Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nuk dua t`ia di: Një letër babait tim biologjik” plus 5 more femra.net

loading...

“Nuk dua t`ia di: Një letër babait tim biologjik” plus 5 more femra.net


Nuk dua t`ia di: Një letër babait tim biologjik

Posted: 01 Sep 2016 04:35 AM PDT

leter-babait-tim-biologjike

I dashuri baba biologjik, e kam çdo të drejtë të të urrej.

Shumica e fëmijëve kanë nevojë për babanë e tyre andaj edhe unë nuk isha ndryshe nga të tjerët, mirëpo i urreja vizitat në banesën tënde gjatë vikendeve pasiqë ti dhe nëna u divorcuat. Do rrija i vetëm duke vështruar nga dritarja dhe duke menduar me vete "të lutem nënë, eja dhe më merr prap" pasiqë ti më lije të vetme edhepse ishim në të njejtën dhomë. Dëshiroja që të shëtisnim bashkë dhe të shkonim për akullore, të më jepje shtytje në luhatëse, dëshiroja që të lozim bashkë.

Eventualisht u shpërngule larg mirëpo në shtëpi, prap kisha nevojë për prezencën tënde. Dëshiroja që të më shëroje zemrën kur çunat mundoheshin që ta thyenin atë, dëshiroja të më ngushlloje dhe të më përsërisje se sa e veçantë që isha kur vajzat e tjera më ngacmonin. Kaluan 10 vite pa dëgjuar asgjë për ty, nuk më telefonoje as kur e kisha ditëlindjen, andaj edhe hoqa dorë prej teje derisa u paraqite befasisht në ditëlindjen time të 18 ndërsa unë të thashë që të largoheshe.

Nuk dëshiroja të kem asgjë me ty pasiqë mungove në çdo moment të rëndësishëm të jetës sime.

Kaluan ca vite dhe unë u bëra nënë për herë të dytë dhe vendosa që të rilidhem me ty. Të mora në telefon dhe të tregova se je bërë gjysh për herë të dytë, ti qaje nga gëzimi dhe më kërkove adresën që të dërgoje dhurata për mbesat e tua. Unë nuk guxoja ta jap adresën pa u rilidhur dhe pa u njoftuar me ty pasiqë nuk të njihja dhe nuk isha e gatshme të të fus prap në jetën time. Në atë moment ti fillove të më ofendosh se si isha kudër sikurse mamaja ime, e mbylla telefonin dhe nga ai moment ti përfundimisht nuk ekiston për mua. Të jap lejen edhe ti të më harrosh mua dhe familjen time, je i lirë nga obligimet e prindit dhe gjyshit dhe je i lirë të thuash çfarë të duash për mua.

Unë nuk të urrej, as edhe një miligram, mirëpo as që më bëhet vonë për ty.

Sinqerisht,

Vajza yte e dikurshme./femra.net/

 

 

 

Der Beitrag Nuk dua t`ia di: Një letër babait tim biologjik erschien zuerst auf femra.net.

Ekspertët e bukurisë kanë identifikuar 10 femra me fytyrë të përsosur

Posted: 01 Sep 2016 04:18 AM PDT

fytyre-buku-ekspertet-vertetuar

Çka është bukuria ideale? Kjo pyetje i ka bërë njerëzzit që të interesohen për shekuj me rradhë. Por, duke argumentuar rreth asaj se cila femër është më e bukur, shkencëtarët nga Qendra e Londrës për Kirurgji Plastike, kanë vendosur së fundmi për detajet dhe tiparet e fytyrës më të bukur femërore. Në hulumtimet e tyre, ata kanë përdorur hartë faciale së bashku me të ashtuquajturin raportin e artë (ose Phi), një formulë e lashtë greke e bukurisë. Kjo teknikë ka lejuar që ekspertët të përpilojnë listën e 10 femrave, pamja e të cilave përputhet me parimet e bukurisë ideale të njeriut.

Pra, hidhni një vështrim në gjetjet e shkencëtarëve. Ju garantojmë se do të befasoheni me rezultatet.

Amber Heard

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-1

Fytyra e Amber Heard është cilësuar si fytyra më e pranueshme 91.85%, sipas raportit të artë grek.

Kim Kardashian (91.39%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-2

Kate Moss (91.06%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-3

Emily Ratajkowski (90.8%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-4

Kendall Jenner (90.18%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-5

Helen Mirren (89.93%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-6

Scarlett Johansson (89.82%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-7

Selena Gomez (89. 57%)

selena-gomez

Marilyn Monroe (89.41%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-7

Jennifer Laërence (89.24%)

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-7

Teknologjia kompjuterike që është përdorur me anë të hartës faciale, është përdorur për të krijuar fytyrën më perfekte të femrave të lartpërmendura, si hundën dhe mjekrrën e Amber Heard, vetullat dhe ballin e Kim Kardashian, sytë e Scarlet Johansson, formën e fytyrës së Rihanna-s, buzët e Emily Ratajkowski. Sipas hulumtimit të bazuar, kjo është fytyra e përsosur:

 

 

fytyre-bukur-dukje-ekspertet-bukurise-7

Der Beitrag Ekspertët e bukurisë kanë identifikuar 10 femra me fytyrë të përsosur erschien zuerst auf femra.net.

6 gjërat që duhet shmangur para se të bëni seks

Posted: 01 Sep 2016 03:35 AM PDT

seks-gjerat-beni-para-seksi

 

Si një femër me përvojë, me siguri jeni komod me trupin tuaj dhe bëni lëvizje që ju bëjnë të ndjeheni më e re. mirëpo, edhe femrat më me përvojë bëjnë gabime që nuk falen.

 

Konsumoni ushqime pikante

Ushqimi ndikon në aromën dhe shijen e vaginës. Ushqimet pikante mund të shkaktojnë gazra që nuk pushojnë asesi.

Pini shumë

Konsumimi i disa gotave mund të disponojë disa njerëz mirëpo teprimi me alkool mund të mpijë ndjenjat dhe shqisat e juaja. Pasiqë alkooli njihet si depresant, mund ta veshtirësoni arritjen e orgazmës.

Përdorimi i brushës elektronike për dhëmbë

Ju duket e çuditshme mirëpo brusha eletrike dhe pastruesit e gojës me bazë alkoolike ju bëjnë më të prirur për sëmundje seksualisht transmetuese.

Rroja

Rruarja e qëron pjesën e sipërme të lëkurës dhe e bën atë pjesë më të ndjeshme duke e bërë lëkurën më të prirur për infeksione sikurse herpesi dhe HPV.

Konsumimi i antihistaminës

Antihistamina funksionon ashtuqë e than membranën e mukozës që të lirojë kongjestionin e hundës, ndërsa me këtë mund të thani edhe pjesë të tjera të trupit sikurse vaginën.

Përdorimi i ushqimit si paralojë

Çokollata e përsorër si paralojë seksuale mund të jetë "hot" për momentin kur jeni të eksituar mirëpo çfarë mendoni për infeksionin vaginal pas seksit? Përdorimi i gjithça me sheqer sikur lubrikant është i gabueshëm./femra.net/

Der Beitrag 6 gjërat që duhet shmangur para se të bëni seks erschien zuerst auf femra.net.

Rregullimi i flokëve në kushte shtëpie – për vetëm pak minuta!

Posted: 01 Sep 2016 02:00 AM PDT

floke-rregulloni-minuta-lehte-bukur

Dëshironi të krijoni ndonjë stilim flokësh për vetëm pak minuta kohë? Në vazhdim po ju sugjerojmë stilin e mahnitshëm nga stilisti i famshëm Cash Lawless, i cili me shumë delikatesë dhe pak kohë arrin të krijojë modele të veçanta.

 

Bishtalec i vogël në krye të flokëve

Si të fitoni pamjen e duhur:

1. Krijoni volum. Merrni një pjesë të flokëve nga sipër kokës dhe me hekur apo figaro jepni volum deri sa të bëhen valë të dendura. Kjo i jep cilësi flokëve dhe një lëvizje delikate.

2. Siguroni seksionin e flokëve me një lastik.

3. Pjesët anësore të mbetura krehni me brushë për ti dhënë sa më shumë volum joshës. Brusha e zakonshme nuk mund të depërtojë në dendësinë e flokëve andaj është mirë të merrni një brushë me dhëmbë të ndara, që të mund të ketë efektin njësoj.

4. Krehni pjesën e bishtalecit të krijuar sipër kokës. Përdorni një krehër të ngushtë për ti dhënë sa më shumë cilësi.

5. Krijoni efektin e "balenës gufuese". Kjo nënkupton që të sjellni bishtalecin përpara dhe të fusni shnollat në pjesën e pasme duke e shtrënguar dhe shtrirë mirë bishtalecin e modeluar. Sigurohuni që të veni shnollat afër lastikut me qëllim të mbajtjes më të sigurtë.

6. Përfundoni stilimin e flokëve duke i hedhur sprej apo llak për flokë./femra.net/gallery-1461960635-1

 

 

Der Beitrag Rregullimi i flokëve në kushte shtëpie – për vetëm pak minuta! erschien zuerst auf femra.net.

Cili është dallimi mes grimit të shtrenjtë dhe të lirë?

Posted: 01 Sep 2016 01:53 AM PDT

dallimi-grimit-shtrenjt-dukje-lire

Nëse do të ju "zbresin" në rrugë dhe ju pyesin shpejtë se cili është dallimi mes grimit të shtrenjtë dhe të lirë, çfarë do të ju vinte në mendje? Çmimi, natyrisht, por çfarë tjetër? Hmm … Ndoshta cilësia … Por çmimi nuk është gjithmonë i lidhur direkt me cilësinë. Me siguri e dini edhe vetë se ndonjëherë, për ndonjë gjë keni dhënë një mal me para, dhe pastaj jeni penduar sepse kjo nuk është ajo që keni dëshiruar. Hmm, përsëri … E pra, e shihni, ky është problemi. A e dijmë vërtetë se çfarë blejmë? Dhe çfarë marrim me çdo produkt të blerë?

koza

Le të bëjmë një test të thjeshtë. Do të testojmë edhe grimin e shtrenjtë edhe atë të lirë dhe vetë (ndoshta) do ta vëreni dallimin. Të fillojmë nga pudra. Në foton majtas është pudra e lirë, kurse në të djathtë e shtrenjta.

Duhet ta pranoni, ka ndryshim. Lëkura thjesht duket më e mirë me produktin më të shtrenjtë sepse ndikon më ndjeshëm, më butë, më kuruese, e hidratuar dhe freskët, mat. Poret nuk janë aq të theksuara. Parregullsitë janë fshehur. Megjithatë, larg asaj që madje edhe produkti i lirë nuk jep rezultatin që është krejt në rregull. Edhe te produktet e shtrenjta edhe te ato të lirë ka pudra të ndryshme, skuqës, etj, kurse cili dhe si do t'ju "qëndrojë" do të varet, në fund të fundit, edhe nga lloji i lëkurës tuaj.

Të kalojmë te sytë dhe maskara, eyelineri dhe hija për sy. Në foton majtas është grimi i lirë, dhe në të djathtë i shtrenjtë.

oci

Ngjyra dhe vetë cilësia e hijes dallojnë. Hija në foton në të djathtë duket më magjepsëse, por edhe ajo në të majtë është në rregull. Eyelineri është pothuajse identik, vetëm se më i shtrenjti duket më i ndritshëm. Por kjo nuk është edhe aq e rëndësishme. Maskara gjithashtu krijon pothuajse të njëjtin efekt, përveç që më e shtrenjta krijon më pak kokërrza. Mbi të gjitha, shumë ngjashëm në të dy rastet – e pranueshme. Thjeshtë, mund të dukeni po aq e bukur edhe me 'eye makeup'- in e shtrenjtë edhe me atë të lirë.


Tani buzëkuqi. Në foton majtas është më i lirë, kurse në të djathtë më i shtrenjtë

usne

Konkretisht, në këtë rast vetë "modeli" i buzëkuqit dallon. Më i liri është më i ndritshëm, kurse i shtrenjti mat. Pra, nëse edhe i liri është mat sikur i shtrenjti apo anasjelltas, rezultati mund të jetë plotësisht i njëjtë. Pothuajse nuk ka asnjë ndryshim. Të dy duken mirë në kategorinë e vet. E vetmja gjë që mund të theksohet se buzëkuqi më i ndritshëm gjithmonë aplikohet më lehtë nga ai mat, kurse buzëkuqi i shtrenjtë ka erë më të mirë.

Eh, testin vizual e kemi përfunduar. Dhe, çfarë keni përfunduar?

na-kraju

 

Vetëm në rastin e pudrës ndoshta ia vlenë të jepen më shumë para, kurse të tjerat … Vetëm zgjedhni nuancën e duhur dhe kjo është e tëra. Por, tani është koha edhe "praktikisht" të testohen të dy makeup-et, gjegjësisht, t'i testojmë në situata reale. Për shembull, kur bie shi:

kisa

Ndoshta maskara më e lirë dhe ajlajneri më lehtë përhapen edhe pse janë të papërshkueshëm nga uji, por përsëri, nuk ka rregulla. Por si duket buzëkuqi juaj, kur hani mollë? Kështu:

jabuka

Buzëkuqi i lirë hiqet lehtë, kurse ai i shtrenjti është në vend. Ja pra, përveç çmimit, ndryshimi është edhe në stabilitetin. Në këtë rast. Dallim tjetër më të madh në thelb – nuk ka./femra.net/

 

Der Beitrag Cili është dallimi mes grimit të shtrenjtë dhe të lirë? erschien zuerst auf femra.net.

Turshi e kombinuar

Posted: 01 Sep 2016 12:23 AM PDT

speca-turshi-perzier

Përbërësit

2 kg speca te gjate
2 kg domate te gjelberta
2 kg tranguj te vegjel
2 kg lulelakër
1 kg karrote
Mundet edhe qepe, laker

Hapat

1. Pastrojme perimet te gjitha, specat dhe domatet I shpojme pak, lulelakren e ndajme ne lule te vogla,lakren e grijme ne 4 pjese, dhe te gjitha e vendosim ne nje ene te madhe ku do ti konzervojme per dimer(ose mundet edhe neper kavanoze).

2. Vlojme 1 l uje me sheqerin, kripen dhe piperin, largojme nga zjarri, shtojme uthullen, konzervanisn dhe mbrojtesin e veres dhe qesim ne ujin e ftohet.

3. Krejt kete e qesim siper perimeve te pergadituura dhe mbyllim hermetikisht, pastaj ene ose kavanozet i leme ne vend te erret dhe te fresket.

 

Burim: kuzhinashqiptare

Der Beitrag Turshi e kombinuar erschien zuerst auf femra.net.

Related Posts :