Please enable / Bitte aktiviere JavaScript!
Veuillez activer / Por favor activa el Javascript!

Ora News: “Kur të ndihmojnë duart e tjetrit” plus 9 more

loading...

Ora News: “Kur të ndihmojnë duart e tjetrit” plus 9 more


Kur të ndihmojnë duart e tjetrit

Posted: 21 Sep 2016 11:51 PM PDT

Ajo luan Megan, bukuroshen e dëshirueshme e cila duket se ka jetën perfekte në sytë e karakterit të filmit të Emily Blunt "The Girl On The Train", Rachel.

Haley Bennet e shfaqi edhe njëherë bukurinë e sharmin e saj në tapetin e kuq teksa ka parakaluar për premierën botërore mbrëmjen e së martës.

Aktorja 28 vjeçare ktheu kokat e të gjithëve me fustanin e saj të jashtëzakonshëm që rrezikonte t'i zbulonte gjoksin, por fatmirësisht është ndihmuar nga duart e dikujt.

389E9AD600000578-3799071-image-a-307_1474407898959 389E950300000578-3799071-image-a-314_1474408071859 389E25E000000578-3799071-image-a-313_1474408055335 389E25CF00000578-3799071-image-a-308_1474407904305 389E25CB00000578-3799071-image-a-305_1474407889076 389EB17600000578-3799071-image-a-299_1474407783535

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dëshmia e pasagjerëve: Ndihmuam njëri tjetrin të dilnim nga autobusi

Posted: 21 Sep 2016 11:50 PM PDT

Pasagjerët që udhëtonin në autobusin e linjës Athinë-Tiranë tregojnë se momentin kur autobusi u përmbys pranë Ujit të Ftohtë.

Ata thonë se kanë ndihmuar njëri tjetrin për të dalë nga autobusi duke thyer xhamat dhe dritaret.

Pasagjerët thonë se në autobus ka pasur dhe fëmijë e gra, por fatmirësisht nuk ka persona që janë në rrezik për jetën. Raportimet më të fundit tregojnë se një ndër të plagosurit është një fëmijë 1 vjeç

Një pasagjer:  ” Isha rrugës nga Greqia për të ardhur në Shqipëri. Në atë moment isha në gjumë e nuk kam marrë vesh asgjë vetëm kur e pashë veten jashtë. Në autobus ka pasur gra dhe fëmijë

Pasagjeri tjetër: Po vija nga Athina e do të shkoja në Durrës. Tek kthesa ndodhi aksidenti. Mbase pak shpejtësi, ose dhe lagështia por nuk di të them mirë shkakun pse mund të ketë ndodhur. Thyem dyert e autobusit dhe dolëm duke ndihmuar njëri tjetrin

Të aksidentuarit nuk kanë lëndime që mund ti rrezikojnë jetën. Kryesisht ata kanë fraktura

Njoftimi i policise per aksidentin

Në orën 04:40 njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në një kthesë, autobuzi i linjës Tiranë -Athinë, me targa TR 5631 U, me drejtues shtetasin I.F,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë dëmtuar 28 pasagjerë, ndër të cilët një fëmijw 1 vjeç.

Pasagjerët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku nga 28 pasagjerë të lënduar vetëm 12 prej tyre ndodhen në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore, ndërsa të tjerët pas marrjes së ndihmës së parë janë larguar nga spitali.

Autobusi Athinë – Tiranë aksidentohet pranë Ujit të Ftohtë, 31 të plagosur

 

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Admir Doçi pritet si yll në festivalin e kitareve «Akkorde»

Posted: 21 Sep 2016 11:41 PM PDT

Festivali që i kushtohet vetëm kitarës, mbahet për çdo vit ndërsa pika kulmore e tij, më 1 tetor do të jetë koncerti i Admir Doçit në bodrumin e kështjellës Tiengen.

Koncerti i kitaristit shqiptar Admir Doçi në bodrumin e kështjellës së Tiengenit po pritet si pikë kulmore e festivalit të kitarave "Akkorde"

"Festivali "Akkorde" është një projekt i përbashkët i qyteteve Rheinfelden (Gjermani dhe Zvicër) dhe qyteteve tjera gjermane si Laufenburg, Bad Säckingen, Tingen, Wehr etj., thuhet në njoftimin e organizatorit.

Festivali që i kushtohet vetëm kitarës, mbahet për çdo vit ndërsa pika kulmore e tij, më 1 tetor do të jetë koncerti i Admir Doçit në bodrumin e kështjellës Tiengen, transmeton albinfo.ch.

Admir Doçi konsiderohet si mjeshtër i muzikës së re. Interpretimet e tij vlerësohen shumë lart nga shtypi ndërkombëtar për artin e tyre virtuoz dhe për mjeshtërinë e tij teknike.

E veçantë në koncertin e ti të 1 tetorit do të jetë prezantimi i tij me kitarën karakteristike të tij, që ka 13 tela.

Me këtë instrument të punuar vetë, virtuozi nga Tirana do të interpretojë nga literatura origjinale për instrumentin oriental me tela "ud" dhe transkribsione nga epoka e Barokut.

Admir Doçi ka lindur më 1982 në Tiranë, dhe është kitarist i njiohur nga Shqipëria

Admiri ka ndjekur mësimet në liceun e arteve "Jordan Misja" si dhe në Universitetin e arteve të Cyrihu të udhëhequra nga Anders Miolin.

Pas diplomimit në vitin 2004 me cilësinë më të lartë, përfundoi shkallën "Master për performance". /albinfo.ch/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhunë në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte

Posted: 21 Sep 2016 11:33 PM PDT

Guvernatori i Karolinës së Veriut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në qytetin Sharllotë, për shkak të përleshjeve të rënda midis protestuesve dhe policisë.

Dhuna ka vazhduar për të dytën natë, pasi protestat mbi vrasjen e një afrikano-amerikani kanë dalë jashtë kontrollit.

Një protestues është në gjendje kritike, pas një incidenti me armë midis civilëve, thanë autoritetet e qytetit.

Protestuesit janë të zemëruar me vrasjen e Keith Lamont Scott, 43 vjeç, të martën nga policia.

Policia ka thënë se Scottit i është kërkuar disa herë të lëshojë armën e dorës përpara se është qëlluar, por familja e tij ka këmbëngulur se ai ka qenë i paarmatosur dhe duke lexuar libër në atë kohë. Dëshmitarët kanë thënë se ai i ka pasur duart lart.

Guvernatori i Karolinës së Veriut, Pat McCrory, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi protestuesit kanë sulmuar gazetarët dhe njerëz të tjerë, kanë thyer dritare dhe kanë vendosur zjarre të vogla.

Kryetarja e Sharllotës, Jennifer Roberts, apeloi për qetësi, duke thënë se Sharllota ka qenë gjithmonë vendi ku njerëzit mund të kenë dialog paqësor.

"Ne nuk jemi kështu", tha ajo në një intervistë për televizionin CNN.

Protestuesit fillimisht kanë qenë të qetë, por më pas kanë nisur të hedhin shishe dhe fishekzjarre në drejtim të policëve, të cilët janë përgjigjur me gaz lotsjellës.

Forca vdekjeprurëse e policisë kundër afrikano-amerikanëve ka qenë shkak i protestave në gjithë SHBA-në, që dy vjet.

Një tjetër afrikano-amerikan, Terence Critcher, është vrarë nga policia në Tulsa të Oklahomas të premten.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka biseduar në telefon me kryetarët e Sharllotës dhe Tulsës.

Shtëpia e Bardhë tha se të tre liderët janë pajtuar se protestat duhet të jenë të qeta dhe se presidenti ka ofruar çdo ndihmë të nevojshme për të dyja qytetet.

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, tha se vrasjet "janë të padurueshme dhe duhet të bëhen të patolerueshme".

Kandidati republikan, Donald Trump, reagoi në Twitter, duke thënë se "situata në Tulsa dhe Sharllotë është tragjike". "Duhet të bëhemi bashkë për ta bërë Amerikën të sigurt përsëri", tha Trump.

Gazeta Washington Post ka raportuar për më shumë se 700 vrasje të të dyshuarve për vepra penale nga ana e policies këtë vit; 163 prej tyre kanë qenë afrikano-amerikanë.

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje për bojkotimin e bizneseve me pronarë të bardhë në Sharllotë.

Ata thonë se numri i madh i afrikano-amerikanëve të vrarë nga policia është simptomë e racizimit në Shtetet e Bashkuara. Po sipas tyre, afrikano-amerikanët përballen me mungesa të mëdha të vendeve të punës dhe të mundësive në arsim./REL/

epa05551476 A protester with raised fist confronts riot police officers in Charlotte, North Carolina, USA, 21 September 2016. North Carolina governor Pat McCrory declared a state of emergency after protesters took to the streets of Charlotte, North Carolina, for the second consecutive night to demonstrate against the fatal shooting of African-American Keith Lamonth Scott by police officers.  EPA/CAITLIN PENNA

EPA/CAITLIN PENNA

epa05551474 A protestor stands with fist raised as she confronts police officers in Charlotte, North Carolina, USA, 21 September 2016. North Carolina governor Pat McCrory declared a state of emergency after protesters took to the streets of Charlotte, North Carolina, for the second consecutive night to demonstrate against the fatal shooting of African-American Keith Lamonth Scott by police officers. EPA/CAITLIN PENNA

EPA/CAITLIN PENNA

epa05551475 Protesters shout and confront riot police officers in Charlotte, North Carolina, USA, 21 September 2016. North Carolina governor Pat McCrory declared a state of emergency after protesters took to the streets of Charlotte, North Carolina, for the second consecutive night to demonstrate against the fatal shooting of African-American Keith Lamonth Scott by police officers. EPA/CAITLIN PENNA

EPA/CAITLIN PENNA


1

2

A man crouches over blood left on the sidewalk seconds after a protester on Trade St. was shot in the head and carried off by CMFD and nearby protesters attempting to help him during protests Wednesday evening in uptown Charlotte, NC.

4

5

6

7

8

9

10

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Djathi, çelësi i një jete të shëndetshme

Posted: 21 Sep 2016 11:30 PM PDT

Djathi mund të jetë çelësi i një jete të shëndetshme.

Në një studim që është mirëpritur botërisht, studiesit nga Universiteti i Kompenhagenit zbuluan se djathi na bën mirë për zemrën.

Ata i kërkuan 139 të rriturve të merrnin pjesë në studimin 12 javor të të ngrenurit djath – një e treta e grupit të hante 80 g djath të zakonshëm çdo ditë, dhe një e tretë tjetër 80g djath me nivel të ulët yndyrne.

Grupi tjetër nuk duhet të hante djath fare, por 90 g bukë me reçel.

Shkencëtarët zbuluan se grupi i cili konsumoi djath me yndyrnë të lartë nuk kishte ndryshime në nivelin e kolesterolit, masën e belit apo presionin e gjakut. Në fakt, shëndeti i tyre u përmirësua.

Studimi, i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, raportoi se ngrënia e djathit përmes një diete të shëndetshme mund të na mbrojë ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të metabolizmit, falë rritjes së kolesterolit "të mirë".

Por ka edhe një arsye më shumë për të ngrënë djath – sipas një studimi të fundit japonez konsumimi i tij parandalon akumilimin e djamith mëlçi, ndërkohë që të tjerë kanë sugjeruar se na ndihmon të flemë gjumë më mirë, na bën më të lumtur dhe madje të humbasim në peshë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

ISIS mund të ketë sulmuar me armë kimike trupat amerikane

Posted: 21 Sep 2016 11:21 PM PDT

Militantët e  Shtetit Islamik mund të kenë sulmuar me raketë kimike trupat amerikane në Irak, tha ushtria e SHBA-së.

Sipas deklaratës, raketa që ka zbarkuar në bazën ajrore Kajara, pranë qytetit Mosul, mund të ketë pasur gaz mustardë.

Nga sulmi nuk ka të plagosur.

Nëse konfirmohet, ky do të jetë sulmi i parë me armë kimike ndaj forcave të koalicionit në Irak.

Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, është nën kontrollin e Shtetit Islamik prej dy vitesh dhe beteja për rikthimin e tij pritet të nisë brenda javësh.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

OKB do të rinisë dërgimin e ndihmave në Siri

Posted: 21 Sep 2016 11:13 PM PDT

Kombet e Bashkuara do të rinisin dërgimin e konvojeve me ndihma në Siri.

Ato kanë ndaluar operacionet të hënën, pas një sulmi vdekjeprurës mbi një mision të ndihmës.

Avionët rusë ose sirianë dyshohet se janë përgjegjës për këtë sulm që ka ndodhur pranë Alepos.

"Kamionët e ndihmave tani do ta kalojnë nëpër disa zona, por me kujdes dhe maturi", tha për BBC-në i dërguari i OKB-së për krizën në Siri, Staffan di Mistura.

Fuqitë ndërkombëtare do të diskutojnë sot në Nju Jork përpjekjet për paqe në Siri.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë të martën se "e ardhmja e Sirisë varet nga një fije"./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Autobusi Athinë-Tiranë aksidentohet pranë Ujit të Ftohtë, 28 të plagosur

Posted: 21 Sep 2016 10:42 PM PDT

Një autobus i linjës Athinë- Tiranë me 40 pasagjerë është aksidentuar mëngjesin e sotëm aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:40, në vendin e quajtur si Uji i Ftohtë, një segment tejet problematik, ku drejtuesi i autobusit me targa TR 5631, Ilia Silos rreth 50 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit.

Autobusi ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 31 persona të cilët janë transportuar spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mes të plagosurve është dhe një fëmijë 1 vjeç.

Aktualisht në spital po trajtohen 15 të plagosur, ndërsa pjesa tjetër pasi kanë marrë mjekimin janë larguar.

Mjeku kirurg në spitalin e Gjirokastrës, Roland Karalli: U paraqitën në fillim në spital 31 persona. Aktualisht po marrin ndihmën në spital 15 persona. Të plagosurit e tjerë morën mjekimin dhe u larguan. Të plagosurit në spital janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk kemi pasur nevojë të kërkojmë ndihmë nga spitalet e tjera.

Mësohet se autobusi i përfshirë në aksident po kthehej nga Greqia. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.

Ora 08:47 Policia informon mbi aksidentin, mes të plagosurve një fëmijë

Policia informon zyrtarisht mbi aksidentin. Blutë bëjnë me dije se "në orën 04:40 njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë,  në vendin e quajtur  “Uji i Ftohtë”, në një kthesë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë, me targa TR 5631 U, me drejtues shtetasin I.F,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë dëmtuar 28 pasagjerë, ndër të cilët një fëmijë 1 vjeç".

Policia shton se pasagjerët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër ku nga 28 pasagjerë të lënduar vetëm 12 prej tyre ndodhen në spital për ndihmë të mëtejshme mjekësore, ndërsa të tjerët pas marrjes së ndihmës së parë janë larguar nga spitali.

AUTOBUSI

Autobusi i aksidentuar

AUTOBUSI1

Autobusi i aksidentuar

AUTOBUSI2

Autobusi i aksidentuar

AUTOBUSI3

Autobusi i aksidentuar

AUTOBUSI4

Autobusi i aksidentuar

te aksidentuarit ne spital

Të aksidentuarit në spital

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Emigranti qëndroi 24 orë në një kamion

Posted: 21 Sep 2016 01:53 PM PDT

Kjo foto është siguruar nga roja civile spanjolle dhe tregon momentin kur një emigrant është gjetur i fshehur në një kamion për të shkuar në Gadishullin Iberik nga Melilla, enklavë spanjolle në veri të Afrikës.

Fotoja është bërë më 21 shtator 2016.

I riu ka qëndruar për 24 orë në një hapësirë kaq të vogël, teksa kamioni është ankoruar në bordin e një anijeje. Fotoja është publikuar nga EPA.

14409188_10208929377345380_1215698533_n

Foto EPA

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Prishet kontrata për uniformat e reja të policisë, i dilte ngjyra

Posted: 21 Sep 2016 01:46 PM PDT

Policia e Shtetit ka ndërprerë kontratën me kompaninë "Marsi&Al", e cila duhet të prodhonte uniformat e reja të punonjësve të policisë, për shkak të cilësisë së dobët të mallit dhe ka dërguar për ndjekje penale në Prokurori përfaqësuesit e saj zyrtarë.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat, policia sqaron se përveç procedimit në Prokurori, ndaj kompanisë kontraktore, janë ndërmarrë hapat e nevojshëm për bllokimin e garancise financiare te kontrates në favor të Policisë së Shtetit.

“Theksojmë se per shkak te cilesise se dobet te mallrave dhe jashte kushteve te kontrates, kompanisë nuk i eshte bere asnje pagese nga Policia e Shtetit. Gjithashtu është përgatitur dokumentacioni për Agjencinë e Prokurimit Publik me qëllim përjashtimin e kësaj kompanie për një periudhë tre vjeçare nga konkurrimi për prokurime publike.”

Policia thotë se analizat laboratorike kanë treguar se më shumë se 10 objekte të ndryshme që i përkasin uniformës së Policisë së Shtetit, nuk janë në parametrat e kërkuara sipas specifikimeve teknike të tenderit dhe në përputhje me kontratën e firmosur.

“Ndër materialet që nuk kanë qenë në përputhje me specifikimet e kontratës është objekti "Bluzë pambuku me 2 kopsa për Policinë Rrugore", e cila është testuar në përdorim, nga ku ka rezultuar me humbje të ngjyrës (pjesa e verdhë) deri në 70% të saj.”

Policia e Shtetit ka zgjidhur kontratën në 2 shtator duke njoftuar shoqërinë për ndërprerjen e kontratës.

Policia e Shtetit ka referuar një material kallëzimi pranë Prokurorisë, në ngarkim të kompanisë "Marsi & Al" sh.p.k., për akuzën "Shpërdorim i kompetencave".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Related Posts :