Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Qeriqi-Qeverisë: Tërhiqeni vendimin ose protestojmë të premten” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Qeriqi-Qeverisë: Tërhiqeni vendimin ose protestojmë të premten” plus 8 more


Qeriqi-Qeverisë: Tërhiqeni vendimin ose protestojmë të premten

Posted: 26 Sep 2016 11:42 PM PDT

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi

Postimi i plotë i Qeriqit në Facebook:

Sot qeveria e republikës së Kosovës, kishte marrë një veprim apo vendim të kundërligjshëm, ku familjeve të dëshmorëve ua kushtëzon të drejtën e pensionit të dëshmorëve, jo që është vendim anti ligjor, por është vendim i turpshëm.

Ne kërkojmë nga kryeministri dhe kabineti qeveritar, që këtë vendim ta anuloj, dhe familjeve të dëshmorëve tua kryej obligimet ligjore në të kundërtën nëse qeveria nuk reflekton në këtë drejtim, deri ditën e enjte, atëherë ne jemi të detyruar që të premten të protestojmë në mbrojtje të familjeve të dëshmorëve dhe të drejtave të tyre.

Nga kjo qeveri vërehet qartë se nuk ka shenja të zhvillimit të vendit, kjo qeveri dhe qeveritë paraprake nuk zhvilluan asnjë strategji që ekonomia e këtij vendi të rritet, krejt çka punuan këto institucione është se punuan për tu pasuruar vet dhe për ta degraduar ketë shtet.

Ata nuk lanë të zezë pa i bërë shtetit, shkatërruan, privatizuan gjithçka për qëllimet e tyre dhe në dëm të popullatës.

Procesi I privatizimit I dha goditjen më të fuqishme këtij vendi dhe popullatës të shumëvuajtur. Na mbytën çdo shpresë për fëmijët dhe të ardhmen tonë, duke mos na lënë asnjë shpresë që fëmijët tanë do të kanë një jetë normale dhe do të kenë të garantuara vendet e punës.

Të nderua bashkëluftuar ju lus dhe ju bëj thirrje që të jemi unik në të drejtën tonë ligjore që na takon.

Nëse nuk do të reagojmë të bashkua për çdo padrejtësi që do të na bëhet neve si kategori të luftës të UÇK-së, problemet do të na përcjellin në vazhdimësi. Andaj ju lus që o sot o kurrë të jemi të bashkuar dhe unik.

Nëse kjo nuk do të bëhet atëherë kjo lojë dhe këto padrejtësi do të na prekin të gjithëve. Qeverisë i konvenon që ne të jemi të përqar dhe të ndarë sepse do ta ketë të lehtë të marr vendime në dëm tonë, nëse ne jemi unik ju garantoj se do të arrijmë gjithçka.

Krejt në fund edhe njëherë kërkojmë nga qeveria ti ndalë këto veprime të turpit dhe të punoj në të mirën e kategorive të luftës dhe të qytetarëve. Kërkojmë nga ky kabinet qeverisës që mos tu hyj në hak këtyre kategorive, por të marr një vendim për pastrimin e listave të veteranëve ti largojnë ata militant, aktivist të tyre, ti largojnë ata miq e jarana që i kanë futur në këto lista, ku këta të fundit po ua hanë hakun atyre që luftuan u sakrifikuan dhe u flijuan për çlirimin e Kosovës.

.

“Do të doja të mos isha e famshme”

Posted: 26 Sep 2016 11:34 PM PDT

Mesa duket 44-vjeçarja paska një ëndërr shumë të madhe në sirtar pasi ajo tregon se dëshironte të bëhej një doktoreshë dhe se është penduar që ndërpreu studimet për t'i hyre fillimisht karrierës si modele që 15-vjeçe.

Sofia shprehet se studimet për mjekësi kërkojnë vite të tëra studimi dhe kështu për të realizuar disi ëndrrën e saj ajo nisi studimet për stomatologji. E penduar ajo tregon se këto studime i vazhdoi vetëm dy vite pasi karrierës së saj si modele po i shtohej aktrimi.

"Nëse do të mund ta ktheja kohën pas do të doja të mos isha e famshme. Do të doja një jetë mondane dhe mjekësia do të ishte pasioni dhe profesioni im", shprehet Sofia per Harry Connick./ Top Channel

.

Seksi dhe suksesi: A mundet seksi i shpeshtë t’ju bëjë më të suksesshëm?

Posted: 26 Sep 2016 11:27 PM PDT

A janë më të bekuar dhe më me fat se të tjerët, apo në "jetët e kaluara" kanë bërë gjëra jashtëzakonisht të mira? Sipas një studimi të kryer nga Labor & Independent Economic Research, Gjermani, suksesi i një mashkulli më të jetë direkt i lidhur me jetën e tij seksuale. Vetëm imagjinojeni këtë, transmeton Telegrafi.

Përgjatë viteve, qindra studime rreth seksit dhe suksesit janë kryer për ta ndërlidhur aktivitetin seksual me lumturinë, jetëgjatësinë dhe mirëqenien mendore. Sidoqoftë, ky studim është i pari i llojit të vet, dhe rezultatet janë mbresëlënëse. Studimi ka marrë informatat dhe të dhënat e rreth 7,500 individëve të moshës 26 deri 50 vjet, pavarësisht jetës së tyre seksuale dhe qëndrimeve ekonomike.

Faktor tjetër i rëndësishëm që vlen të ceket është se në këtë studim janë përfshirë persona të të gjitha llojeve të orientimeve seksuale.

Sipas hulumtuesve, individët që bëjnë seks katër herë apo më shumë gjatë një jave fitojnë 5 për qind më shumë sesa të tjerët. Personat që shumë rrallë bëjnë seks fitojnë 3.2 për qind më pak sesa punëtorët tjerë që bëjnë seks rregullisht.

Pra, sipas hulumtuesve, seksi i shpeshtë mund të ketë ndikim të madh në të ardhurat financiare.

 Kjo mund të shpjegohet se mungesa e aktivitetit seksual shpin tek vetmia, depresioni dhe izolimi social, ndërsa individët që bëjnë seks rregullisht dalin më shpesh, janë më sharmant dhe më të motivuar në përgjithësi.

Grupin e dytë e karakterizon edhe pasioni dhe dëshira për të punuar. Pra, kur një grua apo një burrë është i lumtur me jetën seksuale, ai ka tendencë të jetë më i lumtur me jetën sekulare që shpin te ngritjet në detyrë të punës.

.

Noizy reagon për incidentin me armë në klubin ku këndonte (Foto)

Posted: 26 Sep 2016 11:23 PM PDT

Pasi gazetat shkruan dhe raportuan rreth rastit, Noizy ka reaguar ndaj faktit se mediat ia përmenden emrin.

E gjithë kjo pasi sipas këngëtarit është bërë për të shitur gazetat dhe se askujt nuk i ka interesuar se çfarë ka ndodhur me këtë rast apo shkaktarët e saj, transmeton Telegrafi.

"Nëse e lexoni këtë titull, duhet të kuptoni se bëhet fjalë për të shit gazetën nga rasti sapo ndodhur pak ditë më parë", shkruan Noizy në llogarinë personale në Instagram.

Më pas reperi ka vijuar duke u shprehur se mediat po na kujtojnë dita-ditës që duhet ta ndjekim dhunën.

"Domethënë, edhe sikur ne të duam të harrojmë diçka të keqe, kemi gazetarët që na kujtojnë çdo sekondë që duhet ta ndjekim më shumë dhunën. Lexojeni këtë artikull dhe emri im Noizy përmendet që në fillim, ku thuhet në klubin ku këndoi Noizy është qëlluar me armë dhe më pas është historia se çmund të ketë ndodhur. Tani se çfarë i intereson popullit se kush këndoi aty se kuptoj… Mesa duket janë ende të frymëzuar nga fakti që një gazetë në Kosovë ka thyer rekord me lajmin tonë plot rrena që kishin sajuar", ka përfunduar reperi.

.

Pozitë e opozitë, të gatshme për zgjedhje

Posted: 26 Sep 2016 11:22 PM PDT

Ilustrim

Drejtuesit e pesë partive më të mëdha në Kosovë kanë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të parakohshme, qofshin ato parlamentare apo lokale.

Përderisa partitë opozitare (LVV, AAK dhe "Nisma"), kanë vlerësuar se vendi sa më parë duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dy partitë në pushtet (PDK e LDK), kanë thënë se ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

Megjithëkëtë, përfaqësues të këtyre të fundit janë të gatshëm për zgjedhje, po qe se ato mbahen.

Nga ana tjetër, analistët politikë kanë vlerësuar se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, e rrugës do të ishte që të shkohej në zgjedhje. Mirëpo, sipas tyre, LDK-ja është partia e cila do të humbiste më së shumti nga ky vendim./ Zëri

.

Policia ende s’ka shqiptuar gjobë 900 euro

Posted: 26 Sep 2016 11:17 PM PDT

Sipas këtij Ligji, nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane është mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë shoferi dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse "Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik" në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.

Megjithatë, Jeton Rexhepi, drejtor i Departamentit Rrugor në Policinë e Kosovës, ka thënë për "Zërin" se prejse ka hyrë ligji në fuqi ende nuk është shqiptuar gjobë, ku vlera e saj arrin shumën deri në 900 euro.

"Për momentin nuk ka informacione se ka gjoba të tilla, mirëpo qytetarët duhet të vazhdojnë ta respektojnë kufizimin e shpejtësisë, me respektim të rregullave të trafikut duke filluar nga pajisjet për përdorim të rripit të sigurisë", ka thënë Rexhepi.

Kreu i Departamentit Rrugor në Polici thotë se bazuar nga kontaktet me Policinë në terren dhe qytetarët, ky ligj është duke gjetur zbatim në masë, dhe qytetarëve nuk po u mungon njohuria për rregullat e reja në trafik.

.

Ja përse femrat shkojnë bashkë në WC

Posted: 26 Sep 2016 11:14 PM PDT

Shkuarja në tualet është pikërisht një mini-party femërore. Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të "vizitojë" WC-në. Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, "të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.

Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në. Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak, transmeton Telegrafi.

Pasi ta gjejnë kabinën e lirë, fillon një fjalosje e vogël se cila duhet të hyjë e para, përkatësisht cilës i është më "urgjente". Pastaj shkohet te lavaboja për t'i pastruar duart.

Mbi lavabo, zakonisht gjendet pasqyra, ku është rasti më i mirë që tëqesin edhe një shtresë maskaraje dhe buzëkuqi, të heqin hijesimin e shlyer, të spërkatin edhe pak parfum, të përmirësojnë frizurën…

Natyrisht shoqet shfrytëzojnë rastin që njëra-tjetrës t'i tregojnë se a është çdo gjë në rregull. Por i japin këshilla se si ajo tjetra të duket edhe më mirë.

Derisa i bëjnë këto gjëra, patjetër tregojnë edhe ndonjë thashetheme për ekipin me të cilin janë, për vuajtjet dashurore, por edhe për planet se ku të shkohet më tutje. Jo rrallë mund të ndodhë të takojnë ndonjë të njohur, ish-kolege apo ish-mike.

Zgjidhja më e mirë për vajzat të cilat vërtet kanë nevojë t'i kryejnë nevojat fiziologjike është kabina në WC-në e meshkujve. Aty gjithmonë është qetësi, e vetmja gjë që u nevojitet është të marrin guximin për të kaluar pranë radhës së guaskave ku urinojnë meshkujt, të cilat rrallë mund të jenë të zbrazëta.

 

.

Azem Syla edhe disa ditë në QKUK

Posted: 26 Sep 2016 11:10 PM PDT

Azem Syla

Avokati Tomë Gashi, ka deklaruar në emisionin "Kontakt" të Tribuna Channel se njëra ankesë është duke u përgatitur për Gjykatën Supreme të Kosovës, për shkak se e kemi vendimin e parë dhe vendimin e dytë diametralisht të kundërt dhe është një kërkesë që është duke u përgatitur e që do t'i dorëzohet gjyqtares së procedurës paraprake.

Ai ka folur edhe për personin që kishte renë në kontakt me dëshmitarin D, e që sipas tij është edhe shok i dëshmitarit, por që e mohon kategorikisht që klienti i tij ka tentuar të ndikojë në ndonjërin prej dëshmitarëve në rastin e quajtur 'Toka'.

Gashi ka thënë se seanca e radhës do të mbahet me 28 dhe 29 të këtij muaji dhe shpreson që klienti i tij do të paraqitet në to.

Ndërsa duke i komentuar raportet e medieve elektronike se Azem Syla po qëndron në QKUK dhe jo në paraburgim, Gashi është përgjigjur se e vërteta e gjithë kësaj është që gjatë periudhës sa ka qenë i lirë Azem Syla, ka pasur kontrolle shëndetësore të zakonshme.

"Sylës i është preferuar nga ana e mjekësve që të qëndrojë për disa ditë në QKUK dhe aty do të ndodhet edhe për disa ditë, por me datën 28 shtator me siguri që do të jetë i gatshëm të vij në seancë", ka thënë avokati Gashi.

Kurse duke folur për Gjykatën Speciale ai ka thënë se kjo gjykatë do ta njollosë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo pastrimin e saj.

.

Javë më e ngrohtë dhe me shumë diell

Posted: 26 Sep 2016 11:09 PM PDT

Moti me diell/ ILUSTRIM

Do të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell, të martën nëpër lugina dhe përgjatë rrjedhës së lumenjve, vende-vende mund të ketë mjegull në orët e mëngjesit, raporton Prishtina Weather.

Temperaturat do të shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, me minimale që do të luhaten nga 5C deri në 9C, e maksimale nga 19C, të martën, deri në 26C në fundjavë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja 1-4m/s. derisa shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale./ Lajmi.net

.

Related Posts :