Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Gati riformatimi i Qeverisë, shuhen 5 ministri” plus 9 more

loading...
Mesazhi.com

Mesazhi.com: “Gati riformatimi i Qeverisë, shuhen 5 ministri” plus 9 more


Gati riformatimi i Qeverisë, shuhen 5 ministri

Posted: 27 Sep 2016 09:46 AM PDT

1 kryeministër, 2 zëvendëskryeministra, 21 ministra, rreth 50 zëvendëministra. Ky është kabineti më i madh qeveritar në rajon e më gjerë. Kosova si vend i vogël për një kabinet të tillë, në vit paguan rreth gjysmë milioni euro vetëm për paga.

Megjithatë ky kabinet i madh qeveritar pritet të tkurret shumë shpejt. Një plan të tillë qysh para disa muajsh e pati përmendur vetë kryeministri Isa Mustafa në një intervistë për RTK-në.

E megjithëse në këtë intervistë kryeministri parashihte që vjeshta ta gjente qeverinë me një kabinet të riformatuar, megjithatë një gjë e tillë nuk ndodhi. Sidoqoftë, këshilltari i tij për media, Faton Abdullahu thotë se kjo çështje nuk do të prolongohet shumë. Sipas tij, partnerët e koalicionit tashmë janë marr vesh për riformatim e madje edhe zvogëlimin e kabinetit qeveritar.

"Ekziston vullneti dhe pajtueshmëria që të bëjnë ndryshime të kësaj natyre. Përveç këtij pajtimi ekziston bindja se duhet arritur dy synime që efiçenca të shtohet dhe mundësisht aty ku nuk dëmtohet efiçenca të ketë edhe kursime. Duke pasur parasysh këto dy çështje mendoj se Qeveria ka vullnetin që të mos e prolongojë riformatimin", ka theksuar Abdullahu për RTK-në.

Edhe pse zyrtarisht nuk jepen detaje se cilat ministri parashihen të shuhen apo fuzionohen në dikastere tjera qeveritare, RTK merr vesh se Ministria e Integrimit evropian dhe ajo e Diasporës pritet të shkrihen si departamente në kuadër të ministrisë së jashtme. Përderisa procesit të riformatimit pritet t'i nënshtrohen edhe ministria e tregtisë, infrastrukturës dhe ajo e zhvillimit ekonomik, e të cilat pritet të shkrihen dhe funksionojnë si një ministri e vetme.

Ndërkohë sipas informacioneve që qarkullojnë, akoma nuk është marr një vendim rreth ministrisë për dialog, pasi gjithçka pritet të vendoset pas një vendimi rreth mundësisë së riformatimit të dialogut mes Kosovës e Serbisë.RTK ka tentuar që të marrë një qëndrim edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Megjithatë, burime brenda kësaj partie flasin se ky subjekt politik akoma nuk ka marr vendim rreth shkurtimit të ministrive. Madje, në këtë parti vazhdojnë të përfliten emra për ministra të mundshëm për ministrinë e integrimit evropian.

The post Gati riformatimi i Qeverisë, shuhen 5 ministri appeared first on Mesazhi.com.

Juventusi dominon Dinamon

Posted: 27 Sep 2016 09:40 AM PDT

'Zonja e Vjetër' ka arritur të mposht në udhëtim 0:3 Dinamon e Zagrebit.

Pjanic në minutën e 24', Higuain në minutën e 31', Dybala me një gol të bukur në minutën e 57', dhe Alves në minutën e 86', shënuan në fitoren e Juventusit.

Në xhiron e ardhshme Juventusit takohet me Lyonin.

The post Juventusi dominon Dinamon appeared first on Mesazhi.com.

Dortmundi barazon me Realin

Posted: 27 Sep 2016 09:39 AM PDT

Dortmundi dhe Reali kanë ndarë pikët në klasiken e Evropës, duke luajtur barazim 2:2.

Ndeshja e zhvilluar në 'Signal Iduna Park' dhuroi spektakël me katër gola të shënuara.

Ronaldo në minutën e 17' shënoi për epërsinë e Realit.

Aubameyang barazoi në 1:1 në minutën e 43, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë ishte sërish Reali skuadra e parë që gjeti rrjetën, kur Varane shënoi për 1:2.

Por, i inkuadruari në pjesën e dytë, Andre Schurrle, u përkujdes për të barazuar në 2:2 kur shënoi në minutën e 87'.

The post Dortmundi barazon me Realin appeared first on Mesazhi.com.

Bahtiri: Për xhaminë luftuam si luanët në Bruksel

Posted: 27 Sep 2016 06:29 AM PDT

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se nuk ka gjasa që trualli i xhamisë skaj Ibrit të cënohet.

Ai ka garantuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës, por edhe të Kosovës, se trualli do t'i mbetet Bashkësisë Islame, që ajo të vendosë për të, njofton Klan Kosova.

Në replikë me publicistin Nexhmedin Spahiu, kryetari i Mitrovicës ka deklaruar se kanë luftuar shumë në Bruksel që asaj prone të mos i ndërrohet destinimi.

Madje dialogimit të ashpër në Bruksel, Bahtiri ia ka dhënë edhe një epitet.

"Për punën e xhamisë kemi luftuar si luanët dhe nuk kemi lëshuar pe".

The post Bahtiri: Për xhaminë luftuam si luanët në Bruksel appeared first on Mesazhi.com.

“Rindërtimi i xhamisë te ura e Ibrit nuk është paraparë”

Posted: 27 Sep 2016 06:27 AM PDT

Publicisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se në planin për rivitalizimin e Urës mbi lumin Ibër nuk është paraparë askund që të rindërtohet xhamia e djegur gjatë luftës.

"Ku është paraparë që të ndërtohet xhamia?", ka pyetur me retorikë Spahiu, duke u vetpërgjigjur se nuk ekziston askund plani për xhaminë.

"Përkundrazi, jo vetëm që trualli cenohet me terrene sportive, por një pjesë territorit të xhamisë cenohet me rrethrrotullim", tha ai në Klan Kosova.

"Ajo është një xhami që ka ekzistuar dhe për t'u ndërtuar ajo përsëri s'ka nevojë për leje. Por xhamia me planin e ri për rivitalizim nuk është paraparë fare të ndërtohet aty".

Spahiu është i bindur se nga ndërtimi i asaj xhamie varet shumë e ardhmja e komuniteteve në Mitrovicë.

"Qëllimi jonë është të integrohemi, por i Beogradit është për të krijuar barrierë, dhe ndërtimi i xhamisë aty, ose jo, tregon se a do të ketë integrim, apo barrierë. Nëse ndërtohet aty xhami, atëherë thyhet barriera psikologjike, por nëse nuk ndërtohet barriera vetëm trashet".

Spahiu, përkundër garancive të dhëna nga kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, se trualli i xhamisë nuk është prekur dhe nuk do të preket asnjëherë, përsëri nuk është bindur.

Analisti thotë se dëmi tashmë veç është bërë kur është vendosur që në atë pjesë të ndërtohen fusha të basketbollit e tenisit.

The post “Rindërtimi i xhamisë te ura e Ibrit nuk është paraparë” appeared first on Mesazhi.com.

Mbytet një anije tjetër me emigrantë, 179 të vdekur në Egjipt (FOTO)

Posted: 27 Sep 2016 06:17 AM PDT

Një anije me emigrant është mbytur ditën e sotme në brigjet e Egjipit dhe si rezultat 179 persona kanë humbur jetën.

Peshkatarët lokalë bashkë me skuadrat e shpëtimit arritën në bregun e qytetit port Roseta, 250 km në veri të Kajros për të mbledhur trupat.

Numri i pasagjerëve që ndodheshin në anijen RHIB nuk është konfirmuar ende por besohet se në të udhëtonin 450 persona.

Sipas policisë lokale anija kishte një kapacitet maksimum për 150 pasagjerë.

94 prej tyre që humbën jetën ishin egjiptianë kur pjesa tjetër nga vende të ndryshme.

2

epa05558508 A military Rigid-hilled inflatable boat (RHIB) carrying recovered bodies placed in body bags arrive to the shore, the port city of Rosetta, some 250km north of Cairo, Egypt, 27 September 2016. According to media reports, 179 bodies were recovered after a boat carrying migrants capsized off the shore of Egypt. The number of passengers on board is not yet confirmed with media reporting that around 450 were on board on a boat that have a maximum capacity of 150 passengers. The dead includes 94 Egyptians and 75 various foreign nationalities.  EPA/TAREK ALFARAMAWY EGYPT OUT

epa05558504 Families of missing people gather on the marine line with military personnel creating a perimeter to allow a military Rigid-hilled inflatable boat (RHIB) carrying recovered bodies placed in body bags to transfer the bags to the shore, the port city of Rosetta, some 250km north of Cairo, Egypt, 27 September 2016. According to media reports, 179 bodies were recovered after a boat carrying migrants capsized off the shore of Egypt. The number of passengers on board is not yet confirmed with media reporting that around 450 were on board on a boat that have a maximum capacity of 150 passengers. The dead includes 94 Egyptians and 75 various foreign nationalities.  EPA/TAREK ALFARAMAWY EGYPT OUT

The post Mbytet një anije tjetër me emigrantë, 179 të vdekur në Egjipt (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Veseli në bjeshkë: Kosova ka natyrë të mrekullueshme

Posted: 27 Sep 2016 04:50 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ka vizituar bjeshkët e Rugovës, njofton kumtesa nga Kuvend.

Me këtë rast, kryekuvendari është bërë anëtar nderi i Shoqatës së Bjeshkatarëve Alpin “Gjeravica”, dhe së bashku me promovuesin e bukurisë së natyrës së Republikës së Kosovës, Arben Islamin, u ngjitën në majën e Vjellakut.



Kryeparlamentari Veseli tha se turizmi kërkon angazhim për të ngritur cilësinë e ofertës, në veçanti në sektorin alpin, ngase, bjeshkët e Kosovës, janë pasuri e vërtetë e vendit tonë.


“Kosova ka natyrë të mrekullueshme. Sot, në Ditën ndërkombëtare të turizmit, përjetova nga afër natyrën e bukur me bjeshkatarët, gjatë ecjes në bjeshkën e Vjellakut në Rugovë. Turizmi mund të jetë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, tha Veseli.



Kryeparlamentari premtoi angazhim në misionin e promovimit të vlerave alpine të shoqatës bjeshkatare “Gjeravica”, duke dhënë përkrahje jo vetëm për udhëzuesit turistik, por edhe shënjimin, promovimin e shtigjeve dhe ecjen alpine të kësaj shoqate, si dhe programeve promovuese alpine të “hiking njeri”, të drejtuar nga Arben Islami.



Po ashtu, kryetari Veseli, vlerësoi angazhimin e të rinjve të atraksionit të lëshimit me litar metalik, zip-line, duke theksuar se këto bukuri të rralla të Grykës së Rugovës janë mrekulli e veçantë e vendit tone.

The post Veseli në bjeshkë: Kosova ka natyrë të mrekullueshme appeared first on Mesazhi.com.

Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Kroaci, ja ku mund t’i blini

Posted: 27 Sep 2016 04:28 AM PDT

Të gjithë ata që duan të blejnë një biletë për ndeshjen Kosovë – Kroaci, që luhet më 6 tetor, mund ta bëjnë këtë nga nesër.

Biletat do të dalin në shitje që nga nesër në mëngjes, dhe ato do të shiten nëpër të gjitha filialet e 'Money Gram' në Kosovë.

Çmimet për një biletë, varësisht nga ulësja që kërkohet do të jenë nga 7 euro prapa portave, 15 Euro, 20 Euro, 55 dhe 130 Euro për VIP.

Çmimi është konsideruar i lartë nga shumë njohës të futbollit dhe krahasimi me ato të Shqipërisë nuk është i duhuri.

The post Nesër dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Kroaci, ja ku mund t'i blini appeared first on Mesazhi.com.

Nëntë nga dhjetë njerëz në botë thithin ajër të ndotur

Posted: 27 Sep 2016 03:21 AM PDT

Nëntë prej dhjetë njerëz në botë thithin ajër të cilësisë së keqe, gjegjësisht jetojnë në rajone ku niveli i cilësisë së ajrit nuk përmbush standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton Anadolu Agency (AA).

Ndotja ekstreme e ajrit mund të sjell deri tek problemet shëndetësore, në mesin e të cilave janë sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare. Sipas raportit të OBSH-së për shkak të ndotjes së ajrit humbin jetën rreth gjashtë milionë persona.

The post Nëntë nga dhjetë njerëz në botë thithin ajër të ndotur appeared first on Mesazhi.com.

Qeveria s’i pranon kushtet e Vetëvendosjes

Posted: 27 Sep 2016 03:09 AM PDT

Zv. Ministri në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në një përgjigje dhënë zeri.info ka thënë se Vetëvendosja nuk duhet të jap kushte.

Gecaj ka deklaruar se opozita duhet të ulet dhe të bisedoj pa kushte. Ai ndër të tjera ka potencuar se kushtëzimet nga ana e opozitës janë të papranueshme.

" Opozita mund të ulet të bisedoj vetëm pa kushte. Kushtëzimet janë të papranueshme", është përgjigjur shkurt Gecaj.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur pesë pika në të cilat Qeveria do të duhej të ndërhynte. Këto janë pikat e VV-së:

1. Marrëveshja për demarkacionin duhet të jetë në përputhje me rregullat e të Drejtës Ndërkombëtare Publike.

2. Kuvendi i Kosovës duhet të themeloj një komision gjithë-partiak dhe mbi-partiak, që të jap udhëzimet për demarkimin me Malin e Zi. Njëkohësisht duhet të themelohet edhe një komision hetimor, që të hetoj marrëveshjen e 26 gushtit.

3. Kryeministri, përmes një shkrese zyrtare, duhet të dërgoj kërkesë homologut të tij nga Mali i Zi, për rishikim të marrëveshjes.

4. Kryeministri, përmes një shkrese zyrtare, të zotohet para institucioneve të BE-së për zgjidhje të drejte në lidhje me demarkacionin, dhe të kërkoj që kjo të mos jetë pengesë për procesin e liberalizimit të vizave dhe proceset e mëtutjeshme për integrime evropiane.

5. Duhet të organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare në Prishtinë për çështjen e demarkacionit, më njohës vendor dhe ndërkombëtar.

The post Qeveria s’i pranon kushtet e Vetëvendosjes appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :