Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Dje shënoi super gol, shikojeni çfarë i ka ndodhur sot Xhakës (FOTO)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Dje shënoi super gol, shikojeni çfarë i ka ndodhur sot Xhakës (FOTO)” plus 8 more


Dje shënoi super gol, shikojeni çfarë i ka ndodhur sot Xhakës (FOTO)

Posted: 21 Sep 2016 12:09 AM PDT

Granit Xhaka e shënoi një tjetër gol të jashtëzakonshëm në fitoren e Arsenalit ndaj Nottingham Forest në League Cup, të martën.

Dhe, goli i dytë i njëpasnjëshëm – pas atij ndaj Hull Cityt në Premierligë – ka bërë që Xhaka të shndërrohet në idhull të tifozëve "Gunners".

"Metro" shkruan se ka të atillë që kërkojnë që mesfushori kosovar të emërohet kapiten i ekipit, përcjell "Lajmi.net".

Xhaka ka luajtur pak së fundmi derisa menaxheri Arsene Wenger e ka inkuadruar shpeshherë nga banka e rezervistëve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

​Përse nuk duhet të pini ujë gjatë ngrënies

Posted: 21 Sep 2016 12:03 AM PDT

Një shprehi e tillë duhet mënjanuar, duke qenë se mund t'ju bëjë më shumë dëm sesa mirë.

Kur ushqimi copëtohet në mënyrën e duhur, goja prodhon sasi të mjaftueshme të pështymës, që e ndihmon ushqimin të shkojë me lehtësi në stomak.

Pështyma kryen funksionin e ujit pasi ajo përmban 98% ujë dhe 2% enzima tretëse, dhe bën që procesi i tretjes të jetë më i lehtë, dhe gjithashtu vret disa nga bakteret që gjenden në ushqimin që ne konsumojmë.

Kur ju pini ujë ndërkohë që jeni duke ngrënë, goja ul sasinë e pështymës që prodhon, gjë që sjell vështirësi në procesin e tretjes. Sa më mirë që ta përtypni ushqimin aq më i lehtë do të jetë procesi i tretjes.

Pasi është kapërcyer, ushqimi shkon në stomak, aty prodhohen disa enzima tretëse dhe lëngje gastrike, të cilat shërbejnë për të tretur ushqimin që ne konsumojmë, një nga këto acide është edhe acidi hidroklorik i cili vret bakteret që ndodhen në ushqim.

Procesi i tretjes së ushqimit zgjat 2 orë dhe shpejtësia e tij zgjatet në rast se ju konsumoni ujë gjatë ngrënies. Kur lëngjet gastrike përzihen me ujin, ato hollohen dhe është më e vështirë për stomakun ta tresë ushqimin në këtë gjendje.

Pirja e ujit gjatë ngrënies është një zakon i vështirë për tu hequr, por jo i pamundur, ai mund të rrallohet duke konsumuar nga pak ujë në temperaturën e ambientit. Gjëja më e mirë që mund të bëhet është të konsumoni ujë rreth 20 minuta para se të konsumoni ushqim dhe të mos pini ujë për rreth 30 minuta pasi keni konsumuar vaktin.

Këshilla bukurie për flokë dhe lëkurë më të shëndoshë

Posted: 20 Sep 2016 11:59 PM PDT

Megjithatë, e mira është që gjithmonë ekziston një mënyrë për ta përmirësuar dukjen e lëkurës dhe të flokëve, e njëra nga metodat që e kemi renditur më poshtë mund t'ju hyjë në punë

 

  1. Për femrat me lëkurë të yndyrshme

 

Bëjini masazh lëkurës me jogurt të ftohtë akull dhe herë pas here hidhni nga pak sheqer në fytyrë. Pastaj, merrini disa copëza portokalli dhe ngadalë bëjini masazh lëkurës. Përfundimisht, pastrojeni lëkurën me ujë të ftohtë dhe vërejeni dallimin.

  1. Për femrat me lëkurë të thatë

 

Bëjini masazh lëkurës me papajë. Pastaj, përzieni drithëra me sasi të njëjtë të mjaltës, bashkë me një sasi të vogël të qumështit të ftohtë. Pasi të keni përfunduar me trajtimin e lëkurës me këtë përzierje, pastrojeni me ujë dhe thajeni menjëherë.

images

  1. Keni probleme me kaçurrelat e padëshiruara të flokëve?

 

Nëse edhe ju keni një problem të tillë, atëherë duhet ta provoni këtë sprej, që mund të fitohet fare lehtë. Thjesht, nxirrini copëza të vogla nga dy limonë dhe hidhni në 500 mililitra ujë. Valojini ujin derisa të mbeten vetëm 250 mililitra lëng, pastaj lëngun e fituar hidheni në një shishe spreji dhe përdoreni për trajtimin e flokëve. Si rezultat do të fitoni flokë me më shumë shkëlqim dhe më të 'rehatuar'.

hair-curly-650x358

 

  1. Për ngjyrë natyrale të flokëve

 

Nëse keni vërejtur një ndryshim të padëshiruar të ngjyrës së flokëve, mirëpo nuk keni kohë për t'i ngjyrosur, atëherë hidhni disa petale trëndafili në 500 mililitra ujë bashkë me 2 lugë çaj të zi dhe lëreni të valojë derisa të mbeten vetëm 250 mililitra lëng. Përzierjen e fituar përzieni me 60 mililitra shampon dhe përdoreni këtë përzierje sa herë që bëni dush. Lëreni shamponin që të qëndrojë në flokë për rreth pesëmbëdhjetë minuta para se t'i shpëlani flokët dhe t'i vëreni dallimet.

maxresdefault

 

 

  1. Përmirësojeni lëkurën e shpinës

 

Nëse keni vendosur që ta vishni një fustan që zbulon shpinën tuaj, mirëpo nuk jeni të kënaqur me mënyrën se si duket lëkura e shpinës, atëherë merrini 250 gramë kripë deti dhe përzieni me 120 mililitra vaj ulliri. Përzierjen e fituar vendoseni në një kavanoz dhe ruajeni mirë, për përdorim të herëpashershëm për trajtimin e lëkurës së shpinës.

 

michelle-ryan-1024x768-28352

 

  1. Teknika e thjeshtë për lëkurë më rinore

 

Pastrojeni fytyrën me ujë të akullt ose thjesht trajtojeni me kupëza të akullit dhe një lugë çaji mjaltë. Pastaj, tundeni të bardhtë e një veze dhe vendoseni në fytyrë. Pasi ta pastroni lëkurën e fytyrës me ujë të ftohtë, do t'i vëreni ndryshimet menjëherë.

2014-Web-Banner-3

Kosova, ndeshje miqësore me kampionin e botës (FOTO)

Posted: 20 Sep 2016 11:57 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në mars të vitit të ardhshëm, mund të luajë ndeshje miqësore me kampionen e botës, Gjermanisë.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetës brenda Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), shkruan "Koha Ditore".

Mundësinë për një ndeshje të tillë nuk e ka përjashtuar as sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. Salihu ka thënë se bazuar në raportet e ngushta mes dy federatave nuk përjashtohet mundësia e miqësores.

Megjithatë ka shtuar se asgjë konkrete nuk ka tash për tash. Salihu ka bërë të ditur se bashkëpunimi me federatën gjermane do të thellohet edhe më shumë.

Ai ka njoftuar se në fund të këtij muaji FFK-ja do të nënshkruajë një Memorandum bashkëpunimi me Federatën Gjermane për trajnimin e referëve, kontrollorëve, administratorëve dhe të tjerëve që kanë të bëjnë me futbollin.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Greta Koçi: Noizy imitohet është model për rininë shqiptare (Video)

Posted: 20 Sep 2016 11:53 PM PDT

Greta Koçi

Sipas Koçit, Noizy, është një këngëtar që e imitojnë, me mjekër, me syze, në shikim dhe në çdo lloj gjëje. /Opinion

Lamtumirë Atletico, Simeone e ka gati klubin e ri nga viti 2018

Posted: 20 Sep 2016 11:50 PM PDT

Diego Simeone do të largohet nga Atletico Madrid pas skadimit të kontratës së tij më 2018.

Strategu argjentinas ka filluar të planifikojë të ardhmen e tij larg nga Vicente Calderon, shkruan "Goal.com".

Dhe, ai pritet të emërohet trajner i ekipit ku luajti si futbollist, Inter, përcjell "Lajmi.net".

Simeone së fundmi ka pranuar se dëshiron të rikthehet në Serie A ku ishte i angazhuar në drejtim të Catanias, por ka përvojë të madhe si futbollist pasi luajti edhe për Lazion.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Shenjat që nuk jeni të gatshme për lidhje të re

Posted: 20 Sep 2016 11:30 PM PDT

1. Ende nuk e keni dorëzuar lutjen për shkurorëzim
Edhe pse martesa ka marrë fund, ju ende nuk e keni dorëzuar kërkesën për shkurorëzim. Vetë ky fakt nënkupton se ende është herët që të dilni me persona të tjerë, me qëllim të krijimit të lidhjes, transmeton Telegrafi.

2. Ende ndiheni sikur të ishit e martuar
Flisni për ish-burrin, sikur të ishit ende e martuar me të, apo keni ndjenjën se jeni duke e mashtruar kur dilni me ndonjë burrë tjetër? Nëse po, atëherë mos u ngutni që ta krijoni një lidhje të re. Qëroni më parë hesapet me lidhjen e vjetër…

3. Nuk ka mjaftuar asnjë vit i tërë
As pasi ka kaluar një vit nga shkurorëzimi, disa njerëz nuk janë të gatshëm që të njihen me partnerë potencialë. Ndjenjat e lënduara, zemërimi dhe rënia e vetëbesimit mund t'ju bëjnë që ta filloni tepër shpejt ndonjë lidhje të re, e cila më pas ka të ngjarë që të prishet edhe më shpejt sesa e kaluara.

4. Preferencat zbulojnë personalitetin tuaj
Preferencat tuaja në lidhje me vetitë që nuk i doni te meshkujt, sikur që janë rrenacaku, mashtruesi, manipuluesi apo i varuri, vetëm sa pasqyrojnë atë që ju ka ndodhur dhe tregon se ende nuk jeni e gatshme për lidhje të re.

5. Përgjithësimi – shenjë se nuk e keni harruar
Nëse i përgjithësoni gjërat, duke thënë se të gjithë meshkujt janë njësoj, kjo dmth se ende nuk e keni harruar ish-partnerin. Përderisa nuk arrini të bindeni se të gjithë meshkujt megjithatë nuk janë njësoj, është mirë që të prisni e të mos dilni me të tjerë.

6. Evitoni bisedat rreth ish-të dashurit
Përmendja e ish-të dashurit para partnerit të ardhshëm nuk është aspak e preferuar. Në takimin e parë duhet të përqendroheni te partneri i ri, e jo te kërkimi i të metave.

 7. Zemërimi hetohet
Zemërimi mund të jetë tejet destruktiv. Ai është shenjë se ende nuk e keni mbijetuar ndarjen.

Ilazi: Instituti për Studime Politike do ta fuqizojë PDK-në

Posted: 20 Sep 2016 11:29 PM PDT

Zv.ministri Ramadan Ilazi

Në një bisedë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë Instituti për Studime Politike do ta mbështesë PDK-në në zhvillimin e kapaciteteve të brendshme, me qëllim fuqizimin e funksionimit demokratik të saj.

Ilazi ka shtuar se, krahas kësaj, instituti do të angazhohet për anëtarësimin e PDK-së në strukturat evropiane dhe ndërkombëtare të qendrës së djathtë, si dhe do të nxisë dhe të promovojë një dialog të hapur brendapartiak dhe në shoqëri për rolin e ri që PDK-ja do ta ketë si parti moderne.

Kjo këngëtare shqiptare u martua në moshën 15 vjeçare (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 11:20 PM PDT

Tërë opinioni u "trondit" nga kurorëzimi me martesë i një dashurie mes dy adoleshentëve që kishte nisur atë para dy vitesh, shkruan Magazina.

Por a keni ditur se edhe një këngëtare shumë e njohur në Kosovë dhe Shqipëri është martuar kur kishte 15 vjet?

Kjo është Alberie Hadergjonaj, vajza nga Deçani e cila u martua me Mentor Mushkolajn sa ishte e mitur. Madje, Alberia e ka treguar me mburrje nëpër intervista, martesen e saj të hershme.

Por këngëtares me pas i ka kushtuar "ngutija" për martesë, sepse qifti janë ndarë tash e sa kohë.

kengetarja-1_1474412045-8831460

Related Posts :