Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Gjyqtarja e EULEX-it sot vendos për Azem Sylën” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Gjyqtarja e EULEX-it sot vendos për Azem Sylën” plus 8 more


Gjyqtarja e EULEX-it sot vendos për Azem Sylën

Posted: 17 Sep 2016 12:15 AM PDT

Azem Syla

Syla po qëndron në paraburgim deri në një vendim të gjyqtares, e cila sipas ligjit, sot ka afatin e fundit për të vendosur nëse Syla do të lirohet apo do t'i zgjatet masa e paraburgimit.

Ai u arrestua pasi prokurori dyshon për tentim ndikimit në dëshmitarin 2. Kjo është mohuar nga avokati i tij, Tomë Gashi.

"Sipas prokurorit kjo ka ndodhur me dy shtator. Është pak sa e çuditshme se 14 ditë më vonë edhe pse ky dëshmitar është fotografuar nga policia e EULEX-it, e cila ka qenë në ambientet ku është kontaktuar dëshmitari i mbrojtjes, ende nuk e dinë identitetin e tij apo e dinë pjesërisht identitetin e tij", tha Gashi.

Sot luan Kosova, në sa ora do të fillojë ndeshja?

Posted: 17 Sep 2016 12:12 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ndeshet sonte me Bullgarinë në duelin e fundit në kuadër të eliminatoreve për "EuroBasket 2017".

Në palestrën Minatori në Mitrovicë, ekipi i Arben Krasniqit do të zbret për ballafaqimin e fundit.

Ndeshja do të fillojë në ora 20:00, përcjell "Lajmi.net".

Kurse, Kosova ka shansin e fundit për të shënuar fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

BE do ti ndajë Bullgarisë 108 milionë euro për sigurinë kufitare dhe menaxhimin e migrimit

Posted: 17 Sep 2016 12:10 AM PDT

Bashkimi Evropian (BE) njoftoi se do ti ndajë Bullgarisë një fond emergjent mbështetës prej 108 milionë eurosh për rritjen e sigurisë kufitare dhe menaxhimin e migrimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisari i BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, në deklaratën në lidhje me zhvillimin në fjalë, është shprehur se "Komisioni Evropian ofron mbështetje për të gjitha shtetet anëtare të BE-së në krizën e refugjatëve. Menaxhimi i kufijve të jashtëm të Bullgarisë në një mënyrë efikase ka rëndësi kritike për BE-në”.

Ai theksoi se dje Bullgaria ka kërkuar mbështetje financiare. Avramopoulos tërhoqi vëmendjen se kjo kërkesë është miratimi në mënyrë të shpejtë.

Këtë fond të BE-së, Bullgaria do ta shfrytëzojë për rritjen e kapacitetit të pritjes së refugjatëve dhe aplikimeve për azil si dhe për rritjen e kontrollit dhe monitorimit kufitar.

Ilazi: Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit përshpejton liberalizimin

Posted: 17 Sep 2016 12:03 AM PDT

Ramadan Ilazi, foto arkiv

"Si ministri kemi qenë vazhdimisht të angazhuar për të dizajnuar fushata informimi për qytetarët që ata të jenë të informuar drejt për procesin e integrimit evropian. Vitin e kaluar kemi ndërmarrë disa fushata që kanë synuar të përcojnë mesazhin që integrimi është proces i reformave të brendshme. Ky proces nënkupton përgjegjësi nga të gjitha institucionet e Kosovës. Synimi ynë është që të kemi një strategji në këtë drejtim, për të përcaktuar mënyrën se si qeveria e komunikon tek qytetarët procesin e integrimit", tha ai në Klan Kosova.

"Deri tani nuk kemi pasur një strategji gjithpërfshirësë të komunikimit. Por tash përmes saj do të lehtësohet edhe komunikimi. Kemi pasur situata kur situatat e ndryshme politike kanë përcaktuar edhe mesazhin nga ana e qeverisë. Por tani kjo do të ndryshojë".

Ai ka deklaruar se kushtet e përcaktuara nga institucionet europiane për Kosovën në mënnyrë që të marrë liberalizimin duhet përmbushur, sidomos demarkimi i kufirit me Malin e Zi, por edhe lufta e vazhdueshme ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Gjatë procesit të liberalizimit të vizave kemi pasur arritjen kryesore në maj, kur edhe është dhënë rekomandimi. Në këtë kohë janë përcaktuar edhe dy kushte, të cilat duhen përmbushur, para se të merret vendimi final për liberalizimin e vizave. Një nga këto kushte është luftimi i krimit dhe korrupsionit, që do të na përcjellë në rrugëtimin tonë. Ne kemi ndërmarrë vendime të koordinuara për të forcuar rezultatet në fushën e sundimit të ligjit. Cilado aktakuzë që ka të bëjë me krim dhe korrupsion i ndihmon procesit të Kosovës. Por duhet insistuar që të mos ketë vetëm aktakuza, por edhe vendime. Por ky nuk është kusht që nëse BE-ja ka vullnet të na i liberalizojë vizat që do të na pengonte. Ndryshe është demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. Ne kur kemi thënë që kosovarët do të lëvizin pa viza, nuk kemi menduar që në rrugë do të dalin agjenda politiko-partiake".

"Nëse nuk ka vullnet për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, kushtet mund të përdoren për ta arsyetuar atë vendim. Por po ashtu mund të shohim që kemi një situatë të vështirë në shtetet e BE-së".

"Gjatë vjeshtës pritet që Kosova dhe BE-ja të dalin me një agjendë të përbashkët të reformave, në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë".

Ilazi nuk ka komentuar për pasardhësin e mundshëm të Bekim Collakut në krye të ministrisë, por ka konfirmuar se nuk do të jetë vet ai, pasi ka agjendë tjetër personale.

"I takon kryetarit të Partisë Demokratike të vendosë cili do të jetë ministri i Integrimit Europian. Por më lejoni të sqaroj që unë nuk do të jem ai. Unë kam pasur fatin që t'i shërbej vendit në këto faza. Nga muaji nëntor do të vazhdoj të angazhohem në projekte personale".

A jeni e sigurt që jeni e gatshme të martoheni?

Posted: 17 Sep 2016 12:01 AM PDT

A dini të përgatitni ushqimin?
Femra e cila përgatit ushqimin do të sigurojë qetësi në shtëpi, sepse bashkëshorti i saj do të jetë i kënaqur me drekë apo darkë të mirë, ndërkaq juve ju mbetet vetëm që ta "pushtoni" në dhomën e gjumit.

A jeni tip familjar?
Mos e hiqni nga mendja se jetojmë në shekullin e 21-të dhe që ky përshkrim nuk do të thotë që patjetër të kujdesesh për fëmijët dhe të lash enët në kuzhinë, por që dëshira juaj që të rehatoheni dhe të krijoni familje të jetë më e rëndësishme se blerja e koleksioneve më të reja të gardërobës.

A është modestia cilësi juaja?
Nuk ekziston asgjë më e keqe se partneri i cili kënaqet me pak. Personi i cili nuk ka nevojë të përmirësojë veten dhe kërkesat e veta t'i çojë përpara gjithnjë e më shumë, edhe në jetën bashkëshortore nuk do të ndryshojë.

A mund të lidheni vërtet "përgjithmonë"?
Nëse ju keni filluar të mendoni që e doni partnerin tuaj, mirëpo nuk mundeni assesi ta imagjinoni ta kaloni tërë jetën me të, – fatkeqësisht është shenjë e sigurt që lidhja e këtillë nuk do të ketë ardhmëri. /Telegrafi/

 

Kim Kardashian merr gjithë vëmendjen nga Kanye (FOTO)

Posted: 16 Sep 2016 11:59 PM PDT

Ylli 35-vjeçar dhe asetet e saja të shumta fizike ishin nxjerrë në pah dhe kjo gjë nuk e pengoi aspak atë.

Kim dukej mahnitëse në një fustan të shkurtër argjendi, me dekolte shumë të hapur gati për të shpërthyer.

Si gjithnjë çifti i famshëm Kardashian-West ishin vonë për në AmericanAirlines Arena, plot një orë e gjysmë./arbresh

38781b9400000578-3793869-image-a-126_1474084334327 3877c7ee00000578-3793869-image-m-102_1474083207686 3877f9c200000578-3793869-image-a-103_1474083220274 3877eef100000578-3793869-image-m-107_1474083476636 3877eed100000578-3793869-image-m-109_1474083576472 3877f97200000578-3793869-image-a-110_1474083691588

3877ef8500000578-3793869-image-m-114_1474083859820 3877d5f500000578-0-image-m-94_1474081590514 3877d5f100000578-0-image-m-95_1474081857389 3877fd1900000578-3793869-dim_the_lights_kim_glowed_in_the_amber_light_from_her_vip_positi-m-125_1474084197549

 

“Bye bye” Man Utd, Rooney zgjedh klubin e ri (FOTO)

Posted: 16 Sep 2016 11:58 PM PDT

Wayne Rooney mund të mos jetë më futbollist i Manchester United, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas mediave britanike, sulmuesi është duke konsideruar mundësinë e transferimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose Kinë, përcjell "Lajmi.net".

Edhe pse është një prej futbollistëve kryesorë në Old Trafford, Rooney është duke planifikuar një aventurë të re, para pensionimit.

SHBA dhe Kina e mirëpresin me oferta multi-milionëshe.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Pacientja e vogël me kancer “martohet” me infermierin e preferuar (VIDEO)

Posted: 16 Sep 2016 11:53 PM PDT

Matt kishte dëgjuar mamanë e vajzës se ajo ishte shumë e emocionuar të vinte në klinikë për trajtim atë javë, sepse mezi po priste të martohej me të.

Infermieri u zu në befasi, por nuk u mendua gjatë.

Duke punuar së bashku, Matt dhe stafi i qendrës organizuan një "dasmë" në vetëm 24 orë. Abby duhet të kurohet dhe për një vit e gjysmë, por Matt dhe stafi shpresojnë se kujtimet e asaj dite do ta mbajnë të lumtur.

Sot nis vaksinimi i gjedheve kundër sëmundjes gungore

Posted: 16 Sep 2016 11:48 PM PDT

Semundja gungore

Rreth 235 mijë doza të vaksinave nga Afrika e Jugut kanë arritur në Kosovë para dy dite, me ç 'rast i janë dorëzuar Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës (AUK).

Nga kjo sëmundje sipas zyrtarëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë./ Express

Related Posts :