Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Mustafa e Hoxhaj, ‘selfie’ me Clinton” plus 9 more Ferizaj Press

loading...
FerizajPress

“Mustafa e Hoxhaj, ‘selfie’ me Clinton” plus 9 more Ferizaj Press


Mustafa e Hoxhaj, ‘selfie’ me Clinton

Posted: 19 Sep 2016 10:08 AM PDT

Në fillim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa e Hoxhaj kanë nisur takimet me ish Presidentin Clinton në takimin e Clinton Foundation, njofton Klan Kosova.

"Me kryeministrin Mustafa takuam Presidentin Clinton. E informuam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon" ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Krasniqi mbështetë idenë e Pallaskës për kishën ortodokse

Posted: 19 Sep 2016 10:08 AM PDT

Jakup Krasniqi

Ai thekson se duhet të merret seriozisht propozimi që kisha të bëhet muze i krimeve serbe.

"Propozimi i Avokatit Pallaska se Kisha e papërfunduar e regjimit gjenocidal të Millosheviçit të ruhet ashtu siç është dhe për të qenë objekt i një muzeu ku do të prezentohen krimet e gjenocidit serb në Kosovë, duhet të merret më shumë se seriozisht." shkruan Krasniqi.

Ai më tej thekson " Nuk besoj se do të mund të ketë ndonjë objekt tjetër, ku do të ruhej kujtesa më e freskët për gjenocidin e regjimit te Millosheviqit të ushtruar ndaj qytetarëve (shqiptarëve) të Kosovës, sesa në ketë objekt kishtar të papërfunduar. Një mesazh i tillë duhet t'ju ipet, diktatorëve te të gjitha ngjyrave. Duhet kuptuar drejtë se çdo përpjekje për te renovuar e ruajtur destinimin fillestar i këtij objekti, pa dyshim se do të ishtete vazhdim i krimit dhe i gjenocidit te atij regjimi dhe kjo nuk duhet lejuar. Krimi dhe gjenocidi duhet ta merr dënimin e merituar. Pra, mbijetesa e atij objekti që kishte qëllim përjetësimin e shkatërrimit të çdo gjeje shqiptare, ka kuptim vetëm nëse ai destinihet për Muze te kujtesës shqiptare, që do të dëshmonte Gjenocidin e Regjimit te Millosheviqit në Kosovë.

Krasniqi në shkrimin e tij thotë se shqiptarët kanë nevojë imediate për ta pasur përherë në kujtesë atë politikë shkattrruese të gjenocidit serb në Kosovë.

"Kujtesa jonë nuk guxon të jetë, kujtesë e "mendimeve të shkurtëra". Të bëhemi komb i mendimeve të gjata! Kosovës dhe Prishtinës si kryeqytet i mungon dhe i mungon shumë një objekt i tillë! Me ketë duhet të dakordohen të gjithë" përfundon shkrimin Jakup Krasniqi.

Kryeziu: Banorët e ‘Dardanisë’, nuk bënë kërkesa për blerje banesash

Posted: 19 Sep 2016 10:08 AM PDT

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Nexhat Kryeziu ka thënë se NPB nuk është e përfshirë në ndarjen e këtyre banesave.

"Fillimisht NPB në bazë të praktikave ka ekzekutuar kontrata të ndërtimit të banesave në komunën e Prishtinës", tha ai.

"Bashkimi i mjeteve është bërë nga ndërmarrje të ndryshme publike të cilat kanë dhënë mjete të tyre që të nis ndërtimi i këtyre objekteve".

"Ne ligjërisht nuk jemi të përzier në atë se si ka ndodh ndarja e këtyre banesave".

Ai ka thënë se në bazë të shënimeve që kanë, banesat e kontestuara kanë filluar të ndërtohen në fillim të viteve 90-ta, mirëpo sipas tij, për shkak të rrethanave të luftës, kanë mbetur të papërfunduara.

Kryeziu ka thënë se në vitin 2005 është bërë kërkesa që këto banesa të lirohen ndërsa ka shtuar se nuk ka pasur shkresa nga ana e banorëve që banesat e njëjta të blehen.

"Viti 2005 është viti i fillimit kur është bërë kërkesa nga gjykata, që prona që është në menaxhim të NPB të lirohet nga uzurpatorët", tha ai, raporton klan kosova.

"Të dy shkallët e gjykatës e kanë dhënë përfundimin që të zbatohet përmbarimi i detyrueshëm".

"Për çështjen se ata kanë aplikuar për blerje të banesave unë sot kam dëgjuar. Ata iu referohen takimeve që kanë pasur me ish-menaxhmentin, mirëpo unë thirrem të jap përgjigje vetmë prej kohës kur jam emëruar në këtë pozitë".

"Në këtë kohë nuk ka pasur asnjë shkresë në drejtim tonin për këtë çështje".

Kryeziu ka shtuar se banorët nuk mund ta tjetërsojnë pronën.

Nexhat Kryeziu

Përgjaken rrugët e Shqipërisë, brenda ditës tre të vdekur

Posted: 19 Sep 2016 10:08 AM PDT

Ai u godit nga një mjet që më pas u largua me shpejtësi. Policia nisi menjëherë kërkimin.

Aksidenti i dytë u regjistrua në hyrje të Përrenjasit ku mjeti me targa të Tiranës drejtuar nga një femër u përplas me një tjetër mjet me targa të Korçës. Për pasojë humbi jetën Astrit Balla, i cili udhëtonte me bashkëshorten që ishte edhe drejtuesja e mjetit, raporton TopChannel.

Në këtë aksident u plagosën edhe tre persona të tjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Përplasja e automjeteve ndodhi për shkak të një parakalimi të gabuar, ndërkohë që policia sqaron se viktima nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.

Të tre personat e tjerë të cilët kanë marrë dëmtime të lehta kanë qenë të pajisur me rrip sigurimi që i kanë shpëtuar atyre jetën. Rreth orës 16 e 30 minuta u regjistrua në Fier një tjetër aksident i rëndë.

Aksident në Prrenjas, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur

Posted: 19 Sep 2016 09:09 AM PDT

Aksident/Foto: Arkiv

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre.

Emri i viktimës dhe personave të plagosur ende nuk bëhen të ditur, ndërsa mësohet se 4 personat e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.

Kurc i shqetësuar për rritjen e radikalizimit islamik në Ballkan

Posted: 19 Sep 2016 09:09 AM PDT

Pas nismës së tij në Misionin e Austrisë në KB sonte do të organizohet takim i ministrave të jashtëm të shteteve nga Ballkani Perëndimor.

Kurc deklaroi se nuk guxon të humbet perspektiva evropiane për vendet nga Ballkani Perëndimor në momentin kur vëmendja është e kahëzuar drejt Brekzitit dhe marrëdhënieve ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë.

Kurc theksoi se posaçërisht autoritetet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë duhet t'i kundërvihen radikalizimit islamik në rritje, "sepse atje po përhapet ndikimi fetar-ideologjik, ndërsa gratë paguhen që në rrugë të ecin të mbuluara".

Lidhur me projekt-konkludimet nga samiti i KB-së për krizën e refugjatëve, Kurc konsideron se është pozitive ajo që tashmë është pranuar se problemi me migrantët dhe refugjatët është problem global.

Veseli i mrekulluar nga bujqësia në Prizren, premton mbështetje për bujqit (Foto)

Posted: 19 Sep 2016 09:08 AM PDT

Gjatë vizitës në fshatin Krushë e Vogël, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga fermeri Sahit Hoti kanë nisur procesin e vjeljes së perimeve të kultivuara nga familja Hoti.

Pastaj, kryeparlamentari Veseli qëndroi për vizitë në fshatin Piranë ku bashk me fermerin Ramadan Dajçi panë nga afër vjeljen e perimeve në fermën e tij.

Kryeparlamentari Veseli u premtoi fermerëve që vitin e ardhshëm, Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Bujqësisë do të zgjerojë rrjetin e ujitjes në këto fshatra.

Pas ndjekjes së procesit të vjeljes së perimeve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë Kurtan Kajtazi kanë vizituar qendrën e grumbullimit të perimeve "Abi Center" ku kanë parë nga afër gjitha produktet që fermerët i dorëzojnë për përpunim final.

"Sot pamë një mrekulli të natyrës sonë, të dorës së njerëzve punëtorë. 
Pamë një cikël prodhimi, që nga puna në ara, deri këtu tek përpunimi dhe prodhimi, si për tregun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Jemi në një kompani e cila e ka një histori suksesi, me mbi 700 punëtorë dhe rreth 1 mijë fermerë që bashkëpunojnë me të. Ky është një tregues suksesi i bashkëpunimit midis fermerëve, prodhuesve dhe institucioneve të vendit tonë. Nëpërmjet kësaj, mund të arrihet që bilanci ynë tregtar në fushën e eksportit, të përmirësohet, si dhe në punësimin e të rinjve, duke e fuqizuar kështu ekonominë tonë. Do të rriten gjithashtu subvencionet për fermerët dhe kompanitë e suksesshme", tha kryeparlamentari Veseli.

Nga ana e tij, pronari i qendrës grumbulluese "Abi", Irfan Fusha, e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen e dhënë për prodhimet vendore.

"Aktualisht jemi në fazën e grumbullimit të specave. Nga fusha, prodhimi përpunohet dhe del në treg brenda ditës, qind, për qind bio. Para disa viteve, 98 për qind të lëndës së parë e kemi importuar, kurse tani kemi arritur që 99 përqind ta sigurojmë nga fermerët tanë", tha Fusha.

Ai tha se kompania "Abi" ka 140 produkte të saj dhe gradualisht po e rritë edhe më shumë numrin e produkteve vendore.

Edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi tha se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë prodhuesit vendorë që punojnë tokën.

14374537_1265467576838099_738142182_o 14393150_1265467570171433_1447263837_o 14394038_1265467566838100_1893905550_o 14423735_1265467373504786_2055955413_o 14360295_1265467553504768_87597981_o 14360527_1265467556838101_1676420497_o

Indiani kafshon kosovarin, 8 muaj burg me kusht

Posted: 19 Sep 2016 09:08 AM PDT

Një azilkërkues, shtetas i Indisë e ka goditur dhe kafshuar më 25 prill një azilkërkues kosovar, pa qenë i provokuar nga ai, duke i shkaktuar plagë në krah. Të hënën në Gjykatën  indianit "kafshues" i është shqiptuar dënimi prej tetë muajsh burg me kusht.

Kafshimi është cilësuar si veprim që fare pak i duhet që të kategorizohet si lëndim i rëndë.

Kërkesa e mbrojtjes së tij se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues, shkruan lvz.de. Kjo për faktin se indiani me emrin Gurminder J. ishte i njohur për  konsumim të vazhdueshëm të alkoolit dhe për probleme të shpeshta që shkaktonte. Ai jeton në Gjermani prej 12 vitesh dhe në vazhdimësi ka pasur probleme me ligjin, për çfarë ka marrë herë pas here edhe dënime.

Edhe punëtorja e kampit të azilit që e ka parë zhvillimin e ngjarjes pohon se indiani ishte tip problematik dhe se ishte ai që e ka provokuar konfliktin, edhe në këtë rast, transmeton albinfo.ch. Fillimisht personi në fjalë e ka goditur kosovarin me një enë metalike për vlimin e ujit. Goditja kishte qenë shumë e fortë. Kur viktima kishte provuar të mbrohej, Gurminder J. e kishte kafshuar atë në krah. Për më tepër, pasi që i ishte shqiptuar masa e ndalesës për të hyrë në  kamp, ai e kishte fyer udhëheqësin e kampit.

Ndërsa kosovari 45 vjeçar në dëshminë e tij ka pohuar se indiani e kishte kafshuar aq rëndë sa që nuk kishte pushuar kafshimin deri sa "ishte lodhur" dhe nuk kishte mundur më! Ai ka dëshmuar po ashtu se indiani e ka kërcënuar shumë herë atë dhe familjen, ndërsa në ditën kritike ai i kishte shkuar kosovarit te dera dhe sapo ky e kishte hapur derën indiani e kishte goditur menjëherë me enën metalike duke përdorur md këtë rast forcë të madhe.

Dënimi i Gurminder J. është i plotfuqishëm.

Nikolla Marku deklarohet për kishën ortodokse në kampusin universitar

Posted: 19 Sep 2016 09:08 AM PDT

Nikolla Marku

"Ato i përkasin kombit shqiptar dhe kushdo që tenton të manipulojë me ndërtime fantazmë si në Prishtinë apo kudo qoftë, bën gabime të vjetra luftënxitëse", citohet të ketë thënë at Nikolla, nga portali infoelbasani.al.

Sipas tij askush nuk mund të cenojë territorin shqiptar në Kosovë e aq më tepër në Prishtinë me petkun e Milosheviqit dhe me kambanat e kishës serbe.

At Nikolla ka fajësuar direkt patriarkun e Serbisë Irineu që sipas tij mban përgjegjësi teologjike dhe kristiane për shovinizmin e tij kundër kombit shqiptar. Sipas tij, çdo investim në emër të besimit ortodoks në Prishtinë i ngjan investimeve famëkeqe të ISIS që po gjakos botën. Kosova nuk mund të pushtohet me fantazma pseudo fetare apo spirituale. Janullatus në Shqipëri dhe Irineu në Beograd nuk mund të mbajnë petkun e Kryepeshkopit pa kërkuar më parë falje kundrejt viktimave dhe të zhdukurve pa adresë në Kosovë, shkruan ky portal.

Pavarësinë e Kosovës e njeh Shqipëria, kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shën Maria, gjithë ortodoksia kombëtare nëpër botë, citohet në deklaratë.
"Asgjë në sheshin e Universitetit të Prishtinës nuk është objekt kulti e shenjë sllavizmi. Rilindasit shqiptarë i kanë ndarë me kohë këto shovinizmi e kanibalizmi që me lidhjen e Prizrenit".

Në fund at Nikolla shpreh mbështetjen e plotë ndaj studentëve dhe patriotëve kosovarë që me mirëkuptimin hyjnorë do të kapërcejë politikat hegjemoniste dhe primitive të Serbisë. Ai u bën thirrje studentëve që të mos e lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë pasi janë në të drejtën e Zotit.

 

VV: Po ndodhë rrënimi social

Posted: 19 Sep 2016 08:08 AM PDT

Fatmire Mulhaxha – Kollçaku

 

Sipas saj, Qeveria të cilën ajo e quajti 'Pronto' ka formalisht politika sociale por praktikisht rrënimi social është duke ndodhur para syve tanë.

"Isa Mustafa do të mbahet mend po ashtu si Hashim Thaçi si dy kryeministrat me antisocialë në historinë e Republikës së Kosovës", ka deklaruar ajo.

Mulhaxha-Kollçaku ka listuar problemet që po u rëndohen çdo ditë qytetarëve të Kosovës, veçanërisht kategorive të caktuara.

Nënkryetarja Kollçaku ka thënë se vetë fakti që Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale është caktuar edhe në detyrën e zëdhënësit të Qeverisë, flet për trajtim joserioz të çështjeve sociale.

Ajo theksoi edhe "problemin e nepotizmit në punësim", duke rikujtuar se si në Kosovë punësim gjejnë vetëm ata që kanë lidhje partiake ose familjare me klanin Pronto.

"Çdo herë kur duhet të bëhen shkurtime buxhetore, dhe kur nën presionin e grupacioneve të ndryshme duhet të gjenden disa mjete financiare, kjo qeveri gjithmonë bën shkurtime të kategoritë me të ndjeshme", deklaroi Mulhaxha-Kollçaku./lajmi.net

Related Posts :