Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Takimi Unkrainë -Kosovë, nuk ka ndalesë për tifozë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Takimi Unkrainë -Kosovë, nuk ka ndalesë për tifozë” plus 9 more


Takimi Unkrainë -Kosovë, nuk ka ndalesë për tifozë

Posted: 25 Sep 2016 08:11 AM PDT

Federata e Futbollit të Ukrainës ka lëshuar një komunikatë të rëndësishme para ndeshjes me Përfaqësuesen e Kosovës.
Kjo federatë ka hedhur poshtë zërat se ndeshja e 9 tetorit mes Ukrainës dhe Kosovës do të luhet pa tifozë.

Ukraina ndeshjen si vendas ndaj Kosovës, është detyruar ta zhvillojë në stadium neutral, dhe për këtë ka zgjedhur Kosovën.

"Një numër i madh i medieve kanë shpërndarë informacion se ndeshja mes Ukrainës dhe Kosovës më 9 tetor do të luhet pa tifozë. Federata e Futbollit të Ukrainës deklaron se nuk ka ndalime ose kufizime për tifozët për ndeshjen ndaj Kosovës", thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Ukrainës,

The post Takimi Unkrainë -Kosovë, nuk ka ndalesë për tifozë appeared first on Mesazhi.com.

Gjykata Speciale pritet të ndjekë zyrtarë të lartë të shtetit

Posted: 25 Sep 2016 08:07 AM PDT

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, nuk pritet të dalin para drejtësisë deri kah fundi i këtij viti apo fillimi i vitit 2017.

Kjo të paktën është konfirmuar nga kryeprokurori David Schwendiman, raporton RTV21.

Aktualisht është hapur konkursi për të përzgjedhur prokurorë e gjykatës që do të punojnë në këtë gjykatë e të cilët do të merren me rastet e krimeve të pretenduara që kanë kryer ish-pjesëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998-2000.

Avokati Tahir Rrecaj, duke mos dashur të përmend emra, thotë se nuk përjashtohet mundësia që akuzat e para të ngrihen ndaj zyrtarëve të lartë të skenës politike në vend.

Schwendiman ka thënë më parë se do të bisedojë me prokurorë të shteteve të rajonit, e edhe me ata serbë për të mbledhur informata në lidhje me dyshimet për krimet e kryera nga ish-ushtarët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Mirëpo, avokati Tomë Gashi thotë se prokurorët serbë mund të ndikojnë në proceset gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas dy avokatëve, Rrecaj e Gashi, të gjitha krimet e pretenduara që janë kryer gjatë luftës në Kosovë, do të duhej të trajtoheshin nga gjykatat e Kosovës "në mënyrë që vendi ynë të forcohet në këtë aspekt e t'i zgjidh problemet e veta".

The post Gjykata Speciale pritet të ndjekë zyrtarë të lartë të shtetit appeared first on Mesazhi.com.

Përurohet xhamia e re në Glloboçicë të Kaçanikut(Video)

Posted: 25 Sep 2016 06:29 AM PDT

Në fshatin Glloboçicë të Kaçanikut sot në mënyrë solemne është përuruar xhamia e re. Në këtë ngjarje morën pjesë drejtues të BIK-ut nga qendra, si dhe drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kacanikut.

xhami2

Në emër të myftiut Naim Tërnava, foli kryeimami Sabri Bajgora, I cili falenderoi të gjithë banorët dhe qytetarët e kësaj ane që ndihmuan jetësimin e kësaj xhamie mjaftë të nevojshme për këtë fshat.

xhami1

"Ky objekt madhështor, me plot të drejtë shpresojmë që të jetë vatër e edukimit të shumë brezave e gjeneratave si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në atë kombëtar. Allahu i Madhërishëm i shperbleftë të gjithë ata bamirësa të cilët ofruan ndihmën e tyre, që ky objekt i mrekullueshëm sot të jetë i gatshëm për adhurimin e Krijuesit fuqiplotë, ka thënë Kryeimami Bajgora, gjatë ceremonisë solemne të përurimit të kësaj xhamie./Mesazhi.com/

The post Përurohet xhamia e re në Glloboçicë të Kaçanikut(Video) appeared first on Mesazhi.com.

Atletico mposht Deportivon

Posted: 25 Sep 2016 06:18 AM PDT

Atletico Madrid ka shënuar fitore minimal kundër Deportivo La Corunas, skuadër të cilën e mposhti me rezulta 1:0.

Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kryesor i skuadrës, Antonie Griezmann.

Pas kësaj fitoreje Atletico ngritët në vendin e tretë me 12 pikë, 2 më pak se sa Real Madrid në vendin e parë dhe një se Barcelona në vendin e dytë.

The post Atletico mposht Deportivon appeared first on Mesazhi.com.

Në vend të Xhamisë së Ibrit po ndërtohet një fushë tenisi!?

Posted: 25 Sep 2016 06:16 AM PDT

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se sot ishte për të parë punimet në Urën e Ibrit, ku ka parë se po ndërtohet një fushë tenisi në tokën e Xhamisë së Ibrit.

Xhamia e Ibrit ishte më e vjetra në Mitrovicë, që u dogj dhe u rrënua nga forcat serbe në prill 1999.

"Çdo popull normal për këtë akt do t'i dënonte me burg të përjetshëm, Isa Mustafën, Edita Tahirin, Blerim Shalën, Naim Tërnavën, për tradhti të lartë ndaj atdheut, për shkatërrim të kulturës etj.", thuhet në një letër që Spahiu ua ka dërguar mediave.

The post Në vend të Xhamisë së Ibrit po ndërtohet një fushë tenisi!? appeared first on Mesazhi.com.

Turqia godet rëndë ISIS-in në Siri

Posted: 25 Sep 2016 04:07 AM PDT

Ushtria turke ka goditur 38 objektiva të organizatës terroriste ISIS, dhe ka shkatërruar 16 objektiva të tjera. Lajmin e bën të ditur ushtria turke.

Përmes njoftimit,  shtabi i përgjithshëm turk bëri të ditur se avionët turq kanë goditur në mënyrë ajrore ISIS-in, duke shkatërruar 16 objektiva, nga to 12 objekte.
Dita e djeshme shënoi ditën e 32-të të Operacionit “Mburoja e Eufratit”, e cila filloi muajin e kaluar.

Turqia ka thënë se ky operacion ka për qëllim forcimin e sigurisë së kufijve, duke mbështetur forcat e koalicionit, dhe duke eliminuar kërcënimin e paraqitur nga organizatat ekstremiste, veçanërisht ISIS-i.
Operacioni është në përputhje me të drejtën e vendit për vetëmbrojtje, dhe buron nga traktatet ndërkombëtare që u japin të drejtë forcave të armatosura të Turqisë të mbrojnë vendin nga kërcënimet. /MESAZHI/

The post Turqia godet rëndë ISIS-in në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Kosova përsëri drejt UNESCO-s

Posted: 25 Sep 2016 03:06 AM PDT

Kosova është duke i bërë të gjitha përgatitjet për të kandiduar sërish për anëtarësim në Agjencinë për Kulturë, Shkencë dhe Arsim të Kombeve të Bashkuara (UNESCO), konfirmojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Ndonëse ende nuk është konfirmuar ndonjë afat konkret se kur do të ndodhë kandidimi i Kosovës në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Valon Murtezaj, thotë për Radon Evropa e Lirë, se institucionet e Kosovës janë duke punuar në dy linja, duke forcuar koordinimin brenda institucioneve të Kosovës, por edhe koordinimin me faktorë të jashtëm, që kanë përvojë të madhe në fushat që i mbulon UNESCO, prej të cilave përvoja Kosova mund të mësojë.

"Institucionet e Republikës së Kosovës, Ministria e Jashtme, por edhe ministritë tjera që ndërlidhen me fushat që UNESCO i mbulon, janë duke bërë përparime në kuptimin e hartimit të dokumenteve shtesë qoftë legjislative apo strategjike, në mënyrë që të adresojë çështjet që lidhen me fushën e veprimtarisë të UNECO-s. Do të thotë, siç janë: kultura, trashëgimia kulturore, aspektet e edukimit, të komunikimit në përgjithësi, të diversitetit etj. Pra, në këtë kuptim, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar", thotë Murtezaj.

Kandidimi i Kosovës për UNESCO, vitin e kaluar, ishte kundërshtuar mjaft fuqishëm nga Serbia, me pretendimin se Kosova dëshiron ta tjetërsojë dhe përvetësojë trashëgiminë kulturore dhe historike serbe në Kosovë. Në këtë pikë, kundërshtime ndaj anëtarësimit të Kosovës në UNECO, kishte bërë edhe Kisha Ortodokse Serbe.

Lidhur me atë se cili do të jetë reagimi i kësaj kishe përballë përpjekjes së sërishme të Kosovës për t'u anëtarësuar në UNESCO, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, thotë se nuk dëshiron të flasë. Sipas tij, kjo kishë ende nuk e ka diskutuar këtë çështje për të nxjerrë qëndrimin e saj në opinion.

Por, megjithatë, igumeni Janjiq thotë për Radion Evropa e Lirë se respektimi i të gjitha besimeve, i lirive fetare, i objekteve dhe trashëgimive që u përkasin bashkësive fetare, duhet të tregohet me vepër.

"Të gjitha bashkësitë fetare dhe të gjitha objektet e tyre duhet të sigurohen në mënyrë të njëjtë. Ndërkaq, liria e besimit në të gjitha objektet fetare, duhet të jetë e garantuar me ligj, nëse dëshirojmë të shkojmë drejt të ardhmes", shprehet Janjiq.

Ismajl Hasani, anëtar i Këshillit drejtues të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova e ka strategjinë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe monumenteve të tjera të kultit ose të kulturës materiale dhe të asaj shpirtërore.

"Është një kornizë e mjaftueshme, e cila garanton që në bashkëpunim me institucionet e sigurisë, në bashkëpunim me mekanizmat shtetëror në Republikën e Kosovës, të garantojë jo vetëm mbrojtjen, por edhe mirëmbajtjen, përkatësisht, përkujdesjen ndaj monumenteve kulturo-historike, qoftë ato të sferës materiale, qoftë ato të sferës shpirtërore", thekson Hasani.

Ai shton se qeveritë e vendit, një pas një, kanë ndarë mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e këtyre monumenteve dhe mbrojtjen e tillë e kanë bërë dhe po e bëjnë. Sipas Hasanit, Kosova edhe vitin e kaluar ka qenë e gatshme për t'u bërë anëtare e UNESCO-s, anëtarësim të cilin e pati kundërshtuar fuqishëm Serbia.

Hasani theksoi se kjo e fundit, edhe tash po bën fushatë në dëm të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe se politikës së Kosovës i takon që të lobojë edhe më tepër sa i takon përgatitjeve për raundin tjetër të anëtarësimit të saj në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara.

Zëvendësministri Murtezaj thotë se institucionet e Kosovës i kanë parasysh pengesat që Serbia përpiqet t'i bëj në rrugën e Kosovës drejt UNESCO-s.

"Po shihet që prapë politika dhe Qeveria e Serbisë po tregohet destruktive përmes aktiviteteve të ndryshme, me synim pengimin e Kosovës për t'u anëtarësuar në UNESCO. Por, në fund të fundit, ajo nuk do të ketë sukses", shton Murtezaj.

Më 9 nëntor të vitit 2015, Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), nuk votoi në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Kosova nuk arriti të sigurojë votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të kësaj organizate, të cilat ishin të nevojshme për pranimin e saj në UNESCO./rel/

The post Kosova përsëri drejt UNESCO-s appeared first on Mesazhi.com.

FSK-ja në krah të ushtrisë shqiptare dhe britanike

Posted: 25 Sep 2016 12:57 AM PDT

FSK me FA dhe British Army e kanë zhvilluar stërvitjen e përbashkët sot në Bizë të Shqipërisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, deklaroi sot se Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – FSK dhe British Army, zhvilluan stërvitjen e përbashkët në Bizë.

Nëpërmjet një postimi në statusin e saj social Facebook, Kodheli shprehet: "Forcat e Armatosura të Shqipërisë, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës – FSK dhe British Army, në stërvitjen e përbashkët #JoinEffort16 në #Bizë, #Shqipëri".

unnamed (8) unnamed (7) unnamed (6) unnamed (5) unnamed (4) unnamed (3) unnamed (2) unnamed (1) unnamed

The post FSK-ja në krah të ushtrisë shqiptare dhe britanike appeared first on Mesazhi.com.

Kompensimin e dëmeve të luftës, s’ka kush t’ia kërkojë Serbisë

Posted: 24 Sep 2016 09:45 PM PDT

Pavarësisht asaj se së paku 120 mijë shtëpi të banuara ishin djegur e shkatërruar gjatë luftës nga serbët në Kosovë, por edhe ishin shkaktuar shumë dëme të tjera materiale nga Serbia gjenocidale, akoma 17 vjet pas luftës pushtetarët tanë nuk kanë arritur që të bëjnë adresimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Është për t'u habitur se si pas tërë kësaj kohe nga shkatërrimet, bombardimet dhe djegiet e shtetit serb me Milosheviqin në krye, politikanët kosovarë nuk denjuan të kërkojnë dëmshpërblimet nga shteti serb, edhe përkundër faktit se janë vazhdimisht në bisedime me Beogradin.

Deputeti nga radhët e koalicionit në pushtet, nga LDK-ja, Adem Salihaj, thotë se, për fatin e keq të Kosovës, lidershipi i saj në bisedimet me Serbinë është i fokusuar vetëm në dhënien e koncesioneve të shumta Serbisë dhe serbëve të Kosovës, por jo edhe në mbrojtjen e interesave të Kosovës.

Së këndejmi, sipas tij, udhëheqësit e Kosovës as nuk kanë arritur ndonjë sukses në mbrojtjen e interesave të Kosovës, madje as nuk e kanë shtruar me seriozitet ndonjë çështje.

"Çështja e kompensimit të dëmeve të luftës është komplekse dhe duhet të përgatitemi seriozisht për këtë. Problemi i tashëm është në faktin se qeveritë e Kosovës, të cilat kanë qenë njëra pas tjetrës, as nuk e kanë bërë një evidencë të mirëfilltë e të faktuar mirë të dëmeve të shumta në njerëz dhe prona. Ndërsa, të gjitha bisedimet e deritashme kanë pasur në fokus realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë dhe jo interesat e Kosovës", është shprehur Salihaj.

Ndërkaq, profesori i së drejtës, Riza Smaka, thotë se gjithsesi faji është yni në këtë aspekt dhe kurdoherë fajin, siç tha, duhet kërkuar fillimisht tek vetvetja e më pastaj tek tjetri.

Ai më tej ka rikujtuar se në vitin 2008, në kohën kur ishte deputet, këtë çështje e kishte ngritur në Kuvendin e Kosovës, duke ia adresuar qeverisë asokohe, duke pyetur se përse Qeveria nuk e merr këtë akt, i cili si i tillë është edhe juridik, politik, etik, pastaj i arsyeshëm, i nevojshëm e mbi të gjitha i domosdoshëm.

Sipas tij, çdoherë pala e dëmtuar ka të drejtë në rimbursimin e dëmit moral, por edhe atij material.

"Tek ne, populli ynë është dëmtuar në pikëpamje, si morale ashtu edhe materiale, dhe në mënyrën më drastike, ndërsa Qeveria jonë, për shkak të neglizhencës, mungesës së përgjegjësisë shtetërore, nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht këtë çështje. Andaj, faji u takon të gjitha qeverive, përfshirë edhe këtë aktualen, që është përgjegjëse, e cila nuk e realizon këtë akt të nevojshëm, shumë të domosdoshëm, pasi ishte dashur ta kapitalizonte në maksimum edhe në sferën politike. Kjo pasi përderisa pala serbe për një kishë që është dëmtuar për synime politike hegjemoniste e ngrit çështjen deri në nivelin e OKB-së, ndërsa këta tanët thjesht sikurse të ishin shurdhmemecë dhe janë tepër inferior, inert e anemik, pasi nuk kanë kapacitet për të vepruar ashtu si do duhej të vepronte ta zëmë 'burri i shtetit’", ka theksuar profesori Riza Smaka. /Kosova Sot/

The post Kompensimin e dëmeve të luftës, s'ka kush t'ia kërkojë Serbisë appeared first on Mesazhi.com.

Biznes Forumi prezanton firmat prodhuese vendore

Posted: 24 Sep 2016 08:40 PM PDT

Në ditën e tretë të Biznes Forumit në Prizren është bërë prezantimi i firmave prodhuese vendore. Para vizitorëve të shumtë, në sallën e qendrës sportive ku po mbahet panairi, u prezantuan firmat prodhuese nga sektorë të ndryshëm.

Organizatori i këtij Forumi që përfshin panair dhe aktivitete të shumta, Levent Bush, potencoi rëndësinë që ka sektori i prodhimit për ekonominë e një vendi.

Ai poashtu shtoi se takimet ndërmjet bizneseve B2B u treguan mjaft të frytshme me c'rast janë arritur disa marrëveshje ndërmjet kompanive.

Firmat prodhuese që u prezantuan janë Nida Medical, që prodhon pajisje ortopedike, pastaj Fortuna Shoes që prodhon këpucë, Fashion Network Industries që prodhon Uniforma e shenja Ushtarako-Policore, si dhe fabrika Proton Cable, prodhues i kabllove dhe përquesve elektrik për tension të ulët.

Drejtuesit e këtyre fabrikave theksuan rëndësinë e përkrahjes së prodhimtarisë vendore, si nga institucionet qendrore e lokale, ashtu edhe nga qytetarët.

Poashtu ata potencuan prodhimet e tyre kualitative, që shumë prej tyre, tani më kanë filluar eksportin.

Biznes Forumi po organizohet për herë të tretë me radhë, kurse në këtë edicion janë duke marrë pjesë mbi 130 kompani vendore e ndërkombëtare, nga vendet e rajonit, si Shqipëria, Turqia, Bosna e Hercegovina e vende të tjera./Mesazhi.com/

The post Biznes Forumi prezanton firmat prodhuese vendore appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :