Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmet e fundit: “Vetëvendosje e shpalli fitoren dhe kapitullimin e Qeverisë” plus 44 more

loading...

Lajmet e fundit: “Vetëvendosje e shpalli fitoren dhe kapitullimin e Qeverisë” plus 44 more


Vetëvendosje e shpalli fitoren dhe kapitullimin e Qeverisë

Posted: 10 Sep 2016 06:28 AM PDT

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në tubimin mobilizues të kësaj Lëvizje, ka thënë se "regjimi po mban në burg aktivistët tanë, sepse po mendojnë se me mbrojt shtetin janë terroristë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aksidenti rrugor degjeneron në dhunë, zbardhet ngjarja ku u dhunua biznesmeni palestinez në Tiranë

Posted: 10 Sep 2016 07:31 AM PDT

Një aksident rrugor është kthyer në përleshje fizike mes personave të përfshirë, mes tyre një biznesmen palestinez. Përplasja mes dy makinave ndodhur në kryqëzimin e Laknasit në rrugën e Rinasit, mes një automjeti tip Volkswagën dhe një Mitsubishi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë, 293 të arrestuar në vitin 2016 për lidhje me grupet terroriste

Posted: 10 Sep 2016 07:31 AM PDT

Cazeneuve tha se terroristët gjithnjë e më shpesh përdorin metoda kriptografike për t'u fshehur

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sonte fillon transmetimin sezona e re e emisionit ExpressRozë - në TV Dukagjini ora 21:10 (Video)

Posted: 10 Sep 2016 03:53 AM PDT

Sonte pritet që të fillojë sezoni më i ri i emisionit ExpressRozë me format të ri dhe me prezantuesen e re Kaltrina Mikushnica

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

City mbret i Manchesterit (Video)

Posted: 10 Sep 2016 06:23 AM PDT

Manchester City e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 1:2, në Old Traffrod, në kuadër të xhiros së katërt të Premierligës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Meshë kushtuar shenjtërimit të Nënë Terezës

Posted: 10 Sep 2016 07:25 AM PDT

Mesha e së dielës në Katedralen në Prishtinë, i është kushtuar momentit të shenjtërimit të Nënë Terezës, tashmë Shën Tereza, emrin e së cilës e bart edhe vetë katedralja ku u mbajt mesha.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmet ajrore ruse në Siri: Vriten 25 njerëz, përfshirë fëmijë dhe gra (Foto)

Posted: 10 Sep 2016 07:08 AM PDT

Sulmet e aeroplanëve luftarakë ndaj një tregu në zonën e kontrolluar nga rebelët në qytetin sirian, Idlib, kanë lënë të vdekur të paktën 25 persona, përfshirë fëmijë dhe gra, si dhe kanë lënduar dhjetëra të tjerë, thonë ekipet e shpëtimit dhe banorët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Më jepni Krimenë, ja ku e keni Kosovën

Posted: 10 Sep 2016 07:08 AM PDT

Një intervistë e Vladimir Putinit në Bloomberg dy ditë më parë, sot ka mbushur ballinën e të përditshmes serbe, "Blic".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mijëra ushtarë përgatiten për sulm kundër ISIS në Mosul

Posted: 10 Sep 2016 06:32 AM PDT

Qindra ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Irak para një sulmi në Mosul, qytetin më të madh që kontrollohet nga ISIS.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj te vendlindja e Kryeministrit – pritet me Flamur Kombëtar (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 06:19 AM PDT

Lideri i AAK'së, Ramush Haradinaj ka vizituar fshatin Prapashticë, me ç'rast është pritur nga Familja Geci. Në këtë fshat ka lindur edhe Kryeministri Isa Mustafa.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koci: Kungimi i Thaçit dhe Mustafës - kiks politik apo oportunizëm

Posted: 10 Sep 2016 06:08 AM PDT

Avokati Arianit Koci ka komentuar kungimin e Hashim Thaçit e Isa Mustafës, duke thënë se më shumë ishte kiks politik se sa veprim i matur e diplomatik. Koci ka treguar edhe pse bëhet kungimi duke thënë se një veprim i tillë bëhet vepër nga katolikët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti zbulon planin për demarkacionin, thotë se u parandalua lufta

Posted: 10 Sep 2016 05:59 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një tubim me qytetarë se nëse Demarkacioni do të kalonte me një shtator atëherë trupat malazeze do të tentoni të futeshin në territorin e Kosovës dhe kjo nuk do të kalonte pa luftë, njofton Klan Kosova.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stojanovic kërkon mbrojtje të përhershme për kishën në oborr të UP’së

Posted: 10 Sep 2016 05:51 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Branimir Stojanoviq ka thënë se dje është ndezur një zjarr brenda Katedrales së Krishtit Shpëtimtar në Kampusin e UP-së në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fetullah Gylen: Nuk kam asnjë keqardhje për Erdoganin

Posted: 10 Sep 2016 05:41 AM PDT

Fethullah Gylen, kleriku mysliman, i cili akuzohet nga qeveria turke për tentativën e dështuar të grushtit të shtetit, prej kohësh bën një jetë të tërhequr dhe të vetmuar dhe shumë rrallë pranon të intervistohet. Por, pas akuzave ndaj tij, ai është përpjekur të pastrojë emrin e tij dhe të mohojë akuza në adresë të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Maqedoni ekspozohen fotografi nga vepra e Nënë Terezës

Posted: 10 Sep 2016 05:29 AM PDT

Në kuadër të shënimit të ditëve të Nënë Terezës sot në Shkup do të hapet ekspozita e fotografive nga jeta dhe vepra e saj, e titulluar "Ministria e Mbrojtjes dhe e Armatës së Republikës së Maqedonisë për Shën Nënë Terezën".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paralajmërohet me shkarkim ekipi menaxhues për Asociacionin

Posted: 10 Sep 2016 05:18 AM PDT

Si asnjëherë më parë, delegacionet nga Kosova dhe Serbia, në bisedimet teknike në Bruksel, kanë kumtuar qëndrime e deklarata krejtësisht të kundërta rreth rezultateve dhe marrëveshjeve të arritura.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arrestohen vëllezërit e njohur turq Ahmet dhe Mehmet Altan

Posted: 10 Sep 2016 05:05 AM PDT

Autoritetet turke e kanë arrestuar sot gazetarin dhe autorin e njohur Ahmet Altanin bashkë me të vëllain akademik Mehmet Altan si pjesë e hetimit mbi tentim puçin e dështuar të 15 korrikut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rruga e mjerimit, e harruar nga Komuna e Prishtinës (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 05:04 AM PDT

Rruga "Muharrem Fejza" vazhdon të jetë gati e pakalueshme për vetura për shkak të gropave të vjetra e të reja të hapura nga kompanitë publike. Zyrtarët e Komunës së Prishtinës kishin premtuar se do ta rregullojnë këtë rrugë, e cila lidh Prishtinën me Matiqanin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forcat izraelite vrasin një palestinez 18-vjeçar

Posted: 10 Sep 2016 04:50 AM PDT

Një palestinez 18-vjeçar është vrarë dje gjatë një proteste me gur afër kufirit mes Gazës dhe Izraelit, ndërsa një zyrtar palestinez i Shëndetësisë ka thënë se ai është vrarë nga forcat izraelite.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria po e shfrytëzon kohën për t’i bindur kundërshtarët e Demarkacionit

Posted: 10 Sep 2016 04:42 AM PDT

​Qeveria e Kosovës pas tërheqjes së projektligjit nga Kuvendi i Kosovës, për shënimin e vijës kufitare me Mal e Zi, synon që periudhën kohore deri në ridërgim të projektligjit në Kuvend, ta shfrytëzojë për t'i bindur palët që kundërshtojnë këtë marrëveshje për reflektim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Falja e Kurban Bajramit nuk do të bëhet në sheshet e Prishtinës

Posted: 10 Sep 2016 04:23 AM PDT

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te Festa e Kurban Bajramit. Në këtë ditë besimtarët myslimanë bashkohen në numër më të madh nëpër xhami për ta falur Namazin e Kurban Bajramit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peru goditet nga një termet i fuqishëm

Posted: 10 Sep 2016 04:18 AM PDT

Një termet i shkallës 6.0 mangnitudë e ka goditur sot Perunë veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sead Ramadani: Po përgatitet një komplot i ri ndaj shqiptarëve të Maqedonisë

Posted: 10 Sep 2016 04:02 AM PDT

Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Sead Ramadani vlerëson se shqiptarët e Maqedonisë po futen në nj fazë të re të komplotit ndaj tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është lista e deputetëve të BDI që nuk do të kandidohen më (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 03:48 AM PDT

Në Bashkimin Demokratik për Integrim po zhvillohen debate të brendshme se kush do të prijë listat për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Një zyrtar i kësaj partie i tha agjencisë së lajmeve INA se Ali Ahmeti do të jetë ai që do të përcaktojë emrat që do të përfshihen në listat për deputetë dhe se ato do të miratohen me aklamacion.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj takon Shefin politik të FSK'së, koordonohen për në NATO

Posted: 10 Sep 2016 03:45 AM PDT

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka takuar ministrin e FSK'së, Haki Demolli për të koordinuar hapat e ardhshëm në konsolidimin e një qëndrimi të përbashkët të Kosovës në raport me NATO'në.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rebelët sirianë: Dyshojmë në marrëveshjen ShBA-Rusi, Moska do t'i vazhdojë bombardimet

Posted: 10 Sep 2016 03:38 AM PDT

Rebelët e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) kanë thënë sot se shohin pak mundësi që marrëveshja për paqe në Siri mes ShBA-ve dhe Rusisë do të ketë sukses sepse besojnë se Moska dhe Damasku nuk do ta respektojnë atë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hapa se si të punësoheni në Gjermani

Posted: 10 Sep 2016 03:22 AM PDT

Me ndryshimet e reja në ligjet e migracionit në Gjermani është lejuar së fundmi që kompanitë të marrin punëtorë edhe nga shtetet që nuk janë pjesë e BE-së, respektivisht në këtë rast mund të gëzohen qytetarët e Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Turqisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edita Tahiri: Marrëveshja për “proba” është arritur, do t’i ndalojmë targat ilegale

Posted: 10 Sep 2016 03:19 AM PDT

Edita Tahiri e ka sqaruar se një pjesë e marrëveshjes është arritur me Serbinë për t'i ndalë përdorimin e tabelave të përkohshme. Ka thënë se tash do të ketë reciprocitet mes dy shteteve. Mirëpo, ka thënë se ka mbetur të merren vesh edhe për pjesën tjetër të marrëveshjes – ndalimin e përdorimit të tabelave ilegale të Serbisë në Kosovë. Sidoqoftë, Ministrja për dialog ka treguar se kur është arritur pjesa e parë e marrëveshjes ka pasur tendenca që të mos iu tregohet publikut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zjarr i madh në një fabrikë: 23 të vrarë, 24 të lënduar (Foto)

Posted: 10 Sep 2016 03:08 AM PDT

Të paktën 23 persona janë vrarë dhe më shumë se 24 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në një fabrikë për paketimin e cigareve dhe ushqimit në Bangladesh, njoftojnë zyrtarët qeveritarë dhe ata të emergjencës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Këshilli i Sigurimit të OKB-së dënon ashpër testimin bërthamor të Koresë së Veriut

Posted: 10 Sep 2016 02:55 AM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar sot fuqishëm testimin e fundit bërthamor të Koresë Veriore, si dhe i ka nisur diskutimet për ndërmarrjen, e siç ka thënë ajo, masave të rëndësishme, përfshirë sanksione të reja kundër Koresë Veriore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thirrje për demonstratë në Bruksel për mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni

Posted: 10 Sep 2016 02:55 AM PDT

Diaspora për  Shqiptarët e Maqedonsë i bën thirrje për një demonstrate masive shqiptare me 17 shtator 2016 në 'Place Shuman' në Bruksel kundër sistemit unitar të qeverisë së Shkupit, njofton INA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veleshtë, famija Bojku fal gjakun e djalit: Pajtohen me familjen Kupa

Posted: 10 Sep 2016 02:46 AM PDT

Në prag të festës së madhe muslimane, Kurban Bajramit, pas një angazhimi të Këshillit të pajtimit të gjaqeve në rajonin e komunës së Strugës dhe me mirëkuptimin e familjeve dhe familjarëve të dy familjeve të hasmëruara, është arritur mirëkuptim i plotë dhe sot është shtrirë dora e pajtimit, shkruan "Strugaekspres".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Me ndihmën e Rusisë, Irani filloi sot ndërtimin e centralit të dytë bërthamor

Posted: 10 Sep 2016 02:46 AM PDT

Irani ka filluar sot që të ndërtojnë centralin e dytë bërthamor me ndihmën e Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre kandidatë nga Maqedonia për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Posted: 10 Sep 2016 02:38 AM PDT

Prokurori publik Jovan Ilievski, gjykatësja kushtetuese Natasha Gaber-Damjanovska dhe ambasadori i Maqedonisë në Vatikan Zvonimir Jankullovski, janë në listën e kandidatëve për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) e cila është dorëzuar nga Misioni i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Strasburg në Sekretariatin e Këshillit të Evropës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dodë Gjergji: Shenjtërimi i Nënës Terezë nderim për gjithë shqiptarët

Posted: 10 Sep 2016 02:36 AM PDT

Imzot Dodë Gjergji ka mbajtur një fjalim me rastin e Meshës Falenderuese për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë. Ka thënë se është nder për shqiptarët dhe gjithë botën që është shenjtëruar një grua shqiptare, siç ishte Gonxhe Bojaxhiu.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tetovë, “Jugohromi” vazhdon të shkelë afatet për vendosjen e filtrave

Posted: 10 Sep 2016 02:30 AM PDT

Kombinati metalurgjik "Jugohrom" i Tetovës, për të disatën herë ka shkelur afatin për vendosjen e filtrave. Ndonëse drejtori i përgjithshëm Vasko Skendrovski pati paralajmëruar se punimet do të fillonin më 25 qershor, në terren nuk është ndërmarrë ende asnjë aktivitet. Oxhaqet e Jugohromit vazhdojnë të tymosin, ndërsa është rritur edhe sasia e grimcave helmuese PM10 në ajër, 5 herë mbi masën e lejuar, raporton Alsat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skandal: Çavkovi dhe 28 zyrtarë tjerë kanë marrë certifikata të gjuhës angleze në Tiranë

Posted: 10 Sep 2016 02:15 AM PDT

Ish-ministri i Brendshëm i Maqedonisë, tani drejtor i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov më 3 shtator ka qenë në Tiranë për të marrë një certifikatë të njohur ndërkombëtarisht për gjuhën angleze TOEFL me vlefshmëri për 2 vjet, e mbuluar tërësisht me paratë publike, për të forcuar pozitën e tij të punës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë luftimet e dhunshme në Alepo, vetëm pak orë pas marrëveshjes për paqe

Posted: 10 Sep 2016 02:14 AM PDT

Luftimet e dhunshme kanë vazhduar sot në jug të Alepos, sipas ushtrisë dhe rebelëve, vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Rusia përshëndeten arritjen e një marrëveshje të rëndësishme për ta kthyer në binar procesin e paqes në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ad-hok trupi për medie gjobit RTVM-në

Posted: 10 Sep 2016 02:08 AM PDT

Agjencia për Medie e Maqedonisë, pas ngritjes së propozimit të Komisionit të përkohshëm për ndjekjen e paraqitjes mediale, dërgoi një kërkesë për nisjen e një procedure gjobitëse ku gjykata duhet që të gjobisë-paralajmërojë servisin publik, Radio Televizionin e Maqedonisë, transmeton TetovaSot.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi e Mustafa nuk ishin të vetmit që morën kungimin në Vatikan...

Posted: 10 Sep 2016 02:07 AM PDT

Një pjesëmarrës në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë pohoi se ritualin e kungimit e kanë bërë edhe dy zyrtarë të tjerë të delegacionit kosovarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hillary Clinton: Gjysma e përkrahësve të Trump janë për të ardhur keq

Posted: 10 Sep 2016 01:57 AM PDT

Kandidatja demokrate për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, ka thënë se gjysma e përkrahësve të rivalit të saj republikan janë "një shportë njerëzish për të ardhur keq".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Apeli vërteton pafajësinë e Nuhi Ukës në lidhje me ish-pronat shoqërore

Posted: 10 Sep 2016 01:57 AM PDT

Nuhi Uka e ka fituar pafajësinë e tij nëpërmjet Gjykatës së Apelit në rastin në lidhje me ish-pronat shoqërore ku ishte i dënuar me dy vjet burg me kusht. Akuzat që rëndonin kundër ish-kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës ishin pengim i procedurës apo i të provuarit. Për të njëjtat akuza ai ishte liruar nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK uzurpon edhe një pozitë të pavarur – marrin pozitën e drejtorit financiar të Ujësjellësit

Posted: 10 Sep 2016 01:48 AM PDT

Drejtori i ri Financiar në Ujësjellësin Rajonal Prishtina, Sokol Duraku dha dorëheqje nga pozita e Këshilltari Komunal të PDK-së në Fushë Kosovë, një ditë pasi që e mori këtë detyrë. Kurse Ligji për Ndërmarrje publike parasheh që të mos ushtrohet asnjë aktivitet si zyrtar i zgjedhur publik e as post në ndonjë parti politike, 36 muaj para aplikimit për drejtor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

"The Telegraph": 25 gjërat më të rëndësishme që nuk i keni ditur për Maqedoninë - Foto-reportazh

Posted: 10 Sep 2016 01:44 AM PDT

Gazeta britanike "The Telegraph" publikoi reportazh me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë. Në tekstin e titulluar "25 gjërat më të rëndësishme që nuk i keni ditur për Maqedoninë" të publikuar në ueb faqen e "Telegraph-it ceken 25 fakte të cilat janë më pak të njohura për opinionin më të gjerë britanik dhe evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në Kashmir: 2 të vrarë, 25 të lënduar

Posted: 10 Sep 2016 01:43 AM PDT

Policia ka njoftuar se të paktën dy persona janë vrarë, ndërsa 25 të tjerë janë lënduar pasi forcat qeveritare kanë hedhur gaz lotsjellës dhe janë përleshur me protestuesit që po kërkonin liri nga kontrolli i Indisë në Kashmir.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :