Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Lajmi.net: “ZYRTARE: Futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin nga Serie A (FOTO)” plus 8 more

loading...

Lajmi.net: “ZYRTARE: Futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin nga Serie A (FOTO)” plus 8 more


ZYRTARE: Futbollisti i Kombëtares shqiptare nënshkruan me klubin nga Serie A (FOTO)

Posted: 23 Sep 2016 11:54 PM PDT

Empoli ka njoftuar se mbrojtësi Frederik Veseli ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 2018.

Reprezentuesi i Shqipërisë iu bashkua Empolit gjatë verës nga Lugano.

Mirëpo, klubi zviceran bllokoi marrëveshjen me pretendimin se futbollisti kishte kontratë të vlefshme me ta.

"Empoli njofton se ka kompletuar transferimin e Frederik Veselit. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 gusht 2018", thuhet në komunikatën e klubit toskan, përcjell "Lajmi.net".

Veseli do të jetë në dispozicion të Empolit nga ndeshja e ardhshme në Serie A.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Greva në arsim duket në horizont

Posted: 23 Sep 2016 11:53 PM PDT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka paralajmëruar greva në arsim në fillim të muajit tetor. Nëse dialogu me Qeverinë nuk jep rezultat për realizimin e kërkesave të adresuara nga mësimdhënësit, sipas krerëve të Sindikatës greva do të fillojë me bojkotimin e disa orëve mësimore, për t'u zgjeruar më pas në grevë të përgjithshme.

SBASHK-u është deklaruar se çështja e njohjes së kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 nuk mund të mbetet peng i buxhetit të shtetit.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për "Zërin" se Sindikata kërkon nga Qeveria që Projektligjin për njohje të kontributit të mësimdhënësve në vitet 1989-99 ta shndërrojë në ligj. "Qeveria nuk e ka dërguar në Kuvend ende këtë projektligj", thotë Jasharaj duke përmendur se arsyetimi i Qeverisë për mosecjen përpara të këtij projektligji është se ka kosto të madhe financiare.

Por Jasharaj thotë se të gjithë këta mësimdhënës nuk dalin përnjëherë në pension. Prandaj, ai hedh poshtë mundësitë e implikimit buxhetor. Sipas tij, Qeveria e ka për obligim të sigurojë buxhet sepse mësimdhënësit në këtë periudhë dhjetëvjeçare kanë punuar në kushte të rënda okupimi.

Demarkacioni bllokoi Qeverinë

Posted: 23 Sep 2016 11:49 PM PDT

Drejtuesit e koalicionit kohën e fundit nuk po lënë "gur pa lëvizur" për të gjetur konsensus me subjektet opozitare. Opozita thotë se konsensusi mund të arrihet vetëm nëse procesi i demarkacionit nis nga zeroja

Koalicioni qeverisës PDK – LDK, i njohur ndryshe si "Koalicioni i elefantëve", me 85 deputetë nuk po arrin që t'i sigurojë 80 votat e nevojshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi. Burime të "Zërit" kanë bërë të ditur se janë mbi 10 deputetë të koalicionit qeverisës, të cilët po vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Prandaj, sipas këtij burimi, drejtuesit e koalicionit po mundohen të gjejnë një zgjidhje të përbashkët më subjektet opozitare në mënyrë që t'i sigurojnë votat e nevojshme për këtë marrëveshje, e cila konsiderohet kusht për liberalizim vizash.

Sporting Gijon – Barcelona, formacionet me një ndryshim në sulm (FOTO)

Posted: 23 Sep 2016 11:41 PM PDT

Barcelona do të jetë pa Lionel Messin për ndeshjen e sotme kundër Sporting Gijon në La Ligë.

Sulmuesi argjentinas është i lënduar dhe do të mungojë për rreth tri javë.

"Mundo Deportivo" ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell "Lajmi.net".

Dhe, Arda Turan pritet të luajë në vend të Messit në sulm, së bashku me Luis Suarez e Neymar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Qeveria: Demarkacioni nuk kthehet në pikën zero (Video)

Posted: 23 Sep 2016 11:40 PM PDT

Faton Abdullahu

Ai ka deklaruar në Tribuna Channel se menjëherë pas kthimit të kryeministrit Mustafa nga New York-u, demarkacioni do të jetë prioritet mbi prioritet.

Abdullahu në këtë emision ka folur edhe për riformatimin e Qeverisë.

"Ekziston vullnet i mirë me partnerin në koalicion (PDK) që të bëhen ndryshime", ka deklaruar ai duke shtuar se duhet të ketë riformatim të ministrive dhe se tani është bërë përformanca e ministrave të dikastereve të ndryshme.

Këshilltari i kryeministrit ka folur edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe si dhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Griezmann – PSG, lajm i madh nga Franca (FOTO)

Posted: 23 Sep 2016 11:35 PM PDT

Antoine Griezmann ka bërë të ditur se ishte në nëgociata me Paris Saint-Germain, por Atletico Madrid refuzoi shitjen e tij në Francë.

"Po, ishte e vërtetë. Më ka njoftuar menaxheri im se do të më lë të qetë dhe se nuk do të më flet për Atletico Madridin ose Paris Saint-Germain. Isha i përqendruar vetëm tek Franca dhe Euro 2016", deklaroi Griezmann për "Le Parisien", përcjell "Lajmi.net".

"PSG ishte shumë i interesuar. Është një klub i madh e që mund të mund të bëhet edhe më i madh. Shpresoj që t'ia dalin. Por, Atletico Madrid nuk deshi të më shiste", theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Gjuriq u reklamon ‘Luginën e Diellit’, serbëve të Kralevës

Posted: 23 Sep 2016 11:29 PM PDT

Sipas një komunikate të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, të cilën e përcjellin mediet serbe në veri të Mitrovicës, Gjuriq ka thënë se në Kralevë aktualisht jetojnë më shumë se 20 mijë refugjatë nga Kosova, të cilët presin të kthehen në Kosovë, shkruan gazeta 'Zeri'.

"Jemi marrë vesh që drejtuesit e Kralevës të kyçen në procesin e regjistrimit të familjeve të interesuara të kthehen në Kosovë dhe të jetojnë në lagjen 'Sunca Dolina' (Lugina e Diellit), popullimi i së cilës do të fillojë pas përfundimit të ndërtimit të këtij vendbanimi, pas dy vjetësh", tha Gjuriq.

"Lugina e Diellit' do të përfundojë në vitin 2018. Do të thotë se në mesin e vitit 2017 ne duhet që njerëzve t'ua paraqesim se ku saktësisht dëshirojnë të kthehen, se si duken ato shtëpi, në të cilat secili prej nesh do të dëshironte të jetonte, sepse nuk bëhet fjalë për ndërtesa sociale, por objekte kualitative", ka thënë Gjuriq në takimin me kryetarin e Kralevës, Predrag Terziq.

Bale – Real Madrid, ndodh diçka shumë e keqe (FOTO)

Posted: 23 Sep 2016 11:25 PM PDT

Gareth Bale është i pakënaqur me trajtimin e tij në Real Madrid, ka bërë të ditur "Diario Gol".

Reprezentuesi uellsian është zëvendësuar në duelin ndaj Villarrealit.

Kurse, Cristiano Ronaldo luajti tërë 90 minutat, përcjell "Lajmi.net".

Kjo ka bërë që Bale të ndihet i pakënaqur.

Por, ai ka problem edhe me presidentin e "Los Blancos", Florentino Perez i cili i kishte premtuar se do të ketë rol kryesor në ekip.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Vdes adoleshenti që tentoi të bëjë selfie (Video)

Posted: 23 Sep 2016 11:24 PM PDT

Një adoleshent në qytetin e Novy Urengoy, në Rusi ka tentuar të bëjë fotografi në një ndërtesë të larta, por mosmbajtja e ekuilibrit e rrëzoi atë.

Për disa minuta i varur në ndërtesë, adoleshenti ka tentuar të ngjitet, por nuk ia ka dalë, në fund janë dëgjuar vetëm ulërimat e tij para se të jepte shpirt.

Ndërkohë, dikush e ka filmuar të gjithë këtë ngjarje të rëndë, videoja e të cilës është shpërndarë kudo duke shkaktuar një zemërim të madh.

Related Posts :