Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Pajaziti: Opozita të reflektojë, demarkacionin do ta ratifikojmë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Pajaziti: Opozita të reflektojë, demarkacionin do ta ratifikojmë” plus 9 more


Pajaziti: Opozita të reflektojë, demarkacionin do ta ratifikojmë

Posted: 07 Sep 2016 09:45 AM PDT

Kryetari i grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se ende nuk e di nëse i kanë votat për ta votuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por, për këtë çështje është optimist.

"Jemi duke punuar që ky projekt me kalu, sepse kështu hapen rrugët integruese", ka thënë ai në Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke shtuar se "nëse opozita nuk reflekton shpejtë, do ta votojnë ratifikimin".

Pajaziti u shpreh se anë në situatë të mirë me partnerin e koalicionit, LDK-në, ndaj nuk sheh arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, sipas tij, subjekti i tij është kurdoherë i gatshëm për këtë alternativë.

The post Pajaziti: Opozita të reflektojë, demarkacionin do ta ratifikojmë appeared first on Mesazhi.com.

Regjimi sirian hedhë klorinë në Aleppo

Posted: 07 Sep 2016 08:58 AM PDT

Forcat e qeverisë siriane janë akuzuar për gjuajtjen e bombave nga helikopterët me përmbajtje të klorinës nga Aleppo, duke plagosur 80 njerëz.

Punëtorët vullnetarë të emergjencës thonë se njerëzit vuanin nga vështirësia e frymëmarrjes pas një sulmi në zonën Sukari, shkruan BBC.

Raporti nuk mund të verifikohej. Një hetim nga Shtetet e Bashkuara në gusht kanë gjetur se qeveria ka përdorur klorinë në të paktën dy raste.

Qeveria siriane gjithmonë ka mohuar përdorimin e armëve kimike. /rtv21/

The post Regjimi sirian hedhë klorinë në Aleppo appeared first on Mesazhi.com.

Në vjeshtë regjistrimi i popullsisë në veri – serbët nuk janë të gatshëm

Posted: 07 Sep 2016 08:00 AM PDT

Tashmë ekziston Ligji i rishqyrtuar për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë këtij viti duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Agjencia e statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, tashmë duhet të punojë për organizimin e regjistrimit të popullsisë në komunat veriore të vendit.

"Megjithatë, ne kemi pasur deklarime të disa përfaqësuesve të komunitetit serbë se ata nuk janë të gatshëm për këtë (regjistrimin e popullsisë në veri) edhe pse më herët është kërkuar nga ne që kjo të ndodhë, për shkak të të gjitha atyre problemeve që kanë qenë më herët në lidhje me buxhetet e këtyre komunave. Por, ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ligji është aprovuar. Pra, regjistrimi duhet të ndodhë këtë vit", tha Gecaj.

Në anën tjetër, Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, subjekt ky politik që është partner në koalicionin qeverisës në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Ligji për regjistrimin e popullsisë, në dispozita të caktuara, parasheh që të formohen Komisionet komunale për këtë çështje dhe në krye të këtyre komisioneve kanë qenë kryetarët e komunave.

Sipas tij, kryetarët e komunave në veri, u kanë thënë deputetëve serb të kuvendit të Kosovës se nuk janë plotësuar ende kushtet e sigurisë, ekonomike dhe sociale, që ky ligj të zbatohet në terren. Ky qëndrim, ka thënë Simiq, u është përcjellë përfaqësuesve të institucioneve qendrore në Prishtinë.

"Ende nuk ekzistojnë çfarëdo sinjale se regjistrimi i popullsisë në veri është i mundshëm. E dimë se kryetarët e komunave na kanë paraqitur, por edhe ne e dimë, se në bazë të numrit të popullsisë krijohet viti buxhetor, por kryetarët dhe të gjithë përfaqësuesit politik nga veriu e kanë bërë të qartë se nuk ekzistojnë mundësitë që të zbatohet ky ligj", theksoi Simiq.

Por, zëvendësministri Gecaj, thotë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë punuar dhe po punojnë për ta krijuar një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për regjistrim të popullsisë në veri.

Sipas tij, regjistrimi i popullsisë në veri, më herët ka qenë kërkesë e vet përfaqësuesve të serbëve.

"Nëse vërtet nuk ka një vullnet për regjistrim, atëherë unë e shoh që edhe ky regjistrim mund të dështojë. Prandaj, ne duhet, në këtë kohë, në vazhdimësi, të bisedojmë me këto komuna dhe përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që ai regjistrim të mos ndodhë vetëm 'pro forma', por vërtet të jetë regjistrim substancial, si dhe që qytetarët t'i përgjigjen atij regjistrimi dhe të mund të kemi regjistrim të mirë në këto komuna", është shprehur Gecaj.

Por, Simiq thekson se serbët në veri të Kosovës ende presin sinjale pozitive për zbatimin marrëveshjeve të Brukselit, gjë që nënkupton formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo sipas tij, do të ishte shenjë e përpjekjeve për pajtim dhe për ndërtimin e respektit të ndërsjellë.
"Më besoni që për shkak të mos lëvizjes nga 'pika e vdekur' për formimin e bashkësisë së komunave serbe, ende nuk ekzistojnë sinjale nga qytetarët se janë të disponuar për të marrë pjesë në regjistrim të popullsisë", tha Simiq.

Megjithatë, zëvendësministri Gecaj ka theksuar se procesi i regjistrimit të popullsisë në komunat veriore të Kosovës do të nis në vjeshtën e këtij viti.

Sido që të jetë, regjistrimi i popullsisë në Kosovë, kishte ndodhur ne vitin 2011, por, ky regjistrim nuk ishte bërë edhe në katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat patën refuzuar të marrin pjesë në këtë proces. /rel/

The post Në vjeshtë regjistrimi i popullsisë në veri – serbët nuk janë të gatshëm appeared first on Mesazhi.com.

Haradinaj: Ky version i Demarkacionit është “i vdekur”!

Posted: 07 Sep 2016 07:53 AM PDT

Sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, versioni i tanishëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është "i vdekur".

Ai këto komente i ka bërë në Pejë, në vazhdën e takimeve të tij me qytetarët nëpër komunat e Kosovës.

"Para se me u nënshkru demarkacioni, në momentin kur e kam marrë vesh se ka gabime në shënjimin e kufirit, i kam shkruar letër në atë kohe ish – Presidentes Jahjaga, kryeministrit Musftafa, kryetarit të Parlamentit Kadri Veseli, ish – ministrit të jashtëm, Hashim Thaçi, duke i lutur që të mos shkojnë tutje, sepse kanë ndodhur gabime. Letër i pata shkruar edhe komandantit të KFOR-it, ambasadorëve të vendeve të Quintit, përfaqësuesit të Bashkimit Evropian (BE), Samuel Zhbogar", ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, marrëveshja për demarkacionin në mes Kosovës dhe Malit të Zi ka vdekur, duke shtuar se më mirë do të ishte që të lejohej parlamenti që të bënte rrëzimin e një marrëveshje të tillë.

"Nëse nuk e kanë guximin, le ta rishikojnë atë. Rishikimi nënkupton me u kthy kufiri në Çakorr, në Kullë, me u kthy majave të larta", ka shtuar Haradinaj.

The post Haradinaj: Ky version i Demarkacionit është "i vdekur"! appeared first on Mesazhi.com.

Prishtina bindëse, kryeson e vetme

Posted: 07 Sep 2016 04:34 AM PDT

FC Prishtina është treguar mjaft bindëse, duke e mposhtur Hajvalinë me rezultat të pastër, 3:0, në ndeshjen që sapo përfundoi në Kastriot.

Bardhekaltrit kanë kaluar në avantazh qysh në minutën e parë me Labinot Osmanin, kurse Liridon Leci e ka ngritur avantazhin në minutën e 10-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Ndërkaq, Ahmed Januzi shënoi nga afërsia me kokë në minutën e 62-të, për ta vulosur fitoren e prishtinasve, të cilët në 25 minutat e fundit të ndeshjet kanë luajtur pa dy lojtarë, pasi u skuqën Debatik Curri dhe Endrit Krasniqi.

Ndërkohë, derbi i ditës së sotme ndërmjet Drenicës dhe Besës ka përfunduar baras, 1:1.

Drenica ka udhëhequr me Mziun, kurse rezultatin e ka barazuar në minutën e 92-të Elshani.

Gjilani e ka shënuar një fitore të madhe, duke e mposhtur Ferizajn në udhëtim, 2:1, kurse Llapi e mposhti Dritën në udhëtim 1:0. E Liria, fitoi me Trepçën, 4:1, gjithashtu si mysafire.

The post Prishtina bindëse, kryeson e vetme appeared first on Mesazhi.com.

Ministri Hoxhaj vizitë në EBA

Posted: 07 Sep 2016 04:00 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pas pjesëmarrjes në Forumin Strategjik të Bledit ka nisur një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në agjendë ka intensifikimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes dy vendeve.

Në ditën e parë të vizitës, në Abu Dhabi, Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Emirateve, Abdullah bin Zayed Al Nahyan me të cilin kanë diskutuar për një agjendë të përbashkët ekonomike dhe politike në muajt e ardhshëm.

Në takim është arritur pajtim që Kosovën së shpejti ta vizitoj një grup i investitorëve për të vlerësuar kapacitetet dhe asetet ekonomike të Kosovës.

"Sot kam pasur një takim jashtëzakonisht të mirë me ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me të cilin biseduam për shumë çështje të karakterit bilateral. Emiratet kanë qenë dhe janë një partner i rëndësishëm politik meqë e ka njohur Kosovën, ka ndihmuar në rritjen e numrit të njohjeve por edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Por qëllimi i vizitës është që si Emiratet të shndërrohen në një partner të rëndësishëm ekonomik për Kosovën dhe jemi pajtuar që ta organizojmë një Forum të Madh Ekonomik, në të cilin do të merrnin pjesë jo vetëm Emiratet, por edhe shtetet e tjera të Gjirit" ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, ministrit Al Nahyan ka deklaruar se ka ende shumë mundësi për të bashkëpunuar më afërsisht me Kosovën në të ardhmen.

"Ishte një mundësi e mrekullueshme për mua ta takoj homologun tim nga Kosova dhe të flasim për arritjet dhe progresin e Kosovës. Ne jemi shumë krenar për marrëdhëniet bilaterale që kemi me Kosovën dhe progresin që është arritur. Pa dyshim qeveria dhe populli i Kosoves kanë kaluar nëpër shumë sfida, Kosova ka miq të saj anembanë botës dhe ne mbesim të angazhuar në këtë drejtim. Ne vetëm mund të shpresojmë për një bashkëpunim edhe më të madh në të ardhmen në aspektin bilaterale që unë besoj kemi pasur mjaft të arritura, por edhe na mbetet të kemi të arritura edhe më shumë në të ardhmen" ka thënë Al Nahyan.

Ministrat Hoxhaj dhe Al Nahyan, kanë nënshkruar marrëveshjen për konsultimet e përbashkëta politike.

Hoxhaj gjatë qëndrimit në Emirate, do të zhvillojë një sërë takimesh dhe vizitash në Abu Dhabi dhe Dubai, mes tyre edhe takime me Autoritetin e Abu Dhabit për Investime dhe Odën Tregtare.

The post Ministri Hoxhaj vizitë në EBA appeared first on Mesazhi.com.

AAK: Takohemi me Mustafën nëse ka qëllime të mira për demarkacionin

Posted: 07 Sep 2016 03:55 AM PDT

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë shenja se do të marr pjesë në takimin e paralajmëruar nga kryeministri Mustafa, me partitë opozitare për të diskutuar për demarkacionin.

Por zyrtarë të kësaj partie ka thënë se duhet parë qëllimet që ka kryeministri Mustafa.

Kryeministri Mustafa ka thënë sot se do t'u dërgojë ftesë partive opozitare ftesë për të diskutuar dilemat për demarkacionin me Malin e Zi.

Muharrem Nitaj anëtarë i kryesisë dhe zëdhnës i AAK-së ka thënë për lajmi.net, se nëse qëllimi i këtij takimi është për të diskutuar për lëshimet që janë bërë nga kjo marrëveshje përgjigjeja do të jetë pozitive.

"Nëse kryeministri Mustafa e ka si çasje edhe një takim sa për ta kamufluar shenjëimin e dëmshëm dhe jo korret të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi një përpjekje e tillë nuk do të realizohet"

"Por nëse kryeministri Isa Mustafa pas kaq kohësh e ka kuptuar se versioni aktual i kufirit me Malin e Zi që është prodhuar nga Komisioni Shtetëror është gabim dhe ka një gadishmëri që ky version të rregullohet unë besoj që përgjigjeja do të jetë pozitive", ka thënë Nitaj për lajmi.net.

Ai ka thënë poashtu, se është për keqëardhje se si kryeministrit i është dashur më shumë se një vit, e pas shumë problemeve që janë krijuar nga kjo marrëveshje, të mendojë për një ftesë të tillë partive opozitare e në këtë rast edhe AAK-së si sponzorizuese e këtij kundërshtimi.

Me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa me 1 shtator është tërhequr nga rendi i ditës së Kuvendit, miratimi i Demarkacionit. Ai këtë e ka arsyetuar me kushtëzimet e bëra nga Lista Serbe e cila nuk ishte në atë seancë.

The post AAK: Takohemi me Mustafën nëse ka qëllime të mira për demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Nënshkruhet kontrata për autobusët e rinj të Prishtinës

Posted: 07 Sep 2016 03:03 AM PDT

Komuna e Prishtinës edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për furnizimin e 51 autobusëve të trafikut urban.

Me këtë rast, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë një konference për media ka folur rreth nënshkrimit të kontratës me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban, raporton Indeksonline

"Një proces i stërzgjatur që përfundimisht po finalizohet pas kalimit të garancion në Kuvendin e Kosovës. Në bashkëpunim me BERZH-in shpallëm fituesin dhe nënshkruam kontratën për autobusët e rinj. 51 autobusët e rinj do të jenë në transportin publik. Dua t'i potencoj disa gjëra; T'i kthejmë sa më shumë njerëz në transport publik, në vend që t'i kemi 50 makina, atëherë atë do ti zëvendësojmë me një autobusë. Autobusët janë të standardi "euro 6", standard modern", ka thënë ai.

Sipas planit financiar kostoja e biletës do të reflektojë edhe me blerjen e autobusëve të rinj, ka potencuar Ahmeti.

The post Nënshkruhet kontrata për autobusët e rinj të Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Mustafa diskuton për Demarkacionin me kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut

Posted: 07 Sep 2016 03:00 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.

"Gjatë takimit të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi, u bisedua për procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua gjerësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje shtetërore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës", thuhet në njoftimin për media.

Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetarët e komunave biseduan edhe për mundësitë e koordinimit lidhur me çështjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnjë pengesë të hapësirave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, si dhe mundësitë e ofrimit të të gjitha garancive dhe përkrahjes për realizimin e kësaj të drejte.

Gjatë takimit, u theksua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe konsultave të gjithanshme edhe me të gjitha subjektet tjera të interesuara lidhur me këtë çështje të rëndësishme për vendin dhe për qytetarët e Kosovës.

Qeveria e Kosovës do të punojë në argumentimin e fakteve për të gjitha çështjet që adresohen nga kryetarët e komunave dhe qytetarët.
Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Kuçi, kanë pritur sot në takim edhe drejtorin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, me të cilët u bisedua për të gjitha çështjet që lidhen me hapësirat pyjore të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për infrastrukturën e KEK-ut në atë zonë, në funksion të sqarimit të plotë të çështjeve që lidhen me shënjimin e kufirit me Malin e Zi./

The post Mustafa diskuton për Demarkacionin me kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut appeared first on Mesazhi.com.

Azem Syla mbetet i lirë

Posted: 07 Sep 2016 02:56 AM PDT

Azem Syla dhe të akuzuarit tjerë në rastin ‘Toka’ do të vazhdojnë mbrojtjen e tyre në liri. Vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka mbështetur edhe Gjykata e Apelit, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për kthimin e të dyshuarve në paraburgim.

Për këtë ka treguar avokati i ish-deputetit të PDK’së, Tomë Gashi, i cili thotë se aktgjykimi i Apelit e bënë të plotfuqishëm vendimin e 15 gushtit për lirimin e të paraburgosurve në fjalë.

“Azem Syla, do te mbrohet ne liri deri ne perfundim te procedures penale ne rastin ..Toka..

Sot gjykata e apelit ka refuzur ankesen e Prokurorit te eulexit me te cilen ankes aj ka kerkuar qe z. Azem Syla , Hajrulla Berisha dhe Nuhi Uka te rikthehen ne paraburgim pas lirimit te tyre me 25 gusht 2016Gjykata e apelit ka konsideruar se nuk ka asnji arsye ligjore qe te ndryshohet aktvendimi me te cilin ata jan liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi eshte i plotfuqishem apo i formes se prere.Daja dhe te tjertet do te mbrohen nga liria ne ket qeshtje penale”, ka shkruar Gashi në facebook.

The post Azem Syla mbetet i lirë appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :