Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Nxirre gjuhën të tregoj si je” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore

loading...

“Nxirre gjuhën të tregoj si je” plus 1 more Telegrafi Keshilla Mjekesore


Nxirre gjuhën të tregoj si je

Posted: 27 Sep 2016 08:51 AM PDT

Ndryshimet në gjuhë tregojnë çka s'është në rregull me organizmin tuaj. Ja se si duhet të interpretohen shenjat në të si dhe çfarë duhet ndërmarrë!

Kontrollimet mjekësore zakonisht fillojnë me shikimin e gjuhës, sepse ajo flet për shëndetin e përgjithshëm. Gjuha e personit të shëndoshë është në ngjyrë të kuqërremtë, ngjashëm me mukozën e gojës. Ngjyra jo e zakonshme e gjuhës, njollat e imta ngjyrëçelët ose lythëtat e kuq, flasin për ndonjë çrregullim në organizëm, pak a shumë serioz.

Në disa raste, prejardhja e problemit mund të zbulohet me kontrollim të zakonshëm  mjekësor, derisa te të tjerat janë të domosdoshme analizat specifike (për shembull, analiza e gjakut). Kur të zbulohet shkaku dhe të shërohet çrregullimi, gjuha përsëri do të marrë pamjen e natyrshme.

Gjuha e ënjtur dhe e skuqur
Gjuha e ënjtur dhe më e madhe se normalisht, e skuqur me cepa si të grisur, është me thatësi të pakëndshme, me djegie, te disa edhe me dhimbje, madje me përpirje të vështirësuar. Kjo flet për pezmatim (kallje) të gjuhës, të shkaktuar nga bakteret, ose shumë më shpesh, nga virusi, i ngjashëm me herpesin.

Çfarë të bëhet? Çrregullimi mund të zbulohet me kontrollim të zakonshëm të mjekut, në të shumtën e rasteve, sepse pezmatimi është kryesisht me prejardhje virusale. Nuk ka ilaç, por duhet pritur që të kalojë spontanisht. Shpëlarja me ujë dezinfektues dhe anestetikë të lehtë, do ta zbusë dhimbjen dhe do të pengojë zgjerimin e infeksionit.

gjuha

Gjuha e kuqe me kokrra të bardha
Gjuha është me ngjyrë intensive të kuqe, me njolla të bardha, të cilat mund të shfaqen edhe në brendi të gojës. Mund të jetë fjala për kandidiazë ose infeksion të shkaktuar nga kërpudha Candida albicans, e cila jeton në gojë. Ose mund të jetë pasojë e përdorimit të gjatë të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën normale të gojës.

Çfarë të bëhet? Me kontrollim të zakonshëm dhe me marrje të strishos, mjeku do të vërtetojë a është fjala për kandidiazë, e cila shërohet me shurup antimikotinë, me të cilin shpëlahet goja.

Gjuha e lëmuar dhe e hollë
Sipërfaqja e indit të gjuhës është "më e hollë", dhe shumë e lëmuar, jo me vrazhdësi, siç është në kushte normale, si dhe më e skuqur se rëndom. Kjo flet për mungesën e vitaminave A dhe E, si pasojë e përdorimit të antibiotikëve, që e kanë ndryshuar florën bakteriale të zorrëve dhe e kanë vështirësuar absorbimin e materieve ushqyese. Për shkak të mungesës së këtyre dy vitaminave, lëkura bëhet e errët dhe pa shkëlqim, flokët të thyeshëm, ndërsa cepat e buzëve të qëruar.

Çfarë të bëhet? Problemi mund të zgjidhet me përdorim të ushqimit të pasur me pemë dhe perime, të pasura me vitaminat A dhe E.

Gjuha e bardhë, e thatë
Gjuha është e mbuluar me shtresë të bardheme, e thatë dhe me kallje. Kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes (gripi, ftohja, tretja e dobët), shpesh e shoqëruar me temperaturë të lartë.

Çfarë të bëhet? Mjafton kontrollimi i rëndomtë mjekësor. Kur të shërohet sëmundja, edhe gjuha do të normalizohet.

482932188_XS

Gjuha e zezë
Sipërfaqja e gjuhës mund të jetë e zezë, me fije që duken si qime, shkruan Shegaime. Fjala është për infeksion me kërpudhën Aspergillus niger, e cila ndodh kur flora bakteriale ndryshon me përdorim të gjatë të antibiotikëve.

Çfarë të bëhet? Gjuha duhet shpëlarë me ujë dhe me sodë bikarboni. Që të largohet ngjyra e errët, do të ndihmojë fërkimi i çdo ditshëm me brushë të dhëmbëve.

Gjuha si dredhëz
Është përplot 'puçërrza' të vogla me dhimbje. Rëndom shfaqet temperaturë e lartë, dhimbje fyti dhe me turbulencë. Në lëkurë mund të shfaqen përnjëherë njolla të imëta të kuqe, që mund të jenë simptoma të sharllahut, sëmundje ngjitëse, e cila i sulmon kryesisht fëmijët, ndërsa e shkakton bakteri nga familja e Streptokokëve.

Çfarë duhet bërë? Diagnoza mund të caktohet me kontrollim të zakonshëm të mjekut. Duhet përdorur antibiotikë, në mënyrë që të përshpejtohet shërimi dhe të zvogëlohet përhapja.

bigstock-Throat-Exam-6469534

Gjuha e zbehtë
Gjuha është shumë e zbehtë, sidomos në skaje, ndërsa sipërfaqja është me shkëlqim për shkak të humbjes së qelizave. Mund të bëhet fjalë për anemone ose si mungesë e hemoglobinës, materie e pranishme te qelizat e kuqe të gjakut. Pikërisht hemoglobina i jep gjakut ngjyrën natyrale, të kuqe. Gjendja e këtillë mund të nxisë ligështimin, zbehtësinë, kokëdhembjen, përqendrimin e dobësuar.

Çfarë të bëhet? Që të konstatohet anemia, është e nevojshme analiza specifike e gjakut. Forma më e shpeshtë e anemisë shkaktohet nga mungesa e hekurit: që të shërohet, duhet shtuar përdorimi i ushqimit të pasur me hekur, siç është mishi i kuq, bishtajat, spinaqi dhe shtesat në ushqim, sipas udhëzimeve të mjekut.

Gjuha me dhimbje dhe me thellime të vogla
Në gjuhë vërehen thellësi të vogla me dhimbje, saqë ngandonjëherë e vështirësojnë përpirjen. Cepat janë të skuqur, me afte, të shkaktuara nga infeksioni virusal. E sulmojnë gjuhën dhe muret e gojës: janë me shumë dhimbje dhe shërohen ngadalë.

Çfarë të bëhet? Goja duhet shpëlarë me lëng dezinfektues, ndërsa në afte duhet vënë mjet të posaçëm dezinfektues, në mënyrë që gjendja të mos përkeqësohet. Zakonisht, kalon për një javë.

The post Nxirre gjuhën të tregoj si je appeared first on Telegrafi.

Imunizimi kundër gripit

Posted: 27 Sep 2016 04:19 AM PDT

Gripi epidemik është sëmundje akute infektive e cila pas një inkubacioni prej disa orëve deri në dy ditë, fillon pa shenja prodromale, me fenomene intoksikacioni, dhembje koke, temperaturë të lartë, rraskapitje, dhembje të nyjeve dhe muskujve, hiperemi të konjuktivave etj.

Gripi shkaktohet nga viruset A, B dhe C ku rëndësinë më të madhe epidemiologjike e ka virusi A sepse e ndërron strukturën e vet antigjenike. Prandaj, nuk mund të përfitohet vaksinë stabile, afatgjate për profilaksi të gripit.Vaksina kundër gripit që është në përdorim është vaksinë e mbytur e përfituar nga embrion i dhjetë ditor i zogut, gjegjësisht nga membrana e tij korinoalantoike e inaktivuar me formalinë duke iu shtuar metiolati në koncentrim l me 10 mijë. Një dozë prej 0,5 ml e vaksinës së mbytur virale kundër gripit ka rreth 2500 njësi hemaglutinuese, shkruan Shegaime.

1

Indikacionet dhe mënyra e aplikimit

Vaksina kundër gripit jepet sipas indikacioneve epidemiologjike. Indikacionet përaplikim janë të përgjithshme.Qëllimi: profilaksa e gripit, duke filluar prej moshës 7-8 vjeçare e tutje. Për shkak të sezonalitetit që ka sëmundja duhet ditur se vaksina duhet aplikuar në vjeshtë, fundi i muajit tetor fillimi i nëntorit me qëllim të parandalimit të sëmundjes gjegjësisht epidemisë.

Kush i nënshtrohet vaksinimit?

Indikacionet individuale:

– Të gjithë personat më të moshuar se 60 vjeç;

– Personat më të rinj se 60 vjeçar që vuajnë nga arterioskleroza, hipertensioni,sëmundjet kronike të zemrës dhe enëve të gjakut, të cilëve gripi do t'ua keqësonte gjendjen shëndetësore;

– Personat me sëmundjen e sheqerit dhe diabetin insipid;

– Personat me sëmundje kronike të veshkave;

– Personat me sëmundje kronike të mushkërive;

– Personat me sëmundje të tjera kronike perzistente te të cilët gripi do ta keqësontegjendjen shëndetësore.

Indikacionet kolektive:

Bazuar në atë se gripi është sëmundje e karakterit epidemik masovik, gjegjësisht pandemik, kurse masat profilaktike janë të kufizuara, ku sëmundja do të nxirrte nga radhët shumë punëtorë e sidomos të të ashtuquajturit "grupi strategjik," është më se e nevojshme të bëhet vaksinimi masovik i këtyre grupeve apo kolektivave:Vaksinimi primar bëhet me dhënien e dy dozave të vaksinës së mbytur virale në dozë prej 0,5 ml, me rl11gë subkutane me dallim kohor në mes të dozave prej 30 ditësh.Imuniteti pasvaksinal te kjo vaksinë për fat të keq është jo solid dhe zgjatë 6-10 muaj. E keqja nuk është këtu, por nëse konstatohet se është ndërruar shtami i virusit, atëherë personi duhet vaksinuar rishtazi (komplet) në fillimin e vjeshtës që pason e nëse virusi nuk e ka ndërruar strukturën, atëherë duhet bërë rivaksinimin me një dozë të vaksinës së njëjtë prej 0,5 ml. Vaksina e mbytur virale mbron prej 60 deri 85% të rasteve, shkruan Shegaime.

Vaksina kundër gripit në kushtet tona në Kosovë përdoret si monovaksinë dhe nuk jepet në mënyrë simultane me vaksinat tjera. Sipas autorëve të huaj vaksina mund të jepet në mënyrë simultane me vaksinën kundër tetanos it apo me vaksinën DT te fëmijët shkollor në rast rreziku nga epidemia masive e gripit.Pos vaksinës së mbytur kundër gripit, ekziston edhe vaksina e gjallë virale me aplikim nazal e cila nuk ka gjetur aplikim masiv.

 2

Kundërindikacionet për aplikim

Vetë fakti se vaksina u jepet grupeve të rrezikuara me sëmundje kronike, flet se nuk ekzistojnë kundërindikacione të përgjithshme për aplikim. Mjekët, të cilët e aplikojnë vaksinën e mbytur virale kundër gripit, duhet të dinë se i vetmi kundërindikacion është njëra nga sëmundjet akute ngjitëse, gjendjet e rënda febrile, ndërsa nga aspekti i kundërindikacioneve specifike është alergjia në preparat dhe mosha më e re se 7 vjet.

Reaksionet pasvaksinale

Janë të rralla, sepse vaksina është njëra ndër vaksinat më pak reaktogjene. Reaksionet lokale zakonisht përcjellën me skuqje lokale, ndërsa reaksionet e përgjithshme nuk paraqiten fare.Parandalimi i komplikimeve bëhet poqëse zbatohen me përpikëri principet dhe rregullat e aplikimit të vaksinës.

Sigurimi dhe ruajtja e vaksinës

Vaksina virale e mbytur kundër gripit A dhe B prodhohet në shumë Institute Kombëtare Botërore. Sigurimi i vaksinës për nevojat e institucineve shëndetëtsore të Kosovës bëhet nga ana e Institutit për Epidemiologji të Kosovës. Paketimi i vaksinës është në flakone prej 5 ml. apo dhjetë doza. Paketimi bëhet edhe në një dozë apo 20 doza .Për transportimin e vaksinës prej prodhuesit e deri në aplikim nuk kërkohen kushte speciale, por sidoqoftë ruajtja e vaksinës duhet të bëhet në frigorifer në temperatu +4 deri +8˚C.

Afati i qëndrueshmërisë së vaksinës është i shënuar në deklaratë, varësisht nga prodhuesi, por zakonisht ka afat qëndrimi deri në 8 muaj. /Shegaime/

The post Imunizimi kundër gripit appeared first on Telegrafi.

Related Posts :