Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Mjekët shpjegojnë se a janë të rrezikshme të vjellat në shtatzëni” plus 4 more femra.net

loading...

“Mjekët shpjegojnë se a janë të rrezikshme të vjellat në shtatzëni” plus 4 more femra.net


Mjekët shpjegojnë se a janë të rrezikshme të vjellat në shtatzëni

Posted: 16 Sep 2016 12:45 AM PDT

shtatzeni-vjella-normale-femer-mjeku

Për pyetjet që zakonisht i mundojnë gratë shtatzëna, por në lidhje me të vjellat dhe sjelljet e grave shtatzëna gjatë nëntë muajve, këto janë përgjigjet e duhura.

A kanë të gjitha gratë shtatzëna të vjella në fillim të shtatzënisë?

Jo të gjitha, por shumica, për fat të keq po. Dhe, meqë mendohet se ky problem ndodh vetëm në mëngjes, gratë shtatzëna e dinë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë, sepse mund të ndodhë që të kanë mund për të vjella gjatë gjithë ditës, madje edhe gjatë natës. Te disa, kjo gjendje kufizohet në ndjenjë momentale që nuk pengon shumë, kurse te disa komplikohet me të vjella, të cilat mund të jenë të përkohshme, apo të përkeqësohet aq shumë sa që kërkon shtrierje në spital dhe kompenzimin e lëngjeve.

Çka i shkakton të përzierat dhe të vjellat në fillim të shtatzënisë?

Nuk dihet saktë shkaktari i nauzesë dhe të vjellave, por mendohet se këto probleme janë të lidhura me ndryshimet hormonale dhe mund të fillojnë që nga java e pestë apo gjashtë dhe zakonisht zgjasin deri në javën e 14, me atë që, rrallë, mund të vazhdojnë deri në fund të shtatzënisë.

A është e rrezikshme nëse vjell?

Jo, por nëse vjellni më shumë se katër deri në pesë herë në ditë, nuk merrni ushqim apo ujë, humbni në peshë dhe urinoni më pak, atëherë mund të bëhet e rrezikshme, sepse mund të dehidroni. Në këtë rast, duhet të kontaktoni mjekun tuaj, i cili do të vlerësojë nëse është e nevojshme për t’u pranuar në spital, në mënyrë që të kompenzohen lëngjet, përmes infuzionit, me vitamina.

Çka duhet bërë kur kam nauze?

Nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar nauzenë dhe të vjellat, por mund ta zvogëloni frekuencën dhe intensitetin e simptomave, duke ngrënë vakte të vogla, më shpesh, ushqim me jo shumë erëza që nuk ka një aromë intensive. Duhet të pini shumë lëngje dhe provoni të hani mëngjes para se të ngriteni nga shtrati. Kur jeni e shtrirë, ngrihuni ngadalë, mos bëni lëvizje të shpejta. Shmangni pijet me kafeinë dhe alkool, mos pini duhan apo të qëndroni në dhoma ku pihet duhani. Nëse nuk mund të hani ushqimet e duhura, përballoni krizën e të vjellave me biskota të kripura, shkopinj të kripur apo bukë të thekur pa mbushje. Kaloni sa më shumë kohë në ajër të pastër, shëtitni mesatarisht.

Ndonjëherë madje edhe vitaminat e prodhuar posaçërisht për shtatzëni mund të shkaktojnë nauze, kështu që përpiquni t'i merrni me ndonjë ushqim të ëmbël. Sidomos hekuri në stomak bosh mund të jetë një problem, ashtuqë mos e merrni në këtë mënyrë.

Kam provuar gjithçka për të zvogëluar të vjellat dhe asgjë nuk ndihmon. Çfarë duhet të bëj?

Pa dyshim për këtë tregoni mjekut tuaj – sidomos nëse vjellni shumë dhe vazhdimisht. Kjo mund të shkaktojë dehidratim dhe çrregullime serioze në trupin tuaj dhe duhet të reagoni në kohë.

Përveç ndryshimeve në të ushqyerit, kundër nauzesë së mëngjesit mund të luftoni edhe me mjete tjera. Provoni me vitaminën B6, tri herë në ditë nga 25 mg, deri në pesë ditë. Nëse kjo ju ndihmon, për vazhdimin e terapisë duhet të konsultoheni me mjekun.

Meqë tek ne vështirë gjindet, mund të provoni me xhenxhefil – duke e përdorur si rrënjë të thata apo të freskëta nga i cili do të përgatitni çaj, apo të pini "Schweppes", "Ginger Ale"! Ka edhe tableta me xhenxhefil, por kurrsesi mos merrni më shumë se 1g në katër doza ditore, deri në pesë ditë, kurse pastaj konsultohuni me mjekun.

Shumë shpesh kam urth. Çfarë të bëj?

Urthi në shtatzëni nuk është i rrallë, por më i shpeshtë në shtatzëninë e mëvonshme. Për të zvogëluar ndjenjën e pakëndshme të urthit, hani racione më të vogla, më shpesh – çdo dy deri në tre orë, ngadalë. Shmangni ushqimet me erëza – harroni piperin, hudhrën, qepën, portokajt, limonin, grejpfrutin … Mundohuni ta ndryshoni mënyrën e përgatitjes së ushqimit – gatuani me avull në vend të vajit apo yndyrës, por shmangni edhe ushqimet e yndyrshme – qëndron më gjatë në stomak dhe tretet më vështirë. Pas ngrënies uluni apo shetitni, mos u shtrieni të paktën për dy orë.

Kam probleme me gjumin – vështirë më zë gjumi dhe shpesh zgjohem gjatë natës. A është kjo normale dhe çfarë të bëj?

Për fat të keq, ky është një problem shumë i shpeshtë në shtatzëni – shumë gra ankohen për probleme me gjumin, sidomos në gjysmën e dytë të shtatzënisë.

Mundohuni të jeni fizikisht aktivë gjatë ditës – lodhja e vërtetë fizike është parakusht që të flini gjatë natës. Nëse nuk mund të flini natën, mos flini gjatë ditës – pushimi gjatë ditës do të zvogëlojë mundësinë për të fjetur gjatë natës, veçanërisht nëse nuk merreni me aktivitete të veçanta fizike. Provoni me çaj të dobët, të ngrohtë bimor para se të flini, duke bërë dush me ujë të ngrohtë, qumësht të ngrohtë, ventilim – të gjitha gjërat që zakonisht do t'i bënit kur nuk mund të flini edhe kur nuk jeni shtatzënë … Patjetër urinoni para se të shkoni në shtrat si dhe shmangni të pini shumë lëngje shkurt para gjumit – përndryshe do të keni nevojë shumë të fortë për të urinuar, kështu që duhet të zgjoheni dhe ngriteni për të urinuar, nuk duhet ta potenconi edhe më shumë.

Jam mësuar të flej në bark, dhe tani kam frikë ta bëj. Ndonjëherë zgjohem në stomak dhe kam frikë mos e lëndoj fëmijën. A është e justifikuar frika ime?

Nëse jeni mësuar të fleni në bark, duhet ta ndryshoni këtë zakon dhe të mësoheni të flini anash (në krah). Edhe ashtu nuk do ta keni të lehtë të flini në bark sepse gjatë zhvillimit të shtatzënisë edhe stomaku rritet gjithnjë e më shumë. Nuk është mirë të fleni as në shpinë, sepse në këtë mënyrë e zvogëloni furnizimin e zemrës me gjak, gjë që prap ulni rrjedhën e gjakut për fëmijën. Sigurisht shtrierja herë pas here në shpinë nuk do të dëmtojë fëmijën, si dhe shtrierja herë pas here në bark, kështu që nuk duhet të frikësoheni, nëse ndonjëherë zgjoheni në këtë pozicion. Nuk duhet ta bëni rregullisht, por mos u shqetësoni, ashtu siç rritet fëmija dhe me të edhe mitra, as që do të mundeni.

E kam shumë të vështirë të gjej një pozicion të rehatshëm gjumi – cilët janë pozicionet më të mira?

Më së miri është të shtriheni anash – më herët thuhej se duhet të jetë krahu i majtë, por nuk ka dëshmi se është e saktë – mjafton të shtriheni anash. Vendosni jastëkun nën mitrën tuaj, kështu që të mos “varret”, por të jetë në nivel me pjesën tjetër të trupit, kurse do të ju pëlqejë edhe nëse vendosni jastëkun në mes të këmbëve, më së miri në nivelin e gjunjëve.

Kur shtrihem për të fjetur, gjithmonë kam urth dhe kjo ma përkeqëson edhe më shumë situatën. A është e rrezikshme dhe çfarë të bëj?

Shmangni darkat e rënda dhe me shumicë, hani më pak, lehtë, ushqim pa erëza, herët në mbrëmje. Mos flini menjëherë pas darke, dhe nëse edhe kjo nuk ndihmon, ngriteni më lart jastëkun. Mund ta provoni dhe me antacide, barëra që përdoren për zvogëlimin e acidit, si Gelusil Laca apo Rupurut.

Çka është apnea gjatë gjumit?

Apnea në gjumë është gjendje në të cilën, ndërsa personi është në gjumë, ndalon të marrë frymë. Meqë nuk merr frymë, nuk ka oksigjen, dhe kjo mungesë e oksigjenit mund të jetë e rrezikshme për fëmijën. Ka disa të dhëna që tregojnë se ky çrregullim më shpesh paraqitet te gratë me preeklampsi, kur gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut, ka ënjtje dhe ka proteina në urinë. Simptoma më e dukshme e këtij çrregullimi është gërhitja me zë të lartë, dhe zakonisht nuk janë gratë që e vërejnë, por burrat apo anëtarët e familjes që flenë me të në dhomë, sepse përveç që dëgjojnë gërhitjen e saj, marrin pjesë edhe në gjumin e shqetësuar dhe zgjimet e papritura gjatë të cilëve gruaja lufton për ajër.

Prej se jam shtatzënë, shumë shpesh kam nxënie të hundës, dhe kjo po më pengon gjatë fjetjes. Pse ndodh kjo dhe a ka barëra për shërim?

Gjatë shtatzënisë mbyllja e hundës është gjë e zakonshme dhe shkak janë hormonet që lirohen gjatë shtatzënisë. Përpiquni të shmangni dhomën e tejngrohtë me ajër të thatë, gjithmonë mbi nxemëse vendosni një leckë të lagur apo një enë me ujë, që ajri të bëhet më i lagësht, pini shumë lëngje që mukoza sa më shumë të rrallohet dhe përdorni jastëk të lartë që mukoza të mos ju bllokojë vrimat e hundës.

Kur shtrihem për të fjetur, kam një ndjenjë sikur më shpojnë therrat në këmbë dhe nuk mund të fle. Pse po ndodh kjo dhe se si ta largoj këtë ndjenjë të pakëndshme?

Sindroma e këmbëve të shqetësuara ndodh relativisht shpesh në shtatzëni, sidomos në pjesën e tretë të fundit dhe gratë shtatzëna e përshkruajnë kështu – sikur më shpojnë therrat në këmbë. Zakonisht kalon kur ndryshon pozicioni ose vetëm lëvizin këmbët. Nuk dihet se çfarë e shkakton këtë ndjenjë, por është e mundur të ketë lidhje me zvogëlimin e qarkullimit të gjakut. Meqë nuk dihet se çka e shkakton këtë ndjesi, nuk ka as trajtim të besueshëm – nuk duket se shkakton ndonjë problem të veçantë, ashtuqë kur ndjeni të therrura në këmbë, thjesht ndryshoni pozicionin ose bëni një shëtitje./femra.net/

 

Der Beitrag Mjekët shpjegojnë se a janë të rrezikshme të vjellat në shtatzëni erschien zuerst auf femra.net.

5 gabime higjienike që ndikojnë në paraqitjen e infeksioneve vaginale!

Posted: 16 Sep 2016 12:43 AM PDT

higjiena-femrore-intime-kujdes-vaginal-infeksione

Vera nënkupton rritjen e sekretimit të djersës në pjesë të ndryshme të trupit, duke përfshirë edhe vaginën, që gjithashtu do të thotë edhe shfaqjen e shpeshtë të infeksioneve.

"Disa femra janë më të prirura për infeksione vaginale. Infeksionet fungale dhe vaginoza bakteriale janë lloji i infeksionit më të zakonshëm vaginal në çdo kohë të vitit, megjithatë janë më të shpeshtë gjatë periudhës së verës", thuhet sipas gjinekologëve.

Mënyra e vetme për të parandaluar paraqitjen e infeksioneve vaginale gjatë verës është një higjienë e mirë në zonën vaginale. Mënyra tjera për parandalim të infeksionit është shmangia e disa gabimeve higjienike që me siguri ju i bëni pa vetëdije.1

1. Higjiena menstruale

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për higjienën gjatë ciklit tuaj menstrual, sidomos gjatë sezonit të verës. Edhepse shumica nuk i preferojnë si zgjidhje ideale, tamponët janë të dëshirueshëm gjatë ditëve të nxehta të verës. Nëqoftëse ju përdorni peceta higjienike, atëherë rekomandohet që ti ndërroni shpesh në mënyrë që të mabni sa më të thatë vaginën nga lagështia. Përdorni produkte neutrale me sa më pak aromë dhe kimikate në mënyrë që të reduktoni kruarjen dhe irritimin e zonës vaginale.

2. Shpëlarje

Femrat nuk kanë nevojë të shpëlajnë shpesh vaginën sepse ajo vet pastrohet me anë të sekretimit natyral. Në anën tjetër, 20-40% e femrave praktikojnë dushe vaginale. Mjekët shpjegojnë se larja me sapun irriton vaginën dhe vulvën, dhe rrit rrezikun e infeksioneve.

Vagina dhe vulva duhet të pastrohen vetëm me ujë të ngrohtë dhe pecetë pambuku të bardhë. Ju nuk keni nevojë të bëni dushe të thella dhe të shpëlaheni me produkte të ndryshme që janë në shitje, sepse në këtë mënyrë shkatërroni florën e mirë bakteriale.

3. Brekë pambuku

Të brendshmet prej sateni apo mëndafshi mund të duken seksi dhe tërheqëse, por mbajnë shumë lagështinë, gjë që mund të shpie në marrjen e infeksionit vaginal. Të brendshme prej pambuku janë më të mira për vaginën tuaj, sepse lejon të marrë frymë dhe të depërtojë ajri.

4. Depilimi i zonës intime

Shumica e femrave depilojnë zonën e tyre intime gjatë verës, sidomos para se të shkojnë në plazh. Depilimi dhe rruajtja e vaginës duhet të bëhet së paku dy ditë para ekspozimit në ujë të kripur apo pishinë. Ushqeni mirë lëkurën tuaj gjenitale para depilimit. Përdorni produkte natyrale të tilla si vaj ulliri.

5. Bikini të lagësht

Të qëndroni të veshur me bikini të lagësht nuk është aspak një ide e mirë pasi kjo ndikon në rritjen e një numri të madh të kërpudhave. Mos mbani gjatë kohë bikini të lagësht nëse nuk dëshironi që të përfundoni me ndonjë infeksion vaginal./femra.net/

 

Der Beitrag 5 gabime higjienike që ndikojnë në paraqitjen e infeksioneve vaginale! erschien zuerst auf femra.net.

Toksinat në zorrë janë shkaku i të gjitha sëmundjeve: Pastroni tërësisht trupin! (Recetë)

Posted: 16 Sep 2016 12:21 AM PDT

toksinat-zorre-shkaktar-semundjeve-kujdes

Kombinimi i duhur i përbërësve jep një rezultat fantastik…

Më shumë se 50 milion njerëz në botë kanë probleme të zorrëve në lidhje me shëndetin e zorrës së trashë.

Përderisa disa nga problemet janë relativisht të vogla, të tilla si puçrra në fytyrë, përgjumje apo dhimbje koke, shumë sëmundje tjera mund të jenë serioze, gjë që përfshijnë colitis, sëmundjen Crohn, sindromin e zorrës nevrike…

Por, ekziston preparat natyral për pastrimin e zorrëve, që mund të ju ndihmojë në detoksifikimin e zorrës së trashë si dhe të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm.

Përbërësit:

  • 1 mollë,
  • 1 lugë fara liri,
  • një lugë gjelle fara chia,
  • 1 lugë mjaltë dhe
  • 1 gotë ujë.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe prisni deri sat ë gufojnë apo bymehen farat chia. Pini këtë lëng natyral çdo ditë për pastrim, mundësisht në stomak të zbrazët dhe së shpejti do të shpëtoni nga mbeturinat toksike.

Molla përmban fibra që ndihmojnë në stimulimin e lëvizjes së zorrëve. Fara e lirit përmban fibra, antioksidantë dhe omega-3 acide yndyrore, stimulon absorbimin e materieve ushqyese në zorrë si dhe lufton kundër kancerit të zorrës së trashë.

Farat chia përmbajnë fibra, acide yndyrore omega-3, vitamina dhe materie ushqyese, përmirëson shëndetin e zemrës dhe siguron tretje të mirë të ushqimit. Mjalti ka veti antibakteriale, antifungale, antivirale dhe antiseptike si dhe ofron mbrojtje kundër kancerit të zorrës së trashë./femra.net/

 

Der Beitrag Toksinat në zorrë janë shkaku i të gjitha sëmundjeve: Pastroni tërësisht trupin! (Recetë) erschien zuerst auf femra.net.

Shkopinj çokollate të mamasë

Posted: 16 Sep 2016 12:19 AM PDT

shkopinj-cokollate

Shkopinj çokollate të mamasë

Ëmbëlsirë e ftohtë prej çokollate dhe lajthi, arra si dhe misër të thekur!

Përbërësit:

  • 250gr mjaltë
  • 100gr sheqer
  • 250gr gjalpë
  • 300gr çokollatë
  • 100gr lajthi të pjekuar dhe të grimcuara
  • 100gr arra të copëtuara
  • 200gr misër të thekur
  • 1 oblande e madhe (wafers)

Përgatitja:

  1. Shkrini mjaltin dhe sheqerin në ngrohje të ulët.
  2. Shtoni gjalpin të prerë në katror të vegjël dhe çokollatën të copëtuar në kube të vegjël, butësisht përzieni masën por sigurohuni që mos të vlojë.
  3. Kur çokollata dhe gjalpi të jenë shkrirë, largoni nga të nxehtit dhe shtoni lajthitë e copëtuara, arrat dhe misrin e thekur.
  4. Përzieni mirë masën deri sa e tëra të mbulohet me çokollatë.
  5. Tek brumi vendosni masën e shkrirë, lëreni që të ngjitet masa mirë me brumin dhe lëreni të qëndrojë brenda natës në ambient të ftohtë. Para se ta shërbeni, prejeni në shkopinj të vegjël./femra.net/

Der Beitrag Shkopinj çokollate të mamasë erschien zuerst auf femra.net.

Kështu edukohen njerëzit e mirë: 6 fjali që çdo ditë duhet t’i thuani fëmijës!

Posted: 16 Sep 2016 12:05 AM PDT

femije-fjali-duhet-thene-secili-femije

Në disa situata fjalët janë megjithatë më të forta se veprat, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët tanë

Thuhet se veprat janë më të rëndësishme se fjalët, por në disa raste fjalët janë megjithatë më të forta se veprat, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët tanë.

1. Më pëlqen kur …

Mos e vëni theksin në atë që bëjnë “keq” apo “gabim”, por kryesisht përqëndrohuni në aspektet pozitive të sjelljes së tyre.

2. Jam krenar për ty

Nuk ka lavdërim më të mirë për suksesin e mirë. Megjithatë, ndonjëherë ne bëjmë më të mirën, por rezultati nuk është i kënaqshëm. Në raste të tilla fëmijët nuk kanë nevojë ti dëgjojnë kritikat, por duhet të dëgjojnë se jeni me ta, krenar deri në fund, pa marrë parasysh se çfarë, sepse ju e dini se sa përpjekje kanë bërë për diçka.

3. Je i/e veçantë

Le ta dinë se dallimet e tyre nuk janë dobësi, por forcë.

4. E di se ti mundesh

Përditë inkurajoni ata, dhe meqë e dinë se besoni në to fëmijët tuaj do të jenë më të sigurt në vetëvete.

5. Të besoj

Ndërtoni një marrëdhënie reciproke besimplotë, sepse kështu i motivoni për ndershmëri.

6. Të dua

Kurrë mos pushoni që me fjalë të shprehni dashurinë ndaj tyre, sepse kjo është një nga situatat e rralla ku fjalët vërtetë mund të janë më të forta dhe më të nevojshme se sa veprat./femra.net/

 

Der Beitrag Kështu edukohen njerëzit e mirë: 6 fjali që çdo ditë duhet t'i thuani fëmijës! erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :