Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!” plus 9 more


Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Posted: 19 Sep 2016 10:55 AM PDT

Nga: Jusuf Thaçi /fb

Pavarësisht debatit të ashpër mes palëve në Kosovë në lidhje me objektin e dhunshëm që gjendet në truallin e Universitetit të Prishtinës, në zemër të Prishtinës, të gjitha palët (shqiptarët) pajtohen në një pikë. Të gjithë pajtohen se ai është një objekt që simbolizon dhunën, robërinë, sundimin, shfarosjen, fashizmin e shovinizmin serb ndaj shqiptarëve. Ai objekt, këmbë e kokë – simbolikisht e praktikisht, personifikon Millosheviqin dhe Arkanin, më çnjerëzorët e botës të shekullit XX, vrasësit masivë të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve e të kroatëve.

Tani kemi tri palë debatuese që ofrojnë tri alternativa të ndryshme për fatin e këtij objekti, të cilat duhet shqyrtuar me vëmendje për të qenë në gjendje për t'u pozicionuar secili prej nesh. Në këtë shkrim janë trajtuar këto tri alternativa, ku janë argumentuar të mirat dhe të këqijat e secilës prej tyre.

Por, nuk duhet harruar se e gjithë bota e di se ky objekt është ndërtuar nga mendësia e nga dora e Millosheviqit dhe e Arkanit. Pra është ndërtuar dhunshëm nga vet djalli dhe si i tillë nuk mund të jetë Shtëpi e Zotit, sepse është shtëpi e dhunës. Këtë e di edhe politika serbe, edhe kleri ortodoks serb edhe ne shqiptarët. Por, çuditërisht, veç serbët janë aq djallëzorë e veç shqiptarët aq naivë, sa simbolin e dhunës ta mbrojnë n'emër t'paqes, sa objektin e djallit ta mbrojnë n'emër t'Zotit!

The post Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit! appeared first on Mesazhi.com.

UE UE SHOW – Publicisti i Qart 2016

Posted: 19 Sep 2016 10:39 AM PDT

Lenjani i vendosur që të qëndrojë te Rennesi

Posted: 19 Sep 2016 07:51 AM PDT

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare u përfol disa herë për një largim nga skuadra ku u rikthye këtë vit pas huazimit te Nantes, madje mediat franceze e bënë fakt të kryer transferimin e tij te Guingamp, por gjithçka u prish në momentin e fundit me Ermir Lenjanin që e filloi sezonin me Rennes, skuadër te e cila ndihet mirë dhe premton maksimumin nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.

"Javët e fundit është shkruar shumë për mua dhe reagimet më kanë prekur. Unë ndihem mirë te Rennes ku dua të jap më të mirën. Dua të vijoj rrugën në Bretanjë ku fillimi nuk ishte i lehtë, pasi pata dhe atë dëmtim që më mbajti jashtë fushe për ca kohë. Mundësitë për t'u aktivzuar te Rennes në fillim ishin të komplikuara, ndërsa mundësia për të qëndruar në Ligue 1 mu dha nga Nantes, kështu që pata mundësinë për të luajtur, për të përjetuar eksperiencën e Europianit dhe të isha gati për kthimin në Bretanjë. Tani unë ndihem më mirë fizikisht dhe dua të jap më të mirën për klubin dhe fansat", ka shkruar Lenjani, transmeton Supersport.

Është ky postimi i Lenjanit që në 5 javët e para të kampionatit francez është aktivizuar në dy ndeshje me Rennes, ku duket i vendosur për të shfaqur vlerat e tij.

The post Lenjani i vendosur që të qëndrojë te Rennesi appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa mori pjesë në samitin“Partneriteti për Prosperitet Global”

Posted: 19 Sep 2016 07:42 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në vizitën e tij zyrtare në SHBA, mori pjesë sot në samitin "Partneriteti për Prosperitet Global", të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga ish presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqërisë civile. I pari i Ekzekutivit, ka zhvilluar një takim të ndarë me kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Malielegaoi.

"Pasi e falënderoi për njohjen dhe përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Samoas për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Samoan dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral", thuhet ndër të tjera në njoftimin e Qeverisë derguar medieve.

Ky është njoftimi i plotë i Qeverisë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit në Nju Jork, mori pjesë sot në samitin "Partneriteti për Prosperitet Global", të Iniciativës Globale Clinton, e cila u hap nga Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Kryeministri Mustafa, mori pjesë në pritjen zyrtare si dhe në hapjen e punimeve të takimit të sivjetshëm, ku ishin të pranishëm liderë të shteteve, përfaqësues të ekonomisë, filantropë dhe drejtues të organizatave jo qeveritare nga mbarë bota.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar drejtues të shteteve të botës, të organizatave ndërkombëtare e të shoqërisë civile.

Kryeministri Mustafa u takua me Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të botës.

Më pas, kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar një takim të ndarë me kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Malielegaoi.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e ka njoftuar për progresin e arritur në Kosovë, në të gjitha fushat.

Pasi e falënderoi për njohjen dhe përkrahjen e deritashme, kryeministri Mustafa kërkoi mbështetjen e Samoas për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi vullnetin e Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Samoan dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral.

Gjatë ditës, kryeministri Isa Mustafa, do të takojë edhe drejtuesit e Bashkimit Evropian, kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të USAID-it.

The post Mustafa mori pjesë në samitin"Partneriteti për Prosperitet Global" appeared first on Mesazhi.com.

Stojanoviq: Fashistët po luftojnë kundër kishës

Posted: 19 Sep 2016 02:40 AM PDT

Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq ka akuzuar qeverisjen komunale të Prishtinës se në mënyrë brutale ka tejkaluar kompetencat e saj rreth kishës ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke ndërhyrë në të drejtat pronësore të kësaj kishe si dhe lirinë fetare.

Zëvendësi i Isa Mustafës ka thënë se nga anëtarët e Qeverisë ka marrë garanca se rreth kësaj kishe nuk do të duhej të përsëriten situatat e ditëve të fundit dhe se në këtë vend nuk duhet të krijohet kaos.

"Është e qartë se ka ekstremistë, se ka fashistë të cilët janë duke luftuar për të mos përfunduar ky tempull, por kjo nuk është asgjë e re. Ashtu si në vende të tjera që luftojnë kundër pranisë së serbëve si dhe kundër renovimit ose përfundimit të tempujve të tjerë, po ndodh e njëjta gjë edhe me kishën në Prishtinë",tha Stojanoviq sot në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës.

Ndërkaq, I pyetur se a pret reagim pas deklaratave të tilla, Stojanoviq theksoi se roli i tij është që të mbrojë interesat serbe, raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.

The post Stojanoviq: Fashistët po luftojnë kundër kishës appeared first on Mesazhi.com.

Lista e familjeve që do të largohen nga banesat në “Dardani” (Foto)

Posted: 19 Sep 2016 02:37 AM PDT

Rreth 130 familje janë larguar nga banesat në të cilat ishin të vendosur që nga paslufta në lagjen "Dardania" në Prishtinë

Me urdhër të gjykatës ata janë larguar nga banesat për të cilat Ndërmarrja Banesore pretendon se janë pronë e saj.

Largimi i tyre është bërë nga Policia e Kosovës.

ORAinfo ka arritur të sigurojë listën e plotë të familjeve të cilat pritet të largohen nga këto banesa.

1_1474289388-459588

2_1474289394-5013547

3_1474289397-2251039

4_1474289401-7380414

The post Lista e familjeve që do të largohen nga banesat në "Dardani" (Foto) appeared first on Mesazhi.com.

“E ardhmja është në paqe dhe dialog”

Posted: 19 Sep 2016 02:34 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritashëm të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean Claud Schlumberger.

"Kemi bashkëpunuar në kohë sfidash, por i kemi përballuar me sukses. OSBE ka luajtur rol thelbësor në organizimin e zgjedhjeve lokale e të përgjithshme në pjesën veriore të Kosovës. Keni kontribuar në zhvillimin dhe forcimin e demokracisë në Kosovë", ka thënë presidenti Thaçi.

Duke folur për procesin e integrimeve euroatlantike të shteteve të Ballkanit, presidenti Thaçi ka thënë se nuk mund të mbesim peng të së kaluarës.

"E ardhmja është në paqe dhe dialog", shtoi ai.

Në anën tjetër, shefi i deritashëm i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claud Schlumberger është shprehur i kënaqur me rolin që ka pasur në implementimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.

"Mbesim të angazhuar në forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për pajtim", ka shtuar ai.

Presidenti Thaçi vlerësoi lart angazhimin e tij për forcimin e demokracisë në Kosovë dhe falënderoi ambasadorin Schlumberger për bashkëpunimin e deritashëm.

The post “E ardhmja është në paqe dhe dialog” appeared first on Mesazhi.com.

Liberalizimi i vizave, më i vështirë vitin tjetër

Posted: 19 Sep 2016 02:27 AM PDT

Zyrtarët më të lartë qeveritarë dhe njohësit e integrimeve evropiane kanë vlerësuar se, nëse i përmbush kriteret e kërkuara, Kosova do ta ketë më lehtë që këtë vit ta marrë liberalizimin e vizave.

Ata kanë paralajmëruar se, nëse kjo çështje prolongohet sivjet, viti 2017 do të jetë më problematik që të arrihet ky synim, duke shtuar se BE-ja ka prirje që vitin e ardhshëm të merret më shumë me problemet e saj të brendshme.

"Një vendim për liberalizim të viza e shoh si mjaft të vështirë në situatën në të cilën jemi. Por kjo do të bëhet më e vështirë në vitin që vjen për shkak të krizës nëpër të cilën po kalon BE-ja. Siç ka thënë edhe presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, BE-ja është në një krizë ekzistenciale. Kjo e konfirmon atë se nëse liberalizimi prolongohet këtë vit, është e vështirë që vitin e ardhshëm ta kemi një vendim tjetër për këtë çështje", ka thënë për "Epokën e re" njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani.

Ai ka shpjeguar edhe arsyet se pse BE-ja do të mund ta ketë më shumë fokusin në çështjet e brendshme.

"Zgjedhjet e brendshme në disa prej vendeve të BE-së, si dhe referendumet e paralajmëruara në disa prej këtyre shteteve që kanë të bëjnë me refugjatë dhe çështje të tjera, janë probleme të brendshme me të cilat BE-ja do të mundohet të merret dhe t'i trajtojë ato në mënyrën më të mirë të mundshme. Pavarësisht se si do të jetë epilogu i këtyre çështjeve, mendoj se fokusi do të vazhdojë të mbetet në këto çështje të brendshme të vendeve të BE-së, për të vetmen arsye që të shmanget mundësia e përsëritjes së rezultateve si ai i Brex-it", është shprehur ai.

Megjithatë, Ujkani ka deklaruar se nëse përmbushen kushtet e kërkuara, ende ka kohë që BE-ja ta marrë një vendim pozitiv për Kosovën këtë vit.

"Nëse përmbushen kriteret e kërkuara, objektivisht është e arritshme që Këshilli i BE-së të votojë për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës këtë vit", është shprehur Ujkani.

Por, ndryshe mendon njohësi tjetër i integrimeve evropiane, Avni Mazrreku.

Ai ka deklaruar për "Epokën e re" se zgjedhjet në disa vende të BE-së nuk do të jenë problem për liberalizimin e vizave për Kosovën, sa do të jetë mosnjohja nga pesë vende anëtare të BE-së.

"Zgjedhjet nëpër vendet anëtare të BE-së nuk e afektojnë agjendën e Bashkimit Evropian. Problemi kryesor që e afekton agjendën e BE-së për Kosovën është mungesa e njohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së. Përderisa këto pesë njohje mungojnë, nuk mund të pretendojmë se ka një agjendë normale të BE-së për Kosovën. Sepse asnjë vendim politik për politikën e zgjerimit dhe politikën e jashtme nuk merret jashtë sistemit të konsensusit brenda këtyre 28 shteteve. Prandaj, interes i Kosovës është njohja nga këto pesë shtete sesa zgjedhjet që do të mbahen brenda anëtareve të BE-së", ka thënë Mazrreku.

Sipas tij, liberalizimi i vizave dhe çdo hap i Kosovës drejt BE-së varet nga veprim i pesë anëtarëve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

"Çështja e liberalizmit të vizave esencialisht lidhet me mungesën e pesë njohjeve, sepse mungesa e njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së e bën të pamundur marrjen e një vendimi politik për Kosovën. Në këtë rast është i paparashikueshëm edhe vendimi në Këshillin e BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën. Të njëjtin problem do ta kemi edhe në çështjet e tjera që kanë të bëjnë me Kosovën përderisa mungojnë këto njohje", është shprehur ai.

Prandaj, Mazrreku i ka ftuar krerët qeveritarë të merren me këtë problem real në raport me BE-në.

"Asnjë zyrtar institucional i BE-së nuk mund të premtojë se cili do të jetë vendimi definitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, sepse kjo varet nga shtetet anëtare të BE-së. Pra, asnjë zyrtar i BE-së nuk mund të garantojë se si do të votojnë Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania, apo Sllovakia për këtë çështje në Këshillin e BE-së", ka thënë Mazrreku.

Edhe kryeministri Isa Mustafa, në një intervistë televizive, ka vlerësuar se Kosova duhet që sa më shpejt ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që këtë vit institucionet e BE-së ta marrin vendimin pozitiv për viza.

Sipas tij, zgjedhjet në Gjermani dhe Francë që do të mbahen në vitin 2017 do të bëjnë që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë çështje e dorës së dytë apo të tretë.

The post Liberalizimi i vizave, më i vështirë vitin tjetër appeared first on Mesazhi.com.

Kujdes me aplikacionet që shkarkoni

Posted: 19 Sep 2016 12:54 AM PDT

Ekzistojnë 4 aplikacione në Google Play Store që përgjojnë fshehurazi përdoruesit. Lajmi bëhet i ditur nga kompania mbi sigurinë e telefonave, Lookout. Sipas kësaj të fundit, aplikacionet në fjalë janë në gjendje që të gjejnë vendndodhjen e përdoruesit të telefonit dhe të mbledhin informacione se kujt po i dërgon email.

"Ky lloj informacioni është shumë i vyer për një hacker që do të gjejë se ku ndodhet dhe me kë po bisedon një person", shpjegon Kristy Edwards, eksperte pranë kompanisë.

Një nga aplikacionet në fjalë quhet Embassy dhe dilte si reklamë në Play Store, duke i dhënë mundësi përdoruesëve që të kërkonin për ambasadat e tyre në qytete të ndryshme. Por në të njëjtën kohë mblidhte informacione rreth kontakteve të email të përdoruesit. Aplikacionet e tjera shfaqeshin si aplikacione lajmesh, por që në fakt nuk punonin.

Google tha se i ka hequr nga dyqani elektronik këto aplikacione, megjithatë nuk pranoi të japë komente të mëtejshme.

The post Kujdes me aplikacionet që shkarkoni appeared first on Mesazhi.com.

Pse është i rrezikshëm konsumimi i mishit

Posted: 19 Sep 2016 12:52 AM PDT

Nuk ka dyshim se amerikanëve u pëlqen shumë hamburgeri, por një studimi i ri tregon se ata duhet ta pëlqejnë atë më pak.

Dr. Mingyang Song dhe Andrew Chan, nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit dhe Universiteti i Harvardit, ishin në mesin e atyre që analizuan se si proteina shtazore dhe ajo bimore ndikojnë tek shëndeti i njeriut.

Ata studiuan të dhënat nga dy studime të mëdha, afatgjata që përfshinë më shumë se 130.000 pjesëmarrës. Studiuesit mblodhën informacion mbi dietën e pjesëmarrësve, mënyrën e tyre të jetesës dhe shëndetin e tyre, dhe pas një analize të plotë të tyre arritën në këtë përfundim:
"Individët që konsuamuan sasi më të lartë të proteinës shtazore kishin një rrezik disi më të lartë të vdekshmërisë, në veçanti, të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare", – thotë Dr. Andrew Chan nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit

"Dhe kjo lidhje është më e fortë në mesin e njerëzve me faktorë të pashëndetshëm jetese", thotë Dr. Minyang Song nga Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit

Proteina ndihmon në ndërtimin dhe riparimin muskujve dhe kockave. Kjo është thelbësore. Por mishi i kuq, në veçanti, ka një nivel të lartë të kolesterolit, një faktor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Studiuesit zbuluan se problemet kardiovaskulare ishin më të larta në mesin e njerëzve të cilët jo vetëm që hanin mish, por edhe pinin shumë duhan dhe alkool, ishin obez dhe rrinin ulur.

Ata gjithashtu gjetën se njerëzit të cilët zëvendësuan proteinat shtazore me ato bimore reduktuan rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Dr. Andrew Chan, Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit: "Është e qartë se nga këndvështrimi afatgjatë, një dietë e bazuar kryesisht në proteinat me bazë bimore ka prirje të jetë më e favorshme për jetëgjatësinë se sa konsumimi i nivelit më të madh të proteinave me bazë shtazore." Studimi u publikua në revistën mjekësore "JAMA Internal Medicine".

The post Pse është i rrezikshëm konsumimi i mishit appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :