Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Barca barazon, nuk shfrytëzon gabimin e Realit” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Barca barazon, nuk shfrytëzon gabimin e Realit” plus 9 more


Barca barazon, nuk shfrytëzon gabimin e Realit

Posted: 21 Sep 2016 10:53 AM PDT

Derbi i xhiros së pestë në La Liga mes Barcelonës dhe Atleticos përfundoi me barazim 1 me 1.

Në "Camp Nou", ndeshja ishte mjaftë e zjarrtë me raste nga dy skuadrat, por që shënuan vetëm nga një gol secila.

Në minutën e 41-të, Ivan Rakitic shënoi për 1 me 0, duke quar kështu skuadrën katalunase në pushim me rezultat pozitiv.

Megjithatë, gjatë pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 61-të, i sapo inkuadruari në lojë Correa barazoi shifrat në 1 me 1.

Me këtë barazim, Barcelona mbetët në pozitën e tretë me dhjetë pikë ndërsa Atletico ngritët për tre pozita në të katërtin me nëntë pikë.

The post Barca barazon, nuk shfrytëzon gabimin e Realit appeared first on Mesazhi.com.

Interi realizon fitoren e tretë radhazi

Posted: 21 Sep 2016 09:57 AM PDT

Interi ka zgjeruar serinë e fitoreve në tri të tilla me triumfin ndaj Empolit në udhëtim me rezultat 2-0.

Interi e filloi furishëm takimin duke e dominuar me posedim dhe me raste.

Në minutën e 10-të një asistim të Candrevas ishte Icardi ai që realizoi me kokë për 1-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë një pasim fenomenal të Joao Marios e shfrytëzoi sërish Icardi për të shënuar për 2-0 (17').

Deri në fund Interi e pati nën kontroll takimin, duke e dominuar atë, por duke mos pranuar gol e as duke shënuar ndonjë tjetër.

Me këtë fitore, Nerazzurët arrijnë në kuotën e 10 pikëve në vendin e pestë, me vetëm dy pikë më pak se lideri Juventus.

The post Interi realizon fitoren e tretë radhazi appeared first on Mesazhi.com.

Egjipt, fundoset anija me 600 emigrant

Posted: 21 Sep 2016 09:33 AM PDT

Kreu i qarkut Mutubis pranë qytetit Kefr esh-Shejh, Ali Abdussettar, në një deklaratë për agjencinë zyrtare të lajmeve të Egjiptit, u shpreh se në anijen që u fundos gjendeshin 600 migrantë dhe se 150 prej këtyre janë shpëtuar.

Drejtori i policisë së qytetit Bahira të Egjiptit, Alaudin Shefki,  në deklaratën e tij tha se Ekipet e Sigurisë Bregdetare të Egjiptit kanë nxjerrë 30 trupa të pajetë në orën 15:20 sipas kohës lokale dhe se punimet për kërkim dhe shpëtim janë duke vazhduar ende.

Shefki theksoi se anija është larguar nga brigjet e qytetit Kefr esh-Shejh ditën e sotme dhe se është mësuar se është fundosur në brigjet e qytetit Bahira.

 

The post Egjipt, fundoset anija me 600 emigrant appeared first on Mesazhi.com.

Peshkohet “rraxha” më e madhe e regjistruar ndonjëherë

Posted: 21 Sep 2016 09:10 AM PDT

Të mërkurën në brigjet e Izmirit është peshkuar një Rraxhë, më e madha e regjistruar ndonjëherë, raporton AA.

Pesha e kësaj specie ishte 450 kilogram, me gjërësi me krahë të hapur prej 2.21 metra.

Kurioziteti u shtua edhe më shumë kur pas pak kohe ajo edhe lindi tetë pasardhës të saj. Shkenctari Ilker Ajdin, ligjërues në Fakultetin për Akuakulturë në Universitetin Ege të Izmirit në Turqi, tha se një peshk “rraxha” i till nuk është regjistruar ndonjëher më parë./Mesazhi/

The post Peshkohet “rraxha” më e madhe e regjistruar ndonjëherë appeared first on Mesazhi.com.

Real Madrid ndalet nga Villarreal

Posted: 21 Sep 2016 08:53 AM PDT

Skuadra e Real Madridit nuk ka arritur më shumë se një barazim përball Villarrealit në "Santiago Bernabeu".

Ndeshja përfundoi me rezultat 1 me 1, ku kishte raste shënimi nga të dyja skuadrat.

Edhe pse të parët në avantazh kaluan mysafirët me anë të mesfushorit, Bruno i cili shënoi nga pika e bardh e penalltisë, madrilenët barazuan qysh në fillim të pjesës së dytë me anë të Ramosit.

Me këtë barazim, ekipi i Zidanes ka grumbulluar 13 pikë dhe gjendet në pozitën e parë, ndërsa Villarreali nëntë në të pestin.

The post Real Madrid ndalet nga Villarreal appeared first on Mesazhi.com.

Azerbajxhani prodhoi gjeneratën e re të avionëve pa pilot

Posted: 21 Sep 2016 08:45 AM PDT

Në njoftimin e Presidencës thuhet se presidenti Ilham Aliyev mori pjesë në prezantimin e avionit të ri pa pilot i prodhuar nga Ministria e Industrisë së Mbrojtjes.

Presidenti Aliyev i cili vizitoi fabrikën ku u prodhua avioni u informua nga ministri për Industrinë e Mbrojtjes, Yaver Camaloc dhe nga autoritetet tjera.

Kreu i shtetit u njoftua se avioni i ri me emrin "Zerbe" posedon edhe aftësi zbulimi dhe sistem për sulme taktike.

The post Azerbajxhani prodhoi gjeneratën e re të avionëve pa pilot appeared first on Mesazhi.com.

Refuzohet azili për 3 ushtarët puçistë të ikur në Greqi

Posted: 21 Sep 2016 08:31 AM PDT

Komisioni për Azil Politik në Greqi refuzoi kërkesën për azil politik e 3 ushtarëve prej 8 puçistëve të cilët pas pjesëmarrjes në tentativën për grusht shteti të Organizatës terroriste FETO kanë ikur në Greqi dhe atje kanë kërkuar azil politik, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmeve në mediat greke, 5 ushtarët e tjerë puçistë brenda javës së ardhshme përsëri do të merren në pyetje dhe se do të vlerësohet kërkesa e tyre për azil politik. Njoftohet se në rast të mospranimit të kërkesës për azil të puçistëve, ata mund të ankohen në një komision më të lartë dhe në gjykatat greke.

Ndërkohë 8 ushtarët të cilët pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, me helikopter ushtarak të modelit Sikorsky kishin zbritur në Aeroportin Aleksandropoli në Greqi, ku iu kishin hequr emblemat nga uniforma ushtarake. Ushtarët të cilët kishin marrë pjesë në tentativën për grusht shteti nga Greqia kishin kërkuar azil politik.

The post Refuzohet azili për 3 ushtarët puçistë të ikur në Greqi appeared first on Mesazhi.com.

Kryeprokurori Beka: Përgjimet nuk do duhej të publikoheshin

Posted: 21 Sep 2016 08:31 AM PDT

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, konsideron se janë shkelur dispozita ligjore me publikimin e përgjimeve të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci.

Beka ka deklaruar se masat e fshehta me dispozita ligjore nuk guxojnë të dalin në publik.

"Unë kam dëgju që është bërë një kërkesë për ndalim, dhe mua më ka habit Gjykata me çfarë baze e ka hedhur poshtë. Mendoj se dikush ka përgjegjësi penale për publikimet dhe ende habitem pse nuk është ndaluar publikimi i tyre", ka thënë Beka.

Ai ka shtuar në emisionin Komiteti në rtv Dukagjini, se cilido person ka të drejt mbrojtje, "sepse ligji vet e ka mbrojt".

The post Kryeprokurori Beka: Përgjimet nuk do duhej të publikoheshin appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa takon Obama-n, e falenderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Posted: 21 Sep 2016 08:29 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa, ka publikuar foton me presidentin amerikan Barack Obama, dhe bashkëshorten e tij Michelle Obama.

Mustafa e ka falënderuar Barack Obamën për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës.

"Përjetësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Presidentit Barack Obama për përkrahjen e pakursyer për Republikën e Kosovës. Faleminderit President Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama për pritjen", ka shkruar Mustafa në facebook.

The post Mustafa takon Obama-n, e falenderon për përkrahjen ndaj Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Thirrjet e Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme

Posted: 21 Sep 2016 04:31 AM PDT

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka komentuar deklarimet e fundit të liderit të VV-së Albin Kurti. Thaçi ka theksuar se shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor.

"Për më tepër, liria dhe pavarësia e Kosovës i ka dhënë fund luftërave të përgjakshme të shekullit të kaluar", ka thënë Thaçi për Express.

Por, si gjithmonë, sipas presidentit Thaçi, ka akterë të ndryshëm të cilët nuk përshtatën dhe nuk e pranojnë paqen dhe bashkëpunimin për arsye të ndryshme.

"Fatkeqësisht, zëra të tillë të vetmuar që kanë humbur arsyen ka edhe në Kosovë. Prandaj konsideroj se pretendimet dhe thirrjet e tyre për luftë dhe konflikt aq sa janë qesharake, absurde, ato janë të rrezikshme dhe të papranueshme".

Thaçi ka ftuar qytetarët e Kosovës, që të mos ndikohen nga deklaratat e Kurtit.

"I ftoj qytetarët e Kosovës që mos të bien pre e deklaratave dhe thirrjeve të tilla luftë nxitëse. Kosova ka institucionet e veta shtetërore që së bashku me NATO-n kujdesen për lirinë dhe tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës".

The post Thaçi: Thirrjet e Kurtit për luftë janë qesharake, absurde dhe të rrezikshme appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :