Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Tjetër sulm në SHBA, një person ther 8 veta me thikë” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Tjetër sulm në SHBA, një person ther 8 veta me thikë” plus 8 more


Tjetër sulm në SHBA, një person ther 8 veta me thikë

Posted: 17 Sep 2016 11:59 PM PDT

Sulmi ka ndodhur në St Cloud, rreth 110 km nga Minneapolis. Motivi i sulmuesit, i cili u vra nga forcat policore, ende nuk dihet qartë, transmeton lajmi.net

Sipas dëshmitarëve, thuhet se sulmuesi para se të vritej ka bërtitur "Allah".

Zyrtarët e spitalit kanë bërë të ditur se asnjë nga të lënduarit nuk janë në rrezik jete. /lajmi.net

Seferi, mesazh indirekt për Krasniqin (FOTO)

Posted: 17 Sep 2016 11:58 PM PDT

Ai e ka bërë një postim në Facebook, që duket një kundërpërgjigje për kosovarin Luan Krasniqi, i cili e ndihmoi mbrëmë boksierin turk.

"Më krenar për një humbje me dinjitet se sa një fitore të pa merituar. Kokën lartë dhe kurrë nuk tradhtuam idealin e as flamurin", shkruan Seferi në Facebook, përcjellë “Lajmi.net”.

Krasniqi ka marrë kritika të mëdha nga opinioni kosovar, pas ndihmës që ia dha mbrëmë turkut Arslan, kundër shqiptarit Seferi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Shpërthimi në Nju Jork, kamerat kapin momentin (Video +18)

Posted: 17 Sep 2016 11:50 PM PDT

shperthimi, nju jork

Shpërthimi i cili la të lënduar 29 persona, u tha se nuk ka të bëjë me terrorizëm, transmeton lajmi.net

Ndërkaq, një tjetër bombë e pashpërthyer është gjetur në një tenxhere kuzhine në rrugën 27 në Manhattan. /lajmi.net

Bomba e dytë në Nju Jork, u gjet në një tenxhere (Foto)

Posted: 17 Sep 2016 11:41 PM PDT

Bomba është gjetur e pashpërthyer në një tenxhere kuzhine, e përgatitur me pajisjet e tjera për t'u aktivizuar, transmeton lajmi.net

Zyrtarët policor e kanë konfirmuar gjetjen e kësaj bombe, të cilën e kanë marr skuadra e çaktivizimit.

Policia ka deklaruar se deri më tani nuk ka ndonjë të dyshuar për shpërthimin që la të lënduar 29 persona. /lajmi.net

bomba

It's been reported that the second device found at West 27th Street, the pressure cooker (pictured), has different colored wires sticking out of it and is wrapped in a plastic bag with what appears to be a cell phone or timer connected to it

Momenti i shpërthimit në Nju Jork (Video)

Posted: 17 Sep 2016 11:31 PM PDT

Nju Jork, shperthimi

Në video shihen njerëzit duke ikur dhe panik e madhe ndërmjet tyre pas shpërthimit, transmeton lajmi.net

Autoritetet thanë se shpërthimi s’ka të bëj me terrorizëm.

29 të lënduar nga një shpërthim i fuqishëm në Nju Jork (Foto/Video)

Posted: 17 Sep 2016 11:10 PM PDT

Nju Jork

(I plotësuar) – Kryetari i Nju Jorkut, Bill de Blasio, u ka thënë banorëve se "ne nuk do të frikësohemi", pas shpërthimit që tronditi qytetin në natën e së shtunës.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në afërsi të vendit të shpërthimit, ai tha se çfarëdo që ka ndodhur, njujorkezët nuk do të frikësohen, transmeton lajmi.net

"Tani unë dua të jem i qartë, çfarëdo shkaku, çfarëdo qëllimi të ketë ky shpërthim, njujorkezët nuk do të frikësohen dhe nuk do të lejojnë askënd të na ndryshojë çfarë jemi apo si ne jetojmë", ka deklaruar de Blasio.

Sipas informacioneve të para, kreu i Nju Jorkut ka pohuar se "ky akt ishte i qëllimshëm", ndonëse në përpjekje për t'i qetësuar qytetarët, ka thënë se shpërthimi nuk kishte lidhje me terrorizëm. /lajmi.net

Mayor Bill de Blasio, center, and NYPD Chief of Department James O'Neill, center right, speak during a press conference near the scene of an apparent explosion on West 23rd street in Manhattan's Chelsea neighborhood, in New York on Saturday

***

Sipas Daily Mail nga shpërthimi janë lënduar të paktën 29 persona, derisa policia po heton edhe një bombë të dytë të mundshme në një që dyshohet se ndodhet në një tenxhere me presion, transmeton Express.

Pamjet e tmerrshme që vijnë nga atje, tregojnë shpërthimin që ndodhi në një lagje të pasur të Neë Yorkut. Krejt kjo ka ndodhur rreth orës 8:30 sipas kohës lokale.

Aksindet i rëndë në Veternik, lëndohen disa persona (Foto +16)

Posted: 17 Sep 2016 11:04 PM PDT

Dëshmitari i cili ka dërguar edhe fotografitë e aksidentit thotë se aty janë përfshirë një Golf, një BMW dhe një Renault.

Në vendin e ngjarjes kanë dal Policia dhe Zjarrfikësit, ku edhe iu është dhënë ndihma e parë të lënduarave, të cilët më pas janë dërguar për në QKUK, numri i të cilëve ende nuk dihet.

Arifhikmeti nuk do të jetë më pjesë e ‘O sa mirë’ (FOTO)

Posted: 17 Sep 2016 06:37 PM PDT

Xhevdet Jashari në rolin e Arifhikmetit

Aktori Xhevdet Jashari përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar se ai nuk do të jetë më pjesë e serialit ‘O sa mirë’.

Jashari ka luajtur rolin e njërit nga personazheve më të dashura për publikun,djalin nga Tetova, Arifhikmetin, përcjell lajmi.net.

Ja postimi i plotë i aktorit:

iPhone 7 i nënshtrohet testit “të pamëshirshëm” të fortësisë (VIDEO)

Posted: 17 Sep 2016 06:24 PM PDT

iPhone 7

Një djalë me pseudonimin JerryRigEverything ka publikuar një video në YouTube duke bërë një provë për testimin e fortësisë të iPhone 7.

Në video tregohen prova të ndryshme ku smartfoni i Apple i nënshtrohet gërvishtjeve, ngrohjes në temperaturë të lartë dhe përkuljeve të forta.

Ekrani fillonte dhe gërvishtej në nivelin e 6 të fortësisë, ndërsa këllëfi i jashtëm prej alumini ia dilte me gërvishtjet e çelësave, por maja të mprehta si brisku mund ta dëmtonin kollaj.

Po ashtu edhe kamera rezultoi shumë e fortë pasi brisku nuk e gërvishte, vetëm materiale që i përgjigjeshin nivelit të 6 të fortësisë mund ta dëmtonin.

Megjithatë jo aq e fortë sa pretendon Apple, pasi ajo tha se kamera ishte e veshur me material safiri i cili mund të durojë edhe shkallë të tilla fortësie.

Gjithashtu iPhone 7 i rezistoi mjaft mirë testit të përkuljes dhe rezultoi më i fortë se iPhone 6./albeu

Related Posts :