Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr” plus 9 more


Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr

Posted: 17 Sep 2016 10:10 AM PDT

Sefer Seferi është mundur nga Manuel Charr.

Vëllai i Nuri Seferit, Sefer Seferi, është mundur nga boksieri gjerman Manuel Charr në një meç shumë interesant.

Meçi mes Seferit dhe Charr ka zgjatur 12 raunde.

The post Sefer Seferi mposhtet nga Manuel Charr appeared first on Mesazhi.com.

Ymeri: Thaçi po i del në mbrojtje simbolit të gjenocidit të Millosheviqit

Posted: 17 Sep 2016 09:13 AM PDT

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka reaguar ndaj Kishës Ortodokse që gjendet në kampusin e Universitetit të Prishtinës, duke thënë se ky është simbol i regjimit okupator e gjenocidial i Millosheviqit.

Ai i është drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se po i del në mbrojtje "këtij narracioni të Millosheviqit", përcjellë Indeksonline.

Lexoni postimin e plotë të Ymerit:

Objekti kishtar i ndërtuar në hapësirën universitare në Prishtinë, dhe i inauguruar në janar të vitit 1999 është simbol i regjimit okupator, fashist e gjenocidal të Millosheviqit dhe shtetit të Serbisë.

Ky objekt nuk mund të ndahet nga ajo çfarë ai përfaqëson, nga ajo që është synuar të përfaqësojë – hegjemoninë dhe gjithëpushtetshmërinë e Serbisë dhe kriminelëve të Millosheviqit në Kosovë të vendosur kundër vatrës së rezistencës dhe luftës për çlirim kombëtar të shqiptarëve që simbolizohej me Universitetin.

Pra, i ashtuquajturi President, i votuar nën masa të dhunshme, Hashim Thaçi, tash drejtpërdrejt po i del në mbrojtje pikërisht këtij narracioni të Millosheviqit (aq më tepër kur, përkundër të vërtetës, e arsyeton sulmin e tij ndaj studentëve protestues me narracionin e rremë të regjimit të Serbisë).

A të çuditemi? Do të çuditesha po të vepronte ndryshe. Njeriu që e pranon se në Kosovë gjatë luftës shqiptarët kanë ushtruar terror, natyrisht se insiston që simboli i hegjemonisë së Serbisë të mos preket. Problemi është se ky njeri e ka zaptuar postin e Presidentit të Republikës.

The post Ymeri: Thaçi po i del në mbrojtje simbolit të gjenocidit të Millosheviqit appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e mbyll me humbje ciklin kualifikues për EuroBasket

Posted: 17 Sep 2016 08:49 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës me humbje ka përmbyllur ciklin kualifikues për EuroBasket.

Në ndeshjen e fundit të grupit E, Kosova u mund nga Bullgaria në palestrën 'Minatori', me rezultat 62:67.

Përfaqësuesja e Bullgarisë tregoi lojë më të mirë se Kosova sidomos në çerekun e dytë, të cilin e fitoi me rezultat 22:10, ndërsa në pushimin e pjesës së parë shkoi me epërsi 42:28.

Çereku i tretë i takoi Kosovës, të cilin e fitoi 15:8, për të ngushtuar epërsinë.

Edhe çereku i katërt i takoi Kosovës, të cilin e fitoi me rezultat 19:17, gjë që nuk mjaftoi për fitoren e parë.

The post Kosova e mbyll me humbje ciklin kualifikues për EuroBasket appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi e quan të turpshme protestën e studentëve kundër kishës ilegale

Posted: 17 Sep 2016 08:03 AM PDT

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi i ka quajtuar të papranueshme veprimet e sotme të disa studentëve të UP-së, respektivisht të organizatës "SKV", të cilët protestuan në kampusin universitar, para Kishës Ortodokse serbe.

Sipas tij, çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t'i kultivojmë dhe me të cilat mburren të gjithë, transmeton Indeksonline

"Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare", ka shkruar ai në "Faceobok

Postimi i plotë:

Është e papranueshme dhe e turpshme protesta e sotme para objektit të Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë dhe është e dënueshme dhuna që është manifestuar aty.

Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare.

Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t'i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë.

Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve. E jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë. HTH

The post Thaçi e quan të turpshme protestën e studentëve kundër kishës ilegale appeared first on Mesazhi.com.

Lirohet Azem Syla

Posted: 17 Sep 2016 07:55 AM PDT

Gjyqtarja e procedurës paraprake e ka hedhur poshtë kërkesën e prokurorit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Azem Sylës.

Syla ishte arrestuar të premten me urdhër të prokurorit të Eulex-it, me arsyen se ai ka tentuar të ndikoj të dëshmitari i dytë i mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati, Tomë Gashi.

Ky është njoftimi i tij;

Me vendimin e Gjyqtares se Eulexit lirohet nga paraburgimi Z. Azem Syla. Eshte refuzuar kerkesa e prokurorit te Eulexit per caktimin e paraburgimit dhe me vendimin e Gjyqtares se Eulexit eshte verteturar qe Z. Azem Syla nuk ka ndikuar dhe nuk ka tentuar te ndikoj tek deshmitaret e mbrojtur. Arrestimi i djeshem i Z. Azem Syla ka qene skandaloz, i pa nevojshem, dhe krejtesisht i pa ligjshem.

The post Lirohet Azem Syla appeared first on Mesazhi.com.

SHBA, konsumatorët presin 25 orë në radhë të gjata për blerjen e iPhone7

Posted: 17 Sep 2016 07:36 AM PDT

Pas paralajmërimeve se në shitje do të dalë modeli i ri i telefonit të Apple iPhone7, para dyqanit në qytetin Palo Alto të Kalifornisë, qindra klientë kanë formuar radhë të gjata për të qenë në mesin e blerësve dhe poseduesve të parë të modelit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Dyqanin e Apple-s në këtë qytet e hapi drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Tim Cook, ndërsa konsumatorët të cilët kishin qëndruar më shumë se 25 orë duke pritur në radhë të gjata, me duartrokitje dhe ovacione përshëndetën ardhjen e shitësit dhe hapjen e dyqanit.

The post SHBA, konsumatorët presin 25 orë në radhë të gjata për blerjen e iPhone7 appeared first on Mesazhi.com.

Serwer: Serbia ta pranojë Kosovën, nëse do anëtarësim në BE

Posted: 17 Sep 2016 05:48 AM PDT

Eksperti amerikan i politikave ndërkombëtare, Daniel Serwer, ka thënë se vendet e Bashkimit Europian nuk do të lejojnë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së pa zgjidhur çështjen me Kosovën, që është njohja e pavarësisë së saj, njofton Klan Kosova.

"Serbia duhet të kuptojë se, ose tani ose në të ardhmen, nuk ka asnjë shans për anëtarësim në BE, pa e pranuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, por de facto Serbia e ka njohur Kosovën me marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga Beogradi dhe Prishtina", ka thënë Serwer për gazetën serbe Blic.

Ish-diplomati i Departamentit të Shtetit, i cili është shumë i informuar në lidhje me kushtet aktuale në shtetet e ish-Jugosllavisë, e që tani është ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Washington, ia thënë se autoritetet serbe gabojnë nëse mendojnë se procesi i anëtarësimit në BE do të përfundojnë më të mirë për Serbinë se sa skenari që ai parashikon.

"Në fund të procesit, Beogradi do të jetë nën presion të madh për të hequr të gjitha pengesat për anëtarësim, duke përfshirë edhe njohjen e Kosovës", ka thënë ai.

The post Serwer: Serbia ta pranojë Kosovën, nëse do anëtarësim në BE appeared first on Mesazhi.com.

Arsenali vazhdon me fitore, rikthehet edhe Leicesteri

Posted: 17 Sep 2016 05:33 AM PDT

Skuadra e Leicester Cityt është rikthyer me fitore në Premier Ligë, pasi në xhiron e pestë arriti që me rezultat 3 me 0 ta mposht ekipin e Burnleyt.

Golat për kampionin e sezonit kaluar i shënuan: Slimani (2), dhe një auto gol nga Mee.

Ekipi i Ranierit me këtë fitore grumbullon shtatë pikë në pozitën e nëntë.

Fitore të rëndëshishme këtë xhiro ka arritur edhe Arsenali që mposhti me lehtësi Hull Cityn 4 me 1.

Golat për "Topcinjtë" i shënun: Sanchez (2), Walcott dhe Xhaka, ndërsa golin e vetëm për Hullin e shënoi Snodgrass.

Arsenali me këtë fitore ngjitet në piztën e tretë më 10 pikë, ndërsa Hulli mbetet me koutën e shtatë pikëve.

The post Arsenali vazhdon me fitore, rikthehet edhe Leicesteri appeared first on Mesazhi.com.

Manchester City vazhdon me formë të shkëlqyer

Posted: 17 Sep 2016 05:31 AM PDT

Manchester City vazhdon me formë të shkëlqyer në Premier Ligë, ku në pesë ndeshje ka arritur pesë fitore.

Së fundi citizën arritën të mposhtin Bournemouthin me rezultat të thellë 4 me 0.

Golat për ekipin e Guardiolës i shënuan: De Bruyne, Iheanacho, Gundogan dhe Sterling.

Vlen të përmendet se për Cityn me karton të kuq u ndëshkua sulmuesi spanjoll, Nolito.

Me këtë fitore Manchester City kryeson në tabelë me 15 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, tretë, katër dhe pesë.

The post Manchester City vazhdon me formë të shkëlqyer appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona shënon fitore të lehtë kundër Leganes

Posted: 17 Sep 2016 01:55 AM PDT

Barcelona shënoi fitore të thellë ndaj Leganes duke e mposhtur me rezultat të thellë 5:1. Lionel Messi shënoi dy gola kurse Neymar e Luis Suarez shtuan nga një.

Rafinha e realizoi të pestin për kampionin. Kurse, Gabriel shënoi të vetmin gol të vendasve.

The post Barcelona shënon fitore të lehtë kundër Leganes appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :