Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nxënësit e shkollës ekonomike nga dita e hënë fillojnë vitin shkollorë në shkollën e re” plus 9 more Ferizaj Press

loading...

“Nxënësit e shkollës ekonomike nga dita e hënë fillojnë vitin shkollorë në shkollën e re” plus 9 more Ferizaj Press


Nxënësit e shkollës ekonomike nga dita e hënë fillojnë vitin shkollorë në shkollën e re

Posted: 02 Sep 2016 09:21 AM PDT

Nxënësit e shkollës ekonomike “Faik Konica” nga ditae hënë duhet të shkojnë në shkollën e re ,më 5 shtator në ora 10:30.

Drejtoria komunale e arsimit në Ferizaj, i njofton nxënësit e shkollës së mesme të lartë "Faik Konica" që të vijnë në shkollën e re të hënën më 5 shtator në ora 10:30 minuta, sepse do ta fillojnë vitin e ri shkollor pas një ceremonie përurimi të godinës shkollore. Drejtoria e arsimit ua uron të gjithë nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017!

Marrëveshje për rregullimin e lumit Nerodime

Posted: 02 Sep 2016 08:14 AM PDT

Parashihet të ky projekt të kryhet brenda këtij viti.

Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMHP), Ferat Shala, nënshkruan sot marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e rregullimit të lumit Nerodime.
Në të vërtetë, marrëveshja obligon MMPH-në që ta financojë projektin në shumë të tërësishme prej 60 mijë eurosh, ndërsa Komunën e Ferizajt që të financojë çdo obligim shtesë që mund të dalë mbi këtë shumë, si dhe të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projektit.
Sipas marrëveshjes, Komuna duhet të ndërmarrë të gjitha masat që projekti të përfundojë brenda vitit buxhetor 2016.

Bashkatdhetari i dhuron shkollës “Gjon Serreçi” automjet për fëmijë me nevoja të veçanta

Posted: 02 Sep 2016 05:52 AM PDT

Automjeti i dhuruar është i pajisur me mekanizëm të veçantë për të mundësuar futjen e personave që nuk mund të lëvizin pa karroca invalidore.
Bashkatdhetari Milaim Shabani, i ka dhuruar shkollës "Gjon Serreqi" të Ferizajt një automjet, i cili shërben për bartjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.
Drejtori i Araimit Muhamet Halili, e çmoi lart dhuratën e këtij bashkatdhetari, e cila do t'ua lehtësojë transportin fëmijëve me nevoja të veçanta dhe në përgjithësi punën me ta.
Ndërsa drejtori i shkollës "Gjon Serreqi", Milazim Dërguti, tha se shpreson që kjo dhuratë të shërbejë si shembull që do të sensibilizojë edhe dhurues të tjerë për të ndihmuar nxënësit me nevoja të veçanta, por edhe nxënësit tjerë të kësaj shkolle, për ta pajisur mjedisin shkollor me mjete pune e mësimi.
Automjeti i dhuruar është i pajisur me mekanizëm i veçantë për të mundësuar futjen në të të personave që nuk mund të lëvizin pa karroca invalidore.

14125761_1252233234811497_1895830705804246290_o

Arsimi ferizajas i gatshëm për fillimin e viti të ri shkollorë

Posted: 02 Sep 2016 04:58 AM PDT

Udhëheqja komunale dhe drejtoria e arsimit, qëndruan sot në shkollën "Astrit Bytyçi" të qytetit, prej nga i njoftuan mediat dhe qytetarët rreth përgatitjeve për vitin e ri shkollor, i cili fillon të hënën.
Kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, tha konferenca mbahet në lokalet e shkollës "Astrit Bytyçi", pasi këtu shihet më së miri përkushtimi i e drejtorisë së shkollës, por edhe i gjithë pushtetit lokal, që nxënësve dhe arsimtarëve t'u krijohen hapësira sa më të përshtatshme për mësim e punë. Ai pohoi se nxënësit dhe arsimtarët e komunës së Ferizajt vitin e ri shkollor do ta zhvillojnë në kushte shumë më të mira se më parë, kushte këto që do të përmirësohen në vazhdimësi.
14215501_10208555370140059_191575320_o
"Komuna e Ferizajt do t'u ofrojë shkollave gjithë mbështetjen e mundshme për arritjen e sukseseve sa më të larta. Ndaj, kërkojmë përkrahjen e nxënësve, punëtorëve të arsimit dhe të qytetarëve, që së bashku, ta ndërtojmë një shkollim më cilësor, i cili do të ishte konkurrent me vendet e përparuara", tha kryetari Svarqa.
Drejtori i arsimit ferizajas, Muhamet Halili, paraqiti hollësi nga investimet që janë bërë sivjet rreth përmirësimit të mjedisit dhe lokaleve shkollore, me ndërhyrje të rëndësishme që janë bërë në 11 shkolla të komunës. Ai tha se edhe përgatitjet higjieno-teknike dhe me staf profesional, janë bërë me kohë dhe me cilësi të mirë. Për herë të parë, shkollat e Ferizajt janë furnizuar me lëndë djegëse gjatë muajve të verës, ndryshe nga herat tjera kur kjo gjë bëhej rëndom vonë në vjeshtë ose gjatë dimrit.

14215509_10208555372460117_958973831_o
Kryetari i Komunës dhe drejtori i arsimit vunë në dukje nevojën që me angazhimin e trupës arsimore, të ngritet cilësia në mësim. Ata u bënë thirrje nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve, që arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, ta konsiderojnë si çështje me përparësi, në mënyrë që në të ardhmën të kemi të rinj të përgatitur për tregun më të gjerë të punës.
Ndërsa drejtori i shkollës "Astrit Bytyçi" falënderoi pushtetin lokal për mundësimin e investimeve dhe punëtorët e shkollës që kanë punuar me zell gjithë verën për ta përgatitur shkollën sa më mirë.
U bē e ditur se urimet për vitin e rishkollorë do të bëhet çdo vit nê shkollat të cilat do të kenë performancë më të mirë dhe do të jenë më të përgatiturit për vitin shkollorë.

14202911_1118170671563178_502297742_o

Falja e borxheve shtyhet edhe për 6 muaj

Posted: 02 Sep 2016 04:45 AM PDT

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë një konference për media njoftoi se afati për shlyerjen e borxheve shtyhet edhe për gjashtë muaj.

"Vlefshmëria e këtij Ligji përfundon sot, por pas amandamentimit në Kuvend, qytetarët do të kenë mundësi përsëri të bëjnë kontrata të reja për shlyerjen e borxheve" tha Hoti.

Nga 720 milionë sa ka qenë totali i këtij borxhi, 120 milionë janë paguar deri tash, ndërsa edhe 600 milionë akoma janë borxhe.

Gjatë kësaj periudhe disa komuna kanë qenë më të suksesshme në këtë projektligj siç është Gjilani.

Ministri poashtu ka njoftuar se sikurse çdo pjesë e Kosovës edhe komunat e veriut janë pjesë e këtij projektligji.

Aksident komunikacioni në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Posted: 02 Sep 2016 04:01 AM PDT

Para pak çastesh ne magjistralen Ferizaj-Prishtinë afër udhëkryqit të Lipjanit ka ndodhur një akaident komunikacioni ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes. Nuk bëhet e ditur për të lënduar.
Policia e trafikut gjendet në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./FerizajPress
14124060_10208555345659447_1980981628_o

14163584_10208555345579445_367463403_o

14203062_10208555346259462_1614333732_o

Policia për çantat me koktej molotovi: Përgatitje për veprën penale terrorizëm

Posted: 02 Sep 2016 12:20 AM PDT

Policia dje kishin gjetur 56 çanta krahu me shishe të ndryshme të mbushura me materie të lëngëta që dyshohej të jetë benzinë.

Ky aksion ishte zhvilluar në ditën kur pritej të votohej Marrëveshja për Demarkacionin dhe kur Lëvizja Vetëvendosje kishin paralajmëruar një protestë për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.

Më poshtë janë detajet e Policisë për atë se çfarë kanë gjetur dje:

Me vendim të Gjykatësit të procedurës paraprake janë kontrolluar depo dhe lokale përcjellëse në një parking-depo, me ç'rast janë gjetur dhe konfiskuar 56 çanta krahu me shishe të ndryshme të mbushura me materie të lëngët e cila dyshohet te jete benzinë.

7 çanta me kavanoza të mbushur me te njëjtën materie, 1 çante dhe një pako me shishe te zbrazëta, 5 bidonë të plastikes 10 litërsh të mbushur me te njëjtën materie, 2 hinka, 30 shishe ngjyre pinku, të mbushura, 5 paketa me shishe te ndryshme te mbushura me te njëjtën materie, 1 qese me sfera qelqi, 1 paket me kartela identifikues te ndryshme.

21 sprej me ngjyra, 2 qakan, 2 çanta dhe një qese me gur, 10 pjese metalikë ne forme ylli, 14 mjete te ndryshme piroteknike, 7 pajisje nga plastika te improvizuar për gjuajtje, 27 ambalazhe me ngjyre 0.7 kg.

1 ambalazhe me ngjyre prej 18 litrave, 1 pako me gozhda, 1 qese me maska te rëndomta, 7 megafona, 1 çante me pjesë te imta plastike dhe 29 çanta te zbrazëta. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore.

Kufirin e dikton Serbia!

Posted: 02 Sep 2016 12:16 AM PDT

Qeveria e Kosovës është detyruar nga Lista Serbe që ta heqë nga rendi i ditës Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Me kërkesë direkt nga Beogradi, 11 deputetë serbë nuk erdhën në sallën e Kuvendit të Kosovës, duke i pamundësuar kështu koalicionit ratifikimin e këtij ligji. Dështimin e përpjekjes njëvjeçare të koalicionit qeveritar për të kaluar demarkacionin, partia më e madhe opozitare, Lëvizja "Vetëvendosje" ia atribuoi protestës dhe presionit nga kjo parti.

"Nuk ka fituar Lista Serbe sot. Nuk kanë guxuar të vijnë në Kuvend për shkaqe sigurie siç thanë dhe nuk i fituan 25 antena të Serbisë dhe, me gjasë, komunën e Prilluzhës. Sot, ka humbur Qeveria që duhet të dorëhiqet dhe Thaçi i deklasuar. Dhe, ka fituar populli e Republika, 'Vetëvendosja' dhe e gjithë opozita. Urime qytetarë të Kosovës! Urime aktivistë të Lëvizjes! Urime deputetë të opozitës! Fitorja është e të gjithë juve bashkë!", ka thënë kreu i LVV-së, Visar Ymeri, pas dështimit të ratifikimit. Ndërkohë, Lista Serbe mungesën e deputetëve të saj në këtë seancë e ka arsyetuar duke thënë se partnerët e mëdhenj të koalicionit nuk janë takuar me drejtuesit e këtij subjekti për të diskutuar për këtë çështje.

 Mustafa: Nuk pranojmë kushte nga grupet parlamentare

Por, kur pritej që kryeministri Isa Mustafa të arsyetonte Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi para deputetëve, ai zgjodhi tërheqjen e tij nga rendi i ditës. Kryeministri Mustafa arsyetoi këtë veprim të Qeverisë, duke thënë se nuk janë rrethanat dhe nuk është situatë ku duhet të votojnë Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi. "Qeveria e tërheq sot këtë projektligj nga procedura kuvendore. Me bashkëbisedim do të provojmë të gjejmë një marrëveshje në lidhje me ligjin. Nuk është mënyra e duhur që të procedojmë me këtë ligj kur kemi presione dhe kërcënime, në situatën kur një grup parlamentar e kushtëzon votimin e këtij ligji me koncesione dhe nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë koncesion për një ligj që përcakton sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Tërheqja e këtij ligji nuk do të thotë se do të ndryshojmë Marrëveshjen, mirëpo do ta procedojmë në Kuvend kur Qeveria e vlerëson se është gati", ka thënë Mustafa.

Përkrahje tërheqjes së këtij Projektligji i kanë dhënë edhe dy grupet parlamentare në pushtet, PDK-ja dhe LDK-ja. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, tha se përkrahin tërheqjen në mënyrë që votimi të ndodhë në një situatë tjetër. "Grupi parlament i PDK-së, pavarësisht numërimit të argumenteve se për çka tërhiqet ky votim, për faktin siç tha kryeministri, që votimi të ndodhë në një atmosferë tjetër, në një kohë të qetë, pa presione, ne pajtohemi dhe e mbështesim. Shfrytëzoj rastin, që në emër të Grupit parlamentar të PDK-së, t'i ftojmë të gjitha grupet politike dhe etnike që të krijojnë atmosferë dhe të krijojmë kushte, të kontribuojmë bashkërisht që të krijojmë kushte më të qeta pa presione dhe pa kushtëzime, të vazhdojmë trajtimin e kësaj çështjeje dhe të tjera që janë në interes të vendit", ka thënë Pajaziti.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se është e drejta e kryeministrit dhe ministrave për tërheqjen e projektligjeve që ata i sponsorizojnë.

"Ajo që për ne është me rëndësi dhe tentimet që të abuzohet me fjalën është vetëm vazhdim i një demagogjie në thirrje në popull. Me u thirr aq shumë në popull se edhe ne jemi deputetë që na ka votuar populli. Shumë po thirren në emër të deputeteve të LDK-së. E keni gabim në marrjen e rolit në atë se kush çka do të bëjë në rastin e votimit nga deputetët të LDK-së. Këqyrni punët tuaja", ka thënë Beqiri. Edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka përkrahur tërheqjen e këtij projektligji.

Opozita kërkoi hedhjen në votim

Mirëpo, në seancën e sotme rolet mes pozitës dhe opozitës u ndërruan. Derisa në herët e kaluara pozita kërkonte votimin e shumë çështjeve me komoditetin se i kishte numrat, kësaj radhe ishin kundër hedhjes në votim të këtij Projektligji. Ndërsa, tri partitë opozitare kësaj radhe vepruan ndryshe. Ata me çdo kusht donin që Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin, të hidhet në votim. Madje, shefi i grupit parlamentar të "Vetëvendosjes", Glauk Konjufca, tha se tërheqjen e këtij Projektligji e konsideron votim, meqë ka kuorum. Derisa, pati edhe disa falënderime për ata që kontribuuan që sot të mos ratifikohet demarkacioni. "Unë sot do ta konsideroj këtë votim dhe pse dështoi demarkacioni janë pesë faktorë që dua t'i falënderoj, siç është populli i Kosovës, ekspertët e pavarur-profesorët e Universitetit të Prishtinës, pastaj aktivistët që po vuajnë në burgje, deputetët e LDK-së dhe PDK-së që e bënë të pamundur që Qeveria t'i ketë numrat, dhe në fund falënderoj opozitën, duke mos kursyer trysninë bënë që demarkacioni të mos votohet, sot dhe unë do ta konsideroj si një votim që është votuar e nuk ka kaluar", ka thënë Konjufca.

Ndërsa, lideri i "Nismës për Kosovën", Fatmir Limaj, tha se Kuvendi nuk mund të kushtëzohet nga asnjë grup parlamentar. "Pse po tërhiqet sot ky ligj, i cili për më tepër se një vit është në pritje. Arsyetimi se një grup parlamentar nuk është prezent dhe po na kushtëzon, është i paqëndrueshëm, sepse Parlamenti nuk mund të kushtëzohet nga një grup parlamentar. Ka kuorum për të proceduar dhe grupi i deputetëve është i mjaftueshëm", është shprehur Limaj, sipas të cilit, Qeveria nuk i ka votat. "Nuk i keni votat për ta votuar demarkacionin në variantin e plotë. Jo për shkak të Listës Serbe por për shkak të votave që s'i keni. Ne kemi nevojë dhe kohë për t'u bindur dhe për t'i hequr dilemat. I nderuar kryeministër, kisha kërkuar nga ju me qenë më i qartë në arsyetimin e tërheqjes së këtij Projektligji, për të cilin keni thënë se nuk i keni votat. Hajdeni ta votojmë. Lista 'Srpska' po thotë nuk na i keni përmbushur disa premtime dhe atëherë vijmë në Parlament", ka shtuar ai.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, që të tregojë sa deputetë janë në sallë, dhe ta qesë në votim Projektligjin, pasi ka deputetë mjaft në sallë. "Po flasim për numra, nëse e kuptova saktë kryeministrin. E para, kryetar duhet të na tregosh se sa deputetë jemi në sallë. Është rregull. Ti duhet të deklarosh se në sallë janë kaq deputetë. Për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare nuk kërkohet votim i dyfishtë i komuniteteve. Nuk ka nevojë për listën 'Srpska' me u kushtëzu. Qe ku jemi këtu dhe jemi më shumë se 100 deputetë në sallë. Është krejt diçka tjetër se e kemi konstatuar atë marrëveshje se nuk është në rregull dhe nuk është e saktë", ka thënë Haradinaj.

Opozita: Koalicioni qeverisës dështoi

Kryetari i "Nismës për Kosovën", Fatmir Limaj, pas përfundimit të seancës, në një prononcim për media ka thënë se versioni aktual për demarkacionin me Malin e Zi ka dështuar. Limaj ka thënë se koalicioni qeverisës megjithëse vazhdimisht kishte deklaruar se i ka votat, në këtë seancë u dëshmua e kundërta, sipas tij.

Në fund Limaj ka shprehur gatishmërinë për të dialoguar me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje.

"Ne jemi të gatshëm që për çdo gjë të ulemi dhe të bisedojmë, për ta rishikuar në tërësi punën e komisionit shtetëror. Mendoj që sot edhe ata që kanë pasur dilema të caktuara, Parlamenti i Kosovës mjaftueshëm e ka dhënë një përgjigje, rishikojeni këtë Marrëveshje, hiqnani dilemat  dhe sillnani një ligj që e votojmë të gjithë. Demarkacioni është gjëja më e rëndësishme për shtetin, ai duhet të kthehet në festë, ama ai duhet të bëhet në momentin kur nuk ka dilema të cilat janë shfaqur për një vit", ka përfunduar Limaj.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas përfundimit të seancës ka thënë se Qeveria "Mustafa" e ka humbur përfundimisht legjitimitetin.

"Prej ditës së sotme kjo Qeveri nuk ka legjitimitet dhe duhet sa më parë të largohet, mirëpo edhe nëse duhet që të kërkojë hapësirë dhe ta qetë prapë në votim, unë mendoj se vullneti i deputetëve do të rritet kundër kësaj Marrëveshjeje", është shprehur Lekaj.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka thënë se mosvotimi i demarkacionit nuk është sukses i opozitës, pasi, sipas tij, opozita me 30 deputetët që i ka nuk mund të ndikojë në këtë çështje.

"Unë mendoj se opozita nuk ka asnjë ndikim se a do të votohet apo jo demarkacioni. Do të vendosin në tërësi votat e pozitës, pra të LDK-së, të PDK-së dhe të pakicave. Deputetët e pozitës do të vendosin se a të aprovohet apo jo Marrëveshja për kufirin. Nuk ka faktor tjetër që ndikon, opozita nuk ka asnjë ndikim. Kërkoj që Kuvendi të punojë normalisht dhe ne deputetët të bëjmë më të mirën për Kosovën", ka deklaruar Salihaj./ZERI/

Tërmet i fuqishëm në Zelandën e Re

Posted: 01 Sep 2016 11:49 AM PDT

Një termet me 7.1 shkallë të Rihterit ka goditur Zelandën e Re.

Tërmeti kishte rajonin East Cape. Nuk ka dëme të mëdha e as cunami potencial.

Tërmeti është ndjerë në shumë rajone të vendit.

Epiqendra ishte në Oqeanin Paqësor, 55 kilometra thellë, afër East Cape.

Kosova në Shkodër, “skandal” në Serbi

Posted: 01 Sep 2016 11:44 AM PDT

Mediat serbe e vlerësojnë si skandal faktin që Kosova do të luan në stadiumin e Shkodrës 'Loro Boriçi'

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet si vendëse, në kualifikimet Kampionatin Botëror 'Rusia 2018', do t'i luajë në stadiumin e Shkodrës.

Njoftimin e ka bërë publik vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë inaugurimit të 'Loro Boriçi'

Kurse, mediat serbe këtë nuk kanë nguruar që ta cilësojnë "skandaloze". Kosova nuk ka infrastrukturë të përshtatshme në stadiumet e saj në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në "Loro Boriq" të Shkodrës.

Ky stadium sapo është vënë shërbim, pas një riparimi rrënjësor, që përmbush standardet e kërkuara ndërkombëtare.

Finlanda dhe Kosova do të përballen me 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet për Botërorin 'Rusia 2018.

Kosova bën pjesë në Grupin I së bashku me Finlandën, Turqinë, Ukrainën dhe Islandën

Related Posts :