Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Juve fillon me barazim, Lyoni lider” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Juve fillon me barazim, Lyoni lider” plus 9 more


Juve fillon me barazim, Lyoni lider

Posted: 14 Sep 2016 09:47 AM PDT

Juventusi e ka filluar me barazim pa gola sezonin në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillas, duke demonstruar mungesën e pedigresë në garën elite të futbollit evropian, teksa në anën tjetër Lyoni ka marrë primatin me një fitore të thellë ndaj Dinamo Zagrebit në shtëpi prej 3-0.

Juventusi ishte dominant me raste nga fillimi, ani pse Sevilla kontrolloi mirë lojën me pasime të sakta e me intervale të posedimit të topit.

Juve më seriozisht e mori pjesën e dytë, por dështoi të bëjë ndonjë goditje të sakt në kornizë, pavarësisht përpjekjeve.

Sevilla nga ana tjetër ishte inekzistente në sulm duke u kënaqur me një barazim.

Pas ndeshjeve të para në Grupin H udhëheq Lyoni me pikë të plota më pas vijnë Sevilla dhe Juventusi, teksa pozitën e fundit e ka Dinamo Zagrebi, pozitë që nuk do ta lëshojë deri në fund të aventurës në Ligën e Kampionëve.

The post Juve fillon me barazim, Lyoni lider appeared first on Mesazhi.com.

Leicester mposht skuadrën belge

Posted: 14 Sep 2016 09:46 AM PDT

Skuadra kampione në Premier Ligë, Leicester City e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pasi mposhti 3 me 0 skuadrën belge Club Brugge.

Golat për skuadrën angleze i shënuan: Mahrez (2) dhe Albrighton.

Skuadra e Ranierit prinë në grupin G me tre pikë të plota, aty ku bëjnë pjesë, Porto, Copenhagen dhe Brugge.

The post Leicester mposht skuadrën belge appeared first on Mesazhi.com.

City e nis furishëm aventurën në LK

Posted: 14 Sep 2016 09:45 AM PDT

Në krye me Sergio Agueron, Manchester City e ka demoluar Borussia Monchengladbachun.

Skuadra angleze fitoi me rezultat të pastër, 4:0.

Tre golat për Cityn i shënoi argjentinasi Aguero.

The post City e nis furishëm aventurën në LK appeared first on Mesazhi.com.

Realit i mjaftojnë 4 minuta për të përmbys rezultatin

Posted: 14 Sep 2016 09:43 AM PDT

Skuadra kampione, Real Madrid e ka nisur me fitore aventurën e re në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Madrilenët fituan në fund 2 me 1 në "Santiago Bernabeu" përball Sportingut.

Të parët në epërsi dolën portugezët me anë të Cesar.

Kur të gjithë menduan se Sportingu po arkëton tre pikë të arta në Spanjë, ashtu nuk menduan Ronaldo e Morata të cilët shënuan në minutat 89'të 95+'të.

The post Realit i mjaftojnë 4 minuta për të përmbys rezultatin appeared first on Mesazhi.com.

Përmbyllet në Bruksel marrëveshja për targa në mes Kosovës dhe Serbisë

Posted: 14 Sep 2016 09:40 AM PDT

Sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas njëmbëdhjetorësh bisedime është përmbyllur marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e automjeteve në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.

"Ministrja Edita Tahiri, njëherit Kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, deklaroi se me këtë marrëveshje është vendosur parimi i reciprocitetit në tabelat e automjeteve në mes të dyja shteteve, që do të thotë se çfarë vlen për tabelat e njërit shtetet do të vlejë edhe për tabelat e shtetit tjetër, si dhe kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave "prova" të cilat njëanshëm ishin vendosur nga ana e Serbisë ndaj veturave me regjistrimin RKS të Kosovës.

Siç ka deklaruar ministrja Tahiri kjo marrëveshje ishte arritur javën e kaluar dhe sot është rikonfirmuar edhe në dokumentin e shkruar të marrëveshjes. Ajo vlerësoj se parimi i reciprocitetit në këtë marrëveshje dëshmon se marrëdhëniet fqinjësore në mes të dyja shteteve mund dhe duhet të përparojnë në frymën e reciprocitetit dhe gatishmërisë për normalizim sipas parimeve euro-atlantike", thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim është theksuar se me këtë marrëveshje i jepet fund tabelave ilegale të automjeteve të cilat aty-këtu kanë qarkulluar në pjesën veriore të vendit tonë dhe ky proces do të realizohet në afatin e paraparë me këtë marrëveshje.

"Ministrja Edita Tahiri vlerësoi se heqja e tabelave ilegale nga qarkullimi është në funksion të sundimit të ligjit në këtë fushë si dhe i kontribuon integrimit të plotë të qytetarëve të komunitetit serb në sistemin shtetëror të Kosovës. Kjo marrëveshje finalizon zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë që është arritur në vitin 2011 në Bruksel.

Marrëveshja konfirmon nisjen e punës së zyrave të gjendjes civile dhe të Agjencisë për Regjistrim Civil në katër komunat veriore që do të realizohet në nëntor 2016. Këto zyra do të pajisin qytetarët e asaj pjese me dokumentet shtetërore dhe të gjendjes civile të Republikës së Kosovës, duke mundësuar që të konsolidohet ky aspekt i sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës në veri të vendit të munguar që nga fundi i luftës", thuhet në njoftim.

Tahiri theksoi se arritja e kësaj marrëveshje dhe zbatimi i saj janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve në mes të dy shteteve dhe me këtë rast ajo falënderoj Bashkimin Evropian për angazhimet për ndërmjetësimin e kësaj marrëveshje.

The post Përmbyllet në Bruksel marrëveshja për targa në mes Kosovës dhe Serbisë appeared first on Mesazhi.com.

Propozim për ratifikim të pjesshëm të demarkacionit

Posted: 14 Sep 2016 07:46 AM PDT

Për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me demarkacionin me Malin e Zi, deri tash janë dhënë shumë propozime. I fundit është ai i deputetit të pavarur, Shaip Muja.

Ky po propozon ratifikim të pjesshëm të marrëveshjes për kufirin me shtetin fqinj. Muja, vlerëson se ky propozim është një mundësi e mirë për arritjen një konsensusi në mes të partive politike.

Pjesët në të cilat nuk ka kontestime, sipas tij, mund të ratifikohen, ndërsa pjesa në të cilat ka kundërshtime, duhet me u bisedu serish me Malin e Zi, model ky i ndjekur nga disa shtete të Bashkimit Evropian .

Propozimi i Mujës, është mirëpritur nga ana e deputetëve opozitarë.

Enver Hoti, deputet i Nismës për Kosovën thotë se të gjithë ligjvënësit dhe akterët politikë e kanë përgjegjësi që t'i ndihmojnë ruajtjes se tërësisë territoriale të vendit.

The post Propozim për ratifikim të pjesshëm të demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Mblidhen 200 mijë euro për shërimin e 3-vjeçarit Besim Kurtolli

Posted: 14 Sep 2016 07:46 AM PDT

Një storie televizive dhe një iniciativë e këngëtarit ferizajas Labinot Tahiri bëri që për pak ditë të mblidhet shuma prej 200 mijë eurove për vogëlushin Besim Kurtolli.

Tre vjeçari nga Podujeva Besim Kurtolli vuan nga sëmundja e veshkëve dhe i duhet transplanti i saj në një shtet tjetër.

Për shërimin e tij në Gjermani familjes Kurtolli i janë kërkuar 250 mijë euro.

Lajmin për shumën e mbledhur e ka bërë publik vet këngëtari Labinot Tahiri përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook.

"Zoti ynë të përkulemi pêr jetsishtë që na e dhe një GJAK që ta kemi të përbashkët dhe pastaj neve si KOMB SHQIPTARË që po na përkrahin edhe të tjerët SHQIPTARË VLLEZER E MOTRA JANË TUBUAR 200.000 EUROOOOOO DERI ME SOT. Deri të premtên dhe mos dergoni më para. Zoti qoftë i knaqur me ju HALLLAALLL", ka shkruar Labi në Facebook.

The post Mblidhen 200 mijë euro për shërimin e 3-vjeçarit Besim Kurtolli appeared first on Mesazhi.com.

Kosova jep miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe

Posted: 14 Sep 2016 06:22 AM PDT

Kosova ka ndarë miliona euro për riparimin e kishave serbe, të dëmtuara në trazirat e marsit të vitit 2004. Aktualisht, vetëm për tre vjet, janë ndarë afër 1 milion euro buxhet për Kishën Ortodokse Serbe.

Përfaqësuesit e Kishës ortodokse serbe në Kosovë, thonë se autoritetet e Kosovës kanë bërë mjaft në riparimin e faltoreve ortodokse serbe, të rrënuara apo dëmtuara gjatë periudhës së pasluftës në vend, por sipas tyre, situata ende nuk është krejtësisht e kënaqshme.

Pak kohë pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, kanë qenë të shembura apo dëmtuara rreth 150 faltore dhe manastire ortodokse serbe, përfshirë edhe 35 objekte të tilla të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, thonë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Sava Janjiq, igumen në Manastirin e Deçanit, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e Kosovës kanë qenë korrekte gjatë riparimit të objekteve të dëmtuara në vitin 2004, por jo edhe për ato objekte të cilat janë shkatërruar apo dëmtuar menjëherë pas përfundimit të luftës në vitin 1999, e që sipas tij, kanë qenë më të shumta në numër.

"Fatkeqësisht, aty ku nuk jeton më popullata serbe dhe prej ku i është dashur të largohet pas konflikteve të armatosura, aty nuk ka riparime. Por, në shumicën e mjediseve ku jetojnë serbët ose mjediset ku janë kthyer ata, është bërë riparimi".

"Pas vitit 2004, kemi nisur procesin e riparimit. Kështu që, një numër, afërsisht rreth 70 për qind nga ato që kanë qenë të shkatërruara vetëm gjatë trazirave të marsit të vitit 2004, janë riparuar. Ndër to janë edhe Faltorja e Kirilit dhe Metodit, Oborri i Vladianskit, në Prizren janë riparuar kishat, pastaj edhe Famullia në Pejë, në Vushtri dhe në Prishtinë", ka thënë Janjiq.

Por, Janjiq, ka shtuar se institucionet e Kosovës nuk kanë treguar gatishmëri për riparimin e trashëgimisë së dëmtuar ndërmjet viteve 1999 deri në vitin 2004, ndër të cilët janë: Manastiri i Shën Markut në Prizren, Manastiri i Tre shenjtorëve te Suhareka, Kisha e Zonjës së Bekuar nga shekulli i 14 në Mushtisht, Manastiri në Viti, si dhe Kisha e Tre shenjtorëve ndërmjet Klinës dhe Pejës.

Në anën tjetër, Ndue Ukaj, shef i kabinetit të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të qeverisë së Kosovës, Kujtim Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo ministri kujdeset për trashëgiminë në Kosovë, pa ndonjë dallim.

Sipas tij, për çdo vit, ndahet buxhet i veçantë për këtë pjesë të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

"Në vazhdimësi ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se e ruajmë trashëgiminë kulturore të Kosovës, si pasuri të Kosovës, e po ashtu edhe të gjitha objektet që i përkasin komunitetit serb në Kosovë, sepse ato janë vlerë e Kosovës. Ne në vazhdimësi kemi investuar që t'i riparojmë dhe t'i kthejmë në gjendje normale. E njëjta gjë vazhdon edhe tani dhe Ministria e Kulturës, në vazhdimësi, ka rritur buxhetin për këto objekte të rëndësisë së veçantë për Kosovën", tha Ukaj.

Kuvendi i Kosovës, menjëherë pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004, kishte ndarë 3.5 milion euro për renovimin e objekteve fetare të dëmtuara gjatë këtyre trazirave.

Deri në vitin 2010 ky buxhet është rritur në 10 milionë euro. Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit kanë theksuar se sivjet janë ndarë 120 mijë euro për Kishën Ortodokse Serbe.

Në projektimin e buxhetit për vitin 2017 janë ndarë 380 mijë euro ndërkaq për vitin 2018 janë ndarë 420 mijë euro. Megjithatë, Ukaj ka theksuar se nuk ekziston një bashkëpunim i mirë kur bëhet fjalë për shpenzimin e këtyre mjeteve për shkak se, siç ka thënë ai, pala tjetër refuzon të bashkëpunojë.

Profesori i sociologjisë së religjionit, Ismajl Hasani, aktualisht anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, thotë për Radion Evropa e lirë se shteti i Serbisë, në mënyrë të pandërprerë është duke zhvilluar propagandë për, siç thotë ai, kinse rrënimin e vazhdueshëm të objekteve dhe monumenteve kulturo-historike të proviniencës së krishterë në Kosovë.

"Unë me përgjegjësi profesionale e them se – përjashto vitin 2004 ku kishte disa demolime të objekteve të kultit – jo vetëm që nuk janë rrënuar objektet e kultit të krishterëve dhe faltoret e ndryshe, pa marrë parasysh, por, Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë dhe ka investuar mjete nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës për renovimin dhe mirëmbajtjen e këtyre monumenteve kulturo -historike, të cilat janë në Kosovë, pa marrë parasysh se të cilave entitete etnike janë".

Megjithëkëtë, Igumeni Janjiq ka thënë se Kisha Ortodokse serbe në Kosovë, në vazhdimësi e njofton opinionin lidhur gjenden në terren. Sipas tij, në këtë drejtim edhe Zyra për Kosovën e Qeverisë Serbe ka bërë një publikim.

Ai ka thënë se kisha që ai përfaqëson është e orientuar kah riparimi i objekteve dhe se janë optimist në këtë drejtim, për shkak se, siç tha ai, ka kaluar koha e dhunës dhe objektet fetare që janë shkatërruar duhet të riparohen, në mënyrë që të funksionojnë normalisht. /rel/

The post Kosova jep miliona euro për restaurimin e kishave ortodokse serbe appeared first on Mesazhi.com.

Vujiçiq: Edhe nëse nuk miratohet demarkacioni, shqiptarët e malazezët mbesin miq

Posted: 14 Sep 2016 04:27 AM PDT

Kryetari i Unionit të Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M. Vujiçiq, përmes një letre i ka bërë thirrje shtetit të Kosovës që të mos bie pre e shantazheve të deputetëve serbë për hir të nevojës së ratifikimit të Marrëveshjes se demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, "sepse askush dhe asgjë nuk do të mund të rrënojë marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet shqiptarëve e malazezëve", transmeton Koha.net.

"Shteti i Kosovës nuk guxon të lejojë që deputetët serbë të shantazhojnë për arsye të nevojës që të ratifikohet Marrëveshja mbi demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, meqë askush dhe asgjë nuk do të mund të rrënojë marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet shqiptarëve dhe Malazezëve. Dëshira që shqiptarët e malazezët të konfliktuohen do të mbetet ëndërr e parealizuar e të gjithë kundërshtarëve të vlerave civilizuese dhe tradicionale," – thuhet në letër.

"Ne, si malazezë të Kosovës", vazhdon letra, "se edhe nëse çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi nuk do të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, kjo fare nuk do të dëmtojë marrëdhëniet tona të mira fqinjësore me Malin e Zi. Përkundrazi, marrëdhëniet tona të mira fqinjësore do të lëvizin rrugës së ngjitjes, madje në të gjitha fushat."

"Mali i Zi nuk dëshiron që qytetarët e Kosovës për shkak të paqartësive rreth demarkacionit të kufirit të jenë viktimë. Mali i Zi dhe malazezët autentikë nga Kosova këtë e kanë dëshmuar edhe në momentet më të vështira të luftës, ndërsa ne jemi të sigurt se zgjidhja përfundimtare e demarkacionit të kufirit do të jetë në interes të të dy popujve dhe dy shteteve", ka shkruar kryetari i Unionit të Malazezëve të Kosovës, Sllobodan M.Vujiçiq.

The post Vujiçiq: Edhe nëse nuk miratohet demarkacioni, shqiptarët e malazezët mbesin miq appeared first on Mesazhi.com.

Kosova dhe Hungaria, bashkëpunim në fushën e sportit

Posted: 14 Sep 2016 04:23 AM PDT

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur një delegacion të Hungarisë, ne përbërje të Balint Tombor dhe Adam Szucs, këshilltarë politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Laszlo Markusz, ambasador i Hungarisë në Kosovë dhe Tamas Gerelu, atashe për tregti.

Në këtë takim, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez, u bisedua për një varg çështjesh të interesit të përbashkët, me një theks të veçantë për bashkëpunimin konkret ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe atyre të Hungarisë në fushën e sportit, me ç'rast u tha se Kosova mund të përfitojë nga përvojat hungareze të sportit.

Delegacioni hungarez u shpreh i gatshëm që të fillojë bashkëpunimin konkret me Institucionet e sportit të Kosovës dhe të ndihmojë futbollin e Kosovës, duke i përkrahur futbollistët, trajnerët dhe gjyqtarët e Kosovës.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe delegacionit hungarez u bisedua për investime kapitale që po realizon Kosova për përmirësimin e infrastrukturës sportive në vend.

Delegacioni hungarez, nga ana e tij, shprehu interesimin e Qeverisë së Hungarisë për këtë çështje, dhe për këtë arsye, ministri Kujtim Shala, është ftuar që në fillim të tetorit të vizitojë Hungarinë dhe të shqyrtojë mundësitë konkrete për bashkëpunim të mëtutjeshëm në këtë drejtim.

The post Kosova dhe Hungaria, bashkëpunim në fushën e sportit appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :