Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Veseli sot takon shefen e BE-së në Kosovë” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Veseli sot takon shefen e BE-së në Kosovë” plus 8 more


Veseli sot takon shefen e BE-së në Kosovë

Posted: 15 Sep 2016 11:51 PM PDT

Kadri Veseli/ Foto: Bujar Terstena

Takimi sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës do të mbahet nga ora 12:00. Ky takim ishte paralajmëruar që të mbahet të martën por është shtyrë për sot.

Lamtumirë Real Madrid, James befason me klubin e ri!

Posted: 15 Sep 2016 11:47 PM PDT

James Rodriguez ka vendosur të largohet nga Real Madrid.

Mesfushori vazhdon të kërkohet nga Manchester United, ka bërë të ditur "Don Balon".

James nuk është duke gjetur hapësirë për lojë në Santiago Bernabeu, përcjell "Lajmi.net".

Dhe, Jose Mourinho është i gatshëm që t'i ofrojë "shpëtim", duke e transferuar në Old Trafford.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Gruaja që është alergjike ndaj ujit!

Posted: 15 Sep 2016 11:40 PM PDT

Rachel Warwick, zgjohet çdo mëngjes dhe pi një gotë me një lloj "helmi" thumbues, por është ajo që e ndihmon ta zëvendësojë ujin, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Në kohën e lirë, ajo shikon të tjerët tek kënaqen duke u spërkatur me ujë afër një pishine, duke u vetëpërmbajtur e duke u përballur me dhimbje.

Ky është realiteti i çuditshëm, kjo është bota e Rachel, alergjike ndaj ujit…

Është një botë ku banja relaksuese është një prej maktheve të saj, apo bota e ferrit për të.

Çdo kontakt me ujin, e bënë t'i skuqet lëkura, të djersish dhe të ketë dhembje të tmerrshme.

E njohur ndryshe si 'aquagenic urtikaria', është gjendje e saj që përjeton në mënyrë të hidhur e kombinuar edhe me ethe.

Është e pakuptueshme se si Rachel mund të mbijetojë pa ujë, duke e ditur se uji është nevoja themelore në jetë, saqë edhe motoja e NASA-s në gjueti për jetën e alienëve është thjesht "ndiqni ujin".

Të paktën 60% e trupit të njeriu është ujë.

Nuk dihen mirë shkaqet dhe arsyet e kësaj sëmundje pasi edhe është shumë e rrallë.

Marcus Mauer, dermatolog në Qendrën Evropiane për alergji (ECARF) në Gjermani, ka thënë se kjo sëmundje është shkatërruese saqë mund të transformojë tërë jetën e një pacienti.

"Unë kam pasur edhe më parë pacientë me këtë alergji, sa për 40 vite me rradhë ata janë zgjuar çdo mëngjes të ënjtur, e sikur të ishte dita e tyre e fundit", tha ai.

Rachel ishte vetëm 12 vjeçare kur u diagnostikua, pasi vuri re skuqje të lëkurës kur kishte notuar.

Me shumë vështirësi, për të mbijetuar ajo minimizon lëvizjet, shmang stërvitjet dhe vesh rroba shumë të lehta.

Burri i saj i cili edhe është kujdestari zyrtar i saj, e ndihmon në çdo hap, nuk del thuajse fare nga shtëpia dhe pi qumësht, pasi reagimi i qumështit nuk është si i ujit.

Problemi i kësaj alergjie, fillon kur qelizat imunitare në lëkurë liron proteina inflamatore. /lajmi.net

 

 

Cozman shfaqet pa asnjë shenjë: Më mungon vëllau Alberti (Foto)

Posted: 15 Sep 2016 11:40 PM PDT

Cozman dhe Noizy ishin përfshirë në një incident fizik dhe të armatosur në qendër të Prishtinës.

Cozy u arrestua dhe u mbajt 48 orë në parabrgim, teksa masa iu vazhdua për 1 muaj Albert Krasniqit, shokut të ngushtë të reperit të Babastars, i cili u involvua në incident.

Dhe pasi u lirua rreth orës 15:00, Cozman ka bërë postimin e parë në Snapchat.

Ai në këtë foto demanton spekulimet e mediave të cilat pohuan se Cozman pësoi lëndime në fytyrë nga Noizy, me një foto të para 1 viti, shkruan Telegrafi. Në këtë foto Cozy shfaqet pa asnjë shenjë dhe në gjendje optimale. Në mbishkrim të fotos ai ka shkruar: "Më mungon vëlla".

Me këtë shkrim Cozy i referohet Albertit, shokut të tij i cili është ende në paraburgim.

Ky është reagimi i parë i Cozmanit pas incidentit!

 

 

Ministria e Integrimeve Evropiane, mes pritjes së ministrit të ri dhe shuarjes

Posted: 15 Sep 2016 11:38 PM PDT

Por se çfarë do të ndodhë me këtë pozitë, apo nëse do të shuhet krejt ky dikaster, ende nuk ka asgjë zyrtare.

Kështu tha për lajmi.net këshilltari për media i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.

"Ende nuk ka asgjë zyrtare  se çfarë do të bëhet me këtë ministri", sqaroi ai, duke mos dhënë detaje tjera.

Deri më tani  në media është raportuar se pasues i ish ministrit Çollaku mund të jetë  nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Ministria e Integrimeve Evropiane ka para vetës një sfidë të rëndësishme e që ka të bëjë me  liberalizmin e vizave të Kosovës, si synim për t’i dhënë fund izolimit të kosovarëve.

Çollaku në ditën e dorëheqjes tha se ka bërë gjithçka që ishte e mundur për çështjen e vizave por u shpreh i zhgënjyer nga BE për vonesën që po bëhet në këtë aspekt./Lajmi.net

Veliaj: Nuk jam turbo-patriot

Posted: 15 Sep 2016 11:28 PM PDT

Erjon Velija

Nuk jam turbo-patriot, prandaj është mirë për të qenë praktik e jo për të folur si baballarë të kombit. Kur pyetem për "Shqipërinë e Madhe" mendoj për "Shqipërinë e Mirë".

Nëse shqiptarët jetojnë mirë, atëherë ata janë edhe të mëdhenj. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën "Zëri" numri një i kryeqytetit të Shqipërisë, Erion Veliaj, duke shtuar se nëse shqiptarët kanë qytete të pastra, shkolla të mira, aftësi për treg të punës, ky është koncepti i tij se si Shqipëria bëhet më e mirë.

Veliaj tregon se kur kishte marrë drejtimin e Tiranës kishte nisur me rregullimin e Sahatit të Qytetit, si një gjest simbolik për të treguar se nga tani e tutje kryeqendrës së Shqipërisë nuk i ngecën koha. "Nuk duhet të perëndoj dielli në Tiranë nëse Bashkia nuk e ka bërë një punë konkrete atë ditë.

Ajo punë mund të jetë mbjellja e 1000 pemëve, hapja e një kopshti të ri, mund të jenë themelet e një shkolle të re, çfarëdo tjetër, por duhet të kemi diçka konkrete para se të perëndojë dielli çdo ditë", shprehet Veliaj.

Gjatë intervistës për "Zërin" ai ka treguar si e sheh menaxhimin e Prishtinës nga udhëheqja komunale dhe çfarë potenciali sheh tek homologu i tij kosovar, Shpend Ahmeti, për projektet e përbashkëta me komunat që udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë në pesë vende të ndryshme të Ballkanit, për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, etj.

Luana Vjollca, bjondina që bën sikur lexon por librin e ka mbrapsht (Foto)

Posted: 15 Sep 2016 11:23 PM PDT

Diçka ka shkuar keq, por vetëm disa e kanë vërejtur se ajo librin që ka në duar e ka mbrapsht, shkruan lajmi.net.

Këtë mund ta vëreni në numrat rreth librit dhe dëshmon se ajo në fakt vetëm është bërë sikur lexon dhe derisa i ka ikur një detaj i tillë është shfaqur si një bjondinë e vërtetë../lajmi.net

Presidenti kthehet në atdhe, me premtime nga investuesit kanadezë

Posted: 15 Sep 2016 11:15 PM PDT

 

Në forumin e titulluar "Udhëheqja në kohë të pasigurta", para mbi 100 folësve dhe 2600 delegatëve nga mbi 40 shtete, presidenti Thaçi prezantoi të arriturat e Kosovës si shtet i ri me mundësi të mëdha ekonomike dhe të ardhme të sigurt euroatlantike, si dhe theksoi se rasti i Kosovës është shumë specifik për shkak se zhvillimi i shtresës së mesme është shoqëruar me sfida të shumta.

Ai është shprehur i kënaqur me interesimin e kompanive kanadeze për interesimin e tyre për të ardhur dhe për të investuar në Kosovë në sektorët e minierave, energjisë, turizmit dimëror, etj.

Kreu i vendit ka zhvilluar edhe disa takime me krerë të lartë të shtetit kanadez.

Edhe në takimet me Guvernatorin e Përgjithshëm të Kanadasë, David Johnston, dhe me Kryeministren e Ontarios, Kathleen Ëynne, konfirmuam thellimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të shtetit të Kosovës dhe Kanadasë, në të gjitha nivelet", ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi falënderoi përzemërsisht miqtë kanadezë për mbështetjen e tyre të pakursyer për Kosovën, para gjatë dhe pas luftës, duke shtuar se është dakorduar me ata për një agjendë dinamike të bashkëpunimit në ekonomi, tregti, edukim, si dhe për investime të reja", shtoi presidenti Thaçi.

Gjatë vizitës në Kanada, presidenti Thaçi është takuar edhe me Kryeministrin e Republikës së Guinesë, Mamady Youla, themeluesin e Forumit Ekonomik Global të Torontos, Gil Rémillard, Ministren e Ontarios për Shtetësi dhe Imigrim, Laura Albanese, dhe Kryetaren e Bashkisë së Mississaugas, Bonnie Crombie.

"Gjithashtu, pata rastin të takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe punojnë në Kanada. U inkurajova nga niveli i integrimit të tyre në jetën sociale, kulturore, politike dhe ekonomike në Kanada", ka përfunduar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Horoskopi, 16 shtator 2016

Posted: 15 Sep 2016 11:06 PM PDT

Horoskopi

Dashi

Një ditë e mbushur me ngjarje dhe me evente të ndryshme për ju të dashuruarit. Çdo gjë pozitive do të ndodhe sot, kështu që mos u mërzisni. Beqarët duhet të jenë të përgatitur sepse do pësojnë ndryshime të mëdha pas takimeve emocionuese që do realizojnë. Financat do jenë nën përkujdesjen e yjeve.

Demi

Ankthi dhe stresi sot do të mbizotërojnë ne marrëdhënien tuaj në çift. Bëni mirë të ruani qetësinë pasi gjithçka është kalimtare. Beqarët do tregohen shumë striktë në përzgjedhjen e personave që do preferojnë të takojnë. Financat do vinë duke u ekuilibruar falë menaxhimit tuaj.

Binjakët

Çdo gjë sot do të jetë në ekuilibër si karriera juaj edhe dashuria. Jeni në një mendje me partnerin/en lidhur me një çështje zemre. Beqarët do realizojnë plot takime emocionuese, por nuk do jenë të vendosur për hapa të mëtejshëm. Financat nuk do jenë shumë të mira, kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Ditë e vështire sot dhe nuk do të keni pranë as njeriun tuaj të zemrës. Kjo gjë ju penalizon sepse gjithmonë mendimet e ftohta janë më të saktat. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të hedhin hapa sepse mund të lëndojnë veten. Në planin financiar parashikohen probleme serioze.

Luani

Sot dita paraqitet shumë e bukur, veçanërisht për ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Çdo gjë rreth jush lidhet me kreativitetin dhe sportin. Beqarët duhet të tregohen mjaft të hapur në takime nëse do duan vërtet të ndryshojnë statusin. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Virgjëresha

Tensionet në çift lindin nga mungesa e dialogut. Mundohuni ti kushtoni kohën tuaj partnerit/es për të parë pse keni probleme kohët e fundit. Beqarët këshillohen të presin edhe pak kohë para se të fillojnë një lidhje. Financat paraqiten të mira, madje mund të kryeni edhe shpenzime.

Peshorja

Edhe pse sot do të zgjoheni me shumë pasiguri rreth partnerit/es gjatë ditës do të shikoni se sa shpejt do të qartësohen gjërat. Beqarët do kenë plot takime interesante, nga të cilat mund të nisin vetëm lidhje kalimtare dhe asgjë serioze. Financat mundohuni t'i mbani sa më shumë nën kontroll.

Akrepi

Sot do të merrni lajme të mira nga partneri/ja të cilat do t'ju emocionojnë. Gjithçka lidhet me planet që keni diskutuar për të ardhmen tuaj. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat që do i bëhen për takime, pasi nuk do ndihen gati për lidhje. Financat nuk do jenë të mira, Plutoni do pozicionohet keq te buxheti juaj.

Shigjetari

Sot është një ditë shumë e bukur për ta shijuar me veten dhe partnerin/en. Do kaloni momente vërtet relaksi duke harruar për pak kohë punën. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin duhet të pranojnë ftesat dhe të njihen me persona të rinj. Financat paraqiten të mira.

Bricjapi

Energjia dhe entuziazmi do t'ju shoqërojnë sot gjatë gjithë ditës ju që jeni në një marrëdhënie. Do të përçoni vetëm energji pozitive sot. Beqarët do kenë shumë komplekse dhe nuk do përshtaten dot me asnjë nga personat të cilët do takojnë. Financat nuk do jenë të këqija.

Ujori

Partneri/ja është mësuar me çmenduritë tuaja kështu që sot do të përshtateni. Në punë do të keni shumë intensitet gjatë ditës së sotme. Beqarët do jenë me fat sot dhe do mund të realizojnë takimet që kanë ëndërruar. Financat do jeni të mira, mund t'i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim.

Peshqit

Sot janë shumë të paktë personat tek të cilët keni besim dhe që mund t'ju rrëfeheni. Do të keni një bisedë të gjatë edhe me partnerin/en. Beqarët nuk do jenë me shumë fat në dashuri, prandaj më mirë ta kalojnë kohën në shoqëri të miqve. Në panin financiar do jeni me shumë fat.

Related Posts :