Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Danimarkë, nxënësit braktisin shkollat e Gylenit” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Danimarkë, nxënësit braktisin shkollat e Gylenit” plus 9 more


Danimarkë, nxënësit braktisin shkollat e Gylenit

Posted: 23 Sep 2016 11:16 AM PDT

KOPENHAGEN (AA) – Mësohet se pas tentativës për grusht shteti nga Organizata Terroriste FETO më 15 korrik, numri i nxënësve në shkollat që kanë lidhje me FETO-n në Danimarkë është zvogëluar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të publikuar pas takimeve me drejtuesit e shkollave nga transmetuesi publik DR, nga shkollat në Danimarkë që kanë lidhje me FETO-n janë larguar 505 nxënës. Ndërkaq, në një hulumtim të TV2 muajin e kaluar ishte thënë se numri i nxënësve ka rënë për 366.

Drejtuesit e shkollave me të cilët DR ka arritur të zhvillojë bisedë, kanë deklaruar që shkaku i zvogëlimit të numrit të nxënësve është cilësimi i këtyre shkollave si "Shkolla të Gylenit".

Çifti Esmahan dhe Ahmet Kütük që jetojnë në qytetin Helsinge të Danimarkës, thanë që fëmijët e tyre mësonin në shkollën "Hilleröd Privatskole" që ka lidhje me FETO-n, ndërsa pas tentativës për grusht shteti kishin vendosur që fëmijët e tyre t'i largojnë nga kjo shkollë.

Esmahan Kütük tha se ndryshe nga ajo që flitet në median daneze, ata me vetëdëshirë i kanë çregjistruar fëmijët e tyre nga shkolla "Hilleröd Privatskole" që ka lidhje me FETO-n.

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, ajo tha: "Fëmija im është 12-vjeç. Do të fillonte në klasën e gjashtë. Gjatë verës ishim me pushime. Pasi pamë ngjarjen e tentativës për grusht shteti, vendosëm që menjëherë ta largojmë nga shkolla. Sepse ne dhamë qindra dëshmorë, për të cilët na u dogj shpirti. Duke qenë kështu, unë kurrë nuk do ta dërgoja fëmijën tim në atë shkollë. Kjo është e pamundur.”

Kütük theksoi se në shtypin danez kishte pasur lajme të tipit "Nga frika, Erdoğan po i çregjistron fëmijët nga shkollat", duke shtuar se këto lajme nuk e reflektojnë të vërtetën.

Ndërkohë, Ahmet Kütük u shpreh se e do shumë shtetin e tij dhe se ku do që të ndodhet do ta mbrojë atë. "Meqenëse i pamë të vërtetat, meqenëse i përjetuam një nga një ngjarjet në Turqi, vendosëm që fëmijën të mos e dërgojmë në këtë shkollë. Fundja, çfarëdo që të thonë, kjo shkollë është e Fetullah Gylenit", vazhdoi ai.

Çifti Kütük shtoi se janë duke pasur vështirësi në gjetjen e një shkolle të re për fëmijën i cili prej tri javësh ka ngelur pa shkollë. Ata thane se kanë preferuar që atë ta dërgojnë në ndonjë shkollë private, megjithatë kur kuptojnë se pse janë larguar nga shkolla Hilleröd Privatskole, shkollat private daneze u thonë se nuk ka vende të lira duke refuzuar t'u dalin në ndihmë.

Në një hulumtim që ishte bërë në nga TV2, ishte publikuar lista e shkollave në Danimarkë që kanë lidhje me FETO-n. Sipas listës, shkollat e lidhura me FETO-n janë: Ballerup Privatskole, Falster Efterskole, HAY Skolen, Hilleröd Privatskole, Höje Taastrup Privatskole, Höje Taastrup Private Gymnasium, Köbenhavns Private Gymnasium, Nilen Privat Skole, Phönix Efterskole, Österbro Privatskole, Österbro International School, Salix Skole, Slagelse Privatskole, Vesterborg Efterskole.


The post Danimarkë, nxënësit braktisin shkollat e Gylenit appeared first on Mesazhi.com.

Siri, mbi 90 civilë të vrarë nga bombardimet ruso-siriane

Posted: 23 Sep 2016 11:10 AM PDT

Rreth 90 persona, mes të cilëve shumë fëmijë, kanë mbetur të vrarë në dhjetëra sulme ajrore siriano-ruse mbi Alepo dhe rrethinat e tij.

Sipas televizionit arab Al Jazira, në një nga këto sulme, në fshatin Beshkati në perëndim të Alepos, janë vrarë 12 anëtarë të një familjeje, mes të cilëve 6 fëmijë, të mitur dhe adoleshentë.

Bombardimet qeveritaro-ruse në Siri rifilluan në agim dhe vunë në shënjestër pjesën lindore të Alepos, e kontrolluar nga rebelët dhe e rrethuar nga forcat besnike të Assad.

Sipas gazetarëve në terren, në dy orët e fundit janë bombarduar lagjet Katerji, Majsar dhe Karm Tahan.

Burimet saktësojnë se zona ku ndodhet kampi i refugjatëve palestinezë, Handarat, është përfshirë nga bombardimet dhe për pasojë shumë civilë kanë humbur jetën.

Ndërkohë, llogaritet se mbi 6 mijë persona, shumica e të cilëve militantë të ISIS, janë vrarë në Siri në dy vitet e fundit nga aksionet e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Të dhënat janë publikuar nga Observatori Kombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri, ONDUS, që saktëson se nga 6.213 të vrarë, 5.357 janë militant te ISIS-it dhe 611 civilë. /tch/

The post Siri, mbi 90 civilë të vrarë nga bombardimet ruso-siriane appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me kod telefonik

Posted: 23 Sep 2016 07:32 AM PDT

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE-ja ka vendosur që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se BE-ja i ka vënë kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos penguar Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383

Në një intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk do të lëshoj pe, dhe se kanë mbetur edhe dy çështje ku nuk janë pajtuar sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.

"BE-ja ka një porosi të qartë- rezultate pas tre ditë bisedime. Dhe patjetër Serbia do i drejtohet me një letër ITU-së që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marr vesh ende, këto tre ditë bisedime do të nxjerrim marrëveshjen finale", tha Tahiri.

The post Tahiri: Javën e ardhshme Kosova bëhet me kod telefonik appeared first on Mesazhi.com.

MPJ refuzon kërkesën e Marko Gjuriq për ta vizituar nesër Pejën

Posted: 23 Sep 2016 06:12 AM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e shefit të të ashtuquajturës zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, për ta vizituar Pejën ditën e nesërme.

Vendimi i MPJ-së, pas koordinimit edhe me institucionet e tjera të Republikës së Kosovës, vjen pas zhvillimeve të para dy ditëve, ku Gjuriq ishte përpjekur në Komunën e Graçanicës për ta devijuar agjendën dhe penguar Policinë e Kosovës në kryerjen dhe zbatimin e detyrave të saj.

Deklaratat e mëpastajme të tij në media kanë qenë provokuese dhe kundër frymës së bashkëpunimit që dy shtetet, Kosova dhe Serbia po synojnë ta arrijnë përmes dialogut. Mbi të gjitha, provokimet e tij deklarative janë edhe kundër interesit të qytetarëve serbë të Kosovës të cilët kanë vendosur të jetojnë në Kosovë dhe të jenë pjesë e jetës publike.

The post MPJ refuzon kërkesën e Marko Gjuriq për ta vizituar nesër Pejën appeared first on Mesazhi.com.

Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Slamin në Kroaci

Posted: 23 Sep 2016 06:11 AM PDT

Xhudistja, Distria Krasniqi (52 kg) u stolis me medalje të argjendtë në turneun Garnd Slam në xhudo, që u mbajt në Zagreb.
Ajo pësoi në finale nga polakja Karolina Pienkowska.

Pas një lufte të fortë, Krasniqi nuk arriti të triumfoi, andaj u desh të kënaqej me medaljen e argjendtë.

Distria e nisi furishëm garën, duke e mposhtur gjermanen Ines Beischmidt për 3 minuta e 45 sekonda, ndërkaq, për 14 sekonda e deklasoi rumunen Larissa Florian dhe në finale u ndesh me Karolina Pienkowskan.

The post Distria Krasniqi e argjendtë në Grand Slamin në Kroaci appeared first on Mesazhi.com.

AKR, kurrë koalicion me PDK-në

Posted: 23 Sep 2016 06:07 AM PDT

Aleanca Kosova e Re nuk do të bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në. Disa lajme nëpër media janë shpifje, thuhet në një njoftim të AKR-së.

"AKR sqaron opinionin publik se do te garojë e vetme në zgjedhjet qendrore e komunale dhe asnjëherë nuk do të bëjë pazare politike në dem të qytetarëve të Kosovës", vazhdon njoftimi, ku thuhet se kanë "vija të kuqe bashkëpunimi me të gjitha subjektet politike, e sidomos me partitë parlamentare të këtij mandati".

Në një prononcim për Telegrafin, kryetar i AKR-së, Behgjet Pacolli, po ashtu ka demantuar zërat për marrëveshje me PDK-në për kandidatë të përbashkët – për zgjedhjet e ardhshme lokale – në Prishtinë, në Gjakove dhe në Mitrovice.

"Jo, nuk është e vërtetë kjo. Asnjëherë nuk kam pasur takim me asnjë anëtar nga PDK-ja", ka thënë Pacolli.

The post AKR, kurrë koalicion me PDK-në appeared first on Mesazhi.com.

Ahmeti përgatit padinë e tretë për LDK-në

Posted: 23 Sep 2016 04:58 AM PDT

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media, ka fajësuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, për dëbimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen Dardania.

"Ky rast paraqet keqtrajtim të banorëve dhe familjeve të tyre. Dega e IV-të e LDK-së në Prishtinë, vlerëson se përgjegjësia politike, morale dhe profesionale para së gjithash bie mbi Kryetarin e Komunës, z. Shpend Ahmeti. Në vlerësimin tonë të kujdesshëm dhe të pa nxituar, dëbimi me forcë i këtyre banorëve shpërfaq mentalitetin keq-qeverisës me Prishtinën, nga ana e Kryetarit të Komunës së Prishtinës", është thënë në komunikatën e LDK-së.

Lexo po ashtu:
LDK fajëson Shpend Ahmetin për dëbimin e familjeve në Dardani
LDK fajëson Shpend Ahmetin për dëbimin e familjeve në Dardani
Lidhur me këtë deklaratë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ahmetit, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se do ta padisë LDK-në, për të tretën herë me radhë – për shpifje.

"Është interesant kjo puna e LDKsë Prishtinë.

Në vitin 2005 nën qeverisjen e LDK, Ndermarrja Publike Banesore bën padi për këto banesa, në vitin 2008 Gjykata merr vendim, tash Gjykata zbaton vendimin, ndërsa Shpend Ahmeti fajin.
P.S. Të hënën kjo do të jetë padia e tretë me radhë për shpifje" (sic.), ka thënë Ahmeti.

The post Ahmeti përgatit padinë e tretë për LDK-në appeared first on Mesazhi.com.

Fjolla Kelmendi mposht xhudisten ruse, merr të bronztën në Zagreb

Posted: 23 Sep 2016 04:53 AM PDT

Xhudistja kosovare Fjolla Kelmendi ka arritur që të rrëmbejë medaljen e bronztë në Grand Prix Zagreb.

Në garë për të bronztën Kelmendi e mposhti rusen Anastasia Pavlenko në kategorinë deri në 48 kg. Ajo fitoi me Ippon pak sekonda para përfundimit të meçit.

Përveç saj në Zagreb është duke garuar edhe Distria Krasniqi, e cila është në finale në kategorinë deri 52 kg.

The post Fjolla Kelmendi mposht xhudisten ruse, merr të bronztën në Zagreb appeared first on Mesazhi.com.

Ministritë përkatëse mbështesin personat me aftësi të kufizuara në Kosovë

Posted: 23 Sep 2016 04:36 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqata e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës (HANDIKOS) sot nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për qëllim financimin e projektit për krijimin e mundësive në hapjen e punishtes së karrocave.

Në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje do të mundësohet mbështetja e këtyre dy ministrive për "HANDIKOS", për hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast, zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, u shpreh se ky projekt mundëson që kjo kategori njerëzish të integrohen në shoqëri dhe të kontribuojnë për vendin e tyre.

"Institucionet e vendit në vazhdimësi kanë punuar për krijimin e kushteve më të mira për këtë kategori, derisa, mendoj se ky është një prej projekteve më të qëlluara, ngase, punishtja për prodhimin dhe montimin e karrocave i ndihmon vetë personat me aftësi të kufizuara të vendit tonë, të ndjehen kontribut-dhënës dhe të barabartë në mesin e shoqërisë", tha zëvendësministri Sadiku.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, theksoi se realizimi i këtij projekti është rezultat i njerëzve të mire. Ai shtoi se ky projekt është i pamatshëm me vlera monetare.

Kurse drejtori i "HANDIKOS"-it, Afrim Maliqi tha se me realizimin e këtij projekti është dhënë një mbështetje e madhe jo vetëm për personat me aftësi të kufizuara por, për gjithë shoqërinë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje personat me aftësi të kufizuar, në veçanti fëmijët do të pajisen me karroca të përshtatshme, të cilat do të ndikojnë në përfshirjen e tyre në jetën kulturore, ekonomike – sociale dhe politike. Kjo marrëveshje, bashkëfinancohet nga MSH dhe MPMS, ndërsa implementohet nga OJQ " HANDIKOS".

The post Ministritë përkatëse mbështesin personat me aftësi të kufizuara në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Erdoğan: Asadi është përgjegjës për sulmin ndaj kontingjentit humanitar në Halep

Posted: 23 Sep 2016 04:32 AM PDT

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, akuzoi regjimin e presidentit sirian Bashar Al-Asad për sulmin ndaj kontingjentit humanitar në Halep, si dhe për pamundësinë e mbajtjes së armëpushimit në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, i cili me rastin e mbajtjes së Asamblesë së 71-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara qëndron në New York, ishte i ftuar në televizionin MSNBC dhe iu përgjigj pyetjeve lidhur me situatën dhe ngjarjet aktuale.

Pyetjes "Nëse armëpushimi në Siri ka përfunduar", ai iu përgjigj: "Për fat të keq ashtu është. Armëpushimi në Siri ka lindur i vdekur", dhe shtoi se gjithmonë shpreson se nga negociatat amerikano-ruse do të ketë një shans për armëpushim të ri. "Për sulmin në kontingjentin humanitar në Halep përgjegjës është personalisht Asadi. Në këtë sulm edhe njëherë e kemi parë se çfarë karakteri ka regjimi i Asadit", tha Erdoğan.

I pyetur nëse mes SHBA-ve dhe Rusisë ekziston projekti i procesit i transicionit politik në të cilin përfshihet edhe Asadi, Erdoğan u përgjigj se gjatë sundimit të Asadit kanë humbur jetën 600 mijë persona, dhe se mbajtja e Asadit mbi Sirinë paraqet mosrespekt ndaj njerëzve që kanë humbur jetën.

Lidhur me tentativën për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETO, Erdoğan tha se "demokracia në Turqi u shpëtua falë guximit dhe përpjekjeve të popullit".

Ai shtoi se Turqia me shumë vendosmëri pret që lideri i organizatës terroriste FETO Fetullah Gulen të ekstradohet në vendin e tij.

Duke folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA të cilat do të mbahen më tetë nëntor, Erdoğan ndaj pyetjes se kë do të dëshironte ta shihte në pozitën presidenciale, u përgjigj: "Zgjedhja më e mirë për mua është ajo që dëshiron dhe zgjedh populli amerikan. Zgjedhja e popullit amerikan është zgjedhja më e duhur. Demokracia është më e rëndësishme se gjithçka.”

The post Erdoğan: Asadi është përgjegjës për sulmin ndaj kontingjentit humanitar në Halep appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :