Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “Zbulohen planetët binjakë, astronomët mbesin gojëhapur” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “Zbulohen planetët binjakë, astronomët mbesin gojëhapur” plus 8 more


Zbulohen planetët binjakë, astronomët mbesin gojëhapur

Posted: 19 Sep 2016 11:55 PM PDT

Gjatë pjesës së deritashme të vitit 2016 janë zbuluar një sërë planetësh dhe planetoideve, disa prej tyre madje edhe në sistemin tonë diellor.

Me përparimin e teknologjisë dhe rritjen e fuqisë kompjuterike, zbulimet e reja dhe të pazakonta për universin tonë po bëhen çdo ditë e më të shpeshta.

Gjatë javës që po lëmë pas, një ekip ndërkombëtar i astronomëve kanë publikuar lajmin për zbulimin e dy planetëve të çuditshëm, që bien në kundërshtim me gjithë njohurinë astronomike që kemi pasur,transmeton gazeta Kosova Sot.

Sipas të dhënave fillestare që janë publikuar nga astronomët, këta janë gjigantë të gaztë, shumë më të mëdhenj sesa që do të duhej të ishin, bazuar në masat e tyre. Yjet binjakë, 'HAT-P-65' dhe 'HAT-P-66' janë rreth 3,000 vjet-drite larg nesh dhe janë më pak masiv sesa Jupiteri, që njëherësh është edhe gjiganti i gaztë më i afërt me tokën.

“Adios” Atletico, do të befasoheni nga klubi i ri i Atleticos (FOTO)

Posted: 19 Sep 2016 11:54 PM PDT

Diego Simeone është duke kaluar sezonin e tij të fundit në Atletico Madrid.

Dhe, sipas mediave italiane, ai tashmë ka gjetur ekipin e tij të ardhshëm.

Strategu argjentinas mund të rikthehet te ish skuadra e tij, Inter, përcjell "Lajmi.net".

Simeone së fundmi ka pranuar se dëshiron të punojë sërish në futbollin italian ku kaloi një aventurë tek Catania.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

11 vendet më të sigurta në botë

Posted: 19 Sep 2016 11:49 PM PDT

Sipas "The Indipendent", vendi më i sigurtë në botë është Islanda, vendin e dytë e zë Danimarka, të tretin Austria.

Ndërsa, vendi i 11-të dhe i fundit në listën e "The Indipendent" është Finlanda.

-Islanda

-Danimarka

-Austria

-Zelanda e Re

-Portugalia

-Republika Çeke

-Zvicra

-Kanadaja

-Japonia

-Sllovenia

-Finlanda

Pyetjet që duhet t’ua bëni fëmijëve çdo ditë

Posted: 19 Sep 2016 11:35 PM PDT

Rreth 8.5 minuta të asaj kohe të cilën e shpenzojnë me fëmijët, kanë të bëjnë me akuza dhe ndalesa, ndërkaq vetëm 4 minuta ia kushtojnë një bisede miqësore me të vegjlit.

Që të kaloni një kohë mjaft produktive me fëmijët tuaj, shkrimtarja Jamie Harrington, thotë se ju duhet që të parashtroni pyetje të cilave fëmijët tuaj nuk mund tu përgjigjen thjesht me një po ose jo. Kjo sipas saj, do ti inkurajojë fëmijët tuaj që ti shprehin ndjenjat e tyre më lirshëm.

Pra cilat janë këto pyetje magjike?

1. Si po shkon jeta?

Nëse përgjigja që merrni është vetëm "në rregull", ose "mirë", atëherë mos këmbëngulni në pyetje. Thjesht filloni një bisedë, me anë të së cilës i tregoni fëmijës për ditën tuaj, gjërat që keni mësuar dhe gjërat që ju kanë gëzuar. Kjo ju jep atyre një model të mirë, dhe inkurajon që edhe ata të flasin hapur.

2. Si po kalon me shokët/shoqet?

Në këtë pyetje, është mirë të bëheni specifik. Të pyesni me interesim rreth një shoku/shoqe të fëmijës suaj. Kjo do t'ia lehtësoj komunikimin me ju, dhe do të bëjë që ai të flas hapur edhe për gjërat që e mundojnë.

3. Të bëjmë diçka argëtuese?

Nëse moti është me shi, dhe fëmija juaj ndihet i mërzitur, atëherë bëjeni që ajo ditë të jetë argëtuese për të. Ju mund të shkoni të shikoni së bashku një film, apo edhe të zhvilloni ndonjë lojë interesante në shtëpi. Kjo do t'ia marrë vëmendjen, dhe mund ti ndryshojë humorin për të mirë, gjatë një dite të keqe.

4. Ke nevojë për ndihmë?

Një fëmijë i cili nuk është mësuar që të marrë ndihmë nga prindërit për gjëra të vogla, ai nuk do të kërkojë ndihmën tuaj as për gjërat e mëdha. Filloni me hapa të vegjël. Për shembull, ofroni ndihmë duke ua pastruar dhomën, apo edhe në detyrat e shtëpisë. Duke i thënë fëmijës që nëse ka nevojë për ndihmë të drejtohet tek ju, në këtë mënyrë do të ndjeni afërsinë e fëmijës tuaj edhe në të tjera raste.

Horoskopi, 20 shtator 2016

Posted: 19 Sep 2016 11:27 PM PDT

Horoskopi

DashiEdhe pse sot jeni impulsive ju që jeni në një marrëdhënie, në momente të caktuara do të ndaloni dhe do të mendoni mirë atë se çfarë do të bëni. Beqarët më në fund do arrijnë të gjejnë personin e duhur dhe do nisin një lidhje afatgjatë. Në planin financiar parashikohen probleme të njëpasnjëshme.

Demi

Sot edhe pse duhet të rrini shumë kohë në punë mos u shqetësoni, partneri/ja do e gjejë mundësinë për t'ju takuar. Është mirë të rikuperoni në kohë sepse do t'ju nevojitet. Beqarët duhet të mendohen mirë para se të vendosin diçka, sepse mund të lëndohen më vonë. Financat nuk do jenë aspak t mira, kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Sot do të keni një dyluftim ndjenjash midis miqve tuaj dhe partnerit/es. Do t'ju vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë. Beqarët do kenë një ditë plot ngjyra dhe do kenë mundësi pa fund për të ndryshuar të ardhmen. Financat do vazhdojnë të jenë delikate, kështu që bëni mirë të merrni disa masa.

Gaforrja

Edhe pse në përgjithësi jeni shumë egoist ju të dashuruarit, sot do t'ju duhet ti bëni ju zgjedhjet për familjen tuaj. Jeni në pozitë të vështirë. Beqarët do tregohen të hapur dhe mjaft të disponueshëm për t'ju përgjigjur ftesave për takime. Financat kujdesuni ti mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll për të shmangur problemet.

Luani

Dita e sotme është mjaft me fat për të dashuruarit e kësaj shenje. Çdo gjë do të shkojë më mirë seç e keni menduar. Beqarët nuk duhet të nisen nga pamja e jashtme e personave që do takojnë, sepse jo të gjithë janë ashtu siç duken. Financat do vinë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë që do bëni.

Virgjëresha

Një ngërç i momentit sot do të bëjë të ndryshoni gjithë programin e ditës ju që jeni në një lidhje dashurie. Pa zgjidhur këtë problem nuk mund të ndërmerrni asnjë veprim. Beqarët të mërzitur nga vetmia, do bëjnë gjithçka për të ndryshuar statusin e tyre. Në planin financiar do përballeni me disa vështirësi të vogla.

Peshorja

Sot ju që jeni në çift do të tregoheni mjaft të drejtë lidhur me këshillat që do t'ju kërkohen. Mund të pozicionoheni vetëm në ato raste që mendoni se është zgjidhja më e mirë. Beqarët ka mundësi të takojnë personin e duhur sot, pas ndihmës që do marrin edhe nga Venusi. Financat do vazhdojnë të mbeten në gjendje të ekuilibruar.

Akrepi

Keni kohë që keni filluar aktivitetet fizike dhe ndjeni që kjo gjë i bën shumë mirë shëndetit tuaj. Mos harroni t'i përkushtoheni me të njëjtin pasion edhe njeriut të zemrës të cilin e keni lënë pak pas dore. Beqarët do tregohen të paqëndrueshëm gjatë kësaj dite dhe mund të humbasin disa mundësi të shkëlqyera. Financat do dini si ti menaxhoni.

Shigjetari

Kjo ditë do t'ju ofrojë emocione të forta dhe do të ndjeheni të përkëdhelurit e fatit ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Bëni mirë ta shijoni. Beqarët do ndihen mjaft konfuzë gjatë kësaj dite dhe nuk do dinë çfarë hapash të ndërmarrin. Financat paraqiten të mira dhe pa probleme, do dini si ti menaxhoni.

Bricjapi

Sot dita paraqitet e qetë dhe ju të dashuruarit do të doni ta shijoni në çdo moment. Një surprizë e bukur në horizont nga partneri/ja. Beqraët do kenë ftesa për takime pa fund dhe jeta e tyre do marrë një tjetër ndryshim. Financat do jenë të mira, por gjithsesi duhet të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.

Ujori

Edhe pse doni të niseni në një udhëtim me partnerin/en e keni axhendën shumë të zënë këto kohë. Mjaft aktivitete duan patjetër bashkëpunimin tuaj. Beqarët do tërhiqen jashtë mase dhe do ju rrahë zemra fort ndaj një personi që do takojnë. Në planin financiar parashikohet një ditë e mbushur me fat.

Peshqit

Edhe pse duket sikur asgjë nuk po ecën siç ju dëshironi, mos u shqetësoni. Një surprizë nga partneri/ja do i çojë gjërat në rrjedhën e duhur. Beqarët pavarësisht se do realizojnë shumë takime, nuk do jenë ene gati për ndryshime në jetën e tyre. Në planin financiar situata paraqitet nën kontroll.

Ja çka u bëri këtë herë Noizy Babastarsave

Posted: 19 Sep 2016 11:16 PM PDT

Noizy

Noizy nuk e ka komentuar aq shumë këtë rrahje e cila përfundoi me plagosje, ku plagë morrën ai dhe reperi Varrosi.

Të gjithë u "rreshtuan" në përkrahje të Cozmanit në Prishtinë, por përkrahje mori edhe Noizy i cili mbajti një mbrëmje muzikore në Kosovë.

Ai u pa edhe në "ZhurmaShow" përkrah koleges së tij Enca Haxhia, ku përmes instagramit ai tha se "Ky është shembulli që  dëshiron të ju jap fansave, por veten duhet ta mbrojë kur është nevoja".

Megjithatë një video e cila po qarkullon në You Tube sjell një "Diss" ndaj grupit Babastars, nga ana e reperit  Noizy.

Me këngën "Midis Tirone" e cila duket ende e pa përfunduar ai i dedikon një "diss" labelit Babastars.

Shtojmë që video e kënduar nga Noizy nuk është e shtuar nga kanali zyrtar në You Tube i këngëtarit, dhe mban datën e publikimit 18.09.2016.

Se a është ky paralajmërim për një klip me një "diss" të ri, a do të finalizohet kjo apo jo mbetet të shihet.

Rreth 400 zyrtarë me ‘alltia në shokë’

Posted: 19 Sep 2016 11:00 PM PDT

Armë

Vetë deputetë nuk e shohin problem nëse politikanët bartin armë, derisa njohës të sigurisë e shohin të panevojshëm.

Bartja dhe posedimi i armëve në Kosovë është bërë shqetësim, duke parë numrin e madh të vrasjeve. Përveç numrit të madh të armëve pa leje që gjenden te qytetarët, një numër i madh është edhe i armëve me leje.

Por, shqetësues është edhe bartja e alltisë në shokë nga personat publikë, siç janë politikanët. Njohës të çështjeve të sigurisë e shohin të panevojshëm që numër i madh i zyrtarëve publikë të bartin armë, përveç ndonjë rasti specifik, por jo të abuzohet me to. Ndërsa, vetë deputetët aktualë nuk e shohin problem që politikanët dhe personat tjerë publikë të mbajnë armë me leje.

Aktualisht janë 400 leje për armëmbajtje

Aktualisht në Kosovë janë lëshuar rreth 400 leje për armëmbajtje, e në këtë numër hyjnë edhe personat publikë që bartin armë. Në një përgjigje për gazetën "Zëri", zyra për media e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka thënë se numri i lejeve ndryshon varësisht sipas nevojës.

Pak shpresa nga takimi me kryeministrin

Posted: 19 Sep 2016 10:50 PM PDT

Opozita, dikur e bashkuar

Qeveria dhe opozita pritet të mblidhen në ditët në vijim për të diskutuar edhe një herë rreth Marrëveshjes së Demarkacionit. Kjo me iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa dhe më pastaj me aprovimin e partive opozitare.

Mirëpo edhe këto bisedime janë "të projektuara" për të dështuar, sepse, sipas ekspertëve nuk ka fakte të reja për t'u prezantuar në këtë mbledhje. Siç vlerësojnë ata, faktet që paraqesin të vërtetën tanimë janë prezantuar nga ana e tyre e jo nga Qeveria. Ata thonë se thirrja e kësaj mbledhjeje ka të bëjë me çështje politike, por assesi me çështje profesionale, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Pavarësisht kësaj, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se për çështje që kanë të bëjnë me demarkacionin do të bisedohet vetëm me fakte. Sipas tyre, duhet shikuar gjithmonë interesi nacional dhe ai i qytetarëve.

Ndryshe prej ekspertëve të pavarur, njohësit e çështjeve politike në Kosovë mendojnë se ekziston mundësia që nga takimi i ardhshëm mes pozitës e opozitës të arrihet një kompromis, qoftë edhe duke e dërguar marrëveshjen në Komisionin e Arbitrazhit.

Për 6 muaj, 109 policë nën hetime

Posted: 19 Sep 2016 10:40 PM PDT

Policia e Kosovës / Ilustrim

Ndërsa, nga ky numër i të hetuarve si rezultat i gjetjeve nga ana e hetuesve të Inspektoratit Policor, ky institucion ka rekomanduar suspendimin e 24 prej tyre. Ndonëse Policia e Kosovës është një ndër institucionet më të besueshme në nivel vendi, një numër i madh i ankesave për pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shkuar në drejtim të Inspektoratit Policor.

Gjatë kësaj periudhe kohore IPK-ja ka pranuar plot 628 ankesa, ku në 390 ka pasur mungesë të elementeve të veprave penale dhe ato janë dërguar në Drejtorinë e Standardeve Profesionale të Policisë si shkelje disiplinore, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Sipas zëdhënësit të Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka, gjatë gjashtë muajve të fundit Inspektorati Policor si rezultat i ankesave ka hetuar 88 raste me elemente të veprës penale. "…Si subjekt i hetimeve kanë qenë 109 punonjës të Policisë së Kosovës ose kthyer në përqindje 1,2% të punonjësve të Policisë së Kosovës. Si pjesë e procedurave administrative, për shkak të mospengimit të procedurës hetimore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 IPK-ja ka rekomanduar suspendimin për 24 punonjës të Policisë së Kosovës", ka thënë Beka.

Related Posts :