Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “3 ide të mrekullueshme (Video)” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “3 ide të mrekullueshme (Video)” plus 9 more


3 ide të mrekullueshme (Video)

Posted: 20 Sep 2016 11:35 AM PDT

The post 3 ide të mrekullueshme (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Xhaka sërish eurogol, tani ndaj Nottingham Forestit (video)

Posted: 20 Sep 2016 08:28 AM PDT

Granit Xhaka ka shënuar edhe një super gol për Arsenalin, pas atij kundër Hull Cityt në fundjavë.

Mesfushori shqiptar kaloi Arsenalin në epërsi kundër Nottingham Forestit në Kupë të Anglisë, raporton Koha.net. Ai shënoi në minutën e 23.

Ky është goli i dytë i tij në fanellën e Topçinjëve.

The post Xhaka sërish eurogol, tani ndaj Nottingham Forestit (video) appeared first on Mesazhi.com.

Albin Kurti paralajmëron luftë në Kosovë

Posted: 20 Sep 2016 07:06 AM PDT

Ish kreu i vetëvendosjes Albin Kurti, paralajmëron se çështja e demarkacionit mund të sjellë sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.

"Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s'kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë", tha Kurti nga Tirana, gjatë takimit të sotëm me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi.

Kurti ka deklaruar se shtyrja e këtij vendimi nga ana e qeverisë së Kosovës i ka shpëtuar vendit 8200 hektarë tokë:

"Më datën 1 shtator është arritur një sukses i madh, pasi kemi shpëtuar 8.200 hektarë. Nuk mund të kesh kufi pa pasur territor. Me marrëveshjen e Thaçit e Mustafës ne kemi një kufi të ri, jo demarkacion. Mali i Zi e ka dashur Qafën e Kaçorrit dhe dëshiron të vijë edhe më thellë për planet e tij. Marrëveshja me Malin e Zi është një marrëveshje kapitulluese për Kosovën. Falënderojmë qytetarët për protestat. Kemi arritur ta zmbrapsim koalicionin qeverisës. Shteti i Kosovës vazhdon të jetë në azil".

The post Albin Kurti paralajmëron luftë në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje: RTK është instrument i klaneve mafioze

Posted: 20 Sep 2016 06:33 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka drejtuar akuza në drejtim të televizionit publik, raporton KTV.

Nga objekti i Kuvendit të Kosovës, deputetja e këtij subjekti politik, Shqipe Pantina, e ka quajtur RTK-në instrument i klaneve mafioze.

Ajo ka thënë se transmetuesi publik ka buxhet të jashtëzakonshëm, ndërsa nuk ka raportuar asnjëherë për shpenzimet, e në anën tjetër, ky medium, sipas saj, është i zhytur në borxhe që po u rrezikon edhe pagat e punëtorëve.

Përmes monitorit, Pantina ka akuzuar drejtuesit e RTK-së për lidhje me njerëz të pushtetit.

Grupi i deputetëve të VV-së ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit e menaxhmentit të RTK-së dhe krijimin e një komisioni hetimor parlamentar që do të hidhte dritë mbi të gjitha keqpërdorimet që janë bërë në RTK, ka thënë Pantina.

The post Vetëvendosje: RTK është instrument i klaneve mafioze appeared first on Mesazhi.com.

Rinovimi i Hysajt brenda javës

Posted: 20 Sep 2016 04:57 AM PDT

Elseid Hysaj dhe Manolo Gabbiadini janë lojtarët kryesorë, me të cilët Napoli ka bërë plan për rinovimin e kontratave.

Il Mattino raporton se përfaqësuesit e lojtarëve janë thirrur nga klubi që deri në fund të javës të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratave.

Për këtë gjë, drejtorët kanë marrë dritën e gjelbër nga presidenti Aurelio De Laurentiis.

Hysaj ka nënshkruar për Napolin në korrik të vitit 2015 dhe tashmë është bërë i pazëvendësueshëm në pozitën e tij.

The post Rinovimi i Hysajt brenda javës appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi dekoron komandantin e KFOR-it me Medalje Ushtarake për Shërbim në Kosovë

Posted: 20 Sep 2016 04:54 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar gjeneralin Sir Michael David Jackson me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Sipas një komunikate për media, Gjeneralit Jackson kjo medalje i është ndarë për kontributin e tij në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë gjatë mandatit të tij si komandant i KFOR-it në Kosovë.

"Roli i gjeneralit Sir Jackson ka qenë i pazëvendësueshëm, i jashtëzakonshëm, historik për paqen, stabilitetin, demokracinë dhe prosperitetin në Kosovë dhe në rajon", ka thënë Thaçi.

"Kemi punuar në kohë sfidash bashkërisht, në procesin e kthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre, në tranzicionin demokratik që e kemi kaluar, në përkushtimet e përbashkëta në të gjitha organizatat ndërkombëtare", ka shtuar ai.

Nga ana tjetër, gjenerali Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë është shprehur mirënjohës për dekoratën dhe mikpritjen që i është bërë në Kosovë.

"U ktheva në Kosovë shtatëmbëdhjetë vite që kur kisha ardhur këtu për herë të parë, kur, më duhet të them, kisha ardhur pa pasaportë. Është e mrekullueshme për të parë se sa shumë progres keni arritur që nga ajo kohë", ka thënë ai.

Gjithashtu, gjenerali ka kujtuar edhe ditët e rënda të pasluftës së vitit 1999.

"Edhe pse ato ditë të rënda shënuan fillimin e këtij progresi, atëbotë kishte një atmosferë dhe gjendje shumë të rëndë, kurse sot gjërat kanë ndryshuar shumë", ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se populli i Kosovës dhe mbarë bota e dinë se gjenerali Jackson është një nga njerëzit që ka jetësuar Marrëveshjen e Kumanovës për futjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

The post Thaçi dekoron komandantin e KFOR-it me Medalje Ushtarake për Shërbim në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata: Banorët kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se pronat e uzurpuara duhet të lirohen

Posted: 20 Sep 2016 04:52 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme në lagjen "Dardania" është vepruar në ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës në lidhje me lirimin e pronave të uzurpuara.

"Çështja për të cilën është vepruar dje, përkatësisht në datën 19.09.2016 në gjykata ka filluar të trajtohet që në vitin 2005. Gjykata ka kërkesë për ekzekutim të aktgjykimit të plotfuqishëm ( në këtë rast aktgjykimi C.nr.2137/05) i cili ka formën e prerë që nga data 17.11.2008.

Nga kjo rezulton se tani në vitin 2016 po ekzekutohet një vendim gjykata i plotfuqishëm që para 8 viteve", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Më tej në njoftim thuhet se të gjitha palët që i tangon ky vendim i plotfuqishëm kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se këto prona të uzurpuara duhet të lirohen.

"Për më tepër Gjykata Themelore në Prishtinë në procedurë të ekzekutimi të aktgjykimit të plotfuqishëm të gjykatës ka treguar maturi, dhe kujdes të posaçëm dhe çdo pretendim se ka qoftë edhe një shkelje të drejtave të palëve është absolutisht i pa bazë. Për qartësim-mos ekzekutimi i vendimeve të plotfuqishme është vepër penale.

Prandaj gjykata është duke vepruar në aplikim të dispozitave ligjore në fuqi. Dhe ky është obligim ligjor për gjykatën", thuhet më tej në njoftim.

The post Gjykata: Banorët kanë qenë në dijeni që nga viti 2008 se pronat e uzurpuara duhet të lirohen appeared first on Mesazhi.com.

UEFA në Kosovë për të mbledhur informata

Posted: 20 Sep 2016 04:49 AM PDT

Sot më 20 shtator, kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademi, u takuan me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wilal, Vlado Shajin dhe Alan Souddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra legjore për çështje sportive në UEFA.

Në takim ishin edhe kryetari i Komsionit të gjyqtarëve Përpraim Hasani, sekretari i Komisionit Adem Çollakaj dhe zyrtari përgjegjës për mardhënie për çshtje të gjyqtarëve Visar Kastrati, transmeton Koha.net.

Fadil Vokrri duke ju dëshiruar mirëseardhje tha se FFK-ja ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e UEFA-s, duke shtuar se ata duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre.

"Ju falënderojë për mbështetje dhe ne si federatë e re në pranim sepse ne ekzitojmë shumë gjatë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe besojë se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta klojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj", ka thënë Vokrri.

Nga delegacioni i UEFA-s, fjalën e mori Christopher Wilal, i cili duke falënderuar për mikpritje tha se këtu jemi për çështje të gjyqtarëve dhe të marrim sa më shumë informata për gjendjen e gjyqtarëve dhe kur të kemi një pasqyrë reale do të fillojmë punën dhe mbështejen tonë dhe ju do të jeni pjesë e Konventës së gjyqtarëve.

Ndërsa,Jacques Bondallaz tha se "vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund të ju them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë urojë që të keni shumë suksese", përfundoi ai.

The post UEFA në Kosovë për të mbledhur informata appeared first on Mesazhi.com.

Këto janë rregullat më të rëndësishme për shoferët në ligjin e ri

Posted: 20 Sep 2016 04:46 AM PDT

Më datën 20.09.2016, hyri në fuqi Ligji Nr. 05/L – 088 për Rregullat e Trafikut Rrugor. Qëllimi i këtij ligjit, sipas MI-së, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshëm përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi Mobil i Rregullsisë Teknike të Automjetit dhe të tjera.

Elementet më të rëndësishme të këtij ligjit janë:

Parashihet "ZONA E SHKOLLËS' për mbrojtjen e nxënëseve,
Shqiptimi i pikëve negative parashihet: për tejkalim të shpejtësisë, hyrja në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semaforë, tejkalimi jo i rregullt, mos respektimi i shenjës apo urdhrit të personit të autorizuar, ngasja nën ndikim të alkoolit, etj.,
Këmbësori gjatë kohës së pashmërisë së zvogëluar jashtë zonave të banuar duhet ta mbajë ndonjë mjet ose pajisje reflektuese apo burim drite, si: jelek reflektues, rroba reflektuese, bateri e të ngjashme. Gjatë kalimit të rrugës, të shiritit apo të shtegut të biçikletave ose të binarëve, këmbësorit nuk i lejohet përdorimi i telefonit mobil, shfrytëzimi i dëgjueseve në veshë apo i pajisjeve të tjera të ngjashme që mund ta hutojnë,
Këmbësorit i lejohet ta kaloj rrugën jashtë vendkalimit të këmbësorëve, vetëm nëse nga vendi ku donë ta kaloj rrugën, vendkalimi është larg 50 metra brenda zonës urbane, përkatësisht 100 metra jashtë zonës urbane. Këmbësorit gjatë kalimit të rrugës nuk i lejohet ta pengoj lëvizjen e automjeteve,
Përdorimi i rripit të sigurisë bëhet sipas udhëzimeve të prodhuesit, ndërsa nëse në automjet nuk gjendet ulësja e veçantë, fëmija duhet të jetë nën përkujdese të personit të moshës madhore,
Si pajisjet shtesë e detyrueshme e automjetit është jeleku reflektues të cilin duhet ta bart shoferi në rast defektit apo ndonjë arsye tjerë kur gjendet në rrugë gjatë kohës me pashmëri të zvogëluar,
Me qëllim të mbrojtjes së ambientit janë parapara rregullat e reja, përveç tjerash janë përcaktuar rastet kur duhet të fiket motori i automjetit, p.sh në tunel nëse automjeti ndalet më tepër se një minutë,
Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe për mbrojtje të ambientit, kontrolli i rregullsisë teknike të mjetit mund të bëhet edhe në rrugë, përmes kontrollit teknik mobil,
Sistemi i pikëve negative, nëse shoferi i grumbullon së paku 9 pikë negative i pezullohet patentë shoferi, pastaj nëse prapë shoferi i grumbullon së paku 9 pikë negative, i anulohet patentë shoferi dhe i njëjti pasi të kalojnë 2 vjet, ka të drejt t'i nënshtrohet provimi për patentë shofer si kandidat fillestar.
Secila pikë negative vlen 2 vjet. Shoferit mund ti shqiptohen prej 1 deri 5 pikë përnjëherë varësisht nga pesha e kundërvajtjes. Pesë (5) pikë negative shihen për tejkalim të shpejtësisë dhe largimi i automjetit nga vendi i aksidentit.
Të gjobat e parapara për kundërvajtje me këtë ligj, pjesëmarrësi në trafik i paguan vetëm 50% e shumës së paraparë për atë dënim, nëse i paguan brenda tetë (8) dite nga data e shkaktimit të kundërvajtjes.

The post Këto janë rregullat më të rëndësishme për shoferët në ligjin e ri appeared first on Mesazhi.com.

‘Islamic Relief Kosova’ ndihmon familjet e varfra në Mitrovicë

Posted: 20 Sep 2016 04:43 AM PDT

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, sektori i Qendrës për Punë Socilae, falë bashkëpunimit të mirë me organizatën humanitare "Islamik Relief Kosova" , kanë ndihmuar me mish 200 familje nevojtare të Mitrovicës, me nga shtatë kilogramë mish për familje.

Përmes një donacioni të organizatës "Islamik Relief Kosova" , janë ndihmuar me mish 200 familje skamnore të Mitrovicës.

Drejtoria për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, sektori i Qendrës për Punë Socilae, falë bashkëpunimit të mirë me organizatën humanitare "Islamik Relief Kosova" , kanë ndihmuar me mish 200 familje nevojtare të Mitrovicës, me nga shtatë kilogramë mish për familje.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur për ndihmën e vazhdueshme që kjo organizatë po jep për familjet skamnore në Mitrovicë. Në emër të institucioneve të komunës ai ka falënderuar organizatën "Islamik Relief Kosova" për veprimet e tyre humane te treguar në vazhdimësi.

"Ne po mundohemi t'iu ndihmojmë nevojtarëve brenda mundësive tona, por me këtë buxhet që kemi është e pamundur që t'i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre. Prandaj, ju falënderoi për kontributin tuaj për të ndihmuar familjet skamnore të Mitrovicës, pasi që komuna jonë është njëra ndër komunat me gjendjen më të rëndë sociale në vend", ka thënë Bahtiri.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie sociale, Qazim Nimani, tha se ndihmat e tilla janë të mirëseardhura.

"Ndihmat e tilla zbusin gjendjen e rëndë sociale në të cilën ndodhen këto familje, dhe japin një shtytje për një mirëqenie më të mirë", është shprehur drejtori Nimani.

The post 'Islamic Relief Kosova' ndihmon familjet e varfra në Mitrovicë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :