Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Një i vdekur në Prishtinë” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Një i vdekur në Prishtinë” plus 9 more Ferizaj Press


Një i vdekur në Prishtinë

Posted: 06 Sep 2016 09:04 AM PDT

Një person ka humbur jetën në lagjen "Arbëria" në kryeqytet.

Ai nuk ka qenë i aksidentuar por sipas dëshmitarëve ai ka dal nga vetura dhe mendohet që ka pësuar infarkt. Personi i vdekur ishte rreth të pesëdhjetave, njofton Klan Kosova.

Vetura nga e cila ai ka dal për tu shtrirë pa ndenja në rrugë është me tabela të Serbisë.

Vdes një person nga aksidenti në Viti, arrestohet i dyshuari

Posted: 06 Sep 2016 08:46 AM PDT

Një aksident mes dy makinave civile ka lënë të vdekur një person.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Smirë të komunës së Vitisë.

"Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve civile. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar, trupi i të cilit me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/

Arsim Bajrami,përuron objektin e ri të shkollës në Dushkajë,premton shkollë të re në Kaçanik të Vjetër

Posted: 06 Sep 2016 07:10 AM PDT

Ministri i Arsimit ,Arsim Bajrami këtë të marte ka përuruar objektin e ri shkollor në lagjen Dushkaja, premton fillimin e ndërtimit të Shkollës Fillore në fshatin Kaçanik të Vjetër

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, priti sot në zyren e tij ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë. Kryetari Ilazi falënderoi ministrin e arsimit për mbështetjen e dhënë në Komunën e Kaçanikut, ndërsa shtoi se e kemi obligim që nxënësve dhe arsimtarëve të ju ofrojmë kushte dhe infrastrukturë arsimore për mësim. Nga ana tjetër Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, uroi Kryetarin Ilazi për punën që po bën në Komunën e Kaçanikut, ndërsa tha se së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Shkollën Fillore " Qamil Ilazi" në fshatin Kaçanik i Vjetër.
Pas këtij takimi me një solemnitet rasti është përuruar objekti shkollor në lagjen Dushkaja në Kaçanik, projekt i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, deputeti i parlamentit të Republikës së Kosovës Agim Aliu si dhe drejtori për Arsim dhe Kulturë në Kaçanik Enver Kamishi.

Screen Shot 2016-09-06 at 16.02.14
Me këtë rast Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për objektin e ri shkollor. " Sot është një ditë e veçantë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës " Emin Duraku", janë dy gëzime, fillimi i vitit shkollor si dhe mësimi në objektin e ri shkollor, një objekt modern, që plotëson kushtet dhe nevojat për mësim" tha mes tjerash Kryetari Ilazi. Ndërkohë Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, u shpreh i lumtur që është në qytetin historik në Kaçanik, ndërsa uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe Komunën e Kaçanikut për objektin e ri shkollor. "Vitin e ri shkollor po e nisim në këtë objekt modern që ofron kushte te jashtëzakonshme për punë, është obligim i yni, që nxënësve të ju ofrojmë kushte për mësimdhënie cilësore" tha ministri Bajrami, ndërsa edhe në këtë solemnitet përsëriti premtimin e ministrisë së arsimit për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Kaçanik të Vjetër.
Mysafirët në këtë solemnitet i përshëndeti edhe Avdyl Reka- Drejtori i Shkollës Fillore " Emin Duraku", i cili falënderoi MASHT-in dhe Komunën e Kaçanikut, ndërsa foli edhe për sukseset e kësaj shkolle në cilësinë e arsimit.
Më pas ministri i arsimit me bashkëpunëtorë dhe Kryetari i Komunës me stafin ekzekutiv, vizituan Shkollën Fillore " Qamil Ilazi" në Kaçanik të Vjetër, për tu njohur nga afër me kushtet e kësaj shkolle, dhe njëherit Ministri Bajrami u premtoi nxënësve që vitin e ardhshëm shkollor do ta presin në objektin e ri shkollor.

Për ushtrim të ndikimit, zhvatje dhe armëmbajtje pa leje katër vite e gjysmë burg

Posted: 06 Sep 2016 06:43 AM PDT

Ferizaj.06.09,2016. Më 4 gusht 2016, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, një trup gjykues i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendës, e ka shpallur të pandehurin B.V. fajtor dhe i ka shqiptuar një dënim unik prej 4 vjet e gjashtë muaj burgim dhe një gjobë prej 1,500€.

Më 8 dhjetor 2014, i pandehuri e ka pranuar fajësinë për pikat e ushtrimit të ndikimit, zhvatjes dhe posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit. Trupi gjykues, po ashtu e ka urdhëruar të pandehurin që të kthejë 25 mijë euro të cilat i ka zhvatur prej familjes së viktimës, më ose para datës 31 dhjetor 2017, në të kundërtën mund t'i caktohet një dënim me burgim shtesë.

Trupi gjykues, po ashtu ia ka vazhduar paraburgimin derisa aktgjykimi të merr formën e prerë, kryesisht për shkakun se i pandehuri kishte ikur nga arresti shtëpiak gjatë gjykimit dhe është dashur të ekstradohet nga Gjermania.

I bashkëakuzuari i të pandehurit në këtë rast, S.M. dhe A.M. ende janë në liri dhe për ata janë lëshuar urdhra vendës dhe ndërkombëtarë për arrestimin e tyre.

“Auto 2016” konfiskon 26 vetura të pa zhdoganuara në Ferizaj

Posted: 06 Sep 2016 06:28 AM PDT

Ferizaj. 06.09.2016. Në bashkëpunim me zyrtarët e Doganës së Kosovës dhe ATK-së, Sektori Rajonal i hetimeve DRP Ferizaj-Njësiti i Auto krimeve,muajin e kaluar ka zhvilluar një operacion të bazuar në planin operativ "Auto 2016", ku qëllimi i këtij plani operativ ka qenë kontrollimi i dokumentacionit të automjeteve nëpër sallonet e shitjeve si dhe në tregun e automjeteve në Ferizaj.

Gjatë operacionit i cili ka zgjatur disa ditë,zyrtarët Doganor-Sektori Anti kontrabandë-Ferizaj,i mbështetur nga Njësiti i auto krimeve DRP Ferizaj kanë konfiskuar:

-26 vetura të pa zhdoganuara

-janë kontrolluar 12 kompani-sallone të veturave

-janë kontrolluar automjetet në dy tregje të veturave

-janë ngritur 6 raste për kundërvajtje doganore.

DRP e Ferizajt, paralajmëron se operacione të ngjajshme do të kryhen edhe në komunat tjera të Rajonit të Ferizajt, të cilat janë në kuadër të zonës së përgjegjësisë së policisë së kësaj drejtorie.

PE: S’ka heqje vizash pa përmbushjen e dy kushteve

Posted: 06 Sep 2016 05:06 AM PDT

Pas disa kthesave në konsultime rreth votimit, ku kishte edhe ide që të mos votohej fare, në Komisionin për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian është miratuar raporti për liberalizimin e vizave për Kosovën, por është refuzuar dhënia e mandatit për negociata me Këshillin për këtë çështje.

Raportuesja Tanja Fajon e ka quajtur megjithatë këtë votë si "pozitive", sepse nuk do të ketë nevojë për rivotim në këtë Komision parlamentar, por mandatin duhet ta japë i tërë Parlamenti në përbërje të plotë, në seancë plenare, shkruan sot Koha Ditore.

E seanca e radhës do të jetë javën që vjen, ndërsa më vonë vetëm në tetor.

Parlamenti Evropian në seancë plenare takohet vetëm një herë në muaj.

Fajon ka bërë të qartë se pa përmbushjen e dy kushteve të mbetura nuk do të paraqitet fare për votim në seancë plenare heqja e vizave për Kosovën dhe kjo u bë e qartë edhe nga deputetët tjerë të Parlamentit Evropian.

7 aksidente nga Ferizaj në Prishtinë (Foto)

Posted: 06 Sep 2016 05:02 AM PDT

Shiu që ka rënë mbrëmë e sot në tërë vendin, përveç të tjerave ka shkaktuar edhe shumë probleme në komunikacion.

Mënjëherë sot në mëngjes janë regjistruar disa të tilla, vetëm në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Siç njofton nga vendi ngjarjes, aksidentet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në lagjen Veternik, në hyrje të Prishtinë.

Por, gjithashtu 7 aksidente janë regjistruar edhe nga Ferizaj në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar, por tash për tash dihet vetëm për dëme materiale.

14215322_10210497496293885_1532029544_o 14215762_10210497496533891_736287328_o 14233323_10210497509254209_579735494_o 14233761_10210497496733896_1508502577_o 14248028_10210497508974202_1343839174_o 14273341_10210497496773897_1582052109_o

Në 17 vjetorin e themelimit policia hap dyert për qytetarët

Posted: 06 Sep 2016 02:33 AM PDT

Në 17 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës dhe Stacioni i Policisë në Ferizajt, kanë hapur dyert për të gjithë qytetarët ferizajas, por edhe nxënësit e shkollave të qytetit tonë.

Të parët që vizatuan Policinë e Kosovës në Ferizajt, ishin nxënësit e shkollës fillore "Jerondim de Rada" si dhe ata të shkollës "Gjon Serreqi". Policinë e Ferizajt në 17 vjetorin e saj e ka uruar edhe kryetari Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili gjatë paraditës së sotme takoi edhe drejtuesit e policisë.

14273479_1121191831261062_969778396_o

Me këtë rast kryetari Svarqa është shprehur se dyert e hapura të policisë së Kosovës do të ndikojnë në sensibilizimin të opinionit në drejtim të rritjes së transparencës dhe rritjes së shkallës së bashkpunimit me policinë, si pjesë rrjedhëse e shtetit të Kosovës, një nga institucionet e pavarura që është përgjegjëse për sigurinë e të gjithëve.

"Për sigurinë e të gjithë neve që po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rritet shkalla e sigurisë, shkalla e bashkëpunimit me policinë e Kosovës që po ashtu dëshmi e tërë kësaj janë edhe gjithë këto vëzhgime që po bëhen, po nga zyra e kamerave e cila vëzhgon tërë qytetin e Ferizajt. Natyrisht unë shprehi gatishmërinë time dhe të qeverisë komunale që të jemi në shërbim të realizimit të të gjitha objektivave të përbashkëta që kemi, sepse parakusht i realizimit të synimeve është një siguri e lartë, një stabilitet i përgjithshëm shoqëror, për ditë më të mira dhe realizimit të synimeve, drejt synimeve më të madha që kemi edhe si shtet i Republikës së Kosovës", ka thënë kryetar Svarqa, duke dhënë edhe lëvdata për policinë e Kosovës pavarësisht sfidave të tyre.

14215573_1121191881261057_270782322_o

"Unë shpreh konsideratën time dhe lëvdatat për gjithçka që po bën policia e Kosovës, dhe në përballjen e të gjitha sfidave me të cilat që sigurisht që ka marr mirënjohjen dhe vlerësimet edhe nga faktori ndërkombëtare dhe Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, sepse sfidat me të cilat është përballur policia e Kosovës në këto vitet e fundit sigurisht që kanë shumë të rënda dhe tepër të vështira, por fal profesionalizmit të tyre të gjitha këto janë realizuar pa ndonjë pasoje", ka përfunduar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër zëvendësdrejtori i policisë rajonale të Ferizajt, Basri Shabani, ka falënderuar të gjithë për vizitat që i bën në 17 vjetorin policisë së Kosovës.

"Garantoj qytetarët e Ferizajt se policia e Kosovës, çdo ditë po profesionalizohet, dhe në bashkëpunim me partneret tjerë relevant ofrojnë një siguri që e meritojnë qytetarët e Ferizajt", ka thënë Shabani.

Më pas nxënësit e pranishëm patën mundësi të shikonin ambientet e brendshme të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

14215334_1121191707927741_1916640832_o 14285152_1121191787927733_1153158135_o

UEFA shkruan për Kosovën (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 01:57 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës, ka arritur që ta nis në mënyrën më të mirë ndeshjet eliminatore të Kampionatit Botëror "Rusia 2018".

Futbollistët kosovar barazuan 1:1 me Finlandën në një ndeshje të dominuar nga futbollistët kosovar.

 

Pas këtij barazimi UEFA, ka befasuar duke shkruar në faqen e saj zyrtare "Moment që Kosova nuk do ta harrojë".

Kosova rrëmben pikën e parë në fazën eliminatore për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’

Posted: 05 Sep 2016 01:38 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës bëri debutim historik në kualifikueset e Kupës së Botës "Rusi 2018" në ndeshjen ndaj Finlandës, sfida e parë kjo në Grupin I.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit, dhuruan paraqitje fantastike ndaj Finlandës në 'Veritas Stadion', ku ishin të pranishëm shumë shqiptarë.

Minutat e para të ndeshjes dominoi Kosova, me Berishën që kishte një mundësi të artë dhe Paqaradën që dridhi shtyllën e kundërshtarit.

Menjëherë pas këtyre rasteve dhe dominimit të Kosovës, vendasit shënuan për 1:0. Pas një harkimi nga këndi, më së miri në zonë u gjend Paulus Arajuuri, i cili shënoi për 1:0 në minutën e 18'të.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Kosova filloi sërish ta dominojë ndeshjen, dhe arritën deri të goli në minutën e 59'të. Valon Berisha shënoi nga pika e bardh për rezultatin përfundimtar 1:1, pasi edhe përkundër se kishte shumë minuta deri në fund, rezultati mbeti ai i minutës së 59'të.

Me këtë barazim Kosova merr pikën e parë në Grupin I. /Express/

Related Posts :