted: 18 Sep 2016 02:46 AM PDT

Ushtria e Indisë thotë se dyshohet se rebelët kanë sulmuar një kamp të ushtrisë në pjesën e Kashmirit, të administruar nga India, duke vrarë 17 ushtarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Disa studentë të hënën shkojnë te kisha për lexim e diskutim

Posted: 18 Sep 2016 02:39 AM PDT

"Këtë hapësirë të kampusit tonë, kemi vendosur që të hënën ta shfrytëzojmë për të lexuar dhe diskutuar, duke dhënë kështu një mesazh simbolik", thuhet në ftesën për të gjithë studentët e profesorët e UP-së, nga një grup studentësh që kundërshtojnë funksionalizimin e kishës në kampusin universitar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora

Posted: 18 Sep 2016 02:24 AM PDT

Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto shifra janë evidentuar nga procesi i regjistrimit të diasporës, proces ky i filluar në vitin 2013.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndodh në Mitrovicë: Shkon mysafir, e vjedh mikpritësin!

Posted: 18 Sep 2016 02:04 AM PDT

Një person nga Mitrovica ka raportuar se i është vjedhur një pliko me para nga një shtetas i huaj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim në New York, plagosen 29 persona

Posted: 18 Sep 2016 01:43 AM PDT

Departamenti i Policisë në New York (NYPD), ka konfirmuar se nga shpërthimi që ka ndodhur në rrugën e 23-të në lagjen Chelsea, Manhattan, janë plagosur 29 persona ndër të cilët njëri në gjendje të rëndë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Lutfi dhe Arban Dervishin

Posted: 18 Sep 2016 01:24 AM PDT

Dy të dënuarit kryesor të rastit "Medicus", urologu Lutfi Dervishi dhe djali i tij, Arban Dervishi të dënuar me nga 8 vjet burgim, për veprat penale "trafikim me njerëz" dhe "krim të organizuar", tashmë gjenden në listën e personave të kërkuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Personi që theri 8 vetë në SHBA i kishte pyetur viktimat nëse ishin myslimanë

Posted: 18 Sep 2016 01:18 AM PDT

Personi i cili plagosi tetë persona gjatë një sulmi thikë në një qendër tregtare në Minnesota, kishte pyetur të paktën dy nga viktimat, nëse ishte mysliman ose jo dhe kishte filluar të fliste duke iu referuar Allahut, thanë autoritetet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbi 300 mijë armë pa leje në duart e kosovarëve, kaq nuk kishte as në kohë lufte

Posted: 18 Sep 2016 12:42 AM PDT

Vlerësohet se numri i armëve pa leje në duart e kosovarëve është mbi 300 mijë. Ndërsa si pasojë e kësaj, edhe numri i incidenteve dhe vrasjeve është shqetësues. Njohësit e fushës së sigurisë kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ta zbatojnë ligjin ndaj armëmbajtësve pa leje. Gjithashtu, kërkohet që të shpallet një amnisti për dorëzimin e armëve

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Blasio: Nuk kemi të bëjmë me një atentat terrorist në Nju Jork

Posted: 18 Sep 2016 12:40 AM PDT

Nuk ka të dhëna se kemi të bëjmë me një atentat terrorist, deklaroi sot "Deri tani nuk ka të dhëna për lidhje me terrorizmin'', deklaroi De Blasio në një konferencë shtypi. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja në çfarë gjendje ka ardhur veterani i luftës sè UÇK'së

Posted: 18 Sep 2016 12:35 AM PDT

Bashkim Ceroviku, i cili thotë se është nga veriu i Mitrovicës, sepse nuk e pranon emërtimin Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, është njëri nga shumë hallexhinjtë që në Pejë jeton tani e gjashtë muaj nga grumbullimi i kënaçeve dhe skarpit, por është më i veçantë nga të gjithë ata hallexhinj, ngase ai ishte pjesëmarrës i Ushtrisë çlirimtare kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, ishte i rreshtuar me pushkë në dorë në Brigadën 113 "Ismet Kumanova".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shikoni momentet e shpërthimit të ndodhur në New York (Video)

Posted: 18 Sep 2016 12:03 AM PDT

Një video e re është bërë publike në mediat e huaja, në të cilën shikohet momenti i shpërthimit në Nju Jork. Shpërthimi ka lënë pas 29 persona të plagosur, ndërsa kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio u shpreh se nuk ka të bëjë me terrorizëm. Një tjetër bombë e pashpërthyer është gjetur në një tenxhere kuzhine në rrugën 27 në Manhattan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tjetër sulm në SHBA, 1 person ther 8 veta në një qendër tregtare, sulmuesi ka bërtitur “Allahu Ekbher”

Posted: 17 Sep 2016 11:45 PM PDT

Të paktën tetë persona janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare në shtetin amerikan të Minesotës, ndërkohë që sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, thonë zyrtarët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tri vrasje nga armët me leje, të tjerat me ato pa leje

Posted: 17 Sep 2016 11:17 PM PDT

Nga rreth 1500 vrasje të cilat kanë ndodhur në Kosovë në 16 vitet e fundit, vetëm 3 kanë ndodhur nga armët me leje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështimi sindikal

Posted: 17 Sep 2016 11:12 PM PDT

Sheshet e Prishtinës nuk kanë përjetuar pas luftës dridhje nga marshet e punëtorëve e as politika nuk është trazuar nga ndonjë zë sindikal. Heshtja është pasojë e një lufte brendasindikale për pozita. Ndodh kështu, ndonëse të drejtat e punëtorëve në Kosovë vazhdojnë të mos respektohen nga punëmarrësit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthim i fuqishëm në New York, 29 të lënduar (Foto/Video)

Posted: 17 Sep 2016 11:02 PM PDT

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Manhattan. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Horror në Nish të Serbisë

Posted: 17 Sep 2016 10:52 PM PDT

Një grua ka tmerruar sot kalimtarët e rastit në Nish, ku në mes të rrugës ajo ka tentuar të vrasë veten. Horrori që ka ndodhur sot në Nish ka lënë të tmerruar shumë njerëz që gjendeshin aty afër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania ofron 46 mijë vende pune. Ja si aplikohet online në Agjencinë e Punësimit

Posted: 17 Sep 2016 10:50 PM PDT

46.608 vende pune ofrojnë kompanitë gjermane për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë. Mjekë, infermierë, inxhinierë të të gjitha kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçinj, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line "Make it to Germany".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksindet i rëndë në Veternik, lëndohen disa persona (Foto +16)

Posted: 17 Sep 2016 10:32 PM PDT

Një aksident i rënd komunikacioni ka ndodhur rreth orës 02:00 të mesnatës në kryeqytet, ku si pasojë janë lënduar disa persona. Dëshmitarët thonë se në aksident janë përfshirë tri vetura.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Familja e varfër e me probleme mendore (Video)

Posted: 17 Sep 2016 10:06 PM PDT

Një javë më parë, Policia e ka arrestuar Selim Muhaxherin së bashku me të bijën, të cilën dyshohet se e prostituoi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avokati i Popullit: Sindikatat, pa ndonjë arritje në historinë e pasluftës

Posted: 17 Sep 2016 10:05 PM PDT

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, nuk di t'ia numërojë asnjë të arritur sindikatave, prej pasluftës e këtej. Ai ka shprehur skepticizëm, kur u është referuar organizimeve sindikale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :