Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Ja kush po e kujton Lecin (Foto)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Ja kush po e kujton Lecin (Foto)” plus 8 more


Ja kush po e kujton Lecin (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 11:50 PM PDT

Por humoristi Ibrahim Krajkova-Leci, ka vite që poi mungon skenës, pasi vdiç në nëntorin e vitit të kaluar.

Janë miqt e tij që po e mbajnë të gjallë kujtimin për Lecin, këtë herë është këngëtari Ermal Fejzullahu ai i cili e ka kujtuar mungesën e tij, transmeton Magazina.al

"Sa me kthej mbrapa kjo foto …. Njerezit si ti nuk vdesin …. Leci#legend", ka shkruar Ermali në fotografinë e publikuar ku shihet në kohën e femijërisë në përqafimin e Lecit.

Shokohet Barcelona, ja sa do të mungojë Messi (FOTO)

Posted: 21 Sep 2016 11:42 PM PDT

Ylli i skuadrës, Leo Messi, ka pësuar një lëndim më të rëndë se që dukej.

Sipas informacioneve të para, Messi do të mungojë për tri javë, përcjellë “Lajmi.net”.

Në këtë mënyrëm, ai do të mungojë në ndeshjet ndaj Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve dhe kundër Sportingut të Gijonit e Celta Vigos

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Sot dita botërore pa makina, aktivitete me biçikleta në Prishtinë

Posted: 21 Sep 2016 11:33 PM PDT

ARKIV

Për më tepër në vitin 2007 në më shumë se 2000 qytete nga 35 shtete të ndryshme kanë shënuar këtë ditë me qëllim që të kontribuojnë në inkurajimin e qytetarëve të përdorin forma tjera alternative të transportit.

E në Kosovë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dëshiron që bashkërisht, së paku për një ditë të lëmë makinat dhe të promovojmë përmirësimin e transportit publik, çiklizmit dhe ecjes.

Me këtë ngjarje simbolike MMPH-ja i bënë thirrje qytetarëve, institucioneve dhe të gjithë faktorëve tjerë që kanë ndikim, në mjedisin tonë ku jetojmë dhe veprojmë, që të përdorin sa më pak makina dhe në vend të tyre të gjejnë forma alternative të qarkullimit.

Axhenda:

–        Ora 10 : 20 – Defilimi me biçikleta do të bëhet duke filluar nga ndërtesa e Ministrisë nëpër rrugën "Ukshin Hoti" duke vazhduar në rrugën "Garibaldi" përmes rrugës "Geroge Bush" te Katedralja "Nënë Tereza" dhe do të vazhdohet në drejtim të hotel "Grandi" ku dhe do të kthehemi prape tek Ndërtesa e Ministrisë, ku kemi vlerësuar se nuk do të ketë bllokim të trafikut normal, me këtë rast për sigurinë në komunikacion do të përkujdeset Policia e Kosovës dhe do të shoqërohemi edhe nga Njësiti i Biçiklistëve të Policisë së Kosovës, për ketë e kemi marrë pëlqimin nga Policia e Kosovës.

–        Me këtë rast do të vendosen edhe 200 pamflete edukuese A4 në dy anët e rrugës "George Bush" deri te Sheshi „Ibrahim Rugova" si dhe dy banera 4m të gjate dhe 80 cm të gjerë, 1 në Hapësirën para Ndërtesës se  Qeverisë dhe një në sheshin "Zahir Pajaziti"./ Lajmi.net

Njerku mbyti vajzën e gruas në pishinë, gjithçka u kap nga kamerat (Video)

Posted: 21 Sep 2016 11:28 PM PDT

Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat sigurisë të hotelit, në të tregohet vrasësi, i identifikuar si Jose David N, të hedhë fëmijë në ujë. Ngjarja ka ndodhur 25 gushtin e vitit të kaluar në Morelia, në jug-perëndim të Michoacan të Meksisës.

Ajo është parë teksa përpiqet të notojë për të dalë në jashtë ujit, dhe njerku i saj rrinte edhe e shihte. Më të rëndë gjendjen e bën edhe fakti se asnjë prej pushuesve të tjerë nuk ndërhyri për të frenuar këtë çmenduri.

Kurti: Edhe Amerika gabon

Posted: 21 Sep 2016 11:17 PM PDT

Albin Kurti

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pasur të drejtë kur thonë se Kosova duhet të ketë kufi të demarkuar me Malin e Zi, mirëpo hollësitë e marrëveshjes janë punë e zotit të shtëpisë, që është shteti i Kosovës dhe populli i saj. Kështu ka deklaruar deputeti i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, në pjesën e dytë të intervistës dhënë gazetës "Zëri".

Megjithatë, ai është shprehur kundër mitizimeve dhe idealizimeve.

"Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë gabime. Obama ka thënë se Bushi ka gabuar. Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara thotë që ka gabuar presidenti paraprak. Normal njerëzit gabojnë, madje ka njerëz që kanë qëllime partikulare. Ne duhet t'i krijojmë marrëdhëniet shumë të fuqishme me SHBA-të, përkundër kritikave sporadike për zyrtarët e saj", ka pohuar Kurti, duke shtuar se deklaratat e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Kosovë duhen dëgjuar si këshilla e jo si urdhra.

Gjatë pjesës së dytë të intervistës, Kurti mes tjerash thotë se nuk mund të krijohet kombi kosovar dhe shpreh besimin se shumë më i fuqishëm është identiteti gjakovar, drenicas apo llapjan sesa kosovar, por, siç thotë ai, shqiptar është mbi të gjitha.

Besa Gashi flet për bashkëshortin e saj në burg (Foto)

Posted: 21 Sep 2016 11:15 PM PDT

Bashkëshorti i bukuroshes kosovare ishte pjesë e përleshjes që bëri bujë në Prishtinë dhe tashmë gjendet në paraburgim, shkruan Indeksonline.

Ka qenë ish-Miss Kosova, Besa ajo që së fundi përmes një postimi në rrjete sociale ka shprehur dashurinë dhe përkrahjen për bashkëshortin e saj.

Në foton e postuar ajo ka shkruar se "Veprat flasin më shumë se fjalët. Me të vërtetë na mungon".

Actions speak louder than words…we really miss you 💙

A photo posted by Miss Kosova 2006👑 (@gashibesa) on

A mund të jetë gjenetike të qenit në mbipeshë?

Posted: 21 Sep 2016 11:14 PM PDT

Mirëpo studimet tregojnë se çdo kush është i gatshëm të humbë peshë duke mbajtur dietë e duke ushtruar, pavarësisht përbërjes së ADN-së.

Sidoqoftë, nëse e kanë gjenetike që të shtojnë peshë më shpejtë, këto gjene nuk ua ndalojnë njerëzve që të humbin peshë.

Tani përfundimisht shkencëtarët e kanë thënë fjalën e tyre: Nuk mund t'i fajësoni më gjenet për mbipeshën tuaj.

John Mathers nga Universiteti Newcastle që e ka udhëhequr edhe punën e ekipit që ka kryer studimin, ka thënë se përmirësimi i dietës dhe të qenit aktiv fizikisht, do t'ju ndihmojnë të humbni peshë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ja sa mund të fitoni nga këta telefona të vjetër nëse i keni ende në shtëpi

Posted: 21 Sep 2016 11:03 PM PDT

Sipas studimeve, nëse ju keni disa nga modelet e vjetra të celularëve Nokia dhe Motorola atëherë mund të fitoni shumë para, transmeton shqiptarja.

Faqja e internetit eBay ka vërejtur një rritje masive të çmimeve të pajisjeve teknologjike të viteve '80 dhe '90.

Ja cilët janë dhjetë celularët dhe shifrat që ofrohen momentalisht për to:

Mobira Senator -1,500 £

Motorola DynaTAC 8000X-250 £

Nokia 8800-300 £

Nokia 9000 Communicator-500 £

Motorola 3200-250 £

Motorola StarTAC 130-240 £

Nokia 8810-500 £

Nokia 8850-400 £

Nokia 7280-270 £

Disa këshilla dhe maska natyrale për mbrojtjen e flokëve

Posted: 21 Sep 2016 11:03 PM PDT

Nuk ka dyshim se flokët natyralë, të bukur, të dendur dhe të shëndetshëm janë të dëshiruar dhe askush nuk do të donte t'i humbiste ato, pasi luajnë një rol të rëndësishëm në paraqitjen e jashtme. Por si mund ti mbajmë flokët  sa më të shëndetshëm dhe ti ruajmë nga dëmtimi?

Këshilla për flokë të shëndetshëm:

Gjithmonë duhet ti shpërlani mirë flokët pas larjes, pasi kështu i jepni mundësi rrënjëve të mbeten të pastra dhe të zhvillohen fiziologjikisht. Për të patur me tepër rezultat, përpara se të vendosni në kokë shampon dhe balsamin i holloni ato me ujë.

Mos luani shumë me flokët. Kjo do të thotë se nuk duhet të vendosni me shumë se ç'duhet llak apo shkume e as ti ngacmoni flokët vazhdimisht me duar, apo të përdorni për shumë minuta tharësen e flokëve. Rezultat i gjithë kësaj do të jetë dobësimi i rrënjës.

Shmangiuni ndryshimeve rrenjësore të ngjyrës së flokëve. Këtu mund të përmendim rastin kur flokët kanë ngjyrë të errët dhe dëshironi t'i jepni ngjyrë fare të hapur.

Pasurojeni ushqimin tuaj me hekur, vitamina të grupit B, okside dhe aminokside bazë, duke iu shmangur ndryshimeve në regjimin ushqimor pa u këshilluar me mjekun.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtatzanisë, disa muaj pas lindjes dhe në mbarim të sezonit veror, kur shtohet dukshëm rënia e flokëve, konsumoni ushqime, që ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve.

Gjatë verës

Lagini flokët para se të shkoni në plazh. Në këtë mënyrë fundet e fijes se flokut do të mbyllen dhe nuk do te lejojne kripën dhe klorin që të veprojnë mbi ta.

Vendosni një produkt të veçantë (leave on) para dhe pas plazhit. Roli i tij është që të mbrojë flokët nga dielli dhe kripa.

Mbroni ngjyrën e tyre. Me qëllim që të shmangni "incidente" të ndryshme, vendosni pak balsam ose i spërkasni ato me spraj për flokë të lyer para se të hyni ne det ose pishinë. Në këtë mënyrë kripa (ose klori) do të "rrëshqasin" mbi fijet e flokëve pa prekur ngjyrën e tyre.

Ulni temperaturen. Harrojeni tharësen e flokëve gjatë sezonit të verës. Flokët janë tepër të ndjeshëm në këtë periudhe. Nuk duhet t'i lodhni akoma më tepër.

Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar:

Maskat për flokë janë të shkëlqyeshme për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të flokut, por dinë të jenë shumë të shtrenjta.

Me siguri, të gjitha nuk përshtaten për flokët tuaj dhe për problemin që duhet trajnuar. Pse nuk provoni të bëni maskë, në shtëpinë tuaj me prodhime natyrale?  Ja disa maska më të shfrytëzueshme për flokë.

Maskë prej veze

Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lëreni 10 -15 minuta, lajeni me shampo të butë.

Maskë prej bananeje

Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tri lugë qumësht dhe tri lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampo të butë.

Maskë prej jogurti

Përzieni një të bardhë të vezës derisa të trashet pak përmbajtja. Përzieni me gjashtë lugë jogurt me pak vaj. Përdorni në flokë dhe lëne të veprojë 15 deri 30 minuta. Shpërlajeni me shampo të butë.

Maskë me vaj ulliri

Përzieni pesë lugë vaj ulliri me dy vezë. Lyeni tërë hapësirën e flokëve me këtë përmbajtje, pastaj mbuloni me foli plastike ose kapelë për dush. Nxehtësia e folisë ose kapelës do ta ndihmojë vajin të futet thellë në strukturën e flokut. Lëreni të veprojë minimum 30 minuta dhe pastaj shpërlajeni me shampo.

Maskë prej mjaltit dhe vaj ullirit

Përzieni tri lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë. Njëjtë si në rastin e mëparshëm. Pas gjysmë ore ose më shumë pastroni përmbajtjen e flokut.

butë.

Related Posts :