Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 18 vjet burg për një vrasje në Greqi” plus 9 more

loading...

Ora News: “Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 18 vjet burg për një vrasje në Greqi” plus 9 more


Arrestohet 33-vjeçari i dënuar me 18 vjet burg për një vrasje në Greqi

Posted: 26 Sep 2016 12:13 AM PDT

Një 33-vjeçar i dënuar me 18 vjet burg është kapur nga policia e Tiranës. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 2, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Vladimir Baku, 33 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar për vrasje.

"Për këtë shtetas, Prokuroria Elbasan ka filluar procedimin penal të datës 11.07.06 si i dyshuari kryesor ne vrasjen e shtetasit Florenc Zhguni, ndodhur më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi.  Prokuroria Elbasan me vendimin penal të datës 14.04.09 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, ku e ka dënuar me 18 vjet burg per Veprën Penale “Vrasje me dashje” parashikuar nga Neni 76 i Kodit Penal"

Shtetasi Vladimir Baku i’u dorezua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jetoi për 16 vite rrugëve, shteti i detyrohej 100 mijë dollarë

Posted: 26 Sep 2016 12:03 AM PDT

Një e pastrehë në Washington DC, e cila i tha të gjithëve se sigurimet shoqërore i detyroheshin 100 mijë dollarë, më në fund iu vërtetua se kishte të drejtë – pasi jetoi 16 vite në rrugë.

Wana Witter, 80 vjeç, shpenzoi më shumë se një dekadë duke fjetur pranë një restoranti McDoland, së bashku me tre valixhe të saj.

"Ata vazhdonin të mendonin se isha e çmendur, dhe më thonin të hiqja qafe valixhet," tha Znj.Witter,mama e katër fëmijëve, për Washington Post.

Por çeku me 100 mijë dollarë mbërriti menjëherë në duart e saj pasi u ndihmua nga një punonjës social i quajtur Julie Turner, që më pas i gjeti të pastrehës një avokat.

Beteja e gjatë e Wana me agjencinë federale nisi kur ajo humbi punën si punëtore në fabrikën Corning, e më pas u zhvendos me vajzën e saj në Colorado.Pasi u diplomua për juridik  nuk mundi të gjente punë dhe paratë që merrte nga sigurimet shoqërore nga viti 2006  deri në 2008 vinin në shuma të gabuara. Prandaj ajo i ktheu në mënyrë që të korrigjonin gabimin.

Duke qënë se paratë mbaruan, ajo refuzoi ndihmë nga vajza dhe u dërgua në një qendër të pastrehësh – e më pas në një konsulencë për njerëzit me probleme mendore, megjithëse këmbënguli se po tregonte të vërtetën për faktin se shteti i detyrohej 100 mijë dollarë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qëlluan me armë në afërsi të një lokali në Sauk, pranga 2 personave

Posted: 25 Sep 2016 11:59 PM PDT

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, të cilët një ditë më parë qëlluan me armë në afërsi të një lokali në Sauk.

Blutë e kryeqytetit bënë të mundur arrestimin e Elson Doçaj, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë dhe Përparim Gaxhaj, 27 vjeç, lindur në Mitrovicë dhe banues në Londër, ndërsa i sekuestruan edhe makinën "Mercedez" me targa angleze.

"Ndërmjet këtyre  shtetasve ka lindur  një konflikt banal  me truprojat  e lokalit dhe kur janë larguar me mjetin  e tyre, shtetasi Elson Doçaj ka qëlluar disa herë me armë në ajër .Në cilesinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja pistoletë 9 mm si dhe një automjet i  markës “Mercedez ” me targa Angleze FY 61 XFB", sqaron policia.

Këta shtetas kanë konsumuar  veprat penale të "Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve", "Prishja e Qetësise Publike" dhe “Mos kallëzim krimi”, parashikuar nga nenet 274, 278 dhe 300 te Kodit Penal.

Të shtëna me armë zjarri pranë një lokali, nuk ka të lënduar

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

​Sot 25 vjet nga Referendumi për Pavarësinë e Kosovës

Posted: 25 Sep 2016 11:39 PM PDT

Më 26 shtator të vitit 1991 është mbajtur Referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, qytetarët me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës ku  u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992, shkruan Kosovapress.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Albërie Hadërgjonaj feston vendosjen e statujës së Nënë Terezës

Posted: 25 Sep 2016 11:21 PM PDT

Dje është festuar në Brooklyn,Nju Jork vendosja e statujës së Nënë Terezës.

Me këtë rast këngëtarja shqiprtare Albërie Hadërgjonaj ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një foto nga ceremonia me një vajzë të vogël të veshur si shenjtorja.

“Sot u festua ne Brooklyn vendosja e statujes se Nene Terezes ❤👏👏👏Urime te gjithe atyre per realizimin dhe organizimin e ceremonis!!!Ishte kenaqesi e madhe te jesh pjese e kesaj feste te madhe!!!Krenare per veprat tua Nena Tereze,”shkruan ajo.

456356768

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aplikacioni matematikor i studentëve të UP-së me 1 mln shkarkime

Posted: 25 Sep 2016 11:19 PM PDT

Kushdo që ka problem me matematikë, tashmë ka zgjidhjen me anë të një aplikacioni për Android.

"MalMath" quhet aplikacioni i zhvilluar nga një ekip i studentëve të Fakultetit të Elektros dhe Inxhinierisë së Kompjuterëve në Universitetin e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Ky aplikacion mundëson zgjidhjen e problemeve matematikore hap pas hapi me përshkrime dhe analizën e grafikëve.

"MalMath" është i disponueshëm vetëm në Android dhe zgjidh integrale, derivate, limite, trigonometri, logarimat, ekuacionet dhe në algjebra.

Deri tash, sipas Digjitale.com, ky aplikacion ka arritur të shkarkohet deri në 1 milion herë, teksa vlerësohet me notë 4.5 nga maksimumi 5.0, prej 48,500 vlerësime të njerëzve.

Aplikacioni është i përdorshëm në anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, gjuhë frënge, turqisht, kroatisht, arabisht, portugalisht, gjuhë azerbexhanase, rusisht dhe japonisht.

Deri tash ekipi i studentëve nuk kanë arritur të marrin para, por tani që produkti ka arritur pjekurinë e tij, ata janë fokusuar në përditësim të produktit dhe strategji financiare.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Referendumi, 99.8 % i thanë “PO” Ditës së Republikës Serbe

Posted: 25 Sep 2016 10:30 PM PDT

Serbët e Bosnjës kanë votuar me shumicë dërrmuese për të shënuar 9 janarin si festë kombëtare, shkruan Evropa e Lire.

Me shumicën e votave të numëruara nga referendumi i së dielës, 99.8 përqind kanë votuar për.

Referendumi ka qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, sipas të cilit, data është diskriminuese ndaj myslimanëve dhe kroatëve dhe duhet ndryshuar.

Serbët kanë shpallur krijimin e shtetit të tyre brenda Bosnjës më 9 janar të vitit 1992, duke nxitur konfliktin etnik, i cili ka lënë rreth 100,000 njerëz të vrarë.

Bosnja vazhdon të jetë e ndarë në dy entitete: Republika Sërpska dhe Federata Myslimane-Kroate.

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, tha se referendumi do të hyjë në histori si "dita e përcaktimit të serbëve".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sonte debati i parë presidencial, Trump – Clinton

Posted: 25 Sep 2016 10:16 PM PDT

Kandidatët për president të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton dhe Donald Trump, mbajnë sonte debatin e parë presidencial, i cili, sipas disa vlerësimeve, mund të tërheqë mbi 100 milionë shikues.

Gjasat për fitore, të dy kandidatët i kanë të mëdha. Por, shikuesit nuk do t'i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thonë, por edhe si e thonë dhe si reagojnë ndaj njëri-tjetrit.

Debati do të jetë moment kyç për Trumpin, i cili, në javët e fundit, i është afruar Clintonit në sondazhe.

"Do ta bëjmë Amerikën të fortë përsëri. Do ta bëjmë të sigurt dhe madhështore", u tha Trump mbështetësve në Florida, në njërin nga shtetet vendimtare.

Clinton duket se e sheh debatin si mundësi për të siguruar mbështetësit e saj se do të ndërtojë një ekonomi më gjithëpërfshirëse.

"Të gjithë ne kemi vlerë. Në shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin më të madh në botë, ne besojmë se të gjithë lindim të barabartë", tha Clinton, po ashtu në Florida.

I pari prej tre debateve, i cili tradicionalisht është më i shikuari, vjen në kohën kur ka ndryshuar loja, tha për Zërin e Amerikës analisti Matthew Dallek, nga Universiteti George Washinton.

"Tani, sondazhet janë me rezultat shumë më të ngushtë sesa mendohej, andaj debati do të jetë i rëndësishëm", tha ai.

Debatet televizive presidenciale kanë nisur në vitin 1960 me Richard Nixonin dheJohn Kennedyn. Qysh atëherë, debatet kanë pasur ndikim, por jo të domosdoshëm, në zgjedhjet presidenciale.

Debati i sotëm do të nisë në orën 21:00, sipas kohës lokale, në kanalin NBC dhe do të moderohet nga Lester Holt. Ai pritet të hapë një varg të gjerë temash, nisur nga siguria kombëtare deri te rritja ekonomike.

E para është aktualizuar shumë këtë muaj, si pasojë e disa sulmeve qe kanë goditur Nju Jorkun, Nju Xhërsin dhe Minesotën.

Asnjëri prej sulmeve nuk ka rezultuar me fatalitet, por ato u kanë shërbyer dy kandidatëve që të ashpërsojnë retorikën kundër njëri-tjetrit.

Clinton tha se rivali i saj republikan, Trump, me gjuhen e tij anti-myslimane, u ka dhënë "ndihmë dhe ngushëllim" terroristëve islamikë.

Trump, në anën tjetër, tha se Clinton mbështet politikën me kufij të hapur, përkundër faktit se qindra migrantë "kanë qenë të implikuar në terrorizëm dhe aktivitete të lidhura me terrorizmin brenda Shteteve të Bashkuara".

"Debati presidencial është ndër mënyrat e vetme për të ndryshuar rezultatin. Është momenti që ndiqet nga më shumë njerëz", tha për Zërin e Amerikës Jeremy Mayer, profeson në Universitetin George Mason.

Po sipas tij, të dy kanëdidatët vujanë nga një nivel i lartë i mospëlqimit nga votuesit dhe debati ofron mundësi, por edhe rrezik.

"Ajo çfarë mund të bëjë debati është t'i ofrojë kandidatit një shans të dytë që të krijojë një përshtypje ndryshe ose të çimentiojë përshtypjen negative", tha Mayer.

Deri në zgjedhjet e nëntorit do të ketë tre debate presidenciale dhe një ndërmjet kandidatëve për nënpresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Referendumi antikushtetues i serbëve të Bosnjës vlerësohet i suksesshëm

Posted: 25 Sep 2016 01:50 PM PDT

Në bazë të shënimeve të autoriteteve në Republikën Serbe, referendumi në të cilin qytetarët janë deklaruar në pyetjen: "A e përkrahni që 9 janari të shënohet dhe kremtohet si Ditë e Republikës Serbe”, ka patur sukses.

Komisioni Republikan ka deklaruar se pjesëmarrja në referendum ka qenë ndërmjet 56 dhe 60 për qind

Është paralajmëruar që në ndryshimet e ardhshme të Ligjit për festat në Republikën Serbe qytetarët që nuk duan nuk kanë nevojë që ta festojnë 9 janarin si Ditë të Republikës Serbe.

Më herët Gjykata Kushtetuese e Bosnjë Hercegovinës pati marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme me të cilën ndalohet mbajtja e referendumit.

Mbyllen votimet

Në Republikën Serbe, janë mbyllur vendvotimet e referendumit për 9 janarin si ditën e këtij entiteti, të cilin e ka kontestuar si kundër kushtetues Gjykata Kushtetuese e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kryetari i Komisionit për mbajtjen e referendumit, Sinisha Karan, thotë se tashmë mund të thuhet se referendumi ishte i plotfuqishëm, marrë parasysh se deri në ora 17 dalja e qytetarëve në referendum ishte më e madhe se 50 për qind nga numri i përgjithshëm i të regjistruarve në listat e votuesve.

Deri në ora 17 në referendum kanë marrë pjesë 51.17 për qind e votuesve të regjistruar.

Me ligj është e paraparë që referendum është i plotfuqishëm nëse deklarohet më shumë se gjysma e shumicës së qytetarëve që kanë të drejtë vote dhe që janë të regjistruar në listë votuese.

Por përfaqësuesi i lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Valentin Inzko, më herët ka deklaruar se askush nuk e konteston të drejtën e "Republikës Serbe që të shënoj ditën e saj, por duhet që njëkohësisht, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës i nëntorit të vitit 2015, të zbatohet deri sa referendumi është i papranueshëm dhe nuk ka fuqinë kushtetuese dhe ligjore".

Zyrtarët boshnjakë janë kundër referendumit, sepse konsiderojnë se është anti-Dayton dhe një akt kundër kushtetues.

Kundër referendumit janë edhe Këshilli Drejtues për zbatimin e paqes (PIC), Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ambasada e SHBA-së, Bashkimi Evropian dhe vendet fqinje Kroacia e Serbia.

Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, tha se nuk "frikësohet nga sanksionet eventuale".

Rriten tensionet ndërsa serbët e Bosnjës mbajnë referendum të ndaluar

Referendumi i së dielës ka çuar në debatin më të ashpër ndërmjet zyrtarëve myslimanë të Bosnjës dhe atyre serbë të Bosnjës, prej Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 1995, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Me këtë marrëveshje ishte krijuar Republika Serbe, si njëra nga dy entitetet përbërëse të Bosnjë Hercegovinës.

Në referendum është shtruar pyetja nëse dëshirohet që 9 janari të mbetet "Ditë e Shtetësisë".

Në këtë datë është festa e Kishës Ortodokse Serbe dhe përvjetori i Deklaratës së ligjvënësve serbë të Bosnjës në vitin 1992, me të cilën ishte shpallur pavarësia nga Bosnja. Ky zhvillim e kishte shkaktuar luftën trevjeçare etnike në këtë vend.

Kritikët e referendumit thonë se ai i shton tensionet etnike dhe e forcon ndjenjën separatiste brenda këtij entiteti.

Joserbët, këtë datë e shohin si simbol të dëbimit të tyre nga territori i kontrolluar nga serbët e Bosnjës dhe si indikacion se Republika Serbe është vend ku do të jetojnë vetëm serbët.

Më 17 shtator, Gjykata Kushtetuese e Bosnjë Hercegovinës me seli në Sarajevë, e ka ndaluar referendumin, duke theksuar se festa e 9 janarit është ilegale dhe i diskriminon boshnjakët myslimanë dhe kroatët katolikë.

Dragan Llukaq, ministër i Brendshëm në Republikën Serbe dhe shef i komisionit zgjedhor, tha të dielën në një konferencë për shtyp në Banjallukë se, "çdo gjë ka shkuar mirë" dhe se nuk ka pasur raporte për incidente.

Ai theksoi se ka pasur mungesë të votuesve në hapësirat boshnjake të Republikës Serbe, dhe shtoi se më tepër se dhjetëra vendvotime as që janë hapur për votim.

Për këtë referendum më së tepërmi është angazhuar presidenti nacionalist i këtij entiteti, Millorad Dodik.

Kritikët e tij e akuzojnë atë se po përpiqet të krijojë kushte për referendumin e ardhshëm, me gjasë në vitin 2018, me pyetjen nëse Republika Serbe do të duhej të shkëputej nga Bosnjë e Hercegovina.

Një zhvillim i tillë, në mënyrë efektive, do të nënkuptonte përfundim të Marrëveshjes së Dejtonit, me të cilën pati përfunduar lufta në Bosnjë në periudhën 1992-95.

Raportohet se rezultatet e para të referendumit do të dihen gjatë natës.

/REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qumësht me mjaltë, çelësi për një jetë të shëndetshme

Posted: 25 Sep 2016 01:43 PM PDT

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim i shijshëm por edhe një armë e fortë për shëndetin e mirë. Mjalti përdoret gjërësisht sepse është antioksidant, antibakterial dhe anti inflamator. Qumështit nga ana tjetër i janë thurur lavde për vitaminat dhe mineralet që ka në përmbajtje. Kur dy gjëra të mira bashkohen, rezultati nuk ka se si të mos jetë unik.

Cilat janë vlerat e qumështit me mjaltë?

Kujdesi për lëkurën – Qumështi dhe mjalti kanë vlera pastruese dhe luftojnë mikrobet. Por kur bashkohen këto vlera shumëfishohen. Shumë prej pastruesve të lëkurës kanë në përmbajtjen e tyre si mjaltë ashtu edhe qumësht. Të dyja i japin lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Banjat me mjaltë dhe qumësht janë të rekomandueshme në të gjitha qendrat estetike më luksoze në botë.

Tretja – Prej kohësh, mjalti është pranuar si një burim i pasur prebiotikësh, elementë që stimulojnë rritjen dhe zhvillimin e probiotikëve, të cilët janë baktere të shëndetshme që rriten në zorrë dhe në sistemin tretës. Prebiotikët stimulojnë bifidobakteret, një lloj probiotiku që gjendet tek qumështi. Karbohidratet dhe oligosakaridet tek qumështi promovojnë funksionimin e shëndetshëm dhe të saktë të këtyre baktereve të shëndetshme që nga ana tjetër mbajnë traktin gastrointestinal në formë të shkëlqyer. Kur niveli i baktereve në sistemin tretës është i ekulibruar, atëherë trupi nuk vuan nga një sërë sëmundjesh ose diagnozash siç janë konstipacioni, fryrjet, etj.

Qëndrueshmëria – Një gotë me qumësht dhe mjaltë në mëngjes përmirëson rezistencën e njeriut. Qumështi ka proteina. Mjalti ka karbohidratet e duhura për një impuls efektiv të metabolizmit. Qumështi dhe mjalti janë shtysa më e fuqishme për çdo të rritur, fëmijë dhe të moshuar.

Shëndeti i kockave – Studimet për mjaltin vazhdojnë akoma. Por dita ditës po bëhet e qartë se mjalti luan rolin e transportuesit të përbërësve të shëndetshëm nga ushqimi në trup. Veçanërisht mjalti ka treguar që është i rëndësishëm për përçimin e kalciumit në organizëm. Kalciumi gjendet me shumicë tek qumështi. Ndaj nëse konsumoni qumësht me mjaltë jo vetëm që do t'i jepni trupin kalciumin e nevojshëm për shëndetin e kockave, por edhe mjetin më të mirë transportues që kalciumi të shkojë në destinacionin e dëshiruar. Nivelet e kënaqshme të kalciumit mund të parandalojnë osteporozën dhe inflamacionin në gjymtyrë teksa plakemi.

Pagjumësia – Mjalti dhe qumështi janë përdorur tradicionalisht si kura natyrale kundër pagjumësisë. Edhe nëse i konsumoni veçmas janë shumë efektiv, por impakti i tyre shumëfishohet nëse ato shkrihen në një. Mjalti është një nga ushqimet e rralla të ëmbla që mban nën fre sasinë e insulinës që sekretohet në organizëm. Ky proçes shoqërohet me çlirimin e tryptofanit në tru. Ky i fundit transformohet në serotoninë që përcjell ndjesinë e qetësisë. Serotonina transformohet në melatoninë që stimulon gjumin. Proçesi kimik është pak i ngatërrueshëm, por thënë troç pini qumësht me mjaltë nëse vuani nga pagjumësia.

Kundër plakjes – Kombinimi i qumështit dhe mjaltit ka ndikim jo vetëm tek lëkura, por tek i gjithë trupi duke i dhënë atij vitalitet. Shumë qytetërime të lashta si Grekët, Romakët, Egjiptianët dhe Indianët pinin qumësht me mjaltë rregullisht për të ruajtur rininë e tyre. Ja përse ata e quanin këtë kombinim si "eliksiri i jetës". Antioksidantët që shumëfishohen tek qumështi me mjaltë luftojnë plakjen duke sulmuar radikalet e lira që ndikojnë për keq tek organet e trupit. Këto radikale janë shkaktarët kryesorë për degradimin e lëkurës, rrudhat, dhe rënien e elasticitetit të organit më të madh të trupit, lëkurën.

Luftojnë bakteret – Studimet kanë treguar që qumështi me mjaltin kanë një ndikim më të fortë kundër baktereve kur konsumohen së bashku se sa ndarazi. Besohet gjithashtu që nëse pini qumësht të ngrohtë me mjaltë, nuk do të vuani më nga konstipacioni dhe çrregullime të tjera të zorrëve. Ky lëng magjik është i mirë për të luftuar çrregullime të tjera respiratore si virozat dhe kola. Përfitimet që vijnë nga qumështi dhe mjalti janë aq të mëdha sa nuk do mjaftonte një ditë e tërë për t'i shpjeguar dhe lexuar. Në fakt ekziston një shprehje "toka e qumështit dhe mjaltit" që përshkruan një vend të begatë. Në Testamentin e Vjetër, toka e Qumështit dhe Mjaltit ishte Jeruzalemi. /AgroWeb.org/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :