Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nishani, priti kongresmenin Engel: Shqipëria do kontribuojë për paqen” plus 9 more Gazeta SHQIP

loading...

“Nishani, priti kongresmenin Engel: Shqipëria do kontribuojë për paqen” plus 9 more Gazeta SHQIP


Nishani, priti kongresmenin Engel: Shqipëria do kontribuojë për paqen

Posted: 01 Sep 2016 02:56 AM PDT

President 1 President 2 Presidenti 3

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga një prej personaliteteve të diasporës shqiptare në SHBA, zoti Harry Bajraktari.

Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e radhës së Kongresmenit Engel në Shqipëri, si një prej vizitave të shumta të tij dhe e falënderoi atë për rolin e veçantë dhe mbështetjen e fuqishme që ai personalisht i ka dhënë Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, për afro tre dekada si kongresmen. Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kongresmenit Engel me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Shtetit u shpreh se: "është gjithmonë kënaqësi mikpritja e një kongresmeni amerikan në Tiranë, por vizita dhe prania juaj na jep një gëzim të veçantë, si mua personalisht si President i vendit ashtu edhe të gjithë shqiptarëve". Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të qenësishme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, që prej themelimit të shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, me Pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kosolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës. "Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente kyçe të historisë së tyre moderne dhe lista e falënderimeve do të ishte shumë e gjatë, por një falënderim të veçantë dëshiroj ta bëj për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për rrëzimin e regjimit komunist dhe dekomunistizimin e vendit, si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e ndihmuar të bëhet një anëtare e denjë e kësaj aleance." – u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti i Republikës theksoi ndër të tjera se, Shqipëria dhe shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e saj strategjik më të madh dhe e siguroi kongresmenin amerikan Engel se shqiptarët me krenari të veçantë e legjitime do të jenë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara në përballimin e sfidave globale dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar e ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare. "Shqipëria është e vendosur për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel global." – u shpreh Kreu i Shtetit.

 

Presidenti Nishani, duke shfrytëzuar edhe prezencën edhe të përfaqësuesit të diasporës shqiptare në SHBA, zotin Harry Bajraktari u shpreh se ne shqiptarët ndjehemi shumë krenarë për diasporën tonë në SHBA dhe kontributin që ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Alarmi i NASA-s: Toka, asnjëherë kaq e ngrohtë në 1.000 vitet e fundit

Posted: 01 Sep 2016 02:30 AM PDT

Sipas shkencëtarëve, do të jetë shumë e vështirë të mbahet temperatura globale brenda limitut të caktuar

TokaToka po ngrohet me një ritëm impresionues, asnjëherë në mënyrë kaq të shpejtë në vitet e fundit. Alarmi është lëshuar nga NASA, sipas të cilës, "është shumë e pamundur" që të arrijë të mbajë rritjen e temperaturës globale brenda kufirit prej 1.5-2 gradë, siç është konkorduar nga Cop 21 i Parisit.

Sipas Gavin Schmidt, koordinator i klimatologëve të agjencisë amerikane, ekziston "99% e mundësisë" që i gjithë viti 2016 të arrijë një rekord të ri vjetor në termometër, "duke kaluar" 2014-ën dhe 2015-ën.

Në 30 vitet e fundit, kemi lëvizur në një territor të shkëlqyer, asnjëherë i eksperimentuar para harkut të mijëra viteve më parë", – shpjegon ai.

I NXEHTË REKORD – Në të vërtetë, korriku 2016 kishte thyer çdo rekord të mëparshëm, duke u bërë më i nxehti në absolut të paktën që nga viti 1880, pra, që kur kanë filluar regjistrimet e temperaturave. "Nuk ka asnjë periudhë që ka një prirje të lartë, duke parë shekullin XX", – ka nënvizuar Schmidt. Një situatë që sipas NASA-s, konfirmohet nga  analiza e shkrirjes së akujve dhe sedimenteve.

PLANETI RREZIKON SHUMË – Këtë vit, mesatarja e temperaturës globale, ka arritur pikun prej 1.38 gradë celsius, më e larta në krahasim më nivelet e regjistruara në shekullin XIX. Numri, shumë pranë limitit të 1.5 gradë, është në rritje në krahasim me nivelet para-indrustriale. Përveç një kufiri të tillë, vëzhgojnë ekspertët, nxehja e planetit mund të povokojë efekte shkatërrimtare.

NGROHJA, 20 HERË MË E LARTË – ""Mbajtja e rritjes së temperaturave brend 1.5 gradë, kërkon shutime të mëdha dhe të konsiderueshme në emetimet e CO2 apo ndërhyrje të koordinuara të gjeo-inxhinjerisë, – shpjegon Schmidt. – Ne jemi duke reduktuar emetimet e gazit të efektit serrë, duke e mbajtur rritjen e temepraturës brenda 2 gradëve".

Me këtë ritëm të ngrohjes globale, Toka do të shkojë drejt ngrohjes në 100 vitet e ardhshme me një shpejtësi "të paktën 20 herë më e lartë", në krahasim me mesataren historike, sipas NASA-s.

E.A.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Itali, toka dridhet sërish në Amatrice

Posted: 01 Sep 2016 02:22 AM PDT

C_2_articolo_3028846_upiImageppToka vijon ende të dridhet në Italinë qendrore, ndonëse kanë kaluar disa ditë nga rënia e tërmetit tragjik, që u mori jetën 294 personave, mes tyre edhe një shqiptari.

Të tjera tërmete janë regjistruar në Amatrice mbëmjen e djeshme. Një tërmet me magnitutë 3.6 ballë të shkallës rihter është regjistruar në orën 5 e 53 minuta. Epiqendra e tërmetit ishte 2 km nga Amatrice, dhe 10 km nga Açumoli.

Më herët, një tjetër tërmet më magnitudë 3.1 është regjistruar me epiqendër 6 km nga Macerata dhe 9 km nga Perugia.

Ndërsa në orën 00.14 minuta të natës së shkuar në Arquata del Tronto lëkundja e tërmetit ka qënë e shkallës 3.5

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Drejtoresha e re e Teatrit të Operës dhe Baletit prezanton platformën

Posted: 01 Sep 2016 02:11 AM PDT

Çela: Metoda të reja menaxhimi për Operan

Zana celaZana Çela drejtoresha e re e Teatrit të Operas dhe Baletit, ka prezantuar dje në krah të ministres së Kulturës Mirela Kumbaro , platformën, për të drejtuar katër vitet e ardhshme Teatrin e Operas dhe Baletit. Duke e parë operën shqiptare në kontekstin e zhvillimeve globale, Çela tha se, gjithë filozofia e drejtimit të saj do të mbështetet në përgjigjen e tre pyetjeve që shqetësojnë operan sot kudo në botë siç janë: Cilat janë sfidat e operas sot në kushtet e globalizmit? Cilat janë risqet e operës apo si do të mbijetojë opera sot? Duke thënë se TKOB duhet të kthehet në një teatër kozmopolit, drejtoresha e re tha se, do të përfshijë gjithë artistët në një proces që do ta bëjë dinjitoze operan. Sfidat e Operas shqiptare ajo i ka parë nën kontekstin e sfidave globale. Duke parë se një nga kritikat që i bëhen operas në botë është dhe metodat e vjetra të menaxhimit ajo tha se do të punohet për të futur metoda të reja që do të sillnin dhe rritjen e audiencës. Kalendari artistik i institucionit është quajtur i rëndësishëm nga Çela e cila ka kërkuar ekselencë në ekzekutimin e tij. Një tjetër element i rëndësishëm është dhe marketingu, duke e çuar teatrin e operas dhe baletit edhe tek ata që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në oepra po kështu dhe dhënia më shumë hapësirë e talenteve të reja. Deri në fund të tetorit Teatri i Operas dhe Baletit do të vazhdojë me programin e plotë.

Çela u shpreh në hyrje të takimit me përfaqësuesit e Operas se kishte qenë një ndjekëse e rregullt e kalendarit artistik të këtij institucioni duke vlerësuar dhe punën e ish drejtorit Ilir Kerni. E pranishme në këtë prezantim, Ministrja e Kulturës Kumbaro tha se besonte tek platforma e drejtoreshës Çela. Sipas saj do të ketë së shpejti një prezantim publik i projektit të ndërtesës së re të re të Teatrit të Operas dhe Balelit  që së shpejti do ti nënshtrohet rikonstruktimit.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Meksika do të paguajë për ndërtimin e murit mes dy shteteve

Posted: 01 Sep 2016 02:06 AM PDT

Republican presidential nominee Donald Trump speaks at a campaign rally in Phoenix, Arizona, U.S., August 31, 2016.   REUTERS/Carlo Allegri

Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump deklaroi se Meksika do të paguajë të gjitha shpenzimet për ndërtimin e murit mes dy shteteve.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në Arizona, manjati u shpreh i vendosur për ndërtimin e këtij muri, duke lënë të hapur mundësinë që miliona emigrantë ilegalë do të deportohen.

Disa orë më vonë ai u takua me presidentin e Meksikës Enrique Pena Nieto, por theksoi se nuk kishte diskutuar me të për financimin e murit. Mirëpo, më vonë presidenti meksikan ka deklaruar se ai i ka thënë Trump që nuk do të paguajë për ndërtimin e murit.

Ka pasur spekulime se kandidati republikan mund të tërhiqet nga plani i tij për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shenjtërimi i Nënë Terezës, aktivitetet që do organizohen në kryeqytet

Posted: 01 Sep 2016 01:43 AM PDT

nene terezaBashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës do të organizojnë një sërë aktivitetesh me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator.

Në prag të ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku, qyteti i Tiranës do të dekorohet me flamuj kombëtarë, me simbolin bardh e blu të misionit të Nënë Terezës dhe me flamuj të Bashkisë së Tiranës.

Aktivitetet

2 Shtator 2016, ora 10:00      Vizitë në shtëpinë e Motrave "Nënë Tereza", ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të nderojë misionin e Nënë Terezës me titullin "Nënë Tereza Simbol i Qytetit të Tiranës"

4 Shtator 2016, ora 09:15      Përurimi i pllakës përkujtimore te Sheshi "Nënë Tereza".

   ora 09:30     Koncert në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës (orks.TOB)

ora 10:00     Lidhje live me sheshin "Shën Pjetër" në Vatikan, për të ndjekur meshën e Papa Françeskut

6 Shtator 2016, ora 11:00      Pritja në zyrën e Kryetarit të Klerikëve dhe dhënia e simbolit të

Qytetit me portretin e Nënë Terezës

7 Shtator 2016, ora 19:00      Shfaqja e filmit dokumentar për Nënë Terezën te "Reja"

 

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Aksionet anti-kanabis; në të gjithë vendin asgjësohen me mijëra rrënjë

Posted: 01 Sep 2016 01:29 AM PDT

Policia e Shtetit vijon aksionin antikanabsi të shtrirë në të gjithë vendin. Përgjatë 24 orëve të fundit, raportohet për asgjësim të mijërave rrënjë marijuane.

parcele ne Memaliakj Parcele Bulqize kanabis i keputur

Memaliaj

Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1, të Memaliajt, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela me një total prej 3 100 bimë të dyshuara kanabis sativa. Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sheshi i Vreshtit” ,Kalivaç , Memaliaj , u konstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë.

 

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj, në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Përmet dhe Këlcyrë

Në këto zona janë asgjësuar  1777 bimë kanabis. Më konkretisht, nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në vendet e quajtur “Përroi i Kobares “, “Gropat ” , “Përroi i Llapushës” , Njësia Administrative Frashër, Përmet u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 327 bimë. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur ” Arat e Hades” , Këlcyrë , u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 1 450 bimë të dyshuara kanabis. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies , ku disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Bulqizë

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, këtë herë në Bulqizë, ku janë asgjësuar me anë të djegies 1250 bimë të dyshuara narkotike Si rezultat i operacionit në territorin e fshatit Shpukth, Bulqizë, në vendin e quajtur "Ara e Bicës", është evidentuar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike. Nga këqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këtë parcelë ishin të kultivuara 1250 , bimë të dyshuara narkotike hashash. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Kurbin

Në Kurbin janë asgjësuar  me anë të djegies  355 bimë kanabis sativa në vendin e quajtur "Përroi i Gjatushit", në  fshatin Zhej, Kurbin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

 

 Rama: Samiti i diasporës nuk synon të nxjerrë përfitim politik

Posted: 01 Sep 2016 01:29 AM PDT

Edi RamaKryeministri i vendit Edi Rama ka marrë pjesë në takimin e 11-të ndërkombëtar të Insitutit të Alb-Shkencës. Në fjalën e mbajtur Rama tha se diaspora ka një rol të rëndëishëm në botën shqiptare.

“Edhe samiti i parë i dasporës synon të krijojë një parakusht që sicc ju prej 11 vitesh mblidheni në një forum si alb-shkenca të gjithë të mund të mblidhen në një forum të gjerë që krijon kapacitetin për të thithur prurjet e ideve të opinioneve dhe të burimeve njerëzore që krijon një ndërveprim i tillë.

Samiti duhet të kthehet në një institucion qeveritar. Qeveria ka detyrën ta promovojë si institucion dhe shpresa ime është që ai institucion të merret në dorë nga vetë protagonistët

Ne do bëjmë çmos që të jetë një samit që të përcjellë mesazhin që nuk ka të bëjë me përkatësinë politike të qeverisë aktuale dhe nuk synon të nxjerrë ndonjë përfitim politik nga prania e protagonistëve, por thjesht të hapi rrugën që vetë protagonistët ta marrin në dorë këtë institucion dhe më pas qeveria të jetë partnere, por jo diktuese e axhendës së punës së këtij samiti”, deklaroi Rama.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Biblioteka Kombëtare përkujton 100-vjetorin e Komisisë Letrare Shqipe

Posted: 01 Sep 2016 01:16 AM PDT

DokumenteNë 100-vjetorin e mbledhjes së parë të Komisisë Letrare Shqipe, pikërisht më 1 shtator 1916, në hollin e Bibliotekës Kombëtare u hap një ekspozitë dokumentuese, në shenjë nderimi për kontributin e gjuhëtarëve shqiptare dhe albanologëve më në zë të epokës, të cilët me punën dhe dijen e tyre hodhën themelet e sistemimit të gjuhës shqipe tashmë si gjuhë mbarëkombëtare e letrare. Edhe më simbolik bëhet ky përkujtim në BKSH, për faktin se pikërisht fondi i bibliotekës së Komisisë Letrare Shqipe shërbeu si bërthamë për krijimin e fondit të vetë Bibliotekës Kombëtare. Sot, e gjendur në një stad tjetër të rrugëtimit të saj, BKSH, në shenjë nderimi, digjiton dhe publikon në website-n e vet, www.bksh.al, botimin e mirënjohur të vetë "Komisisë": "Parime e rregulla mbi ortografinë e gjuhës së shkruese", e lexueshme dhe e shkarkueshme falas për të gjithë. E ngritur me mbështetjen e Konsullatës dhe Komandës së Lartë Austro-Hungareze në Shkodrën e 1916-s, Komisia kishte si qëllim të zhvillonte më tej zgjidhjen e problemeve të arsimit dhe të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit. Në të morën pjesë intelektualë, studiues e atdhetarë të nderuar si Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishta, Hil Mosi, Sotir Peci, Mati Logoreci, Gjergj Pekmezi, Aleksandër Xhuvani, Ndre Mjeda, Ambroz Marlaskaj, Ndue Paluca, Hafiz Ali Korça, Vinçenc Prennushi, Luigj Naraçi, Josif Haxhimima, dhe albanologët e shquar Maksimilian Lamberc dhe Rajko Nahtigal.

Ekspozita, veç botimeve të vetë Komisisë, njoftimeve zyrtare të themelimit por edhe të vendimmarrjes së saj të rëndësishme për fatet e gjuhës zyrtare e letrare shqipe, paraqet edhe studimet më të rëndësishme sot kushtuar asaj, ndër të cilat: studimin e Prof. Tomor Osmanit "Komisia Letrare Shqipe në Shkodër (1916–1918)"; aktet e konferencës "Komisia Letrare Shqipe në Shkodër", si dhe studimin e studiuesit kosovar Sh. Krasniqi.

7- 8 shtator, Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e të drejtave të njeriut

Posted: 01 Sep 2016 01:15 AM PDT

avokati-i-popullit-igli-totozani-640x346Për dy ditë me radhë, Tirana do të shndërrohet në kryeqytetin e të drejtave të njeriut. Konferenca organizohet nga Avokati i Popullit Igli Totozani.

Në këtë konferencë ndërkombëtare do të diskutohet mbi sfidat e flukseve të refugjatëve dhe emigrantëve, në përpjekje për të gjetur një përgjigje të përbashkët përballë situatës së personave që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Për herë të parë, katër organizatat përfaqësuese ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut mblidhen në një konferencë të përbashkët, për të dalë me një zë unik mbi një nga krizat më të dhimbshme njerëzore, atë të emigrantëve.

Ndërsa, në përmbyllje të dy ditëve të punimeve të konferencës, konkluzionet do të përfshihen në një deklaratë të përbashkët, e cila do të quhet "Deklarata e Tiranës për Migracionin".

Ky event parashikon të bëjë bashkë përfaqësues të nivelit të lartë të organizatave ndërkombëtare, institucioneve të specializuara, institucioneve të ombudsmanit si dhe përfaqësues të qeverive, komunitetit diplomatik dhe shoqërisë civile në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

1 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Related Posts :