Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Ylli i madh humb ndeshjen Barcelona-Man City (FOTO)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Ylli i madh humb ndeshjen Barcelona-Man City (FOTO)” plus 8 more


Ylli i madh humb ndeshjen Barcelona-Man City (FOTO)

Posted: 26 Sep 2016 12:03 AM PDT

Mesfushori Kevin De Bruyne, sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen kundër Barcelonës.

Pas një problemi muskulor që e nxjerri jashtë në ndeshjen me Swansean, De Bruyne ka probleme muskulore dhe s’do të jetë i gatshëm të luajë më 19 tetor kundër katalunasve në “Camp Nou”, përcjellë “Lajmi.net”.

Burime të “Goal” bëjnë të ditur që informacionet do të zyrtarizohen sot pas testeve mjekësore.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

Kujdes kur bisedoni me Viber, këtë të keqe kurrë nuk e keni ditur

Posted: 26 Sep 2016 12:01 AM PDT

Shumë nga bisedat thuhet se nuk i përgjon ky sistem, por mos u siguroni sepse Viberi i përgjon bisedat e juaja.

Në Kosovë Viberi ruan dhe përgjon bisedat tuaja me miqët tuaj, e kur ato i përdorni edhe për punë tjera të cilat nuk mund t’i kryeni në Viber.

Adrian Gaxha bëri një gjest human në Prishtinë (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 11:56 PM PDT

Adrian Gaxha

Këngëtari i blen cdo herë, jo nga dëshira për të ngrënë, por nga vullneti për ta ndihmuar këtë fëmijë i cili me paratë që fiton ndihmon familjen, shkruan Magazina.al

Edhe sot kur erdhi në Prishtinë, këngëtari nga Shkupi takoi mikun e tij të vogël. Por sonte Gaxha i shtroi darkë shitësit të cilin këngëtari tashmë e ka bërë shok.

"Kisha një darkë shumë të mirë me shokun tim të krembananeve", ka shkruar Gaxha.

Zgjoheni ndonjëherë me të nxira në trup? Ja çka ndodh me ju gjatë natës (Foto)

Posted: 25 Sep 2016 11:55 PM PDT

Jeni të sigurt që me shenja të tilla nuk keni rënë në gjumë, madje as gjatë gjumit nuk keni ide nëse jeni rrëzuar apo çfarë?, transmeton lajmi.net.

Gratë zakonisht kanë shtresa e hollë e kolagjenit se meshkujt. Estrogjenit gjithashtu mund të dobësojë qelizat e gjakut. Të dyja këto mund të bëjë femrat të prekshme për bruising pashpjegueshme.

Shenja sikur jeni zgjuar nga një betejë e ashpër, por që edhe nëse i prekë nuk ka dhimbje fare, por sigurisht nuk e keni asnjë shpjegim për këtë.

Sipas një dermatologu të njohur, Doktor Joel Cohen, këto shenja nuk shkaktohen nga të lënduarit pa dashje gjatë natës, ato shenja të mavijosura kanë të bëjnë me përbërjen gjenetike të lëkurës suaj.

"Lëkura e njeriut është e përbërë me disa shtresa të kolagjenit- (Kolagjeni është proteina më e rëndësishme e organizmit tonë, një proteinë që përmban karbon, hidrogjen, oksigjen dhe azot), e këto shtresa shërbejnë si mbushje kundër plagëve dhe mavijosjeve", ka thënë Cohen.

Këto nxirje mund të ndodhin edhe si pasojë e enëve të gjakut kur lëkura pushon e ndërsa shkakton përmbytje të gjakut në indet përreth, transmeton lajmi.net.

Gratë zakonisht kanë shtresa më të holla të kolagjenit se sa meshkujt.

Estrogjeni gjithashtu mund të dobësojë shumë qelizat e gjakut pasi përgatit trupin për ovulacion.

Të dyja këto, mund të bëjë që femrat të kenë shenja të mavijosura dhe të pashpjegueshme në trupin e tyre.

Në rast se keni lëkurë të trashë, mund të jetë arsye që qelizat e gjakut të lëvizin lirshëm dhe të rrisin mundësinë për të nxira në trup.

Lëkura Fattier gjithashtu i lejon qelizat e gjakut të lëvizin më lirshëm, duke rritur mundësinë e anijes thyerje.

Megjithatë, kur këto të nxira bëhen më të errëta atëherë kjo kalon në diçka më serioze dhe kërkon kujdes mjekësor, prandaj medoemos duhet të konsultoheni me një dermatolog. /lajmi.net

bruising errët është shumë më serioze dhe mund të kërkojnë kujdes mjekësor.

 

 

 

 

 

 

Formacioni i javës në Premierligë (FOTO)

Posted: 25 Sep 2016 11:43 PM PDT

Ai dominohet nga futbollistë të Arsenalit dhe Liverpoolit, që kanë nga katër, respektivisht tre lojtarë.

Ndërkohë, nga një futbollist kanë edhe Manchester United, Tottenham, Everton dhe Sunderland.

Më poshtë mund ta shihni formacionin, i cili vjen me skemën 4-2-3-1.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

Shikoni momentin kur Justin Bieber sulmohet në Gjermani (Video)

Posted: 25 Sep 2016 11:36 PM PDT

Justin Bieber

Këngëtari ka qenë në Munih ku ka mbajtur koncert si pjesë e turneut të tij botëror dhe pas koncertit ka dalë në një klub.

Mirëpo gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç deshi, pasi një mashkull e ka sulmuar fizikisht.

Dëshmitarët kanë thënë se mashkulli në fjalë ishte përpjekur që të tërhiqte vëmendjen e Bieber.

Dhe në një moment ka dashur ta godasë, por Justin është ndihmuar nga partneri i tij biznesor, John Shahid.

Ky është një nga rastet e shumta kur këngëtari ka pasur probleme me zënka në klubet e natës. /Telegrafi/

Shokohet PSG, Di Maria transferohet te gjiganti evropian

Posted: 25 Sep 2016 11:33 PM PDT

Kështu shkruajnë mediat angleze, që konfirmojnë edhe skuadrën e re të futbollistit argjentinas.

Ai do të rikthehet në Angli, tashmë për të veshur fanellën e Chelseat, përcjellë “Lajmi.net”.

Detajet e operacionit nuk janë bërë ende të ditura, por thuhet se oferta e klubit nga “Stamford Bridge” do të jetë astronomike.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

Spitalet rrezikojnë të mbesin pa ushqim

Posted: 25 Sep 2016 11:30 PM PDT

QKUK

Zvogëlimi i buxhetit për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) rrezikon të lërë pa ushqim dhe higjienë pacientët. Kjo pasi zyrtarë shëndetësorë thonë se në fund të vitit kanë rrezik me sigurimin e buxhetit për të paguar ushqimin dhe shërbimin e higjienës për pacientët e SHSKUK-së që kuadrin e saj ka të gjitha spitalet e Kosovës.

Kjo pas krizës së rëndë financiare që po përjetojnë spitalet si rezultat i shkurtimeve buxhetore që i janë bërë nga Qeveria, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Sherif Bytyqi, zyrtar i financave në SHSKUK, ka thënë për "Zërin" se me shkurtimet e bëra janë prekur shumë dikastere. Por, në fund të vitit, ai ka thënë se ekziston rreziku potencial që të mos arrijnë të kryejnë obligimet financiare në lidhje me kompanitë që po kryejnë aktualisht pastrimin e hapësirave të brendshme, por edhe për ushqimin që u servohet pacientëve.

Shkolla pa asnjë nxënës në Skenderaj

Posted: 25 Sep 2016 11:29 PM PDT

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës, Arsim Bajrami, nuk është shumë moti që kishte premtuar se nxënësit e gjimnazit "Hamzë Jashari" të Skenderajt vitin e ri shkollor do ta presin në objektin e ri. Por fjalët e ministrit Bajrami, përveç për shkollën në Turiqevc, ndërtimi i së cilës ka zgjatur 6 vjet, kanë mbetur vetëm fjalë në letër, pasi që nxënësit e gjimnazit vitin shkollor e kanë filluar në objektin e vjetër, i cili nuk i plotëson fare kushtet për zhvillimin normal të mësimit.

Drejtori i Arsimit në komunën e Skenderajt, Bekim Latifi, i tha "Zërit" se MASHT-i nuk ka ndarë mjete me rishikim të buxhetit për objektin e ri të gjimnazit dhe se pret që ndërtimi të kryhet vitin që vjen. Gjithashtu, Latifi sqaroi se edhe dy objekte shkollore të tjera që kanë filluar të ndërtohen nuk do të kryhen sivjet, por vitin e ardhshëm.

"Bëhet fjalë për objektet shkollore në Qirez dhe në Qubrel. Për shkollën e Qirezit janë kërkuar 250 mijë euro për të përfunduar punimet, por nuk është ndarë shuma e kërkuar, ndërsa për ndërtimin e objektit të gjimnazit, me rishikim nuk është ndarë asnjë cent. Gjithashtu edhe shkolla në Qubrel pritet të përfundojë vitin që vjen", ka sqaruar Latifi.

Related Posts :