Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Leicester City – Chelsea, formacionet zyrtare” plus 9 more GazetaBlic

loading...

“Leicester City – Chelsea, formacionet zyrtare” plus 9 more GazetaBlic


Leicester City – Chelsea, formacionet zyrtare

Posted: 20 Sep 2016 11:16 AM PDT

costa-hazard

Leicester City dhe Chelsea kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre të vlefshëm për EFL Cup. Leicester: Zieler, Simpson, Morgan (c), Wasilewski, Chilwell, Gray, King, Drinkwater, Schlupp, Okazaki, Musa Chelsea: Begovic, Azpilicueta, Cahill (c), David Luiz, Alonso, Moses, Fabregas, Matic, Pedro, Loftus-Cheek, Batshuayi

The post Leicester City – Chelsea, formacionet zyrtare appeared first on GazetaBlic.

Dëshironi të humbni peshë shpejt dhe lehtë? Kjo pije është shpëtimi juaj

Posted: 20 Sep 2016 11:11 AM PDT

14302859_1219659374721367_283067273_n-780x439-2

Të gjithë e dimë se për të humbur peshë duhet ta detoksikojmë trupin, sepse kjo shpinë në shpejtimin e metabolizmit dhe e stimulon sistemin e imunitetit.   Kombinimi i mirë i përbërësve të caktuar ndihmon që ju ta arrini këtë, transmeton Telegrafi. Detoksikuesit më të mirë të trupit mbeten mjalta dhe limoni – dhe kombinimi i tyre vetëm sa e shpejton procesin. Megjithatë, përveç këtyre dy përbërësve, në këtë recetë është e rëndësishme edhe uthulla e mollës.
Përbërësit: – Një lugë gjelle kanellë – Dy lugë gjelle uthull molle – Një lugë gjelle mjaltë
– Dy lugë gjelle lëng limoni – Një gotë ujë I futni të gjithë përbërësit në blender dhe i përzieni mirë. Nëse limoni nuk është organik, preferohet t'ia hiqni lëvoren. Produktin e fituar e vendosni në frigorifer dhe e konsumoni një lugë të këtij produkti çdo mëngjes në bark të zbrazët. Rezultatet do t'i vëreni brenda pak ditëve. Është e rëndësishme të ceket se ky produkt ndihmon edhe në luftimin e diabetit, e shpejton metabolizmin, i djegë kaloritë dhe e trajton hipotensionin (shtypjen e lartë të gjakut).

The post Dëshironi të humbni peshë shpejt dhe lehtë? Kjo pije është shpëtimi juaj appeared first on GazetaBlic.

Teatri 100 vjeçar që është kthyer në librari(FOTO)

Posted: 20 Sep 2016 11:07 AM PDT

teatri-100-vjecar-qe-eshte-kthyer-ne-librari-1

Në një qytet të largët nga Buenos Aires, është një librari që është nuk ngjason me ndonjë tjetër në botë, El Ateneo Grand Splendid. Ndërtesa në të cilën gjendet libraria ishte teatër dhe tani është pothuajse 100 vjeçar(është hapur në vitin 1919). Tani çdo vit mirëpret rreth 1 milion klientë. Teatri ishte transformuar në librari nga arkitekti Fernando Manzone. Ai ishte në gjendje të ruaj shumë nga elementet origjinale arkitekturale, duke përfshirë skenën, ballkonet, dekorin e interierit madje edhe perdet e kuqe. Çdokush që i pëlqen librat, me siguri që do të adhuronte këtë vend. teatri-100-vjecar-qe-eshte-kthyer-ne-librari-4 teatri-100-vjecar-qe-eshte-kthyer-ne-librari-1 teatri-100-vjecar-qe-eshte-kthyer-ne-librari-3

The post Teatri 100 vjeçar që është kthyer në librari(FOTO) appeared first on GazetaBlic.

Marko Caka në filmin e Woody Allen

Posted: 20 Sep 2016 11:03 AM PDT

100751-mvawlfnbgb

"Prandaj ndjehem i privilegjuar që duke ju afruar Woody Allen në filmin e tij të fundit, pas Spielberg e Scorsese, tani po ndaj sheshxhirimin me tre regjisorët më të mirë në botë", ka thënë Marko Caka për KultPlus. Woody Allen rikthehet me një film dramë "Untitled Woody Allen Project" në Nju Jork, pas disa komedive që kanë konkurruar në festivalin e Kanës. Në këtë projekt ku sapo kane nisur xhirimet Woody Allen ka sjellë në kastin e tij një elitë aktorësh, si: Kate Winslet, James Bellushi, Justin Timberlake ,Miley Cyrus, Elaine May, John Magaro and Rachel Brosnahan. Ky film i cili do te jetë në disa episode me realizim nga produksioni hollivudian, Amazon Studio, i cili është një tregim dramë e viteve 50-60, në Nju Jork dhe në brigjet periferike të tij të Coney Island, ku në këtë vend, Marko Caka ka një rol të një tregtari ambulant ushqimor. Është hera e parë që Caka luan në film të regjisorit të madh si Woody Allen, i cili radhitet në top pesë regjisorët më të mirë të botës . Ku siç dihet Caka ka luajtur më parë edhe në filmat e dy regjisorëve legjendarë, Spielberg e Scorsese. Por këtë radhë ai thotë për KultPlus se ndjehet shumë i privilegjuar të luaj për të madhin Woody Allen. "Prandaj ndjehem i privilegjuar që duke ju afruar Woody Allen në filmin e tij të fundit, pas Spielberg e Scorsese, tani po ndaj sheshxhirimin me tre regjisorët më të mirë në botë. Që fati më solli ti njoh nga afër dhe të përjetoj eksperiencën e tyre të paimagjinueshme dhe çdo aktor do ishte me shumë fat ti ndjente nga afër punën e tyre", ka thënë Caka.

The post Marko Caka në filmin e Woody Allen appeared first on GazetaBlic.

The Economist: Vuçiç, miku serb i Edi Ramës

Posted: 20 Sep 2016 11:00 AM PDT

ramvuq

Aleksandar Vuçiç nuk është ai lloj njeriut që i druhet ndryshimit të mendimit. Më 2005, kur serbët ishin të frustruar se Britania kishte marrë pjesë në luftën e NATO-s në Kosovë, ai ishte një prej redaktorëve të librit të titulluar «English Gay Fart Tony Blair» («Pederasti pordhac anglez, Tony Blair». Vitin që shkoi ai e angazhoi ish-kryeministrin britanik si këshilltar të Qeverisë serbe. Kohët ndryshojnë, shpjegon zoti Vuçiç. Gjatë luftës së Kosovës, ai kishte shërbyer si ministër i propagandës së Slobodan Milosheviqit, liderit të Serbisë në kohën e luftës dhe spastrimit etnik. Por, që nga viti 2014, Vuçiç, 46 vjeçar, është kryeministër. Qëllimi kryesor strategjik i tij tani është të sigurojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian – duke ruajtur marrëdhëniet e mira me Rusinë, thekson ai. Vuçiç e pranon se disa njerëz e konsiderojnë «djalë të keq». Shumica prej tyre janë të huaj, por ka edhe shumë serbë. Kritikët e quajnë autoritar që u është dorëzuar atyre që janë besnikë të fjalës së tij. Ka prej atyre që e konsiderojnë ultranacionalist të tërbuar. Ai mendon se kjo qasje reflekton pakënaqësi. «Ata po jetojnë në vitet nëntëdhjetë». Vuçiçit padyshim se i ka ardhur dita. Në fillim të vitit ai mbajti zgjedhje të parakohshme, duke theksuar se dëshironte të konfirmonte mandatin e tij për të ndjekur politikën e integrimit në BE. Koalicioni i tij fitoi shumicë modeste. Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, e vizitoi në gusht Beogradin. Dmitri Medvedev, kryeministër i Rusisë, pritet ta vizitojë në pjesën e mbetur të vitit. Krerët perëndimorë i referohen Vuçiçit, me fjalët e Sebastian Kurzit, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë, si «spirancë e stabilitetit» në rajon. Ky vlerësim reflekton pjesërisht ekonominë e përmirësuar të Serbisë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet, Vuçiç zbatoi masa të ashpra dhe negocioi një kredi prej 1,2 miliardë dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Pas disa vitesh me tkurrje ekonomike, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Serbisë shënoi rritje prej 0,5 për qind më 2015 dhe pritet të rritet deri në 1,8 për qind sivjet. Por, shumica e suksesit vjen për shkak të qëndrimit diplomatik proevropian të Serbisë. Më 2015, në kohën e krizës së refugjatëve, Vuçiç ishte një prej krerëve të pakët që ofroi përkrahje të parezervë për politikën e Angela Merkelit të Gjermanisë, njëherësh duke kritikuar disa prej fqinjëve të tij në Europën Qendrore. Kundërshtarët e Vuçiçit janë të zemëruar për shkak të imazhit të mirë të tij jashtë vendit. Ata e cilësojnë si autokrat të paskrupullt që qeveris me mesazhe telefonike dhe e mbush kabinetin me besnikë politikë të autoritetit të tij. «Është si puna e performancës teatrale me një aktor», thekson një burim që kishte punuar me të. Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme e përshkruan stafin si një tufë «miqsh, kurtizanesh dhe kushërinjsh», që nuk kanë kualifikime e nevojshme: «Është koha për nepotizëm». Të tjerët e përshkruajnë si një soj edhe më të errët autoritarizmi. Sasha Jankoviç, ombudsperson i Serbisë, thekson se shteti është reduktuar në një person të vetëm. Kryeministri, thekson ai, përzihet në punët e policisë, drejtësisë, shërbimit sekret dhe në shumicën e institucioneve të rëndësishme të vendit. Pasi kishte hetuar një rast keqpërdorimesh përfshirë edhe vëllain e kryeministrit, dosjet e policisë lidhur me vetëvrasjen e një miku më 1993 i ishin dorëzuar një ministri, thekson Jankoviç. Dosja i ishte dorëzuar pastaj shtypit; disa raporte pretendonin se vetë zoti Jankoviç ishte vrasësi. Ai thekson se policia i ka thënë se ishte urdhëruar që dosja t'u dorëzohej eprorëve të tyre. Vuçiçi entuaziast nuk ia var këtyre akuzave, duke theksuar se vijnë prej smirës së kundërshtarëve. Shqetësimi i tij është stabiliteti dhe zhvillimi rajonal, dhe shqetësimi për rrezik të konfliktit të ri në Bosnjë, thekson ai. Njëherësh, prioritet e ka anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai përballet me sfida të shumta. Në atmosferën pas daljes së Britanisë nga BE, unioni nuk ka gatishmëri për zgjerim. Dhe Kroacia kërcënon të bllokojë anëtarësimin serb derisa Beogradi të mos heqë dorë prej ndjekjes penale të veteranëve kroatë të dyshuar për krime lufte. Por Vuçiç e ka demonstruar se ka talent të jashtëzakonshëm për ta bërë njeriun e kthesës së madhe. Në tetor ai do të jetë mikpritws i takimit me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Takimi mbahet në Nish. Serbët e shohin tradicionalisht si armik. Zyrtarë nga Kosova, që shpalli pavarësinë prej Serbisë më 2008, do të marrin gjithashtu pjesë në takim. «98 për qind e serbëve e urrejnë këtë», thekson Vuçiç me ton gazmor. Prapëseprapë, shqiptarët dhe serbët janë popujt më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të bashkëpunojnë. «Mendoj se është e rëndësishme». Nëse serbët nuk e pëlqejnë këtë, mund të më heqin qafe, thekson ai. Por kjo nuk duket se do të ndodhë.

The post The Economist: Vuçiç, miku serb i Edi Ramës appeared first on GazetaBlic.

Ditë zie për këngëtaren e njohur të muzikës popullore shqiptare (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 10:59 AM PDT

majaaa_1474392521-8173376

Sot është ditë zie për këngëtaren e muzikës popullore shqiptare, Maja Aliçkaj.

   
Këngëtarja ka humbur nënën e saj. Ajo falenderon të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këtë ditë të vështirë për të dhe gjithashtu rrëfen se aftësitë si artiste i ka vetëm nga nëna e saj. "Te dashur miq. Ju falenderoj me gjithe shpirt, per gjithe mesazhet tuaja ngushulluese, per humbjen e nenenes time. Jua kthefsha ne gezime. Nena ime , ishte dhe eshte idhulli im. Behare quhet, dhe nje behar ishte zemra e saj,shpirti i saj. Gjithe aftesite e mia si artiste i kam nga ajo… Vuajti disa vite dhe ne bashke me te,  por e gezonim dhe na gezonte. 2-3 muajt e fundit luftonim me vdekjen e saj, por nuk fituam…. Por ndoshta ishte me mire keshtu, Nena ime u qetesua. Iku nje nene, bashkeshorte, gjyshe, stergjyshe e lumtur. E rrethuar me shuume dashuri dhe respekt…
Mamaja ime e mire,  fjale mjalte e zemer dlire, dhe ne shtrate kur lengoje,  kengen e re time kendoje, shume e bukur eshte me thoje… U prehsh ne paqe o engjelli im", shkruan Maja në Facebook.

The post Ditë zie për këngëtaren e njohur të muzikës popullore shqiptare (Foto) appeared first on GazetaBlic.

Jackson për Marrëveshjen e Kumanovës: Çështja e kufirit u diskutua vetëm për largimin e serbëve

Posted: 20 Sep 2016 10:59 AM PDT

general-sir-michae_2505119k

Komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, gjenerali britanik, Sir Michael David Jackson, tha se KFOR-i dhe ndërhyrja e tyre në Kosovës ishte projektuar që të ishte një forcë paqësore e jo sulmuese por që kjo gjë nuk përjashtohej në zonën e luftimeve. "Në zonën e luftës mund të ishim sulmues, kishte mundësi që të ndodhte. Ne jemi mirënjohës që nuk ka ndodhur aty sepse viktimat dhe dëmi do të ishte shumë i madh". Jackson, foli edhe për Marrëveshjen e Kumanovës ku tha se nuk ka qenë problem çështja e kufirit në Kumanovë. "E vetmja çështje kufitare që ka qenë në anën e serbëve me përjashtim të 5 ose 10 km ku do të vendoseshin forcat dhe ku do të dakordoheshin rrugët dalëse për forcat serbe". "Marrëveshja e Kumanovës e ka përcaktuar fatin e serbëve në Kosovë dhe nuk e ka përcaktuar fatin e UÇK-së". Komandanti i parë i KFOR-it ka deklaruar se prej kur UÇK ka filluar një terren ushtarak ndaj qytetarëve deri në dimrin e 1998-1999, KFOR-i po vëzhgonte me kudjes. "Duhej që të bëhej marrëveshja qysh atëherë në bazë të pranimit të beogradit duhet të ishte një marrëveshje mes UÇK-së dhe KFOR-it", tha ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës. Gjenerali britanik, Jackson, mund të konsiderohet si gjenerali i cili e çliroi Kosovën, pasi ishte ai që fillimisht largoi forcat serbe nga Kosova. / Gazeta Blic/

The post Jackson për Marrëveshjen e Kumanovës: Çështja e kufirit u diskutua vetëm për largimin e serbëve appeared first on GazetaBlic.

Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?!

Posted: 20 Sep 2016 10:59 AM PDT

de-biazi

Le t'i dorëzohemi pak imagjinatës, për të bërë një pyetje provokuese: Çfarë do të ndodhë nëse Kombëtarja nuk e mund dot Lihtenshtejnin në ndeshjen e ardhshme? Këtë pyetje, në këto momente, më mirë se kushdo, e deshifron trajneri De Biazi. Ajo që ndodhi me Maqedoninë, fill pas triumfit në blicin 15-minutësh, ka qenë një kambanë paralajmëruese. Presidenti Duka ka flakur maskën evropiane të dashurisë për De Biazin, dhe në një intervistë tipike, ku topin e mban ai dhe nuk e pason, ka zbuluar rezerva për njeriun e stolit. Shumë kureshtarë kuqezi, habinë e formuluan me fjalët: Çfarë ka ndodhur pas Evropianit? Tekefundit, Xhani e fitoi ndeshjen me maqedonasit, edhe pse, siç thuhet me humor, me "brekë nëpër këmbë". Por, frazat e shefit të futbollit, ndërsa në mjedisin kuqezi akoma dëgjoheshin puthjet për trepikëshin e parë, sepse të kujtonin ndeshjet eliminatore, atëherë, kur shefat zaptonin më shumë meritë, sesa vetë trajneri. Dhe, futbolli ynë nuk ka frikë ta zbulojë një ves: Është më i pasur në prapaskenë, sesa në skenë. Këtë herë ndodhi diçka inkurajuese: presidenti e pasoi topin te vartësi i tij, sekretari Shulku. Nëse "lala Gjoni" (siç quhet në intervistën imagjinare presidenti) nuk duron dot mosmirënjohjen dhe krekosjen e trajnerit nëpër studiot e RAI-t, sekretari ia përveshi tek stili i lojës. Kur luanim në Evropian, topat e gjatë kishin aromë floriri, kurse tani paskan aromë… pazotësie. Një gjë është e qartë: De Biazi, edhe pse kundër vullnetit të shefave, ka prekur qiellin e shtatë në ditët e Evropianit. Ka tifozët e tij, ka fanatikë, të cilët besojnë se ishte njeriu ideal për të na dhënë një përjetim ndryshe. Atë nuk mund ta tradhtosh aq kollaj sa të ndjerin Kuzhe, apo babaxhanin Oto Bariq, trajnerit që ia bëmë "bustin" me 6 gola për të njollosur një karrierë të gjatë. Kur Xhani luan në mbrojtje, këtë nuk e ka kurajën ta thotë publikisht, ndofta nuk mbrohet vetëm nga kundërshtari, por edhe nga të tijtë. Nga ata që pranuan me zë të lartë se i dhanë famë njeriut të stolit, kur e çuan midis më të mirëve, por, me silenciator, kanë pranuar se Xhani i ka shpërfillur të gjithë në 3 ndeshjet më historike. Fjalët e Alban Bushit vlejnë sa një gol… nga ato që di t'i bëjë vetëm ai: "Kur nuk e duam ne, Zoti e ndihmon edhe më shumë. Në Francë, lojën e bëri vetë".

The post Çështja është: Si do ta tradhtojmë De Biazin?! appeared first on GazetaBlic.

Droga e Ramës si nafta e Putinit

Posted: 20 Sep 2016 10:57 AM PDT

Në fjalimin e tij përpara dibranëve, deputeti oligark i PS-së, Sadri Abazi, për t'i bindur dibranët të votojnë kandidatin e maxhorancës u tha se Edi Rama do të rrijë në pushtet edhe dhjetë vjet të tjera, prandaj ata kishin të gjithë interesat të votonin për të, sepse kështu do të gëzonin të mirat që vijnë nga qenia pranë pushtetit.
Fjalimi i tij qarkulloi nëpër rrjetet sociale me përqeshje, sepse deputeti fliste me një patos banal që e bënte qesharak. Por fitorja me diferencë 4000 vota e maxhorancës në Dibër shpresoj t'i ketë bërë pak më seriozë ata që e përqeshën pasanikun. Ai paralajmëroi instalimin e putinizmit në Shqipëri.
Ç'kuptoj me putinizëm?
Me putinizëm kam parasysh një sistem që, edhe pse pluripartiak, nuk garanton rotacion pushteti sepse partia më e madhe, gjithë duke ruajtur fasadën e një vendi që shkon në votime, sundon e vetme nëpërmjet kontrollit të ekonomisë, të medieve, të shoqërisë civile, të drejtësisë. Putinizmi ka si background historik vende që kanë dalë nga diktaturat, ku sundon mendësia autoritariste, që kanë prirjen t'i ikin lirisë, dhe që kanë hyrë në sistemin kapitalist pa përvojë vetorganizimesh sociale politike si formë rezistence ndaj pushtetit.
Problemet që ngre putinizmi janë shumë. Instalimi i tij heq mundësinë për të korrigjuar me votë gabimet në rritje të maxhorancës sunduese, të cilat vijnë duke u rritur së bashku me autoritarizmin dhe arrogancën e liderit të saj. Duke pretenduar përfaqësimin e të gjithëve, putinizmi ndërton një kastë të paprekshmish që pengon atë që quhet mobilitet social, demokracinë lirinë dhe në raste ekstreme mund të çojë në diktatura fashiste.
Pse na rrezikon putinizmi
Premisë e putinizmit është fakti se partitë tona jo vetëm janë të gjitha përfaqësuese interesash oligarkike, por gjatë viteve, duke u kriminalizuar, janë shndërruar në banda që luftojnë për kontroll territori dhe përfitimesh. Kjo situatë, duke degraduar, ka çuar më një anë në largimin e popullit nga politika (edhe nga vendi), sepse ndihet i papërfaqësuar dhe, nga ana tjetër, në një luftë brenda llojit për asgjësimin e njëra tjetrës dhe fitoren e asaj më të fortës. (Shih për këtë edhe shkrimin "Ndërtimi tek Parku si avancim i fashizmit ekonomik" Panorama, 19 janar 2016)).
Megjithatë mund të ngrihet me të drejtë pyetja: pse rrezikohet rotacioni kur deri tani e kemi pasur?
Ka pasur disa arsye të lidhura ngushtë njëra me tjetrën që kanë mundësuar rotacionin. Ato më kryesoret janë:
Së pari, dështimi në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme i lidhur ngushtë edhe me korrupsionin galopant – ka bërë që të vijë një pikë kur njerëzit i janë kthyer kundër maxhorancës sunduese.
Së dyti, deri në fitoren e Berishës në 2005 dhe ca më pak në fitoren e Ramës në 2013 ka pasur një masë të konsiderueshme njerëzish që kanë vazhduar të besojnë tek opozita, ta ndjekin e ta mbështesin me shpresë ndryshimi për mirë.
Së treti, ka pasur një numër më të madh njerëzish që kanë vazhduar ta quajnë PS-në parti të majtë (edhe pse bën politika ultra liberiste) dhe PD-në të djathtë; bazuar tek e kaluara historike komuniste apo antikomuniste (por edhe në sajë të instrumentalizimit nga ana e këtyre partive të kësaj të kaluare).
Së katërti, ka pasur më shumë oligarkë të lidhur me njërën apo tjetrën parti, një pjesë e të cilëve, edhe për arsyet historike që përmenda, edhe për shkak të disa lidhjeve të krijuara nga privilegjet e dhëna gjatë qenies në pushtet, u kanë mbetur besnikë opozitave.
Së pesti, ka pasur më shumë shoqëri civile e intelektualë të pavarur, çka i dedikohej edhe faktit se shumë shoqata e intelektualë sponsorizoheshin nga të huajt; plus faktit se standardet e jetës më herët kanë qenë më të ulëta, kështu që mbijetesa sigurohej me më pak.
Së gjashti, shqiptarët gjithsesi kanë zhvilluar një lloj imuniteti ndaj liderit të përjetshëm për shkak të kujtimit të figurës së Enver Hoxhës. Edhe kjo ka ndikuar që, kur kanë parë delirin në rritje të liderit të maxhorancës së radhës t'i japin goditje aspiratës së tij për lider të përjetshëm.
Pse sot rrezikon të mos ndodhë më rotacioni?
Së pari, duhet thënë se me gjithë rotacionet prirja putiniste ka qenë gjithnjë prezente. Partitë me në krye liderin e radhës kanë tentuar të akumulojnë sa më shumë pushtet duke eliminuar kundërshtarët dhe jo ta shpërndajnë atë për t'ia dhënë ligji dhe institucioneve. Vendimet që kanë marrë kanë qenë përherë rezultat i arrogancës jo i dialogut me opozitën, shoqërinë civile apo oponentët konstruktivë.
Së dyti, sepse të gjithë këta faktorë që përmenda, për shkaqe të degradimit të përgjithshëm të vendit, por edhe për shkak të një strategjie mjeshtërore tharëse të pemës së diversitetit nga ana e Rama&Co janë në zbehje. Duke e lënë faktorin ekonomik në fund po e nis nga të tjerët.
Rënia e besimit tek opozita
Aq i vogël është ky besim, saqë në Dibër një pjesë preferuan më mirë të marrin 2000 lekë për votë sesa të investojnë te PD-ja. Sigurisht kjo vjen për shkak të përvojës së akumuluar tashmë se do të votonin për pasurimin e të njëjtëve oligarkë me të njëjtin stil pasurimi: grabitjen.
Rënia e ndikimit të së kaluarës
Varfëria, injoranca dhe kulti e parasë, si e mira që siguron të gjithë të tjerat, ka avancuar së bashku me avancimin e zhdukjes së brezave të së kaluarës, duke e bërë elektoratin gjithnjë e më të pandjeshëm ndaj të kaluarës historike.
 Pakësimi i oligarkëve opozitarë
Në kushtet e vështirësive në rritje ekonomike dhe të politikave monopolizuese të ndjekur nga Rama&Co, të një ekonomie që gjithnjë e më shumë mbahet vetëm me para publike (kur nuk mbahet nga krimi) janë pakësuar biznesmenët që kanë mundësi të mbijetojnë nëpërmjet biznesit të tyre e t'i japin mbështetje opozitës. Për këtë zvogëlim ndikon edhe rritja e numrit të atyre që deri dje kanë ngrënë me të gjithë krahët dhe që gjithnjë e më shumë e shohin pa kuptimtë të paguajnë dy tre parti, sepse u mjafton korruptimi i njërës.
Lideri i përjetshëm
Largimi i njerëzve që janë të lodhur me këtë vend që s'po del nga tranzicioni, si dhe i gjithë atyre që nuk durojnë liderët autoritarë për shkak se ruajnë ende memorien, si dhe rritja e ndjenjës së nënshtrimit (kombinuar me faktorët e sipërpërmendur) e lehtë- son avancimin e sëmundjes së gjithëpushtetshmërisë tek Edi Rama. Shembulli më elokuent për këtë e dha vetë partia e tij që pranoi pa kundërshtim që lidershipi i tij të mos vihej në votim në Kongres, gjë kjo e pangjarë deri më
Ekonomia kriminale
Putinizmi nuk mund të konsolidohet pa naftë. E pra duket se maxhoranca ka gjetur "naftën" që i mban në këmbë. Mbjelljen dhe trafikimin e drogës. E vërtetë, gjendja ekonomike është në ditët më të zeza që s'i ka njohur prej kohësh. Dhe kjo shkon në kundërshtim me argumentin tim kryesor. Pra, njerëzit duhet të ngrihen. Por Dibra vërtetoi të kundërtën. Çfarë ndikoi? Ndikoi fakti se varfërimi (i lidhur edhe me faktorët e tjerë) jo vetëm i revolton njerëzit, por edhe i shtyn të ikin, edhe i degradon duke i çuar në krim e korruptim. Të mbijetosh duke mbjellë kanabis nën mbrojtjen e policisë është edhe krim edhe korruptim njëherësh. Sot jemi në një situatë kur mbijetesa e njerëzve është gjithnjë e më shumë e lidhur me krimin dhe oligarkët e lidhur me pushtetin. Janë strukturat e tyre, dhe jo strukturat partiake që lidhin politikën me popullin. Në rreth vicioz, sa më shumë akumulimi i parave shkon në duar e kë- tyre njerëzve, aq më të skllavëruar e të depersonalizuar ndjehen njerëzit derisa arrijnë të jetojnë me krim apo ta sheshin votën për 2000 lekë.
Për të gjithë këta faktorë të ndërlidhur me njëri mendoj se jemi përpara rrezikut serioz të instalimit të putinizmit.
Duhet thënë se Shqipëria nuk është e izoluar në këtë fenomen. Ajo i shembëllen shumë vendeve të botës ishkomuniste, që janë një karikaturë e problemeve që ka sot kapitalizmi që i ka shndërruar politikanët gjithnjë e më shumë në menaxherë të interesave të oligarkisë. Veçse ajo është një imitim shumë më karikaturesk dhe kriminal sepse oligarkia jonë është shumë më kriminale, për të mos thënë se është krimi vetë.
Cila është rrugëdalja
Rreziku i këtij putinizmi apo fashistizimi të vendit mund të luftohet vetëm duke mobilizuar mosbesuesit, indiferentët, të lodhurit dhe të varfrit që s'duan të jetojnë me krim apo ta shesin votën për 2000 lekë. Parulla që duhet ngritur është: të përfaqësohen të papërfaqësuarit.
A mundet Partia Demokratike ta bëjë këtë punë. Duket një mision gati i pamundur. Më së shumti duket se kjo parti pret të trashen zullumet e kësaj bande në pushtet, derisa njerëzit të shkojnë të kërkojnë ndihmë e shpëtim te banditët e saj. Por, siç argumentova më sipër dhe siç e vërtetoi Dibra, ky variant duket gjithnjë e më i vështirë. Kështu siç është PD-ja mund të shërbejë fare mirë si parti e përjetshme opozitare në sistemin putinist.
Në këto kushte situata është tejet e rëndë dhe prapë do të thosha se rruga më e shkurtër është ajo që duket më e gjata dhe më e pamundura: krijimi i një lëvizjeje që të përfaqësojë të papërfaqësuarit, me njerëz të rinj, me fytyra të reja, që ngjallin besim e shpresë. Kjo lëvizje duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë edhe me opozitën, por pasi ka parë se ajo ka reflektuar dhe ka bërë ndryshime serioze dhe bindëse për të hequr dorë nga mendësia e sjelljes thjesht si një bandë që lufton me banditët e vet për të ripushtuar territoret e humbura.
"Panorama" 

The post Droga e Ramës si nafta e Putinit appeared first on GazetaBlic.

Flet kameramani që xhiroi dasmën: Ja e vërteta e “dasmës së 14 vjeçarit”

Posted: 20 Sep 2016 10:57 AM PDT

fitimzelfije

Dasma që sot bëri bujë në mediat e vendit tonë, ishte ajo e Fitimit dhe Zëlfijës. Fitimi 14 vjeçar nga Malisheva dhe Zelfija 13 vjeçare nga Suhareka, u tha se i kanë dhënë fund beqarisë së tyre, por e gjithë kjo ka një kuptim krejtësisht tjetër nga ajo se si u tha në mediat në vend. Kështu të paktën pretendon Rrezart Krasniqi nga Xat Productions. Sipas tij, ajo video e cila ka qarrkulluar në internet ka zgjuar kurreshtjën se si dy fëmijë të martohen, ishte e publikuar me deshirën e Fitimit nga përsoni i cili ka xhiruar dasmën, Rrezart Krasniqi, shkruan Gazeta Blic. Krasniqi i është drejtuar Gazetës Blic për të thënë fjalët e tij dhe për të thënë të vërtetën e kësaj dasme. Ai thotë se kjo nuk ishte martesa e tyre. Çifti sipas tij, e ka organizuar këtë ceremoni paramartesore e që dasmën planifikojnë ta bëjnë vitin që vjen. Krasniqi thotë se çifti nuk jetojnë bashkë, ata këtë e bënë thjeshtë për deshirën e familjarve por jo se tani i kanë dhënë fund beqarisë së tyre. "Fitimi dhe Zelfija nuk janë martuar, ata kanë pasur vetëm një festë aty ku edhe kanë ndrruar unazat, sikur të ishte fejesë por tani nuk kanë filluar jetën së bashku, këtë e planifikojnë qe ta bëjnë në të ardhmen, pasi ata kanë zgjedhur të kenë dashuri dhe jëtën së bashku", janë këto fjalët e Rrezart Krasniqit për Gazetën Blic.Ma

The post Flet kameramani që xhiroi dasmën: Ja e vërteta e “dasmës së 14 vjeçarit” appeared first on GazetaBlic.

Related Posts :