Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

“Obama: Konflikti në Siri zgjidhet vetëm përmes diplomacisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

loading...

“Obama: Konflikti në Siri zgjidhet vetëm përmes diplomacisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Obama: Konflikti në Siri zgjidhet vetëm përmes diplomacisë

Posted: 20 Sep 2016 09:07 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama ka insistuar se dipomacia është mënyra e vetme për t'i dhënë fund konfliktit pesë vjeçar në Siri. "Nuk ka fitore përfundimtare ushtarake për të fituar. Ne duhet të ndjekim punën e vështirë të diplomacisë me qëllim që të ndalim luftën dhe të ndihmojmë ata që kanë nevojë", ka thënë Obama në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, raporton AFP. Komentet e presidentit amerikan vijnë disa orë pasi ushtria siriane deklaroi se armëpushimi ka përfunduar dhe pas sulmit mbi konvojet e OKB-së, të cilët po tentonin të dërgoni ndihma tek qytetarët e Alepos. Siria dhe Rusia kanë mohuar se kanë sulmuar konvojet. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka insistuar se marrëveshja e armëpushimit mund të përtrihet. "Marrëveshja e armëpushumit nuk ka vdekur", tha Kerry, pas takimit që pati në Nju Jork me Grupin Ndërkombëtar për Mbështetje të Sirisë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuk njihen zgjedhjet parlamentare ruse në Ukrainë

Posted: 20 Sep 2016 08:25 AM PDT

Parlamenti i Ukrainës konsideron se zgjedhjet parlamentare ruse janë jolegjitime. Në një rezolutë të miratuar sot me 264 vota në favor të saj, ligjvënësit vlerësuan se nuk e njohin legjitimitetin e zgjedhjeve ruse, për shkak se ato janë mbajtur edhe në gadishullin e Krimesë së Ukrainës, që me forcë është aneksuar nga Rusia. Këto ishin zgjedhjet e para prej marsit të vitit 2014, kur Rusia e okupoi këtë territor. Ligjvënësit e Ukrainës, po ashtu, kanë kërkuar që kështu të veprojë edhe komuniteti ndërkombëtar. Në zgjedhjet e 18 shtatorit është forcuar dominimi i partisë Rusia e Bashkuar në Dumën Shtetërore, që është Dhoma e ulët e parlamentit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Dy persona akuzohen për terrorizëm

Posted: 20 Sep 2016 08:10 AM PDT

Autoritetet britanike kanë ngritur aktakuzë ndaj dy njerëzve për terrorizëm, përfshirë këtu edhe një grua e cila po akuzohet për inkurajimin e njerëzve për të kryer akte terroriste. Ayfer Yidiz, 45 vjeçare nga Londra, po përballet me dy akuza për nxitje të terrorizmit dhe për shpërndarjen e dy edicioneve të revistës "Yuruyus" që është e lidhur me grupin militant të ekstremit të majt, Fronti Revolucionar për Çlirim (DHKP-C). Grupi, që nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste, ka marrë përgjegjësinë për sulmin e muajit mars, që u krye nga dy gra, të cilat hapën zjarr dhe hodhën granatë në drejtim të një autobusi të policisë në Stamboll. Policia turke i vrau ato gjatë konfrontimit. Ky grup gjithashtu ka vrarë një roje të sigurimit gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë në amasadën e SHBA-së në Ankara në vitin 2013. Po ashtu kjo organizatë ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konsulatës së SHBA-së në Stamboll gjatë gushtit, kur dy gra hapën zjarr. Policia britanike ka thënë se në një rast të ndarë, Alaettin Kalender, 50 vjeçar nga Londra, po akuzohet për posedim të informacioneve për qëllime terroriste. Dy të akuzuarit do të paraqiten në gjykatën në Londër më 4 tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Nuk njihen zgjedhjet parlamentare ruse

Posted: 20 Sep 2016 07:51 AM PDT

Parlamenti i Ukrainës konsideron se zgjedhjet parlamentare ruse janë jolegjitime. Në një rezolutë të miratuar sot me 264 vota në favor të saj, ligjvënësit vlerësuan se nuk e njohin legjitimitetin e zgjedhjeve ruse, për shkak se ato janë mbajtur edhe në gadishullin e Krimesë së Ukrainës, që me forcë është aneksuar nga Rusia. Këto ishin zgjedhjet e para prej marsit të vitit 2014, kur Rusia e okupoi këtë territor. Ligjvënësit e Ukrainës, po ashtu, kanë kërkuar që kështu të veproj edhe komuniteti ndërkombëtar. Në zgjedhjet e 18 shtatorit, është forcuar dominimi i partisë Rusia e Bashkuar në Dumën Shtetërore, që është Dhoma e ulët e parlamentit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Posted: 20 Sep 2016 07:49 AM PDT

Policia e Gjirokastrës bllokoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 refugjatë që hynë nga kufiri grek në territorin shqiptar. Sipas burimeve policore, mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë me trajtim ushqimor dhe shëndetësor në pikën e Kakavijës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kishë politike apo kishë e politizuar?

Posted: 20 Sep 2016 07:15 AM PDT

Funksionalizimi ose jo i objektit të papërfunduar të faltores ortodokse serbe në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës, ka nxitur debate të nxehta ditëve të fundit. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës vlerësojnë se çështja duhet të lihet në dorën e ligjit. Përfaqësuesit e Kishës ortodokse Serbe në Kosovë, shprehin mendimin se ky objekt duhet funksionalizuar për besimtarët ortodoksë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Ban Ki-moon e akuzoi qeverinë e Sirisë për vrasje të civilëve

Posted: 20 Sep 2016 07:10 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, e ka hapur sot Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork, me thirrjen për përfundimin e luftës në Siri. Në fjalimin e tij të fundit si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, Ban e ka akuzuar qeverinë e Sirisë për vrasjen e numrit më të madh të civilëve gjatë konfliktit pesëvjeçar në këtë vend. "Patronët e fuqishëm që vazhdojnë ta ushqejnë makinën e luftës, po ashtu, kanë gjak në duart e veta", tha Ban Ki-moon. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, që sivjet është e 71-ta me radhë, po marrin pjesë 135 shefa të shteteve dhe qeverive dhe dhjetëra ministra. Asambleja vazhdon deri më 26 të këtij muaji, dhe në të diskutohet për krizat globale, përfshirë konfliktin në Siri, sulmet e esktremistëve islamikë në gjithë botën dhe largimin e miliona njerëzve nga luftimet dhe varfëria. Po ashtu, në Nju Jork, diplomatët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, po e kryesojnë një takim të Grupit Mbështetës Ndërkpmbëtar për Sirinë, që përbëhet nga shtetet, që i përkrahin palët e ndryshme kundërshtare në konflikt në këtë vend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Merkel e pranoi një pjesë të fajit për disfatën zgjedhore

Posted: 20 Sep 2016 06:44 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se e pranon pjesën e saj të përgjegjësisë për "disfatën e hidhur" të partisë së saj CDU, në zgjedhjet shtetërore në Berlin. Duke folur para reporterëve, zonja Merkel ka shprehur keqardhje lidhur me gabimet që i kanë kontribuar krizës së migrantëve gjatë vitit të kaluar në Gjermani. "Sikur të ishte e mundshme, do ta ktheja kohën prapa për shumë vite, për përgatitje më të mira", tha mbrëmë Angela Merkel, dhe ka shtuar se sikur ta dinte se njerëzit e dëshironin ndryshimin e politikës së saj të migrantëve, ajo do ta shqyrtonte një gjë të tillë. Rezultatet zyrtare kanë treguar se kristian-demokratët e zonjës Merkel, fituan vetëm 17.6% të votave në zgjedhjet e 18 shtatorit, që ishte rezultati më i dobët i partisë CDU në Berlin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Paraqiten rregulla të reja për veturat pa shoferë

Posted: 20 Sep 2016 06:32 AM PDT

Rregullatorët në Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur udhëzime të reja për automobilat pa shoferë, duke i dhënë industrisë një shtytje përpara, në periudhën kur prodhuesit e veturave dhe kompanitë teknike po nguten për ta provuar këtë teknologji. Rregullat e publikuara dje nga Departamenti i transportit synojnë sjelljen e një rendi pasi prodhuesit e veturave, si Tesla Motors, dhe kompanitë teknologjike si Google, po nguten në teste dhe prototipe të makinave vetëlëvizëse. Në këto rregulla paraqiten udhëzimet për çështje të sigurisë dhe të mbrojtjes së privatësisë së njerëzve. Kompania gjigante për transport, Uber, javën e kauar i ka filluar testet në Pitsburg të Pensilvanisë, me të cilat njerëzve u mundësohet t'i gjejnë veturat e kësaj kompanie që lëvizin pa shoferë. Kompania Tesla, e njohur për veturat e saj elektrike të nivelit të lartë, po ashtu, i ka shitur dhjetëra mijëra makina të tilla me funksionin e vetëlëvizjes, me emrin Autopilot.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

George H.W. Bush “do të votojë për Hillary Clintonin”

Posted: 20 Sep 2016 05:13 AM PDT

Ish-presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, do të votojë për demokraten Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, raportoi ueb-faqja amerikane e lajmeve Politico. Bush raportohet se ka bërë zotimin gjatë një takimi me Kathleen Kennedy Townsend, mbesen e ish-presidentit amerikan, John F. Kennedy. Kennedy Townsend ka postuar në Facebook një fotografi nga takimi, së bashku me përshrimin: "Presidenti më tha se do të votojë Hillaryn". Zyra e ish-presidentit Bush nuk e konfirmoi lajmin. Bush, i cili ka qenë president nga viti 1989 deri më 1993, nuk e ka mbështetur kandidatin republikan, Donald Trump. Kështu ka vepruar edhe djali i tij, Jeb Bush, i cili ka garuar për nominimin republikan për president, por pa sukses.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedonia ndërmjet unitarizmit dhe konceptit qytetar

Posted: 20 Sep 2016 05:13 AM PDT

Përdorimi gjuhës shqipe, por edhe koncepti qytetar i shtetit të promovuar nga opozita në Maqedoni, kanë nxitur debate të shumta. Partitë në pushtet, në veçanti VMRO-ja e Gruevskit këtë koncept të LSDM-së e vlerëson si rrënues të shtetit unitar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kompania e Wesley Clark tri vjet pret licencë për operim

Posted: 20 Sep 2016 05:04 AM PDT

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, një javë më parë, i kanë kërkuar Ministrit të Financave Avdullah Hoti, që në Komision të sjell sqarime rreth një kompanie kanadeze e cila ka tri vite që ka aplikuar për marrjen e licencës për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bosnjë e Hercegovina një hap më afër statusit të kandidatit për BE

Posted: 20 Sep 2016 04:20 AM PDT

Këshilli i BE-së ka pranuar, të martën, kërkesën e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka udhëzuar Komisionin Evropian që të përgatis pyetësorin për BH dhe njëkohësisht ka kërkuar edhe formalisht që të ofrojë mendimin për anëtarësimin e Bosnjës në BE. Pritet që pas këtij hapi BH të marrë edhe pyetësorin prej 2.000 pyetjesh në të cilat do të duhet të përgjigjet në rrugën e saj drejt statusit të kandidatit. Në konkluzione të Këshillit konstatohet se Bosnjë e Hercegovina më 15 shkurt të vitit 2016 ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE dhe që Komisioni Evropian pas kësaj është thirrur për të dhënë mendimin e tij. Bazuar në konkluzionet e Këshillit Evropian, edhe njëherë është vërtetuar se e ardhmja e Ballkanit perëndimor është në BE. Por, përparimi i secilit vend të rajonit varet nga përpjekjet individuale që t'i përshtaten kritereve të Kopenhagës dhe kushtëzimit të procesit me stabilizim dhe bashkim. Këshilli ka përshëndetur përparimin e theksuar në zbatimin e agjendës së reformave për të cilat janë pajtuar qeveritë në Bosnjë e Hercegovinë në të gjitha nivelet dhe I ka bërë thirrje Bosnjë e Hercegovinës që të vazhdojë me zbatimin e kësaj agjende. "Përveç reformave socio-ekonomike, këto përpjekje duhet që edhe më tutje të drejtohen edhe në reformat e fushës së sundimit të ligjit dhe të administratës publike", thuhet në një nga konkluzionet e Këshillit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjykata në veri në tetor, pritet dekretimi i 34 gjykatësve

Posted: 20 Sep 2016 04:11 AM PDT

Emrat e 34 gjyqtarëve serbë, që pritet të punojnë në Gjykatën Themelore në veri të Kosovës, i janë dërguar për dekretim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thonë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini: “Shpresa të dobëta” për armëpushim në Siri

Posted: 20 Sep 2016 03:57 AM PDT

Rusia tha se armëpushimi në Siri mund të vazhdojë vetëm nëse ndalen sulmet kundër forcave qeveritare. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se shpresat për përtëritje të armëpushimit janë "shumë të dobëta". "Kushtet janë të thjeshta. Të shtënat duhet të ndalojnë dhe terroristët duhet të ndalojnë sulmet kundër trupave siriane", tha Peskov. "Dhe, sigurisht nuk do të ishte keq sikur kolegët tanë amerikanë të mos i bombardonin aksidentalisht sirianët", tha Peskov, duke iu referuar sulmit të një koalicioni që udhëheq SHBA-ja kundër të ashtuqujturit Shteti Islamik, që ka ndodhur në fundjavë në qytetin Deir el-Zor. Në këtë sulm janë vrarë së paku 62 ushtarë sirianë. Komentet e Peskovit vijnë një ditë pasi ushtria e Sirisë e ka shpallur të përfunduar armëpushimin njëjavor, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Rusia.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Kroaci nis gjyqi kundër “kapitenit Dragan”

Posted: 20 Sep 2016 02:49 AM PDT

Një ish-komandant paraushtarak serb ka dalë në gjyq në Kroaci, nën akuzat se ka kryer krime lufte gjatë konfliktit të viteve 1991-95. Dragan Vasilkoviq, po ashtu i njohur si "kapiteni Dragan", u deklarua i pafajshëm në fillim të gjykimit të tij në Split. Ai akuzohet për torturim dhe vrasje të ushtarëve dhe policëve kroatë, të zënë robër në Knin më 1991 dhe në Bruska më 1993. Akuzat bartin dënimin prej 20 vjetësh burgim. Vasilkoviq është arrestuar në vitin 2006 në Australi, ku ka punuar si instructor golfi me emrin Daniel Snedden. Ai është dërguar në Kroaci në korrik të vitit 2015, pasi ka humbur betejën 9-vjeçare kundër ekstradimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB pezullon ndihmat në Siri

Posted: 20 Sep 2016 02:41 AM PDT

Kombet e Bashkuara pezulluan të gjitha ndihmat humanitare në Siri, pas një sulmi vdekjeprurës në kamionët me furnizime, në qytetin verior të Alepos. Zëdhënësi i çështjeve humanitare të OKB-së, Jens Laerke, tha se pezullimi do të vlejë deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës së sigurisë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shprehur "zemërimin" e saj ndaj sulmit të 19 shtatorit, i cili, sipas aktivistëve, ka lënë 12 njerëz të vrarë. Nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit. Ai ka ndodhur disa orë pasi ushtria e Sirisë e ka shpallur të përfunduar armëpushimin njëjavor, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.  Lexoni edhe këtë: Problemi i Sirisë kthehet në pikën zero

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklarata për refugjatët: Janë zhgënjyer miliona njerëz

Posted: 20 Sep 2016 02:21 AM PDT

Udhëheqës botërorë nga 193 vende kanë miratuar Deklaratën për migrantët dhe refugjatët në samitin e parë të OKB-së të dedikuar për këtë çështje, që zhvillon punimet në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në New York.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Volejbollistë të Kubës dënohen për përdhunimin e finlandezes

Posted: 20 Sep 2016 02:07 AM PDT

Pesë anëtarë të kombëtares së volejbollit të Kubës janë dënuar për përdhunimin e një gruaje finlandeze, gjatë turneut të Ligës Botërore në Tampere. Katër prej tyre, përfshirë kapitenin, janë dënuar me nga pesë vjet burgim, ndërsa i pesti me tre vjet e gjysmë. Ata janë arrestuar në qytetin jugor të Finlandës, Tampere, më 2 korrik, pasi një grua ka thënë se është përdhunuar në hotelin ku ka qëndruar ekipi. Me daljen e akuzave, dy trajnerë të ekipit janë shkarkuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni: Të korrigjohet prezantimi i Kosovës ose e lëshojmë konferencën në Bratisllavë

Posted: 20 Sep 2016 02:00 AM PDT

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Ai ka mbajtur fjalimin e tij dhe më pas ka kërkuar të bëhet korrigjimi apo në të kundërtën, Kosova do ta braktisë këtë konferencë. Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ministri Skender Hyseni ka thënë se denominimi me Rezolutën 12 44, por jo edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës, bie ndesh me marrëveshjen e Brukselit të arritur në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. "Teksti i deklaratës që do të aprovohet në konferencë është i pranueshëm, por jo edhe denominimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 dhe kjo është arsyeja pse unë e kam mbajtur fjalën dhe më pas kam kërkuar të bëhet korrigjimi duke e plotësuar edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ose ne nuk do të marrim pjesë", ka thënë Hyseni. "Ne jemi pajtuar me Serbinë që të ketë referencë si në Rezolutën 1244 ashtu edhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që përmban ajo fusnota e famshme", ka sqaruar Hyseni. Kosova është pjesë e kësaj nisme, ku bën pjesë edhe Federata Ruse dhe Serbia. Këto dy të fundit kishin insistuar që Kosova të prezantohet vetëm me Rezolutën 12 44. Kërkesa e Rusisë dhe Serbisë ishte aprovuar nga nikoqiri i takimit, Sllovakia, çka edhe kishte nxitur reagimin e palës nga Kosova. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Related Posts :