Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Maturantët protestë para Kuvendit” plus 9 more - Gazeta Dita

loading...

“Maturantët protestë para Kuvendit” plus 9 more - Gazeta Dita


Maturantët protestë para Kuvendit

Posted: 08 Sep 2016 02:35 AM PDT

Për të dytën ditë me rradhë maturantët po protestojnë kundër formulës së përzgjedhjes në Universitete.

Ndryshe nga protesta e një dite më parë para Kryeministrisë, sot ata janë vendosur para Kuvendit, me pankarta në duar dhe thirrje të qarta për rikthimin e sistemit meritë-preferencë.

Maturantët me mesatare mbi 9, kanë konkurruar në disa degë, por nuk janë fitues. Lëndët me zgjedhje, të caktuara gjatë vitit të parë të gjimnazit janë ato që kanë penalizuar shumë maturantët me mesatare të lartë, për të mos fituar degët e preferuara.

Maturantët fitues në raundin e parë, në më shumë se një degë, duhet të zgjedhin të regjistrohen në njërën prej tyre, duke filluar nga data 13 deri në 20 Shtator.

Vendet e lira bosh prej tyre do të plotësohen me të tjerë kandidatë në raundin e dytë, i cili nis në 22 Shtator dhe aplikimi është i njëjtë. Në përfundim do të ketë edhe një raund të tretë, i cili, sipas Ministres së Arsimit, do t'i japë zgjidhje përfundimtare regjistrimit.

Për këtë vit kanë aplikuar për universitet 27 mijë e 600 maturantë. Universitetet publike ofrojnë 25 mijë vende, ndërsa ato private 9 mijë.

Rama drejton takimin Shqipëri-BE

Posted: 08 Sep 2016 02:28 AM PDT

U zhvillua në Bruksel takimi i VIII të Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit Shqipëri-BE. Takimi i drejtua nga Kryeministri Edi Rama.

Në takim referoi Zëvendëspresidentja e BE Federica Mogherini, komisioneri për Zgjerimin Hanh, ministri Bushati, ministrja Gjosha dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Bregu.

Më herët, Kryeministri takim të veçantë me Mogherinin dhe Hanh. Fokusi i takimit reformat e qeverisë; zbatimi i reformës në drejtësi; hapi i radhës në procesin e integrimit.

Kokëdhima: Deputetët të “emërohen” nga anëtarësia e PS-së

Posted: 08 Sep 2016 02:26 AM PDT

Koço Kokëdhima u shpreh përpara socialistëve të Vlorës se reforma në PS duhet thelluar edhe më tej, që vendimmarrja e forumeve drejtuese të partisë të ndahet me anëtarësinë e thjeshtë për të gjitha nismat e rëndësishme të partisë. Gjatë mbledhjes së shtabit drejtues të PS-së Vlorë, pasditen e të martës, Kokëdhima theksoi se edhe përzgjedhja dhe renditja në toplistë e deputetëve duhet të bëhet nga anëtarësia e partisë me “një anëtar, një votë” .

"Unë kam insistuar gjithmonë që kjo reformë të thellohet më tej dhe këtë gjë do ta bëj me këmbëngulje deri në fund. Të thellohet që vendimmarrja e PS-së të ndahet me anëtarësinë e thjeshtë për të gjitha çështjet e rëndësishme. Për aq kohë sa forumet drejtuese të PS-së janë në një gjendje shumë të diskutueshme përsa i përket standardeve politike, kulturore, ideologjike e organizative, nivelit të përgjegjësisë dhe demokracisë së brendëshme, roli i anëtarësisë të partisë duhet të jetë shumë më i lartë në vendimmarrjet politike të PS-së. Sa figura deputetësh janë të papëlqyeshme për njerëzit, sa shumë deputetë nuk gëzojnë asnjë respekt dhe asnjë vlerësim nga zgjedhësit e megjithatë ata ndërrojnë qarqet çdo katër vjet dhe vazhdojnë të rrinë në parlament. Si vijnë këta njerëz, si bëhen deputetë këta njerëz? Secili nga ne ka në imagjinatë shembuj të ndryshëm dhe emra që nuk do mund të përzgjidheshin kurrë në lista nqs do pyeteshin zgjedhësit. Si e bëjnë të mundur këta persona që hop dhe të jenë në krye të nivelit të përfaqësimit të qytetarëve. Arsyeja është shumë e thjeshtë: sepse nuk diskutohet me bazën e partisë dhe me qytetarët. Ja pse insistoj unë në këtë çështje"-u shpreh Kokëdhima gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të PS-së Vlorë.

Ai tha më pas se mënyra e votimit  duhet të jetë me "Një anëtar një votë" që do të rendisë kandidaturat që kanë dalë nga baza e partisë në listën përfundimtare të deputetëve për qarqet.

Kokëdhima sqaroi edhe synimet e procesit reformues që ka nisur prej kohësh në radhët e anëtarësisë së rajonit Vlorë-Gjirokastër dhe që ka për synim pikësëpari fuqizimin e Partisë Socialiste.

"Kokëdhima është më i majtë se të gjithë ata që thonë që do shkojë këtej, do shkojë andej, është më socialist se të gjitha ata që predikojnë se në cilën parti do të vejë Kokëdhima. Unë do të insistoj për ta zhvilluar dhe për ta bashkuar të majtën e Shqipërisë. E majta në Shqipëri i ka të gjitha kushtet dhe të gjithë luksin të planifikojë qeverisje dhe zhvillim afatgjatë të vendit. Nëse ne bashkojmë dhe modernizojmë të majtën mund t'ja dalim të mos i shndërrojmë institucionet e shtetit si tani, në inkubatorë votash përrmes punësimeve partiake e jashtë kërkesave profesionale. PS-ja ka detyrimin që t'u japë mundësi qytetarëve që të luajnë rol për fatin e tyre, t'u japë mundësi qytetarëve dhe anëtarëve të thjeshtë të PS-së që të marrin pjesë në politikëbërje dhe në qeverisje”- u shpreh ai, duke shtuar: "Asnjë punë nuk ndreqim dot në qoftë se do presim nga Zoti, n.q.s. nuk e bëjmë si duhet përfshirjen e qytetarëve dhe të anëtarësisë së gjerë të partisë në vendimmarrjen substanciale politike. Nuk i zhdukim dot varfërinë, krimin dhe korrupsionin, mërzitjen e mungesën e shpresës, pasigurinë dhe prapambetjen e gjithanëshme, padrejtësitë e pabarazinë ekstreme, nuk i zhdukim dot sekserët e emërimeve, koncesioneve, kullotave, hipotekave, sekserët e ALUIZNI-t apo ata të provimeve në shkolla, sekserët e gjykatave, sekserët e ajrit dhe të shpirtit në qoftë se nuk merr pjesë gjerësisht në politikëbërje dhe në qeverisje anëtarësia e thjeshtë e partisë "-u shpreh Kokëdhima.

"Braktisja" e mbledhjes

Shekulli shkruan sot se disa media të sponsorizuara për të cenuar imazhin e koordinatorit të PS-së, Koço Kokëdhima, inskenuan një të ashtuquajtur "bojkotim" të mbledhjes së PS-së nga ana e anëtarësisë së degës. Në momentin që Kokëdhima ka marrë fjalën, kryetari i FRESSH-it të Vlorës, Klajdi Myzaferaj, njëkohësisht edhe Drejtori i Qendrës së Formimit Profesional në Vlorë, ka përgatitur largimin e tij dhe të tre vartësve nga salla. Myzaferaj është shprehur se nuk dëshiron që të dëgjojë Kokëdhimën dhe ka kërkuar që edhe të pranishmit e tjerë të dalin nga salla. Por përveç tre pasuesve të tij, asnjë person tjetër nuk ka dalë nga salla.

Më pas Asambleja Socialiste e Vlorës ka vijuar punimet e saj normale me fjalën e Kokëdhimës. Ish-deputeti është fokusuar tek reforma në parti dhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke kërkuar që të jetë vetë baza ajo që do të propozojë kandidatët për deputetë dhe jo të emërohen persona nga Tirana, të cilët nuk kanë lidhje me zonën. Anëtarët e Asamblesë Socialiste të Vlorës kanë deklaruar se duhet që të dëgjohet zëri i tyre sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet një përfaqësim sa më i mirë në parlamentin e ardhshëm si dhe garantohet shtimi i votave.

 

 

 

 

Familjarët e Pëllumb Marnikollajt, protestë para ambasadës greke

Posted: 08 Sep 2016 02:23 AM PDT

Të afërmit e 29-vjeçarit që vdiq në rrethana ende të pasqaruara në Greqi, protestuan përballë ambasadës greke.

Familjarët e Pëllumb Marnikollajt pretendojnë se ai u dhunua barbarisht, dhe për pasojë ka gjetur dhe vdekjen. Babai i Pëllumbit tha: Duam drejtësi për vdekjen e djalit tonë.

Marnikollaj vdiq në ambientet e policisë në Athinë në fillim të muajit gusht, pasi ndodhej me masën detyrim paraqitjen pas shlyerjes së dënimit me 7 vite burg për vjedhje.

Sipas policisë, i riu është hedhur nga dritarja e komisariatit.  Nga ekspertiza rezultoi se në trupin e tij ishin vërejtur shenja dhune pasi kishte dëmtime në kokë dhe hemorragji të brendshme që mund të kenë ardhur nga rënia nga një lartësi e madhe.

Vlorë, asgjësohen 5.100 bimë narkotike

Posted: 08 Sep 2016 02:14 AM PDT

Policia e Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit rreth 5.100 bimë narkotike të llojit kanabis.

Sipas burimeve policore lokale, bimet janë gjetur të mbjella në fshatrat Treblovë dhe Oshtimë, të kultivuara në sipërfaqe toke pa pronarë.

Uniformat blu bënë asgjësimin e tyre përmes zjarrit, ndërsa po punojnë për identifikimin e kultivuesve, shtojnë më tej burimet

Danimarka do të blejë të dhënat e “Panama Papers”

Posted: 08 Sep 2016 02:04 AM PDT

Qeveria e Danimarkës ka vendosur të blejë të dhënat e grumbulluara nga ekipi që nxorri në dritë të ashtëquajturin skandali i 'Panama Pappers'.

Lami është konfirmuar nga ministri Karsten Lauritzen, i cili tha se ekzekutivi danez ka pranuar një ofertë të ardhur gjatë muajve të verës për të përvetësuar informacione që lidhen me këtë cështje.

Identiteti i shitësve të këtyre informacioneve nuk është bërë i ditur, por raportohet se ata kanë të dhëna për afro 600 qytetarë që jetojnë në Danimarkë dhe që kanë fshehur një pjesë të pasurive përmes kompanive off-shore.

Në fjalën e tij, ministri u shpreh se vendimi për të blerë të dhënat është marrë për të treguar respekt ndaj të gjithë taksapaguesve të ndershëm danezë. Ai shtoi se informacionet që pritet t'u kalojnë prokurorëve mund t'i ndihmojnë autoritetet që të hedhin dritë mbi personat që u shmangen detyrimeve.

Zyrtari i qeverisë nuk ka pranuar që të zbulojë shumën e parave që është kërkuar në këmbim të informacioneve, por burime pranë ekzekutivit danez kanë raportuar për mediat se  bëhet fjalë për afro 1.2 milionë eurosh.

Skandali Panama Pappers lidhet me një firmë ligjore të quajtur Mosak Fonseka e cila kishte ndihmuar personalitete të ndryshme për të fshehur pasuritë. Ky skandal u ekspozua nga një grup gazetarësh investigativë që vinin nga mbarë bota, të cilët analizuan plot 11.5 milionë dokumenta të kësaj kompanie.

Gazeta gjermane: Meta mund të jetë kryeministër!

Posted: 08 Sep 2016 01:52 AM PDT

Organi qendror i Partisë Socialdemokrate në Gjermani, "Përpara", ka publikuar një artikull në lidhje me LSI-në dhe kreun e saj, Ilir Meta.

Artikulli është shpërndarë edhe nga zyrtarë të LSI dhe duket mjaft interesant, jo vetëm sepse është publikuar nga gazeta e partisë kryesore të së majtës gjermane.

"Në Shqipëri, partia socialdemokratike LSI po shkakton trazim. Pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, kryetari i saj, Ilir Meta mund të bëhet kryeministër. Çelësi i suksesit qëndron tek rinia e partisë," shkruan gazeta.

"LSI, e cila doli nga një ndarje e socialistëve, në vitin 2009 kishte vetëm katër vende në parlament. Nga viti 2013 ka 16. Kjo e bën atë partinë e tretë më të madhe në vend. Në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, LSI mund të bëhet forca e dytë dhe Ilir Meta të bëhet kryeministër. Meta është kryetar i partisë që prej themelimit në vitin 2004 dhe duket i interesuar që të udhëheqë Shqipërinë drejt një vrulli demokratik, kushtetues, evropian dhe social. Sigurisht multimilioneri nuk është socialisti shembullor dhe ka të meta. Por partia jep shpresë dhe tregohet e angazhuar. Thuajse gjysma e anëtarëve të saj janë të rinj dhe ata e çojnë partinë përpara dhe mendojnë si europianë".

Video/ Thyen prangat, i dyshuari arratiset nga tavani

Posted: 08 Sep 2016 01:50 AM PDT

Një 25 vjeçar nga Las Vegasi, i dyshuar për vrasje është filmuar duke thyer prangat, u ngjitur mbi karrige dhe duke u arratisur nga departamenti i policisë përmes një tub kalimi në tavan.

Shefi i Policise së Las Vegasit pranoi se policisë iu desh 40 minuta për të kuptuar se Alonso Perez, i cili u riarrestua të martën, ishte larguar të premten e javës së kaluar.

Ai gjithashtu tha se dedektivët nuk po shihinin kamerat live ndërkohë që i dyshuari u arratis, sipas KSNV.

Video tregon se si Perez arrin të lirohet nga prangat duke e përdredhur nyjen e tyre te një shufër metalike në tavolinë, e cila ishte e shtrënguar me bulona në dysheme.

"Ai i rrotulloi prangat deri në atë pikë sa që theu nyjen e tyre, duke përdorur dhe peshën trupore" u shpreh shefi i policisë.

Alonso u arrestua pasi dyshohet se qëlloi Mohammed Robinson, pasi ai nuk hapi derën për gratë.

“Basic Instinct” në parlamentin britanik (VIDEO)

Posted: 08 Sep 2016 01:46 AM PDT

Deputetja Lucy Frazer pati një moment të pakëndshëm në parlamentin britanik në momentin që Kryeministrja Theresa May po mbante një fjalim, ku vlerësoi sportistët britanikë të Lojërave Olimpike.

Deputetja e Kembrixhshajërit Juglindor qëndronte e ulur pas Kryeministres, ndërsa në një moment kryeqëzoi këmbët.

Ky ishte një moment që nuk mund të kalonte pa komente në "Twitter". Përdoruesit e rrjetit social reaguan menjëherë duke shkruar se Lucy pati një moment si Sharon Ston në filmin "Basic Instinct".

"Lucy Frazer, në audicionin e deputeteve për 'Basic Instinct 3'", shkroi dikush në rrjetin social.

Meta: Çdo shtet duhet të ofrojë ndihmë humanitare për emigrantët

Posted: 08 Sep 2016 01:40 AM PDT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e shtetit shqiptar kundër ngritjes së mureve për emigrantët.

Duke folur në ditën e dytë të Konferencës së Ombudsmanëve që po mbahet në Tiranë, Meta tha se çdo shtet i prekur nga fluksi migrator duhet të tregohet human, përfshirë këtu edhe Shqipërinë brenda kapaciteve dhe mundësive të saj.

Meta: Kjo krizë e papreçedentë sidomos në hapësirën tonë të Mesdheut ka krijuar nëj situatë mjaft problematike dhe sfiduese në shumë aspekte, nga mbrojtja e të drejtave të njeriut deri tek flukset migratore si dhe rreziku i terrorizmit në Europë. Kryefjala mbetet mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe roli që çdo aktor shtetëror dhe shoqëria cilive në nivel kombëtar dhe ndërkombnëtar mund të dhe duhet të luajë në këtë aksion prioritar mbarë europian për zgjidhjen. Çdo shtet ka detyrimin tu ofrojë ndihmë humanitare njerëzve në nevojë. Dhe Shqipëria ka dhënë kontributin e saj dhe është e gatshme ta ofrojë në vazhdim brenda mundësive dhe kapaciteteve të saj. Ky kontribut lidhet jo vetëm me aspektin humanitar por dhe kujtesën historike të vendit tonë që ka përjetuar eksperienca tragjike të flukseve migratore pas viteve '90.

Megjithatë sot kur vlerat europiane të solidaritetit janë më relevante se kurrë, sot kur duhet mbrojtur dinjiteti njerëzor dhe Europa duhet të kishte reaguar në terësi si një entitet dhe më i bashkuar ne përballemi me sfida të paprecedenta në drejtim të ruajtjes të drejtave universale njerëzore. Në kontekstin kombëtar por jo vetëm, roli i ombudsmanëve dhe mediatorëve në këtë sitatuë krize mbetet i pazëvendësueshëm dhe një garant i mirëqeverisjes. Shqipëria është e vendosur për të ecur më tej drejt integrimit të BE.E kemi bërë të qartë që në fillim të krizës se Shqipëria nuk beson në ngritjen e mureve.Në këtë situatë shqetësuese janë pikërisht solidariteti, humaniteti dhe ndarja e përgjegjësive mes vendeve të origjinës, tranzitit dhe destinacionit, vlerat të cilat vendet e prekura duhet të reflektojnë.

Nga ana tjetër Kryeparlamentari nuk anashkaloi dhe rrezikun e depërtimit të elementëve terroristë përmes flukseve migratore.

Meta: Nga ana tjetër rreziku me të cilin përballet sot çdo shtet i prekur nga kriza migratore e pakontrolluar është depërtimi i elementëve terroristë midis personave emigrantë, aktualisht të parregullt. Forcimi i kapaciteteve për verifikimin dhe regjistrimin sa më të saktë të personave që hyjnë në Shqipëri dhe shkëmbimi efikas i informacioneve me vende të tjera të trazitit të flukseve migratore ka shërbyer dhe do shërbejë si masë parandaluese për veprimtarinë e tyre që përbën kërcënim serioz për vendet pritëse.

Related Posts :