Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Merkel pranoi përgjegjësinë për humbjen në Berlin” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Merkel pranoi përgjegjësinë për humbjen në Berlin” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Merkel pranoi përgjegjësinë për humbjen në Berlin

Posted: 19 Sep 2016 10:15 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pranoi përgjegjësinë për humbjen e partisë së saj CDU në zgjedhjet shtetërore në Berlin. Rezultatet zyrtare treguan se CDU fitoi 17.6 përqind të votave në zgjedhjet e së dielës, çfarë është rezultati më i keq i regjistruar ndonjëherë në Berlin. Social-Demokratët e qendrës së majtë dolën partia më e fortë, me 22 përqind, ndërsa partia antimigrante e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, fitoi 14 përqind të votave dhe do të futet në parlamentin shtetëror për herë të parë. "Sikur të mundem, do ta ktheja kohën prapa për shumë e shumë vite për t'u përgatitur më mirë", tha Merkel. Këto zgjedhje janë zhvilluar dy javë pas humbjes që ka pësuar partia e Merkelit në landin e vetë kancelares, Meklenburg-Vorpomern. Popullariteti i Merkelit ka rënë prejse ajo ka marrë vendim të hapë kufijtë për migrantët, vitin e kaluar. Merkel, megjithatë, mbrojti politikën e saj ndaj migrantëve, duke e cilësuar si "absolutisht korrekte".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kapet sulmuesi i dyshuar i Nju Jorkut

Posted: 19 Sep 2016 09:12 AM PDT

I dyshuari për shpërthimin e së shtunës në Nju Jork, Ahmad Khan Rahami, është kapur, bënë të ditur zyrtarët amerikanë për sundimin e ligjit. Rahami, 28 vjeç, amerikan i natyralizuar me prejardhje nga Afganistani, është dërguar në paraburgim, pasi ka qëlluar një polic në Linden të Nju Xhërsit. Linden ndodhet në jugperëndim të qytetit Elizabeth, ku të dielën mbrëma janë gjetur disa pajisje shpërthyese. Nga shpërthimi i bombës në zonën Çellsi të Nju Jorkut kanë mbetur të plagosur 29 veta. Bomba ka pasur formën e tenxheres me presion. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, duke folur në Nju Jork, tha se zyrtarët nuk besojnë se ka lidhje midis ngjarjeve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi, si dhe sulmit me thikë në Minesotë, i cili ka ndodhur po ashtu të shtunën dhe ka lënë nëntë persona të plagosur. "Do të vazhdojmë të udhëheqim koalicionin global për shkatërrimin e (v.j. grupit militant) Shteti Islamik, i cili nxit shumë njerëz, përmes internetit, të kryejnë sulme", tha Obama. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Supermodelja legjendare hap biznes të vetin

Posted: 19 Sep 2016 08:54 AM PDT

Supermodelja legjendare, Kate Moss, do të hapë agjencinë e saj të modelimit, pas gati 30 vjetësh në biznesin e modës. Në një intervistë të rrallë, ajo i tha ueb-faqes Business of Fashion se agjencia e saj do të nisë punën këtë muaj. Moss është larguar këtë vit nga Storm, agjencia që e ka zbuluar atë në moshën 14-vjeçare. "Nuk dua njerëz të bukur, dua të krijoj yje. Dua të fokusohem më shumë në menaxhimin e karrierës së njerëzve", tha modelja britanike, Moss. Ajo është një nga modelet me karrierën më të gjatë dhe më të sukseeshme në këtë biznes. Revista Forbes e ka vlerësuar pasurinë e saj në 130 milionë dollarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arabia Saudite “shkatërron tri qeliza” të lidhura me IS-in

Posted: 19 Sep 2016 08:47 AM PDT

Arabia Saudite tha se ka shkatërruar tri qeliza të lidhura me grupin esktremist Shteti Islamik dhe se ka arrestaur 17 simpatizantë të dyshuar. Katërmbëdhjetë prej të arrestuarve janë shtetas sauditë, përfshirë një grua, tha Ministria e Brendshme. Tre të tjerët janë një jemenas, një egjiptian dhe një palestinez. "Përpjekjet disamujore kanë kulmuar me shkatërrimin e një komploti terrorist", tha përmes një deklarate Ministria e Brendshme saudite. Qysh në vitin 2014, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba kundër xhamive shiite dhe forcave të sigurisë në Arabi. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Ukrainë – këmbim i të burgosurve

Posted: 19 Sep 2016 08:18 AM PDT

Ukraina dhe separatistët prorusë i kanë këmbyer të burgosurit, që ishin zënë gjatë konfliktit që po vazhdon në pjesën lindore të Ukrainës. Pardje, dy të burgosur, pjesëtarë të forcave qeveritare të Ukrainës, nga separatistët u janë dorëzuar autoriteteve ukrainase në një postbllok në qytetin Shhastia, ndërsa në këmbim i kanë marrë katër separatistë prorusë, që mbaheshin nga forcat qeveritare të Ukrainës. Ky këmbim është bërë në praninë e Kryqit të Kuq dhe monitoruesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që kishte bërë presion për më tepër këmbime të tilla. Nga konflikti në pjesën lindoore të Ukrainës, prej prillit të vitit 2014, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve, janë vrarë më se 9,500 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rishikimi i buxhetit fut në luftë të ashpër verbale pushtetin dhe opozitën

Posted: 19 Sep 2016 08:08 AM PDT

Në procedurë parlamentare tanimë dy javë është propozimi për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë, ku zhvillohet një debat i ashpër mes pushtetit dhe opozitës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë para Kishës Ortodokse në Prishtinë

Posted: 19 Sep 2016 07:39 AM PDT

Një grup i studentëve i Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar të hënën përpara objektit të Kishës Ortodokse Serbe brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, në kundërshtim të, sic thonë, funksionalizimit të këtij objekti fetar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Studentët dhe menaxhmenti i UP-së kërkojnë nga Kisha lirimin e hapësirës

Posted: 19 Sep 2016 07:19 AM PDT

Një grup i studentëve i Universitetit të Prishtinës, kanë protestuar të hënën përpara objektit të Kishës Ortodokse Serbe brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, në kundërshtim të, sic thonë, funksionalizimit të këtij objekti fetar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia: Shkeljet e militantëve e bëjnë armëpushimin të “pakuptimtë”

Posted: 19 Sep 2016 07:05 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se e konsideron se është e "pakuptimtë" që forcat e qeverisë siriane t'i përmbahen marrëveshjes së armëpushimit përderisa ata po sulmohen nga rebelët. "Duke konsideruar se kushtet e armëpushimit nuk janë duke u respektuar nga rebelët, ne e konsiderojmë të pakuptimtë që forcat e qeverisë siriane ta respektojnë armëpushimin në mënyrë të njëandhshme", ka thënë zyrtari nga Ministria e Mbrotjes, Sergei Rudskoy. Ministria ka thënë se është duke monitoruar gjendjen në terren dhe kanë gjetur 53 shkelje të armëpushimit në Siri vetëm në 24 orët e fundit. Ka informacione se grupet e opozitës së moderuar siriane janë bashkuar me "grupet terroriste" dhe se po përgatisin sulme të përbashkëta, pretendon ministria ruse. Marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi më 12 shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakistani i kundërpërgjigjet Indisë për sulmin në Kashmir

Posted: 19 Sep 2016 06:20 AM PDT

Pakistani i është kundërpërgjigjur akuzve të Indisë që thotë se qëndron prapa sulmit vdekjeprurës në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit, të kontrolluar nga India. Mnistria e Jashtme e Pakistanit, ka thënë se kryeministri Nawaz Sharif i ka shkruar letër pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me "shkeje të rënda të të drejtave të njeriut", të kryera nga forcat indiane të sigurisë në rajonin e Himalajeve. Më herët Ministria e Jashtme ka dënuar "deklaratat sarkastike dhe të pabaza" të Indisë dhe ka thënë se India po përpiqet që të shmangë vëmendjen nga shkeljet e të drejtateve të njeriut në Kashmir. Të paktën 17 ushtarë indianë dhe katër sulmues janë vrarë në sulmin në bazën ushtarake në qytetin Uri. Zyrtarët e ushtrisë së Indisë kanë thënë se sulmuesit kanë qenë "terrorist të huaj" dhe se hetimet e para sugjerojnë se ata ishin pjesëtarë të grupit militant Jaish-e-Mohammed, që e ka bazën në Pakistan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partia e mbështetur nga Putini pritet ta dominojë Dumën Shtetërore

Posted: 19 Sep 2016 06:03 AM PDT

Me 93 për qind të votave të numëruara, rezultatet zyrtare tregojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuara, do të fitojë më shumë se 340 nga 450 ulëset në Dumën Shtetërore, që janë të mjaftueshme për të siguruar dy të tretat e shumicës në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një afgan i natyralizuar kërkohet për eksplodimin në Nju Jork

Posted: 19 Sep 2016 06:02 AM PDT

Zyrtarët amerikanë thonë se janë në kërkim të personit 29 vjeçar, të identifikuar si Ahmad Khan Rahami, lidhur me eksplodimin e pardjeshëm në Nju Jork. Policia lokale sot e ka publikuar fotografinë e këtij personi, që është shtetas amerikan i natyraizuar, me origjinë afgane. Prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, tha se ky person kund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm. Nga eksplodimi i një bombe të prodhimit shtëpiak në vendbanimin Çelzi të Menhetënit, janë plagosur 29 vetë. Autoritetet ende po zhvillojnë hetime nëse shpërthimi ishte i ndërlidhur me një enë nën presion të paeksploduar, që është gjetur disa blloqe mëtutje, pastaj me një bombë gypore, që ka eksploduar në Nju Xherzi dhe një pasjije eksploduese, që është gjetur në një çantë afër një stacioni të trenit në Nju Xherzi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtari afgan: Nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë policët

Posted: 19 Sep 2016 04:41 AM PDT

Një zyrtar afgan thotë se nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë së paku tetë policë afganë në provincën jugore, Uruzgan. Komandanti i policisë së trafikut në autostradën në Uruzgan, Rahimullah Khan, tha se oficerët ishin vrarë dje, gjatë dy sulmeve ajrore rreth kryeqytetit të provincës, Tarin Kot. Komanda ushtarake amerikane në Kabul ka konfirmuar se forcat e SHBA-ve kanë ndërmarrë sulme ajrore në këtë hapësirë, duke thënë se ato synonin t'indihmojnë forcat e sigurisë afgane, që ishin sulmuar nga zjarri i talibanëve. Gjenerali amerikan, Charles Cleveland, tha se nuk ka "ndonjë intormacion tjetër" për atë se kush kanë mundur të jenë viktimat. Zyrtarët afganë thanë se ata po zhvillojnë hetime për këtë sulm dhe janë në kontakt me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Në fillim të këtij muaji, militantët talibanë për një kohë të shkurtër patën hyrë në Tarin Kot, por ishin dëbuar nga forcat e sigurisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Në zgjedhjet shtetërore në Berlin – disfatë e Merkelit

Posted: 19 Sep 2016 03:41 AM PDT

Partia CDU e kancelares, Angela Merkel, ka pësuar edhe një disfatë në zgjedhje, para votimeve të përgjithshme, vitin e ardhshëm në Gjermani. Rezultatet zyrtare tregojnë se partia CDU fitoi 17.6% të votave në zgjedhjet e djeshme shtetërore në Berlin, që është rezultati i saj më i keq i të gjitha kohërave në Berlin. Partia SPD e qendrës së majtë i ka fituar zgjedhjet me afro 22% të votave. Partia e Majtë antikapitaliste ka fituar 15.6%, ndërsa Partia e Gjelbërt, mori 15.2%. Me 14% të votave, partia e krahut të djathtë kundër imigrantëve, Alternativa për Gjermnai (AfD) do të përfaqësohet në parlamentin shtetëror të Berlinit për të parën herë. Këto votime u bënë dy javë pasi CDU doli e treta në shtetin lindor, Meklenburg – Pomerania Perëndimore, nga partia AfD. Popullariteti i kancelares Merkel ka rënë për shkak të vendimit të saj për hapjen e kufijve të Gjermanisë për migrantët vitin e kaluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Ka eksploduar pajisja e gjetur në Nju Xherzi

Posted: 19 Sep 2016 01:26 AM PDT

Zyrtarët amerikanë thonë se një pajisje e dyshuar, e gjetur në një kontejener të mbeturinave afër stacionit të trenave në vendbanimin Elizabeth të Nju Xherzit, ka eksploduar sot herët në mëngjes, dersia ekipi për bomba përpiqej ta çarmatoste me një robot. Prefekti i këtij vendbanimi, Christian Bollwage, tha se ekspertët për bomba ishin duke punuar për çarmatosjen e njëres prej pesë pajisjeve të dyshuara në një çantë, që ishte zbuluar në kontejnerin e mbeturinave afër stacionit të trenave. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për lëndime eventuale. Zbulimi i çantës u bë pas eksplodimit të pardjeshëm në Menhetën të Nju Jorkut, me ç'rast u plagosën 29 vetë, dhe pasi një pajisje e paeksploduar, në formë të enës me presion, ishte gjetur disa blloqe mëtutje. Nga një shpërthim i një bombe gypore në Nju Xherzi, është anuluar një manifestim ushtarak humanitar. Zyrtarët thanë se nuk ka dëshmi fillestare që ndonjërin prej këtyre sulmeve e ndërlidhin me ndonjë grup ndërkombëtar terrorist. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse në Kosovë lindin më shumë djem se vajza?

Posted: 19 Sep 2016 01:05 AM PDT

Hulumtimi i fundit i bërë në Kosovë nga UNFPA, Agjencia e Statistikave të Kosovës si dhe INDEX Kosova, ka rezultuar me një disproporcion në numrin e vajzave dhe djemve të lindur, duke indikuar se në Kosovë kryhen aborte selektive.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: Shoqëria amerikane – jombështetëse ndaj femrave të fuqishme

Posted: 19 Sep 2016 12:43 AM PDT

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha mbrëmë se Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë zgjedhur një femër presidente, pasi shoqëria amerikane nuk është mbështetëse ndaj femrave të fuqishme. Këto komente zoti Obama i bëri në Nju Jork, gjatë një ngjarjeje për tubimin e fondeve për Partinë Demokratike. Mëtutje, ai theksoi se në zgjedhjet presidenciale ndërmjet ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, dhe biznesmentit republikan, Donald Trump, nuk duhet të ketë paqartësi. Duke iu referuar kandidatit Trump, por pa e përmendur emrin e tij, Obama tha se "ky person nuk është i kualifikuar të jetë president". Megjithatë, sipas tij, polarizimi politik në Shtetet e Bashkuara i ka bërë këto zgjedhje më të paqarta se sa që do të duhej të ishin. Kjo referencë kishte të bënte me hulumtimet e fundit të opinionit, që sugjerojnë se gara ndërmjet Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit është tejet e barabartë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Mbahet samiti për refugjatët dhe migrantët

Posted: 18 Sep 2016 11:55 PM PDT

Në Kombet e Bashkuara sot hapet samiti në të cilin do të diskutohet për lëvizjet e mëdha të refugjatëve dhe migrantëve. Derisa aktualisht numri i njerëzve që po largohen nga shtëpitë e tyre është më i madhi prej Luftës së Dytë Botërore, liderët botërorë, pjesëmarrës në këtë samit, pritet ta miratojnë deklaratën për unitetin e 193 shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, për qasje më të koordinuar me të cilën do të mbroheshin të drejtat e refugjatëve dhe igrantëve. Por, tashmë grupet për të dretjat e njeriut e kanë hedhur poshtë këtë dokument, i cili nuk është juridikisht obligues, se ka mangësi për përgjigjen e nevojshme ndërkombëtare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Siri: Armëpushimi para shkatërrimit pas sulmeve ajrore në fundjavë

Posted: 18 Sep 2016 11:32 PM PDT

Armëpushimi në Siri sot duket se është para shkatërrimit pas sulmit ajror të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga i cili u vranë së paku 62 ushtarë qeveritare të Sirisë, gjatë fundjavës, ndërsa qyteti i Alepos u godit nga sulmet e para ajrore në pothuajse një javë. Korrespondentët thonë se sulmet e djeshme në lagjet e Alepos, nën kontrollin e kryengritësve, rrezikojnë ripërtritjen e luftës në qytet dhe kjo mund të jetë kërcënimi më serioz për armëpushim deri tash. Ndalja e luftimeve në dhe rreth qytetit Alepo dhe dërgimi i ndihmave humanitare me rëndësi të madhe, ishin komponentet kryesore të armëpushimit, që kishte hyrë në fuqi më 12 shtator. Bashkësponzorët e marrëveshjes, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, e kanë fajësuar njëra-tjetrën për rrezikim të armëpushimit. Tensionet lidhur me Sirinë janë shtuar edhe më tepër, pasi aeroplanët australianë, të involvuar në sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, para dy ditësh i kanë vrarë dhjetëra ushtarë të Sirisë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Në zgjedhje – kryeson partia që mbështetet nga Putini

Posted: 18 Sep 2016 11:20 PM PDT

Pas 90% të fetëvotimeve të numëruara të zgjedhjeve të djeshme për Dumën Ruse, rezultatet zyrtare tregojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, mund të fitoj më se 300 vende në Dumën me 450 vende të deputetëve. Kjo është e mjaftueshme për ta siguruar shumicën kushtetuese prej dy të tretave në Dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë. Rezultatet preliminare të shpallura sot herët në mëngjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se Rusia e Bashkuar i ka fituar 54.21% të votave. Kjo parti mbështetet nga presidenti, Vladimir Putin. Vetëm tri parti të tjera duket se do ta kalojnë pragun prej 5% për të siguruar pjesëmarrje në legjislaturën e re. Të gjitha ato janë lojale ndaj Kremlinit dhe politikave të presidencës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :