Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Ahmeti: Nëse Vetëvendosje vendosë për dhunë, unë largohem” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Ahmeti: Nëse Vetëvendosje vendosë për dhunë, unë largohem” plus 9 more


Ahmeti: Nëse Vetëvendosje vendosë për dhunë, unë largohem

Posted: 08 Sep 2016 08:58 AM PDT

Nëse Lëvizja Vetëvendosje përcaktohet për dhunë, unë nuk do të jem pjesë e këtij subjekti politik. Kështu është shprehur Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin "Infobox" të RTV Dukagjinit.

Ai ka mohuar se hedhja e gurëve dhe koktejeve me molotov në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit të jetë bërë nga aktivistë të Vetëvendosjes. Ndërsa, ka thënë se këto janë akte të qytetarëve të mllefosur karshi institucioneve.

Në "Infobox" ai ka njoftuar se brenda 90 ditëve do të vijnë 30 autobusë e parë, kurse brenda 120 ditëve edhe 21 të tjerë. Mirëpo, mendon se ky numër është i pamjaftueshëm për Prishtinën.

Lidhur me reagimin e PDK-së se Komuna e Prishtinës ka keqpërdorur 1.1 milionë euro, është shprehur se diçka e tillë nuk mund të ndodhë kur bëhet marrëveshje me një institucion siç është BERZH-i. Ndërsa, i pyetur rreth një rikandidimi të mundshëm për Kryetar të Prishtinës, Ahmeti ka thënë se edhe pse ekziston dëshira dhe vullneti brenda subjektit të tij, ai ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë.

The post Ahmeti: Nëse Vetëvendosje vendosë për dhunë, unë largohem appeared first on Mesazhi.com.

Serbia dhe Kosova pajtohen për “targa prej letre”

Posted: 08 Sep 2016 08:28 AM PDT

Kryesuesja e delegacionit kosovar në bisedimet teknike me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka thënë ta ketë kaluar një ditë të lodhshme me 9 orë bisedime, por është e lumtur se rezultati i këtij takimi maratonik ka dhënë rezultatet e veta.

Në vend që veturat me targa të Republikës së Kosovës të ndërrohen me ato të Serbisë në momentin e hyrjes në territorin e shtetit serb, tash nuk do të ndërrohet targa, por mbi atë ekzistuese do të vendoset një targë e shtetit të Serbisë, raporton Insajderi.

Ky nuk është ndonjë dallim i madh mes gjendjes aktuale dhe marrëveshjes së arritur sonte, sipas Tahirit, por ajo cfarë e bënë të rëndësishme është fakti se edhe veturat me targa të Republikës së Kosovës, mbi do të ngjitet një targë e Republikës së Kosovës.

Kjo është marrëveshja që sipas Edita Tahirit, është arritur mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të të dyja shteteve.

"Të dyja shtetet do të aplikojnë letër ngjitëse për tabelat e shtetit tjetër. Kjo praktikisht tregon se vetëm reciprociteti mund të jap rezultate në përmirësimin marrëdhënieve mes dy vendeve", tha Tahiri, në një paraqitje direkte nga Brukseli, për televizionin publik.

Tahiri tha se tashmë ka mbetur që dy grupet punuese të të dyja shteteve të bëjnë përgatitjet teknike dhe se marrëveshja do të hy në fuqi brenda muajit nëntor të këtij viti.

The post Serbia dhe Kosova pajtohen për “targa prej letre” appeared first on Mesazhi.com.

Emiratet të interesuara për investime në Kosovë

Posted: 08 Sep 2016 04:32 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Në njoftimin për medie të MPJ bëhet e ditur se në agjendë të takimeve ka pasur agjencitë për investime dhe Dhomën Tregtare të këtij vendi.

Ministri Hoxhaj ka takuar Majed Al Romaith nga Autoriteti i Investimeve të Abu Dhabit dhe me drejtorin e përgjithshëm, Mohamed H. Al Mihairi, të cilët i ka ftuar për investime në Kosovë.

"Krahas prioritetit tonë për ta avancuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, ndër qëllimet tona gjatë këtij viti do të jetë diplomacia ekonomike meqë ne duhet ta ushtrojmë një politikë të jashtme, e cila i përmbushë kërkesat tona të brendshme dhe ato janë se si të ketë rritje ekonomike, të ketë krijim të vendeve të reja të punës. Të dyja këto kërkesa varen nga investimet e huaja. Në këtë drejtim unë kam arritur që gjatë kësaj vizite të takoj Autoritetin e Investimeve të Emiratave, Odën e Tregtisë së Jashtme dhe të Industrisë, si dhe një numër të madh të asociacioneve dhe bizneseve të cilat shpresoj që në të ardhmen do të investojnë në Kosovë, dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me bizneset dhe ekonominë tonë", citon njoftimi ministrin Hoxhaj.

Nga ana e tij, drejtori i përgjithshëm i Odës së Tregtisë dhe Industrisë, Mohamed H. Al Mihairi ka thënë se Kosova do ta ketë mbështetjen e të gjitha odave tregtare për organizimin e Forumit të Madh Ekonomik.

"Kam kënaqësinë që kam pritur ministrin e Jashtëm të Kosovës. Marrëdhëniet politike ndërmjet dy vendeve tona janë shumë të mira ndërsa në aspektin tregtar ka ngecje në këto marrëdhënie dhe ne kemi për obligim që ti fuqizojmë edhe më tej këto marrëdhënie. Nuk mund të them nëse është sektori privat tek ne apo tek ju por ne e mbështesim iniciativën për organizimin e Forumit që do të mbahet në fund të këtij viti dhe e keni mbështetjen tonë për mbajtjen e këtij forumi në emër të të gjitha odave tregtare të Emirateve. Unë shpresoj që shpejt vitin e ardhshëm ta vizitoj Kosovën së bashku me një delegacion të biznesmenëve të Emirateve dhe të zhvilloj takime në ministrinë e Jashtme të vendit tuaj", ka thënë Mohamed H. Al Mihairi.

Nga ana e tyre, autoritetet ekonomike të Emirateve janë shprehur të gatshme të angazhohet seriozisht në një të ardhme të afërt për të shqyrtuar të gjitha mundësitë për investime në Kosovë.

Kryediplomati Hoxhaj gjatë qëndrimit në Emirate ka takuar edhe kontigjentin e ushtrisë të Emirateve të cilët kanë shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ndërsa një ditë më herët edhe ministrin e Jashtëm të këtij shteti, Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

The post Emiratet të interesuara për investime në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri demanton Qeverinë e Serbisë: Nuk po bisedohet në Bruksel për Asociacionin

Posted: 08 Sep 2016 04:30 AM PDT

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka demantuar lajmet që kanë dal në media, se gjoja është duke u diskutuar çështja e Asociacionit në Bruksel, si dhe gjoja është formuar grupi menaxhues për Asociacionin.

Ministrja Tahiri ka konfirmuar se në raundin e tashëm të bisedimeve, për të cilat gjenden në Bruksel, në agjendë nuk është Asociacioni, por janë tema tjera, për të cilat është njoftuar, si, lëvizja e lirë, përkatësisht reciprociteti në tabelat e automjeteve, kadastri, diplomat, vlerësimi për revitalizim dhe me datën 13 shtator, kodi telefonik shtetëror për Kosovën.

"Dezinformatat që kanë dalë nga Serbia, se gjoja është formuar grupi punues apo menaxhues për Asociacionin, dua të them se kjo është një gënjeshtër e radhës e Serbisë, sepse grupi menaxhues është krijuar në vitin 2013 sipas Marrëveshjes së Brukselit dhe këtë grup e ka krijuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës", ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se ky grup nuk është formuar nga Presidenti i Kosovës apo Kryeministri i Kosovës, ashtu siç e thotë komunikata e Qeverisë së Serbisë.

Më tej ministrja Tahiri ka thënë se ky grup menaxhues është manipuluar nga Qeveria e Serbisë, të cilët i kanë sjellë në Bruksel dhe kanë provuar që të krijojnë takime në Bashkimin Evropian. ” Unë për këtë çështje kam biseduar me zyrtarët e BE-së, të cilët në fakt nuk i kanë pranuar në takime, dhe as që i kanë lejuar të hyjnë në ndërtesën e Bashkimit Evropian, sepse BE-ja e ka parasysh që Asociacioni nuk është në agjendë, dhe e ka parasysh që pa u plotësuar kushtet tona, pra pa e marrë Kosova kodin telefonik dhe pa e marrë KOSTT-i pavarësimin, si kusht i tretë ka qenë heqja e barrikadës që u hoq tani, nuk mund të zbatohet asnjë veprim për zbatimin e Asociacionit", ka thënë Tahiri.

"Po ashtu unë me këtë rast ftoj të gjitha mediat e Republikës së Kosovës, që të kontaktojnë Bashkimin Evropian dhe të marrin njoftimet në lidhje me atë që fola unë e që do të konfirmohet nga Bashkimi Evropian", ka theksuar ministrja Tahiri, duke shtuar se po ashtu ky grup menaxhues ende nuk ka marrë mandatin për të filluar punën, sepse nuk është vetëm ky grup që do të punojë për hartimin e statutit, por do të jetë ky grup menaxhues, do të jenë përfaqësuesit e Qeverisë në grup, OSBE-ja dhe BE-ja, zyra e BE-së në Kosovë, dhe autorizimin për fillimin e punës e jep Qeveria e Kosovës dhe ky autorizim ende nuk është dhënë sepse nuk janë plotësuar kushtet tona që lidhen me kodin telefonik dhe KOSTT-in

The post Tahiri demanton Qeverinë e Serbisë: Nuk po bisedohet në Bruksel për Asociacionin appeared first on Mesazhi.com.

Gjini: Vetëvendosje sikur Serbia, agjenda e tyre antishtetërore është budallallëk

Posted: 08 Sep 2016 04:29 AM PDT

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini e konsideron tepër tragjike faktin se individ dhe grupe të caktuara po promovojnë bindje antishtetërore për Kosovën, që sipas tij janë bindje që i japin të drejtë Serbisë karshi shtetit kosovar.

"Më shumë se tridhjetë vjet, më shumë se një gjeneratë, kemi punuar që së pari ta bindim vetveten e pastaj edhe gjithë botën se e kemi edhe vullnetin edhe mundësitë që të funksionojmë si shtet i pavarur dhe sovran. Tridhjetë vjet, Serbia ka provuar të na bind neve (me dhunë) dhe gjithë botën (me rrena propagandistike) se ndoshta e kemi vullnetin por se nuk do të mund të funksionojmë", ka shkruar Gjini në facebook.

"Unë e shoh si tragjedi faktin se ka shqiptarë të Kosovës, që pas shpalljes së pavarësisë, provojnë të na bindin edhe neve edhe botën se,… Serbia paska pasur të drejtë", shkruan ai.

"Budallallëku brina nuk ka", vazhdon tutje nënkryetari i AAK-së.

"Kërkoj falje por kjo histeri antishtetërore nga brenda më së buti thënë është budallallëk par excellence", përfundon ai.

Ndryshe, ky reagim i Adrian Gjinit vjen pas disa shkrimeve të disave prej anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe aktivistëve të saj, përfshirë edhe kreun e saj Visar Ymeri, i cili ishte i pari që nisi këto polemika me një postim të tij në facebook ku uroi vetëm Kombëtaren e Shqipërisë në futboll duke injoruar atë të Kosovës.

The post Gjini: Vetëvendosje sikur Serbia, agjenda e tyre antishtetërore është budallallëk appeared first on Mesazhi.com.

‘Nuk asnjë dallim mes terroristëve të FETO-s, PKK-së dhe ISIS-it

Posted: 08 Sep 2016 02:45 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi sot në Ankara se nuk asnjë dallim mes organizatave terroriste PKK, FETO dhe DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

“Të gjithë këta janë armiqtë të vendit, popullit, atdheut dhe flamurit tonë. Ne të gjithë kishim mundësinë të shohim këtë më 15 korrik. Pikërisht nga këto arsye në do të vazhdojmë me përkushtim luftën deri në çrrënjosjen e të gjitha organizatave terroriste" tha Erdoğan në mbledhjen me prefektët e vendit.

Ndërsa në lidhje me shkollat e FETO-s jashtë vendit Presidenti Erdoğan u shpreh: “Dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave dhashë një direktivë që të bëhet një ndërhyrje e shpejtë. Me anë të një vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) duhet të ndalojmë përdorimin e termave ‘Türk’ apo ‘Türkiye’ kudo në botë. Duke njoftuar menjëherë Ministritë e Punëve të Jashtme të këtyre vendeve dhe duke informuar qeveritë e tyre mund të ndalojmë përdorimin e këtyre titujve. Pasi po mundohen të përfitojnë përmes tyre dhe ende janë duke përfituar.”

The post ‘Nuk asnjë dallim mes terroristëve të FETO-s, PKK-së dhe ISIS-it appeared first on Mesazhi.com.

Nisin Lojërat Paralimpike ‘Rio 2016’

Posted: 08 Sep 2016 02:40 AM PDT

Kanë filluar në Brazil përmes një ceremonie lojrat Paraolimpike Rio 2016.

Në ceremoninë e zhvilluar në stadiumin Maracana merrnin pjesë 4.350 sportistë nga 160 vende të botës. Ceremoninë e ndoqën rreth 50 mijë shikues.

Në ceremoni kishte edhe një shfaqje me fishekzjarre, ndërkohë sportisti amerikan Aaron Wheelz, i ulur në një karrige të posaçme ka kryer një hedhje nga një lartësi prej 17 metrash duke marrë pëlqimin dhe duartrokitjet e gjithë publikut.

Në këtë ceremoni nuk merrte pjesë Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Thomas Bach, ndërkohë i pranishëm ishte Presidenti i Brazilit, Michel Tamer, ashtu sikurse në hapjen e lojërave olimpike të 5-21 gushtit u protestua nga të pranishmit me fishkëllima.

Nga ana tjetër gjatë demonstrimit të kalimit skuadra përfaqësuese e Bjellorusisë ka hapur flamurin e Rusisë.

The post Nisin Lojërat Paralimpike ‘Rio 2016’ appeared first on Mesazhi.com.

“Do të eliminojmë DAESH-in dhe çlirojmë Sirinë”

Posted: 08 Sep 2016 02:38 AM PDT

Njëri nga komandantët në terren të Brigadës “Sultan Murad” të Ushtrisë së Lirë Siriane, Mexhit Abdulmexhit deklaroi se janë duke përparuar në operacionin "Mburoja e Eufratit" drejt çlirimit të plotësishëm të Sirisë me mbështetjen e Forcave të Armatosura Turke, raporton Anadolu Agency (AA).

“Allahu na ka dhuruar çlirimin, ku kemi arritur të çlirojmë 92 kilometra. Është prishur një lojë e rëndësishme, sepse PKK/PYD planifikonin të formonin shtet këtu”, tha Abdulmexhit.

Operacioni “Mburoja e Eufratit” i ndërmarrë nga forcat speciale të Forcave të Armatosura Turke dhe forcat ajrore të koalicionit ende vazhdon kundër kërcënimeve terroriste nga rajoni Jarabulus të Sirisë në kufi me Turqinë. Ushtria e Lirë Siriane në njërën anë përgatitet për sulme të reja, ndërsa në anën tjetër ruan në shumë pika për të ofruar sigurinë e fshatrave të çliruara nga DAESH-i.

Abdulmexhit, një prej komandantëve të brigadës “Sultan Murad” të Ushtrisë së Lirë Siriane e cila lufton kundër organizatës terroriste DAESH mban në gatishmëri njësitë e saj në një fshat në Çobanbey. Ai në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se operacioni “Mburoja e Eufratit” i nisur me mbështetjen e Turqisë po vazhdon me sukses.

“Kemi hapur linjën Azez – Jarabulus. Kemi bashkuar fshatrat këtu. Sigurisht që kemi patur dëshmorë dhe të plagosur. Allahu na ka dhuruar çlirimin, ku kemi arritur të çlirojmë 92 kilometra. Është prishur një lojë e rëndësishme sepse PKK/PYD planifikonin të formonin shtet këtu. Me këtë operacion janë prishur këto plane. Nëse ne nuk do të kishim marrë Jarabulusin do ta merrte PKK-ja dhe do të mbërrinte deri në Afrin”, u shpreh në fjalën e tij Abdulmexhit.

Ai ka shtuar se ende fshatrat përballë ndodhen nën kontrollin e DAESH-it dhe se do të vazhdojnë operacionet për të çliruar ato fshatra.

Ndër të tjera ai vuri në dukje se “me lejen e Allahut njerëzit, të rinjtë tanë do të kthehen të gjithë në fshatrat e tyre”.

“Me lejen e Allahut do ta eliminojmë plotësisht DAESH-in dhe do të çlirojmë të gjithë Sirinë. Fillimisht do të përparojmë në El Bab dhe më pas në Munbixh. Pasi të marrim edhe këto rajone plani do të prishet plotësisht. Këtu nuk mund të formohet një shtet kurd. Pranë nesh ndodhet edhe Turqia, i jemi shumë mirënjohëse. Dëshiroj ti dërgoj mesazh PKK/PYD-së. Ejani kur të dëshironi, ne këtu jemi. Po ju presim këtu në trojet tona të cilët i mbrojmë me gjak. Ne nuk lëvizim në asnjë vend tjetër, këtu kemi atdheun dhe nuk mund t’ua lëshojmë ju. Të gjithë e duan atdheun e tyre. Në dashtë Allahu do ti bashkojmë të gjitha rajonet”, tha Abdulmexhit.

“Nuk e qëllojnë DAESH-in”

Ai pretendon se SHBA-të dhe Rusia nuk bëjnë asnjë gjë në terren sa herë që shprehen se “qëlluam DAESH-in”.

“SHBA-të, Rusia, Franca nuk bëjnë asgjë. Ato bëjnë vetëm fjalë. Meqë na qenkan kaq të sinqertë pse nuk na e dhanë ne mbështetjen në Kobani (Ajn el Arap)? Atje në dy ditë morën 72 fshatra. Ne kemi 2 vite e gjysëm që luftojmë dhe nuk kemi marrë as edhe 100 kilometra. Ku mbeti sinqeriteti? Si na qenka kjo punë? Të gjitha janë gënjeshtra”, thotë ai.

Më tej Abdulmexhit rikujtoi se njerëzit kanë filluar të kthehen në fshatrat e marra nën kontroll. Ai tha se si Ushtri e Lirë Siriane do të bëjnë të gjitha përpjekjet që familjet e vendosura aty të ndihen të qeta.

The post “Do të eliminojmë DAESH-in dhe çlirojmë Sirinë” appeared first on Mesazhi.com.

FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor në Slloveni dhe Kroaci

Posted: 08 Sep 2016 02:34 AM PDT

Një kontingjent prej 26 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), u nis sot për të marrë pjesë në ushtrimin fushor "Reagimi i Menjëhershëm -16", i cili do të mbahet nga data 09 deri më 23 shtator në Slloveni dhe Kroaci.

Kontingjenti i FSK-së është i përbërë nga oficerë dhe nënoficerë të njësive të ndryshme të FSK-së, si të Kërkim-Shpëtimit, Deminimit, Mjekësisë dhe CIMIC-ut.

Për t'i përcjellë pjesëtarët e FSK-së, në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë, përveç zv. komandantit të Komandës së Forcave Tokësore(KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrrolli, kishin dalë edhe zv. komandanti i Brigadës së Mbështetjes Operacionale (BMO), kolonel Avdi Raci dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Me këtë rast, gjeneral Hazrolli kërkoi nga pjesëtarët e FSK-së që të angazhohen maksimalisht gjatë ushtrimit fushor " Kërkoj nga ju, që nga ky moment, të bëni më të mirën e mundshme në vazhdën e përgatitjeve profesionale. Ne jemi duke punuar në këtë drejtim që të marrim pjesë në sa më shumë ushtrime fushore, dhe ju duhet ta shfrytëzoni këtë rast, që të përfitoni sa më shumë nga përvojat e ushtrive të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ushtrim, dhe njëherësh ta prezantoni FSK-në dhe Kosovën në formën më të mirë të mundshme".

Në fund, gjeneral Hazrolli u shpreh i bindur se pjesëtarët, të cilët do të marrin pjesë në këtë ushtrim, e kanë përgatitjen dhe eksperiencën e duhur që të tregojnë suksese dhe t'i kalojnë të gjitha sfidat e mundshme gjatë ushtrimit, njofton zyra për komunikim e MSFK-së.

Ushtrimi fushor "Reagimi i Menjëhershëm -16," do të realizohet në territorin e Sllovenisë dhe të Kroacisë. Kontingjenti i FSK-së do t'i bashkohet njësiteve të ushtrive të Sllovenisë, Kroacisë dhe SHBA-së.

The post FSK-ja pjesë e ushtrimit fushor në Slloveni dhe Kroaci appeared first on Mesazhi.com.

Maqedonia feston 25-vjetorin e Pavarësisë

Posted: 08 Sep 2016 02:31 AM PDT

Në Maqedoni sot shënohen 25 vite nga referendum i mbajtur më 8 shtator 1991, në të cilin mbi 95 për qinnd e qytetarëve janë deklaruar për pavarësinë e vendin nga ish Jugosllavia.

Më 25 shtator u miratua Deklarata për pavarësi në kuvendin e pare shumë partiak. Më 17 nëntor të njetit vit është sjell edhe Kushtetuta e Maqedonisë.

Në 25 vitet e kaluara, Maqedonia është përballur me problem të ndryshme si: inflacioni në vitet e 90-ta, embargo greke, kriza e refugjatëve nga Kosova, konflikti I vitit 2001. Në vitin 2005 Maqedonia fito statusin e vendit kandidatë për anëtarësim në BE, ndërsa në vitin 2008 erdhi rekomandimi për fillim të bisedimeve paraqesëse me BE-në.

Në Kuvend sot do të dorëzohet çmimi shtetëror "8- shtatori", i cili këtë vit do të dorëzohet për të pestë radhë. /SHENJA/

The post Maqedonia feston 25-vjetorin e Pavarësisë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :