Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Reali barazon edhe me Las Palmas” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Reali barazon edhe me Las Palmas” plus 9 more


Reali barazon edhe me Las Palmas

Posted: 24 Sep 2016 09:37 AM PDT

Real Madrid ka dështuar sërish të fitojë në La Liga.

Mbretërit kanë barazuar 2:2 në udhëtim te Las Palmas, në kuadër të xhiros së gjashtë.

Asenio dhe Benzema shënuan për Realin, ndërsa për vendasit e Las Palmas shënuan Tanausu dhe Araujo.

Pas gjashtë xhirosh, Real kryeson me 14 pikë, një më shumë Barcelona

The post Reali barazon edhe me Las Palmas appeared first on Mesazhi.com.

Ligji i ri po i disiplinon shoferët!

Posted: 24 Sep 2016 08:20 AM PDT

Pak ditë prejse ka nisur zbatimi i ligjit të ri në komunikacion, ka filluar edhe shqiptimi i gjobave.

Pjesëmarrësit në komunikacion kanë qëndrime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Disa thonë se është dashur më herët që të ndryshohet ligji për komunikacion, e disa të tjerë kundërshtojnë shumën e madhe të gjobave të cilën e ndërlidhin me standardin e jetës në Kosovë.

"Është shumë në rregull, përderisa rregullohet komunikacioni", i ka thënë një qytetar RTK-së.

"Derisa e ki ni rrogë normale këtu prej 250 deri në 400 euro, atëherë ni gjobë deri në 900 euro… nuk e di unë qysh e kanë parapa k'ta", tha një tjetër.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se edhe pse është pak herët për t'u parë ndryshimet, nga zbatimi i këtij ligji shprehen se ka rënë numri i aksidentet në trafik.

"Numri i aksidenteve është më i vogël në krahasim me ditët e tjera", tha majori Jeton Rexhepi.

Ai shtoi se do të organizohen kampanja informuese rreth plotësim ndryshimit, të cilat do të mbështeten edhe nga Ministria e Infrastrukturës si financuese e këtij projektligji.

Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane varirojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi e tejkalon shpejtësinë për më shumë se 50 kilometra në orë, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro.

The post Ligji i ri po i disiplinon shoferët! appeared first on Mesazhi.com.

Arsenali i fortë për Chelsean

Posted: 24 Sep 2016 08:00 AM PDT

Skuadra e Arsenalit ka vazhduar me fitore në Premier Ligë.

"Topçinjtë" arritën që në derbin e Londrës të mposhtin skuadrën e Chelseas me rezultat 3 me 0.

Ekipi i Contes, u dënua nga një gabim amatoresk nga mbrojtësi Cahill i cili pasoi te Sanchez e ky i fundit përball portierit ishte i saktë.

Në minutat 14-të dhe 40-të, ekipi i Wengerit shënoi edhe dy herë me anë të Ozil dhe Walcott duke vulosur ndeshjen qysh në pjesën e parë.

Pjesa e dytë i takoi Bluve të Londrës, por nuk arritën që së paku të shënonin golin e ashtuquajtur, i nderit.

Me këtë fitore, Arsenali grumbullon 13 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Chelsea mbetët me 10 pikë në të tetin.

The post Arsenali i fortë për Chelsean appeared first on Mesazhi.com.

SHBA nuk ka objektive ushtarake për të hequr Assadin nga pushteti

Posted: 24 Sep 2016 07:39 AM PDT

Një oficer i lartë ushtarak amerikan i tha Kongresit të enjten se SHBA nuk ka objektive ushtarake për të hequr Assadin nga pushteti, duke shtuar se heqja e Assad nuk është objektivi politik i Forcave Demokratike siriane (SDF), të udhëhequra nga dega siriane e organizates terroriste PKK – YPG.

Deklarata nga nga gjenerali Joseph Dunford, kryetar i shefave të përbashkët të Shtabit, është bërë pasi senatorja Lindsey Graham nga Komiteti i Shërbimeve të Armatosura të Senatit nëse SHBA synon të armatosë SDF dhe nëse largimi i Assadit është një prioritet për SHBA apo SDF. Duke iu përgjigjur pyetjes, përpara komenteve të Dunford, Sekretari i Mbrojtjes Ash Carter tha: “Unë e mbështes punën me ta, ne u kemi dhënë atyre disa pajisje tashmë, ne jemi duke u dhënë atyre armë.”

Megjithatë, Dunford u përgjigj duke thënë: “Ky nuk është objektivi i tyre i deklaruar politik”.

Graham ka kritikuar përgjigjet e Dunford dhe Carter, duke thënë: “Në qoftë se forca kryesore në Siri nuk ka për qëllim për të hequr Assadin, atëherë cila forcë do ta bëjë këtë?”
/Mesazhi/

The post SHBA nuk ka objektive ushtarake për të hequr Assadin nga pushteti appeared first on Mesazhi.com.

Ish-komandanti denoncon Agim Çekun: Pas luftës ishin 20 mijë ushtarë të UÇK-së, e jo 60 mijë

Posted: 24 Sep 2016 06:19 AM PDT

Njëri prej eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llap, Arif Muçolli ka treguar se pasluftës ia kishte dërguar tri herë të dhënat e Zonave Operative për numrin e ushtarëve. Në asnjërin rast shifrat nuk kishin shkuar më shumë se 20 mijë ushtarë të UÇK'së.

"Po ja perkujtoj z.Agim Cekut, se sa ishte Komandant i TMK-se,se paku dy deri ne tri here i kemi grumbullue te dhenat per keto kategori nga te gjitha Zonat dhe asnjehere nuk eshte kalue nr.prej 20 mijë", ka shkruar Muçolli i njohur si Komandant Mësuesi.

Ky ish-ushtarak ka treguar se këto të dhëna ekzistojnë në Arkivin e TMK'së ku i kishte deponuar dokumentet e verifikuara me numrin e ushtarëve.

Ka akuzuar se krejt këto dallavere me lista janë bërë për përfitime politike, klanore, familjare por edhe materiale.

Ka thënë se përpos Agim Çekut edhe të tjerët të përfshirë në këtë skandal kanë bërë devalvimin e vlerave të luftës.

Ndërkohë, ende askush s'ka shkuar në burg për keqpërdorimin e statusit të veteranit të UÇK'së. Për dallim prej Kosovës, në Kroaci ka pasur raste kur edhe pas njëzet vitesh janë zënë keqpërdoruesit e luftës, duke u dënuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.

The post Ish-komandanti denoncon Agim Çekun: Pas luftës ishin 20 mijë ushtarë të UÇK-së, e jo 60 mijë appeared first on Mesazhi.com.

Liverpooli dhe City vazhdojnë me fitore

Posted: 24 Sep 2016 05:56 AM PDT

Liverpooli dhe City kanë shënuar fitore në kuadër të xhiros së gjashtë të Premierligës.

Skuadra e Jurgen Klopp, ka mposhtur me rezultat 5:1 Hull Cityn.

Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka shënuar fitoren e gjashtë në po kaq ndeshje, duke mposhtur Swansean në udhëtim 1:3.

The post Liverpooli dhe City vazhdojnë me fitore appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona deklason Gijonin

Posted: 24 Sep 2016 05:54 AM PDT

Barcelona ka shkatërruar Sporting Gijonin në kuadër të xhiros së gjashtë.

Blaugranët kanë mposhtur 0:5 Gijonin në udhëtim.

Neymar me dy gola, Suarez, Turan dhe Rafinha me nga një, ishin realizatorët në fitoren e Barcelonës.

The post Barcelona deklason Gijonin appeared first on Mesazhi.com.

Vritet në një sulm të armatosur një grua e mbuluar në Francë

Posted: 24 Sep 2016 05:00 AM PDT

PARIS: Një person i pa identifikuar ka vrarë një grua të mbuluar muslimane e cila po kalonte me automjetin e saj në rrugën Candale raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të gazetës “Le Parisien”, bazuar në burimet e policisë mësohet se në orët e mbrëmjes së djeshme një person i pa identifikuar ka vrarë një grua të mbuluar muslimane e cila po kalonte me automjetin e saj në rrugën Candale.

Në lajm vihet në dukje se sulmuesi me motoçikletë ka vrarë 30 vjeçaren duke e qëlluar 5 herë në kokë. Ka dyshime se ngjarje mund të jetë një sulm islamofobik. Gjithashtu bëhet e ditur se prokuroria në Bobigny ka nisur hetimin penal në lidhje me sulmin.

Ndërsa në një deklaratë me shkrim të bërë nga Shoqata për Luftën kundër Islamofobisë në Francë (CCIF), për hetimet në lidhje me sulmin, theksohet se duke marrë parasysh vendin ku është kryer sulmi dhe vendosja në objektiv e një gruaje të mbuluar, ngjarja duhet të shikohet edhe me karakter islamofobik.

Gjithashtu në deklaratë i është bërë thirrje edhe dëshmitarëve të mundshëm që të ndajnë informacione në lidhje me ngjarjen.

The post Vritet në një sulm të armatosur një grua e mbuluar në Francë appeared first on Mesazhi.com.

Mbahet samiti i grave myslimane në Malajzi

Posted: 24 Sep 2016 04:40 AM PDT

Mijëra pjesëmarrës nga e mbarë bota janë mbledhur në Kuala Lumpur për samitin dhe ekspozitën "Gratë Muslimane: Të Buta si Mëndafshi, të Forta si Hekuri" që po mbahet në kryeqendrën e Malajzisë në datat 23-25 shtator, raporton Anadolu Agëency (AA).

Zëvendës ministri turk për Familjen dhe Politikat Sociale, Mehmet Ersoy, e ka vlerësuar eventin si një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer ide në kohën kur bota ka nevojë për bashkim dhe solidarizim.

"Gjetëm një mundësi që të ndajmë me shtetet simotra përvojën e Turqisë dhe përpjekjet tona në drejtim të përforcimit të pozitës së gruas", deklaroi Ersoy për AA. Ai ka shtuar se konferenca ka paraqitur një mundësi të mirë që tu shpjegohet muslimanëve të pranishëm se si organizata terroriste FETO keqpërdor vlerat e shenjta islame.

“U përpoqëm të përcjellim se FETO nuk ka asgjë të bëjë me fenë, me Islamin, por përdor vlerat tona të shenjta që të infiltrohet në shtet dhe në shoqëri", tha ai, duke shtuar se takimet gjatë samitit kanë qenë shumë të dobishme.

Samiti synon të bëjë përpjekje për të fuqizuar gratë dhe të ofrojë një platformë për të ndarë idetë dhe përvojat e tyre.

Objektivi i tij është për të krijuar sinergji të gjerë dhe rrjet midis OJQ-ve nga mbarë bota për ndjekjen e prosperitetit global dhe paqen.

Organizator të tij janë universiteti Islamik i Malajzisë, Qendra Turke-Aziatike për Studime Strategjike dhe OJQ të ndryshme nga Turqia.

The post Mbahet samiti i grave myslimane në Malajzi appeared first on Mesazhi.com.

Dialogu Kosovë – Serbi, përmbyllet me integrim në BE apo njohje reciproke?

Posted: 24 Sep 2016 04:38 AM PDT

Sipas analistëve, dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të vazhdojë deri në përmbylljen e procesit të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Ndërkaq, sipas përfaqësuesve qeveritar, ky proces nuk mund të zgjasë deri në atë fazë, por duhet të dinamizohet dhe përmbyllet më shpejt.

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se bisedimet duhet të intensifikohen në mënyrë që të hapet edhe kapitulli me temat përmbyllëse.

"Duhet të dinamizohet dialogu dhe të jetë më i shkurtë, në mënyrë që të përfundojë më shpejt dhe jo të përfundojë siç e mendojnë disa, në kohën kur të dyja shtetet të anëtarësohen në Bashkimin Evropian".

"Pra, ne mendojmë që dialogu mund të ketë sukses vetëm në qoftë se do të jetë i dinamizuar dhe të rrumbullakohet me një proces të njohjes reciproke mes dy shteteve", thekson Tahiri.

Ndërkohë, në opinionet e tyre, analistët politikë presin që bisedimet do të sjellin si rezultat edhe disa marrëveshje.

Për faktin se Serbia është një hap përpara Kosovës në procesin e integrimit evropian, besohet se nëse jo njohja e Kosovës, të paktën arritja e një marrëveshjeje me Kosovën për normalizim të plotë të marrëdhënieve, mund të jetë një nga obligimet e fundit që do ta ketë Serbia para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo marrëveshje, paralajmërohet se do të përmbajë edhe klauzolën, përmes së cilës, Serbia do të zotohet se nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Analisti i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, thotë për Radion Evropa e Lirë se Bashkimi Evropian është i interesuar që tash për tash të mbyllen temat që kanë dalë si rezultat i Marrëveshjes së parë të prillit të vitit 2013. Kurse, deri te mbyllja e dialogut, Rashiti thotë se do të dalin si nevojë edhe disa marrëveshje tjera.

"Këtë proces që e ka ndërtuar BE-ja po mendon që të zgjasë deri në integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Është shumë i zgjatur. Pjesa e parë e marrëveshjes kryesisht është për integrimin e serbëve, që është me rëndësi për Kosovën, por me të nuk normalizohen raportet me Serbinë".

"Kështu që, marrëveshja e dytë mund të ketë fusha tjera, kombinim i çështjeve teknike dhe ndoshta si të respektohen legjislacionet e njërit dhe tjetrit shtet, por nuk do të jetë fazë e përmbylljes. Do të shohim marrëveshjen e parë, të dytë, të tretë,të katërt e kështu me radhë", thotë Rashiti.

Në anën tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se që nga viti 2014, Prishtina i ka dorëzuar Brukselit një dokument ku përfshihen temat dhe parimet e rrumbullakimit të dialogut. Ajo i përmend disa nga kërkesat e Prishtinës për finalizimin e dialogut, ndonëse i gjithë procesi aktualisht po udhëhiqet dhe lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

"Ky dokument përfshin disa parime. Së pari që të realizohet demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pastaj vendosja e parimit të respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial dhe mos ndërhyrjes në sovranitetit e njëra tjetrës, sipas të Drejtës Ndërkombëtare".

"Një parim tjetër është që të dyja shtetet të mos e pengojnë njëra-tjetrën në integrimet ndërkombëtare, pra këtu kemi të bëjmë me mospendimin, nga ana e Serbisë, që Kosova të bëhet anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara", thotë Tahiri.

Ndër parimet tjera që i kërkon Prishtina, sipas Edita Tahirit, janë shuarja e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, reparacionet e luftës dhe dëmshpërblimi që Serbia duhet t'i paguajë Kosovës, pastaj njohja reciproke e deri te diskutimet për sukcesion në mënyrë që Kosova të marrë hisen e vet si një prej ish-njësive federale të ish-Jugosllavisë.

Ndërkohë, Naim Rashiti thotë se kohëve të fundit, po vërehet një interesim i Serbisë për bisedime teknike në mënyrë që të përshpejtojë hapat e saj drejt hapjes së kapitullit 35 të përcaktuar nga Bashkimi Evropian, ku flitet për raportet me Kosovën. Por, këto zhvillime, sipas tij, ndërlidhen me këtë fazë të dialogut dhe jo me përmbylljen e procesit.

"Në këtë fazë, e besoj edhe në vitet e ardhshme do të flasim vetëm për zbatimin e marrëveshjes së parë, ku përfshihet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Po ashtu, dialog në nivel liderësh do të ketë shumë pak deri në fund të vitit".

"Serbia këta muaj është shumë aktive për të treguar gatishmëri në zbatimin e marrëveshjeve për faktin se është duke pritur raportin e kapitullin 35 për hapjen e dy kapitujve të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian", thekson Rashiti.

Analisti Rashiti pret që në pranverën e vitit të ardhshëm, të ketë edhe një tjetër ngadalësim të dialogut, për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po lehtësohet nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i këtij dialogu është thënë se është normalizimi i raporteve ndërmjet dy vendeve, si kusht që do t'i paraprijë integrimit të Kosovës dhe Serbisë në Bashkimin Evropian.(REL)

The post Dialogu Kosovë – Serbi, përmbyllet me integrim në BE apo njohje reciproke? appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :