Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Derbi anglez i takon Liverpool-it” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Derbi anglez i takon Liverpool-it” plus 9 more


Derbi anglez i takon Liverpool-it

Posted: 16 Sep 2016 09:55 AM PDT

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean në Stamford Bridge me rezultat 1-2.

Golat për Liverpoolin i shënuan Dejan Lovren në minutën e 17-të dhe Jordan Henderson në minutën e 36-të.

The post Derbi anglez i takon Liverpool-it appeared first on Mesazhi.com.

Milani mposht Sampdorinë

Posted: 16 Sep 2016 09:51 AM PDT

Milani ka mposhtur si mysafirë Sampdorian në Luigi Ferraris.

Golin për Milanin e shënoi Carlos Bacca në minutën e 85-të.

Kolumbiani i cili hyri në lojë në pjesën e dytë shfrytëzoi shumë mirë një pasim të Sussos.

Milani me këtë fitore ka 6 pikë pas katër ndeshjeve po aq sa ka edhe Sampdoria.

The post Milani mposht Sampdorinë appeared first on Mesazhi.com.

Sherifi: Molliqaj nëpërmjet opozitës se bashkuar u përpoq të kap shtetin

Posted: 16 Sep 2016 09:47 AM PDT

Deklarata e Sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliçaj se AAK dhe Nisma kanë rënë në nivel të deputetit, Shaip Muja, nuk i kanë pëlqyer aspak Sekretarit të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi. Ai madje ka akuzuar Molliqajn se po e ndjek rrugën e Thaçit, i cili sipas Sherifit se pari e kapi PDK-në, e pastaj shtetin. Sherifi thotë se Molliqaj pasi ka kapur Vetëvendosje u përpoq qe të kapë edhe opozitën e bashkuar e me qëllim që në të ardhmen të kap edhe shtetin.

"Për dallim nga Molliqaj i cili protestën e ka shndërruar në qëllim më vete, për ne protesta është dhe mbetet mjet demokratik për realizimin e qëllimeve. Prandaj pse duhet me çdo kusht të protestojmë nëse të gjithë po e themi se ky version i demarkacionit nuk do të arrijë të merr votat e nevojshme për t’u miratuar në Kuvend. Por megjithatë, meqë Molliqaj nuk po ndalet së akuzuari Nismën do t’i them disa fjalë lidhur me këtë. Përshtypja ime nga përvoja me Thaçin dhe Molliqajn është se ai po ndjek rrugën e Thaçit i cili së pari kapi PDK-në pastaj shtetin edhe ky pasi ka kapur VV-në u përpoq të kapë Opozitën e Bashkuar me qëllim që në të ardhmen të kap shtetin", ka thënë Sherifi për Indeksonline.

Në një emision televiziv, Dardan Molliçaj ka deklaruar se AAK dhe Nisma kanë rënë në nivelin e deputetit Shaip Muja, i cili nuk do të protestojë kundër demarkacionit, por qe do të votojë kundër.

The post Sherifi: Molliqaj nëpërmjet opozitës se bashkuar u përpoq të kap shtetin appeared first on Mesazhi.com.

Iniciativat për përafrimin e qëndrimeve për Demarkacionin – të mirëpritura

Posted: 16 Sep 2016 08:49 AM PDT

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë mbrëmë bashkë pozitën dhe opozitën. Në takimin që u mbajt me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik për Politika, u ulën në një tavolinë përfaqësuesit nga Lëvizja Vetëvendosje, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, është aprovuar një deklaratë politike me anë të së cilës partitë politike do të gjejnë konsensus për të ecur përpara proceset e Kosovës, përfshirë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se iniciativat e tilla janë të mirëpritura, sepse çështja e demarkacionit nuk është partiake, por nacionale!

Në një prononcim për Telegrafin, Bulliqi shprehet se në rastin e iniciativave të tilla është mirë paraprakisht të ketë ndonjë propozim konkret.

"Nuk mjaftojnë vetëm iniciativat e mira pa ndonjë vlerësim shkencor ose pa diçka që ofron përfundim të kënaqshëm për të gjitha palët", tha ai duke shtuar se pret që propozimi i deputetit Shaip Muja të kalojë në Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. "Propozimin e tij ende nuk kemi arritur ta analizojmë, unë dhe ekipi im. Por, ka brumë që ia vlen të diskutohet".

I pyetur se a do të duhej të rikthehet në Kuvend marrëveshja e tashme e demarkacionit me Malin e Zi, Bulliqi tha "më mirë jo – nëse nuk ka konsensus për të".

"Kuvendi ka mundësi me e gjet formën për t'i përmirësuar gabimet. Qeveria dëshiron ta ruajë integritetin territorial të vendit, ndaj aktivitet e fundit të kryeministrit shkojnë në këtë drejtim", ka thënë deputeti i LDK-së.

Në anën tjetër, analisti Imer Mushkolaj, duke komentuar takimin e mbrëmshëm të subjekteve politike, shprehet se asnjë takim nuk mund të jetë i frytshëm derisa palët nuk janë të sinqerta dhe serioze.

"Koalicioni qeveritar duhet ta pranojë se ka pasur probleme me demarkacionin dhe se duhet nisur procesin nga fillimi. Opozita nuk ka çfarë të diskutojë nëse insistohet që procesi të çohet tutje kështu si është e të mos nis nga fillimi", ka thënë Mushkolaj.

Pjesë e takimit të mbrëmshëm ishin Arban Abrashi e Faton Avdullahu nga LDK, Xhavit Haliti dhe Ilmi Reçica nga PDK, Aida Dërguti ishte e vetmja përfaqësuese e Vetëvendosjes, Muharrem Nitaj e Ardian Gjini ishin nga AAK, ndërsa Nisma për Kosovën përfaqësohej nga Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi.

The post Iniciativat për përafrimin e qëndrimeve për Demarkacionin – të mirëpritura appeared first on Mesazhi.com.

Vazhdojnë aksionet policore për lirimin e pronave të uzurpuara

Posted: 16 Sep 2016 08:46 AM PDT

Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Deçan, përmes Drejtorisë dhe Njësisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka realizuar planin operativ “Prona”, i cili ka pasur për qellim largimin e uzurpatorëve të pronave nen menaxhimin e AKP-se në Komunën e Junikut.

Në këtë operacion policor i cili u realizua në bashkëpunim me zyrtar të zyrës rajonale te AKP-se, kanë marr pjesë edhe zyrtar policor të njësiteve të ndryshme policore nga DRP-Pejë dhe DRP-Gjakovë.

Gjatë këtij operacioni janë vendosur shiritat dhe shenjat zyrtare nga ana e zyrtarëve të AKP-se në katër lokacione ( prona) në Junik si më poshtë:

Ngastrës kadastrale 2349 me sipërfaqe 830 m2, ngastrës kadastrale 4502 me sipërfaqe 936 m2, ngastrës kadastrale 4503 me sipërfaqe prej 31.035 m2, ngastrës kadastrale 4748 me sipërfaqe prej 14 ari, ngastrës kadastrale 4707 me sipërfaqe prej 30 ari e 81 m2.

Hetimet e kryera janë bërë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar tre të dyshuar dhe në konsultim me Prokuronin kompetent rasti është dërguar në procedurë të rregullt.

The post Vazhdojnë aksionet policore për lirimin e pronave të uzurpuara appeared first on Mesazhi.com.

Rang lista e FIFA-s, Kosova pas barazimit me Finlandën radhitet e 168-ta

Posted: 16 Sep 2016 06:24 AM PDT

Në renditjen e fundit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Shqipëria ka ruajtuar pozitën e 40-të, ndërsa përfaqësuesja e Bosnjë e Hercegovinës është ngjitur në vendin e 23-të, një ngritje për gjashtë pozicione në krahasim me listën e mëparshme.

Nga përfaqësueset e rajonit në pozitë më të mirë është Kroacia, e cila radhitet e 14-ta në botë.

Kombëtarja e Shqipërisë ka ruajtur pozitën e 40-të, ndërsa Serbia ka rënë për tre vende më poshtë dhe tani është e 50-ta. Sllovenia zë vendin e 67, Mali i Zi 105, Maqedonia e 146-ta dhe Kosova në vendin e 168-të.

Përfaqësuesja më e re në rajon Kosova pas barazimit 1:1 në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2018 kundër Finlandës ka shënuar ngritje për 22 vende.

Argjentina ende mban pozitën e parë në mesin e dhjetë përfaqësueseve kryesore të botës e ndjekur nga Belgjika, Gjermania, Kolumbia, Brazili, Kili, Portugalia, Franca, Uruguaji dhe Uellsi.

The post Rang lista e FIFA-s, Kosova pas barazimit me Finlandën radhitet e 168-ta appeared first on Mesazhi.com.

Regjimi i Assadit ndalon 40 kamionë me ndihma, reagon OKB

Posted: 16 Sep 2016 06:22 AM PDT

Zëdhënësi i Zyrës së Koordinimit të Ndihmave pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Jens Laerke ka thënë se regjimi i Sirisë ende nuk ka dhënë leje për 40 kamionët me ndihma humanitare që do të shkonin në lindje të Halepit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp të organizuar në zyrën e OKB-së në Gjenevë Laerke tha: “Këtë mëngjes 40 kamionë të mbushur me ndihma humanitare kanë kaluar kufirin e Turqisë me Sirinë, por ndodhen ende në ambientet e pikës kufitare. Kjo gjë është shumë irrituese. Përse nuk është dhënë leja pyetni qeverinë siriane.”

Duke theksuar se në lindje të Halepit aktualisht janë 250 mijë njerëz në nevojë për ndihma humanitare, Laerke në vijim tha se në këto 40 kamionë gjenden materiale imediate për 80 mijë njerëz.

“Ashtu sikurse thashë kjo gjë është shumë irrituese dhe e gjithë bota është duke vështruar”, tha Laerke dhe në vijim i bëri përsëri thirrje regjimit të Asadit që të lejojë hyrjen e ndihmave në rajonet problematike.

Ai tha se kamionët me ndihma do të vijojnë rrugën e tyre vetëm pasi të jenë të sigurtë për rrugën e tyre. Laerke ka thënë gjithashtu se në rast të daljes së lejes kamionët do të ndahen në dy grupe dhe do të nisen për rrugë në dy ditë të ndryshme.

The post Regjimi i Assadit ndalon 40 kamionë me ndihma, reagon OKB appeared first on Mesazhi.com.

Formohet ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit

Posted: 16 Sep 2016 05:05 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka zhvilluar sot një takim me shefen e re të Zyrës së BE-së /përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, zëvendësshefen e Misionit të OSBE-së, Paivi Nikander dhe Ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie.

Sipas një komunikate nga Kryeministria, gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me insititucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, BE-në dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, do të punojë në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Aty u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga BE-ja në Bruksel.

Në takim, u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve dhe u vlerësua se ditëve të fundit është krijuar një atmosferë pozitive në këtë proces.

The post Formohet ekipi për hartimin e statutit të Asociacionit appeared first on Mesazhi.com.

Prishtina shënon fitoren e katërt, mposht Gjilanin

Posted: 16 Sep 2016 05:01 AM PDT

Pishtina shënon edhe fitoren e katërt në pesë ndeshjet e para të Vala Superligës. Skuadra bardhekaltër mposhti Gjilanin me rezultat minimal 1:0 në "Agron Rama".

Vendimtar në fitoren e bardhekaltërve ishte kapiteni Liridon Kukaj, i cili realizoi në minutën e dytë.

The post Prishtina shënon fitoren e katërt, mposht Gjilanin appeared first on Mesazhi.com.

Liderët shqiptarë të Malit të Zi, me letër publike kërkojnë përkrahje prej liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë

Posted: 16 Sep 2016 04:57 AM PDT

Tre subjektet më të mëdha politike në Mal të Zi, të cilat ditë më parë janë bashkuar në një koalicion parazgjedhor për të mos e ndarë elektoratin shqiptar atje, u janë drejtuar me një letër publike liderëve politikë të Kosovës dhe Shqipërisë, duke kërkuar që ta përdorin ndikimin dhe t'i bindin edhe aktorët e tjerë politikë shqiptarë në Mal të Zi, që të lënë ndasitë krahinore apo fetare dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojnë të gjithë të bashkuar.
Kjo letër i është adresuar presidentëve të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeparlamentarëve dhe kryeministrave.

Më poshtë gjeni letrën e plotë të nënshkruar dërguar nga Nazif Cungu, Kryetar i partisë Forca e re demokratike – FORCA, nga Mehmed Zenka, Kryetar i partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve – UDSH, si dhe nga Gjergj Camaj, Kryetar i partisë Alternativa Shqiptare – ASH:

Drejtuar opinionit publik mbarë shqiptarë, si dhe:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani

Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi

Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta

Kryetarit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Z. Kadri Veseli

Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama

Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Z. Isa Mustafa

Të nderuar liderë të shquar politik shqiptarë,

Po e shkruajmë këtë letër të hapur në emër të koalicionit të sapo-nënshkruar mes tre partive kryesore shqiptare në Malin e Zi, Forcës së Re Demokratike, Unionit Demokratik Shqiptar dhe Alternativës Shqiptare. Sikurse mund të jeni në dijeni, zyrtarët e vetëm të lartë shtetëror shqiptarë në Malin e Zi sot janë faktikisht eksponentë të këtyre partive, konkretisht kryetari i komunës së Ulqinit, dy deputetët e vetëm të partive shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe kryetari i Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit. Nëpërmjet kësaj letre ne dëshirojmë t'ju kërkojmë të përdorni ndikimin tuaj që të bindni edhe aktorët e tjerë politikë shqiptarë në Mal të Zi që të lënë mënjanë ndasitë krahinore apo fetare dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojnë të gjithë të bashkuar.

Përvoja e hidhur e zgjedhjeve të kaluara parlamentare ka treguar se fragmentimi i faktorit politik shqiptar ka sjellë humbjen e mandateve parlamentare duke minimizuar përfaqësimin tonë politik në Kuvendin e Malit të Zi. Prandaj duam t'ju informojmë se vendosëm që të formojmë këtë koalicion parazgjedhor duke pasur parasysh sistemin zgjedhor malazez dhe konjukturën politike, si dhe duke vepruar në interesin tonë kombëtar. Ne zgjedhjet e kaluara parlamentare rreth 30 mijë shqiptarët e Malit të Zi ishin të përçarë në katër lista zgjedhore, fragmentim ky që nuk ndodh me pakicat e tjera etnike në Mal të Zi apo shtete të tjera. Ka ardhur koha që të nxjerrim mësime nga pësimet dhe ne shpresojmë në ndihmën tuaj që të bëni thirrje tek të gjithë aktorët politik shqiptar në Malin e Zi, si dhe tek diaspora jonë, që në zgjedhjet parlamentare të 16 Tetorit 2016, shqiptarët të përfaqësohen të bashkuar me një platformë politike, në një listë të vetme zgjedhore.

Në themel të marrëveshjes sonë qëndrojnë nevojat kryesore dhe çështjet më të mprehta që prekin popullsinë shqiptare dhe për rrjedhojë bashkimi me këtë koalicion të organizatave të tjera politike shqiptare në Malin e Zi është më se i mirëpritur dhe i dobishëm për të gjithë shqiptarët. Platforma politike e këtij koalicioni ka në qendër të saj mbrojtjen e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Mal të Zi, mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe dhe simboleve tona kombëtare, forcimi i arsimit në gjuhën shqipe, decentralizimin duke përdorur standardet më të larta evropiane në këtë fushë, si dhe përmirësimin e gjendjes social-ekonomike të komunitetit tonë etnik autokton.

Ne dëshirojmë gjithashtu t'ju vëmë në dukje se komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka luajtur një rol kyç në sigurimin e pavarësisë së Republikës së Malit të Zi e do të vazhdojë të jap kontributin e pakursyer konstruktiv në zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut, lirisë dhe të drejtave të njeriut. Pra, forcimi i përfaqësimit politik shqiptar në Podgoricë jo vetëm që përmirëson cilësinë e jetës dhe respektimin e të drejtave të bashkëkombësit tuaj këtu, por edhe jep kontribut në konsolidimin e shtetit malazez, në forcimin e stabilitetit dhe paqes në rajon, si dhe në proceset e integrimeve Euro-Atlantike të Malit të Zi.

Po ashtu përfitojmë nga rasti i kësaj letre për të shprehur mirënjohjen tonë për kontributin tuaj të vazhdueshëm në jetën politike shqiptare, si dhe solidaritetin që keni treguar në të kaluarën për bashkëkombësit tuaj kudo që ata ndodhen. Ne i bëjmë thirrje pikërisht ndjeshmërisë suaj kombëtare duke kërkuar që të na gjendeni sërish pranë në këto kohë të vështira për ne. Ndihma juaj në forcimin e unitetit të shqiptarëve të Malit të Zi do të jepte një kontribut të rëndësishëm historik kombëtar.

Me shpresën që ju do të përdorni forcën e zërit tuaj në të mirë të komunitetit të shqiptarëve të Malit të Zi, ne ju falënderojmë paraprakisht për ndihmën tuaj dhe ju përcjellim konsideratat tona më të larta!

Me respekt,

Nazif Cungu

Kryetar i partisë Forca e re demokratike – FORCA

Mehmed Zenka

Kryetar i partisë Unioni Demokratik i Shqiptarëve – UDSH

Gjergj Camaj

Kryetar i partisë Alternativa Shqiptare – ASH

The post Liderët shqiptarë të Malit të Zi, me letër publike kërkojnë përkrahje prej liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :