Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Briseida Shehaj tregon pse u largua nga Drejtoria e Tatimeve” plus 9 more

loading...

Ora News: “Briseida Shehaj tregon pse u largua nga Drejtoria e Tatimeve” plus 9 more


Briseida Shehaj tregon pse u largua nga Drejtoria e Tatimeve

Posted: 24 Sep 2016 12:03 AM PDT

 Briseida Shehaj tregon motivin e largimit nga drejtoria e Tatimeve.

Gazeta Shqiptare publikoi sot një prononcim të saj sipas të cilit Shehaj ka treguar se ishte larguar pas propozimit për të marrë një detyrë të re më të mirë.

“Mora propozim për një detyrë më të mirë dhe dhashë dorëheqjen nga Drejtoria e Tatimeve. Akoma nuk e kam marrë me shkrim vendimin për emërimin në detyrën e re. Motivi i largimit nga Tatimet është sigurisht detyra e re që është më e mirë”

Dje u mësua se Drejtorja e Tatimeve, Briseida Shehaj pas tre vitesh nuk do të jetë më në krye të tatimeve dhe vendin e saj do e marrë Vasilika Vjerro, e cila deri më tani ka qenë drejtore e QKR. Një sërë ndryshimesh u informuan dje për drejtuesit e drejtorisë së tatimeve dhe doganave.

Rokada 

Briseida Shehaj do të ulet në postin e zv/ ministres së Ekonomisë.

Vasilika Vjero do të jetë Drejtoreshë e Tatimeve, duke zëvendësuar Shehajn.

Pranvera Fagu do të ulet në postin e Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Regjistrimit

Bejla Ikonomi do të jetë Drejtoresha e re e Doganave duke zëvendësuar Fagun. Ikonomi qenë këshilltare ekonomike e kryeministrit Rama.

Irena Beqiri do të ulet në postin e këshilltares ekonomike të kryeministrit Rama, duke zëvendësuar Ikonomin.

Genc Meta bëhet zv/ ministër i Financave do të ulet në postin e mbajtur nga Beqiri.

Ikën Briseida Shehaj nga Tatimet, largohet edhe shefja e Doganave

 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lyen trupin me benzinë pranë Ambasadës Amerikane

Posted: 23 Sep 2016 11:40 PM PDT

Policia arrin të parandalojë një ngjarje të rëndë. Një person i moshës 53 vjeç banues në Tiranë ka lyer trupin me benzinë në Rrugën e “Elbasanit”, në afërsi të Ambasadës Amerikane.

Policia identifikoi shtetasin me inicialet F. S.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është bërë i mundur parandalimi i veprimeve të tij.

Ky shtetas ndodhet i shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje për të zbardhur arsyet e veprimeve të tij.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lëngu natyral që ndihmon për t’u dobësuar

Posted: 23 Sep 2016 11:40 PM PDT

Nëse doni që vakti i parë i ditës t'ju ndihmojë të humbisni disa kilogramë, duhet të ndiqni formulën e mëposhtme të rënies në peshë, e rekomanduar nga dietologia Stephanie Clarke.

Mjafton vetëm të merrni përbërësit, t'i shtrydhni mirë dhe të pini lëngun e përftuar çdo mëngjes. Lëngu duhet të ketë:

  • Kalori: 300-400
  • Fibra:5 deri në 10 gramë
  • Proteina: 13 deri 20 gramë
  • Karbohidrate: 40 deri 55 gramë
  • Yndyra të shëndetshme: 10 deri 15 gramë
  • Sheqerna: 36 gramë ose më pak

Kjo formulë do të mbajë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak dhe do t'ju japë ndjesinë e ngopjes. Karbohidratet dhe proteinat japin energji, ndërsa yndyrat e shëndetshme dhe fibrat ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Ja çfarë përbërësish ju duhen për të përgatitur këtë lëng:

Lëng me çokollatë, luleshtrydhe dhe banane

  • 5 luleshtrydhe të ngrira
  • 1 banane e ngrirë
  • 1 filxhan spinaq
  • 170 gramë kos
  • ½ filxhan qumësht soje
  • ½ lugë gjelle gjalpë kikiriku

I hidhni të gjithë përbërësit në shtrydhëse dhe i shtrydhni mirë derisa të formohet një masë homogjene. Lëngun e përgatitur duhet ta konsumoni çdo mëngjes dhe të freskët./shendeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kompania “Twitter” nis tratativat për shitjen e saj

Posted: 23 Sep 2016 11:29 PM PDT

Kompania “Twitter” ka nisur bisedimet me disa kompani teknologjike për të shqyrtuar mundësinë e shitjes së saj. Lajmi është bërë i ditur nga një burim që ka njohuri për këtë zhvillim, teksa rrjeti social ka pësuar rënie që nga koha kur doli për herë të parë në treg.

"CNBC" raportoi mëngjesin e së premtes, duke cituar burime anonime, se "Twitter" ka hyrë në tratativa me kompani të tilla si "Google" i rrjetit "Alphabet" dhe "Salesforce.com", e së shpejti mund të marrë edhe ndonjë ofertë zyrtare.

"Twitter" and "Alphabet" nuk janë prononcuar pas kontakteve të mediave të huaja, ndërkohë që "Salesforce" ka refuzuar të komentojë mbi këtë raportim.

Sipas "Morningstar", "Twitter" mund të blihet për vlerën e 22 dollarëve për aksion.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mali i Zi tërheq nga tregu fjalorin me fjalë diskriminuese për shqiptarët

Posted: 23 Sep 2016 11:12 PM PDT

Presidenca e  Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Malit të Zi tërheq nga tregu fjalorin tepër të diskutuar për shkak të disa fjalëve "diskriminuese dhe fyese" për popullin shqiptar dhe boshnjak.

Një fjalor i tillë shkaktoi reagime të ashpra nga disa parti shqiptare dhe boshnjake

Sekretar i Departamentit të Shkencave Humane në Mal të Zi, Niko Martinoviq,  konfirmoi për REL vendimin "tërheqja është mënyra e duhur për të tejkaluar një gjendje irrituese për të dyja palët".

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ardit Ferizi dënohet me 20 vjet burg për ndihmë IS-it

Posted: 23 Sep 2016 11:09 PM PDT

Një shtetas i Kosovës është dënuar të premten me 20 vjet burgim për vjedhje të të dhënave personale të mbi 1,000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe kalimin e tyre te militantët e Shtetit Islamik.

Ardit Ferizi, 20 vjeç, është arrestuar në Malajzi vitin e kaluar dhe është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara.

Ai e ka pranuar fajësinë në gjykatën federale të Virxhinias, në muajin qershor.

"Ky rast paraqet herën e parë që kemi parë një kërcënim shumë real dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, i cili ka rezultuar nga kombinimi i terrorizmit dhe shkeljeve kibernetike", tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ferizi, vitin e kaluar, ka depërtuar në të dhënat e një kompanie private dhe ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë.

Shteti Islamik më pas i ka publikuar këto të dhëna në Twitter, së bashku me kërcënime kundër ushtarëve./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ndjekje nëpër shtëpi të braktisura, shqiptari kapet me kokainë

Posted: 23 Sep 2016 01:54 PM PDT

Një 20 vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane për posedim lëndësh narkotike si dhe për dhunë ndaj oficerëve të policisë.

I riu me iniciale N.J, u arrestua në Volante gjatë natës së shkuar. Shqiptari po shpërndante lëndë narkotike bashkë me një shtetas tjetër, i cili ka mundur të arratiset.

Me të vënë re policinë, ata kanë vrapuar nëpër rrugë dhe më pas kanë hyrë nëpër lagje duke kaluar disa gardhe e mure.

Gjatë ndjekjes, njëri nuk mundi të ikte më duke u arrestuar nga policia, por reagoi ashpër, duke dëmtuar njërin prej policëve. Personi i dytë u zhduk nëpër shtëpitë e pabanuara.

Pas kontrollit, shqiptarit iu gjetën 6 porcione të vogla me  kokainë me vlerë 3.3 gram si dhe 100 euro prerje të vogla, të përfshira në një paketë.

Ai u dërgua në qelitë e sigurisë në Kuesturës, ndërsa në mëngjes pas vlerësimit të masës së sigurisë, u dërgua në burgun e L’Aquila ku edhe do të vendoset për masën e mëtejshme.

DSC_2696

Kokaina e sekuestruar!

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Marrëdhëniet jo të mira rrezikojnë projektet e autostradave dhe hekurudhave në rajon

Posted: 23 Sep 2016 01:43 PM PDT

Marrëdhëniet jo të mira ndërmjet shteteve të rajonit mund t'i rrezikojnë projektet e përbashkëta të infrastrukturës të cilat janë mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Një konstatim të tillë kanë nxjerrë si konkluzion analistët në Prishtinë, sipas të cilëve, për realizimin e disa projekteve që lidhin qarkullimin dhe komunikimin mes vendeve të Ballkanit, është e nevojshme të ketë një stabilitet në raportet mes shteteve.

Projektet e përbashkëta të infrastrukturës kanë si qëllim thellimin e integrimit ekonomik me vendet e Ballkanit Perëndimor

Dy projekte kryesore rajonale në fushën e infrastrukturës, të cilat janë pjesë e Procesit të Berlinit që përkrahen nga Bashkimi Evropian, janë autostrada Durrës – Prishtinë – Nish dhe rehabilitimi i linjës hekurudhore prej kufirit me Serbinë në veri, e deri në jug me kufirin me Maqedoninë.

Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, pjesëmarrës në publikimin e dokumentit "Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?", ka theksuar se nuk mund të ketë projekte të suksesshme infrastrukturore, kur marrëdhëniet njerëzore nuk mundësojnë udhëtimin e lirshëm të qytetarëve.

"Për çfarë bashkëpunimi rajonal mund të flitet kur njerëzit mes Bosnjës dhe Kosovës nuk mund të udhëtojnë, apo flasim për autostradën Nish – Prishtinë – Durrës kur ne ende flasim për tabela, ende nuk jemi marrë vesh për tabela të veturave, sigurim të veturave. Ende mbi 5 mijë njerëz kanë padi gjyqësore në Serbi, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës kanë frikë të udhëtojnë nëpër Serbi", thekson Rashiti.

Krahas projekteve infrastrukturore, sipas Rashitit, pikë kyçe që do të duhet të adresohet, është përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale pasi që vetëm përmirësimi i këtyre raporteve lehtëson komunikimin njerëzor dhe aspektet tjera.

Publikimi i dokumentit "Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?”, nga Qendra Kosovare për studime të Sigurisë, përveç tjerash ka vënë në pah se Kosova nuk duhet të vihet nën hijen e marrëdhënieve shqiptaro – serbe.

Aty thuhet se "është e qartë se Shqipëria dhe Serbia janë duke forcuar lidhjet e tyre diplomatike, por që çështja e Kosovës duhet të trajtohet në një platformë të ndryshme dukë përfshirë të gjitha palët e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë".

Florian Qehaja nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë thekson se në nismat apo projektet rajonale ka pasur tendenca që Kosova të jetë e anashkaluar.

"Ajo çka mua më ka shqetësuar në këtë proces është se ka pasur tendenca që Kosova në disa aspekte të shihet nga prizmi i marrëdhënieve shqiptaro – serbe. Ka tendencë që të shërbehet loja që është luajtur në Beograd, që për çështjen e Kosovës të flitet në Tiranë dhe kjo mendojë që është një kurth që edhe projektet infrastrukturore dhe rinore të bëhen në kontekst të këtij bashkëpunimi Shqipëri – Serbi duke anashkaluar Kosovën", thekson Qehaja,

Procesi Berlinit ka qenë i iniciuar nga kancelaria gjermane Angela Merkel në vitin 2014 dhe përfshinë dymbëdhjetë shtete, gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të cilat janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe gjashtë shtete anëtare të BE-së.

Besa Luzha nga Friedrich Elbert Stiftung thekson se Kosova duhet të jetë më e vëmendshme karshi këtyre projekteve që iniciohen nga Bashkimi Evropian në kuadër të procesit të Berlinit.

Sipas saj, nëse Kosova hesht do të mbetet në margjina të këtij procesi.

"Qeveria e Kosovës duhet të shoh procesin e Berlinit përtej projekteve infrastrukturore. Ky proces përfshin një gamë të gjerë çështjeve në lidhje me rajonin. Nëse ne nuk jemi aktivë që ta risjellim në agjendë vëmendjen tonë pasi që jemi duke u marrë me probleme tjera, heshtim ose së paku nuk përfshihemi në debat mund ë mbesim në margjina të këtij procesi", thekson ajo.

Ndërsa në dokumentin e [prezantuar rreth Procesit të Berlinit, mes tjerash thuhet se në disa raste Kosova nuk është e barabartë në nismat rajonale, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kohë më parë kishin deklaruar të kundërtën.

Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në projektet rajonale Kosova është e barabartë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ka trajtimin sikur të gjitha shtetet tjera.

"Në kuadër të forumit që njihet si Ballkani Perëndimor (që njihet si Procesi i Berlinit), të gjitha vendet janë të barabarta. Kosova është shtet i barabartë në të gjitha këto projekte në kuadër të Procesit të Berlinit, janë projekte që përkrahen nga Komisioni Evropian. Rëndësia është e madhe në veçanti autostrada", kishte thënë për Radion Evropa e Lirë, Ministri i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Lutfi Zharku.

Nismat rajonale që mbështeten nga Bashkimi Evropian në kuadër të Procesit të Berlinit kryesisht kanë të bëjnë me projekte që lidhin disa shtete dhe jo projekte që kanë të bëjnë vetëm me një shtet të caktuar.

/RE/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bie ndjeshëm kontrolli i ISIS në Siri e Irak

Posted: 23 Sep 2016 01:38 PM PDT

Përparimi i shpejtë i të ashtuquajturve Shteti Islamik ISIS nëpër Siri dhe Irak duket të jetë ngadalësuar, me disa humbje të rëndësishme territorial në dy vendet, por me fitime të vogla rreth qytetit qëndror sirian Palmira.

Një raport nga Monitori i Konflikteve IHS në korrik të këtij viti tha se grupi xhihadist kishte humbur rreth ¼ e territorit që kishte në janar të vitit 2015.

ISIS doli në qendër të vëmendjes botërore në qershor të vitit 2014, kur pushtoi qytetin verior të Irakut, Mosulin, dhe pastaj u zhvendos në jug drejt kryeqytetit Bagdad, duke kërcënuar zhdukjen e pakicave etnike dhe fetare të vendit.

Në kulmin e saj, rreth 10 milionë njerëz jetonin në territorin që ishte nën kontrollin e ISIS. Kurse tani analistët e IHS sugjerojnë se kjo shifër ka shkuar në 6 milionë.

janar 2015

Harta e kontrollit te ISIS ne janar 2015

shtator 2016

Harta e kontrollit te ISIS ne shtator 2016

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dënohet me 20 vite burg kosovari që “tronditi” SHBA-të!

Posted: 23 Sep 2016 01:34 PM PDT

Një i ri nga Kosova është dënuar me 20 vite burg këtë të premte (23 shtator).

Kosovari Ardit Ferizi, 20 vjeç, ka hakuar kompjuterat e një sërë institucioneve amerikane për llogari të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ai ka dhënë të dhënat personale për mbi 1 mijë ushtarakë dhe qeveritarë amerikane. I riu u arrestua në Malajzi vitin e kaluar dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Ai njihet ndryshe edhe si "Th3Dir3ctorY".

Ai u dënua nga një gjykatë federale në Virxhinia, ndërsa pranoi fajin gjati muajit qershor. “Ky rast paraqet herën e parë të kërcënimit shumë reale dhe të rrezikshëm të sigurisë kombëtare kibernetik që rezulton nga kombinimi i terrorizmit dhe thatë”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Carlin në një deklaratë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :