Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Sulmuesi i ISIS-it hedh në ajër kryengritësit sirianë në konferencë për media (Video)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Sulmuesi i ISIS-it hedh në ajër kryengritësit sirianë në konferencë për media (Video)” plus 8 more


Sulmuesi i ISIS-it hedh në ajër kryengritësit sirianë në konferencë për media (Video)

Posted: 24 Sep 2016 11:36 PM PDT

Xhirimi i shpërthimit ka dalë në internet, ndërsa bëhet e ditur se takimi ishte në qytetin Inkil në veri të provincës Dara.

Në eksplodim vritet edhe një ministër i qeverisë kalimtare.

Opozita kundërshton paralajmërimin e Kryeministrit për takim në tetor

Posted: 24 Sep 2016 11:18 PM PDT

Ata kundërshtojnë edhe paralajmërimin e kryeministrit të  Kosovës, Isa Mustafa, i cili mbrëmë në RTK  deklaroi se bashkë me kreun e PDK-së, Kadri Veselin në fillim të tetorit do të ftojnë opozitën për një takim në lidhje me Demarkacionit.

Vetëvendosje e quan të panevojshme këtë ftesë. Frashër Krasniqi nga ky subjekt tha për lajmi.net se edhe më herët kanë deklaruar se këto  përpjekje janë  të panevojshme.

Ai thotë se Vetëvendosje nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje.

"Konsiderojmë se demarkacioni është punë e kryer dhe kthimi i tij në pikën zero është zgjidhja. S’ka konsensus e kurrfarë luhatje qëndrimi në këtë", tha Krasniqi për lajmi.net.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi thotë se nëse kryeministri, Isa Mustafa dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli bëjnë ftesë për takim me qëllim që të fillohet një proces i ri i demarkacionit, ky do të ishte një veprim i duhur për një zgjidhje permanente dhe të qëndrueshme.

Arifi për lajmi.net thotë se edhe ashtu është humb shumë kohë si rezultat i barrikadimit qeveritar rreth versionit, për siç e quan ai, të dëmshëm Meha.

Madje, AAK vlerëson se Demarkacioni është tërhequr nga Kuvendi më 1 shtator ngase, pozita nuk i ka votat për ta kaluar.

"Por nëse ftesa e tyre ka të bëjë me ndonjë përpjekje të tyre që në mënyrë dinake të procedojnë versionin ekzistues atëherë përgjigja e AAK dihet. Versioni Meha është i vdekur që nga momentin ku në mungesë të votave të deputetëve është tërhequr nga kuvendi nga vet Kryeministri Mustafa", thotë ai.

Lidhur me këtë paralajmërim të kryeministrit Mustafa, NISMA për Kosovën ende nuk ka marr vendim nëse do t'i përgjigjet pozitivisht asaj.

Për lajmi.net, sekretari i kësaj të fundit, Bilall Sherifi thotë se varet nga përmbajtja e ftesës nëse ata do të shkojnë ose jo.

"Ende gjithçka është në nivel të paralajmërimit se do ta ftojnë opozitën në takim. Pra, ende ftesë nuk kemi. Përgjigja ndaj ftesës do të varet nga përmbajtja e ftesës për takim", thotë Sherifi.

I pyetur a kanë ndonjë kusht për pjesëmarrje në këtë takim, e ripërsëriti se varet nga përmbajtja e ftesës./lajmi.net

Planet ogurzeza të Sheshelit për Kosovën datojnë nga viti 1991(Video)

Posted: 24 Sep 2016 11:17 PM PDT

Vojislav Sheshel

Në intervistë Shesheli fliste edhe për ndërtime termocentralesh në vendet me popullatë më të dendur shqiptare dhe për shfrytëzimin e qymyrit si një mundësi për zhvillim të hovshëm ekonomik të Serbisë.

Intervistën e atëhershme të Sheshelit mund ta lexoni në vazhdim.

Vojislav Sheshel intervistë e vitit 1991: Zgjidhja për Kosovë

Sheshel: Masat e deritanishme në "Kosovë dhe Metohi" kanë dhënë disa rezultate, por nuk mund të jetë zgjidhje e duhur afatgjatë.

Për këtë arsye, ne jemi ithtarë të zbatimit të masave fort më radikale në "Kosovë dhe Metohi".

Ne angazhohemi qëmenjëherë tëndërpritet çfarëdo lloj ndihme financiare për minoritetin etnik "shiptar". Para pak kohe kemi kuptuar nga shtypi i afërt me regjimin, se për çdo ditë, nga Fondi për Ndihmë të Republikave dhe Krahinave të Pazhvilluara, në "Kosovë dhe Metohi" "shiptarve" u është paguar nga 1,5 milionë dollarë. Nga këto mjete, kryesisht është financuar "shumëzimi" i tyre tej mase dhe dëbimi i serbëve nga ky territor i yni me rëndësi vitale e historike.

 Ne angazhohemi që menjëherë të ndërpritet universiteti në gjuhën "shiptare" dhe të gjitha institucionet tjera kulturore të cilat përkrahen nga buxheti shtetëror. Nuk kemi asgjë kundër që pakica "shiptare" t'i ketë këto institucione, por le t'i financojnë vetë, me mjete vetanake.

Më tutje, ne angazhohemi që menjëherë të ndërpritet prodhimi në të gjitha fabrikat të cilat afarojnë në mënyrë jo-rentabile për shkak të bojkotit të heshtur të "shiptarëve". Thjesht, ata njerëz të përjashtohen nga puna, e pastaj le të gjenden. Nëse duhet, do t'u japim të gjithëve pasaporta, por nuk do t'i mbajmë përderisa ata nuk punojnë asgjë.

Pastaj, angazhohemi që të gjitha institucionet dhe akademitë ushtarake e policore të cilat nuk janë drejtpërdrejt të lidhur me rajone ushtarake apo institucione shtetërore, të barten në territorin e "Kosovës dhe Metohisë".

Kjo do të sillte deri ta ardhja e disa dhjetëra mijëra oficerëve, nënoficerëve, policëve dhe nëpunësve shtetërorë dhe tërë infrastrukturës përcjellëse e familjeve të tyre në "Kosovë dhe Metohi". Me këtë do të ndërrohej në mënyrë qenësore përbërja etnike e popullatës në territor të "Kosovës dhe Metohisë".

Pastaj, angazhohemi që menjëherë dhe krejt ku kjo është e mundur të hapen miniera të qymyrit në "Kosovë e Metohi" dhe të ndërtohen termocentrale.

Në bazë të rezervave enorme të qymyrit të "Kosovo-Metohijas", Serbia do të mund të shndërrohej në një nga eksportuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike nëEvropë.

Ku do të ndërtoheshin këto termocentrale? – aty ky janëkoncentrimet më të dendura të popullatës "shiptare"; aty ku janë tokat e tyre pjellore; aty ku janë shtëpitë e tyre.

T'ua bëjmë atyre atë që ata na e kanë bërë neve që nga lufta e këtej. Dhe bota nuk do të mund të na akuzonte aspak për një gjë të tillë.

Nëse thonë që jemi duke i dëbuar "shiptarët"- natyrisht që i dëbojmë, sepse jemi duke ndërtuar termocentrale, e termocentralet janë kusht për ngritje të standardit shoqëror.

Nuk mund të prosperojmë ekonomikisht nëse nuk e bëjmë këtë gjë. Kjo bëhet në tërë botën dhe askush nuk mund të na e sheh për të madhe.

Do t'ua paguajmë dëmshpërblimin në para, por në kushtet e këtij inflacioni kronik që e kemi, ju e dini sa do të thotë ky dëmshpërblim dhe askush nuk mund të na bëjë asgjë lidhur me këtë.

Arrestimi i demonstruesve, ndalimi i organizimit të tyre politik e kështu me radhë, këto janë masa të cilat mund të arrijnë vetëm disa efekte afatshkurtra, në shtigje të gjata asgjë nuk zgjidhin.

Çelësi i vërtetë i ngulfatjes së rebelimit separatist "shiptar" është çelësi ekonomik.

Duhet që përmes masave ekonomike t'i detyrojmë që thjesht të heqin dorë nga synimet e tyre separatiste. Një numër i madh i tyre do ta lëshojnë Kosovën ngase nuk do të kenë si të jetojnë nëse ne nuk i financojmë më.

Gazetarja: Por a nuk do t'i rrezikojmë kështu të drejtat e tyre?

Sheshel: Cilat të drejta të tyre? Le të gjenden! Le të punojnë! Le të prodhojnë! Le t'ia bëjnë si dinë. Shoqëria e lirë nënkupton që gjithkush të kujdeset për vetveten. Si qenka e drejtë e tyre që ne t'i mbajmë? Deri sot ka qenë ashtu, por tash e tutje jo!

Më tutje, ne angazhohemi që të gjithë 360 mijë emigrantët shqiptarë të cilët nga 6 prilli 1941 e deri më sot kanë kaluar nga Shqipëria në Serbi, të gjithë ata dhe fëmijët e tyre me urgjencëtë dëbohen nga Serbia dhe t'i dorëzohen Komesariatit të Lartë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara.

Në tërë botën ka shtete më të pasura, prandaj le t'i pranojnë ata, le ta tregojnë edhe ato shtete humanitetin e tyre. Pse vetëm ne serbët duhet ta dëshmojmë humanitetin tonë, përderisa këta emigrantë shqiptarë na e kthejnë duke ngulur thika në shpinat tona.

Më tutje, që po ashtu do të ishte njëra nga masat thelbësore, është që në një brez prej 20-50 kilometrash përgjatë kufirit me Shqipërinë të shpallet zonë e rëndësisë strategjike për Serbinë.

Nga kjo zonë, me qëllim të mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Serbisë, të dëbohen të gjithë pjesëtarët e pakicës kombëtare "shiptare" dhe pas dëmshpërblimit në para, të barten për të banuar në viset tjera të Jugosllavisë.

Për shembull, të barten në Kroacinë dhe Slloveninë e sotme, ngase ato kanë dëshmuar se i duan më së shumti, prandaj konsiderojmë që do ta pranojnë me ngazëllim këtë propozim tonin dhe se do t'i pranojnë përzemërsisht me duar të hapura.

E kur e themi këtë, e kemi parasysh faktin se qendra e rebelimit separatist "shiptar" nuk është as Prishtina e as Tirana, por janë Zagrebi e Lubjana.

Në këtë brez, e tërë toka bujqësore do të duhej t'i ndahej Armatës për administrim. Armata do ta rimëkëmbte prodhimtarinë bujqësore në këtë brez deri sa të ndërtoheshin kushtet për banim më masovik të serbëve.

Të gjithë serbëve, por edhe të pakicave tjera etnike të cilat janë besnike ndaj shtetit serb, të cilët do të donin të banonin atje, do t'u jepnim tokë bujqësore pa pagesë. Ashtu do ta rimëkëmbnim prodhimtarinë bujqësore, do të formonim shoqata aksionarësh dhe në këtë mënyrë do ta zgjidhnim në mënyrë efikase problemin e rebelimit separatist "shiptar".

Përndryshe, në shtigje të gjata "shiptarët" do të fitojnë, ngase koha punon për ta nëse nuk ndërmerren këto masa kyçe dhe radikale ekonomike.

Çka tjetër do të mund të ndërmerrnim? Duke kaluar kohë me diasporën serbe, kam kuptuar se kjo diasporë numëron rreth 3 milionë serbë.

Shumica enorme e këtyre serbëve është e gatshme që në territorin e "Kosovës dhe Metohisë" të blejnë nga më së paku një hektar toke, e disa edhe më shumë, nga 10 apo 20 hektarë.

Ata do të mund t'i blinin këto toka, do të mund t'ua japin në shfrytëzim shoqatave aksionare nëse nuk janë të gatshëm që vetë të kthehen këtu.

Me rëndësi është që kjo tokë të blihet, që të regjistrohet si pronë e tyre, e këto shoqata aksionare do të mund të punonin dhe kështu të zgjidhet kjo çështje. /Kallxo.com

Kryeministri Mustafa pritet të thirret nga Kuvendi në interpelancë për dy çështje

Posted: 24 Sep 2016 11:17 PM PDT

Isa Mustafa

Ky është rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

2. Përgatitjet për seancën plenare:

3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

4. Koha për pyetje parlamentare,

5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

6. Votimi për emërimin e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore,

7. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

8. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

9. Shqyrtimi i Propozimi-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 05/106, datë 25.08.2016, me të cilin konsiderohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC,

10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr. 06/106, datë 25.08.2016, me të cilin konstatohet interesi publik për lëshimin e licencës për hulumtim për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan Amerika.

11. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

12. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Obama hetohet nga FBI për skandalin e e-maileve të Clinton

Posted: 24 Sep 2016 11:12 PM PDT

Ky fakt është në dosjet e FBI-së që hetojnë skandalin e emaileve të Hillary Clinton.

Mediat amerikane raportojnë se dokumentet e reja të FBI përmbajnë 200 faqe material dhe përfshijnë intervistat e ndihmësit me Clinton në lidhje me serverin privat të emailit që dyshohet se ka përdorur, duke përfshirë edhe të dhëna shtetërore.

Sipas FBI, Clinton shkëmbeu disa emaile me një person të panjohur, dhe pas hetimeve dyshohet të jetë një pseudonim i përdorur nga Barack Obama.

Pas këtij lajmi të bujshëm, nuk ka ende një reagim nga kandidatja demokrate për Presidente Hillary Clinton dhe as nga Shtëpia e Bardhë.

Publikohet promo e episodës së re të ‘Kafeneja Jonë’ (VIDEO)

Posted: 24 Sep 2016 10:47 PM PDT

Kafeneja Jonë

Pas transmetimit të episodës specale, Gjirafa.com me 27 shtator do të fillojë me publikimin e përjavshëm të seriali vendor ‘Kafeneja jonë’.

Tani vjen edhe promoja për episodën e parë nga ato të rejat të serialit./lajmi.net

Videot zyrtare: http://kafenejatest1.gjirafa.com/KafenejaJone

Kur është koha më e mirë për të postuar në Facebook

Posted: 24 Sep 2016 08:46 PM PDT

Botuesit kryesorë thonë se "koha më e mirë", për të shpërndarë përmbajtjet në Facebook varet më shumë nga vendi ku bëhej ai, por jo vetëm.

Për shembull publikuesit në Amerikën Jugore merrnin performancën më të mirë ndërmjet orëve 11:00 dhe 16:00, ndërsa Franca dhe Britania kishin sukses gjatë gjithë ditës. Gjithsesi kjo nuk është diçka standarde pasi koha optimale, varion në varësi të lokalizimit të audiencës.

Analistët krahasuan të dhënat e trafikut edhe nga i njëjti shtet (Franca) më dy grupe të ndryshme që postuan në sasi të njëjtë, ku grupi i parë publikonte lajme të përgjithshme, ndërsa grupi i dytë publikonte postime në lidhje me sportin.

U vu re se deri në orën 10:00 të dy grupet ndiqnin të njëjtin grafik të dhënash, ndërsa më vonë publikuesi i lajmeve mbeti në nivele konstante, ndërkohë ai i sportit ra më shumë.

Ata krahasuan gjithashtu të dhëna të postuara nga i njëjti burim në shtete të ndryshme. Ndërkohë që në një shtet piku më i lartë arrihej në orën 11:00, për shtetin tjetër kjo ishte një orë aspak e favorshme për të bërë një postim.

Megjithatë një publikues për të gjetur pikërisht momentin më të favorshëm të ditës për të bërë një postim në Facebook, duhet të bëjë gjithmonë një studim në kohë reale, kjo pasi ka luhatje të shpeshta të trafikut.

Kjo është arsyeja pse edhe shumë publikues tani kërkojnë ndihmën e mediave sociale dhe madje të analistëve të të dhënave për të përcaktuar kohën më të mirë të publikimit të përmbajtjeve të tyre.

Çfarë ndodh me fotografitë që fshihen nga një kompjuter?

Posted: 24 Sep 2016 08:31 PM PDT

Fshirja e një skedari, vetëm sa i heq etiketën që i tregon kompjuterit se dosja është atje. Të gjitha të dhënat që kanë qenë pjesë e dosjes, do të jenë diku aty në hard- diskun tuaj.

Është pak a shumë si të grisësh kopertinën e një libri, por duke i lënë të gjitha faqet e tjera – libri mund të ketë ikur, por informacioni është ende atje.

Dosja mund të fshihet vërtet kur kompjuteri ruan përfundimisht diçka të re, pikërisht aty ku dosja e vjetër ndodhet në disk.

Twitter drejt shitjes – ja cila komani e madhe pretendon ta blejë

Posted: 24 Sep 2016 07:55 PM PDT

Një raport nga e përditshmja amerikane CNBC, tregon se Google dhe Salesforce janë dy nga pretendentët kryesorë për të blerë Twitter. Por ka edhe kompani të tjera të mëdha teknologjike që kërkojnë ta blejnë rrjetin e madh social, i vlerësuar i dyti pas Facebook, për sa i përket numrit të përdorueseve.

Blerja e Twitter nga Google është përfolur edhe më parë. Një veprim i tillë do të ishte një mbështetje e madhe për të fituar përparësi përkundrejt Facebook, pas dështimit relativ që pësoi Google+.

Sipas bordit drejtues të Twitter aktualisht po realizohen bisedime, por nuk është vendosur akoma nëse marrëveshja do të realizohet apo jo. As Google dhe as Salesforce nuk komentuan në lidhje me këtë./krokodilli

Related Posts :