Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Meta: Të reflektojmë dhe të bashkëpunojmë për reformat” plus 9 more - Gazeta Shqiptare

loading...

“Meta: Të reflektojmë dhe të bashkëpunojmë për reformat” plus 9 more - Gazeta Shqiptare


Meta: Të reflektojmë dhe të bashkëpunojmë për reformat

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Një ditë pas shen
jtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, shfrytëzoi seancën e parë plenare për sesionin e ri parlamentar, për të lëshuar disa mesazhe të forta për politikën shqiptare, ndërsa kryefjala ishte reflektimi. Meta theksoi rëndësinë e finalizimit të reformës në drejtësi. “Nderimi i Nënë Terezës është nderim dhe vlerësim për Shqipërinë. Përgjegjësia jonë është të reflektojmë dhe të mësojmë nga humanizmi i saj për ta sjellë atë më pranë njerëzve, të atyre që presin që ne të jemi më njerëzor dhe pranë tyre. Natyrisht që duke qenë dita e parë, është dhe një ditë reflektimi për të gjithë ne, për të dhuruar më shumë dashuri, për të kontribuar për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë ndaj më të pamundurve, ndaj më të varfërve, ndaj atyre që u cenohen më shumë të drejtat e tyre dhe kanë nevojë për përkrahje dhe për mbështetje. Me pak fjalë do të thosha se është një ditë reflektimi edhe për politikën tonë, për humanizimin e saj dhe për t’i dhënë fund demonizimit të njëri-tjetrit dhe të politikës në përgjithësi. Pra, për të bërë një politikë në interes të njerëzve, ku ata të ndjehen gjithmonë të përfshirë, të përkrahur dhe të mbështetur në aspiratat e tyre për një jetë më të mirë, siç e meritojnë të gjithë qytetarët shqiptarë”, – tha Meta. Teksa u pyet për frymën e konsensusit, ashtu siç edhe u pa ë Vatikan, gjatë ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës, kryeparlamentari tha se kjo është detyra e maxhorancës. “Është detyra jonë që të jemi më të përgjegjshëm, më konstruktiv se deri tani. Sot ishte dita e parë e sesionit”, – pohoi Meta. Seanca djeshme plenare nisi me betimin e deputetes më të re të PD-së në Kuvend, Dhurata Çupi, e cila zëvendëson Sherefedin Shehun, i cili dorëzoi mandatin për të garuar për kryebashkiak të Dibrës.

Hipoteka brenda 30 ditëve ‘kthen’ në tapi lejen e legalizimit

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Ornela Manjani

Të gjithë personat që
kanë ndërtuar pa leje
dhe janë pajisur me lejen e legalizimit nga ALUIZNI, do të marrin me postë certifikatën e pronësisë nga Hipoteka. Afati ligjor për “shndërrimin” e lejes së legalizimit në tapi është 25 ditë pune ose një muaj kalendarik, që fillon në momentin që ALUIZNI dorëzon në Hipotekë dosjen e aplikimit. Çdo punonjës i Hipotekës që do të shkelë këto afate do të largohet nga puna. Paralajmërimi është bërë dje nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, gjatë një konference me zëvendëskryeministrin Niko Peleshi, ministren e Inovacionit Milena Harito, kreun e ALUIZNI-t Artan Lame dhe kreun e Hipotekës Ilirjan Muho. “Marrëdhëniet me ALUIZNI-n, çdo qytetar që ka marrë një leje do regjistrohet automatikisht në ZRPP. Kërkesa për informacion shtesë nuk do t’i shkojë më qytetarit, por qytetarit do t’i jepet certifikata e pronësisë me postë brenda afateve”, – tha Manjani. Ministri i Drejtësisë u bëri thirrje punonjësve të ZRPP-ve të zbatojnë me rigorozitet ligjin; në rast të kundër do të përballen me masat. “Deri në fund të vitit, për të gjithë drejtuesit e ZRRP-së nuk duhet të ketë më asnjë aplikim të patrajtuar. Në fund të vitit çdo shifër të jetë e trajtuar; në rast se një aplikim nuk është trajtuar, ikin punonjësit. Nuk pranojmë më teorinë që ‘humbin dokumentet në zyrën e shtetit’. Çdo qytetar që aplikon në ZRPP është në sistem dhe nuk mund të humbë. Kush e humb, kallëzohet për ndjekje penale”, – tha Manjani.
Afati për lejet
Drejtoria e ALUIZNI-t përcjell dokumentacionin e plotë, i përcaktuar ky në VKM nr. 1095, datë 28.12.2015 (në pikën 10), “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZRPP-së dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”. Dokumentacionit, sipas kësaj pike, i bashkëlidhet edhe një kopje e printuar e formularit të aplikimit. Aplikimi kryhet vetëm një herë, ndërsa veprimet e mëtejshme për plotësimin e mangësive të mundshme në dokumentacionin bashkëlidhur “kërkesës për regjistrim”, kryhen nëpërmjet korrespondencës shkresore mes dy institucioneve.
Regjistruesi, brenda 10 ditëve punë nga data e paraqitjes së kërkesës është i detyruar të kryejë regjistrimin, pasi ka verifikuar nëse dokumentacioni i dorëzuar është i plotë dhe i saktë. Brenda 5 ditësh nga data e regjistrimit të lejes së legalizimit, Zyra e Hipotekës i kërkon ALUIZNI-t të njoftojë subjektin përfitues për të kryer pagesën e tarifave të shërbimit në llogarinë bankare të ZVRPP-së. Regjistruesi, në rast se konstaton që ka mangësi në dokumentacionin që shoqëron lejen e legalizimit apo pasaktësi, që e detyrojnë të mos kryejë regjistrimin, njofton drejtorinë e ALUIZNI-t për plotësimin e tyre brenda afatit të përcaktuar në udhëzim. Regjistruesi është i detyruar të kryejë regjistrimin brenda 10 ditëve nga data e plotësimit dhe ridërgimit të dokumentacionit nga drejtoria e ALUIZNI-t. Me konfirmimin e kryerjes nga subjekti të pagesës për tarifat e shërbimit, ZVRPP-ja dërgon në rrugë postare certifikatën përkatëse të pronësisë.
Vendimet gjyqësore
Ministri Manjani tha se do të hartojë një qarkore e cila do të urdhërojë të gjithë gjyqtarët që të mos japin asnjë vendim për çështje pronësie pa qenë palë në gjyq ZRPP-ja, ose të kërkojë nga ky institucion verifikim për pronën, e cila është në gjykim. “Kam një thirrje për gjyqtarët që gjykojnë mosmarrëveshjet në çështjet e pronësisë. Të mos lëshojnë asnjë vendim gjykate të një procesi gjyqësor që nuk është palë ZRPP, ose minimalisht të verifikojë paraprakisht statusin ligjor të pronës. Sepse lëshohen vendime gjykatash dhe kur vijnë në ZRPP prona është e zënë, dhe kjo krijon mbivendosjen. Këshillën dhe sugjerimin do e bëj qarkore me shkrim për të gjithë qytetarët e gjyqtarët që japin vendime. Ata duhet të sigurohen që kanë marrë informacion nga ZRPP-ja, dhe më pas të japin vendimin”, – tha Manjani.

Rama: Turp për BE-në që nuk i ka liberalizuar ende vizat me Kosovën

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga Lubjana, ku ndod
het për një vizitë zyr
tare, kryeministri Edi Rama i është rikthyer dje toneve të ashpra në adresë të Bashkimit Europian për çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës dhe krizës së emigrantëve. Gjatë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun slloven, Miro Cerar, shefi i ekzekutivit shqiptar e ka konsideruar “turp për BE-në”, faktin që sipas tij Kosova është i vetmi popull i çliruar që nuk lëviz dot lirisht. “Fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, është një turp për Bashkimin Europian”, – deklaroi Rama. Me të njëjtat tone karshi Unionin Europian, kryeministri shqiptar foli edhe për çështjen e emigrantëve. Sipas Ramës, kriza e emigrantëve evidentoi dobësinë e BE-së duke evidentuar në këtë pikë, si faktor kyç në zgjidhje, Turqinë. “Kriza e refugjatëve ndër të tjera ka nxjerrë në pah një dobësi të madhe të BE. Ne konsiderojmë se vendet e rajonit mund të luajnë një rol të vazhdueshëm pozitiv, duke intensifikuar komunikimin dhe marrëdhëniet me vetë Turqinë, si një faktor kyç”, – deklaroi Rama. Kryeministri shqiptar theksoi gjithashtu se Tirana zyrtare mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehu bindjen se njohja sa më e shpejte e Kosovës nga Serbia, do të jetë në dobi të vetë Beogradit zyrtar, si dhe do të lehtësojë proceset bashkëpunuese. Nga ana tjetër kryeministri i Slloveinë, Miro Cerar, vendi i të cilit mban edhe presidencën e radhës të BE-së, tha se Sllovenia pret me padurim caktimin e datës së hapjes së negociatave të Shqipërisë. “Sllovenia aktivisht mbështet që sa më parë të caktohet data për negociatat për afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, – pohoi ai. Në këtë kontekst, kryeministri slloven vlerësoi reformën në drejtësi si një hap të rëndësishëm të hedhur drejt integrimit të Shqipërisë në BE dhe ofroi gatishmërinë për bashkëpunim në këtë drejtim. Mandej të dy homologët vlerësuan në këtë takim ecurinë e marrëdhënieve mes dy vendeve si edhe shprehën vullnetin e përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e tyre në fusha me interes të ndërsjellë.

Udhëtim me dy stacione në trenin e verdhë të vdekjes

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Bislim Ahmetaj

E kam varë “vath” në
vesh, një thënie të sh
krimtarit Vath Koreshi, i cili, i ftuar në një studio televizive që s’më kujtohet saktësisht, ndoshta nga të fundit biseda të tij rreth artit dhe letërsisë, pat thënë pak a shumë: “Kritika e realizmit socialist ka vdekur. Tash, nëse të pëlqen një shkrimtar e lexon, nëse të befason me artin e tij mund të shkruash diçka rreth veprës së tij”. Kjo e vërtetë ka vite që më ndjek, lexoj libra të miqve të mi dhe pse ta fsheh, pasi shpallet Çmimi ‘Nobel’ në letërsi, kam marrë dhe lexuar libra të nobelistëve të rinj, që për njëmijë e një angazhime të tjera të përditshmërisë tonë as që i kemi njohur dhe dëgjuar më parë. Librat e miqve të mi i marr me shumë kënaqësi, e nis leximin e tyre po me të njëjtin përkushtim. Respekti dhe angazhimi im miqësor ndaj autorëve, kur vepra e tyre është e lodhshme zgjat deri tek faqja e njëzetë apo me durim skllavi edhe deri tek e katërdhjeta faqe. Kaq sa për të mos u zanë “mat” kur rrimë në kafe me njëri-tjetrin.
Letërsia e Petrit Palushit nuk vuan nga ky sindrom, atë mund ta lexojnë miq të autorit dhe jo miq të tij. Adhuruesit e letërsinë bashkëkohore te romanet e Petrit Palushit s’kanë kurrfarë frike se po ndalen as te faqja e njëzetë as tek e katërdhjeta, por veç tek ajo e fundit. Dhe pas leximit të tyre ndjehesh si në faj që turravrap e mbarove, kur kishe mundësi ta zgjasje edhe pak atë ngasje që të jep stili, subjektet, personazhet, gjuha dhe simbolika e fortë që shoqëron veprën e tij.
“Shtrati 13”, si një sedilje në vagonin e trenit me ngjyrë të verdhë, që udhëton drejt vdekjes.
Romanin e fundit të Petrit Palushit “Shtrati 13” që më pëlqen ta quaj – një udhëtim në trenin e verdhë drejt vdekjes – e lexova me dy stacione. Stacioni i parë ishte vrulli i zgjimit të mëngjesit dhe stacioni tjetër, pasdarka që më përcolli në ditën tjetër. Midis dy personazheve kryesore të librit, që janë Ulpiani dhe Fjolla udhëton treni me ngjyrën e vdekjes, atë të verdhën e limontë, që merr i vdekuri kur e përcjellin njerëzia drejt banesës së fundit. Ulpiani e ndjell vdekjen, Fjolla me dritën e saj e largon atë. Në 150 faqet e romanit vdekja dhe dashuria bashkëjetojnë në një simbiozë herë vdekjeprurëse, herë jetëndjellëse, një ekuilibër që autori e gjen midis së verdhës së mureve të spitalit dhe asaj të Van Gogut. Duke humbur në lexim të duket sikur je duke lexuar romanet e nobelistit Coetzee, herë “Jeta dhe koha e Majkëll K.”, herë romanin “Askund” dhe herë “I ngadalti”, njësoj si personazhet e Coetzee, që s’kanë as të kaluar, as të ardhme, as ndonjë histori të veçantë për të treguar; ata s’kanë ç’të fshehin, ata nuk jetojnë dhe jetojnë njëkohësisht, kanë origjinë dhe u mungon ajo, kanë personalitet, por nuk është se u duhet gjë, edhe po t’u mungojë, s’u shton asgjë pasi jetojnë me vdekjen dhe për të. Kështu edhe Ulpiani, përveç emrit simbolik s’ka asgjë për t’i treguar botës, thjesht dikur ka menduar që kur të shkojë në shkollë, do t’i mësojë të gjitha që ditën e parë dhe pikërisht atë ditë është zhgënjyer, edhe pse autori e ruan dhe don që ta shtyjë edhe pak më gjatë në labirintet e jetës. Ulpiani nuk don të jetë personazh i jetës kot, i jetës bosh, i jetës që takohet dhe vallëzon me vdekjen ndër re, në kupë të qiellit, i shtyrë nga retë e zeza, të murrme, të ullijta, të verdha. Megjithatë, ai s’përpiqet të tregojë asgjë për të dhe mirë bën tek e fundja. Ai s’ka kohë kur ka jetuar, ai ka kohë vetëm për të përjetuar vdekjen në “Shtratin 13”, te dhoma e gjallnimit siç e quan autori repartin e reaminacionit dhe gjashtë ditët pasuese në një dhomë spitali, ku jeta dhe vdekja ia lëshojnë vendin njëra-tjetrës, si dita natës dhe anasjellas pa asnjë pikë rëndësie. Ulpiani ka vetëm një vegim dashurie të rrënuar për hiçasgjë, për një ngatërresë absurde me Fjollën. Egoizmin për t’i pas sytë të ullinjtë njëlloj edhe Fjolla si Ulpiani. Edhe Fjolla, përveç simbolikës që përcjell emri i saj i veçantë, nuk ka kurrfarë vlere, ajo thjesht mund të quhet një “rojtare besnike” e një shkëndije dashurie, që mban gjallë jetën e Ulpianit që s’i duhet më askujt. Fjolla së paku e ka një punë në jetë, asaj i duhet të ndjekë koncertin e së bijës, që s’dihet se si ka ardhë në këtë jetë. Edhe Ulpiani i ka dy fëmijë, ka edhe bashkëshorten, por dashtaz autori hedh më shumë dritë te bluza e infermieres se tek ajo pjesë e vetvetes. Ulpiani shfaq më shumë interes për tulipanët që gjenden vetëm te Përroi i Andrrës se për djemtë e tij dhe kjo është një arsye që me “Shtratin 13” ka një inat të madh. Ai s’duhej ta linte të ikte prej tij. Askujt s’i intereson a del apo nuk del nga spitali personazhi kryesor i romanit “Shtrati 13”. Udhëtimi i tij absurd me vdekjen, e verdha e mureve, zebra që i ka hyrë në shpirtin e tij si luan dhe herë-herë e fiton betejën me luanin-shpirt. Lëkura e Zebrës që ia ka mbështjellë zemrën me shirita bardhë e zi. Ngjyra e verdhë e bluzës së infermieres, e mureve, e ilaçeve e jetës-vdekje janë ndjellja e autorit drejt përjetimit të vdekjes në të gjallë. Autori, në ndryshim nga Van Gogu që kërkonte të “sëmurej për vdekje nga dashuria”, tek e verdha e dashurisë së piktorit përpiqet përgjatë shtatë netëve të gjejë dritën e jetës, dritën e shpëtimit edhe pse ai shpëtim s’i sjell kurrfarë ndryshimi (“Fytyra jote dritë në terr/ Nata ditës, dritë i merr”). Filli i absurdit noton kthjelltësisht në trurin e turbullt të personazheve. Edhe pse Ulpiani e gjen ilaçin e jetës tek dashuria, ajo jetë nuk ka kurrfarë kuptimi, pasi ajo dashuri është fikur, është thjesht një mirazh i këputur. Ajo dashuri shkëlqimtare që kishte vezulluar njëherë e një kohë tashmë, thjesht shërbeu si ilaç për të vazhduar agoninë e një jete bosh. Ulpian Agshtegu, personazhi kryesor i romanit “Shtati 13” të shkrimtarit Petrit Palushi ka shumë pak ndryshime me Majkëll K. të romanit “Jeta dhe koha e Majkëll K.” të nobelistit J.M.Coetzee. Ulpiani e thërret mbiemrin e tij për ta nxjerrë edhe një herë nga qerthulli i vdekjes, ndërsa Majkëlli e ka kuptuar se nuk i duhet më kjo jetë koti, e ka pirë të gjithën…
Në fund të këtij kumti për romanin më të ri të autorit, dua të theksoj se letërsia që sjell shkrimtari Petrit Palushi është letërsi bashkëkohore, konkurruese me letërsinë më të mirë që botohet sot në botë, mu për këtë arsye ajo duhet patjetër të tërheqë vëmendjen e botuesve dhe përkthyesve që t’i prezantohet lexuesit europian dhe atij botëror në gjuhët e tyre.

O Zot, mësojua më shumë dashurinë!

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: ILIR ÇUMANI*

Pardje ishte një ditë e shënuar
jo vetëm për të gjithë shqiptarët,
por për mbarë njerëzimin.
Është dita e shenjtërimit të
Nënë Terezës Të dielën e gjithë bota drejtoi sytë, mendjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shenjtërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë…
Kryeqendra e katolicizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë. Atje në sheshin “Shën Pjetër” nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të mbijetuar nga regjimi i kaluar, që me blasfeminë e zhytur në injorancën e verbër deri në agoni të plotë të regjimit që lamë pas, e gjuajtën shenjtërinë në gjallje të saj… Sot, me praninë e tyre në këtë ceremoni, të krekosur, me veshje firmato dhe me lukun hipokrit, ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shenjtërimit të saj në këtë ditë, dhe mirë bënë. Mbase, po të ishte gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do t’i falte 1000 herë këta mëkatarë. Ajo do t’ua jepte e para shansin për t’i mbajtur pranë saj, me qëllim që të pendohen dhe të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti. Pastaj do t’u linte porosinë e njohur këtyre politikanëve mëkatarë, të cilët e kanë lexuar dhe rilexuar sa e sa herë në librat e saj të shenjtë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionëve çarter apo në zyrat luksoze, por që për fat të keq ende nuk e kanë përvetësuar në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane e politike, për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë drejtuar. Ndaj, Shën Tereza edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdojë pa u lodhur me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike t’i apelojë shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se: “Nëse nganjëherë të varfrit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe. Jetojmë në një botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë, por edhe nga uria për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq, ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë t’i buzëqeshim njëri-tjetrit…”.
E nëse ata nuk do ta dëgjojnë zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë Shën Tereza do të vazhdojë sërish të lutet e të lutet pa fund, duke thënë: “O Zot, mësojua më shumë Dashurinë!”.

Nis sesioni i ri parlamentar, Doda: Heqja e dekoratave të futet urgjent në axhendë

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

Në nisje të sesionit të ri
parlamentar, deputetja
e PDIU-së, Mesila Doda, i bëri dje thirrje Kuvendit që të fusë në kalendarin e punimeve nismën ligjore për heqjen e dekoratave të bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Sipas saj, politikat duhet t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje para datës 5 nëntor, ditë e shpallur nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku për bekimin e 38 martirëve të fees katolike në Shqipëri. “Duhet ta fusni në programin e Kuvendit, pasi në datën 5 nëntor në Vatikan bëhet bekimi i martirëve të fesë, ndërkohë që janë ende të dekoruar persekutorët e këtyre martirëve. Duhet ta fusin urgjentisht në Kuvend dhe po të duan pastaj, le të mos e votojnë, por duhet të përfshihet në kalendarin e punimeve të Kuvendit. Të pozicionohen se me kë janë, me martirët, apo me persekutorët, sepse nuk mund të lihet pa marrë zgjidhje çështje e heqjes së medaljeve dhe dekoratave të bashkëpunëtorëve të regjimit komunist”, – iu drejtuar Doda, kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Ndërsa në një prononcim për “Gazeta Shqiptare” ajo sqaroi se “bëhet fjalë për një aksion politik që e kemi filluar sot e thuajse një vit më parë dhe duhet ta çojmë deri në fund, sepse procedurat janë të tilla që nuk mund t’i lënë dot qofshin kryetarë komisionesh apo kryetarë këshillash legjislacioni etj. Nuk mund t’i zvarrisin dot dhe t’i çojnë deri në pafundësi dhe të mos i fusin në seanca plenare”. Ati i Shenjtë, Papa Françesku i ka bërë një dhuratë të veçantë Shqipërisë, duke dekretuar 5 nëntorin si datë të lumturimit të 38 martirëve të fesë, pikërisht 2 muaj pas ceremonisë së shpalljes shenjte të Nënë Terezës, që u mbajt ditën e diel në Vatikan. Ndaj, Vatikani e ka caktuar datën 5 nëntor si ditë të bekimit të 38 martirëve fetarë shqiptarë të vrarë nga ish-regjimi komunist. Por, prej më shumë se 8 muajsh, në parlament janë paraqitur tri nisma ligjore për heqjen e medaljeve dhe dekoratave të bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Deputetja Mesila Doda, bashkë me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi ishin iniciuesit e parë të nismës për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit. Para disa ditësh, Doda pohoi për “GSH” se do të shohim një betejë të ashpër në Kuvend për anulimin e dekoratave që iu dhanë persekutorëve të komunizmit. Ndërkohë projektligji tjetër është ai i mazhorancës dhe që mban firmat e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist, Taulant Balla, si dhe projektrezolutën e paraqitur nga demokratët dhe dorëzuar në Kuvend nga Oerd Bylykbashi. Dy nismat e para paraqesin propozime konkrete për amendime të ligjit, mbi bazën e të cilit jepen medaljet dhe dekoratat në vendin tonë, nisma e tretë është thjesht një rezolutë, e cila kërkon ndryshimin e legjislacionit ekzistues.

Raporti i Bankës së Shqipërisë “Kreditë e këqija rriten me 3%”

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Kreditë e pakthy
era në afat në
banka kanë shënuar një rritje të fortë në muajin korrik, duke u ngjitur në 21.15%, duke u zgjeruar me të paktën tri pikë përqindje në raport me fundin e 2015-ës”. Të dhënat janë bërë të ditura nga Banka e Shqipërisë. Edhe në raport me një muaj më parë, huatë e pakthyera në afat janë shtuar me 1.2 pikë përqindjeje. Në dhjetor të vitit të kaluar, treguesi i huave që nuk janë kthyer në banka të paktën për tre muaj (NPL) shënoi një rënie të fortë, duke zbritur në 18.22%, nga 22.8% që kishte qenë në dhjetor 2014. Por, më shumë se përmirësim të ecurisë së bizneseve dhe rritje të aftësisë së tyre paguese, kjo ulje reflektonte fshirjen e kredive me probleme, që kishin të paktën tre vjet që nuk ktheheshin, nga bilancet e bankave. Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë u fshinë rreth 23 miliardë lekë. Rënia e stokut të kredisë në korrik nga ana tjetër, është një tjetër element që ka ndikuar në përkeqësimin e NPL-ve. 65% e totalit të portofolit të kredive me probleme zotërohet nga 36 kompani të mëdha, teksa në këtë listë së fundi është shtuar edhe firma “Kurum International”, e cila para disa muajve regjistroi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për të shpallur falimentimin. Vetëm në bankat shqiptare “Kurum” rezulton të ketë 30 milionë euro te “Banka Raifeissen” dhe 5 milionë të tjera te “NBG Bank”. Banka e Shqipërisë ndërkohë ka hartuar një plan për ristrukturimin e kredive me probleme, që prej një viti, por një nga elementët kyç, ai i një ligji të ri për falimentin, nuk është miratuar ende në Kuvend, ndonëse në planin fillestar të BSH-së, ai pritej të kalonte që në tetor 2015. Mësohet se kompani të fuqishme kanë qenë kundër bërjes së një ligji i cili do t’i çonte ato drejt falimentimit të pashmangshëm. Me kompleksitetin që kishte legjislacioni i vjetër, biznesmenët e fuqishëm në shumë raste merrnin në banka kredi të mëdha, nuk i paguanin ato dhe zvarritnin pafund procesin në gjykata. Me ligjin e ri shmangen skemat abuzive, pasi fillojnë hetimet për organet drejtuese të kompanive, por po ashtu ka një nen, i cili qartëson vjeljen e detyrimeve të kreditorit edhe për pasuritë që nuk janë lënë kolateral.

“Dibra”, PD: 200 socialistë u bashkuan me ne. PS-ja: S’kanë qenë anëtarët tanë

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Partia Demokratike pre
tendoi dje se i janë bash
kuar rreth 200 socialistë dibranë. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në Pallatin e Kulturës në Peshkopi, ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin, dy prej tyre kanë grisur në mënyrë demonstrative edhe teserat e PS-së. Pasi ka dëgjuar arsyet që çuan këta socialiste drejt vendimit për të djegur teserat e tyre dhe për t’iu bashkuar PD-së, Basha tha se problemet që shprehin sot dibranët, janë të pranishme sipas tij në gjitha vendin. “PD mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet do të zgjedhë gjithmonë aleancën e duhur, me shqiptarët e ndershëm me socialistët e ndershëm. Sot na bashkon një hall i madh që ka kapur jo vetëm degën e socialistëve të Dibrës por anembanë Shqipërisë. Sepse një grusht njerëzish, jo socialistët, vendosin kush do punësohet, kush merr tendera, kush merr pasuritë e shqiptarëve. Sepse të gjithë e dinë që Muharem Rama nuk është kandidat i PS, po i një allishverishi që dorëzon me letra 50% te pushtetit. E nesër do jetë 60% apo 70%, derisa ta marrin në dorë bandat kriminale. Qindra socialistë na kanë çuar mesazhe ku na bëjnë me dije se do të bashkohen si shqiptarë rreth kandidaturës së Sherefedin Shehut për t’i dhënë Dibrës menaxherin e duhur dhe për të mos e lënë në dorë të bandave. Politika që e trajton Shqipërinë si plaçkë për ta ndarë me një grusht banditësh dhe kriminelesh nuk është rruga e shqiptarëve. Sot ju zgjodhët të mos heshtni, por të flisni me zë të lartë për t’ju bashkuar një kauze të drejtë që nuk është e majtë e as e djathtë, por është kauza për kthimin e Dibrës dibranëve, dhe kjo me kryebashkiak Sherefedin Shehun”, – u shpreh kryedemokrati Basha.
SHTABI I ASHE
Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për kryebashkiak të Dibrës, Muharem Rama përgënjeshtroi dje lajmin për largimin e 200 anëtarëve nga strukturat e Partisë Socialiste në drejtim të PD. “Asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk është larguar në drejtim të Partisë Demokratike dhe e gjitha është një shfaqje e shëmtuar me njerëz të importuar nga jashtë Dibrës, me synim dezinformimin e qytetarëve pak ditë përpara zgjedhjeve të 11 Shtatorit. Përdorimi i manovrave të tilla nga PD veçse fyejnë popullin dibran dhe nuk mund të kenë asnjë efekt elektoral”,- thuhet në reagim. Sipas ASHE-së “edhe fushata elektorale e ka provuar se kandidatura e doktor Muharem Ramës arrin të sigurojë mbështetje nga e majta dhe e djathta. Fakt që do të provohet nga vota e kësaj fundjave. Qytetarët e Dibrës e kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të votuar masivisht në 11 Shtator për kandidaturën e doktor Muharem Ramës”, – thuhet në reagimin e PS-së.

Haxhinasto: Dorëheqja si ministër s’ka arsye tjetër përveç angazhimit në LSI

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Ministri ende në
detyrë i Transporteve, Edmond Haxhinasto bëri dje të qartë se dorëheqja e tij nga ky post nuk ka asnjë arsye tjetër përveç atyre që lidhen me angazhimin e tij në partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. “Të jeni të sigurtë që nuk është dalja ime e fundit publike. Do të dal shumë shpesh në të gjitha detyrat e tjera partiake që do të kem brenda partisë ku aderoj. Nuk ka arsye tjetër të largimit tim përveçse angazhimit në parti”, – u shpreh Haxhinasto. Deklarata e tij u bë nga pika kufitare e Hanit të Hotit ku ministri i dorëhequr zhvilloi një takim me Eurokomisioneren për Transportin, Bulc dhe ministrin e Malit të Zi, Brajoviç. Haxhinasto inspektoi infrastrukturën në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa theksoi për mediat se janë vlerësuar nga të huajt, progresi që Shqipëria ka bërë në disa projekte. Ai vuri në dukje si një të tillë, hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, projekt që ka marrë edhe mbështetje financiare nga BERZH. Haxhinasto u dorëhoq nga posti i ministrit të Transporteve, më 2 shtator, ndërsa LSI-ja propozoi për këtë post Sokol Dervishajn. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili konfirmoi menjëherë se dorëheqja e Haxhinastos lidhej me angazhime elektorale brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Paloka: Besnik Mustafaj sheh një ringjallje të shpresës tek Basha, s’ka ikur kurrë nga PD

Posted: 06 Sep 2016 05:00 AM PDT

Nga: Valentina Madani

Nënkryetari i Partisë
Demokratike, Edi
Paloka, njëherazi kreu i grupit të saj parlamentar, akuzon mazhorancën se po përdor pushtetin për të vjedhur votat në Dibër. Paloka shpjegon për “Gazeta Shqiptare” se PD-ja do të mbrojë çdo votë të saj dhe se strukturat mbrojtëse të ngritura në Dibër po evidentojnë çdo akt criminal, siç e cilësoi. Në këto kushte, Paloka thotë se PD-ja do të njohë çdo rezultat të 11 shtatorit që del vetëm nga vota e lirë dhe e ndershme. Ndërkohë KQZ-së i kujton se, asnjëra nga akuzat që bën PD-ja, në rastin konkret për kandidatin e PS-së, Muharrem Rama nuk janë pa bazë faktike. Angazhimin e Besnik Mustafajt në fushatën zgjedhore të Dibrës, Edi Paloka nuk e sheh si rikthim të tij në PD. Sipas tij, “Besnik Mustafaj nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike. Angazhimin e tij në fushatën e Dibrës besoj që ai e shpjegoi vetë. Siç u shpreh ai, sheh një ringjallje të shpresës te PD-ja dhe z.Basha, dhe Dibra është sinjali i parë për gjithë shqiptarët që kërkojnë rikthim të shpresës, punës dhe dinjitetit. Besniku është dhe dhëndër Dibre”, – sqaron Paloka për “GSH”.
Z.Paloka, ju drejtoni fushatën elektorale të kandidatit të PD-së për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu; si po ecën dhe si po ndikoni te dibranët që ata të votojnë djathtas më 11 shtator?
Fushata e Sherefedin Shehut mendoj që ka ecur në parametrat e një fushate qytetare, me kontakte direkte me banorët e Dibrës për t’u njohur me problemet e tyre dhe me parashtrimin e një alternative të mirëstudiuar për zgjidhjen e këtyre problemeve. Mendoj që profesionalizmi dhe përvoja e z.Shehu në menaxhim dhe administrim, si një nga avantazhet kryesore ndaj rivalit të tij, janë evidentuar qartazi edhe në fushatë. Problemet e Bashkisë së Dibrës janë aq të shumta, sa realisht kanë nevojë për një “doktor”, por për një Doktor shkencash, profesionist e me përvojë në administrim si Sherefedin Shehu. Ndërkohë dibranët kanë nevojë dhe për Muharremin, të bëjë atë punë që di të bëjë më së miri në spital, se edhe fëmijët meshkuj që lindin në Dibër janë të shumtë. Duke marrë shkas nga kjo, do i drejtohesha edhe atij dhe fushatës që po i bën “Rilindja”. Besoj që doktor Rremi e di që, në emër të mandatit të tij po kërcënohen të vobektit me ndihmën ekonomike dhe të sëmurët me heqjen e pensionit të invaliditetit.
Cila është problematika e hasur deri tani?
Një pjesë e drejtuesve të administratës dhe Policisë së Shtetit janë angazhuar direkt në krime elektorale, si kërcënimet, shantazhet dhe blerja e votës. Krime për të cilat Kodi parashikon dënime të rënda me burg e për të cilat ne kemi bërë një kallëzim në prokurori, por që të jetë i bindur kushdo se nuk do t’i ndahemi derisa përgjegjësit të shkojnë atje ku duhet. Ne kemi në dorë denoncime të qytetarëve dhe po vazhdojmë të vëzhgojmë dhe elementë të tjerë kriminalë të angazhuar në këto krime. Një element tjetër që ne e kemi në vëmendje është përfshirja direkt e krimit të organizuar nën sigla partish të vogla, e që në fakt kanë kontrollin mbi kandidatin e “Rilindjes”.
A besoni se skandali i ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili e afron më shumë Sherefedin Shehun me postin e kreut të ri të Bashkisë së Peshkopisë?
Unë mendoj që skandalet, korrupsioni, babëzia, krimi dhe çdo e keqe që u vjen shqiptarëve nga qeveria “Rama”, afrojnë Sherefedinin dhe PD-në me interesat e shqiptarëve. Interesa që mund të realizohen vetëm me largimin e Ramës nga pushteti.
Si do t’i mbrojë PD-ja votat e 11 shtatorit në Dibër?
Partia Demokratike, po dhe qytetarët e Dibrës, janë të vendosur në ruajtjen e dinjitetit dhe votës së tyre. Sidoqoftë, ne kemi të angazhuara struktura që evidentojnë çdo akt kriminal që cenon votën e lirë, struktura që bashkë me deputetët e opozitës do të jenë të angazhuara derisa çdo votë të numërohet.
Përse premtimi i parë dhe kryesor i PD-së dhe PS-së është pikërisht “Rruga e Arbrit”?
“Rruga e Arbrit” ka një interes dhe vlerë të madhe për dibranët, sepse e afron Dibrën ndjeshëm me Tiranën dhe qendrat e tjera. Me pak fjalë, “Rruga e Arbrit” do të thotë zhvillim për dibranët. Aktualisht rruga deri në Peshkopi është rruga më e keqe dhe më e lodhshme në gjithë vendin. “Rruga e Arbrit” ka qenë premtim i hershëm i PD-së, por që duhet ta pranojmë se, ndryshe nga premtime të tjera, nuk arriti të përfundojë. Megjithatë, edhe në këtë pikë ne jemi shumë larg nga kundërshtari. PD-ja e projektoi, e nisi dhe po e çonte përpara “Rrugën e Arbrit”. Ndërkohë, nga ardhja e Ramës në pushtet, asnjë metër më tej nuk ka lëvizur rruga, dhe ai gjen guximin edhe të tallet në mes të Peshkopisë me këtë. ‘Kemi tre vjet që negociojmë me kinezet’ – tha. Çfarë negocion? Përqindjen e vet? Po nuk është vetëm “Rruga e Arbrit” që nuk është investuar. Asnjë qindarkë nuk ka dhënë Rama për Dibrën, madje edhe kur bashkia drejtohej prej përfaqësuesit te tij. E këtë dibranët e dinë mirë. Rama dhe oligarkët e tij i hedhin sytë nga Dibra vetëm kur kanë për të vjedhur. Hidrocentrali i Skavicës apo dhe projekti i Katundit të Ri, megjithëse janë kundër interesit të dibranëve, po kërkohen me ngulm nga Rama e Gjiknuri sepse mbushin xhepat e tyre. Ndërkohë, për Dibrën kjo do ishte katastrofë, sepse do sillte përmbytjen e pjesës më të madhe të Dibrës dhe shpërngulje masive të banorëve të saj që do ktheheshin në refugjatë brenda vendit të tyre. Prandaj Dibra është më mirë pa Ramën, dhe Shqipëria më mirë pa Ramën.
PD-ja e ka akuzuar z.Muharrem Rama si një person me precedent penal, por a ka të drejtë kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi, kur thotë se ai rezulton i pastër pas verifikimeve ligjore pasi ka plotësuar formularin e dekriminalizimit?
Asnjë nga akuzat që bëjmë ne, në rastin konkret as për kandidatin e PS-së, nuk janë pa bazë faktike. KQZ-ja ka detyrimin që të kërkojë verifikimin e tyre nga institucionet përkatëse dhe asnjë kompetencë tjetër. Sidoqoftë, si dhe në shumë raste të tjera që lidhen me ligjin për dekriminalizimin, edhe në këtë rast ne do faktojmë të vërtetën. Kush plotëson formularin dhe fsheh të vërteta, mban përgjegjësi penale, edhe kur – si Roshi i Kavajës – bën sikur ka harruar.
A do të njohë PD-ja çdo rezultat që do të dalë nga zgjedhjet e 11 shtatorit, qoftë dhe humbëse?
Sigurisht që Partia Demokratike do njohë çdo rezultat që vjen nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, e që në këtë moment që flasim është të paktën dy mijë e më shumë vota për kandidatin e saj, Sherefedin Shehu.
Si e konsideroni rikthimin e Besnik Mustafajt në PD pas shumë vitesh distancë, ndërkohë që rikthimi nis pikërisht me mbështetjen ndaj kandidatit Sherefedin Shehu?
Besnik Mustafaj nuk është larguar kurrë nga Partia Demokratike. Angazhimin e tij në fushatën e Dibrës besoj që ai e shpjegoi vetë. Siç u shpreh ai, sheh një ringjallje të shpresës te PD-ja dhe z.Basha, dhe Dibra është sinjali i parë për gjithë shqiptarët që kërkojnë rikthim të shpresës, punës dhe dinjitetit. Besniku është dhe dhëndër Dibre.

Related Posts :