Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Franca barazon me Bjellorusinë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Franca barazon me Bjellorusinë” plus 9 more


Franca barazon me Bjellorusinë

Posted: 06 Sep 2016 09:47 AM PDT

Finalisti i Kampionatit Evropian, Franca ka barazuar pa gola 0 me 0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë të grupit A.

Edhe pse francezët ishin me formacionin më të mirë në fushë, nuk arritën që së paku të shënojnë ndonjë gol në këtë përballje pas shumë raste shënimi.

Tani, Franca mbetët me një pikë në grupin A, të cilën e kryeson me pikë të plota Kombëtarja e Bullgarisë.

The post Franca barazon me Bjellorusinë appeared first on Mesazhi.com.

Zvicra mposht Portugalinë

Posted: 06 Sep 2016 09:44 AM PDT

Kombëtarja e Zvicrës e ka mposhtur me lehtësi kampionin e Evropës, Portugalinë me rezultat 2-0.

Ndeshje kjo e rëndësishme për kualifikimet e Botërorit "Rusia 2018", i takoi zviceranëve të cilët me golat e Admir Mehmedit dhe Embolos arritën që ta mposhtin Portugalinë.

Vlen të përmendet se Portugalia ishte pa lojtarin kryesor, Cristiano Ronaldo, por edhe për Zvicrën mungoi lojtari më i mirë, Xherdan Shaqiri.

Zvicra e ka nisur mirë, ku në grupin B prinë me tre pikë të plota aq sa ka Latvia.

The post Zvicra mposht Portugalinë appeared first on Mesazhi.com.

MPB gjen mbetjet e avionit në Veles: Kanë humbur jetën 4 italianë dhe 2 kosovarë

Posted: 06 Sep 2016 09:09 AM PDT

Avioni që sot pasdite u zhduk nga radari i aeroportit të Shkupit është gjetur dy kilometra mbi fshatin Kozle, Katlanovë.
Policia nuk lëshon asnjë të afrohet në vendin e rrëzimit, ku nga distanca shihet zjarri, njofton TetovaSot.

Pranë vendit të aksidentit është gjetur një trup i djegur, sipas burimeve jozyrtare të policisë.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov tha se mbeturinat e avionit janë gjetur 2 km nga fshati Kozle dhe se policia ka siguruar tashmë vendin e ngjarjes.
Ai gjithashtu njoftoi se nga rrëzimi i avionit kanë humbur jetën 4 shtetas të Italisë dhe dy shtetas të Kosovës.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfiksat së bashku me policinë janë në terren.

The post MPB gjen mbetjet e avionit në Veles: Kanë humbur jetën 4 italianë dhe 2 kosovarë appeared first on Mesazhi.com.

Formacionet zyrtare: Zvicër – Portugali

Posted: 06 Sep 2016 07:00 AM PDT

Zvicra në Basel nis kualifikimet për Kampionatin Botëror ndaj kampionëve të Evropës, ndaj Portugalisë.
Për Zvicrën në këtë ndeshje nuk paraqitet i lënduari Xherdan Shaqiri.

Formacionet zyrtare:

Zvicra:

Portugalia: Rui Patrício; Cédric, Pepe, José Fonte, R. Guerreiro; William Carvalho, Adrien, João Moutinho; Bernardo Silva, Nani, Éder.

The post Formacionet zyrtare: Zvicër – Portugali appeared first on Mesazhi.com.

Aeroplani i humbur në rrethinën e Shkupit është gjetur i djegur dhe i rrëzuar në tokë

Posted: 06 Sep 2016 06:55 AM PDT

Aeroplani i humbur pak më parë në rrethinën e Shkupit është gjetur në Katlanovë dhe i njejti digjet, transmeton Telegrafi Maqedoni nga televizioni Nova.

Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve janë në terren së bashku me policinë.

Bëhet fjalë për një avion që vinte nga Trevizo, Itali, i cili është zhdukur në afërsi të Shkupit. Nga aeroporti është njoftuar në mënyrë të rregullt se do të ulet për tu furnizuar me benzinë.

Aeroplani i njejtë, sipas informacioneve jo zyrtare, ka pasur 6 persona në të dhe anëtarë të ekuipazhit. Nga media të ndryshme në Maqedoni, flitet se në aeroplan ka pasur biznesmenë.

The post Aeroplani i humbur në rrethinën e Shkupit është gjetur i djegur dhe i rrëzuar në tokë appeared first on Mesazhi.com.

Merkel thotë se do të përpiqet të rifitojë besimin e humbur

Posted: 06 Sep 2016 06:44 AM PDT

Rezultatet e zgjedhjeve në landin e Meklenburg-Forpomerani-së ishin një shuplakë e rëndë për Angela Merkel-in, por kancelarja duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Ajo u zotua të punojë shumë e të rifitojë besimin e votuesve.

"Duhet ta pranojmë se për momentin, shumë njerëz nuk besojnë në aftësinë tonë për të zgjidhur çështje të caktuara pavarësisht arritjeve që kemi pasur deri tani, sidomos sa i takon reduktimit të ndjeshëm të numrit të të mbërriturve, përpjekjeve tona për integrimin e refugjatëve dhe mbështetjes së dhënë bashkive dhe landeve. Ne duhet ta rifitojmë këtë besim duke punuar fort për të treguar se mund t'i zgjidhim problemet, jo vetëm ato që kanë të bëjnë me emigrantët, por edhe ato që lidhen me ekonominë dhe kohezionin social të këtij vendi", tha Merkel.

Suksesi i Alternativës për Gjermaninë (AfD), të përfaqësuar tani në nëntë nga 16 parlamentet e landeve të Gjermanisë i ka bere te mendohen partitë tradicionale. Një pjesë e mirë e fajit për humbjen iu faturua politikave të Merkelit ndaj refugjatëve. Edhe brenda vetë aleatëve të saj pati pakënaqësi kur kancelarja vendosi vitin e kaluar t'i hapte dyert refugjatëve të bllokuar në Hungari.

Një sondazh i fundit tregon se popullariteti i kancelares ka rënë nga 67 ne 45%. Sipas anketimit të realizuar nga televizioni ARD, konservatorët e saj do të fitonin tani në zgjedhje vetëm 33% të votave, në një kohe kur vitin e kaluar një projeksion i tillë mbërrinte në 41%.

The post Merkel thotë se do të përpiqet të rifitojë besimin e humbur appeared first on Mesazhi.com.

Opozita kërkon që demarkacioni të kthehet në pikën zero

Posted: 06 Sep 2016 04:12 AM PDT

Qeveria e Kosovës, para miratimit të projektligjit për demarkacionin, ka shprehur gatishmërinë që të këshillohet edhe me partitë opozitare në vend, por pa e ndryshuar variantin që ka ofruar komisioni shtetëror.

Ndërkaq zyrtarë të partive opozitare, kanë thënë mund të ulën në bisedime me qeverinë vetëm nëse tërhiqet plotësisht varianti i tanishëm i projektligjit për demarkacionin.

Faton Abdullahu, këshilltari për media i kryeministrit të Kosovës, ka thënë për Indeksonline se ende nuk është paraparë ndonjë afat kohor për kthimin e këtij projektligji, sipas tij së pari do të harmonizohen qëndrimet edhe me subjektet tjera politike që të sqarohen paqartësitë dhe keqkuptimet sa i përket përmbajtjes së këtij projektligji.

Ndërkaq nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahemt Isufi ka thënë se nuk do të ketë kurrfarë diskutimi me qeverinë, nëse varianti i demarkacionit nuk kthehet në pikën zero.

"Jemi në gjendje që të ulemi dhe të diskutojmë me pozitën për projektligjin për demarkacionin por njëherë duhet të tërhiqet varianti që ka ofruar komisionit shtetëror, pastaj në bazë të ekspertizës dhe duke marrë parasysh angazhimin e gjithë faktorëve që i kanë parë gabimet. Pasi ky variant të konsiderohet i dështuar, atëherë duhet të formohet një komision nga ekspertet më eminent që i ka Kosova, duke u përkrahur nga partitë politike për të mbrojtur interesin territorial të Kosovës", ka thënë Isufi për Indeksonline.

Ndërkaq dhe Bilall Sherifi nga NISMA, ka thënë për Indeksonline se sapo kuvendi ta rrëzojë këtë version të marrëveshjes do të hapej rruga për një proces të ri.

"Çështja e demarkacionit është një çështje e cila me një bashkëpunim të pozitës dhe opozitës mund të zgjidhet relativisht shpejt.

Sapo kuvendi ta rrëzojë këtë version të marrëveshjes do të hapej rruga për një proces të ri dhe kështu ky kusht më nuk do të ekzistonte sepse të gjithë do të kishin parasysh faktin se një proces i ri kërkon më shumë kohë", ka thënë Sherifi.

The post Opozita kërkon që demarkacioni të kthehet në pikën zero appeared first on Mesazhi.com.

Nesër seanca për Azem Sylën dhe të tjerët

Posted: 06 Sep 2016 04:11 AM PDT

Seanca e hetuesisë për rastin e Azem Sylës dhe të tjerëve, do të vazhdojë nesër, kjo gjë është bërë e ditur nga avokati Tomë Gashi.

Gashi ka bërë të ditur se pas lirimit nga paraburgimi i Azem Sylës njohur ndryshe si 'daja' ai nuk do të vijë më me përcjellje të Policisë së Eulexit.

Ky është postim i plotë:

Nesër me 07.09.2016 ne pallatin e “drejtesis” ne ora 9 e 30 vazhdon seanca e hetuesis se veqant ne rastin e z.Azem SYLA dhe te tjereve, pas lirimit nga paraburgimi me ne fund Daja nuk do te vije me percjlellje te policis se eulexit.

The post Nesër seanca për Azem Sylën dhe të tjerët appeared first on Mesazhi.com.

‘Referendumi’, zgjidhje për krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Posted: 06 Sep 2016 04:10 AM PDT

Mos amandamentimi i Kushtetutës së Kosovës ka bllokuar një numër procesesh të rëndësishme, përfshirë edhe krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, thonë njohës të çështjeve kushtetuese.

Kushtetuta e Kosovës, e miratuar menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së saj, në vitin 2008, asnjëherë nuk u sprovua deri në bllokadën politike të vitit 2014, kur juristët thanë se ajo nuk ka paraparë situata të caktuara politike.

Gjithsesi, Kushtetuta u parapa të ndryshohej me një marrëveshje politike të vitit 2011, të arritur ndërmjet tre liderëve politik në vend, me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, që nxori Kosovën nga kriza e thellë politike.

Por, pas përfundimit të punës së komisionit për ndryshimet kushtetuese, Gjykata Kushtetuese solli vendimin se shumica e amandamentimeve shkelin kapitullin kushtetues për të drejtat e njeriut.

Ndryshimet kushtetuese kurdo që të mendohet të kryhen duhet të kalojnë përmes procedurave të caktuara, përfshirë një votim të dyfishtë: fillimisht prej dy të tretave të 120 deputetëve të Kuvendit dhe njëkohësisht dy të tretave të deputetëve nga radhët e komuniteteve.

Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ndryshimet janë të domosdoshme por, sipas tij, ato duhet të nisin me një marrëveshje me përfaqësimet e komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

"Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme, por që ka një problem këtu, sepse ndryshimi në këtë pjesë të shumicës së dyfishtë kërkon konsensus nacional dhe kërkon edhe gjithëpërfshirje të serbëve për të mos i bllokuar më tutje proceset, siç është rasti i Ushtrisë së Kosovës. Për të mos bllokuar ndryshimet kushtetuese që lidhen më ushtrinë e Kosovës, atëherë duhet mbase, sipas gjykimit tim, një referendum", tha Qorrolli.

Qorrolli ka theksuar se komunitetet pakicë, që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, me votat e tyre janë duke bllokuar proceset, si integrimin në Bashkimin Evropian, formimin e Ushtrisë së Kosovës, anëtarësimin në NATO, e të tjera.

"Duhet liderët politik të ulen dhe të bisedojnë dhe të mos lejojnë edhe me tej instrumentalizimin e Listës serbe, e cila përveç që e ka të drejtën kushtetuese të shumicës së dyfishtë, e ka e edhe instrumentin e kontrollit dhe varësinë nga Beogradi dhe kjo duhet patjetër të ndryshojë", tha Qorrolli.

Kuvendi i Kosovës nuk arriti një vit më parë që të kalojë në votim themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të mungesës së marrëveshjes me Listën Serbe, votat e së cilës ishin të domosdoshme.

Profesori i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës, Visar Morina, thotë se duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në Kuvend, dhe bllokimin e disa proceseve, ndryshimet në Kushtetutë janë të domosdoshme.

"Kushtetuta definitivisht duhet të pësojë ndryshime në këto segmente në mënyrë që të lehtësojë funksionimin kushtetues të organeve shtetërore dhe në veçanti të parlamentit. Vërehet edhe në seancën fundit të parlamentit bojkoti nga ana e komuniteteve pakicë dhe unë mendoj që një veprim i tillë definitivisht zbehë procesin e vendim marrjes në parlamentin e Kosovës", tha Morina.

Profesori Morina konsideron se ndryshimet kushtetuese duhet të inicohen dhe të bëhen në koordinim me qytetarët e Kosovës, duke përfshirë grupet e komunitetit pakicë dhe faktorin ndërkombëtar.

"Kosova dhe Parlamenti i Kosovës duhet të marrin vendime strategjike. Mendoj dhe jam optimist që me një dialog të hapur me përfaqësuesit e komunitetit pakicë në parlament dhe përtej tij, dhe një komunikim të rregullt besoj se do të mund të gjendet një zgjidhje politike, e cila do të mund të çonte nga një variant i pranuar i modifikimeve kushtetuese", tha Morina.

Nga ana tjetër, ish- deputeti serb i Kuvendit të Kosovës, Rangjell Nojkiq tha për Radion Evropa e Lirë se të drejtat e tyre nuk janë shpikur, por siç thotë ai 'është një kërkesë e planit Ahtisaari, që në mënyrë të qartë kërkon që të krijohet një instrument mbrojtës për komunitetet pakicë.'

"Mendoj se në një shpjegim të përafërt ishte formulimi se ky nen vlen vetëm për vendimet shumë të rëndësishme për komunitetet. Sipas kësaj, nëse Ushtria është apo nuk është në interes edhe të komuniteteve, atëherë ky instrument duhet të respektohet dhe se nuk paraqet kurrfarë bllokade, por duhet të respektohet."

"Kjo nënkupton që shumica në Kuvend duhet që para se të ndërmarrin çfarëdo vendimi të ulen dhe të bisedojnë me përfaqësuesit e komuniteteve dhe të formulojnë dhe definojnë zgjidhje që do t'u përgjigjen si shumicës, ashtu edhe pakicës. Andaj unë nuk e shoh këtë si bllokadë, por si masë që është në fuqi jo vetëm në Kosovë, por edhe në vende tjera, si p.sh. Belgjika", tha Nojkiq .

Në zhvillimet aktuale politike, kur vendimmarrjet janë bllokuar për shkak të mungesës së marrëveshjeve politike, analistët kanë thënë se zgjidhja tani mund të pritet vetëm përmes trysnive nga faktori ndërkombëtar.

The post 'Referendumi', zgjidhje për krijimin e Ushtrisë së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Tahiri në Bruksel, për tabelat e automjeteve

Posted: 06 Sep 2016 04:08 AM PDT

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton nesër për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

Në delegacionin e udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri do të jenë edhe këshilltari i saj kryesor politik dhe koordinatori i çështjes Dren Zeka, Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, Këshilltari Politik i Ministrit Skënder Hyseni, Shkodran Manaj si dhe Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda.

Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës.

The post Tahiri në Bruksel, për tabelat e automjeteve appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :