Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “A është ky argëtim?” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “A është ky argëtim?” plus 9 more


A është ky argëtim?

Posted: 02 Sep 2016 11:54 AM PDT


Kur fillon vesi?
Shumë "përdorues" të rinj as që mund ta kuptojnë më jetën "offline". Ata tashmë e kanë si ves navigimin. Gati 3% e të rinjve nga mosha 12 deri në 18 vjeç në mbarë Evropën konsiderohen se vuajnë nga vesi i internetit.Por sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë vesi i të qëndruarit online ende nuk është pranuar si një simptomë e dëmshme për shëndetin psikik. Nga ana tjetër vesi i lojrave kompjuterike shfaq disa karakteristika që janë rënia e rendimentit si dhe tendencat e tërheqjes nga shoqëria, sepse sfera e jetesës së personit të prekur nga ky ves kufizohet vetëm tek lojrat kompjuterike.

Statistika

Sipas Fondacionit Kaiser Family (KFF):
• Dy të tretat e foshnjave dhe të vegjëlve shikojnë TV me një mesatare prej 2 orësh në ditë.
• Fëmijët nën moshën gjashtë vjeçare shikojnë mesatarisht rreth 2 orë në ditë në ekran, kryesisht TV, video ose DVD.
• Fëmijët dhe adoleshentët e moshës 8-18vjeç shpenzojnë gati 4 orë në ditë para ekranit televiziv dhe gati 2 orë shtesë në kompjuter dhe duke luajtur video lojëra.

The post A është ky argëtim? appeared first on Mesazhi.com.

Besimtarët nga Kosova nisen për në Haxh

Posted: 02 Sep 2016 11:34 AM PDT

Haxhinjtë nga Kosova janë nisur nga Aeroporti "Adem Jashari" në drejtim të vendeve të shenjta për myslimanët, Mekë dhe Medinë.

Njëri nga ta, Bekim Jupolli nga Podujeva ka thënë se e ka ëndërruar gjithmonë të shkojë në haxh, qyshkur ka parë që këtë gjë ta bëjnë gjyshi dhe babai i tij, njofton Klan Kosova.

"Së pari në Haxh ka qenë babai dhe gjyshi, ndaj kam pasur edhe unë dëshirë të shkoj. E kemi edhe borxh".

Ndërsa Resul Rexhepi nga Bashkësia Islame e Kosovës ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për këtë udhëtim, duke dhënë detatje lidhur me moshat dhe numrin e haxhinjve.

"Pasi që kryesia e BIK-ut i ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme, sonte përshëndetemi nga aeroporti i Prishtinës për t'i përcjellur haxhinjtë drejt kryerjes së obligimit fetar. Nuk ka ndonjë risi sivjet, dicka që do të duhej të theksohej. Në kuadër të grupit të haxhinjëve, 860, më i riu është i lindur më 2010, ndërsa më i vjetri është i lindur më 1929".

"Cmimet kanë lëvizur, por për shkak të gjendjes ekonomike ne nuk e kemi bërë këtë gjë. Cmimi është aq sa ka qenë vitin e kaluar: 3400 euro për një haxhi, me aranzhman të plotë. Por këtë vit kemi bërë përpjekje që qëndrimin atje ta përmirësojmë sa më shumë".

"Personi i cili i plotëson kushtet e caktuara, të parapara me Sheriat, e ka për obligim që në momentin kur i plotëson kushtet ta kryejë këtë obligim".

The post Besimtarët nga Kosova nisen për në Haxh appeared first on Mesazhi.com.

Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një filxhan kafe

Posted: 02 Sep 2016 10:44 AM PDT

Për shumë prej nesh, kafeja është më shumë se një pije: kjo është një pjesë e domosdoshme e ritualit tonë pasi zgjohemi, është diçka që ne nuk mund të vazhdojmë ditën pa të.

Nëse doni të shijoni qetësinë e një mëngjesi të hershëm ose darkës me familjen, miqtë apo partnerët e biznesit, të pini një filxhan kafeje të nxehtë aromatike është gjithmonë një ide e mirë.

Por ja çfarë ndodh me trupin tonë disa orë pas shijimit të filxhanit të kafesë.

10 minutat e parë:

Kafeina hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Zemra juaj rrah dhe shtypja e gjakut fillon të rritet.

20 minuta:

Filloni të ndjeheni më të përqendruar. Më lehtë merrni vendime dhe zgjidhni problemet. Kafeina mund të ju ndihmojë të ndjeheni më pak të lodhur duke u lidhur me receptorët e trurit tuaj.

30 minuta:

Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Kjo mund të ju dërgojë në vizion më të mprehtë.

40 minuta:

Niveli i serotinës në trupin tuaj fillon të rritet. Kjo përmirëson funksionimin e neuroneve të cilët rrisin fuqinë e muskujve.

4 orë:

Kafeja mund të rrisë shkallën në të cilën qelizat mund të lirojnë energji. Kur kjo të ndodhë, trupi juaj fillon të ulë yndyrat, madje edhe nëse nuk lëvizni. Kafeina gjithashtu stimulon dhe rrit prodhimin e acidit në stomak.

6 orë:

Kafeina në kafe shkakton efektin e urinimit. Përveç ujit, trupi juaj humb edhe disa vitamina dhe minerale esenciale. Kjo mund të dërgojë në një çrregullim të metabolizmit të kalciumit.

The post Ja çfarë ndodh me trupin tuaj kur pini një filxhan kafe appeared first on Mesazhi.com.

Yjet e Kosovës ju përshëndesin nga Finlanda me këtë fotografi

Posted: 02 Sep 2016 10:40 AM PDT

Atmosfera në Përfaqësuesen e Kosovës para ndeshjes me Finlandën duket shumë e mirë.

Këtë e vërtetojnë fotografitë që po publikojnë në rrjetet sociale futbollistët e Kosovës.

E një fotografi shumë e mirë është publikuar nga Milot Rashica, ku së bashku me të shqiponjën e kanë bërë edhe Valon Berisha, Granit Kolshi, Amir Rrahmani dhe Herolind Shala, shkruan Lajmi.net.

The post Yjet e Kosovës ju përshëndesin nga Finlanda me këtë fotografi appeared first on Mesazhi.com.

E hëna kritike e liberalizimit të vizave

Posted: 02 Sep 2016 10:36 AM PDT

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, të hënën rreth orës 17:30, sipas kohës lokale, do ta votojë raportin e raportueses së Parlamentit Evropian për liberalizim të vizave me Kosovën, Tanja Fajon.

Fajon ditë më parë ka deklaruar se për Parlamentin Evropian dhe institucionet e tjera evropiane, ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin është një prej argumenteve kryesore që të vazhdohet me liberalizim të vizave.

Mirëpo, menjëherë pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tërhoqi nga rendi i ditës projektligjin për ratifikimin e kësaj marrëveshje, ka shkruar në Twitter se të gjithë duhet të jemi të njëzëshëm për të ecur përpara me liberalizim të vizave, duke i bërë thirrje Kosovës që të përmbush kushtet që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm në vendet evropiane. /Gazeta Tribuna/

The post E hëna kritike e liberalizimit të vizave appeared first on Mesazhi.com.

Ja cka ju sherbejn llastiket e vogel

Posted: 02 Sep 2016 10:32 AM PDT

Haziri: Nëse demarkacioni ka probleme teknike, duhet të zgjidhen

Posted: 02 Sep 2016 10:31 AM PDT

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka qenë i ftuar në emisionin "Rrokum Roll", ku ka folur rreth aktualitetit politik.

Haziri tha se me atë çfarë ndodhi dje në Kuvend askush nuk ka fituar dhe askush nuk ka humb, por vetëm është prolonguar procesi.

"Lajmi i mirë është se Fajon insiston se çështja e liberalizmit mos të shtyhet më", tha Haziri, duke shtuar se megjithatë Demarkacioni është i lidhur me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

"Me PDK-në na ka bashkuar interesi kombëtar, statusi i Kosovës, duke sakrifikuar politikisht, sepse kemi dallime të mëdha, ndërsa kësaj here PDK ka qenë më tolerante, sepse ka pranuar që LDK të udhëheq me postin e kryeministrit", theksoi Haziri.

Sa i përket koalicionit qeverisës, Haziri tha se ky koalicion funksionon mirë dhe nuk ka ndonjë plasaritje.

Haziri ka thënë se Kosova ka filluar me u nda bardhë e zi në Kosovë, krejt kjo falë opozitës, që ka tendenca me mbartë ndarjen ideologjike që është në parlament edhe te populli.

Mungesën e Listës Serbe në Kuvend dje, Haziri e ka komentuar me faktin se, kjo Listë ka qenë nën presion të opozitës serbe në Mal të Zi, sepse ata janë kundërshtarët më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.

Haziri ka thënë se krejt kjo është falë ndikimit rus që ka në Ballkan, jo veq te opozita në Mal të Zi, pasi që Rusisë i pengon ndikimi amerikan në këto vende.

Sa i përket votimit të Demarkacionit, Haziri ka thënë se definitivisht ky proces do të kryhet.

"Lista Serbe nuk ka interes të zhvillohet Kosova", ka thënë Haziri, duke shtuar se kjo listë nuk është faktor në Kosovë.

Haziri ka thënë se në Kosovë ka degraduar fjalori dhe komunikimi politik, dhe këtë e kemi ble pa pare nga Shqipëria, edhe pse atje dinë të ulen dhe të bisedojnë de ti zgjidhin çështjet. Deri vonë Kosova ka qenë shembull në komunikim.

Ka kaluar koha e diktaturave, kur të tjerët kanë ardhur në pushtet me trazira dhe më dhunë, për këtë jam i sigurt, ka thënë ndër të tjera Haziri.

The post Haziri: Nëse demarkacioni ka probleme teknike, duhet të zgjidhen appeared first on Mesazhi.com.

Nata e fundit në Tiranë

Posted: 02 Sep 2016 10:24 AM PDT

The post Nata e fundit në Tiranë appeared first on Mesazhi.com.

Dr.Ismail Bardhi: Demarkacioni si DÉJÀ VU

Posted: 02 Sep 2016 10:15 AM PDT

Shkruan: Ismail BARDHI, Shkup

Po e filloj këtë shkrim me një përsëritje të asaj që mjaft është shkruar dhe diskutuar nëpër revistat e mëparshme: çka është duke ndodhur me mendjen shqiptare, politikën shqiptare, kulturën shqiptare, gjegjësisht me tokën/trojet shqiptare dhe shprehjet e pyetjet si: "toka jonë", "vendi ynë", "kultura jonë", "ku po vemë?" e "çka po ndodhë?"? Ndër ato që më pëlqeu në këto revista dhe që po i përmend këtu janë një titull artikulli "Jashtë nga Vlora grekët", si dhe një pasus nga shkrimi me titull "Idealista pa ideal" te revista "Hylli i Dritës", nr. 10, viti 1936, ku zhvillohet një bisedë kësisoj: "Kallzojnë për knjaz Nikollen e Malit të Zi, se tue ndejë 'i ditë me nji mik të vetin, paska rá bisedimi mbi politikë. Shka asht politika? – e pyetka miku knjazin. Tue pas ngurrue aj në të përgjigjun, më lên, t'a kallzoj, Madhni, i thânka miku: Politikë don me thanë, po të rrejsh ti, un me duertrokitje të brohoris: Të lumët! E po rrêjta un, të më burgosish si fajtuer, pá pasë të drejtë të lypi arsye…"

Me siguri Knjazi e ka pasur fjalën për ata që dinë të bëjnë politikë, por ç'të themi ne për politikanët "tanë", të cilët jo që nuk kanë ditur dhe nuk dinë të bëjnë politikë, por që shkojnë aq larg, saqë na hipnotizojnë edhe neve me naivitetin tonë ose me idiotizmin e tyre politik, e që përpos rrenës dhe mashtrimit nuk kanë asgjë, sepse e kanë humbur mëvetësinë e tyre. Ky portretizim i politikës sonë më detyron ta bëjë këtë pyetje: A thua ata që mashtrojnë janë duke humbur apo të mashtruarit janë duke humbur?!? Besoj se është koha të themi: "Rrofshi o ju politikanë shqiptarë, sepse nuk jeni ju fajtorë, pa marrë parasysh se ju jeni ata që jeni – të korruptuar, gënjeshtarë, mashtrues, pakurrizorë – por jemi ne fajtorët". Kështu nuk them vetëm unë, kështu kanë thënë Fishta, Konica, Naim Frashëri, kështu themi edhe ne nëpër dhoma e nëpër simpoziume, që mbahen nëpër lokale. Por, pse ne vetëm vazhdojmë së thëni e assesi të mençurohemi dhe t'i japim fund kësaj çmendurie të madhe? Prandaj them se ne jemi fajtorë. E di se juve ju pëlqen të shprehem në këtë formë, pra se fajtorë janë jofajtorët, ngaqë ne vetëm besojmë atë që na thonë dhe çka ofrojnë. Po, por kjo kërkesë nga ne është e pavend dhe nuk ka lidhje me realitetin. Ne patjetër duhet ta pranojmë se na pëlqen mashtrimi; ne nuk mund të themi se nuk e dimë, sepse nëse nuk e dimë, atëherë neve na mungon diçka e nëse na mungon diçka, kjo do të thotë se ne nuk meritojmë të sundojmë/qeverisim, por meritojmë të sundohemi/qeverisemi.

Për shembull, ç'ndodhi me trojet tona shqiptare që nga koha e Perandorisë Osmane: ato pandërprerë u copëtuan, iu grabitën shqiptarëve dhe mezi u krijua një shtet ashtu siç u krijua. Një pjesë e madhe iu dha Greqisë, një pjesë e madhe iu bashkëngjit Serbisë e Malit të Zi, po ashtu edhe një pjesë, si Ohri, iu dha Maqedonisë. Të mos e lë pa përmendur edhe detin, ku akoma nuk dihet se si qëndron puna.

Dhe ja, së fundmi, është shtruar sërish një problem i demarkacionit të kufirit, kësaj radhe me Malin e Zi, ku bëhet fjalë për një hapësirë të madhe prej disa mijëra hektarësh tokë. Në vitet e fundit të shekullit të kaluar dhe në fillim të këtij shekulli të gjithë në Ballkan u treguan të kujdesshëm ndaj demarkacionit: çdokush luftoi që asnjë pëllëmbë të mos ia dhurojë tjetrit, përpos shqiptarëve. E shqiptarët të gjitha koncesionet i bënë me parullat "ne nuk do të lejojmë copëtimin e tokave shqiptare, ne do të luftojmë për tokat tona". Do të ishte më e qëlluar sikur shprehjen "do të luftojmë për tokat tona", ta ndalonim së përkthyeri në fjalorin e përgjithshëm e të mos lejonim kurrsesi që të përkthehet në kuptimin e vërtetë, por si "ne do të luftojmë për t'i dhënë tokat tona", sepse veprimet dhe koncesionet tona të deritanishme flasin në favor të kësaj të fundit.

Kjo mënyrë e veprimit dhe vendimmarrjes, që bëhet në emër të shqiptarëve, është tepër përçmuese dhe këtu nuk po futem në atë se si "zgërdhihen" politikanët tanë kur dalin jashtë vendit, por edhe brenda, por sidomos ky sharlatanizmi i madh patriotik i kryeministrit ose presidentit që për një sekondë i fshin të gjitha nevojat, kërkesat, dhembjet tona, ngaqë na është bërë padrejtësi e madhe në ekonomi, në hapësirën tonë tokësore e të mos flas për politikën e jashtme.

Për momentin ne jemi bërë "të mirë" për të tjerët vetëm për arsye se i pranojmë kërkesat e të tjerëve që vendi ynë të mos jetë vendi ynë, toka jonë të mos jetë toka jonë, ne të mos jemi tanët. Ku?!? Urdhëroni tregoni ku jemi ne vetja jonë? Në Luftën e Parë Botërore lejuam që të mashtrohemi dhe u detyruam ta pranojmë mashtrimin. Po ashtu edhe në Luftën e Dytë Botërore ndodhi e njëjta gjë. Ja edhe kjo "demokraci" djallëzore erdhi dhe Shqipëria u bë edhe më keq se në periudhën e Enver Hoxhës, ndërsa Kosova u bë më keq se në kohën e Titos. Punë e madhe të kesh pasaportë e të kesh flamuj gjithandej: atje ku nuk ka mëvetësi, pavarësi, asgjë nuk është me rëndësi, përpos mashtrim dhe keqpërdorim i institucionit dhe asaj të thuash se ke shtet dhe se i takon një shteti. Vetëm ne shqiptarët jemi të pambrojtur jashtë vendit tonë dhe të gjithë janë të bindur se shteti jonë nuk ka mundësi t'u bëjë asgjë atyre. Ja, për shembull, kush është Mali i Zi të tallet kësisoj me popullin e Kosovës, me popullin shqiptar? Jo vetëm që nuk mund të interesohet politika "shqiptare", por më falni, të interesohemi ne, të mashtruarit, sepse nuk kemi më të drejtë të themi se na mashtrojnë politikanët tanë, ngaqë e dimë që ata janë mashtrues, por as nuk kemi të drejtë ta hapim gojën, të flasim se kjo tokë në mënyrë biologjike është tokë e këtij vendi dhe e këtij populli. Më lejoni t'ju çmend edhe më tepër, duke përdorur një fjalor krejtësisht tjetër që tregon se sa "të mëdhenj" jemi ne: njerëzit e kulturuar, njerëzit e qytetëruar, nuk merren me punët e tokës; është turp në këtë kohë akoma të luftojmë për tokë. Kështu ne do të flasim pasi të na e marrë tokën Mali i Zi.

Para se të filloja t'i shkruaj këta rreshta, u futa në Wikipedia dhe i pashë disa harta gjeografike të shqiptarëve: o Zot, ç'të shoh, vazhdimisht hapësira me mijëra hektarë u janë uzurpuar e grabitur shqiptarëve, me "lejen" e shqiptarëve dhe për hatër të "faktorit ndërkombëtar". Ka disa gjëra që nuk lejojnë hatër, pa marrë parasysh se cila fuqi ka qenë, është dhe do të jetë në botë. E di se ky mendim është vetëm mendim i mendimtarëve të lirë, por t'ua them të drejtën ky është mendim i mendimtarëve, intelektualëve grekë, serbë, bullgarë, kroatë, sllovenë e kështu me radhë: ata nuk japin tokë. Ja e shohim se si sillet Greqia me Maqedoninë: e detyroi atë ta ndryshojë flamurin, e fton të jetë e kujdesshme me toponimet dhe me figurat historike që i përkasin trashëgimisë historike greke. E shohim, po ashtu, se si Sllovenia dhe Kroacia e kanë angazhuar faktorin ndërkombëtar për çështjen e "demarkacionit" të tyre. E ne, ç'të themi për ne?!? Asnjëherë nuk përputhet ajo që thuhet zyrtarisht me realitetin, sepse gjithmonë në fund mbetemi me gisht në gojë.

Kjo do të thotë se për ne e kaluara nuk është bërë "shkollë", pavarësisht se a është dashur të jetë shkollë apo jo. Për shembull, me vite shkruhet e përshkruhet se Perandoria Osmane është fajtore për gjithçka të keqe që ka rënë mbi shqiptarët, por ja që ka kohë që Perandoria Osmane nuk është dhe nuk do të jetë më e as që ka nevojë të jetë më ajo. (A thua i gjithë ky mllef, vrer dhe urrejtje ndaj asaj perandorie, ngaqë gjatë periudhës së pranisë së saj në këto vise trojet tona shqiptare ishin të pacopëtuara?!?). Por, si është e mundur që kjo mendësi të mos bëhet shkollë edhe në kohën tonë? Ne akoma sillemi thuajse jemi nën sundimin e Perandorisë Osmane e, në anën tjetër, jemi duke e humbur vetveten, duke e shkatërruar vetveten me lëvizjet tona sekrete, duke filluar që nga ajo e Lëvizjes së Prizrenit e deri te UÇK-ja e historisë më të re, që nuk ka dhënë rezultatet e duhura, përpos një shkolle pa shkollë, një diplomacie pa diplomaci. Me këtë nuk them se Lidhja e Prizrenit ka qenë kot, jo, por edhe ajo është keqpërdorur nga intelektualët, e të mos flas për politikën shqiptare. Një kohë të gjatë as Shqipëria nuk e ka konsideruar Lidhjen e Prizrenit si fuqi për një rilindje kombëtare shqiptare.

Prandaj, për ne është e domosdoshme të mendojmë mirë dhe që tani të përgatitemi se nuk ka mashtrues të tjerë që na mashtrojnë neve, përpos se ne vetë dëshirojmë të mashtrohemi. Një ndër mashtrimet e këtilla është edhe demarkacioni me Malin e Zi. Nëse mendoni se politika shqiptare kosovare dhe ajo e Shqipërisë do të bëjnë diçka, vetëm mashtroheni. E që të mos jemi të mashtruar dhe të mos na kaplojë sëmundja e mashtrimit, nuk na mbetet asgjë, përpos që të pajtohemi me atë që ne sërish DO TË MASHTROHEMI.

P.S.:

Mos u frikësoni nga gjerësia e trojeve tona nga koha e Perandorisë Osmane!

The post Dr.Ismail Bardhi: Demarkacioni si DÉJÀ VU appeared first on Mesazhi.com.

Sami Yusuf: Mund të bëj diç edhe në gjuhën shqipe

Posted: 02 Sep 2016 06:17 AM PDT

Jusuf është i mendimit se Evropa Perëndimore nuk është vend që duhet lakmuar me secilin aspekt të jetës. "Ka shumë gjëra të cilat Evropa Perëndimore mund t'i mësojë nga Evropa Lindore. Bashkëjetesa e këtyre traditave të ndryshme njëra pranë tjetrës është fakt që vlen të përmendet dhe shpresoj që kjo ecuri të vazhojë dhe që paqja dhe dashuria të mbizotërojnë gjithmonë”.

Duke theksuar se veprat e tij ka dashur t'i interpretojë edhe në gjuhët e Ballkanit, Yusuf tha se në koncertin në të cilin kishte performuar në vitin 2007 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, kishte interpretuar ilahi edhe në gjuhë boshnjake.

Në lidhje me këtë, Yusuf u shpreh: "Në koncertin në të cilin performova në në vitin 2007 në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës, e interpretova veprën time ‘Never Forget’, kushtuar viktimave të masakrës dhe ngjarjeve të llahtarshme të Srebrenicës. Në të ardhmen, mund të bëj diç edhe në gjuhën shqipe. Dua të bëj një gjë të tillë. Kultura shqiptare me të vërtetë është kulturë e pasur”.

Duke folur për përmbajtjen e veprave të tij, Yusuf nënvizoi se spiritualiteti i tyre mund të përqaset nga këndvështrime të ndryshme dhe se me vlerat e veprave të tij shpërndahen vlera dhe virtyte.

"Asnjëherë nuk jam marrë me aktivitete për imponimin e fesë. Unë përpiqem vetëm të shpërndaj vlera. Njerëzit mund t'i gjejnë prapavijat e besimeve, vlerat dhe rrugët e tyre. Secili i ka traditat e veta. Ato që janë të rëndësishme për mua janë të vërtetat, solidarizimi, dashuria dhe virtytet në nivel global", tha Yusuf, duke shtuar se secili njeri ka një rol që mund ta luajë për ta bërë botën një vend më të mirë.

Artisti i famshëm i ilahive Sami Yusuf, ditën e nesërme do të perforomojë në koncertin në Arenën “Filipi i Dytë” në Shkup.

The post Sami Yusuf: Mund të bëj diç edhe në gjuhën shqipe appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :