Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Një dyqan seksi hapet në Mekë” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Një dyqan seksi hapet në Mekë” plus 9 more Ekonomia Online


Një dyqan seksi hapet në Mekë

Posted: 21 Sep 2016 09:00 AM PDT

Një dyqan seksi pritet të hapet në qytetin e shenjtë për besimtarët myslimanë.

Dyqani me produkte në përputhje me ligjet e sharias hapet së shpejti në Mekë. "El Asira", një kompani që merret me prodhimin e mallrave të karakterit erotik synon tregun e qytetit që vizitohet nga miliona myslimanë gjatë pelegrinazhit të haxhit.

Themeluesi i kësaj kompanie, Abdelaziz Aouragh, e bëri të ditur ambicien e tij vitin e kaluar. Ndërkohë, klerikët myslimanë dhe sheikët sauditë e kanë analizuar këtë projekt, në mënyrë që ai të jetë në përputhje me ligjet dhe zakonet e botës myslimane.

"Produktet që ne do të ofrojmë për klientët nuk kanë të bëjnë aspak me kukulla të fryra dhe vibratorë", ka thënë Aouragh për agjencinë AFP. "Nuk kanë të bëjnë direkt me seksin, por me atmosferën që i paraprin. Produktet tona synojnë të nxehin atmosferën dhe të shtojnë sensualitetin e partnerëve", sqaron ai, përgatiti "Shekulli".

 

The post Një dyqan seksi hapet në Mekë appeared first on Ekonomia Online.

“Zonja e Vjetër” me xhepat plot

Posted: 21 Sep 2016 08:21 AM PDT

Juventus ka publikuar raportin financiar për sezonin 2015-16. Skuadra bardhezi gjatë sezonit në fjalë, falë sponsorëve dhe të ardhurave nga marketingu, ka rritur nga një vit më parë xhiron vjetore, duke gjeneruar në total 387.9 milionë euro.

Fitimi i klubit nga kjo shumë e qarkulluar është 4.1 milionë euro, 1.8 milionë euro më tepër nga fitimi i sezonit të shkuar.

"Viti financiar 2015-2016 konfirmon një trend pozitiv në të ardhura. Për të dytin vit radhazi, bordi e mbylli vitin financiar me fitim", thuhet në deklaratën e publikuar, duke shtuar se shuma prej 4.1 mln eurosh do të kalojë në arkat e klubit.

Në vitet e fundit, Juve ka arritur rezultate të mira në Itali dhe Europë dhe këto suksese kanë bërë që të reflektohen edhe jashtë fushe, sidomos në financat e skuadrës.

The post "Zonja e Vjetër" me xhepat plot appeared first on Ekonomia Online.

Vokrri: Ndeshja Kosovë-Kroaci, ngjarje e paharruar

Posted: 21 Sep 2016 08:19 AM PDT

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, të kryesuar nga Fadil Vokrri si dhe drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës, "Dardanët".

Në takim u diskutua rreth përgatitjeve për organizimin e ndeshjes në futboll, që do të zhvillojë Kosova kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin "Rusia 2018.

Ministri Shala inkurajoi FFK-në dhe grupin e tifozëve "Dardanët" për një organizim sa më të mirë të kësaj ngjarjeje në futboll, pasi që është ndeshja e parë historike që Kosova e luan si nikoqir në një garë zyrtare siç janë kualifikimet për botëror.

Shala u shpreh se ministria do të përkrah në format që është e nevojshme këtë ngjarje të shumëpritur. Siç është mbështetur në të kaluarën në vazhdimësi, FFK-ja dhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kjo gjë nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri.

Ndërsa, kryetari i FFK-së Vokrri tha se presin që organizimi i ndeshjes kundër Kroacisë do të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm dhe do të jetë një ngjarje e paharruar për futbolldashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës.

"Do të dëshmojmë se dimë të organizojmë dhe se e kemi merituar pjesëmarrjen dhe garimin në arenën ndërkombëtare të futbollit".

Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës "Dardanët" e informuan ministrin Shala me përgatitjet që janë duke bërë për ndeshjen kundër Kroacisë, dhe premtuan se do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe do të shfaqin përkrahjen e pakursyer për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

The post Vokrri: Ndeshja Kosovë-Kroaci, ngjarje e paharruar appeared first on Ekonomia Online.

Kurti e quan presidentin Thaçin “teveqel”

Posted: 21 Sep 2016 08:10 AM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka quajtur “injorant ordiner” dhe “teveqel” presidentin Hashim Thaçi.

Ish-lideri i VV-së i është kundërpërgjigjur Thaçit, i cili i ka quajtur “qesharake dhe të rrezikshme” një deklaratë të Kurtit bërë në Tiranë për mundësinë e kthimit të luftës.

“I ashtuquajturi president i Kosovës, përveç tjerash, paska thënë që deklarata e Albinit është njëkohësisht edhe qesharake edhe e rrezikshme. Si mund të jetë qesharake diçka që është e rrezikshme? Po, pra, qenka e mundur atëherë kur injoranti ordiner të instalohet si 'president'. E pranoj që znj. Jahjaga na paska qenë më e logjikshme se ky teveqel!

Dështimi i ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi më 1 shtator 2016, atë marrëveshje të 26 gushtit 2015 e vulosi si marrëveshje personale të Thaçit. Tash, le ta varë atë dokument tradhtie e krimi në mur të tij, ky që do të duhej ta mbante atë si aktakuzë në qeli burgu”, ka thënë Kurti.

The post Kurti e quan presidentin Thaçin “teveqel” appeared first on Ekonomia Online.

Shqiptari që arriti të ndërtojë markën e tij të orëve

Posted: 21 Sep 2016 08:01 AM PDT

Historia e suksesit të një shqiptari të ri të pasionuar pas orëve të dorës. Ky është modeli i një të riu që i dha jetë ëndrrës së tij për të ngritur një sipërmarrje të prodhimit të orëve.

Rexhep Rexhepi, ka tërhequr vëmendjen e revistës prestigjioze që mbulon të rejat nga industria e orëve, "Wrist Watch".

Pas një rrugëtimi të gjatë arritjesh në këtë sektor, në moshën 25 vjeçare ai e ndjeu  se kishte ardhur koha  tij, për të themeluar markën e vet të orëve, "Akrivi A".

"Gjëja e parë që të bie në sy kur shikon nga afër  një orë te "Akrivi A" në metal, nën një lupë,  është niveli ekstremisht  i lartë i shkëlqimit. E gjithë ora duket se shndrin, nga brenda -jashtë në një mënyrë që duket sikur të flet, si rezultat i dritës që shndrin nga të gjitha sipërfaqet e lëmuara"-shkruan revista prestigjioze "Wrist Watch" për prodhimet e Rexhepit.

Bëhet fjalë për një djalë të ri nga Kosova që ka arritur të ngrejë një sipërmarrje të tij të prodhimit të orëve në Gjenevë por jo vetëm.

Rexhepi ka arritur që prodhimet e tij ti ekspozojë në kryeqytetet më të mëdha të botës.

"Unë nuk jam personi që mund të revolucionarizojë industrinë e orëve, për mua është e gjitha rreth traditës. Por kjo nuk do të thotë se unë nuk kam asgjë të re për të sjellë në tavolinë"-thotë Rexhepi për revistën.

Në moshën 14-vjeçare ai filloi profesionin e tij në firmën prestigjioze "Patek Pilippe". Por, pasioni i tij për orët ka filluar shumë herët, qyshse jetonte në Kosovë.

Rexhepi tregon momentin kur pa për herë të parë një orë dore, orën e babait të tij.

"Mbaj mend se ishte një orë Tissot. Në atë kohë babai im punonte në Zvicër dhe çdo herë që ta vizitonte në Kosovë, unë e merrja orën e tij dhe dëgjoja tik-takun e saj. Disa herë përpiqesha ta hapja, por nuk arrija. Në fakt, vetëm sa arrija ta gërvishtja orën".

Rexhepi thotë për revistën se "një pikë e rëndësishme për mua është se një orë duhet gjithmonë të të mbetet  e lëmuar, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të bëhet një objekt i përjetshëm për të ardhmen, jo subjekt i ndryshimeve në stil"./opinion.al/

fdhhfd

 

The post Shqiptari që arriti të ndërtojë markën e tij të orëve appeared first on Ekonomia Online.

Shala priti drejtuesit e FFK-së dhe të tifozëve “Dardanët”

Posted: 21 Sep 2016 07:51 AM PDT

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, të kryesuar nga Fadil Vokrri si dhe drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës, "Dardanët".

Në takim u diskutua rreth përgatitjeve për organizimin e ndeshjes në futboll, që do të zhvillojë Kosova kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin "Rusia 2018.

Ministri Shala inkurajoi FFK-në dhe grupin e tifozëve "Dardanët" për një organizim sa më të mirë të kësaj ngjarjeje në futboll, pasi që është ndeshja e parë historike që Kosova e luan si nikoqir në një garë zyrtare siç janë kualifikimet për botëror.

Shala u shpreh se ministria do të përkrah në format që është e nevojshme këtë ngjarje të shumëpritur. Siç është mbështetur në të kaluarën në vazhdimësi, FFK-ja dhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kjo gjë nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri.

Ndërsa,kryetari Vokrri shprehu falënderimin ndaj Ministrit Shala, për përkushtimin dhe punën që po bën në përkrahje të futbollit në Kosovë. Ai tha se presim që organizimi i ndeshjes kundër Kroacisë do të jetë në nivelin më të larët të mundshëm dhe do të jetë një ngjarje e paharruar për futbolldashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës. Do të dëshmojmë se dimë të organizojmë dhe se e kemi merituar pjesëmarrjen dhe garimin në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës "Dardanët" e informuan ministrin Shala me përgatitjet që janë duke bërë për ndeshjen kundër Kroacisë, dhe premtuan se do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe do të shfaqin përkrahjen e pakursyer për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

unnamed (3) unnamed (2)

The post Shala priti drejtuesit e FFK-së dhe të tifozëve "Dardanët" appeared first on Ekonomia Online.

Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Kramovik-Xerxë

Posted: 21 Sep 2016 07:49 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, së bashku me ministrin e Financave, Avdullah Hoti, dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, përuruan sot fillimin e punimeve në rehabilitimin e rrugës regjionale Kramovik-Xerxë.

Ministri Zharku uroi banorët e kësaj ane për rehabilitimin e kësaj rruge shumë të nevojshme për ta dhe shprehu vullnetin e Ministrisë dhe Qeverisë për të vazhduar me investime të tilla shumë të nevojshme në përmirësimin e mëtutjeshëm të infrastrukturës në këto anë.

"Së bashku me ministrin Hoti, kryetarin Vehapi dhe me bashkëpunëtorë, sot, po përurojmë fillimin e punimeve të rrugës regjionale Kramovik-Xërxë. Është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë prej afër gjysmë milioni euro. Rruga e cila do të rehabilitohet është në një gjatësi prej 11.8 kilometrash. Ne biseduam me kryetarin Vehapi dhe me ministrin Hoti që ky projekt të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm në përputhje me nevojat dhe kërkesat që paraqiten nga ky komunitet, në mënyrë që të respektohen të gjitha standardet e nevojshme. Në komunën e Rahovecit ne kemi edhe disa projekte të tjera. Komuna po vazhdon projektin për rrugën qarkore dhe ne do ta përkrahim këtë projekt. Në hartim e sipër i kemi edhe dy rrathë të tjerë", theksoi ministri Zharku.

Kryetari Vehapi falënderoi Ministrinë e Infrastrukturës për rehabilitimin e kësaj rruge dhe ritheksoi rëndësinë e madhe që ka kjo rrugë për banorët e kësaj ane.

"Ky projekt është shumë i qëlluar për qytetarët e komunës së Rahovecit. Është një rrugë regjionale, e cila është shumë e ngarkuar jo vetëm prej qytetarëve të kësaj ane, por edhe të komunave përreth. Kjo është një nevojë e kahmotshme e këtij regjioni bujqësor me nevoja shumë të mëdha infrastrukturore. Kemi edhe projekte të tjera me Ministrinë e Infrastrukturës. Jemi në bashkëpunim të mire", theksoi kryetari Vehapi.

Ndërsa ministri Hoti uroi banorët e kësaj ane për rrugën e investuar dhe premtoi në mbështetje të mëtejme të Ministrisë së Financave në projekte të tilla të rëndësishme.

"Ju përgëzoj për rëndësinë që i keni dhënë kësaj rruge. Është vërtetë rrugë e një rëndësie nacionale. Kjo rrugë lidh Klinën, Rahovecin dhe Prizrenin dhe ka një rëndësi të madhe për komunitetin, për lëvizjen e mirë të qytetarëve", theksoi ministri Hoti.

Projektet tjera, të cilat do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës gjatë vitit 2016 në komunën e Rahovecit janë: ndërtimi i udhëkryqit në fshatin Xërxë dhe Krushë e Madhe, asfaltimi i rrugës qarkore në Rahovec në rrugën Regjionale dhe rruga Rahovec-Suharekë (lidhja me Autostradë).

The post Nisin punimet për rehabilitimin e rrugës rajonale Kramovik-Xerxë appeared first on Ekonomia Online.

Stërvitja e NATO-s në kufi me Serbinë, cilësohet provokim?!

Posted: 21 Sep 2016 07:44 AM PDT

Mediat serbe kanë shkruar se NATO ka zhvilluar stërvitje të mëdha ushtarake në Kroaci, pjesë e të cilave kanë qenë një pjesë e ushtrive të ish-Jugosllavisë, përveç asaj serbe.

Siç ka shkruar portali serb alo.rs, ushtria kroate dhe sllovene kanë mbajtur një stërvitje ushtarake dyditore, stërvitje këto të nën kujdesin e aleancës së NATO-s.

"Ushtrimi ka përfshirë rreth 2.000 ushtarë, në mesin e tyre ishin ushtarë nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Serbisë. Municionet e përdorura ishin të NATO-s, të përbëra kryesisht nga armët amerikane", ka shkruar ky portal.

Portali në fjalë ka bërë të ditur se poligoni në Slunj, mbulon një sipërfaqe prej rreth 200 kilometra katrorë, duke e bërë atë të dytin më të madh në Evropë – e stërvitjet u ndoqen nga aeroplanët amerikanë F16.

The post Stërvitja e NATO-s në kufi me Serbinë, cilësohet provokim?! appeared first on Ekonomia Online.

Hoxhaj në New York flet për rëndësinë e autostradës Prishtinë-Nish

Posted: 21 Sep 2016 07:42 AM PDT

Në ditën e tretë të punimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në New York, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, po vazhdon agjendën e ngjeshur të takimeve të shumta bilaterale dhe multilaterale.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i RCC – Këshilli Rajonal për Bashkëpunim, me ministrat e punëve të jashtme të vendeve të rajonit, ku Republika e Kosovës është anëtare.

Në fjalën e tij, Ministri Hoxhaj, ka thënë se shumë raporte politike mes vendeve të rajonit janë të ndërlidhura edhe me aspekte ekonomike dhe infrastrukturore të bashkëpunimit.

“Ballkani dhe BE jetojnë në një kohë të pasigurtë dhe përtej reformave politike, ne duhet të kemi më shumë projekte në fushën e infrastukturës rrugore, të mordernizimit të shoqërive, të rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës! Ne duhet të dimë se as Kosova dhe as rajoni nuk mund të ketë rritje të shpejtë ekonomike, sepse tregjet janë të vogla, shoqëritë janë të fragementarizuara dhe vendet janë në zhvillim e sipër. Ndër projektet më të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Ballkanit qendror është ndërtimi i rrugës Prishtinë-Nish, cili ka një dimension politik në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Serbi” ka thënë Hoxhaj.

Më tej, ai ka shtuar se "nuk mund ta konsiderojmë një regjion të integruar në aspektin energjetik nëse nuk zbatohet marrëveshja e energjisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila nuk është zbatuar fare në pesë vitet fundi”.

Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale, sipas një njoftimi nga MPJ.

The post Hoxhaj në New York flet për rëndësinë e autostradës Prishtinë-Nish appeared first on Ekonomia Online.

Poloska e Randobrava kurorëzojnë lidhjen me martesë

Posted: 21 Sep 2016 07:39 AM PDT

Leonora Poloska dhe Andin Randobrava nga sot janë zyrtarisht të martuar.

Çifti i njohur sot ka vënë kurorë në Komunën e Prishtinës.

Ata përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale kanë ndarë gëzimin me miqtë e tyre.

"Sot me datën 21.09.2016. Zyrtarisht me vullnet të lirë nënshkrova Kapitullimin tim. Faleminderit të Gjithë miqve dhe dashamirëve për përkrahjen tuaj", ka shkruar Andini në faqen e tij në Facebook.

The post Poloska e Randobrava kurorëzojnë lidhjen me martesë appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :