Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Mesazhi.com: “Ymeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në Kosovë” plus 9 more

loading...

Mesazhi.com: “Ymeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në Kosovë” plus 9 more


Ymeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në Kosovë

Posted: 01 Sep 2016 07:35 AM PDT

Lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën e thirrur për media menjëherë pasi Kuvendi shtyu seancën e demarkacionit ka thënë se sot në Kuvend treshja dështuan ta legjitimojmë agresionin ndaj vendit

"Kjo është humbje e treshes kriminale në tentimin për cungimin e territorin e Kosovës", tha Ymeri.

Ai thotë se kjo është fitore e qytetarëve dhe kundërshtimit të tyre që do të vazhdoj edhe më teje, raporton lajmi.net.

Ymeri thotë se Presidenti Thaçi ka thënë moti se do kryhet demarkacioni, po ashtu e ka thënë që sot do përfundoj kjo çështje, e Ymeri pyet ku është presidenti sot që kërcënonte atëherë.

"Kjo e sotshmja dëshmon se Serbia ka pushtet ende në Kosovë, dialogu nuk ka sjellur dëme.

Sipas Ymerit, "Marrëveshja duhet rishikohet dhe rivlerësohet vetëm atëherë do të pranohej nga të gjitha subjektet kur të vendoset kufiri ku ka qenë".

Ai tha se qeveria po bënë koncesione me listën serbe.

The post Ymeri: Sot dështoi treshja kriminale, por u dëshmua se Serbia ka ndikim ende në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

Ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë

Posted: 01 Sep 2016 06:58 AM PDT

Fjala e urtë “ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë” dhe a është i vërtetë kuptimi i saj sipas fesë?

Ka një fjalë të urtë arabe që thotë:

“Ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë!”

Këtë fjalë të urtë arabe, me shprehje të përafërta, e kanë shumë popuj.
Në kulturën shqiptare, ka edhe fjalë të urta në shkallë më të lartë përpunimi të kuptimit që shpreh fjala e urtë e lartshënuar.

“S’i kam ba kujt mirë, që me prit sherr”

Doemethënë, sipas këtij versioni të kësaj fjale të urtë, nëse nuk i ke bërë mirë dikujt, mos prit keq prej tij, pra dukuria “që të të bëjë keq ai që ti i ke bërë mirë” paraqitet si aksiomë, si e pritur e domosdoshme.

A qëndron sipas fesë kuptimi i fjalës së urtë “ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë”?

Imam Kurtubiu në tefsirin e tij përmend se ishte pyetur dijetari i madh Bexheliu nëse e gjente të përmbajtur në Kuran kuptimin e fjalës “ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë” dhe ai ishte përgjigjur:

“Po, e gjej në ajetin: “Ata (jobesimtarët dhe hipokritët) nuk urrejnë për tjetër pos pse All-llahu nga mirësitë e Tij dhe i dërguari i Tij i begatoi ata. Nëse ata pendohen do të jetë më mirë për ta, e nëse refuzojnë, All-llahu i dënon me një dënim të dhembshëm si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër. (Kuran 9:74)

Por, sa herë që shpjegohet kuptimi i kësaj fjale të urtë, dijetarët saktësojnë se ajo nuk tregon një të vërtetë gjeneralizuese, të gjithëndodhshme.
Vlen vetëm për ata që kanë karakter të ulët dhe nuk vlen kurrsesi për njerëzit fisnikë.

Prandaj, këtë fjalë të urtë duhet ta kontekstualizojmë për të qortuar karakterin e ulët të atyre njerëzve që të mirën e kthejnë me të keqe dhe jo për të demotivuar për bamirësi.

Ilmi Rexhepi

The post Ruaju sherrit të atij që i ke bërë mirë appeared first on Mesazhi.com.

Grabovci kërkon falje për fyerjet në aferën “Pronto”

Posted: 01 Sep 2016 05:51 AM PDT

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, u ka kërkuar për fyerjet që ka bërë në telefonatat e përgjuara në rastin "Pronto 2".

Në fjalimin e tij para deputetëve, Grabovci, ka thënë se tash e një muaj ai dhe familja e tij është duke u terrorizuar nga këto përgjime, nga të cilat ka thënë se është i fyer.

"Unë dhe familja ime po kalojmë qaste terrori. Gjitha angazhimet e mija kanë qenë të sinqerta, do të vazhdojmë të jem i sinqertë me gjithë qytetarët. Do të vazhdoj t'ju ndihmoj sa herë do të kërkoni ndihmë nga unë"

"U kërkoj falje nga zemra dhe shpirti dhe shpreh keqardhje për këtë që po ndodhë dhe nuk e besoj që një shtet të Europës që për një muaj rreth të terrorizohet një familje dhe një popull i tërë me këto përgjime. Kam bërë përpjekje që të mos e fyej askënd gjatë atyre bisedave. U kërkoj falje atyre që e ndiejnë veten të fyer nga ato biseda telefonike. Pjesën tjetër ia kam lënë drejtësisë sepse besoj në shtet".

The post Grabovci kërkon falje për fyerjet në aferën "Pronto” appeared first on Mesazhi.com.

Protestuesit festojnë tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës

Posted: 01 Sep 2016 05:45 AM PDT

Protestuesit që po qëndrojnë prapa Kuvendit të Kosovës, me të marr lajmin për tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës së seancës së sotme plenare, kanë nisur të brohorasin, duke e quajtur këtë vendim fitore të tyren.

Ata po brohorasin "Fitore, fitore".

The post Protestuesit festojnë tërheqjen e demarkacionit nga rendi i ditës appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare, Qeveria e tërheq demarkacionin nga rendi i ditës

Posted: 01 Sep 2016 05:42 AM PDT

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se qeveria ka tërhequr nga seanca e sotme Ligjin për Demarkacionin.

"Si kryeministër konsideroj se sot nuk janë rrethanat që duhet të votohet demarkacioni për Malin e Zi. Qeveria ka vendosur sot ta tërheq Ligjin për demarkacionin me Malin e Zi. Do të diskutojmë për ligjin dhe do ta procesojmë në Kuvend në momentin që vlerëson Qeveria", tha ai.

The post Zyrtare, Qeveria e tërheq demarkacionin nga rendi i ditës appeared first on Mesazhi.com.

Me dy orë vonesë nis seanca për demarkacionin

Posted: 01 Sep 2016 04:56 AM PDT

Me dy orë vonesë ka nisur seance plenare e Kuvendit, në të cilën është paraparë të jetë në rend dite çështja e demarkacionit.

Seanca plenare është hapur nga kryetari Veseli me pikat e parapara dhe pa u dhënë ndonjë sqarim për vonesat e shkaktuara, derisa deputeti I VV-sw Ismajl Kurteshi, ka kërkuar shtyrjen e kësaj seance.

The post Me dy orë vonesë nis seanca për demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Policia konfiskon 60 çanta me koktej molotovi

Posted: 01 Sep 2016 02:59 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni për parandalimin e veprimeve të kundërligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arrit të gjej rreth 50 çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e përpunuar, vaj i zi, dhe benzinë të përpunuar.

Në njoftim të Policisë thuhet se operacioni është zhvilluar rreth orës 10.

Ja njoftimi i Policisë.

Policia e Kosovës në funksion të realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe angazhimet e saj në garantimin e rendit, sigurisë dhe qetësisë publike edhe gjatë zhvillimeve të parapara për sot, rreth orës 10:00, gjatë një operacioni për parandalim të veprimeve të kunderligjshme, gjatë një bastisje me urdhër edhe të organeve kompetente, brenda në një depo të Termokosit në Prishtinë ka arrit të gjej rreth pesëdhjetë (50) çanta me koktej Molotovi, ku një pjesë e madhe e tyre është e perpunuar, vaj i zi, dhe benzinë të përpunuar.

The post Policia konfiskon 60 çanta me koktej molotovi appeared first on Mesazhi.com.

Nis protesta kundër demarkacionit

Posted: 01 Sep 2016 02:50 AM PDT

Një pjesë e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, janë zhvendosur prapa ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, konkretisht afër Komunës së Prishtinës.

Theksojnë se nga aty do të dëgjohen më shumë thirrjet e tyre kundër demarkacionit, raporton Koha.net.

Ndërkohë turma e protestuesve vazhdon të rritet.

Raportohet se tashmë kanë arritur disa autobusë me qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

The post Nis protesta kundër demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

BE kërkon që protesta të jetë paqësore dhe debati në Kuvend i qetë

Posted: 01 Sep 2016 02:48 AM PDT

Bashkimi Evropian ju ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve të protestës së sotme që të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit.

BE-ja në Kosovë, rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës.

Deklarata e zyrës së BE-së në Kosovë:

Deklaratë e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së ”

Në prag të debatit dhe votimit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për ratifikim të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, BE-ja në Kosovë ju bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve të angazhohen për një ambient të qetë gjatë debatit dhe votimit. BE-ja në Kosovë, po ashtu rikujton se e drejta për të protestuar është një e drejtë demokratike, me kusht që ajo të jetë e shprehur në mënyrë paqësore dhe në pajtim me ligjet e Kosovës.

The post BE kërkon që protesta të jetë paqësore dhe debati në Kuvend i qetë appeared first on Mesazhi.com.

Zyrtare: Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën e demarkacionit

Posted: 01 Sep 2016 01:16 AM PDT

Lista Serbe ka marr vendin që mos të jetë e pranishme në seancën e sotme, ku pritet të bëhet ratifikimi i Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë e ka konfirmuar ekskluzivisht për Indeksonline, Slavko Simiq.

“Lista Serbe nuk do të marr pjesë në procesin e vendimmarrjes të marrëveshjes, e cila duhet të miratohet në takimin e sotëm. Ky është qëndrimi zyrtar i grupit tonë parlamentare”, ka thënë ai.

Ende nuk dihet nëse do të shtyhet pika në të cilën parashihet votimi për demarkacion, por seanca nuk mund të dështojë pasi që nuk kërkohen domosdoshmërish 80 deputetë në sallë, pasi që ka edhe pika të tjera të rendit të ditës të cilat do të shqyrtohen në po të njëjtën seancë plenare

The post Zyrtare: Lista Serbe nuk merr pjesë në seancën e demarkacionit appeared first on Mesazhi.com.

Related Posts :