Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Një televizor i ri nga Apple mund të vijë së shpejti” plus 9 more Ekonomia Online

loading...

“Një televizor i ri nga Apple mund të vijë së shpejti” plus 9 more Ekonomia Online

Një televizor i ri nga Apple mund të vijë së shpejti

Posted: 24 Sep 2016 10:00 AM PDT

Në fillim të kësaj jave, një pajisje që mbante firmën e Apple kaloi përmes zyrës së certifikimit të pajisjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, FCC. Dokumenti nuk përmbante informacione mbi përshkrimin e pajisjes dhe llojin e saj.

Ajo çfarë dihet është se numri i modelit është A1844 dhe ka një formë të ngjashme me gjeneratën e katërt të televizorëve Apple.

Të gjitha specifikimet mbi përshkrimin e pajisjes janë fshehur nga një kërkesë e Apple. Por në qoftë se do të bënim një hamendesh-im mbi çfarë pritet të jetë pajisja e re e certifikuar nga gji gandi i teknologjisë, do të thonim se është televizori i shumëpërfolur Apple TV, me veçoritë 4K dhe HDR.

The post Një televizor i ri nga Apple mund të vijë së shpejti appeared first on Ekonomia Online.

Sot sipërmarrëse e suksesshme, më parë…kamariere (Foto)

Posted: 24 Sep 2016 09:00 AM PDT

Bëhet fjalë pikërisht për dietologen e njohur, Blerina Bombaj.

Sot ajo ka biznesin e saj, por më parë ajo ka punuar si kamariere për 4 vite me rradhë. Blerina ka publikuar në Facebook një foto nga Athina.

"Në lokalin ku kam punuar si kamariere përgjatë gjithë kohës së studimeve të larta në Athinë", shkruan Bombaj.

The post Sot sipërmarrëse e suksesshme, më parë…kamariere (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Përurohen dy projekte rrugore në komunën e Mitrovicës

Posted: 24 Sep 2016 07:17 AM PDT

Sot, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, vizitoi Komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri. Gjatë takimit u bisedua për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë, me ç'rast u konstatua se në saje të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës do të punohet në realizimin e projekteve të reja.

Pas takimit, ministri Zharku dhe kryetari i komunës, Bahtiri, inauguruan fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës që lidh fshatin Koshtovë me Rrugën Nacionale N-2 dhe të rrugës Melenicë – Zabërgjë.

Në fjalën e rastit ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, deklaroi: "Jemi sot në Mitrovicë me kryetarin, nënkryetarin dhe strukturat e tjera komunale për të vizituar punimet që i kemi filluar. Një ndër to është projekti për lidhjen e fshatit Koshtovë me magjistralen N2. Ky është një investim i Ministrisë së Infrastrukturës në vlerë rreth 200 mijë eurosh. Përveҫ kësaj, ne kemi filluar edhe me një projekt jashtëzakonisht të madh, rrugën Melenicë-Zhabërgjë në vlerë prej 700 mijë eurosh.

Paralelisht me këtë, me rishikimin buxhetor i kemi planifikuar edhe dy rrugë të reja, të cilat i kemi përfshirë, rrugët Bare-Gumnishtë dhe Kҫiҫ i Vogël. Gjatë këtij viti, me kryetarin kemi nënshkruar një memorandum tjetër të mirëkuptimit për financimin edhe të tri rrugëve të tjera, rrugës "Rifat Dedija", shtrimin e trotuareve në qytetin e Mitrovicës dhe asfaltimin e rrugës në fshatin Vërnicë.

Të gjitha këto projekte në vlerë prej 2 milionë eurosh do të përfundohen gjatë këtij viti, ndërsa pjesa tjetër vitin e ardhshëm. Ne jemi të interesuar që ta përkrahim komunën e Mitrovicës në realizimin e shumë projekteve të tyre duke e parë si një nga komunat me nevoja të mëdha të infrastrukturës rrugore. Komuna e Mitrovicës do të ketë përkrahjen e Qeverisë".

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, falënderoi ministrin Zharku dhe Ministrinë e Infrastrukturës për përkrahjen e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në komunën e Mitrovicës.

"Është kënaqësi ta kemi në mesin tonë ministrin e infrastrukturës, Lutfi Zharkun, i cili na ka mbështetur në realizimin e projekteve tona të infrastrukturës rrugore. Ne kemi ende nevojë për investime në këtë fushë. E falënderojmë shumë ministrin Zharku, i cili po vazhdon të na mbështesë", theksoi kryetari Bahtiri.

Asfaltimi i rrugës Melenicë – Zabërgjë, që ka një gjatësi prej 6.6 kilometrash, ndërsa asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Koshtovë me rrugën Nacionale N-2 ka gjatësi prej 1.7 kilometrash.

Realizimi i këtyre projekte do të investohet në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës.

The post Përurohen dy projekte rrugore në komunën e Mitrovicës appeared first on Ekonomia Online.

Sa ndikon diferenca në moshë në një lidhje

Posted: 24 Sep 2016 07:14 AM PDT

Për gjatësinë e lidhjes është me rëndësi që ngjashmëritë (në qëndrime, kuptim të jetës, besim në lidhjen me partnerin…) dhe kontabiliteti të jenë më të shprehura sesa dallimet. Mirëpo, pa i marrë parasysh këto, nuk duhet përgjithësuar.

Gjithmonë dy shpirtra munden thjesht "të gjenden" pa marrë parasysh moshën, statusin shoqëror, largësinë… Derisa të ekzistojë dashuria dhe respektimi i dyanshëm, mosha nuk do të duhej të ketë ndonjë rol!

Fillimi i lidhjes me një person më të moshuar, mund të jetë pak shqetësues në fillim, por nëse i përcillni këto këshilla, do të kuptoni si mund ta mbani këtë lidhje të balancuar.

Nëse dy partnerët në një marrëdhënie janë të ndershëm me qëllimet e tyre, nuk ka asnjë arsye pse diferenca e moshës duhet të krijojë problem në një marrëdhënie.

Durimi Një nga arsyet kryesore që i bëjnë femrat të dalin me meshkuj më të vjetër, është fakti se ata janë më stabil dhe më të vendosur. Derisa ju çuditeni me shtëpinë e tij të këndshme dhe me karrierën e tij, shumë shpejt do të mësoni se për të paguar faturat ai duhet të punojë shumë. Nganjëherë kjo do të thotë se do të ketë më pak kohë dhe vëmendje për ju. Ju duhet të kuptoni dhe të keni shumë durim.

Diferenca në moshë Mos ia kujtoni vazhdimisht diferencën në moshë që keni mes vete. Nëse ju të dy jeni pajtuar që të filloni lidhjen, atëherë keni tejkaluar çdo dallim në moshë që mund të keni, duke e lënë atë prapa jush. Nëse vazhdimisht ia kujtoni atij se sa vite keni dallim, thjesht do ta bëni të ndihet keq dhe do të dukeni e pasigurt.

Kënaquni me bisedën! Shumë femra të reja tërhiqen nga meshkujt më të vjetër, për shkak të bisedës së mrekullueshme që mund ta kenë me ta. Ky do të ishte një rast për të shprehur të gjitha aftësitë tuaja, të cilat me miqtë tuaj moshatarë zakonisht nuk mund t'i shprehni edhe aq. Mund ta shfaqni personin e rritur brenda jush pa pasur frikë.

Shfaqni aftësitë tuaja në kuzhinë! Nuk mund të themi se çdo femër duhet gjithsesi të dijë të gatuajë dhe të pastrojë për të bërë për vete një person, por natyrisht që nëse di t'i bëjë këto, do të duket shumë më e përshtatshme si partnere. Meshkujve jo vetëm që u duket atraktive kjo karakteristikë, por ata kërkojnë diçka të tillë te një femër, e cila në të ardhmen do të rrisë familjen e tyre./

The post Sa ndikon diferenca në moshë në një lidhje appeared first on Ekonomia Online.

Edhe minjtë ndjejnë pendesë

Posted: 24 Sep 2016 07:06 AM PDT

"Pendesa është vetëdija e një gabimi të bërë dhe mendimi se nëse do të kishit vepruar ndryshe, atëherë gjërat do të ishin më mirë". Kështu shprehet profesor David Redish nga Universiteti i Minesotës, i cili është drejtues i studimit.

"Pjesa më e vështirë e studimit ishte ndarja e pendimit nga zhgënjimi, që ndodh kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç priteshin.

Çelësi i dallimit mes të dyjave gjendet në zgjedhjen e minjve."
Shkencëtarët vendosën të bëjnë një eksperiment që analizoi sa gjatë mund të prisnin minjtë për lloje të caktuara ushqimesh.

Nga zbulimet rezultoi se minjtë prisnin më shumë për shije të caktuara, duke na lënë të mendojmë se ata kanë preferenca individuale. Kjo do të zbulohej përmes ujdive të mira dhe atyre të këqija. Ndonjëherë minjtë prisnin pak për një vakt të mirë dhe më shumë për një vakt më pak të mirë.

Te njerëzit një pjesë e trurit, e quajtur lëvorja orbitofrontale, është aktive gjatë pendesës. E njëjta gjë u vu re edhe tek minjtë që kuptuan se kishin humbur një mundësi të mirë ushqimi. "Për çudi, tek minjtë lëvorja orbitofrontale përfaqësonte atë që minjtë duhet të bënin dhe jo shpërblimin e humbur.

Kërkimet e mëtejshme do t'i lejojnë studiuesit të kuptojnë përse njerëzit veprojnë në mënyra të caktuara. Në të ardhmen studimi mund t'i ndihmojë studiuesit të kuptojnë si ndikon pendesa tek vendimet e njerëzve.

The post Edhe minjtë ndjejnë pendesë appeared first on Ekonomia Online.

Performanca e Doganës e krahasuar me politikat fiskale

Posted: 24 Sep 2016 07:03 AM PDT

Doganës së Kosovës ka vazhduar edhe më tej të rris të hyrat e grumbulluara për buxhetin e Kosovës. Deri dje dogana ka arkëtuar 746 milion që në krahasim me vitin e kaluar është 14 % më shumë se viti 2015 që ishte 658 milion. Gjithashtu edhe kundrejt projeksioneve buxhetore për viti 2016 (dogana për këtë vit duhet të mbledh 1 miliard e 40 milion euro) pra ne jemi 22 milion euro apo 3.2% më shumë.

Sipas trendit momental ne do të tejkalojmë edhe projeksionin buxhetor deri në fund të vitit.  Kjo rritje e të hyrave bëhet edhe më domethënëse kur dihet fakti se gjatë këtij viti kemi pasur ndryshime në politikat fiskale si dhe ka filluar marrëveshja e stabilizim asocimit që kanë reflektuar direkt në të hyrat e mbledhura nga Dogana.

Si rezultat i MSA duke filluar nga 1 prilli i këtij viti, kemi liruar mallra me vlerë të  taksës doganore prej 13 milion euro, pra efekti kryesor ishte në taksën e Doganës por edhe në mbledhje e TVSH-së.  Derisa shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative kanë ndikuar direkt uljen e mbledhjes së TVSH-së me total prej 15 milion euro më pak.

Përkundër këtyre ndryshimeve fiskale të cilat janë të përmbledhura në tabelën në vazhdim shihet qartë se angazhimi i doganës dhe puna e palodhshme e oficerëve doganor ka sjell të hyra më shumë për 89,1  milion euro.

Ndikimet direkt në të hyra Viti Ndikimi financiar
Shkallëzimi i TVSH-së 2016 + 33,6 milion
Rritja e akcizës në produktet e Duhanit nga 39 ne 41 euro per kg 2016 + 5.9 milion
Shtyrja e TVSH-së nga kufiri në brendi të vendit për lëndën e parë, pajisjeve prodhuese dhe teknologjinë informative 2016 – 15,2 milion
Hyrja në fuqi MSA 2016 – 13,04 milion
 Totali i efektit fiskal 2016 11,2 milion
Të hyra të mbledhur ë shumë (krahasimi 2015/2016) 2015/2016 + 89.1 milion
Efekti fiskal 2016    –  11,3 milion
Të hyrat e mbledhura më shumë rezultat direkt i doganës 2016 77.8 milion

Sipas kalkulimeve të paraqitura me lart edhe përkundër rritje së nivelit të lirimeve dhe efekteve në të hyra nga zbatimi i MSA-së, dhe bartjes se TVSH -se nga dogana te ATK, performanca e doganës ka ndikuar direkt në ruajtjen e stabilitetit dhe rritjen e të hyrave pasi efekti i politikave fiskale në përgjithësi ka ndikuar me 11.2 milion derisa efekti i performacës së doganës është 77,8 milion euro që të dyja së bashku arrijnë mbi 89 milion më shumë.

Me këtë rast drejtori i përgjithshëm z. Rafuna theksoi "Reforma e suksesshme e zbatuar në doganë gjatë viteve të fundit ka arritur të  prodhon të hyra të cilat janë si rezultat direkt i uljes së informalitetit nga angazhimi ynë në luftimin e kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Dogana nuk do ta kishte këtë sukses pa asistencën e ambasadës së SHBA-ve dhe programeve të ndryshme të BE-së duke përfshirë EULEX të cilat kanë rritur nivelin e profesionalizmit të doganës, gjithsesi edhe lufta e palodhur kundër korrupsionit dhe rritja e besimit të qytetarëve që përmes informatave kanë ndikuar direkt në rritjen e performacës së Doganës, janë pjesë e suksesit të lartë shënuar. Ky vit do të jetë historik pasi deri në fund ne do të kalojmë për herë të parë shifrën prej 1 miliard euro të mbledhura".

The post Performanca e Doganës e krahasuar me politikat fiskale appeared first on Ekonomia Online.

Performanca e Doganës e krahasuar me politikat fiskale

Posted: 24 Sep 2016 06:58 AM PDT

Politikani dhe djali tij rrahën infermieren (Video)

Posted: 24 Sep 2016 06:52 AM PDT

Peramjit Singht, pjesëtar i partisë nacionaliste në Indi dhe biri tij Gurjeet, janë bërë të dhunshëm dhe e kanë rrahur infermieren, sepse u kërkoi të prisnin te banaku i recepsionit.

Ramadeep Kaur, e cila shërben në spitalin Gupta në Punjab, ishte shtatzënë në muajit e pestë, kur u rrah dhe u shtri në dysheme nga politikani me të birin, transmeton Telegrafi.

Ata janë ofenduar shumë, sepse ajo nuk ia ka lejuar të hyjnë ordinancë duke iu kërkuar të presin në radhë si edhe pacientët e tjerë për të kryer kontrollin.

Madje, ata kanë qenë në gjendje të mirë fizike, derisa para tyre prisnin të moshuar me shumë probleme shëndetësore.

'Times of India' raporton se Kaur është mirë dhe po e vazhdon shtatzënësinë, kurse politikani ende nuk ka bërë ndonjë kërkim falje.

The post Politikani dhe djali tij rrahën infermieren (Video) appeared first on Ekonomia Online.

Erdogani akuzon Amerikën se i ka dërguar armë kurdëve në Siri

Posted: 24 Sep 2016 06:44 AM PDT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për furnizimin me armë të luftëtarëve kurdë në Sirinë veriore, duke thënë se Uashingtoni u ka dërguar dy aeroplanë të mbushur me armë atyre që Ankaraja i konsideron grup terrorist.

Komentet e Erdoganit mund të shtojnë tensionet me Turqisë dhe Amerikës për mbështetin e Uashingtonit drejt forcave kurdë YPG kundër Shtetit Islamik në Siri.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga amerikanët kundër Shtetit Islamik.

The post Erdogani akuzon Amerikën se i ka dërguar armë kurdëve në Siri appeared first on Ekonomia Online.

Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju

Posted: 24 Sep 2016 06:40 AM PDT

Pa marrë parasysh se si ndodh, qoftë ju ose personi tjetër, ndjeheni shumë keq kur thjeshtë marrëdhënia përfundon papritur.

Njëra nga mënyrat më të këqija se si përfundon një lidhje është kur ju ose partneri juaj nuk keni në fakt ndonjë shpjegim pse po e përfundoni lidhjen, kur thjeshtë keni humbur interesin në marrëdhënie.

Nganjëherë nuk është faji juaj – nganjëherë është shkaku i kohës dhe se njerëzit ndryshojnë, transmeton Gazeta Express.

Kështu, nëse mendoni se dikush ka humbur interesin në ju, qoftë duke qenë në marrëdhënie apo thjeshtë duke u shoqëruar me të, këto janë disa prej arsyeve:

Ai/Ajo ka ndryshuar

Nuk është e komplikuar. Të gjithë ndryshojmë, duke mos i pëlqyer më ndoshta gjërat që dikur i kemi pëlqyer. Personi që humb interes ka ndryshuar ose ka zbuluar disa gjëra të reja për veten. Mund të jetë shumë e zakonshme për dy njerëz që të fillojnë marrëdhënie dhe të ndahen thjeshtë pa arsye.

Prioritet tani është dikush tjetër

Jo të gjithë e bëjnë marrëdhënien prioritet. Nëse puna ose hobitë janë më të rëndësishme se marrëdhënia, atëherë do të ketë më pak interes për të. Mund të ndodh që tani personi që dikur kishte interes në ju, ka prioritet dikë tjetër.

Ai/Ajo ka takuar dikë tjetër

Nganjëherë, sidomos gjatë fazave të hershme të marrëdhënies, njerëzit takojnë dikë tjetër. Është një ndjenjë mjaft e keqe, por të paktën e keni një arsye pse.

The post Arsyet pse njerëzit papritur humbasin interesin në ju appeared first on Ekonomia Online.

Related Posts :