Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Gjykata ka urdhëruar largimin e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara në “Dardani”” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Gjykata ka urdhëruar largimin e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara në “Dardani”” plus 9 more


Gjykata ka urdhëruar largimin e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara në “Dardani”

Posted: 18 Sep 2016 07:51 AM PDT

130 familje që jetojnë në një objekt banesor në lagjen "Dardania" në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë.

Gjykata ka vendosur që nga nesër ata t'i lirojnë banesat e tyre pasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se është e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t'ua shesë ato pasi që kanë investuar vetë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t'u njihet e drejta e tyre, raporton televizioni publik.

The post Gjykata ka urdhëruar largimin e 130 familjeve nga banesat e uzurpuara në "Dardani" appeared first on Mesazhi.com.

Opozita s’ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë

Posted: 18 Sep 2016 07:47 AM PDT

Jo vetëm çështja e demarkacionit i ka bashkuar partitë opozitare në vend rreth një kauze. Kërkesat e opozitarëve nuk pritet të pushojnë deri në rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Përfaqësuesit e të tria partive në opozitë, konsiderojnë se qeveria është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës thonë se Kosova ka humbur shumë kohë duke mos e përfillur zërin e qytetarëve si dhe protestat jashtë e brenda Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj vlerëson se Kosova tashmë është në krizë të thellë politike dhe ekonomike.

The post Opozita s'ndalet deri në rrëzimin e Qeverisë appeared first on Mesazhi.com.

Interi mposht Juventusin

Posted: 18 Sep 2016 07:46 AM PDT

Interi ka mposhtur në Giuzzepe Meazza Juventusin me rezultat 2-1.

Juventusi kaloi i pari në avantazh në minutën e 66-të nëpërmjet Stephan Lichtsteiner.

Interi u kthye shpejtë dhe një minutë më vonë kapiteni, Icardi barazoi shifrat në 1-1.

Ivan Perisic ishte lojtari që ia siguroi tre pikë Interit, ku shfrytëzoi shumë mirë një krosim të Icardit.

Në minutën e 90-të Interi mbeti me një lojtar më pakë pas përjashtimit të Banegas me karton të kuq.

Pas javës së katërt, juventusi humb kreun me 9 pikë, ndërsa Interi ka grumbulluar 7 pikë dhe gjendet në pozitën e gjashtë.

The post Interi mposht Juventusin appeared first on Mesazhi.com.

Kryeministri Mustafa e ministri Hoxhaj, në Nju Jork për njohje të reja

Posted: 18 Sep 2016 06:36 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Nju Jork.

Atje do të zhvillojë takime me liderë të shteteve të cilët janë pjesë e aktiviteteve në kuadër të zhvillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kryeministri Mustafa, gjatë vizitës do të marrë pjesë edhe në ngjarje të veçanta të organizuara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, nga Fondacioni Clinton si dhe do të takojë shumë presidentë, kryeministra dhe udhëheqës të delegacioneve shtetërore e drejtues të organizatave ndërkombëtare, ka njoftuar zyra e kryeministrrit.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ku shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kryeministri Isa Mustafa do të zhvillojë takime me përfaqësues të administratës amerikane, me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj, drejtuesit më të lartë të Kombeve të Bashkuara si dhe me përfaqësues të shteteve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa do të kërkojë mbështetjen e vendeve partnere për fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për anëtarësim në organizata ndërkombëtare si dhe do të lobojë për njohjen e Kosovës nga shtete që ende nuk e kanë marrë këtë vendim./

The post Kryeministri Mustafa e ministri Hoxhaj, në Nju Jork për njohje të reja appeared first on Mesazhi.com.

Rezultatet e ndeshjeve të Superligës së Kosovës

Posted: 18 Sep 2016 04:30 AM PDT

Besa e ka regjistruar barazimin e radhës. Skuadra pejane ndau pikët me Trepçën në Mitrovicë, duke luajtur baras, 1:1.

Madje, mitrovicasit kanë kaluar të parët në epërsi me golin e realizuar nga Hasan Hyseni në minutën e 23-të, shkruan Zëri.

Kurse, pejanët i barazuan shifrat me mesfushorin Qemail Elshani në minutën e 59-të, i cili e realizoi golin e tretë radhazi.

Ndërkohë, Trepça '89 i mori tri pikë të vlefshme në Ferizaj, të cilin e mposhti 1:0 falë golit të shënuar në minutën e fundit nga Arbër Potoku, raporton Zëri.

Drita është befasuar nga Hajvalia, e cila fitoi 1:0 me golin e realizuar në minutën e 82-të nga ana e Shpëtim Babajt nga penalltia.

E në ndeshjen e fundit, Llapi e mundi Lirinë 2:0 falë golave të Florim Bërbatovcit në minutën e 30-të dhe të Hamdi Namanit, i cili shënoi në minutën e 52-të.

The post Rezultatet e ndeshjeve të Superligës së Kosovës appeared first on Mesazhi.com.

Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë

Posted: 18 Sep 2016 04:24 AM PDT

Ligji për referendumin nuk do të sjellë zgjidhje për çështjet që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, thonë deputetë dhe njohës të çështjeve juridike.

Ata ndajnë mendime të ndryshme nëse, Kosova ka nevojë apo jo të ketë ligjin për referendum, si formën më të drejtpërdrejtë të demokracisë që përfshin qytetarët në vendimmarrje.

Por, sido që të jetë, ky ligj, thuhet se nuk do të mund të prekë në dispozitat e Pakos së Presidentit Marti Ahtisaarit dhe as nuk do të mund të iniciojë ndryshimet kushtetuese.

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Arben Gashi, thotë se me Pakon e Ahtisaarit, i njohur si propozimi gjithëpërfshirës, mbi bazën e të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, është paraparë që për disa çështje që prekin Kushtetutën dhe nivelin qendror nuk mund të organizohen referendume, përderisa është përcaktuar qartë se për çfarë mund të dilet në referendum në nivelin lokal.

"Në rastin tonë, duke pas parasysh rrezikun e organizimit të referendumeve me qëllim të ndarjes së territorit apo bashkimit të pjesëve apo tërësisë të territorit me vendet tjera, atëherë me Pakon e Ahtisaarit është paraparë që për këto çështje të mos mund të organizohen referendume".

"Me Ligjin për qeverisje lokale dhe me Kushtetutë, parashihet që mund të organizohen referendume lokale për çështje të karakterit specifik brenda kompetencave të komunave, por jo për çështje tjera", thotë Gashi për Radion Evropa e Lirë.

Sa u përket referendumeve në nivelin qendror, deputeti Arben Gashi thotë se i takon Kuvendit që sa më shpejt ta specifikojë mënyrën e organizimit të referendumeve dhe funksionimit të tyre.

Në opinion, por edhe në debate politike, shpesh është ngritur çështja e bllokadës së krijuar në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, siç është rasti me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Por, Gashi thotë se ky transformim kërkon ndryshime kushtetuese, ndryshime këto që nuk mund të bëhen përmes referendumit.

"Kushtetuta e Kosovës nuk mund të ndryshohet me referendum. Të paktën ky ka qenë qëndrimi i deritanishëm i dalë si rezultat i pavarësisë së negociuar ose sipas propozimit të presidentit Ahtisaari. Për Forcën e Sigurisë së Kosovës duhet të ndryshohet Kushtetuta".

"Por, si garant i mos ndryshimit të Kushtetutës, në mënyrë të lehtë, i kemi dy të tretat e dyfishta, që do të thotë se duhet të votojnë të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, plus dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë", shpjegon Gashi.

Ndryshimi i Kushtetutës së Kosovës në konceptin e saj, sipas Arben Gashit, do të mundësohej vetëm përmes një aranzhimi të ri politik me faktorin ndërkombëtar, marrë parasysh se edhe vetë akti i shpalljes së pavarësisë ishte një akt i koordinuar me shtetet mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, Dastid Pallaska, njohës i fushave juridike, thotë se për demokracitë e brishta, siç është Kosova, ligji për referendumin mund të jetë jo shumë i favorshëm. Sipas tij, ekziston rreziku që referendumi të keqpërdoret nga liderët politikë për rastet kur ata do të duan të fshihen pas votës së popullit për vendimet e tyre.

"Tani kur kjo klasë e konsumuar politike nuk po arrin që vendimet e rëndësishme në këtë vend t'ua atribuoj aleatëve ndërkombëtar dhe gjithë jo popullaritetin që mund të shoqërohet për vendime me rëndësi për vendin, tash kjo elitë e konsumuar politike, ndoshta synon që nëpërmes referendumit të zhvishet nga përgjegjësia që i takon me ligj dhe me Kushtetutë për vendimet e rëndësishme që duhet të merren", vlerëson Pallaska për Radion Evropa e Lirë.

Referendumi nuk do të mund të përdoret si instrument për zhbllokimin e disa vendimeve, qoftë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi apo themelimin apo jo të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, thekson Pallaska.

Për dallim nga Arben Gashi, Pallaska mendon se për themelimin e forcës mbrojtëse, nuk ka nevojë të ndryshohet as Kushtetuta dhe as të organizohet referendumi.

"Krijimi i një ushtrie, e Forcës së Sigurisë në kuptimin kushtetues, nuk kërkon asnjë ndryshim në Kushtetutën e vendit dhe rrjedhimisht nuk mund ta paramendoj si një çështje që do t'i nënshtrohej referendumit. Për këtë arsye, unë mendoj se ushtria duhet të bëhet me veprime të caktuara, me fuqizim të kapaciteteve", thotë ndër të tjera Pallaska.

Ndryshe nga Pallaska, njohësi tjetër i fushave juridike, Blerim Burjani, mendon se ligji për referendumin, nëse jo për ushtrinë, do të mund të shërbente si zgjidhje për të lehtësuar vendimmarrjen, sidomos për çështjen e Asociacionit apo Demarkacionit, si dy tema që nuk po mund të marrin përgjigje as vendim nga institucionet e shtetit.

"Referendumi është i nevojshëm për temat, për të cilat nuk ka konsensus politik, qoftë ndërmjet pushtetit dhe opozitës apo kur Kuvendi dështon në gjetjen e ndonjë zgjidhjeje për një temë, e cila është në interesin nacional, siç është çështja e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që kanë shpëtuar pa hyrë në filtrin e vullnetit të qytetarëve se çka mendojnë ata", thekson për Radion Evropa e Lirë, Blerim Burjani.

Mungesa e ligjit për referendumin, sipas Burjanit, vjen si pasojë e mungesës së vullnetit politik, por edhe si rrjedhojë e bisedimeve të Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradi, për shkak të drojës së disa marrëveshje të këtij dialogu do të mund të ngriheshin më pastaj për referendum në Kosovë.

Përveç për nivelin qendror Burjani e sheh si shumë të nevojshëm këtë Ligj edhe për nivelin lokal, të komunave.

"Referendumi është më se i domosdoshëm edhe në nivelin lokal të komunave. Qytetari i rëndomtë, në kuadër të pushtetit lokal, është ballafaquar me probleme elementare, me infrastrukturë e mungesë rrugësh, me çështjet e urbanizmit në përgjithësi dhe asnjëherë nuk është pyetur qytetari se ku dhe kah duhet të ndërtohet, ta zëmë, një lokalitet ose një qendër industriale. Për këto çështje, asnjëherë nuk është pyetur qytetari", shton Burjani.

Ligji për referendumin, deri më tani më shumë ka qenë temë debati vetëm në ato momente politike kur institucionet nuk kanë ofruar zgjidhje për çështje të caktuara. Megjithatë, një draft-ligj për referendumin nuk është proceduar ende qoftë nga qeveria apo si nismë e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

The post Referendumi nuk sjell ndryshime kushtetuese as themelim të ushtrisë appeared first on Mesazhi.com.

Kryekrimineli Arkan në vënien e gurthemelit të kishës në Prishtinë më 1992 (Video)

Posted: 18 Sep 2016 03:10 AM PDT

Kryekrimineli i Ballkanit, Arkan, kishte qenë i pranishëm në vënien e gurthemelit të kishës së ndërtuar dhunshëm në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në vitin 1992.
Vënia e gurthemelit të Kishës së ashtuquajtur e "Krishtit Shpëtimtar", u bë më 6 dhjetor të vitit 1992, kohë kjo kur u ashpërsua dhuna dhe aparteidi ndaj shqiptarëve nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, transmeton lajmi.net

Kjo kishë, simbol i shovinizmit serb ndaj shqiptarëve, ka ngjallur reagime në kohët e fundit pasi disa klerikë serb erdhën për ta pastruar, me qëllim funksionalizimin e saj.

Disa studentë të UP-së e kundërshtuan një gjë të tillë, duke protestuar para objektit të kishës.

Videoja më poshtë është një dokumentar i historikut të kishës, që nga vënia e gurthemelit më 1992, deri në vënien e kryqit 7 vite më vonë më 1999.

The post Kryekrimineli Arkan në vënien e gurthemelit të kishës në Prishtinë më 1992 (Video) appeared first on Mesazhi.com.

VV: Marrëveshja për targat e turpshme dhe jo reciproke

Posted: 18 Sep 2016 03:07 AM PDT

avën e ardhshme mund të ndodh një takim në mes liderëve të pozitë dhe opozitë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për të bërë zgjidhje, por fillimisht duhet gjithçka të kthehet në pikën zero.

Kështu ka thënë nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut, gjatë një konference për media, ku tha se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deri tanishme.

"Për të saktësuar marrëveshja 14 shtatorit në thelb nuk ndryshon nga ajo 2 korrik. Duhet t'i bëhet me dije qytetarëve se kjo marrëveshje nuk është reciproke, pse duhet të vazhdohet edhe për pesë vite lëshimi targave me KS", tha ajo.

Ndërsa, sa i përket kishës ortodokse në oborrin e UP-së, Dërguti tha se ai objekt është pa leje ndërtimi dhe nuk mund të quhet kishë.

Sipas saj, ai objekt duhet të trajtohet në formën se si është, si objekt i gjenocidit e që zgjon traumën e çdo shqiptari.

The post VV: Marrëveshja për targat e turpshme dhe jo reciproke appeared first on Mesazhi.com.

Tjetër humbje për Manchester Unitedin

Posted: 18 Sep 2016 03:06 AM PDT

Skuadra e Manchester Unitedit është mposhtur edhe këtë javë nga Watfordi me rezultat 3-1.

"Dajt e kuq" nuk janë duke e gjetur momentin e këndelljes pas dy humbjeve radhazi vjen edhe e treta ndaj ekipit të Walter Mazzaritt.

Qysh në fillim të ndeshjes u pa se kjo sfidë nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e portugezit, Jose Morinho pasi në minutën e 34-të Capoue kaloi në avantazh vendasit.

Në pjesën e dytë, Unitedi gjeti golin e barazimit me anë të Rashford, por vetëm pas inkuadrimit në lojë në minutën e 82-të, ish-mesfushori i Napolit, Camilo Zuniga shënoi golin e dytë për Watfordin.

Në fund, nga pika e bardhë e penalltisë për rezultatin 3 me 1, shënoi kapiteni i skuadrës Denney.

Manchesteri mbetët me nëntë pikë në pozitën e gjashtë ndërsa Watfordi ngritët për katër pozita më lartë në të tetën.

The post Tjetër humbje për Manchester Unitedin appeared first on Mesazhi.com.

Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora

Posted: 17 Sep 2016 11:40 PM PDT

Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto shifra janë evidentuar nga procesi i regjistrimit të diasporës, proces ky i filluar në vitin 2013.

Qëllimi i regjistrimit është evidentimi i numrit të saktë të pjesëtarëve të diasporës dhe mërgatës, shtrirja e tyre gjeografike, struktura demografike në funksion të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe arsimor.

Zyrtarë të Ministrisë së Diasporës, për Radion Evropa e Lirë, kanë treguar se procesi i regjistrimit aktiv të diasporës ka përfunduar, kurse regjistrimi pasiv do të vazhdojë edhe pesë vjetët e ardhshëm, periudhë kjo kur pritet që të bëhen publike të dhënat përfundimtare tëkëtij procesi.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, thotë për Radion Evropa e Lirë, se ky proces, tashme është duke përfunduar.

"Procesi i regjistrit pasiv i diasporës do të vazhdojë edhe pesë vitet e ardhshme, ky është vendim i Qeverisë. Kurse, procesi i regjistrimit aktiv ka përfunduar këto dy vite. Do të thotë, vitin e kaluar edhe sivjet kemi pasur një regjistrim aktiv. Shifrat e përafërta mund të them se i kemi identifikuar, rreth400 mijë bashkatdhetarë për këtë proces të regjistrimit aktiv, që është një numër mjaft inkurajues për neve, dhe jemi shumë të lumtur më numrin që kemi arritur", thotë Sheremeti.

Ai tregon për procedurat e procesit të regjistrimit pasiv, i cili pritet të fillojë vitin e ardhshëm. Ky proces do të realizohet në ambasadat dhe konsullatat e Republikës së Kosovës në vendet e ndryshme të Evropës dhe botës.

"Natyrisht, ambasadat aktualisht janë të furnizuara me fletëregjistrime, por faza e promovimit dhe shpjegimit të mundësive, por edhe të një trajnimi të zyrtarëve nëpër konsullata, do të bëhet deri në fund të këtij viti, që të jemi të përgatitur që prej vitit tjetër të vazhdojmë këtë punë.

Normalisht, që një ndihmë shumë të madhe në këtë drejtim po na jep edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila të gjithë infrastrukturën e vet të zyrave konsullore, e ka vënë në shërbim të procesit të regjistrimit", shpjegon Shermeti.

Pjesë e këtij regjistrimi është çdo person që ka vendbanim apo vendqëndrim jashtë Republikës së Kosovës, që ka lindur ose ka prejardhje nga Kosova.

Regjistrimi i diasporës është proces i duhur dhe i nevojshëm për të dhënat e tyre, thonë demografët, sipas të cilëve, autoritete kompetente janë duke e realizuar në nivel të duhur.

Demografi Rifat Blaku, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ky proces edhe pse i vonuar, është i domosdoshëm, pasi natyra e emigrimit ka qenë e parregullt në dekadat e fundit, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

"Në shtetet e Evropës kemi një kontingjent disa breza, dhe numri i tyre do të dalë jashtëzakonisht i madh. Meqë kemi disa breza, fëmijë të lindur në migracion, jo vetëm në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që projekti i Ministrisë së Diasporës është i një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë që të kemi një bazë të tw dhënave të përafërta", thotë Blaku.

Sipas tij, qytetarët kanë emigruar pasi në Kosovë kanë munguar burimet dhe mundësitë për t'i përmbushur nevojat dhe aspiratat e tyre.

Në bazë të regjistrimit të deritashëm, vërehet se numri më i madh i qytetarëve të Kosovës jetojnë në shtetin e Gjermanisë, pasuar nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe, sipas disa të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vlerësohet se janë rreth 700 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës. /rel/

The post Kosova regjistroi mbi 400 mijë qytetarë nga diaspora appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :